Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    PDr rrezikon rregjistrimin ne zgjedhje per faj te sigles

    Celibashi: Pollo, mos bëj presion

    Frika nga mosregjistrimi për në zgjedhjet e tetorit ka nxitur reagimin e partive të ndryshme. Një nga partitë që ka bërë publike se mund të mos regjistrohet për shkak të siglës, mësohet se ka filluar të bëjë presion mbi institucionin që do të regjistrojë partitë. Këtë presion e ka konfirmuar vetë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili në një deklaratë për shtyp, dënoi atë që e quajti "klimë presioni e partive politike mbi disa anëtarë të KQZ-së". KQZ-ja pas vendimit të fundit për mos regjistrimin e PAD-së ka nxitur debate dhe kritika të ndërsjellta, klimë e cila ka rritur tensionin dhe në një farë mënyre deklaratat e ashpra të Cekës dhe Reformatorëve kundër institucionit të rëndësishëm zgjedhor. Nesër pritet që nga ky institucion të bëhet regjistrimi i partive të mëdha. Debati i mëtejshëm është zhvilluar mes Partisë Demokratike dhe asaj Demokrate të Re të Genc Pollos. Këta të fundit kanë ngritur akuza mbi partinë më të madhe opozitare se po përpiqet që të sabotojë procesin e regjistrimit të saj.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Berisha: "Pollon nuk e pengon PD, por ligji të regjistrohet"

    PD ka reaguar sërish dje kundër pretendimeve të Cekës dhe Pollos për regjistrimin në KQZ. Kryetari i PD-së Sali Berisha ka sqaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pengon asnjë forcë politike që të regjistrohet në përputhje me ligjet. "Ajo që thotë zoti Ceka se komisionerët e opozitës e penguan të regjistrohet është një trillim, sepse zoti Shimani nuk përfaqëson opozitën në atë komision. Në rastin e dytë, partia e zotit Pollo do të regjistrohet plotësisht, por në përputhje me kushtetutën dhe rregullat e vendit," pohoi Berisha. Kryetari demokrat deklaroi se jo vetëm ligji zgjedhor, por edhe ai drejtshkrimor ishin pengesat e regjistrimit të partisë së Pollos sepse shkurtimet nistore të gërmave sipas nenit 88 të 'kushtetutës së gjuhës shqipe' përcaktojnë se shkruhen me të mëdha. Kështu sipas kësaj logjike gërmat nistore të Pollos nuk ndërrojnë nga ato të PD-së. 'Si do t'i dukej t'ia bënin emrin e tij me "G" të madhe dhe mbiemrin me "p" të vogël z.Pollo?! Kjo është elementare, partitë nuk janë pronë as e imja as e zotit Pollo e kërkujt, partitë nuk janë private por edhe privati është i detyruar të respektojë kushtetutën e gjuhës që krijoi gjuhën letare shqipe," ka sqaruar Berisha.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dje Presidenti i Republikës ka arritur të sqarojë Kryetarin e PDR se sigla e tij ishte e jashtëligjshme

    Sigla PDR, Moisiu i tregon vendin Pollos

    Pas një takimi të zhvilluar në mesditë mes Presidentit të Republikës Alfred Moisiu dhe kryetarit të Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo, ky i fundit ka rënë dakord parimisht që sigla e partisë së tij të jetë me shkronja të mëdha. Ndryshimi do të jetë nga PDr në PDR. Presidenti Moisiu i ka shpjeguar Pollos se në Fjalorin Drejtshkrimor të gjuhës shqipe, të gjithë shkurtimet shkruhen me shkronja të mëdha. Pas këtij takimi Pollo ka dalë i bindur se mënyra e vetme për të qëndruar në zgjedhje është zbatimi i ligjit, që në këtë rast presidenti Moisiu ia ka shpjeguar shumë mirë, se është e domosdoshme që ai të ndryshojë siglën e partisë, pasi sigla, në atë mënyrë, është e jashtëligjshme.

    Pollo, pas një diskutimi të gjatë, ka pranuar që të zëvendësojë "r"-në e vogël me "R" të madhe. Nëpërmjet kësaj mënyre Pollo mund të futet në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, megjithëse për Tiranën partia e tij nuk ka nxjerrë akoma një emër.

    Bëhet e ditur se përpara takimit me Genc Pollon, Moisiu është takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Lideri demokrat ka biseduar me Presidentin Moisiu për garantimin e ligjit dhe mos thyerjen e rregullave në këtë prag fushate.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Përjashtimi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte vendosur më parë për të përjashtuar Partinë Demokrate të Re, pikërisht për çështjen e siglës. Eksponentët e partisë së Pollos e interpretuan këtë si një presion të Partisë Demokratike mbi KQZ-në. Por këto zëra i hodhi poshtë vetë kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili tha se ka një vendim Gjykata që e detyron Partinë e Genc Pollos për të ndryshuar siglën. KQZ është treguar e vendosur për të mospranuar PDr me siglën e vjetër, kështu që Pollo është detyruar të pranoj kompromisin me Presidentin Moisiu për ndryshimin e siglës.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Konflikti

    Konflikti mes Partisë Demokratike dhe të ikurve nga kjo parti, përsa i përket siglës është i hershëm. Partia Demokratike ka akuzuar Partinë e Pollos se votat e marra në zgjedhjet e kaluara nuk janë meritë e tyre, por vetëm meritë e siglës joligjore që ata janë lejuar të mbajnë. Lideri demokrat Sali Berisha dha Partia Demokratike ka kërkuar vazhdimisht zbatimin e ligjit përsa i përket kësaj çështjeje, madje çështja shkoi deri në gjyq. Para disa ditësh sekretari për çështjet ligjore në PD Ilir Rusmali kërkoi nga institucionet përkatëse zbatimin e ligjit në lidhje me siglat me të cilat partitë do të hyjnë në zgjedhje. Ai nxori në pah edhe argumentin drejtshkrimor, që gjuha shqipe detyron që të gjitha shkurtimet të përdoren me shkronja të mëdha. Këtë e ka thënë dje edhe lideri demokrat Berisha.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Konflikti Pollo-Shehi

    Një konflikt i pazgjidhur ende është edhe konflikti Pollo-Shehi. Që të dy këta kryetarë kanë të njejtën sigël. Edhe Dashamir Shehi, sigël të Partisë Demokratike të Rinovuar, ka "PDr", madje sigla e Shehit është më e hershsme se ajo e Pollos. Përplasja mes këtyre dy kryetarëve nuk është ende e dukshme, por nëse vetëm njëra prej këtyre siglave do të regjistrohet në KQZ, atëherë njëra prej partive do të ngelë jashtë zgjedhjeve.

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Pollo dhe Shehu, pazar me Ruçin për siglën



    Dy drejtuesit e lartë të PDR-së, Genc Pollo dhe Tritan Shehu, janë takuar dje me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Gramoz Ruçi në një takim jozyrtar, për të bashkërenduar mbështetjen që duhet t'i jepet PDR-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për çështjen e siglës. Burime nga selia e zotit Pollo bëjnë të ditur se zyrtari i lartë socialist u ka premtuar mbështetje të anëtarëve socialistë të KQZ për siglën, me kusht që zoti Pollo të kandidojë në Tiranë për kryetar bashkie. Biseda ka qenë e hapur dhe Ruçi ka parashtruar kërkesat e socialistëve për mbështetjen e Pollos. Varianti i parë sipas selisë së Pollos, është që PDR të regjistrohet me "r" të vogël, dhe të kandidojë Pollo si kandidat për Tiranën, ku gara duket se po bëhet e pashpresë për Ramën. Por Ruçi ka qenë i kujdesshëm në premtimin e tij, pasi sipas burimeve nga partia e Pollos, ai dyshonte se Fatos Nano do të mbështesë Pollon kundër PD-së. "Ne konstatuam se ka një marrëveshje të fshehtë Nano-Berisha për Tiranën", citon Shehun një burim i PDR-së. Ruçi nuk i ka siguruar se Nano mund t'i mbështesë me siglën "PDr", edhe sikur Pollo të kandidojë për Tiranën, megjithatë kjo mbetet të jetë skema e parë e bashkëpunimit mes tyre. Nëse Nano nuk e pranon këtë skemë, atëherë Ruçi ka propozuar që sigla të jetë "PD e re", duke shpresuar se do të krijohen keqkuptime nga hapësira mes fjalëve "PD" dhe "e re". Në shkëmbim të kësaj Pollo dhe Shehu i premtuan se kanë siguruar mbështetje të presidentit Moisiu që ish-anëtarin e KQZ-së Igli Toska ta transferojnë në Gjykatë të Lartë si propozim të presidentit. Takimi duket se do të ketë ndikim në vendimet e mëtejshme të KQZ-së rreth çështjes Pollo.Partia Demokratike thotë nga ana e saj se ka marrë garanci nga Presidenti i republikës se loja me siglën e PDR ka marrë fund dhe se ai nuk do të lejojë një përsëritje të masakrës elektorale të 24 Qershorit 2001.


    --------------------------------------------------------------------------------



    Presidenca studion dosjen "Igli Toska"



    Igli Toska, njeri me mandat të dyshimtë drejt Gjykatës së Lartë. Anëtarit të shtatë të KQZ i ka kaluar mandati



    Zyra e Presidentit të Republikës po studion dosjen e ish anëtarit të KQZ-së, Igli Toska, pas përpjekjeve të këtij të fundit për të vazhduar të marrë pjesë në mbledhjet e KQZ pas skadimit të mandatit këtu e tre muaj të shkuara. Akuzat e ngritura nga opozita në adresë të Toskës si një gjykatës i korruptuar dhe më vonë militant fanatik dhe përgjegjës kryesor për prishjen e zgjedhjeve të vitit 2001, po shqyrtohen me hollësi nga stafi i Moisiut. Ish anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Igli Toska, pas përfundimit të mandatit të dyshimtë në këtë institucion, synon të shkojë drejt Gjykatës së Lartë. Igli Toska ka përfunduar studimet e larta në fakultetin e drejtësisë në 1993 dhe po këtë vit ka filluar punë si ndihmësgjyqtar i gjykatës së Faktit në kryeqytet. Tri vjet më vonë ai është larguar nga organet e drejtësisë për shkelje të rënda në procese gjyqësore dhe sidomos për implikimin e tij në afera të dyshimta korruptive. Ai është akuzuar për mitëmarrje në shumën 200 mijë dollarë për një proces gjyqësor. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me një vendim të posaçëm e largoi nga pushteti gjyqësor duke reaguar menjëherë ndaj shkeljeve të kryera prej këtij gjyqtari. Në vitin 2000 Igli Toska do të bëhej shef i departamentit të marrëdhënive me Publikun në ministrinë e Ekonomisë, ndërsa më vonë do të zgjidhej anëtar i KQZ-së. Pikërisht në këtë insitucion, ai ka qenë sërish i implikuar në dhënien e vendimeve të njëanshme dhe disa herë është akuzuar publikisht nga opozita dhe kandidatët për deputetë të saj se ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në procesim e manipulimit të votave. Megjithëse pa mandat, Igli Toska ka këmbëngulur dhe ka dashur që të votojë në favor të një vendimi të padrejtë për partinë e Pollos, e cila siç dihet është në konfikt për siglën dhe për simbole të tjera të Partisë Demokratike.

    Një burim nga Këshilli i Lartë të Drejtësisë tha se personi i diskredituar edhe si gjyqtar edhe si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, falë lidhjeve që ka me sekretarin e përgjithshëm dhe kryetarin e grupit parlamentar të selisë rozë, zotin Gramoz Ruçi, po përgatitet të shkojë në gjykatën kushtetuese. Kërkesa e Toskës së bashku me kurrikulumin e tij, duke fshehur abuzimet që ka bërë si gjyqtar dhe vendimet e padrejta të dhëna në mënyrë të njëanshme, pret tashmë firmën e presidentit Mosiu për të kaluar nga tek zyra e Thimio Kondit. Me dosjen që opozita ka për Igli Toskën zoti Moisiu do ta ketë të vështirë të firmosë emërimin e tij të ri, edhe pse një prej këshilltarëve të ngushtë të tij, po e mbron kandidaturën e zotit Toska, thonë burime nga presidenca.

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    KQZ: PDr regjistrohet në zgjedhjet e tetorit

    Lajmi i ores 10:00 AM

    TIRANE (29 Gusht) - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dha të drejtën partisë së Pollos që të rregjistrohet në zgjedhje. Por me kusht; Të mos përdorë siglën PDr në fushatë. Kjo sigël nuk do vendoset as në fletët e votimit nga ana e KQZ. Vendimi është marrë dje nga ana e këtij komisioni pas një mbledhje të gjatë. Çështja e rregjistrimit apo jo të PDr në zgjedhje lindi për shkak të përplasje shumë të fortë mes përfaqësuesve të PD me përfaqësuesit e partisë së Pollos. Komisioni qëndror i zgjedhjeve përgatiti një vendim i cili e detyronte PDr që të ndryshonte siglën e saj para se të rregjistrohej. Vendimi ishte hartuar në bazë të rregulloreve të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe e cila përcakton që gërmat nistore të partive bëhen me shkronja të mëdha e jo të vogla sic i ka vendosur PDr. Projektvendimi i përgatitur nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është rrëzuar dje nga vetë KQZ e cila pranoi që të rregjistrojë partinë e Pollos në zgjedhje. Vendimi për rregjistrimin do të merret sot në mbledhjen e KQZ. Në disa mbledhje rrjesht KQZ nuk po arrinte që të merrte një vendim përfundimtar në lidhje me rregjistrimin e partisë së Pollos, Ngjashmëria e emërimit të kësaj partie me atë të Berishës shkaktuan edhe debatin e fortë në KQZ por edhe jashtë saj. Akuza e bërë nga ana e PD ishte se partia e Pollos kishte shfrytëzuar ngjashmërinë e siglave të partive për të marrë votat e PD. Me këtë e shpjeguan edhe numrin e madh të votave që partia e Pollos morri në zgjedhjet e fundit parlamentare në të gjithë vendin duke arritur që të ketë edhe deputetët e saj në Kuvend. ro/ro (BalkanWeb)

  4. #4
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    As qe e veja ne dishyme qe partija e Pollarit dhe e Dritan preshit do te mirte pjese ne zgjedhje me te njejten sigel.
    Roli i ksaj partije qe u krijua ne ambasaden Greke eshte si puna e Kalit te Trojes, per te coptuar votat e opozites.
    Si nuk ju vjene TURPE nje here duke shpifur dhe bere opozitarin kundra opozites!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Cdo parti politike ka te drejten te regjistrohet ne zgjedhje, debatet mes PDSH dhe PDr kane qene te hershme per kete eshte marre edhe nje vendim gjygjesor ku ka marre zgjidhje problemi, pra nga Partia Demokrate (Partia Demokrate e Re) dhe nga PD ne (PDr).

    Pra PDr nuk kishte asgje te perbashket me PDSH, aq me teper qe fleteve te votimit i shtohen edhe emrat e kryetarve te partise dhe sipas koalicioneve PDSH regjistrohet (PDSH + PR + PBL).

    Kembengulja e Partise Demokratike per te ndryshuar siglen ishte diçka jo normale, duke shtuar edhe faktin qe me pare duhet te bisedohet dhe nese nuk bihet dakort atehere i drejtohet gjykates ose KQZ.
    Gjithçka u qartesua perfundimisht Partia Demokrate e Re (PDR) do te marre pjese ne zgjedhje, besoj qe nuk do te kontestohet rezultati me tej.
    Pershendetje
    Dreret

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Politika nuk matet me ane te hamendjeve, shpifjeve apo tifos, ajo matet me qendrime, ti marrim me rradhe;

    Berisha ben aleance me Meten per te rrezuar Prokurorin e Pergjithshem z.Rakipi. Arsyeja, Rakipi akuzoi nje nga bashkepunetoret e Metes (Prifti) per korrupsion, Berisha i del ne mbrojtje korrupsionit te PS, ç'fare arriti asgje!

    Berisha ben aleance me z.Nano per te shkarkuar shefin e SHISH z.Klosi. Arsyeja, Klosi akuzon bashkeshorten e Kryeministrit per agjente te sherbimeve sekrete Greke, Berisha mbrojti Nanon, ç'fare arriti asgje. Klosi dhe Rakipi jane qytetare te lire, zevendesuesit e tyre jane nen urdherat e z.Nano, Berisha nuk e di se ç'fare roli ka!

    Qendrimet politike te PDR;
    Pengon me vote zgjedhjen e Nanos President, votat e PDR pengojne Nanon dhe zgjedhin Mosiun.
    Nuk behet pjese e luftes politike midis klaneve te PS asnjehere.

    Voton per çdo gje te rendesishme ne Kuvend nismat e opozites, asnjehere kundra tyre, ka patur mjaft raste qe deputet te BF, konkretisht te Legalitetit dhe te PR te kene votuar si PS etj etj.

    PDR kerkon mocion mosbesimi per shkarkimin e Kryeministrit, z.Berisha kerkon votbesim me deshire te Kryeministrit ne Kuvend!
    Qendrimet e PDR kane qene te qarta dhe te prera duke mos u bere pjese e lojrave te pandershme politike asnjehere.
    Keto jane qendrimet e PDR ne Kuvend, nese keni ndonje gje konkrete te sakte, ju lutem shkruani. Na ndihmoni!
    Pershendetje
    Dreret

  7. #7
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postuar më parë nga Nard
    Politika nuk matet me ane te hamendjeve, shpifjeve apo tifos, ajo matet me qendrime, ti marrim me rradhe;

    Berisha ben aleance me Meten per te rrezuar Prokurorin e Pergjithshem z.Rakipi. Arsyeja, Rakipi akuzoi nje nga bashkepunetoret e Metes (Prifti) per korrupsion, Berisha i del ne mbrojtje korrupsionit te PS, ç'fare arriti asgje!

    Asgje z.Noka e quani ju shkarkimin (sepse opozita me shume se kaq ne kete sistem nuk ben dot) e njeriut qe per dy vjet me radhe nuk solli nje here te vetme ne prokurori vrasesit e Azem Hajdarit ? E atij qe kur krimineli Haklaj u kap dha urdher per ta liruar ndonese kishte kryer mbi 60 vrasje?

    Asgje z.Noka shkrakimi i nje kryeprokurori qe e akuzoi opoziten deri edhe per krime kunder njerezimit dhe aktivizohej kunder saj si nje qen i bindur i pushtetit ? Per ate qe akuzonte ish presidentin si kryekriminel me deklarata banditesh qe i leshonte prej institucioneve te shtetit ?

    Asgje z.Noka per shkarkimin e njeriut qe nuk thirri qofte edhe nje zyrtar te larte per ta pyetur per vjedhjen e thesarit ?

    Ju z.Noka e dini shume mire se vjedhja e pushtetareve te Tiranes nuk simbolizohet nga Dritan Prifti, dhe se ky i fundit (qe padiskutim ka pjese ne vjedhje) nuk hetohej nen moralin e drejtesise, sepse drejtesia nuk funksionon atehere kur fillon lufta politike, ai hetohej nen urdherin politik dhe me siguri do t'i pushohej ceshtja sapo te votonte per fatos nanon si kryeminister apo president.

    B
    Postuar më parë nga Nard
    Berisha ben aleance me z.Nano per te shkarkuar shefin e SHISH z.Klosi. Arsyeja, Klosi akuzon bashkeshorten e Kryeministrit per agjente te sherbimeve sekrete Greke, Berisha mbrojti Nanon, ç'fare arriti asgje. Klosi dhe Rakipi jane qytetare te lire, zevendesuesit e tyre jane nen urdherat e z.Nano, Berisha nuk e di se ç'fare roli ka!
    Z.Noka nuk mund t'i kerkosh opozites denimin e Klosit pasi ajo nuk ka ne dore prokurorine e aq me pak pushtetin. Shkarkimi i Klosit per cdo njeri normal eshte nje nga arritjet me te medha sepse cilidoqofte pasardhesi i tij, deri tani, nuk eshte perlyer ne krim, nuk eshte marre me organizime atentatesh politike, nuk takon vrasesit e opozites.

    <> juaj qofte ne rastin e Rakipit e qofte ne ate te Klosit nuk me habit sepse filozofia "armiku i armikut tim eshte miku im" ju ka perkedhelur jo pak keto vitet e fundit.

    Qe atehere kur ju lane te futeshit ne zgjedhje me siglen e PD madje deri dhe me inicialet e saj. Diten kur kam shkuar te votoj une z.Noka ne fleten e votimit vetem me nje rresht diference inicialet PD (pa asnje r te madhe apo te vogel) figuronin dy here ne te njejten flete votimi. Kete turp partia juaj z.Noka e mori si dhurate te <> dhe <> se pushtetit me te cilin nuk keni bere kurre <>.

    Partia juaj z.Noka ka qene e vetmka parti opozitare qe cilesonte zgjedhjet lokale te 2000-it ku me dhjetera mijera qytetare e pane veten jashte listave, si te ndershme dhe te rregullta nderkohe qe i gjithe spektri opozitar i denonte ne unison.

    Partia juaj z. Noka nuk gjeti nje fjale per 3 muaj qe vazhduan protesta e opozites per ato zgjedhje, te denonte torturat dhe shkeljet ligjore qe shoqeruan mbi 2000 ndalime te perkrahesve te opozites.

    Qendrimet tuaja ne komisionin hetimor per Edi Ramen ishin thjesht nje reminishence e kohes kur partia juaj akuzonte opoziten se sulmonte pa baza Edi Ramen.

    Nuk e di nese ju kujtohet nje kohe z.Noka kur gazeta shekulli ju rezervonte cdo dite per disa muaj me radhe faqen e dyte dhe te trete te saj pavaresisht nga aktiviteti qe zhvillonit(si parti). A mund ta dime z. Noka si ka mundesi qe ishit kaq te preferuar per nje gazete te lidhur me shtetin e madje deri dhe me shikun dhe perse ju kane harruar sot.

    Dalja juaj me nje sigel te re qe ne fakt nuk ishte zgjedhja juaj por nje imponim i ligjit eshte per t'u pershendetur pasi do te keni rast te provoni forcen tuaj te vertete ne elektorat

    Ne lidhje me mocionin e mosbesimit ndaj Nanos eshte krejt e qarte diferenca qe ekziston mes nje mocioni mosbesimi dhe nje procesi votbesimi. Cdo jurist eshte ne gjendje ta kuptoje ndryshimin z.Noka, prandaj nuk po ndalem ketu. Ilaci me i mire per te mjekuar staturen politike te Nanos pas rrezimit ne parlament te kandidatures se Marko Bellos, eshte ti' japesh atij mundesine per te riafirmuar mandatin e kryeministrit, dhe pikerisht para zgjedhjeve !

    Se fundi z.Noka nese dikush do te peshonte veprimet apo qendrimet politike te partise suaj nuk do ta kishte aspak te veshtire te kuptonte se qellimi juaj kryesor eshte lufta ndaj opozites. Ku e mbeshtes ?

    Shikoni pak z. Noka daljet ne publik te krereve tuaj, shikoni se sa prej tyre i kane perdorur keto kontakte per te sulmuar opoziten dhe sa per te sulmuar pushtetin.

    Shikoni pak qendrimet qe mbani ndaj bashkimit te opozites dhe kerkesat absurde per t'i prere rrugen bashkepunimit. Ju e dini shume mire se nuk do te jeni ne gjendje te fitoni qofte edhe nje komune te vetme ne te gjithe Shqiperine e pavaresisht nga kjo kerkonit qytetin e dyte shqiptar per nga madhesia dhe ne fakt me te madhin ku opozita e kishte te sigurte fitoren.

    Dalja juaj vetem ne zgjedhje nuk i sherben askujt pervecse socialisteve dhe vetem nje njeri pallogjike nuk eshte ne gjendje te kuptoje se cfare perfitimi prisni ju nga keto zgjedhje !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orku : 10-09-2003 më 09:16

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Orku!
    Argumentat tuaja jane te drejta. Nga kendveshtrimi ku e keni kapur Ju keni shume te drejte, por nga ato qe ne te vertete kane ndodhur ne jeten politike jeni paksa gabim.
    Z.Sollaku (ish keshilltari i Berishes) nuk beri ndonje gje as per vrasjen e z.Hajdari dhe as per korrupsionin ne qeveri!
    Pasuesi i Klosit eshte nje njeri ne duart e Nanos, te cilin e perdor sa here qe i duhet, kundra opozites dhe kundershtarve te tij ne parti!!
    Te gjitha veprimet e Berishes deri tashti kane mbajtur dhe vazhdojne te mbajne te bashkuar dhe pushtet socialistet.

    Berisha ka disa vite qe vetem humb dhe per kete nuk eshte faji i PDR, por i vete z.Berisha. Nese z.Berisha i afrohet ndonjehere shifres 50%, do ti kerkojme falje jo vetem atij por edhe elektoratit shqiptar. Ne te kundert ne jemi ne rrugen e duhur ne rritje e siper, ne çdo rast votat tona do te rreshtohen perkrah partive te qendres se djathte. Berisha me te vertete qe sot ka shumicen, por votat tona asnjehere nuk e kane penguar ate ne Kuvend, perkundrazi!
    Dalja e jone ne zgjedhje te vetem i sherben pluralizmit politik ne Shqiperi, dhe PDR ne veçanti per tu konfirmuar si nje alternative politike.
    Nuk eshte e vertete qe ne kerkuam me kembengulje Durrsin, megjithse ne Durres ne nxorem z.Xhaferri si kandidat (kryetar i PD disa vjet, deputet i PD disa here, drejtues i larte i PD dhe se fundi n/kryetar i PDR). Pra kandidatura qe paraqiti PD ne Durres eshte nje njeri anonim z.Hoxha eshte mbeshtetur ne PD nga klane regresive, te cilet po perfitojne financiarisht nga keta mekanizma (kjo eshte puna e tyre ne vite).
    Menyra se si PD kerkoi te bashkepunoje eshte jashte çdo llogjike, ajo bashkepunimin e shikon vasalitet dhe kete po e tregon vazhdimisht. Ne do te bashkepunojme perseri me PD, por tashti vetem me perqindjet tona te marra me siglen PDR. Do te vije koha qe jo vetem PD, por dhe Ju ta kuptoni qe ne kemi shume te drejte.
    Pershendetje Nardi
    Dreret

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Nardi, bashkepunimi qe bet deri diku me zotin Berisha ishte propaganda me e keqe elektorale qe i bete partise suaj. PDR per mua eshte e ardhmja e te djathtes shqiptare, nese nuk do te gllaberoheni, ose me sakte tjetersoheni ashtu sic dhe u degraduan deri ne pachavure parti te tilla si ajo e ballit, legalitetit apo republikania ne mean time. Berisha eshte mamuthi i politikes shqiptare, dhe aq e trembur eshte elektorati shqiptar nga ky dinosaur sa ne rastin me te keq ja jep voten super hajdutit me emrin Tos hileqari, ose me e mira abstenon fare ne votime. Tek partia juaj, kemi hedhur syrin ne ato qe votuam per PD dhe idealet qe ajo perfaqsonte kur u krijua ne dhjetor me njerez si pashko e plot figura te tjera dhe sot e kesaj dite nuk i kemi humbur shpresat se civilizimi do dali mbi harbuterine dhe qamilizmin e politikes shqiptare te perfaqsuar me se miri nga doktor mamuthi dhe banda e tij. Eshte kjo pjese e popullates, ku nje nga ato jam dhe une qe ju duhet te thithni ne anen tuaj. Mos u genjeni nga disa vota te qafepalareve pasi ata jane te destinuar te zhduken ose te evolojne. Plus duke menduar qe shumica e popullesise shqiptare eshte e perqendruar ne trekendeshin tirane-durres-elbasan, zone kjo qe ka shanse te larta per tu civilizuar, kuptohet se ku duhet qe 'filizi juaj te hedhi rrenje'. Humbja e kohes, apo me keq flirtimi me partine e mamuthit do ju katandisi ne nje karikature te shemtuar si ca qe i permenda me larte, do beheni thjesht si ish bashkimet profesionale, qe ishin veglat e partise ne sundimin e masave. Ju, ne te kundert te manipulimit te te ashtequajtures te dhjathte shqiptare i ben ish-sekretari partise kjomuniste qe me idene e luftes ndaj te majtes i ka futur ne vathe si delet duke i humbur identitetin e aspekte te tjera, duhet te lulezoni ne denoncimin e kesaj politike, ose me sakte e kesaj menyre mendimi oigjinale per ballkanasit me lidhje te forta ne orientalizm. Nuk ka se ku te shkoje me mire se sa ne njerin krah denoncimi i mamuthit dhe metodave te tij qamiliste, dhe ne anen tjeter te afendikoit te PS dhe babezise se tij, dhe te jeni te sigurte qe identiteti i partise suaj do ngrihet deri ne ate pike ku ju te perfaqesoni opoziten e vertete dhe te besueshme qe i mungon spektrit politik shqiptar.

