Close

Rezultati i Sondazhit: Përkthimi më i mirë nga

Votues
13. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Ndre Mjedja

    8 61.54%
  • Lame Kodra

    5 38.46%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #-19
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Ndre Mjedja apo Lame Kodra - Mbreti i Tulës, nga Gëte

    Mbreti i Tulës nga Gëte është përkthyer në shqip nga Ndre Mjedja, Arshi Pipa, P Kruja, Skënder Luarasi, Vehbi Bala, Jorgo Bllaci. Më poshtë kam dy përkthime me ftesën e zakonshme të shpallni më të mirin si dhe me një ftesë shtesë, të gjeni këto përkthimet e tjera e mundësisht moderatorët ti shtojnë këtu.

    Përkthyer nga Ndre Mjedja

    Mbreti i Tulës

    Deri n'dekë besnik ke s'thohet
    Ishte n'Tule 'j padisha,
    Diq e dashta mbas do kohet
    E 'j got' arit shej i la.

    Sa at gotë arit gja nuk dote
    E gjithmonë me tene piu;
    Por ka 'j lot për faqe i shkote
    Gjithsaherë pite fatziu.

    Kur pau vedin tuj mbarue
    Njeh qytetet, e gjithçka
    Trashgimtarit ia la shkrue,
    Por putirin nuk ia la.

    N'deje t'i'parve, n'buzë të dedit
    Gjith', parsinë n'nji gost' i thrret;
    Ulet n'gost e ka rreth vedit
    Mbledhun bashkë parsin' e vet.

    E t'ksaj t'kandshmes jetë dëshirin
    Piu ma t'mbramin e lumnoi
    Pijsi plak, mandej putirin
    Ndër valë t'detit e flakroi.

    Tuj e zhyt' e pau n'fund t'zallit
    Tuj këcye, nalt tuj hupë me turr;
    E n'at' ças i ranë prej ballit
    Fikun syt' e s'piu ma kurr.


    Përkthyer nga Sefulla Malëshova (Lame Kodra)

    Mbreti i Tulës

    Na ishte një mbret në Tule,
    I besës gjer në varrr.
    I dha, tek vdiste, mikja
    Një kupë derdhur ar.

    Si atë s'do gjë tjetër,
    Më çdo gosti e shpinte,
    E syve lot i shkonin
    Sa herë me të pinte.

    Dhe, kur ju afrua vdekjes,
    Të birin thirri e pa,
    Qytete e ç'kish ia fali,
    Po kupën nuk ja la.

    Mbi det, në kështjellë
    U shtrua me dolli,
    E mblodhi rreth e rrotull
    Kalorësit e tij.

    Atje të jetës afshin
    E fundit piu plaku.
    Pastaj bekriu në vala
    Të shtrenjtën kup' e flaku.

    E pa që ra, që kridhej,
    Që shkoi në fund atë.
    Iu errën syt' e ballit,
    E s'piu kurrë më.

  2. #-18
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mbreti i Tules

    Besnik gjer buze varri
    ne Tule ish nje mbret
    tek vdiste nje kupe ari
    i fali mikja e vet.

    Gje me per zemer s'pati
    e merrte ne cdo gosti
    dhe derdhi lot i ngrati
    sa çoi me to dolli

    Kur iu afrua varrit
    te tera ç'kish ia la
    ne vend te trashegimtarit
    por kupen nuk ia dha

    Ne tryezen e gostise
    tek salla ne keshtjelle
    prane detit rreth dollise
    kaloresit i sjell

    Te fundit afsh piu plaku
    te jetes ne nje cast
    pastaj ate kupe e flaku
    ne detin me tallaz

    E pa si ra tej zallit
    si vala e perpiu
    iu shuan syte e ballit
    dhe kurre me te nuk piu

    DD, nuk di kush e ka perkthyer . Une kete version mbaj mend.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #-17
    MBRETI I TULES

    Nje here pat sunduar
    Ne Tulen larg nje mbret
    Nje kupe i kish dhuruar
    Kur vdiq mikesh’ e vet

    Sa here ulej pinte
    Neper gosti me te
    Nje pikez loti ndrinte
    Ne syte e tij gjithnje

    Kur erdh’ tek buza e varrit
    Keshtjella e pasuri
    Ja la trashegimtarit
    Po kupen kurresesi

    Edhe u nis e shkoi
    Tek kulla ne bregdet
    Gostine e fundme shtroi
    Atje per miqt’ e vet

    Ne fund te shtrenjten kupez
    E ktheu dhe ne cast
    U ngrit e flaku tutje
    Ne detin me tallaz

    Dhe kur ajo i humbi
    Nga syte pergjithnje
    Ai dha frymn’ e fundit
    E s’piu kurre me

    Perkthyer nga Jorgo Bllaci (pa anesi postimi, voten time ia jap perkthimit te J. Bllacit )

    Perkthimi qe ke vene Corazon eshte nga V. Bala
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 25-07-2003 më 01:07

  4. #-16
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Po vendos ketu versionin ne anglisht, qe te shihet me mire se cili mund te jete perkthimi me i bukur ( nese nuk jane bere nga gjermanishtja).


    THE KING OF THULE


    IN Thule lived a monarch,
    Still faithful to the grave,
    To whom his dying mistress
    A golden goblet gave.

    Beyond all price he deem'd it,
    He quaff'd it at each feast;
    And, when he drain'd that goblet,
    His tears to flow ne'er ceas'd.

    And when he felt death near him,
    His cities o'er he told,
    And to his heir left all things,
    But not that cup of gold.

    A regal banquet held he
    In his ancestral ball,
    In yonder sea-wash'd castle,
    'Mongst his great nobles all.

    There stood the aged reveller,
    And drank his last life's-glow,--
    Then hurl'd the holy goblet
    Into the flood below.

    He saw it falling, filling,
    And sinking 'neath the main,
    His eyes then closed for ever,
    He never drank again.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #-15
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Vota ime ishte per Ndre Mjeden
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #-14
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kam votuar për Mjedën. Në një forum tjetër edhe unë kam ngritur pyetjen a duhet të ketë përkthime mbas përkthimesh. Jo gjithmonë ai që përkthen mund të shmanget nga sfida me kryevepra (zakonisht këto përkthehen), shtoji dhe rrethanat.
    Si një përkthim brilant nga Lamja mbaj Kënga e Zgalemit prej Gorkit.
    Në Shqipëri vepra e plotë e Lames është në tre vëllime, poezi, përkthime dhe publicistikë, shoqëruar dhe me artikujt kritikë të asaj kohe dhe kësaj kohe.
    Lamja ishte po aq komunist sa komunistet e tjerë. Ai ka përkthyer internacionalen, ka shkruar për Kremlinin, Leninin, Shangain.
    Eshte po Lamja i vogël ( i Nolit) që ka sharë Lasgushin e madh duke e quajtur poeti i liqerit.
    Duhet temë më vete.

  7. #-13
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Lasgush Pogradecit1

    Të blenë me para, o zok liqeni,
    Të futnë në kuvli që të këndosh
    Pas avazit që do një mbret2 bejlerësh,
    Pas avazit që do një kuçedr' e huaj:
    Kuçedra Kapital me kthetra shumë.3

    Dhe ti tani do bëhesh plaçkë tregu,
    Dhe rekllame të ndritëshme kudo
    Për tyj do dalin. Shko, Lasgush, vërtitu
    Në botën e djallosur të parasë.
    Shiti ndjenjat e njoma,4 shit aromën
    E shpirtit delikat, poet i mjerë.

    Zemra jote do mpihet nër obore,
    Do fishket afër frymës së tiranit,
    Do bëhet si një kurvë lajka - madhe:
    Ajo zemër që duhej si vullkan
    Zjarr e flakë të shfrynte për liri.

    Dhe sytë që n'agim kanë lozur
    Me ngjyra dhe me dritë të çudiçme,
    Do të veshen nga luksi dhe nga veset:
    Ata sy, që veç duhej të shikonin
    Si po shtypet e po rripet një popull
    Nga gjakpirës, nga xhelatë e tiranë.

    Dhe veshët që dëgjuan harmonira,
    Muzikën e mëngjezit nër liqene,
    Me lëvdata, me lajka do të myken:
    Ata veshë që duhej të dëgjonin
    Si zjen lufta dhe si dalin kushtrime.

    Dhe ato duar që preknë zambakun,
    Që fërkuan një leshverdhë nër pyje
    Do të prekin vetëm duar xhelati,
    Do të prekin vetëm kartë e flori:
    Ato duar që duhej të rrëmbenin
    Vetëm pushkë dhe flamur për liri.


    1)Kjo vjershë është shkruar më 1928. kur Lasgushi Poradeci i kthye në Shqipëri dhe u shpall "poet kombëtar", që gjer atëherë kish qënë një poet i ri me talent, me zemër delikate, që donte dhe këndonte natyrën, hyri në pellgun oportunist të intelektualëve të asaj kohe. Ç'poet kish qënë Lasgush Pogradeci, ç'farë poeti po bëhej dhe si duhej të jetë poeti, ja thelbi i kësaj vjershe.
    2)Zogu, kryetar i koalicionit të bejlerëve në Shqipëri.
    3)Kapitali italian që po hithte thell' e më thellë kthetrat e tij në vendin tonë.
    4)Në botën kapitaliste dalin në trek jo vetëm vlerat materiale, po dhe ato spirituale:
    poezia dhe arti bëhen dhe ato plaçkë tregu.


    Për kureshtarët kjo është vjersha e plotë me gjithë shënimet e Lames, (që e ka pasur zakon tju vinte punëve shpjegime në fund).


    Agin Vinca shkruan:
    ...Akoma më i rëndë dhe fyes është teksti me të cilën shoqërohej vjersha...
    Mirpo vjersha botohet për herë të parë në vitin 1945, (mbase më saktë botuar tek Liria Kombëtare në 1929 por Lasgushi e ka lexuar kur është bërë botimi si libër shënimi im) ... plot 17 vjet pasi është shkruar...

    Për më tepër duhet lexuar Kadareja tek "Ardhja e Migjenit në poezinë shqipe" dhe "Lasgushi më ka thënë" e Petraq Kolevicës.


    P.S. Nganjëherë këtu shkruajmë edhe kundra interesave personale të Thanasëve.

  8. #-12
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anëtarësuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Normalisht une jam per Ndre Mjeden,nickun qe kam e kam marre nga poema e famshme "Andrra e Jetes"!Mjeda eshte poeti me i arrire shqiptar qe ka shkruar ndonjehere ne gjuhen tone!Padyshim eshte edhe me i kulturuari njihte 13 gjuhe te gjalla e dy te vdekura ,latinishte e greqishte te vjeter!Ishte gjuhetar e dijetar e njeri i cili njihej asokohe anembane Evropes!Ka pasur disa diploma te universiteteve te Austrise sepse si prift Jezuit e kishte ne detyre te merrte disa diploma,tradite kjo e kultures se perandorise Austro-Hungareze!Jam i sigurte qe perkthimet e tij jane te paarritshme sepse Mjeda eshte shkolluar dhe eshte rritur me gjermanishte dhe e dyta ishte vete poet i madh...

  9. #-11
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Une mendoj gjithashtu per Mjeden
    Jo nga tifozlleku...por..perkthimi i Mjedes eshte perkthim.ndersa te tjeret kane pak pershtatje deri ne fjale te shtuara...E di se e shkruara ne dialekt "gege" ju ben jo edhe aq te gelltit'shme perkthimin per shume nga ne.
    pershendetje
    muzg i heshtur

  10. #-10
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    E zezë mbi të bardhë, ARGETA - LMG botuesi i Veprës Letrare (1998) të Lame Kodrës në faqen 11 të librit të parë shkruan:

    Shënimet sqaruese në fund të poezive janë të autorit.

    Ymeri i varfër i ka bërë librit parathënien në 1945.

    Ajo që ka shkruar Agim Vinca është marrë nga Alternativa letrare shqiptare, Shkup 1995 e ndonse nuk i di bindjet politike të poetit nuk besoj se ka shkruar homazh me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Dullës.

  11. #-9
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ne origjinal:




    Der König von Thule


    Es war einst ein König in Thule,
    Gar treu bis an das Grab,
    Dem sterbend seine Buhle
    einen goldnen Becher gab.

    Es ging ihm nichts darüber,
    Er leert' ihn jeden Schmaus;
    Die Augen gingen ihm über,
    So oft trank er daraus.

    Und als er kam zu sterben,
    Zählt' er seine Städt' im Reich,
    Gönnt' alles seinen Erben,
    Den Becher nicht zugleich.

    Er saß beim Königsmahle,
    Die Ritter um ihn her,
    Auf hohem Vätersaale
    Dort auf dem Schloß am Meer.

    Dort stand der alte Zecher,
    Trank letzte Lebensglut
    Und warf den heil'gen Becher
    Hinunter in die Flut.

    Er sah ihn stürzen, trinken
    Und sinken tief ins Meer.
    Die Augen täten ihm sinken,
    Trank nie einen Tropfen mehr.

  12. #-8
    i/e regjistruar Maska e Ifigjeni
    Anëtarësuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    Dikund ne bote
    Postime
    17
    Sa per perkthimin, une jam per ate te Ndre Mjedes. Tingellon me bukur dhe eshte me besnik i origjinalit. Kete e ka thene dhe vete Jorgo Bllaci qe ka shtuar se "pas perkthimit te Mjedes, te gjithe ne te tjeret i kemi shtuar kesaj poezie, vetemse turpe, perfshi dhe Lame Kodren". Kultura neolatine dhe muzikaliteti i Mjedes, jane te rralle per kohen dhe rrethanat ne te cilat jetoi. Mjeda eshte aristokrati me i paarritshem i gjithe poezise shqipe ne pergjithesi: format dhe vargu i tij nuk e kane madje as latimin e Lasgushit.
    Sa per dialektin dhe ceshtjen "me pelqen s'me pelqen", kete pyetje dhe konstatim ne letersi e bejne vecse jo te mencurit.
    Pa hyre ne analiza personale per secilin nga keta perkthyes, se nuk eshte as vendi - Lame Kodra ka qene nje komunist normal. Di shume mire se ne BRSS ku pati studiuar qe pranuar ne Partine Komuniste te Bashkimit Sovjetik dhe ka qene perjashtuar ne vigjilje te ardhjes se tij ne Shqiperi, pas gjyqit te Buharinit, si "buharinist". Kush do, mund ta gjeje ne enciklopedine e madhe te BRSS-se kete fakt. Si poet, Lamja ishte rob i formes dhe poet krejtesisht margjinal. Nuk ka ndonje rendesi te madhe ne letersine shqipe poezia e tij, pasi ajo afron me konceptin "vjershe", qe do te thote, sipas termit rus, "rifmaç" (lexo: ai qe perpiqet vetem per rima, rimaxhi). Pathosi i vjershave te Lames eshte kryesisht social-politik. Si perkthyes, ka pak gjera pikante; nje nder to eshte "Zgalemi" i Gorkit (jo dhe aq i rendesishem as si tekst letrar me simbolike revolucioni, as si autor, Gorki pra - paraprijesi i letersise bolsheviko-komuniste), si dhe Ançari te Pushkinit, e vetmja gje per te cilen i heq kapelen Lames. Ne pergjithesi, Lamja ka qene nje komunist reformator, oportun, me premisa e prirje per kah socialistet e moderuar perendimore. Por gjithsesi, komunist, jo stalinist. Megjithate, ketu nuk jemi per te gjykuar, keto jane thjesht fakte dhe menyra te ndryshme veshtrimi.
    Edhe nje here per perkthimin e "Mbretit te Tules": ndoshta perkthimi i Mjedes eshte çudia, mrekullia me e madhe nga gjithe perlat e shqiperimeve, te vjen ta perseritesh kete poezi pa nderprerje, menyren se si ajo tingellon, fjalorin e thjeshte e te pakomplikuar e po keshtu, nje besnikeri ndaj gjuhes se vetvetishme qe flet...
    Do t'i thosha gjithashtu edhe D D ne lidhje me Agim Vincen. Nuk e di a ke ndjekur para pak kohe ne shtyp nje replike qe ai ka pasur me nje letrare te perjavshme shqiptare ne Tirane, suplementin e gazetes TemA - FjalA, ne te cilin doli sheshit se ai ka shkruajtur poezi per xhaxhin Enver pas viteve '90, botuar te revista Shkendija ne Prishtine (gje qe ai nuk e kundershtoi me ndonje replike, sic beri kur e akuzuan qe kishte vjedhur sheshit nje poezi te Halil Qendros etj. etj. Megjithese ngriti zerin e akuzoi per fyrje publike e neperkembje, u pa qarte nga ballafaqimi i poezive te cilat u botuan krahas: ajo e Halil Qendros ishte krijuar ne vitin 1995-6 me duket, ndersa e ketij palo (k)akademiku me 2000, te ciles nuk kishte pertuar t'i nderronte vetem titullin, ndersa te tjerat, edhe presjet, ia kishte lene te paprekura poezise se vjedhur, me te cilen kerkonte te bente patriotizma te adresuara Ukshin Hotit, nese nuk gabohem, ne burgun e Nishit...). Tek e fundit, nuk ia vlen te merresh me nje poet (s'e di kush e quan keshtu...!!!!!!!) dhe studiues aq te dobet e te parendesishem...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ifigjeni : 04-10-2003 më 15:08
    dridhe Like dridhe
    :^xhan2

  13. #-7
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sa gjynah qe po ia ndryshoni drejtimin temes. Forca e nje perkthimi nuk ka te beje me bindjet politike te njerit apo tjetrit perkthyes, por thjesht me aftesite e tyre, njohjen e nje gjuhe dhe pershtatjen ne poezi ne gjuhen shqipe (sa me afer kuptimit origjinal).
    Si e bera une per ta bere nje zgjedhje me mendjen time. Shfrytezova njohurite e gjermanishtes dhe bera nje perkthim pothuajse fjale per fjale per te bere me pas nje krahasim se cili i afrohej me shume origjinalit dhe te jepte shijen me te mire ne lexim. Poezimi i Ndre Mjedes ishte per mua varianti qe ta bente me te bukur leximin, sidomos strofa e fundit

    Tuj e zhyt' e pau n'fund t'zallit
    Tuj këcye, nalt tuj hupë me turr;
    E n'at' ças i ranë prej ballit
    Fikun syt' e s'piu ma kurr.



    Per besnikeri ne perkthimin e secilit mund te shihni vete nga perkthimi thuajse fjale per fjale qe po vendos me poshte (rime i kam dhene aq sa mundesha pa shnderruar fjalet baze te Getes)


    Mbreti i Tules


    Na ish njehere nje mbret ne Tule,
    besnik deri ne varr,
    te cilit mikja para vdekjes
    nje kupe te arte i dha.

    Asgje nuk donte permbi te,
    e zbrazte ne cdo gosti,
    i derdheshin lote nga syte,
    sa here pinte ne te.

    E kur i erdhi vdekja,
    numeroi qytetet ne perandori,
    i dha gjithcka trashegimtareve,
    pervec kupes se tij.

    I ulur ne gosti mbreterore
    perqark kaloresit e vet,
    ne sallen e larte te te pareve
    atje ne keshtjellen mbi det.

    Atje u ndodh pijaneci i vjeter
    zjarrmine e fundit te jetes te pije
    Dhe hodhi kupen e shenjte
    Ne detin e tallazitur (ne batice)

    E pa tek binte, tek pinte uje
    ne det te zhytej thelle,
    (shume shpejt) iu shuan syte,
    nje gllenjke s’e piu dot me.

  14. #-6
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shtoj dhe dy variante te perkthimit te po kesaj poezie ne gjuhen italiane, perseri per krahasim ne cilesi, por edhe ne permbajtje. Nese dihen datat e perkthimeve respektive, mund te kuptohet akoma dhe me mire se nga kane marre shqiperuesit shqiptare, a jane mbeshtetur ne njohuri gjermanishte, apo kane mbajtur krah dhe perkthime te dyta, apo thjesht jane mbeshtetur ne perkthimet nga nje gjuhe e dyte.



    Il re di Thule

    Un re in Thule c'era
    fedele fino alla tomba,
    morendo la sua bella
    gli diede un'aurea coppa.

    Nulla gli era più caro,
    nei banchetti ci beveva ogni volta,
    spuntava nei suoi occhi il pianto,
    se beveva da questa coppa.

    Enumerò, la morte era prossima,
    le città e i domini che aveva,
    lasciò agli eredi ogni cosa,
    ma la coppa insieme non c'era.

    Sedeva, in mezzo a tanti
    cavalieri, al banchetto regale,
    nell'eccelsa sala degli avi,
    là, nel castello sul mare.

    Qui il vecchio bevitore bevve
    della vita l'ultimo ardore,
    e gettò la coppa sacra
    giù in mezzo alle onde.

    La vide cadere, riempirsi,
    sparire nel mare più profondo.
    Gli occhi gli si spensero
    e lui non vi bevve più un sorso.



    -------------------------------------------



    C'era in Tule un re che tenne
    sino al cenere la fé.
    La sua amante a morir venne
    ed un nappo d'or gli diè.

    Nulla caro ebbe mai tanto,
    vi beveva (1) a mensa ognor
    e in votarlo avea di pianto
    gli occhi carichi (2) e d'amor.

    Quand'eì pure venne a morte
    numerò le sue città
    all'erede le diè in sorte,
    ma il nappo d'or non già.

    Nella sala dell'avito
    suo castello in riva al mar
    fece a splendido convito
    i baroni radunar.

    Svanir vide la gioconda
    vita il vecchio bevitor
    ed infine giù nell'onda (3)
    gettò il sacro nappo d'or.

    Ir giù il vide e le tranquille
    acque rompere e sparir
    s'oscurar le sue pupille più
    non bevve il vecchio sir.

  15. #-5
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Ja edhe versioni origjinal ashtu sic e ka shkruar edhe Goethe:

    ES WAR EIN KÖNIG IN THULE

    Es war ein König in Thule
    gar treu bis an das Grab
    Dem sterbend seine Buhle
    einen goldenen Becher gab.

    Es ging ihm nichts darüber,
    er leert ihn jeden Schmaus
    Die Augen gingen ihm über,
    so oft er trank daraus.

    Und als er kam zu sterben,
    zählt er seine Städte im Reich
    Gönnt alles seinen Erben -
    den Becher nicht zugleich.

    Er saß beim Königsmahle,
    die Ritter um ihn her.
    Im hohen Vätersaale,
    dort auf dem Schloß am Meer

    Dort stand der alte Zecher,
    trank letzte Lebensglut
    Und warf den heiligen Becher
    hinunter in die Flut.

    Er sah ihn stürzen, trinken
    und sinken tief ins Meer
    Die Augen täten ihm sinken,
    trank nie einen Tropfen mehr.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  16. #-4
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Votova Mjeden.
    (duke heqeur gjuhen gege e duke shtuar ne zvoglim te gjuhes shqipe me gjuhe letrare, ka qene krye e keput, nje armiqesi edhe per vete Mjeden e Fishten) eshte kaq e pasur gegenishtja...!
    Ju falenderoj per kete teme !
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema të Ngjashme

  1. Jeta e Shën Pandeleimonit - 27 korrik
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-07-2023, 22:48
  2. Shën Katerina e Aleksandrisë - 25 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-11-2013, 11:28
  3. Historitë e profetëve dhe ajetet e Kuranit në ditët e sotme
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-05-2011, 15:13
  4. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •