Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    "Egersia" e seksit te bute

    Kane thene

    Femrat perendimore pranojne risine, rrezojne paragjykimet, i pershtaten ndryshimeve ne cdo kohe. "Kjo nuk do te thote qe jane me te mirat, vetem se kane me shume vlera per ti ofruar shoqerise", pohon Valeria Ajovalasit, presidente e "Arcidonna",

    "Nese ekziston dashuria, nuk jane te nevojshme copat e letres. Une nuk do te shkoj ne kishe e veshur me te bardha, pasi nuk jam e virgjer. Me ke tallen....?", thote kengetarja Karmen

    "Ndryshimi mashkull-femer eshte nje thesar. Te jesh feministe do te thote te jesh e forte ne planin social dhe ligjor. Por, feminiliteti eshte nje vlere per tu ruajtur", thote Barbera.

    Femrat, si arriten qe te kthejne brishtesine ne SEKS te FORTE



    Femrat e diteve tona jane te hapura ne mendim ndaj cifteve qe bashkejetojne dhe atyre homoseksuale. Ato jane me tolerante se meshkujt me femijet; por edhe me te vendosura ne pune dhe madje edhe me transgresive. Nje sondazh i fundit i paraqitur ne "Panorama" paraqet femrat dhe perballjen e tyre me seksin, shtepine dhe punen. Nderkohe, qe nga politika tek rroku, avancon mendimi i tyre, ku ne rradhe te pare eshte fronti i tyre i ri i ashtequajtur roze.

    "Mundesite e barabarta nuk lindin nga ligje apo komisione parlamentare. Jane ceshtje oraresh te dyqaneve, zakoneve, disponibiliteti te sherbimeve. Shkolla duhet t'i dorezoje femijet, kur ke mbaruar punen. Dhe nenat dhe baballaret duhet te kthehen ne shtepi, ne te njejtin orar. Ne vende te tjera, nenat, duhet te kthehen ne pune, nje jave pasi kane lindur", thote nje nga perfaqesueset feministe italiane

    Te forta, energjike dhe neoliberale, kjo eshte fytyra e sotme e femres te shekullit te ri. Tolerante me ndryshimet, nese behet fjale per cifte normale, apo bashkime homoseksuale; te hedhura (pa histerizma karrieriste) ne pune; atlete te verteta dhe te karakterizuara nga nje shpirt i ri sportiv, vecanerisht tek syri i gjeneratave te reja. Femrat europiane te fotografuara nga nje sondazh (te zhvilluar nga nje shoqate, e cila merret me barazine mes sekseseve) shfaqen luftarake, jo vetem per mbrojtjen e te drejtave te tyre, por edhe kunder cdo diskriminimi. Madje, ato, shfaqen me transgresive dhe te lirshme se meshkujt. Studimi, i cili do te prezantohet ne tetorin e vitit 2003, analizon me me shume se 100 pyetje impenjimin politik, boten e punes, karrieren, pabarizine ne trajtimin ekonomik etj?

    ***

    Por, si eshte puna, me ciftet e bashkejetuesve? Ato perbejne familje si te tjerat, te cilave duhet t'iu njihen te drejtat. Adoptimi? Nje shans per cdo cift. Vajzat? Te lira ashtu sikurse vellezerit e tyre, pasi rreziqet jane per te gjithe, meshkuj e femra. Femrat perendimore pranojne risine, rrezojne paragjykimet, i pershtaten ndryshimeve ne cdo kohe. "Kjo nuk do te thote qe jane me te mirat, vetem se kane me shume vlera per ti ofruar shoqerise", pohon Valeria Ajovalasit, presidente e "Arcidonna", e cituar nga "Panorama". "Eshte budallallek te na mbajne ne stol!"-shton ajo.