    Ok miku im dhe suksese ne zgjedhiet lokale

    Kroksi

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    Potika nuk ka njesi matesi qendrimet politike por numrin e votave.
    Ishte Berisha qe beri aleance me Meten apo Meta me Berishen?!
    Mbajtja e qeverise te rrezuar Nano si nje qeveri fiktive ne nje fushate elektorale i sherben politikes se opozites si ne nje fitore ne zgjedhje edhe ne nje perzgjatje te krizes brenda vete PS. PD do ti fitoje zgjedhjet lokale pikerisht se ne krye te qeverise shqiptare eshte Fatos Nano, deshtaku me i madh ne historine shqiptare.

    Politika e PDR nuk ndryshon shume nga ajo e PS pasi te dyja numerues te perbashket kane liderin Berisha. Politika e ngritur rreth nje individi nuk eshte politike partiake por propagande e paguar. PDR perfaqeson me se miri opoziten brenda opozites.

    Nese zgjedhjet e tetorit shkojne mire dhe partia ne pushtet nuk ben perpjekje per te manipuluar si ne 2001, PDR do te marri shume here me pak vota se ne 2000 dhe jetegjatesia e saj do te jete krejtesisht e varur mbi maredheniet qe do te krijoje me PD, me ate PD interesat e se ciles PDR po perpiqet te demtoje me cdo menyre.

    Ashtu sic jane "riatdhesuar" Vejsiu, Demi, Meksi e ndonje tjeter ne PD, ashtu do te kerkojne te riatdhesohen edhe ata 2-3 emrave qe kane ngelur ne PDR.

    E keni menduar se cfare qendrim do te mbani nese PD i fiton zgjedhjet e tetorit dhe vjen drejt pushtetit qendror?!


    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Per Nard Ndoken etj..

    Nard..supozojme se gjith populli me te drejt votimi mblidhet ne dy stadiumi gjigande futbolli.

    Tek njeri shkojne Socialistet dhe aleatet e tyre e degjojne Nanon e tek tjetri mblidhen demokratet e degjojne Berishen.

    Ju..te PDr ku i kerkoni simpatizantet tuaj...tek stadiumi i Nanos apo i Berishes..?

    Natyrisht ju shum mire e dini se asnji Nano-ist nuk vjen tek ju.

    Ata e kane Zotin e tyre dhe Ai eshte Ai mjekroshi qe te permendi ty kredin e Shpise.
    Ju Pollistet e dini shume mire se as kadri Roshi e as Violet Manushi e as Leart Shyti i hakmarrjes nuk votojne per ju..

    Pra ju kerkoni njerez tek stadiumi i Berishes.
    Pra ju jeni krijuar si Parti vetem qe tek Berisha te "vilni " votues.

    Pra ju jeni krijuar te "shuntoni" ndopak "rryme" ne Rezevat e Berishes.
    Pra ju keni thjesht rolin e pakesuesit te Votuesve ne thesin e Berishes.

    Arithmetik-isht pra ju funksiononi si Parti qe gjuan laraska ne bahcet e Berishes.

    Pra PS ju do thjesht si Vjedhes misrash ne koceket e PD-se sepse ata (PS) dhe ju shume mire e dini se tek Misri i Nanos as ju shkon mendja te vidhni ndonji kalli.

    Pra llogjika juaj eshte... Qe sa me shume te marrim votues nga Berisha aq me shume i paksohen Berishes votat dhe pra aq me i larte del ne rezultat Numri i votuesve te PS.

    Prandaj ju do Partia (PS-PPSH)o shoku Nardi ..ty Pollon, shehin e kompani..

    Suksese ne kte mision historik...hipokrit e me leverdi natyrisht..
    thesi i Pareve te PS eshte i madh ..,shum i madh..aty ka Ver shampanj, Benza e karkaleca detit..
    Cka po ju duhet ne sofren e varfer te Berishes..

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •