Aldon, per ty e ka kjo kete qe thote?
Nga Amarilda Loli
Ajo tani është mbesa e një deputeti, që vjen nga fshatrat dhe punon sekretare e xhaxhait të saj ....tek "Dua një gënjeshtar ". Për herë të parë ajo ka prekur skenën e teatrit kombëtar në rolin e një burri "sjellësi i Doruntinës", në dramën e Kadaresë "Ëndrra e një nate dimri " me regji të Armando Borës. Dana është amerikania tek "Stjuardesat", Maria tek "Hamleti në katranin e poshtëm", Cigania në filmin me metrazh të shkurtër "Valsi " , notere tek "Mysafiri i mallkuar". Para një viti gabele në Rokokonë e Vera Grabockës. Adriana Tolka -Dana siç e thërrasin pothuajse të gjithë të afërmit thotë se që e vogël ka pasur shumë dëshirë të imitojë, dhe të këndojë. "Kënga mbetet një nga hobet e mia. Unë dhe sot këndoj, pak veta e dinë këtë". Nuk mund të dalë jashtë cakut të asaj që realiteti shqiptar e vlereson si "normale". Shfrenimi poetik, ndodh vetëm brenda Danës ndërsa në dukje ndjen pështirosje nga përballjet ...sidomos me meshkujt "eprorë" . Liria e saj derdhet më së shumti në vargje pa përmendur castet në skenë , apo rolet në të cilat ajo thotë se nuk mplekset aspak me asnjë partner. Nuk ka flirte, ka vetem prekje para publikut të kushtëzuara nga pjesa.
- Cili ka qenë profesioni i parë që keni ëndërruar?
- Këngëtare ishte dëshira ime e hershme, ndërsa më vonë dëshira për profesionin kaloi në stade të tjera. Kam dashur më vonë të studioj për Anglisht, për kimi-biologji. Shkruaja që në fëmijëri, ndërkohë më ka pëlqyer vazhdimisht të kërcej. Është një formë për të mbajtur trupin. Vetëm në vitin e katërt të gjimnazit unë vendosa të marr profesionin e aktores. Megjithëse them se nuk është një profesion, por një dëshirë impulsive, euforike dhe pastaj pata shumë mbështetje nga rrethi shoqëror dhe pedagogjik.
- Po prindërit të mbështetën ?
- Mund të them që për shkak të profesionit, me prindërit jam herë pas here në antagonizëm, sepse në realitetin shqiptar familja kushtëzohet nga ambienti. Shumë gjëra ecin me ritme të shpejta. Për fat të keq me këto ritme nuk ecën mentaliteti i njerëzve. Sot me fjalën artist nënkupton një njeri pa këmbë në tokë. Nuk përpiqen njerëzit të hyjnë në thellësi të një personi, ta shohin Danën si Danë, pastaj si aktore. Por unë them se arti i mirë del pas një pune me sakrificë dhe shpeshherë përmes një pune.... e thënë shkurt, arti i madh del përmes një pisllëku shumë të madh. Kjo është një e vërtetë. Unë jam me artin, unë dua dramën. Ndoshta në art përfshihen dhe njerëz të cilët unë vetë nuk mund t'i kem simpati, ose dukuri të cilat dhe unë si artiste nuk mund t'i toleroj.
- E thënë ndryshe duhet të shkelësh mbi veten në këtë rast për të bërë art ...?
- Unë jam përpjekur të mos shkel mbi veten dhe kur i kam hyrë kësaj rruge kam thënë: "O zot me sa më pak dhimbje ". Por kam pasur dhimbje dhe zhgënjime. Dhimbje relativisht jo drastike.
- Veçon ndonjë emër që të ka bërë keq ...?
- Gjithmonë qarkullojnë përrenj të nëndheshëm që dalin në sipërfaqe. Kane qënë çaste të vështira për mua që kam dashur të marr një rol dhe më është hequr për hir të ndokujt që preferoj të mos i them emrin. Nuk dua të flas për këto gjëra...
- Dana, ke shumë miq ?
- Unë kam relata të mira. Përpiqem të mbaj një gjendje dashamirëse në shoqëri, por kjo jo vetëm në aparencë. Dua të kem paqe mes meje dhe miqve dhe të ofroj ndihmën time kur kam mundësi. Kam miq shumë dhe më tepër miq të ngushtë kam jashtë sferës së artit.
- Në një skenë prekjesh, ngatërrime duarsh me partnerin, si ndjehesh dhe çfarë ndodh në të vërtetë përtej personazheve?
- Më ka ndodhur jo pak të thuash, megjithëse jo gjëra shumë flagrante të themi, aq sa toleron sot publiku dhe sa ç' mund t'i toleroj vetes në këto kushte të shoqërisë që jemi dhe këtë e them me keqardhje. Këto kalohen pa emocione, pasi në këtë punën tonë nëse në cdo rol implikohesh vërtetë shpirtërisht me partnerin, i bie që në çdo rol të kesh nganjë histori. Të kesh nga një flirt.
- Ti s' ke pasur asnjë flirt të këtij lloji?
- Unë gjithmonë i kam pasur partneret më të mëdhenj se sa vetja, dmth i kam parë me syrin e shokut dhe shpesh me syrin si të thuash të baballarëve që pret prej tyre mësime. Dhe them se janë gjëra që thjesht përqëndrohesh brenda rolit dhe mund të përfytyrosh ndonjë çast nga jeta jote, por pa implikime me personin që ke në rolin e partnerit.
- Po emocionet të kanë dëmtuar ndonjëherë ?
- Kur kam qenë e vogël, këndoja përpara komshijve dhe kam pasur emocione. Tani nuk e lejoj veten të futem në skenë pa qenë e sigurt më parë. Pastaj gjithmonë kam punuar me njerëz seriozë dhe skena më dhuron emocione pozitive.
- Meshkujt në përgjithësi ....çfarë raporti ke me ta?
- Në fakt kam patur shumë shoqëri të zgjeruar. Shokë vërtetë shokë, pasi kam parë gjithmonë anët pozitive të tyre. Tani sikur jam bërë më skeptike ndaj meshkujve, ndoshta nga që lidhet me profesionin, pasi kudo që shkoj, qoftë në televizione si të thashë, drejtuesit janë shumica meshkuj. Dhe unë përballem me këta meshkuj. Kur i flet një mashkulli për një projekt, i thua unë di ta bëj këtë dhe më provo. Por jo vetëm që s'të provojnë, por tremben që në takimin e parë. Kjo vjen ngaqë je e sigurt ne vetvete... dhe t'i mbyllin dyert, të krijojnë pengesa, kërkojnë pastaj të jenë eprorë në një këndvështrim tjetër dhe kur nuk ia arrijnë kësaj tregojnë komplet fytyrën e tyre. Unë kam rastisur në shumë njerëz të tillë dhe për shkak të kësaj unë ende jam e papunë. Kur nuk ke një rroge fiske ... jeta është shumë e vështirë. Sa më shumë të njohësh aq më shumë shpenzime ke. Unë punoj vetëm me kontratë, por jam bërë skeptike në drejtim të asaj që mashkulli kërkon të të posedojë me çdo kusht.
- Ti nuk arrin t'i kapërcesh këto ...?
- Po, mund t'i kapërcej, por vetëm humbje ke ... Kjo nuk ndodh vetëm me mua por me shumë femra. Për femrën thuhet se e ka shumë të lehtë të çajë, po e ka të lehtë të çajë nëse e menaxhon mirë veten dhe vë në dispozicion të gjitha mjetet që ajo përdor. Nëse është një çikë koprace për vënien në dispozicion të këtyre mjeteve, mbetet me gisht në gojë. Por megjithatë çdo njeri ka fatin e vet dhe duhet të tregohesh i duruar e të dish të presësh shansin tënd.
- Është në modë që aktorët pozojnë nudo. Ti ke pozuar apo do pozoje?
- Do të pozoja nudo, por jo foto erotike pasi ka dhe nudo që nuk futen tek erotizmi. Në të ardhmen pse jo, mund dhe të pozoj nudo dhe t'i publikoj në një terren që ia vlen, sepse këtu për shumë gjëra që shkojnë për "dhjam qeni ". Ose siç thoshte një miku im, aktorët e Hollivudit vërtet bëjnë një "rol" por ai mbetet midis tyre. Ndësa aktorin tonë sot e sheh në një rol, ndërsa nesër duke blerë qepë dhe "ta këndojnë nga pas".
- Çfarë të pëlqen përveç teatrit?.
- Preferoj të drejtoj një spektakël. T'i ofrohem teleshikuesit si prezantuese, qoftë dhe si këngëtare apo kërcimtare, qoftë dhe si krijuese letrare. Kam ide të tilla, kam shkuar nëpër televizione, por nuk kam gjetur mbështetje. Të percjellin me fjalë se kudo do një mik pasi s'është sfera e aktrimit.
- Ju keni interpretuar dikur dhe krijimet tuaja poetike. Si ka ndodhur që jeni lidhur me poezinë?
- Unë kam krijuar që në klasë të tretë. Shkruaj prozë dhe poezi dhe përkthej poezi nga anglishtja. Për të botuar nuk kam guxuar pasi trembem nga shtëpitë botuese që kërkojnë financim. Nuk dua që për këtë t'u kërkoj prindërve të mi, sepse ata presin tashmë nga unë.
- Ke ndonje "plan" përveç ëndrrës për të drejtuar spektakle ?
- ...Të martohem ...
- Kur ?
- Sa më shpejt të jetë e mundur. Më pëlqen jeta familjare. Thjesht më pëlqen të kem fëmijët e mi dhe të mblidhem me një njeri qe e do dhe të do sepse nuk kalohet jeta nëpër lokale vetëm me shoqërinë.
- Ke ndonjë pretendent ?
- Nuk kam ndonjë etalon mashkulli. Si ta sjellë jeta. Do të doja që të më përshtatej nga ana e karakterit dhe nga ana intelektuale sigurisht.
- Duhet të jetë patjetër shqiptar?
- Jo. Më parë kam thënë patjetër shqiptar, tani jo me domosdo shqiptar.
- Janë të varfër aktorët në Shqipëri? Si mendoni ju ...?
- Në përgjithësi të gjithë aktorët ankohen. Aktorët familjarë thonë psh që ju të rinjtë s' keni familje dhe preokupime, por ndërkohë ka dhe diçka tjetër. X aktor ka një makinë të mirë. Është e dukshme që ka para, rri tërë ditën në kafe dhe ankohet duke pirë fërrnet . Aktorët nuk janë dhe aq të varfër sa hiqen
@SPEKTRI
e.
Krijoni Kontakt