Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Rreth Trupave Mbrojtese te Kosoves (TMK-s)

    KFOR-i kėrkon pėrjashtimin e 16 eprorėve nga TMK-ja

    Prishtinė, 4 korrik (KIC) - Njė komision i posaēėm i KFOR-it (apo Bordi special hetimeve, siē quhet ndryshe), i ngritur nga KFOR-i dhe UNMIK-u ėshtė duke zhvilluar hetime kundėr 16 eprorėve tė TMK-sė.

    Sipas gazetės "Zėri", bėhet fjalė pėr dy komandantė zonash, njė komandant njėsiti dhe disa oficerė tė tjerė.

    Gjithashtu gazeta thotė se kreu i KFOR-it ka kėrkuar nga komandanti i TMK-sė Agim Ēeku suspendimin e eprorėve qė janė nėn hetime.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Juve Arb sė bashku me disa tė tjerė , qė padyshim e dijnė se pėr cilėt e kam fjalėn, duhet tė shkoni e tė shkruani nė forumet serbe e skeni nevojė kėtu tė na sillni propagandė tė tyre.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Juve prej se kur shkruani kėtu vetėm kundėr institucioneve si ky I TMK-sė shkruani gjithė kohėn, dhe vetėm pėr interesa serbe gjė qė shihet fare qartė nė pothuajse ēdo shkrim tėndin. Nuk e di se pse bile e ke vėnė kėtė emėr Arb, qė ka domethėnie shumė shqipe e ėshtė shumė kombėtar.
    Edhe pse nuk e mohoj qė nė TMK si gjithkund tjetėr mund tė ketė njerėz tė mirė e tė kėqinj, por mėnyra e potencimit tė lajmeve tė tilla nga njerėz si ky i mė larti se po nuk mund ta ndyj emrin arbėror nė tė, tė tregon shumė qartė qėllimet e tija ose kundėrshqiptare me gjithė mendjen ose me marrinė e tij antikombėtare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kjo duket se eshte menyra se si i pelqen te lexosh dhe te shprehesh per mesazhet e postuara.

    Ne asnje mesazh nuk kam shprehur dicka kunder institucioneve. Nese merresh me verjen ne pah te te metave te nje institucioni (sic eshte rasti i TMK-se), nuk e besoj se kjo ka te bej me dicka kunder institucionale.

    Institucioni i TMK-se eshte i shenjte, por jo te gjithe anetaret e saj.

    Nuk kalon me shume se nje muaj qe nje Pjesetar i TMK-se te mos jete i perfshire ne dicka jo ligjore.

    Nese edhe JU, Dodoni, jeni qe te heshtet per persona te ketille atehere vertete keni te drejte se ajo qe jam duke postuar ketu na qenka kunder institucionale.

    Nuk besoj se ke nevoje te shkosh aq larg, sa edhe te merresh me etiketime se sa kombetar apo kunder kombetar tingelloj tek ju. Nuk ja vlen te analizosh persona qe as nuk ke as ide se kush jane.

    Une do te merresha me analizimin e mendimeve tuaja e jo sa kombeter apo jo kombetar jeni, shpresoj qe kete gje te beni edhe ju.

    Forumet Serbe, qe i permende, dhe cdo qe duket dhe tingellon Serbe eshte e perjashtuar nga jeta ime me vite. Nese te paska marr malli te ri-kujtosh ata duket se edhe paske adrese te sakte ku te drejtohesh.

    Fundi fundit mesazhi i mesiperm, nuk eshte shkruar nga une. Nese sheh dicka jo kombetare ne ate mesazh, drejtohu tek burimi ne fjale.

    Nuk marr ne mbrojtje gjerat qe postoj te huazuara nga burime te caktuara interneti.

    Sa per rikujtim titulli i mesiperm nuk duket, "Cdo gje kunder TMK-se," apo "I gezohem largimit te mundshem te 16 pjestareve te TMK-se," apo ndonje titull tjeter qe mund te dukej jo kombetar.

    Vete titulli, "Rreth TMK-se," duhet te te bej te mendoj se asgje negative nuk eshte duke u menduar te shkruhet ne kete teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arb : 04-07-2003 mė 20:30
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Asnjėherė nuk sjell asnjė tė arritur tė kėtij institucioni por vetėm ato kur ky institucion sulmohet ose nga serbė e tė huaj jo shqiptar ose nga shqiptar si puna e juaj qė ose e bėn me vetdije tė plotė antikombėtare pra i shitur ose nga marria antikombėtare.
    Sa pėr sqarim lexuesve tė tjerė, kėta 16 kėrkohen sepse dyshohen si anėtar tė AKSH-sė.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pasha Kurani per mu cudit me disa njerez.Po pse more bace nuk pajtohesh me realitetin ton qe e kemi ne ketu ne Kosove por kerkon te shkruhen pollavra apo te pa verteta per njerez te dyshimt.Per me pas pse te shkruash per keta njerez mendoj se kerkohen rezultate pozitive nga ata perndryshe ata jane te gjykyar nga vetvetja per deshtim e nuk eshte kjo e mete e foumasve qe paraqesin deshtimet dhe percaktimet e ketyre njerezve ne aspektin negativ.Mendoj se cdo njeri qe ia do te miren Kosoves duhet te punoj per Kosoven e jo te mbaj ate anen negative si disa njerz per te cilet po flitet e shkruhet.Ju lutem pranoni realitetin se nuk behet pune me rrena.Para tri vitesh qe vrar ne qnder te Prishtines nje nga komandantet me te permendur "murrizi"pse more athua nuk u tha asnje fjale kete vit as viteve te meparshme pas vrasjes se tij nga shoket ,bashkluftetaret e tij apo nga udhgehqesit e tij???
    Pse???
    Ju lutem merreni realitetin ashtu si eshte e jo vetem me ia mbath.
    Arb kjo eshte realitet cka ju pasqyroni,te vazhdojme me te verteten se per ndryshe do pesojm.I ligu e i keqi eshte i lig e i keq,nuk mund ta bejme te mire, kur vet rrethi i tij e bene te lig e te keq.Besoj se tek forumistat nuk mund te ket asi njerez qe perkrahin intersat serbe sa ka te disa pseudopatriot qe edhe sot e kesaj dite ne emer te patriotizmit punojne bashk me shkaun,a nuk jane faqezi ata lider te cilet shesin patriotizem e tere diten tregtojne mallin e shkaut mu ne mes te prishtines, a nuk jane faqezi ata te cilet komunikojn msheftazi ne dam te Kosoves sot me shkaun,keta jane ndihmsat e shkaut ju lutem nese jeton ketu ne Kosove e sheh realitetin e nese je diku tjeter ani...

    mani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mani : 05-07-2003 mė 06:01

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Juve o i pakuptueshėm e i pallogjikė njerėzore, se sherri i juaj dhe kėtij mentaliteti destruktiv si puna e juaj ka hequr gjithė kombi e do tė heq gjithmonė.
    TMK ėshtė njė instutucion i jonė kombėtar qė mė shumė se ēdo gjė sot nė vendin tonė por edhe kudo nė botė simbolizon shtetėsinė, pavarėsinė, sigurinė e sovranitetin mbi njė vend, dhe sharja e ofendimi i kėtij institucioni jo vetėm tek ne por edhe nė vendin mė demokratik nė botė SHBA, paguhet goxha shtrenjtė dhe dėshmon shumė qartė tendencat kundėr atij vendi.
    Unė thashė qė mund tė ketė ndonjė emėr jo tė mirė aty siē mund tė jetė emėr jo i mirė edhe vet Rugova, por kėto janė ēėshtje individėsh dhe duhet zgjidhen individualisht nėpėr gjykata, por jo tė sulmohen instutucionet tona.
    Juve edhe ju sikur ai i pari ose bėni kėtė tė paguar nga qarqet antikombėtare (duke futur edhe shprehje fundamentaliste fetare kėtu, kur jam mėse i sigurtė qė as qė e di se ēfarė ėshtė dhe ēfarė do to thotė ajo shprehje) ose nga marria antikombėtare
    . Kur nuk di mė mirė mos fol fare, qė tė mos ta shohin sherrin tė tjerėt, kurse kur nuk di e flet kundėr nesh e interesave tona kombėtare atėherė edhe duhet tė konsiderohesh ashtu siē edhe jeni.
    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Dodoni,

    Ose je duke kuptuar, dhe je duke u bere se nuk po kupton, ose nuk je duke kuptuar fare.

    Zotni, askush nuk po zhvlesh vlerat e TMK-se ketu, se paku jo mesazhet qe po te bijne ne sy.

    Ajo qe eshte postuar rreth kerkeses se KFOR-it per arrestimin e 16 pjesetareve te TMK-se, nuk do te thote se na ben ne te pa kuptueshem, ofendues dhe dashakeqes te TMK-se.

    Puna eshte se ne e shohim TMK-ne nga nje kend me i qarte, si nje objekt i paraqitur ne aksonometri e jo ne perpektive. TMK-ne duam ta shohim ashtu sic eshte dhe duhet te jete me te vertete, e jo ashtu sic nuk eshte dhe syri yne e sheh gabimisht.

    Nuk e di pse shkon aq larg, ku permend edhe gjoja shpreheje fundamentaliste. Po paraqitesh bile edhe mbrojtes i interesave kombetare - nje kombetar i vertete.

    Pikerisht, kjo paraqitje e juaj na ben te dyshojme ne ju, dhe Institucionin e Shenjte qe shihni.

    Kush na qenkeni ju te cilesoni anetaret e FSH-se si kombetar e jo kombetar. Merruni edhe pak me analizimin e vetvetes se ku qendroni pastaj drejtohuni te tjereve.

    Nuk ke pse ti qendrosh besnik "mbrojtjes" se TMK-se, sepse ju mund te jeni i fundit person qe meritoni te beni kete gje.

    Leri gjuhen poetike dhe gjoja "nacionaliste" qe perdorni, sepse antikombetarizmin qe e permend aq shpesh, na ben te mendojme se eshte dicka qe jeni duke punuar me zell dhe eshte qellimi kryesor i juaj.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    "Eshte miku ai qe te tregon se jeni ne rruge te gabuar."

    Nuk e di se e analizoni ju kete thenje?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Postuar mė parė nga dodoni
    Sa pėr sqarim lexuesve tė tjerė, kėta 16 kėrkohen sepse dyshohen si anėtar tė AKSH-sė.
    Cka na paska dicka jo kombetare ketu?

    AKSH eshte shpallur si organizate terroriste nga kryeadministratori i Kosoves, dhe AKSH-ja nuk ka as perkrahjen e Institucioneve te Kosoves.

    Prandaj, largimi i ketyre pjestareve nga TMK-ja do te ishte i drejte.

    TMK-ja duhet te krijoj emer te paster si institucion i vendit tone. Nuk ja vlejne te degjojme perfshirje te anetareve te saj ne gjera qe nuk i takojne ketij institucioni. Ata pjestare duhet ti takojne vetem TMK-se, rregullave dhe detyrave qe dalin nga ajo.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-03-2003
    Vendndodhja
    gjenev
    Postime
    43
    arb nese ti si shqiptare mendon se AKSH eshte organizate terroriste e ateher cpresim prej shtajnerit dhe serbeve.
    fytyrat jane hapur

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Postuar mė parė nga dini2
    arb nese ti si shqiptare mendon se AKSH eshte organizate terroriste e ateher cpresim prej shtajnerit dhe serbeve.
    Nuk kam shkruar se, "Une shpall AKSH-ne terroriste."

    Ka kush merret me etiketimin e saj si terroriste apo jo.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Eh telash me disa kėndej pari !

    Qė TMK-ja ėshtė institucion kėrkush nga diskutuesit nuk e mohi diēka tė tillė .
    Por qė nė TMK-ė kanė shfrytėzuar rastin qė tė hinė thij e kuēka tė tė gjitha llojeve e kalibrave edhe ajo gjė dihet .

    Qė TMK-ja duhet tė reformohet ,aty as qė ka dyshim .

    Pėrse e them kėte pėr shum arsye !!!!!!!!

    Ishte vetė Gj. Ēeku ,ai cili pėr arestimin e gj. Sali Veselit tha qė unė pėr atė njeri i fusi duart nė prush ,qė ai nuk e ka bė vrasjen e Komandant '' Drinit '' .
    Nga drejtėsia rezultoi qė vėrtet Sali Veseli nuk e ka vrarė me dorė tė vetė Komandant '' Drinin '' ,por ka qenur inicues dhe pėrpilues i asaj vrasje !

    Tjetra vendosja e drejtėsisė mbi '' grupin e Dukagjinit '' .
    Gjykimi '' grupit tė Llapit '' si pjestarė tė TMK-sė edhe kėta !

    Vrasja e pjestarit tė TMK-sė gjatė minimit tė urės nė Zveēan !!

    E tjera e tjera .............. e tjera !

    Pra sikur dihet qė tė gjithė kėta kriminelė ishin tė mbrojtur nėn ombrellėn e institucionit tė quajtur TMK-ė .

    Nė anėn tjetėr ,duke u nisur vetėm nga tė vrarit qė ishin e pėsuan dhe kėta vrasje tė bėra nga tė emėruarit mė lartė ,del pyetja :-
    A ėshtė e tė gjithė Kosovės dhe pėr gjithė tė Kosovės kjo TMK-ė ,apo vetėm e njė krahu politik dhe ate pėr tė qėruar hesape -qofshin personale dhe mė sė shumti politike .

    Pėr njerin qė mundohet ta mbulon diellin me shoshė ,se gjėja nuk bėn me e kritikuar TMK-nė ,mė duket se ky njeri akoma jeton nė kohėn e koperativave tė dullės ,kur lajmėroheshte nė lame nė Tv se plani ėshtė realizuar me 125 % ,e kur theu qafėn ai sistem , doli se sa kishin qenur ata %-dje tė planeve tė dullės .
    Ish-inistri Bufi pati thėnė atė kohė ,se Shqipėria ka bukė vetėm pėr 6 ditė .

    Njė tjetėr qė thotė se pėrse AKSH-nė e ka shpallur Stajneri organizatė '' teroriste '' , na gjėja na nuk duhet ta akceptojmė njė diēka tė tillė .
    I them se ,Po zotėrij duhet akceptuar si tė tillė dhe dėnuar ashpėr bile ,se meret me asi aorganizimesh teroriste -minime urash, minime klinikash mjeksore , kėrcėnime individėsh , organizatash ,gazetash e tjera e tjera .
    Dhe mbi tė gjitha nuk kemi nevojė pėr diēka tė tillė ( njė AKSH-ė ) deri sa ėshtė e pranuar Kombėtarisht dhe ndėrkombėtarisht TMK-ja dhe UĒK-ja e Iliridės . Se pėr ushtrinė e regullt tė shtetit Shqiptar as qė bėhet fjalė .

    Nė pėrgjithėsi nga njė matematikė e thjeshtė pėrfundimtare e veprimeve , kalkulimeve del qė :- TMK-ė +UĒK-ė +SHPK = AKSH-ė

    Kjo duket fare qartė nga postimet e dashamirėve tė krimeve !!!!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Presidenti Rugova priti gjeneral Agim Ēekun

    Prishtinė, 8 korrik (KIC) - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot komandantin Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės (TMK), gjeneral Agim Ēekun, me bashkėpunėtorėt.

    Nė kėtė takim u bisedua pėr zhvillimin e mėtejshėm tė TMK-sė dhe pėr pėrkrahjen institucionale pėr TMK-nė. Gjeneral Ēeku e njoftoi Presidentin e Kosovės pėr rrjedhat aktuale nė TMK dhe axhendėn e zhvillimit tė saj.

    Presidenti Rugova i dha mbėshtetje zhvillimit dhe profesionalizimit tė mėtejshėm tė TMK-sė, e cila do tė jetė nė gjendje t'i kryejė detyrat qė janė para saj.

    Aktualisht TMK-ja kryen detyra tė aftėsimit, tė mbrojtjes, pra detyra civle, ndėrkaq nė fazėn e ardhshme TMK-ja do tė jetė njė forcė e aftėsuar mbrojtėse e Kosovės, nėnvizoi Presidenti Rugova pas takimit me gjeneral Ēekun.

    Por, tha ai, asaj duhet krijuar kushte e mundėsi qė tė zhvillohet edhe mė tutje, pėrmes donacioneve tė ndryshme nga bota, sidomos evropiane dhe amerikane qė edhe deri mė tash kanė ndihmuar zhvillimin e saj.

    Pas takimit gjeneral Ēeku tha se me Presidentin Rugova ka pasur njė takim shumė konstruktiv.

    Ndonėse TMK-ja ėshtė e drejtė rezervuar e PSSP, megjithatė TMK-ja ėshtė institucion i Kosovės, tha z.Ēeku, dhe nė axhendėn e saj ėshtė ndėrtimi i marrėdhėnieve institucionale me tė gjitha institucionet e Kosovės.

    "E njoftova Presidentin me ecurinė e aktiviteteve nė zhvillimet e fundit nė TMK, nė veēanti me pėrpjekjet tona qė nė kuadėr tė grupit punues pėr TMK-nė tė avancojmė rolin e TMK-sė", tha gjeneral Ēeku.

    Ai theksoi se ka hasur nė mirėkuptim dhe nė pėrkrahje tė plotė tė Presidentit Rugova pėr pėrpjekjet qė bėjnė pjesėtarėt e TMK-sė dhe shpreson qė TMK-ja pėrherė do ta gėzojė pėkrahjen e Presidentit dhe tė institucioneve tė Kosovės.

    Pjesėtarėve tė TMK-sė u mbetet qė tė justifikojnė besimin qė kanė institucionet e Kosovės ndaj TMK-sė dhe nė bashkėpunim me institucionet dhe qytetarėt, tha Ēeku, do t'ia arrijnė qėllimeve tė pėrbashkta.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Harnish mirėpret qėndrimin e TMK-sė pėr pranimin e minoriteteve

    Reno Harnish nė vizitė lamtumirėse me kreun e TMK-sė, Agim Ēekun

    VETON KASAPOLLI, Koha net
    PRISHTINĖ, 10 KORRIK - Pėrfaqėsuesi i Zyrės amerikane nė Prishtinė, Reno Harnish, bėri tė enjten vizitėn e tij tė fundit zyrtare nė TMK, duke takuar gjenerallejtėnant Agim Ēekun, ku biseduan pėr tė arriturat e kėsaj strukture nė Kosovė.

    Folėm pėr arritjet qė janė bėrė pėr njė vit sa kam qenė nė Kosovė.

    Ndėr to ėshtė edhe formimi i njė grupi pėr zhvillimin e mbrojtjes civile qė i ndihmon stafit ndėrkombėtar tė punojė me TMK-nė pėr tė arritur standardet e parapara para statusit,” theksoi Harnish para gazetarėve.

    Mėsohet se ėshtė mirėpritur nga Harnish qėndrimi mjaft aktiv i TMK-sė pėr tė inkuadruar pjesėtarė tė minoriteteve nė gjirin e vet.

    Ndėrsa gjenerali Ēeku pėrveē falėnderimit pėr pėrkrahjen e Zyrės amerikane nė Prishtinė, ka kėrkuar vazhdimin e bashkėpunimit dhe ka theksuar se TMK-ja ka arritur nė njė shkallė mė tė lartė tė zhvillimit, dhe prioritetet pėr tė tashmė kanė ndryshuar.

    “Prioritet i deritanishėm i TMKsė ka qenė trajnimi, ndėrsa tani jemi nė gjendje qė prioriteti jonė i parė tė jetė puna, angazhimi, operacionet konkrete, dhe vazhdimi edhe mė tej drejt profesionalizimit”, theksoi Ēeku, duke folur pėr arritjet qė janė bėrė me ndihmėn e ShBA-sė e komunitetit ndėrkombėtar dhe nevojėn pėr angazhim tė tyre nė tė ardhmen.

    “Mendoj qė e kemi arritur njė shkallė tė lartė tė trajnimit dhe jemi nė gjendje qė detyrat e identifikuara mė parė sė bashku t’i pėrmbushim”, ka thėnė Ēeku.

    Ndėrsa pėr bashkėpunimin nė tė ardhmen, pėrfaqėsuesi i Zyrės amerikane Harnish ka thėnė se ShBA-ja do tė gjejė mėnyra tė reja pėr tė ndihmuar TMK-nė, ndėrkaq Ēeku ka kėrkuar qė kjo tė bėhet pėrmes prezencės sė IOM-it apo ndonjė organizate tjetėr.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kompanitė e ēminimit tė TMK-sė kanė rifilluar punėt nė terren Kosovė

    Nė Kosovė kanė mbetur mijėra fusha tė minuara, qė dihen, por edhe qindra fusha tė minuara qė nuk dihen nga minat dhe bombat kasetore tė pashpėrthyera. Sipėrfaqja e pastruar nga qershori i vitit 1999 deri nė fund tė vitit 2003, arrin mbi 32.679.346 metra katror, ndėrkaq numri i mjeteve tė mėnjanjuara ėshtė mbi 8300 bomba kasetore, mbi 18.860 projektile tė pashpėrthyera dhe mbi 24.578 mina tė ndryshme, ku numri i civilėve tė aksidentuar nga to, ėshtė mbi 493 veta, nga tė cilėt 118 kanė humbur jetėn.


    Pas pėrfundimit tė tė ashtuqujturės “stinės dimėrore” kompanitė e deminimit tė TMK-sė, i rikthehen punės nė terren, nė gjurmimin e fushave tė minuara dhe ēminimin e mjeteve tė pashpėrthyera qė kanė mbetur nga lufta. Ky operacion do tė vazhdojė deri nė vjeshtėn e vonė, gjegjėsisht, deri sa tė lejojnė kushtet atmosferike. Prioritet pėr kompanitė e deminimit pėr kėtė sezonė, janė kėto fusha veprimi: Gremniku, Neredimja, Gėrmia, Milaj dhe Zhubi. Pastrimin e Gremnikut po e kryejnė pjesėtarėt e Kompanisė sė Zonės sė Parė, ndėrsa, Kompania e Zonės sė Dytė tė TMK-sė po pastron nė vendin e ashtuqujtur, Milaj. Kompanitė e ēminimit tė Zonės sė Katėrt dhe tė Pestė, po pastrojnė Parkun Nacional tė Gėrmisė, ata tė Zonės sė Gjashtė dhe tė Brigadės sė Xhenios veprojnė nė Neredime, ndėrsa nė Zhub po veprojnė ēminuesit e Zonės sė Tretė.



    RTK
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Njė ushtri pėr Kosovėn?

    Raporti fundit i ICG i dedikohet tė ardhmes sė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės. Dokumenti si i tillė paraqet perspektivėn se si do tė duhej tė duket Ushtria e ardhshme e Kosovės

    Bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė vetėm disa muaj nga vendimi me tė cilin pritet qė Kosova tė bėhet shtet, por planifikimi pėr shtrirje nė fushėn e sigurisė nuk e ka mbajtur hapin. Duhet tė anashkalohet krijimi i njė shteti tė dobėt: Kosova nė tė ardhmen ka nevojė pėr institucione adekuate tė cilat do tė sigurojnė sundimin e ligjit dhe mos prekjen e kufijve tė saj, dhe qė ta luftojė krimin e organizuar trans nacional dhe terrorizmin. Elementet e rėndėsishme pėr krijimin e njė shteti tė qėndrueshėm nuk guxojnė tė tregtohen nė mėnyrė qė tė arrihet pavarėsia e Kosovės. Njė komponent kyē pėr strukturat e sigurisė pas-pavarėsisė do tė duhej tė ishte njė ushtri e ndėrtuar nga njė pjesė e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės (TMK), e orientuar nė misionet paqeruajtėse ndėrkombėtare dhe subjekt i kontrollit dhe pėrkufizimeve strikte tė NATO-s nė lidhje me madhėsinė dhe mundėsitė e saj nė vitet e para tė sajUshtria e re duhet tė ketė uniformat nė stilin e ushtrisė sė SHBA-ve dhe ushtrive evropiane, tė dallohen nga uniformat e TMK-sė dhe uniformat e tjera me konotacione nga historia mė e re lokale, dhe tė ketė simbole tė cilat janė etnikisht neutrale, thuhet nė raportin mė tė ri tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG) te titulluar “Njė ushtri pėr Kosovėn?”.

    Raporti vlerėson se nė Kosovėn e pavarur nevojat pėr siguri janė tė qarta. Asaj (Kosovės) i duhet stabiliteti i brendshėm dhe siguria nga sulmet e jashtme, por nė njė kohė paqeje nuk duhet tė jetė njė kėrcėnim pėr fqinjėt e saj. “Strukturat ekzistuese formale tė sigurisė duhet tė vihen nėn kontrollin e institucioneve tė reja tė qeverisė demokratike. Pakicat kombėtare duhet tė mbrohen, tė mos kėrcėnohen, nga strukturat shtetėrore tė sigurimit. NATO do tė duhej tė pėrgatitej qė t’i mbajė paqeruajtėsit e KFOR-it nė kėtė shtet pėr njė periudhė tė gjatė me qėllim te ofrimit tė mbrojtjes sė jashtme, dhe qė tė kontribuojė nė stabilitetin e brendshėm, t’i pėrballojnė shtypjes pėr reduktim tė trupave dhe nė fund qė tė shpėrbėhen para se marrėdhėniet e shtetit tė ri me Serbinė tė normalizohen plotėsisht dhe qė tė dyja shtetet tė bėhen anėtare tė Partneritetit pėr Paqe,” thuhet nė raport.

    Mė tutje nė raport thuhet se njė ushtri e vogėl zyrtare, e zhvilluar nėn mbikėqyrjen e NATO-sė, ėshtė mjeti mė i qėlluar, nė mėnyrė qė tė bėhet edhe demilitarizimi i shoqėrisė dhe qė t’i mundėsohet Kosovės tė hyjė nė aranzhimet kolektive regjionale tė sigurisė, tė cilat janė ēelės pėr njė demilitarizim tė qėndrueshėm dhe siguri. ICG pohon se nėse menaxhohet mirė, njė ushtri mundet tė krijojė njė identitet stabil, multietnik ose sė paku neutral pėr shtetin e ri. Nė raportin e tij, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave jep edhe rekomandimet e veta pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, e cila sipas tij duhet qė Grupi i Kontaktit, Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara dhe Zyra e tė dėrguarit special tė KB-ve pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės (UNOSEK) duhet qė pėrcaktimin pėr statusin final ta fusin brenda njė kornize e cila e lejon qė Kosova ta krijojė ushtrinė.

    NATO, sipas kėtyre rekomandimeve duhet qė brenda pėrcaktimit pėr statusin final tė Kosovės ta paraqesin njė aneks ose ndonjė formė tjetėr legale apo njė marrėveshje tjetėr politike e cila cakton hapat qė duhet tė merren pėr tė zhvilluar njė forcė mbrojtėse pėr Kosovėn, tė limituar nė numėr dhe kapacitete- me jo mė shumė se 3.000 pjestarė, pa tanke, artileri tė rėndė, raketa tokė-tokė, apo aviacion luftarak pėrderisa Kosova dhe Serbia mos t’i bashkėngjiten programit tė NATO-sė tė Partneritetit pėr Paqe. GNK rekomandon qė NATO duhet ta shohė TMK-nė si burim tė parė pėr personelin e ushtrisė sė re dhe nuk duhet t’i shkarkojė para se ta krijojė strukturėn e re.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •