Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    A ju kujtohet viti 1996?

    Ashtu si shtate vjet me pare, shoqeria dhe ekonomia sot, po jetojne nje situate parapiramidale. Korrupsioni moral dhe financiar ka prekur cdo nivel dhe frikshem po rrezikon serish bazen e sistemit demokratik. Paralajmerimi i OSBE per trazira dhe perse nuk duhet ta shohim me ankth dhe frike, ngjashmerite e vitit 2003 me ate te piramidave.


    Plot shtate vjet me pare ne maj 1996, pas zgjedhjeve te dhunshme, te manipuluara dhe te braktisura, edhe atehere dollari ishte ne shifrat e ulta, qe jane edhe sot. Nje dollar shkembehej me pak me shume se 100 leke. Policia kishte marre frenat ne dore se bashku me sherbimet sekrete qe pergjonin cdo bisede dhe cdo njeri qe kishte vullnetin e deshperuar te thonte me ze te larte te verteten. Politikane dhe deputete rriheshin ndersa protestonin ne shesh per te drejta qe thonin se u dhunoheshin. Por ata qe ishin ne pushtet ne vitin 1996, nuk pyeten me per asgje. As te respektonin pakicen, as lirine dhe te drejten e protestes. Bile qeverisja e atehershme nuk pyeti me, as per raportet e vezhguesve te huaj. As te BE, as ata amerikane, bile as te vezhguesve te OSBE. Atehere vezhgues te ODHIR, qe paten kerkuar perseritjen e zgjedhjeve, u kercenuan me perzenie nga Shqiperia. Anketime nderkombetare per lirine e shtypit, e radhisnin Shqiperine me Bjellorusine ndersa presidentin e atehershem - qe ishte edhe lider administrativ i padiskutueshem i vendit - e radhiten ne listen e armiqve te shtypit dhe fjales se lire, se bashku me Fidel Kastron dhe Lukashenkon. Ekonomia ecte ne binaret iluzive te mireqenies piramidale, ndersa te gjithe rrinim ne kafe, diskutonim rritjen e perqindjeve ne piramida, dhe kush kishte fatin te kishte depozite te vjeter tek Alimuca, i mburrej shokut ne tavoline: "A e pe reklamen e VEFA te Formula 1?" Dhe askush nuk mendoi me per votat e shkelura dhe te vjedhura.

    Ishte periudha pre-piramidale. Vetem nente muaj me vone gjithcka u permbys. Te gjithe paralajmerimet e dhena nga institucionet nderkombetare, dhe nga zerat e brendshem te protestes nuk u degjuan, aq me shume nga ata qe kishin ne dore te bllokonin gjerat te mos ndodhnin.

    Gjashte vjet me vone situata nuk eshte edhe aq e ndryshme. Nje deputet i njohur socialist, por edhe specialist i financave dhe viktime e luftes se brendshme politike ne gjirin e Partise Socialiste zoti Anastas Angjeli para dy muajsh, ne nje mbledhje te tensionuar te Komitetit te Pergjithshem Drejtues te PS perseriti kobshem te njejtin paralajmerim: "Po jetojme nje periudhe parapiramidale". FMN, Banka Boterore, Departamenti i Shtetit, Bashkimi Europian, jane sot me te shqetesuar se kurre per ate qe po ndodh ne Shqiperi. Te gjithe parametrat normale te nje shoqerie demokratike, jane vene ne dyshim. Me dyshim shihet shtrirja e frikshme e krimit te organizuar ne te gjitha fushat e vendit, biznes, politike, ekonomi deri edhe media. Me shqetesim po vleresohet niveli i larte i korrupsionit. Parametrat ekonomike dhe gjendja e buxhetit te shtetit po japin shenjat e nje krize te thelle. Inflacioni po rritet ne menyre galopante, duke sjelle ulje te fuqise blerese, pra rritje po aq te shpejte te varferise ne vend. Por ne plan te pare te pakuptueshme, cmimet e shtepive kane kapur shifra astronomike, qirate e ambienteve dhe krahu i punes jane shtrenjtuar, cka ka sjelle largimin e investitore te cileve u konvenon me mire te investojne ne Londer apo Paris. Nderkohe ulja e fuqise blerese normale ka rene, cka ka sjelle edhe situaten me absurde ndonjehere ne historine e nje ekonomie kapitaliste. Ekonomi kapitaliste qe funksionon ne baze te rregullit te arte te kerkeses qe ngrihet dhe ofertes qe bie apo anasjelltas, por qe ne Shqiperi eshte deformuar ne nje karikature te dhimbshme ku edhe kerkesa edhe oferta kane rene. Biznesi vendas dhe ai i huaj jane vene perballe nje fushate te papare tatimesh - ose figurativisht tatime te jashtezakonshme - te cilat u kerkohen te paguhen paradhenie, si tatim mbi fitimin (TVSH), mbi nje fitim qe ende nuk e kane marre dhe nuk e kane te garantuar keshtu se do ta kene. Protestat kane perfshire thuajse te gjitha shtresat e popullsise. Ato jane te vogla dhe te paorganizuara, por tani ne rruge shikon te gjitha shtresat e popullsise, qe nga nxenesit e shkollave qe duan klasa me ajer, nga te perndjekurit qe duan hakun e ngrene nga vitet e persekutimit, sindikatat qe kerkojne rritje rrogash, pensioniste te parruar dhe te papaguar. Banore te palegalizuar, pronare te shpronesuar, qe ndeshen tanime edhe me policet me uniforma anti-proteste, qe dhunen nuk po ia kursejne me as deputeteve me imunitet (ju kujtohet viti 1996?).

    Jane protesta te palidhura me njera tjetren, pervecse nga perballja gjithnje e me e shpeshte e njerezve me shtetin dhe organet e tij te dhunes. Befas nje paralajmerim i kobshem i OSBE ne Vjene se Shqiperia rrezikon trazira sociale, ishte shenja me serioze se ngjashmerite e majit 2003 me majin e vitit 1996, nuk ishin thjesht asosacion psikologjik kolektiv i shqiptareve. Fatkeqesisht ky raport i cili u ndoq afer nga gazetare te televizionit shteteror shqiptar, erdhi i deformuar ne ekranin e vetem qe ka statusin publik, kjo sepse edhe ky ekran vazhdon te vuaje nga e njejta sindrome e vitit 1996, ajo e shtremberimit te te vertetes, dhe venies me militantizem ne sherbim te qeverise. Gjithsesi ngjashmeria me vitin 1996, eshte kapercyer se paku ne kete pike. Korrupsioni moral dhe financiar ka prekur tashme median private, e cila gjithnje e me ne kor po hesht perballe nje realiteti qe shpejt do ta zere edhe ate vete brenda. Fatkeqesisht kete radhe, thirrja per te perzene OSBE, erdhi pikerisht nga shtypi privat. Megjithate paralajmerimi i Vjenes nuk ka rendesi nese e kane degjuar te gjithe. Ashtu si me 1996 rendesi ka qe kete paralajmerim ta degjojne ata qe mund ta parandalojne perseritjen e atij viti te kobshem. Por a valle po degjon njeri?

    Ne fakt po degjojne, por nuk duan te reagojne. Keshtu te pakten ligji per pronat, debati per te perndjekurit, ai i legalizimit, po ndeshin ne kryenecesine e strukturave qeveritare, qe me arrogance po refuzojne edhe te ulen e te bisedojne me palet e interesuara. Ndersa ne vitin 1996 ekonomia po rreshqiste mbi akullin e holle te piramidave financiare, sot ajo me koshience po drejtohet ne nje treg te deformuar, ku me ndergjegje te plote po favorizohet racketeering, presioni, shantazhi, bllokimi, favorizimi. Ku disa po fitojne miliona dollare persa kohe paguajne zarfin e duhur ne vendin e duhur. Dhe nese nuk e bejne kete, perballen me te gjitha uniformat e mundshme, derisa te binden e te dorezohen. Dhe tani nuk kursehet me askush. Bile po sulmohen edhe nderkombetaret, qe duket jane me te shqetesuar se ne se cfare po ndodh ne strehen tone. Keshtu pervec shkrimeve te sponzorizuara per largim te OSBE, kane filluar edhe letrat anonime ne Uashington per shembull, ne zyrat e Bankes Boterore, ku se fundmi sfera te larta qeverisese shqiptare, kane kerkuar shkarkimin e kryetarit te misionit te kesaj banke ne Tirane me pretekstin se "eshte i paafte, apo merret me thashetheme".

    Dhe serish, ashtu si ne vitin 1996, kobshem po afrojne zgjedhjet e tetorit. Edhe ato lokale. Ne vitin 1996, ato u zhvilluan perballe nje opozite te demoralizuar, te braktisura nga vezhguesit e huaj, qe tashme verdiktin e tyre e kishin dhene qe ne maj per largimin nga pushteti te nje partie qe kishte vjedhur votat. Raporti i OSBE, nje institucioni teper kritik prej vitesh per Partine Demokratike dhe liderin historik te saj Berisha, kete radhe ishte krejt tjeter. Tashme PD dhe lideri i saj vleresoheshin qofte per ndryshimet ne qendrimet politike, heqjen dore nga dhuna dhe respektimi i institucioneve demokratike, por edhe per rolin ruajtes te tyre, te lirise se shprehjes dhe te rregullave te lojes. Duke hequr ndoshta skepticizmin e fundit kolektiv ndaj paragjykimeve te komunitetit nderkombetar, per nje ndryshim te mundshem pushteti ne Shqiperi. Ose thirrja me e qarte se ardhja ne pushtet e PD, me shume sesa per te huajt, duhet te konsiderohet normale per vete shqiptaret. Ose arsyeja e vetme, se jo te gjitha ngjashmerite e vitit 2003 me vitin 1996, jane per tu marre me frike dhe me ankth.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    raku
    i/e ftuar
    nuk behet me shqiperia si ne 97'!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    60
    I lutem zotit qe te mos e ktheje me mbrapa ate faqe te kalendarit shqiptar.
    Nuk mundem te humbas njerez te tjere te zemres.
    E sotmja, mesim i se djeshmes:
    E nesermja, mesimi tjeter

  4. #4
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    A ju kujtohet viti 1997?

    Ehh vite te shkuara kur labet ngrinin tre gishtat per te treguar se qeverine do ta marrin shovinistet.
    Po ashtu ai vit kur u hapen depot ushtarake, u vrane me mijera, u dogjen biblioteka, ndermarje, gjykata, arshiva te rendesise historike, deshirohej ti shpallej lufte pjeses tjeter te Shqiperise dhe sa e sa te tjera.
    Ky shovinisti qe ka hapur temen, duket ne surrat se kush eshte dhe sa nacionalist dhe patriot eshte.
    Edhe keta tropojanet qe drejtojne forumin patriote e nacionaliste jane por per sa kohe te kete shembellyra te tilla qe shkruajne ne kete menyre, edhe keta do shkojne anes zallit i palare.
    Ja ku e keni shovinistin i cili ne vend qe te thote te verteten e te vertetave, tall edhe anetaret duke u kujtuar se duhet te jene te urte ashtu sikur shkruan Frrok Cupi ne gazeten e sotshme "Koha Jone"
    Ja pra edhe ky shovinist ne kete forum ka mbire si "ferra prane rrushit" dhe rrushi thote qendro qendro se ti ferra nuk me demton .
    Nuk besoj te jete me shume se 20 deri ne 30 vjec por ky duket qe po brumoset (ne mos qofte brumosur )ashtu si ata kooperativistet me te dalluar me tesere partie dhe me pushtet.
    E pra ai vit ishte vit i Zi jo vetem per ne lalucet por edhe per labet, per camet, per verioret e tere shqiptaret ku ishin dhe ku nuk ishin.
    Duhet te kuptoni se qeveria e "malokut" Berisha nuk duhet te vije ne pushtet per aq kohe sa ne shovinistet duhet te jetojme.
    Ju lutem kujtoni vitin 1996, me falni vitin 1997.
    Kjo eshte propaganda qe u duhet kushtuar koperativisteve.
    Jam plotesisht dakort me temen ne fjale.
    Le ta marrim te mireqene talljen e ketyre shovinisteve ne kete forum te nderuar por me disa keshtu shovinistovica te vegjel.
    Jam cam por edhe shqiptar edhe grek.
    Rrofte Shovinizmi ju kerkoj ndjese shqiptarizmi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61
    o zot ishalla nuk behemi me ashtu siq kemi qene ne 1996....
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

Tema tė Ngjashme

  1. Ju kujtohet festivali: Hollywood 12
    Nga Davius nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-05-2017, 15:43
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Kujtohet vrasja nė kufi e 17-vjeēarit shkodran
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 21:11
  4. Tė Premteve gjatė kreshmeve - Udha e Kryqit, nė Kishen Katolike.
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 29-03-2009, 15:53
  5. Te kujtohet..?
    Nga Seminarist nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-06-2002, 03:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •