SI I “MASHTROI” KARIQI 50 GRATĖ E FATOS NANOS NĖ BEOGRAD?!


25 mars 2003 / Kujtim Konushefci*


Zėnia e proceseve demokatike dhe transicionale nė frymėn integruese dhe globalizuese rajonale benda 13-vjeēarit tė fundit, nė mėnyrėn mė tė frutshme, ka lėshuar shtat dhe po rritet nė “oazėn e gjelbėr” tė “fatosave” tė Fatos Nanos. Nė planin e transfomimit tė logjikės sė ndryshkur tė tregut tė lirė, Shqipėria e “demokratizuar” e Fatos Nanos, ka arritur suksesin mė tė madh nė Ballkan. Ndėr degėt kryesore tė shoqėrisė sė “industrializuar” shqiptare, shquhen industria e trafikimit tė njerėzve, eksporti i prostitucionit, krimi dhe korrupsioni i organizuar me bandat mafioze tė nėntokės shqiptaro-ballkanike, tė mbėshtetura drejtazi dhe tėrthorazi nga klanet, grupet dhe klika e regjimit socialist tė Fatos Nanos. Fatkeqėsisht, kėtė indeks tė “progresit ekonomiko-demokratik” tė Shqipėrisė sė komanduar nga socioxhugashvilėt e Fatos Nanos, lexuesi mund ta gjejė nė tė gjitha raportet e statistikave tė organizatave dhe tė institucioneve kompetente qeveritare dhe joqeveritare ndėrkombėtare. E dhembshme, dhe tragjike kjo, pėr ēdo shqiptar, qė ka gjak dhe ndėrgjegje shqiptari, por me tė vėrtetė, e trishtueshme dhe, krejtėsisht denigruese pėr kulturėn, historinė dhe virtytet e larta tė traditės kombėtare shqiptare.

Si nė aspektin e njerėzores, kombėtares, ashtu edhe nė atė tė shtetėrores, tė gjithė parametrat e deritashėm tė periudhės 13-vjeēare tė transformimit ekonmiko-shoqėror dhe politik nė Shqipėri, nuk pasqyrojnė asnjė element esencial tė pėrmbajtjes sė demokracisė sė mirėfilltė. Pėrkundrazi janė reliktet mė infektuese dhe tė pashėrueshme dekadente tė shoqėrisė shqiptare. Pėr mė tepėr, tė gjitha sėmundjet dhe plagėt importuese tė kėsaj gjendjeje tė mjerueshme ekonomike dhe politike 13-vjeēare tė Shqipėrisė, janė pasqyra mė origjinale e qeverisė dhe e pushtetit tė brishtė socialist tė “fatosave” xhugashvilė tė Fatos Nanos, dhe tė demokratėve “ bashibozukė “ tė Salih Berishės. Pavarėsisht nga “urrat demeokratike gojėshqyera” tė kėtyre dy regjimeve tė ashtuquajtura demokratike dhe socialiste, kėto pėrgjegjėsinė para historisė dhe popullit e ndajnė “fifty-fifty” pėr stagnimin 13-vjeēar tė Republikės sė Shqipėrisė nė tė gjitha poret e qenies sė saj jetėsore.

Si mund tė shpjegohen dhe tė justifikohen faktet qė, njė vend, i cili nuk ka pėrjetuar kurrfarė lufte as agresioni, sikurse qė ishte rasti me Kosovėn martire, tė mos e bėjė asnjė hap pozitiv drejt pėrmirėsimit tė standardit jetėsor tė popullit, tė gjendjes sė pėrgjithshme ekonomike dhe politike tė vendit sipas mbėshtetjes dhe ndihmave tė shumta financiare nga jashtė. Me tė drejtė popullata e varfėr dhe e braktisur shqiptare pyet, ēfarė ndodhi, dhe nė xhepat e kujt pėrfunduan tė gjitha ndihmat dhe kreditė e marra nga institucionet e ndryshme ndėrkombėtare gjatė kėtij 13-vjeēari? Mos vallė tė gjitha ato, dhe investimet e tjera janė tė destinuara vetėm pėr “fatosat” e Fatos Nanos dhe klaneve tė tij mafioze, apo jepen nė emėr tė ndėrtimit dhe tė zhvillimit tė Shqipėrisė? Natyrisht, se tė gjitha ndihmat qė akordohen nga jashtė, pavarėsisht nga forma e aranzhimit tė tyre, ato nė radhė tė parė jepen pėr ta ndihmuar popullin, duke i siguruar atij kushte tė domosdoshme tė ekzistencės dhe tė prosperitetit jetėsor brenda kufijve tė vet shtetėrorė, e jo qe 13 vjet, tė lihet nė mėshirėn e kohės me strajca nė krahė “as i gjallė, as i vdekur”, duke u shpėrngulur pėrditė nė Greqi, nė Itali, nė Eropė, nė Amerikė dhe nė Australi.

Sado regjimi “demokratik” socialist i Fatos Nanos le tė thirret nė sloganet e projekteve integruese-globizuese ballkaniko-evropiane, efektshmėria e tij e deritashme nė kuptimin e demokratizimit dhe tė reformave ekonomike shoqėrore nė Shqipėri ėshtė nėn zero, dhe katastrofike jo vetėm nė krahasim me shtetet e sapoformuara tė Evropės Juglindore, por edhe nė krahasim me pushtetin monarkik tė Ahmet Zogut dhe, tė pushtetit popullor socialist tė Enver Hoxhės.

Si “fatosat” e Fatos Nanos, ashtu edhe demokratėt “bashibozukė” tė opozitės sė Salih Berishės, duhet tė mbledhin mendjen njėherė e pėrgjithmonė, se shteti nuk ndėrtohet me ndihma tė pambaruara humanitare, me ideologji tė perėnduara, me manipulime, me premtime boshe tė demokracisė, vetėm duke e fajėsuar herė Ahmet Zogun, e herė Enver Hoxhėn, e populli tė lihet nė skėterrė pa punė, pa bukė, pa strehė, pa ujė, pa siguri, dhe pa gjėrat mė elementare tė jetesės, duke marrė botėn e mėrgimit nė sy. Kjo mynxyrė e popullit shqiptar, nuk ka ndodhur as nė kohėn e Ahmet Zogut, as tė Enver Hoxhės, pavarėsisht se ēfarė kanė qenė sistemet e tyre shtetėrore.

Gjėrat qė kanė kaluar, duhet t’u lihen pėr vlerėsim historianėve dhe historisė, e jo me to tė merren matrapazėt, batakqinjtė, sharlatanėt, mafiozėt, kriminelėt e tė gjitha ngjyrave tė “shtresės sė shėndoshė” shoqėrore-pjellės dėshtake tė politikave “demokratike” tė regjimeve nanoiste dhe berishiste. Duhet ta kenė tė qartė “akrobatėt” e Nanos dhe tė Berishės se, historinė, as politikėn e njė shteti nuk mund ta “notojnė” argatėt mėditės tė asnjė politike ditore. Nė rastin mė ekstrem, ata mund tė jenė vetėm shėrbėtorė dhe “bodyguard” tė pėrkoshėm lojalė tė politikės sė pėrkohshme, siē ėshtė kjo e Fatos Nanos, dhe tė “shkyejnė ndonjė asht” nė kurriz tė popullit.

Tanimė, populli ėshtė ngopur me mashtrime, rrena dhe improvizime tė politikės sterile demokratike tė xhugashvilėve tė shtirur tė Fatos Nanos. Janė plot 13 vjet tė humbura, trembėdhjetė gjenerata tė humbura pa jetė normale dhe ardhmėri tė sigurt. Jetojnė “sot pėr nesėr”. Nė stihinė e kohės demokratike:”a do qymyr zotni”? Jetojnė me ėndėrra pėr t’u degdisur nė “dhena tė huaja”. Jetojnė me shpresa tė thyera, se njė ditė tė bardhė, demokracia, do tė troket edhe nė dyert e kasolleve tė tyre tė harruara, duke pritur ēastin vendimtar, tė shkundjes nė themel tė durimit, tė skamjes, tė mjerimit, tė shfrytėzimit, tė degjenerimit, tė shkatėrrimit tė kombit dhe tė shtetit nga zogoria xhugashviliane socialiste e “fatosave” tė Fatos Nanos dhe tė kamarilės sė tij “demokratike” antipopullore.

Me gjithė tragjikėn ekzistuese, tė cilėn ėshtė duke e pėrjetuar Shqipėria, politika e Fatos Nanos ėshtė pėrqėndruar nė objektiva tė tjera “prioritare”, qė nuk kanė tė bėjnė fare me “ temat sociale” tė Migjenit, tė Andon Z.Ēajupit, tė Fan S. Nolit etj., kur ėshtė fjala pėr mbrojtjen e interesave jetike tė qenies sė pėrgjithshme shqiptare, por me normalizimin e marrėdhėnieve diplomatike ndėrshtetėrore me vendet fqinje sllave. Kėtė “strategji” afatgjatė antishqiptare, e dėshmojnė edhe pėrpjekjet e fundit tė qeverisė sė Nanos, qė Serbia+Mali i Zi sa mė parė tė pranohet nė Kėshillin e Evropės. Kėtė potez tė “ qėlluar” tė diplomacisė sė Fatos Nanos, nuk i ka shkuar ndėrmendė ta bėjė as “nėna rusi” e Sėrbisė, e lere mė ndonjė shtet fqinjė i saj sikurse ėshtė Shqipėria me “zorrė nėpėr kėmbė”, pa e zgjidhur asnjė problem tė shqiptarėve tė sakatosur nėn kurorėn e kolonializmit sllav.

Mirėpo, shikuar nė retrospektivėn historike, ky potez i politikės sė qeverisė sė Fatos Nanos, si dhe potezat e saj tė mėparshėm, qė Serbia me procedurė tė shkurtėr tė riintegrohej nė “gjirin” e bashkėsisė ndėrkombėtare, mund tė “justifikohet” vetėm nėse mbajmė parasysh kėto dy fakte: (1)Ky ėshtė “kthimi i borxhit tė vjetėr” Sėrbisė, sepse ajo sė bashku me “motrėn” e saj Greqinė, mė 1920, nė mėnyrė demonstrative dhe tė egėr, patėn mgulmuar qė Shqipėria tė “pranohej” nė Lidhjen e Kombeve. (2) Mirėnjohja pėr “gostitjen” e 50 grave tė Shqipėrisė nė Podgoricė dhe nė Beograd nga ana e kryetarit tė Shoqėrisė sė Industrialistėve tė Serbisė+Malit tė Zi, Bogolub Kariq.

Sa politika e qeverisė sė Fatos Nanos ėshtė e lidhur ngusht me Beogradin, kėtė e vėrtetoi edhe “ekskursioni politik” i 50 grave tė Shqipėrisė, tė cilat me rastin e Ditės sė 8 Marsit, 2003, ishin mysafire tė miliarderit serb, Bogolub Kariq nė Beograd dhe nė Podgoricė. Edhe kjo “ndjenjė solidarėsie” ėshtė shprehje e kuptimit tė thelbit tė integrimit-vėllazėror dhe miqėsor rajonal. Aferim!

Meqenėse gratė shqiptare tė Kosovės, as tė Kosovės Lindore, as tė Iliridės,as tė Malit tė Zi pėr 100 vitet e shkuara, asnjėherė nuk iu ka shkuar mendja, qė 8 Marsin ta festojnė nė kryeqytetin e “tyre” nė Beograd, por gjithmonė kanė ėdėrruar qė atė ta kremtojnė sė bashku me motrat e tyre nė kryeqytetin e Shqipėrisė Nėnė, nė Tiranė, (pėr ēka edhe janė vrarė, janė burgosur dhe persekutuar nė format mė ataviste sikurse nė gjenocidin e fundmė nė Kosovė mė 1998-1999), kėtė pėr turpin e tė gjithė shqiptarisė, e bėnė 50 gratė “kėshilltaret” e Fatos Nanos, me 8 mars 2003. Ky turp nuk mund tė arsyetohet nė asnjė mėnyrė, madje as nga “politika demokratike” antishqiptare e Fatos Nanos, e cila mban pėrgjegjėsi direkte pėr akt tė shėmtuar amoral. Nė vend se kėto 50 gra tė Fatos Nanos t’ i vizitionin dhe t’i ngushėllonin motrat e tyre kosovare nė Pejė, nė Gjakovė, nė Prizren, nė Prishtinė, nė Ferizaj, nė Kaēanik, nė Llap dhe nė Drenicė pėr bijėt dhe bijat e tyre tė maskaruar nga kama barbare sėrbomalazeze ēetnike e agresionit dhe hollokaustit tė Serbisė, ato pa e vrarė kokėn fare, siē thotė populli “bishtin ndėr kėmbė”, me aeroplan dhe, nė rexhi tė Bogolub Kariqit, pėrfundojnė marshrutėn e tyre nė Beograd dhe nė Podgoricė, duke i vizituar disa kisha dhe manastire serbe. Qė ky turp tė popullarizohet edhe mė shumė nė kuptimin e integrimit tė bashkim-vėllazėrimit, me rastin e gostitjes sė tyre nė vilėn “Jelena” nė Beograd, sė bashku me to dhe me nikoqirin e tyre Bogolub Kariq, 8 Marsin 2003, e feston edhe ambasadori i Shqipėrisė nė Beograd, Petrit Bushati. Kėsaj pune tė ligė dhe, tė papritur si “reja pėr sė kthjellti” pėr moralin dhe dinjitetin shqiptar, nuk mund t’i lidhet kryet ndryshe, veēse me fjalėt, prapė popullore: “luaje macė kryet e buallit”. Mė i afėrt na doli Beogradi e Bogolub Kariqi, sesa Prishtina e heroi Adem Jashari(!).

Edhe pse, organizatori Bogolub Kariq me bashkėpunėtorėt e tij iu kishte lėnė “mbresa tė pashlyera” 50 grave tė Fatos Nanos, me rastin e 8 Marsit, pėr shkak se ato nuk kanė pasur njohuri, duhet t’i pėrkujtojmė se, Bogolub Kariqi sė bashku me vėllain e tij, kanė qenė njė nga magnatėt kryesorė tė kontrabdanimit me armė, dhe tė financimit tė luftės sė okupatorit serb nė Kosovė. Bogolub Kariqi ka qenė edhe ėshtė dora e djathtė e regjimit gjenocid tė Serbisė, tė kryer nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė. “Zoti” i vėllezėrve kariq, ka qenė kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviqi, sepse ligjet e xhunglės sė regjimit tė tij, kanė bėrė tė mundur, qė ata prej dy vagabondėve analfabetė, tė konvertohen nė “biznismenė” tė njohur tė Serbisė. Krijimi i kompanive, i institucioneve menaxhuese, dhe i shoqatave tė ndryshme nga kariqėt, nuk ėshtė vepėr e tyre e drejtpėrdrejtė, por e mesijes sė tyre, Sllobodan Millosheviqit.

*Autori ėshtė magjistrant i shkencės sė estetikės.