    Ne nje teme te nxehte, si ajo e homoseksualitetit, me shume se 50% e femrave deklaron se ajo eshte nje tendence te natyrshme. Pjesa me e madhe e meshkujve e gjykon si aspak te tille, madje-madje nje semundje, qe po rrenon qyteterimin. Por nuk eshte e rastesishme batuta: "Nese je homoseksual, ma thuaj. Pasi une nuk kam paragjykime, por nevoja". Femrat duket se i krijojne vetes me shume hapesira, te gatshme per te reflektuar mbi realitetin me shpirtin e tyre te gatshem te pershtatjes. Ndersa meshkujt kane tendencen per te qene me pasive, me pak fleksibel. Mbi te gjitha, kur vihet ne diskutim ceshtja e homoseksualitetit. "Mjafton te vihemi ne rolin e atyre, qe kane nje femije homoseksual dhe te mendojme qe mund ti ndodhe gjithkujt", thote Alesanda Mussolini, deputete e nje prej partive politike ne Itali, e cila paraqitet ne kete fushe si nga me konservatoret. "Seksualiteti mes te rrriturve eshte kompetence e individit. Ligjet mund ti japin lluster, por nuk mund ta rregullojne. Eshte tjeter ceshtje nese ne mes jane femijet: une jam kunder fekondimit artificial, ashtu sikurse nuk pranoj qe dy meshkuj dhe dy femra te behen prinder adoptive. Sot, femrat e gjenerates sime, shijojne luftra te bera para nesh. Nuk duhet t'i tregojme me asgje askujt. Por, jemi te vemendshem, para cfaredolloj diference seksuale", pergjigjet kengetarja e muzikes rrok Paola Turci.

    Anketa vazhdon se te gjitha grate duhet te jene nena, shoqe, motra, pervecse shume profesioniste ne pune. Eshte kjo variete rolesh, qe per Barbara Palombelli, karakterizon pikepamjet femerore. "Per mua, familja ka forma te pafundme. Edhe nene e bije, dy vellezer, apo dhe dy njerez, qe vendosin te jetojne bashke", pohon ajo. Duke shtuar: "Shoqeria jone eshte nje shoqeri me meshkuj, qe arratisen nga pergjegjesite. Per nje femer eshte ndryshe. Them gjithnje, qe e shoh familjen time, si nje pike servisi per makina: ndalojne burra, femije, nena, vellezer dhe perfitojne nga grate, te cilat ofrojne sherbime, ngrohtesi, madje edhe seksualitet". Ne dimensione krejt te tjera, Carmen Consoli, kantautorja kataneze thote: "Ndoshta eshte e merite e ambjentit ne te cilin jam rritur: jam treguar e hapur, komplekse, ku shtepia ime dukej si port. Meshkujt, qe kam patur rreth e rrotull, duke filluar qe nga im ate, kane qene gjithnje me nje vizion te gjere". Por pastaj rrefen: "Ndonjehere njerezit me terbojne. Per te me bere nje kompliment me thone se i bie kitares si nje mashkull...Ju lumte! Duhet te me thone se luaj si Jimi Hendrix!".

    ***

    Ndersa per martesen Carmen nuk ka asnje dyshim: "Nese ekziston dashuria, nuk jane te nevojshme copat e letres. Une nuk do te shkoj ne kishe e veshur me te bardha, pasi nuk jam e virgjer. Me ke tallen....? Kush duhet te me gjykoje? Intoleranca kulturore dhe seksuale me shqeteson. Eshte limiti i vertete per tu kaluar. Une kendoj ne dialektin sicilian, francez apo anglez. Nuk i duroj ata, qe bejne dallimet, mes muzikes pop dhe asaj te autorit, e rendesishme per mua eshte cilesia. Ne te njejten menyre, une i gjykoj meshkujt dhe femrat". Per Barberen, "ndryshimi mashkull-femer eshte nje thesar. Te jesh feministe do te thote te jesh e forte ne planin social dhe ligjor. Por, feminiliteti eshte nje vlere per tu ruajtur". Consoli ndan te njejtin mendim me te: "Duhet te afirmohemi pa mohuar identitetin tone, pa perdorur joshjen, per te akredituar veten tone, jo vetem kur kete e bejne vetem meshkujt kavaliere".

    "Une,- tregon ajo, nuk kam refuzuar ndonjehere, qe te me mbajne valixhen apo te me paguajne nje darke. Vlera ime nuk matet nga pesha qe mbaj apo nga parate qe fitoj".

    Problemi eshte, se edhe duke mos e riafirmuar barazine e tyre, femrat jane akoma "qytetare te padukshme" ne pozicionet kyce te vendeve te tyre. Ne universitet 55,1% e studenteve dhe 56% e te diplomuarve jane te seksit femer. Nje kalim ne formim, e cila nuk pasqyrohet ne boten politike dhe profesionale. Ne Parlamentin europian 11,5% e italianeve eshte 15 (vlera me e ulet mes 15, ku prezantimi roze mesatarisht eshte 31). Ne qeveri, vetem nje post ne dhjete i besohet nje femre (dy ministre dhe gjashte nensekretare). Madje edhe ne sport, diskrimini eshte evident. Federatat investojne per atletet, me pak, se gjysmen e fondeve per koleget meshkuj. E megjithate femrat serish fitojne.

    "Per te ndryshuar gjerat, duhen me shume gra ne qeverisje. Duhet te krijojme lista elektorale te kushtezuara. Per meshkujt, nuk duhet te jene me shume se 30%, pasi ne politike jane negative!", thote Alessandra Mussolini. Ne anen tjeter Palombelli deklaron: "Mundesite e barabarta nuk lindin nga ligje apo komisione parlamentare. Jane ceshtje oraresh te dyqaneve, zakoneve, disponibiliteti te sherbimeve. Shkolla duhet ti dorezoje femijet, kur te kene mbaruar punen. Dhe nenat dhe baballarat duhet te kthehen ne shtepi ne te njejtin orar. Ne vende te tjera, nenat duhet te kthehen ne pune nje jave pasi kane lindur".
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nuk e di se sa mund te flasesh ne pergjithesi per femrat ne lidhje me ato qe ke postuar, por po jap komentet e mija personale:

    Femrat e diteve tona jane te hapura ne mendim ndaj cifteve qe bashkejetojne dhe atyre homoseksuale.
    Une sjam fare e hapur ne keto mendime, bile jam kundra. Mendoj se bashkejetesa krijon degjenerim, ne qoftese sperfundon me ate njeri qe bashkejeton per momentin, atehere do bashkjetosh me tjeter, pastaj tjeter, ....etj....cfare karakteri ke? Sa i perket homoseksualitetit, mendoj se sduhet te ekzistoj fare ne shoqerine tone!

    Por, si eshte puna, me ciftet e bashkejetuesve? Ato perbejne familje si te tjerat, te cilave duhet t'iu njihen te drejtat.
    Nuk mund ta krahesoj nje cift qe bashkejeton me nje familje*. Besoj se po te kishte ndo nje sondazh, statistikat do tregonin se ciftet qe bashkejetojn sjane aq te dedikuar ndaj krijimit te konceptit familjar, ne qoftese do te ishin atehere nuk do te bashkejetonin, por do te martoheshin. Por per mendimin tim, shume nga ata qe bashkejetojn kan frike nga martesa, kane frike nga dedikimi dhe kane frike se nuk jane me njeriun qe si takon...prandaj nuk mund te "shfaqin" devotshmerin duke u martuar dhe duke ju treguar botes apo duke e bere me ligj nje bashkim ndermjet dy njerezeve.

    Ne qoftese dy njerez thjesht bashkejetojn dhe kane femi, atehere sa eshte probabilieteti se ata njerez kane per te qendruar bashke dhe per tju krijuar tamem familje femis (sepse femija ka nevoj per te dy prinderit - jo step-parents).

    Te forta, energjike dhe neoliberale, kjo eshte fytyra e sotme e femres te shekullit te ri.
    Dakort, por cdo gje me perkufizime. Sa do "indipendente" te jete femra ne kete shekull, prap ekziston "sexismi".

    Tolerante me ndryshimet...
    Varet se per cfare ndryshimesh bije fjala sepse ka ndryshime qe jan per me mire por ka dhe nga ato qe jan per me keq.

    Vajzat? Te lira ashtu sikurse vellezerit e tyre, pasi rreziqet jane per te gjithe, meshkuj e femra.
    Shume dakort. Vajzat dhe Djemte duhet te jene te barabart. POR kjo sdo te thot te bredhin vajzat, kjo do te thot mos te bredhin djemt. Vellai te jete shembull per motren!

    Anketa vazhdon se te gjitha grate duhet te jene nena, shoqe, motra, pervecse shume profesioniste ne pune.
    Grate kane qene dhe jane nena, shoqe, motra, dhe profesioniste ne pune. Puna eshte sa jane vleresuar dhe sa do te vleresohen per ato qe kryejn.

Tema tė Ngjashme

  1. Sėmundjet e seksit, studentėt nė krye tė listės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 09:21
  2. Marrėdhėniet nė ēift...vrasėsit e seksit
    Nga DI_ANA nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 15:58
  3. Skllavet E Seksit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 17:56
  4. Mbretėria shqiptare e seksit nė Londėr
    Nga Shijaksi-London nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59
  5. Bosėt shqiptarė tė seksit ne emigracion!
    Nga ALBA nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 22:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •