Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anėtarėsuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118

    Kryengritja popullore shqiptare 1912-1915

    SHQIPERIA NGA SHKEPUTJA ME SHTETIN OSMAN, DERI NE DEBIMIN E ISMAIL QEMALIT

    Me marrjen e autonomise se Shqiperise nga Osmanet, shtetet Ortodokse Ballkanike, te cilat kishin nje shqetesim te madh mbi krijimin e mundshem te nje shteti Shqiptar ne Ballkan, i coi te fundet qe ti deklarojne lufte Turqise dhe keshtu te cojne ne fillimin e luftes se Pare Ballkanike. Malazezet i deklaruan Kryqezate (lufte te Shenjte) Turqise te paret me 8 Tetor 1912, dhe nisen pushtimin e tokave Shqiptare.[1]. Me 13 Tetor Greqia, Bullgaria dhe Serbia i cuan kercenime Portes se larte qe te ‘rrespektonte Kristjanet’ (fjala ishte per krishteret ne Shqiperi) e shtetit te saj apo perndryshe do te ishin ne lufte, gje qe coi te fundmen qe me 17 Tetor ti shpalli lufte Bullgarise dhe Serbise. Ne 18 Tetor, valles Panortodokse Ballkanike iu bashkangjit edhe Greqia, me lufte kunder Turqise[2], dhe tokave Shqiptare ne Ballkan. Si rrjedhoje Greket gjate kesaj lufte Ballkanike pushtuan Janinen, Selanikun, Sazanin, Himaren[3], Gjirokastren dhe Korcen. Serbet pushtuan Kosoven[4] etj.
    Ismail Bej Qemali, qe ne kete kohe po shkonte ne Stamboll per te biseduar gjendjen me kabinetin Osman, iu kerkua rruges qe te takohej me Princin Malazez Mirko, ne Trieste. Mirkoja i kerkoi Ismailit qe ai te deklaronte pamvaresine e Shqiperise, duke e njohur Ismailin Mbret, dhe duke njohur posedimet Malazeze ne Veri te Shqiperise. Pas kesaj Ismaili u kthye ne Shqiperi, ku ne Durres kerkoi qe te shpalle pavaresi per tokat Shqiptare qe nuk kishin rene akoma nen pushtimin panortodoks. Por popullsia e Durresit nuk e mbeshteti Ismail Qemalin dhe shoket e tij por i pa ata si ‘agjente dhe provokator’. Kjo gje e coi Ismail Qemali me aktivistet e tij te largohen nga Durresi per ne Vlore, ku me 28 Nentor 1912 ai deklaroi Shqiperine shtet me vete[5].
    Shteti te cilin Ismail Qemali e shpalli si te pavarur ne fund te 1912, dhe qe iua beri te ditur fuqive te medha nepermjet telegrafit, do te gjente jehone vetem ne Vjene dhe Rome[6], pasiqe Italia dhe Austria kishin interesat e tyre per krijimin e nje shteti Shqiptar. Nderkohe konferenca e ambasadoreve qe u mbodh ne Londer me 7 Dhjetor 1912, e njohu Shqiperine si shtet autonom nen Osmanet.[7] Por renia e Janines ne duart e Grekerve dhe Shkodra ne duar te Malazezeve coi Italine dhe Austro – Hungarine qe te kerkonin largimin e trupave turke nga Shqiperia autonome me 8 Maj 1913. Ne traktatin e paqes te 30 Majit 1913, shteti Osman u detyrua qe tiu njohe fuqive panortodokse Ballkanike te gjitha terroritoret qe ato ia kishin marre Turqise ne kete lufte, dhe Shqiperine ai ia la ‘nen kujdes’ Fuqive te Medha. Per kete arsye me 29 Korrik 1913 Konferenca e Ambasadoreve ne Londer vendosi qe Shqiperia te ishte nje principate autonome – nen kontrollin e gjashte Fuqive te Medha.[8]
    Si rrjedhoje Fuqite e Medha Evropjane morren ne duar fatet e Shqiperise pas-Osmane. Per kete: njė komision prej shtatė anėtarėsh pėrfaqėsues te gjashtė Fuqive te Medha dhe njė Shqiptar - u ngarkuan me detyren e administrimit te Shqiperise. Ky komision duhej qe tė shpėrndante “autoritetet ekzistuese”, dmth, ndėr tė tjera, Qeverinė e Vlorės, duhej tė pėrpunonte njė “Statut organik” dhe pastaj, tė organizonte njė forcė ndėrkombėtare xhandarmėrie pėr tė rivendosur rendin. Kryetari i Shqiperise do te ishte njė princ i zgjedhur drejtpėrdrejt nga Fuqitė e Medha.[9] Nė qershor 1913, trupat e fundit turke u larguan nga Shqiperia dhe vendi ishte pa ndonje qeveri reale. Qeveria e Vlorės nuk u njihte nga askush dhe diplomati francez Pol Kambon (Paul Cambon) e quante atė “ndėrmarrje austriake”[10].
    Ne kete kaos politik e social ne vend, pushteti i Shqiperise ishte ndare ne dy zona kryesore. Ai i Durresit i udhehequr nga Esat Pashe Toptani dhe ai i Vlores nga Ismail Qemal Bej Vlora. Ndersa qarku i qeverise se Vlores u perbente nga elemente pa ndonje peshe ekonomike dhe politike ne vend ne ate kohe si Mihal Grameno, Luigj Gurakuqi, Terenc Toci, Qamil Haxhifeza etj, qarku i Durresit u perbente nga aristokracia e Shqiperise se Mesme qe kishte force e pushtet tradicional ne vend.
    Ky fakt coi shume elemente te ‘qeverise se Vlores’ qe te dezertojne per “Qeverine e Durresit”, ku Esat Pashe Toptani me 12 Tetor 1913 formoi “Pleqesine e Shqiperise se Mesme” per te administruar vendin dhe per ti treguar Komisionit Nderkombetar te Kontrollit (KNK) qe po vinte per ne Shqiperi[11] – per te caktuar te ardhmen e saj – se kush ishte ne kontroll te vendit. “Pleqesia e Shqiperise se Mesme” perbehej nga personalitete si Mehdi Frasheri, Josif Bageri, Dervish Hima, Mithat Frasheri etj. Faik Konica merret gjithashtu pjese dhe ishte numri dy de-fakto i kesaj pleqesie pas Esat Pashes[12].
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Letėrsia Shqiptare dhe Mbresat e tyre!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •