Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2003
    Postime
    10

    Nje ze ne qiell

    Vone,
    shume vone te ra te mesosh
    se ne kete bote,
    asgje s`eshte krejt jotja;
    as`varri ku nje dite do shkosh.
    Egoist i mjere
    tash,
    korr dhimbjet qe mbolle
    dhe,hesht!


    Ne London

    Ketu,
    trupi asnjehere s`te merdhin
    ka rroba,sa te duash;
    te reja,
    te perdoruarat
    shiten fare lire.
    Ka dhe falas;
    rrugeve
    te peshtillen neper kembe.

    Ne London,
    merdhin shpirti.

  2. #2
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Te mira.

    Bere mire qe i solle.

  3. #3
    S'do thosha gje se atyre vargjeve nuk u nevojitet shume koment, por kur pashe datlindjen qe e ke 89 desha te te pyes ku e ke gjet kete shpirt kaq te plakur, ke vene gabimisht vitlindjen apo vargjet nuk jane te tuat?
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  4. #4
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Bukur.

    Po ta Kishe Permbledhur per te gjitha vendet se te gjithe kudo qe jane shpirti u mberdhi se lecka ka plot.
    " not yet "

  5. #5
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Re: Nje ze ne qiell

    Postuar më parë nga Ars

    Vone,
    shume vone te ra te mesosh
    se ne kete bote,
    asgje s`eshte krejt jotja;
    as`varri ku nje dite do shkosh.
    Egoist i mjere
    tash,
    korr dhimbjet qe mbolle
    dhe,hesht!


    Me shume se te bukura. I njohur ky stil...

    _______________________________________________

    Une e di se pas atij qelqi
    Me pergjon e verdha vdekja ime
    Po e ndjell si konen kanakare
    Ne nje loje femijesh pa te keq
    Eja, eja zhytu thelle ne gjoks
    Eja, eja mbytu edhe ti
    Sic kam mbytur qiejt, oqeanet
    Qe renkojne ne fund te shpirtit tim
    Eshte nje loje e embel, si ne gjume
    O e verdha vdekje qe s’vdes dot
    Ah, dhe ti – drobitur je si une
    Don te ikesh, por s’po din se ku….

    (Thone se eshte nje vend,
    as balte, as ajer
    as toke nuk eshte
    as mal, as lume, as varr..)

    *****

    Sot dua te shkoj ne lufte
    Me tregoni ku behet lufte…
    Kam kohe qe jam ne nje lufte
    Pa armiq, pa konflikt, pa kuptim

    Dhe kur vishen krejt ne te bardha
    Une sorrat i njoh nga zeri
    Dhe nga djersa e keqe, kur thithin
    Gjakun e te vrarit ne mesdite..

    (Neveritur Jeta,
    Ç’ngjyrosur Vdekja,
    Lufta ne lavire kthyer
    Prej sorrave te veshura ne te bardha….)
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  6. #6
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Pershendetje Ars. Kete emrin e ri nuk ta them dot me plot gojen. Megjithate zgjedhja jote. Une prape eren njesoj ta ndiej.

    E di cfare kam ne maje te gjuhes te te them?

    Se pas dimrit vjen nje vere...

  7. #7
    *Rri me mua* Maska e Kukes_girl
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    N'vend takimin tone...!
    Postime
    57

    Re: Nje ze ne qiell

    Postuar më parë nga Ars
    Vone,
    shume vone te ra te mesosh
    se ne kete bote,
    asgje s`eshte krejt jotja;
    as`varri ku nje dite do shkosh.
    Egoist i mjere
    tash,
    korr dhimbjet qe mbolle
    dhe,hesht!
    Urime shume te bukura:

    Mos ik larg c'do gjeje,
    mos vono se ti kupton.
    Po mos harro se zerin tim,
    vetem ti e degjon,
    me foli nje ze ne qiellin mendor.
    I wrote your name in the sky,
    but the wind blew it away.
    I wrote your name in the sand,
    but the waves washed it away.
    I wrote your name in my heart,
    and forever it will stay.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2003
    Postime
    10

    Thone se...

    ...eshte nje vend;
    -edhe balte
    -edhe ajer
    -edhe shi
    -edhe diell.
    Eshte hapesire
    ku perbrenda fsheh;
    -edhe qiellin
    -edhe token.
    Blerimin
    bulon ne cdo stine.

    Thone...
    edhe varr eshte aji vend.
    Paj;
    ne fund te fundeve
    aty le te prehem.

  9. #9
    Ars paske fillu me shkrujt prape?ok
    falmeshndet picadilly circus-it

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2003
    Postime
    10

    I urti

    E pyeten per cudine,
    u rudh
    u tkurr
    e tha:
    -"si te jete toka
    e ben bereqetin".
    Mandej,heshti
    si rrase varri
    shpjegimet nen te i rrasi.
    Tash e treqind vjet
    fjala e ti
    qorton ugaret e mbjella
    e toka-toke,
    sot e n`ate dite;
    mbjellim grure
    e korrim theker.

  11. #11
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    x
    Postime
    35
    Alegoria dhe metaforat e kesaj poezie e percjellin ne menyren me te perkryer, ate mesazh, qe te gjithe e ndjejme, por pak kush ka arritur ta shprehe keshtu.
    Me urimet me te perzemerta.
    SUKSESE ARS
    LULJA

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2003
    Postime
    10

    ***

    Drite...,
    sa shume drite;
    ku ti fshihem kesaj dite!?



    ***

    Me dy mengjese per dore
    bredh rrugeve t`harrimit.
    Vetmia,
    e kendoj kengen e triumfit.
    .............
    Ne rrethin e perqafimit
    terrane shterngoj.
    Bryma e dyte
    e keputi te fundmen gjethe.
    ..............
    E malli
    dallge-dallge frymen po ma ze.
    Bashk`me eren
    gjethen e rrezuar e ndjek si i cmnedur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ars : 13-11-2003 më 13:18

  13. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    I bashkohem edhe une asaj c'ka shkruar Sokoli me lart lidhur me datelindjen tuaj Ars. 1989?

    Poezite jane ngjethese. Urime!

  14. #14
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me pelqyen shume te gjitha, pa perjashtim. Me pelqen thjeshtesia e shprehjes dhe rendesia e permbajtjes. Ne pritje te te tjerave...


    Respekte


    p.s. Pa ironi, thjesht dicka qe kam vene re : me ben pershtypje sa shume i vene re disa njerez gjerat e vogla. Pershtypje sepse vete kam shpesh probleme te mbaj mend emrat e njerzve qe duhet te punoj cdo dite, e jo me te interesohem per data ditelindjesh "te dikusheve".

  15. #15
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Zërin e bukur e ndjek nëpër të gjitha qiejt...

    Urime, mik!
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2003
    Postime
    10
    Ars-ju falenderon perzemersisht te gjitheve.Sic duket per Henrin,Shiun e Fiorin nuk ka qene dhe aq problem nje numer qe u vu gabimisht per datelindje(edhe vete kur ma tha Sokoli e pashe).Nga qe nuk i vura rendesi as qe e nderrova.Duke ju kerkuar ndjese ju falenderoj dhe njehere-Ars

  17. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ars,

    u konfirmua me mesazhin ajo cka me lindi ne mendje me citimin qe kish bere Dikea. Je mjeshter!

    Gjithe te mirat,
    Dita

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •