Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Epika - ne Folklor

    Kenget epike kane nje karakter te gjere tregonjes. Ata pasqyrojne ngjarjet e shumta dhe te ndryshme te jetes se nje populli. Epika perfshin nje fushe te gjere dhe per kete arsye ndahet sipas tematikes ne tri dege kryesore:

    Kenget legjendare – keto kenge tregojne historine e kreshikeve, e personazheve per te cilet nuk kemi te dhena te caktuara historike si psh kenga e Dhoqines, Gjon Petrikes etj. Keto histori per shkak te lashtesise se tyre, megjithese pasqyrojne ne te vertete ngjarje te jetes, jane shnderuar ne legjenda, plot me elemente te mrekullueshme dhe pershkrime hiperbolike. Ne to kane hyre elemente mitoligjike te cilat pasqyrojne besimin e hershem te popullit. Ne epiken legjendare hyne psh: Gjergj Elez Alia, kenget per bemat e Mujit dhe Halilit etj

    Kenget historike – trajtojne ngjarje te percaktuara mire historikisht. Ne epiken historike hyjne kenge si ato per Skenderbeun. Kenget historike ashtu si legjendat kane karakter tregonjes dhe heroik.

    Perrallat – peralla tregohet, nuk kendohet as nuk shoqerohet me ndonje vegel muzikore, si epika. Edhe perrallat pasqyrojne elemente te jetes reale. Si legjenda edhe perralla ka elemente te mrekullueshme. Ne perralle hyjne edhe disa tregime te cilat kane te bejne me fenomenet e natyres si psh tregim per kashten e kumtrit ose bykun e Kumares etj Ne grupin e perrallave perfshihen edhe fabulat dhe anektodat.

  2. #2
    EPIKA DHE EPOSI

    Format e ndryshme tė rrėfimit vijnė nga thellsit e shekujve , ato mund te jen vargje ose prozė. Mė tė hershmet janė poemat e gjata epike. Nė kėto poema popujt u kanė thurur lavde trimėrisė , burrėris e vetmohimit tė figurave tė caktuara, tė cilat me kalimin e kohės janė kthyer nė pėrfaqesues dhe shprehės tė aspiratave tė popullit te vet. Historia e njė populli , historia e kultures se tij e kanė zanafillen nė poezin epike legjendare. Kjo epikė ėshtė quajtur legjendare pėr lashtėsin e saj, per mungesen e dokumentit historik. Forma perfaqsuese e epikes legjendare apo folklorike ėshtė eposi.
    Epos quhet tregimi poetik pėr ngjarje me rėndesi jetike nė historin e njė kombi. Eposin e gjejmė te shum popuj te botes, mė tė lashtet janė eposi grek * Iliada dhe Odisea*, pastaj eposi indian*Mahambharata dhe Ramajana*etj. Nė mesjetė jan krijuar epose tjera si ai i francezėve, finlandezėve etj.
    Kėnget epike shqiptare janė tė lidhura me boten shqiptare me mėnyren e mendimit dhe tė jetės sė tij , me cilėsit etnike dhe me tė drejten zakonore qė u krijua , u kodifikua dhe u perdor shekuj me radhė nga shqiptaret. Psh. kėnget e kreshnikve kanė bėrė objekt trajtimi mbrojtjen e trojeve nga tė huajt, mikpritjen , bujarinė , besėn, trimerin , zakonet dhe sakrificat e vėndit. Nė mėnyre tė veqant trajtojne trimerin dhe gatishmerin per tė vdekur nė mbrojtje te familjes, fisit dhe atedheut. Eposi ynė kombėtar kėndon bėmat dhe lufterate kreshnikve shqiptar me krajlat dhe kapedanėt e viseve fqinje per te mbrojtur lirinė. Forcėn dhe trimerin e tyre kreshniket e shprehin nė dyluftime, me grabitjen e vajzave tė bukura (Martesa e Halilit),me mbrojtjen e nderit te familjes dhe atedheut (Gjergj Elez Alia) etj.
    Procesi i krijimit tė eposit tonė kombetar ka qene shume i gjate dhe i hershėm, nėper shekuj eposi ka pesuar ndryshime tė diktuara nga ngjarjet e kohės,,nė kohėn e Lidhjes se Prizrenit eposi u bė shumė aktual te populli shqiptar, ai paralajmeroi dramėn e coptimit tė tokave shqiptare...

Tema tė Ngjashme

  1. Folklor nga Ēamėrija
    Nga Bel ami nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 28-09-2009, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •