Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londer: Projektligji:"Pas krimit, azilantët e rregullt të riatdhesohen

    PROPOZIMI QE "DJEG" DHE SHQIPTARET

    "Pas krimit, azilantët e rregullt të riatdhesohen"


    Nga Londra
    Muhamed Veliu
    GAZETA SHQIPTARE

    Një projektligj i ri është bërë publik para pak ditësh nga ministri i Brendshëm anglez, David Blunket, i cili "djeg" të drejtën e qëndrimit në Britaninë e Madhe të të gjithë emigrantëve, përfshi edhe shqiptarët, të cilët janë me dokumente të rregullta dhe që kryejnë vepra të ndryshme penale. "Ata azilantë, të cilët dënohen për krime të ndryshme, pas mbarimit të masës së dënimit do të kthehen në vendet nga kanë ardhur", ka thënë Blunket para kabinetit qeveritar.
    Sipas ligjit aktual në fuqi, dëbimi nga Anglia i azilantëve të dënuar dhe riatdhesimi përfshin vetëm ata të cilët dënohen nga gjykatat angleze mbi dy vjet burg. Por, me projektligjin e paraqitur nga Blunket, i cili pritet të miratohet nga parlamenti në fund të këtij muaji, propozohen edhe 100 krime të ndryshme, të cilat do t'i dërgojnë automatikisht drejt vëndeve të tyre ata azilantë që i kryejnë këto vepra penale.
    Lista përfshin veprimet e paligjshme si: terrorizëm, përdhunime, mbajtje droge dhe prostitucion.
    Sipas Blunket, qëllimi i këtij ligji është jo vetëm për ata që kryejnë krime të rënda, por edhe për ata të cilët do të dënohen për krime më të lehta.
    Ky ligj do të prekë dhe shumë shqiptarë të cilët janë përfshirë në krime të ndryshme, kryesisht në prostitucion.
    Mendohet se më shumë se 250 shqiptarë vuajnë dënime të ndryshme në burgjet britanike, dy prej të cilëve të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
    Autoritetet e larta angleze janë shprehur shpeshherë për një rritje të kriminalitetit shqiptar në Angli, sidomos në Londër. Edhe numri Dy i policisë londineze, Tarik Gafurr, në një intervistë për Gazetën është shpehur për një gjë të tillë. Në të njëjtën kohë ai ka theksuar se policia është duke bashkëpunuar me komunitetin shqiptar, që ta ruajë atë nga kriminelët, si dhe i ka kërkuar tregimin e personave problematikë që ndodhen mes tyre. Ndër krimet e shqiptarëve në Angli janë: rrëmbim personi, vjedhje, trafik klandestinësh dhe më i përhapuri kohët e fundit është prostitucioni.

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Do behet si ne France me nje fjale :-(
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    ~!Kshu e dun Shqiptaret!~
    Te gjith e din qe ktu kan ardhur, nje pjes e mire e kriminelve Shqiptare!

    P.S Nuk i vej faj qeveris Britanike!

    {Driloni}
    Jam JETUS jo TREGUS!.

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 17-09-2017, 02:56
  2. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  3. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •