Vetem disa qindra metra pasi kishte kaluar lirshem piken jugore te kalimit kufitar, mjeti i tonazhit te rende, i mbushur me municione dhe arme automatike, u kap nga policia greke. Ishin armatim i grabitur me '97 dhe "furnizimi", u krye ne Elbasan

Nje kamion i mbushur plot me arme dhe municione luftarake, ka kaluar dje fare lirshem kufirin shqiptar, pa u shqetesuar aspak nga autoritetet tona doganore. Por vetem disa qindra metra ne brendesi te tokes greke, ai ka rene ne "kthetrat" e patrioteve te tij blu. Joanis Almiraitis, 45-vjec nga Kreta e Greqise, ra ne prangat e policise mengjesin e djeshem pasi hyri ne territorin helen me nje sasi prej rreth 500 mije fishekesh per arme automatike model 56 dhe disa arme zjarri, kallashnikov. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme te Greqise. Sipas tyre, autoritetet greke ndaluan ne piken doganore te Kakavijes nje maune e cila sillte nga Shqiperia 500 mije fisheke. Shoferi grek i maunes, po mbahet ne arrest dhe do t'i percillet sot prokurorit. Maunia kishte mberritur dje nga Shqiperia, e ngarkuar me 23 tone qymyrdruri dhe ngjalli menjehere dyshimet e autoriteteve, te cilet ishin sinjalizuar, se do te tentohej kalimi i nje sasie fishekesh e armesh. Shoferi nuk kishte pranuar te hapte karrocerine e automjetit me argumentin sipas tij, se mund te derdhej ngarkesa e qymyrdrurit. Me ndihmen e qenve te specializuar per gjetjen e municioneve, dje ne mesdite u zbuluan fisheket, te futur neper arka metalike dhe te fshehura ne mes te sasise se qymyrgurit. Sipas autoriteteve greke, fisheket jane pjese e municioneve te grabitura nga depot ushtarake gjate trazirave te 1997-s ne Shqiperi. Nderkohe policia e Gjirokastres, ka thene se behet fjale vetem per 5 mije fisheke te kaluar ilegalisht. Burime te policise shqiptare te Kakavijes bene te ditur se, "policia greke e kesaj dogane bllokoi dhe sekuestroi rreth 5 mije cope fisheke dhe nje numer te papercaktuar arme automatike ne nje maune me targa greke. Sipas burimeve te mesiperme, maunia me shofer grek Joanis Almiraitis ishte ngarkuar ne qytetin e Elbasanit me qymyr druri dhe ishte plumbosur ne doganen e ketij rrethi". Ngarkesa e mesiperme duhet te dergohej ne nje nga qytetet e Greqise. re.rretheve