Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    2004 misioni Hilari

    Xhorxh Bush ngjan i pathyeshem. E megjithate republikanet i druhen ish Zonjes se Pare. E cila tani se fundmi ka shkruar nje liber me kujtime. Dhe qe ngjan e vetmja ne gjendje per te sfiduar presidentin.

    Nga Enrico Pedemonte, New Jork


    Mjaft me Hilarin! Tani duhet ta ndalim. Buletini i fundit i "Republican Presidential Task Force", i cili nxit mbledhjen e fondeve ne favor te Xhorxh W.Bushit per fushaten zgjedhore te vitit 2004, mban nje titull kryesor te papritur. Letra, e shperndare neper dhjetra mbeshtetes te partise republikane, nenvizon mes rreshtave rrezikun e mundesise se zgjedhjes per ne Shtepine e Bardhe te ish Zonjes se Pare. Kryetari i Task Force, Xhorxh Alen, nje senator republikan i Virxhinias, shprehet: "A jeni gati per nje ere te re Klinton ne Uashington? Ka shume gjasa te ndodhe. Por vetem nese ju do e lejoni nje gje te tille". E megjithate, emri i Hilari Klintonit nuk gjendet ne listen e nente kandidateve demokrate, te cilet do sfidojne presidentin aktual te Shteteve te Bashkuara. Alen shpjegon: "Ne partine demokrate, senatorja Klinton, e cila luan nje rol te dores se pare per mbledhjen e fondeve, eshte ideologu kryesor dhe eshte zeri me i degjuar i levizjes opozitare ndaj presidentit Bush. Nese republikanet nuk do te marrin masa te menjehershme per ta ndalur, Hilari Klinton do te vazhdoje te ece perpara pa hasur pengesa dhe ne kete menyre ne do te behemi deshmitare te lindjes se nje ere te re Klinton, edhe me liberale se era e meparshme". Per ta shmangur kete mundesi Alen i kerkon 120 dollare cdo perkrahesi. Synimi: mbledhja e 200 milione dollareve te nevojshem per fushaten e ardhshme "per te luftuar kunder shume milione dollareve qe Hilari po i mbledh nga financuesit e pasur liberale".

    Thirrja e Alenit mberrin disa dite pasi botuesi Simon & Schuster beri te ditur daljen nga botimi te "Living Story", liber ne te cilin Hilari tregon mbi tete vitet e kaluara ne Shtepine e Bardhe perkrah te shoqit Bill. Ka qene ndoshta interesimi i ngjallur nga ky njoftim, ai qe i shtyu republikanet qe t'i binin kembanes se alarmit. Lajmi beri qe te kaloje ne plan te dyte debati i pare i nente kandidateve demokrate, i cili u zhvillua me 3 maj ne Kolumbia, ne Karolinen e Jugut. Ky ishte rasti i pare per te vleresuar strategjine e nente sfidanteve, por megjithate shtypi amerikan e la pothuajse ne hije kete ngjarje. Vetem kanali Abc e trasmetoi ne oren 11.30 te mbremjes, orar ky pak i pershtatshem per temat politike.

    Permbajtja e 570 faqeve te autobiografise do te mbetet e panjohur deri ne daljen e librit neper librari. Dihet vetem qe libri eshte shtypur ne nje milione kopje, nje rekord i vertete ky per botimin e pare te nje sprove, e cila do te kushtoje 28 dollare dhe ku ceshtjes Levinski i jane kushtuar jo me shume se dymbedhjete faqe. Por pikerisht per ato 12 faqe libri eshte i parathene te shnderrohet ne Harry Potter-in e autobiografive. Po sikur te mos mjaftonte puna e Hilarit, ne horizont - ne vjeshten e vitit 2004 - do te shfaqen edhe kujtimet e Bill Klintonit, pikerisht ne prag te votes per ne Shtepine e Bardhe.

    "Mall per Klintonet" kane shkruar gazetat. Dhe eshte e vertete. Tani per tani nente demokratet kandidate per te sfiduar Bushin shfaqen si personazhe te pangjyre, te paracaktuar per t'i perkitur anonimatit dhe deshtimit. Asnjeri prej tyre nuk arrin te jete qofte edhe hija e terheqjes se te riut Klinton ne vitin 1992, kur ai i hyri gares per ne presidence. Por aktualisht, ish presidenti po qendron menjane duke u sjelle si keshilltar hije i kandidateve. Te gjithe e kerkojne. Te gjithe thone se kane folur me te dhe ai u ka dhene keshilla aterore. Te gjithe risjellin ne kujtese kohet e lumtura kur Klintonet banonin ne Shtepine e Bardhe, kur ekonomia shkonte mire dhe papunesia arriti minimumin e saj historik. Por deri me sot, ish presidenti eshte treguar shume i kujdesshem per te mos u perzjere ne debat dhe duke mos sponsorizuar asnje nga kandidatet per president.

    Por edhe Hilari i zgjedh daljet ne publik duke ia lene ne dore zgjuarsise se saj. E ndjekur kemba kembes nga shtypi, ajo perserit pa pushim se nuk ka nder mend te paraqitet ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2004. Dhe deri dje te gjithe e besonin nje thenie te tille, nderkohe qe analistet me ne ze jane te mendimit se ajo synon zgjedhjet e 2008-es. Kjo sepse aktualisht ajo rrezikon te digjet: qofte sepse presidenti Bush vazhdon te kete gjithnje e me shume perkrahje pas luftes fitimtare ne Irak dhe per pasoje eshte i pathyeshem, qofte per faktin se ajo hyri ne Senat ne vitin 2000 dhe pas nje periudhe ne hije, ajo ka vetem pak muaj qe po sillet si nje udheheqese ne rang kombetar e partise demokrate. Deri tani ajo nuk ka gabuar asnje edhe nje levizje te vetme. Pasi e kuptoi qe konservatoret po fitonin mbeshtetje ne boten cifute, tradicionalisht demokrate, Hilari u be gjithnje e me shume filoizraelite. Nenshkroi nje leter ne favor te kerkeses se Bushit per zevendesimin e Arafatit. Shmangu ekspozimin e tepert kur trajtoheshin ceshtjet e luftes, duke u kufizuar vetem ne shfaqjen e shqetesimeve ne lidhje me doktrinen e reagimit paraprak. Nje jave pas fillimit te luftes, kur gjerat per trupat amerikane po veshtiresoheshin, gjate nje mbledhjeje me dyer te mbyllura te Senatit, ajo i ofroi mbeshtetjen e saj te plote ministrit te Mbrojtjes Donald Ramsfeld.

    Hilari nuk e ka sulmuar kurre presidentin ne lidhje me luften, duke e nuhatur qe ne fillim ecurine e paforme te kesaj ceshtje. Por ajo e ka sfiduar rende ne politiken e brendshme, aty ku ai ngjan me i dobet. Ne nje fjalim qe u vleresua shume nga demokratet, ajo u shpreh se "Bushi po ndjek politiken ekonomike me te gabuar qe nga kohet e Herbert Huverit". Ajo ironizoi ashper ne lidhje me shkurtimin e fondeve per shendetesine. Permendi shpesh kohet e lumtura kur ishte Zonje e Pare ne Shtepine e Bardhe dhe kur ekonomia ecte me se miri: "Do te doja te nderroja kursin dhe t'i ktheheshim politikes ekonomike te atyre viteve, e cila funksiononte me se miri".

    Te gjitha sondazhet flasin se personaliteti i saj eshte me i vleresuar se ai i nente kandidateve te tjere. Por ne fund te muajit prill, nje studim beri te ditur se edhe ne New Jork, ku ne vitin 2000 ajo u zgjodh senatore me shumice votash, sot ajo do i humbiste zgjedhjet presidenciale kunder Bushit me 47% perkunder 44%. Ne kete menyre, Billi dhe Hilari po punojne per vitin 2008, atehere kur Xhorxh Bushi do te jete ne fund te mandatit te tij te dyte dhe nuk do te gezoje me konsensusin e partise republikane si pasoje e politikes ekonomike shkaterrimtare. Donna Brazile, stratege e njohur e partise demokrate, shprehet se - duke pare dobesine e kandidateve ne fushe - kandidatura e Hilarit do te ishte zgjedhja me logjike nese do te ekzistonte nje mundesi per te mundur Bushin. Por si pasoje e nje veprimi te tille ajo do te rrezikonte eliminimin politik.

    Megjithate, mes mbeshtetesve te Bushit ka filluar te mbreteroje frika se cifti Klinton mund te perbeje serish nje rrezik. Robert Novak, eksponent i rradheve te para mes neokonservatoreve, ka shkruar ne "Chigaco Sun-Times" se Hilari mund te hyje ne loje perkunder vullnetit te saj: nje rrezik per Xhorxh Bushin ky, duke pare shkathtesine e treguar nga ish Zonja e Pare ne betejen zgjedhore te vitit 2000 ne New Jork. Novak eshte i mendimit se ekziston mundesia qe Hilari mund te paraqitet ne zgjedhje si pasoje e shtyses se mases per shkak te pamundesise se parapelqimit mes kandidateve aktuale. Nese, sic ka gjasa te ndodhe, Xhon Keri do te fitoje parazgjedhjet ne Nju Hempshajr dhe Xhon Eduards ne Karolinen e Jugut, nese Xho Libermen do te paraprije ne Micigan dhe Ricard Xhephardt ne Ohajo, partia demokrate do te mberrije ne Konventen e Bostonit pa asnje fitues te mirefillte per here te pare qe nga viti 1952, kur Adlei Stivenson u zgjodh pas balotazhit te trete. Ne kete rast, sugjeron Novak, mund te futet ne loje Hilari: "Kush tjeter mund te zgjidhet per te perballur sfiden pervecse gruaja qe diti te qendroje kokelart perballe dashurickave te te shoqit dhe qe ia doli mbane te fitoje zgjedhjet per Senatin ne nje Shtet qe nuk ishte i saji? Ky do te ishte vertet nje bast i papare per demokratet". Por te gjithe analistet politike qe gjate ketyre diteve te fundit kane trajtuar te ardhmen politike te Hilarit, jane te mendimit se gjithcka do te varet nga ato dymbedhjete faqet ne te cilat ajo do te shpjegoje pikepamjen e saj ne lidhje me ceshtjen Levinski. Fjalet e saj do i nenshtrohen rrezeve X nga feministet, te cilat prej vitesh i kerkojne qe te ndahet nga i shoqi, nga tradicionalistet, te cilet do te analizojne shkaqet qe e shtyne per te shpetuar me cdo kusht familjen dhe nga kundershtaret politike qe e akuzojne se e mban martesen ne kembe vetem per ta vene ne sherbim te karrieres.

    Nese do te zgjedhe kandidimin per presidencen ne menyre qe te kthehet me bashkeshortin ne Shtepine e Bardhe, Hilarit do i duhet te mbylle ceshtjen Levinski, per te shmangur shnderrimin e fushates zgjedhore ne nje analize te se kaluares se saj prej gruaje te tradhetuar. Dhe per ta bere nje gje te tille asaj do i duhet ta risjelle ngjarjen sa me qarte te mundet, duke futur nuanca indinjate, por ne rradhe te pare duke perdorur fjalet e duhura per te bindur amerikanet se qellimi i saj ishte thjesht te shpetonte martesen si pasoje e dashurise bashkeshortore dhe jo te mbante ne kembe ndermarrjen Klinton & Klinton ne funksion te karrieres se tyre politike. Paralelet historike, te cilat shtypi i permend vazhdimisht, ndihmojne sidomos ne skicimin e detajuar te ciftit Klinton. "Billi dhe Hilari jane Xho di Maxhio dhe Merilin Monro e brezit tone", shkruan Suzan Rajmer ne "Baltimore Sun". Shume vete kujtojne se edhe disa ish Zonja te Para mitike nuk i rezistuan tundimit te Shtepise se Bardhe, megjithe tradhetite e bashkeshorteve presidente. Memi Ajzenhauer nuk e la Ajkun, Elenuar Ruzvelt i qendroi besnik Frenklin Delanos dhe Xheki nuk e braktisi kurre Xhon Ficxherald Kenendin. Por asnjera prej tyre nuk kandidoi per ne Shtepine e Bardhe. Por ja qe kohet kane ndryshuar dhe Hilari eshte krejt ndryshe prej tyre. Kjo eshte arsyeja qe republikanet jane te shqetesuar dhe u kane rene sirenave te alarmit: mund te rikthehet era Klinton.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Rrizgjedhja e Bush president ne 2004 eshte 99% e sigurt, por qindit asnjehere nuk i dihet. Kete besim nuk e ndajne vetem votuesit e rregjistruar si simpatizante te republikaneve, por edhe nje pjese e mire e votuesve demokrate.

    Objektivi i Hillary Clinton eshte fushata ne 2008, por deri atehere shume gjera mund te ndodhin.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Albo nga e gjete kete perqindje se kam deshire te lexoj c'fare opinioni kane shtetasit Amerikan. Se besoj qe do te fitoje votat ne 2004!

  4. #4
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Eliona ai do i fitoi votat dhe ne 2004....ti do thuash pse...?
    A e shikon se sa posht eshte ekonomia sot ketu ne usa?Sa % te papun jane?Kur te afrojn zgjedhjet i "nderuari bush" do e rregulloi disi ekonomin per ti thene popullit qe ja.....e njatja gje si ne shqiperi ne prag zgjedhjesh.....
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  5. #5
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Bledi ekonomia ka nje vit qe ka rene keq, po populli nuk e ka ndjehur kete sepse e kane pasur mendjen ke lufta ne Irak.
    Tani qe po rregullohet pak ngjarja njerezit po shohin problemet qe ka shteti i tyre Amerikan brenda per brenda.
    Sa per Bushin, nuk besoj qe ai do mundet te ngreje ekonomine e shtetit me kete kohe te shkurter qe ka. Po koha do tregoje te ardhmen. Shpersoj shume qe mos ti fitoj votat serisht.

  6. #6
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Bushi e ngre ekonomin eliona sepse te gjithe kete e ka bere per ta kontrolluar "ai" ekonomin me marjen e naftes.....dhe sa per te fituar un perseri me Bushin jame....jo per gje po Clintoni nuk beri gje po e gjeti gati nga Bushi 1.....dhe USA ka nje program nqs e ke vene re...."punojn sot per te pare drit neser" dhe jo sot per sot....(nuk e di nqs me kupton)
    Ndoshta te gjithe kete qe po ndodh ne usa ja vene fajin Bushit....por jo nuk eshte e vertet kjo!
    Po dhe nje gje qe qenkemi kundra eshte sepse un perseri me Bushin jame.
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  7. #7
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Nuk do kisha problem me Bushin si president neqofse nuk do kishte ikur ne Irak pa marre votat.
    Fajin Bushi e ka qe iku ne lufte pa marrur parasysh mendimin e botes. Tani do shpenzojne miliona qe te rregulloj nje shtet te tere, qe as nuk e do ameriken ne token e tyre. Ku i dihet sa kohe do kaloje deri sa shtete e botes te kene besim ke USA serisht.
    Ate thenien tende "puno sot per te pare drit neser'' e kuptoj, por Bushi nuk duhet te kishte filluar luften sepse donte ai qe te ngrente ekonomine e shtetit amerikan. "Shko ne lufte sot per te pare drite neser"... "shkatrro nje shtet sot qe te ngresh shtetin tend"

  8. #8
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Dhe Clintoni me duket se nuk i mori votat kur u nis ne lufte per te cliruar kosoven...a e mban ment kete?
    E kush i doli kundra USA-se dhe Bushit?Po te shikosh francen dhe gjermanin veren se te dyja kishin interesa te larta ekonomike me irakun...nqs i ke degjuar!
    Pastaj Eliona jan shume gjera qe un dhe ti apo dhe shume te tjere qe flasin ketu as i kuptojm e as kemi per ti kuptuar....politika eshte....dhe un per vete kot hyra ketu....as vete se di pse...po po te them nje gje:
    Mos u mer me politik.
    Un jam jasht per vete loool
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Eliona, lufta ne Irak e riktheu besimin e botes tek SHBA. Njerezit nuk i reagojne mire arsyes por gjithmone i binden forces. Forca ushtarake qe SHBA shpalosi ne Irak i rregulloi shume shpejt edhe maredheniet me Europianet qe tani e rivendosen veten ne linje me SHBA, u futi tmerrin edhe atyre qe deri dje mashtronin SHBA, sic eshte rasti i Korese se Veriut apo Iranit.

    Persa i perket ekonomise, ajo nuk eshte aq kesa sa duket dhe kurba ekonomike tashme po fillon ngadale te ngjitet pak nga pak lart. Fundin e regresit ekonomik e kaluam. Mos harro, ne keto 2 vjet SHBA kaloi 11 shtatorin, 2 luftra ne Afganistan dhe Irak, luften ndaj terrorizmit, dhe krijoi nje departament te ri si ai i Sigurise Kombetare, pra te gjithe keta faktore ndikojne edhe ne ekonomine e vendit po aq sa ndikojne edhe ne politiken e jashtme amerikane.

    Jo vetem SHBA por gjithe bota po kalon kohe te veshtira dhe kjo jo per pasoje te SHBA por per pasoje te terrorizmit ndekombetar. 11 shtatori nuk ndryshoi vetem Ameriken, por gjithe boten. Keto ndryshime po i perjetojme tani dhe do ti perjetojne edhe brezat qe do te vine pas nesh.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Albo, eshte e vertete qe lufta ne Irak e frikesoi Korean. Mbase kjo lufte ia mbylli gojen per disa kohe, por sa do zgjase kjo? Me siguri qe Korea do te bej te njejten gje ne vitet e ardhme. Urrejtjen qe kane ato per SHBA-ne nuk do te shuhet shpejt sepse ato ja vene fajin amerikes per c'do te keqe qe shteti i tyre ka hequr dhe po heq.
    Ti thua qe iu fut tmerri shteteve qe jane kunder amerikes. Po ky tmerr do jete dhe demtues per ameriken. Kur amerika do te gjej veten ne pozita te veshtira si shtet, atehere shtetet qe urrejne ameriken do te shfrytezojne rastin.

    Nuk mendoj qe lufta ne Irak e ktheu besimin e botes tek SHBA-ja.
    Te ishte sic thua ti Irakianet do te besonin ne USA e do ja kishin per nder ndihmen qe i jep amerika. Gjithashtu Palestinezet e arabet anembane do ta shihnin Ameriken si ndihmuesit per te perparuar vendet e tyre. Me sa shoh ne televizor eshte e kunderta.

    Europa i hapi rrugen amerikes te ikte ne lufte sepse eshte shtet i fuqishem e SHBA-ja si pyti hic. Po me thuaj, a nuk po pret bota fakte qe Iraku ka arme kimike? Derisa te gjihen keto nuk mendoj qe Europa do kete marrdhenie te mira me SHBA-ne sic ka pasur me pare.

    Faleminderit per shpjegimet qe ke bere per ekonomine.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Lufta ne Irak shpetoi ne rradhe te pare boten nga nje rregjim mesjetar, agresiv dhe lufte-nxites, qe kishte kohe qe mbante peng paqen ne rajon dhe ne bote.
    Korea mesoi se papergjegjshmeria e saj me armet e shkaterrimit ne mase mund te paguhet shtrenjte. Huri ka dale nga xheneti- thote populli.
    Nqs amerika e gjen veten ne gjendje kaq te veshtire sa te tjeret ti hipin ne qafe, duhet te themi se pari mjere bota.

    Kurba e ekonomise amerikan nuk po rritet akoma, por eshte stabel, tani per tani. Ajo pak rritje qe u perjetua disa muaj me pare ishte shume e paqendrueshme. Ekonomia akom akerkon stimulus, ja pse perqindjet e interesave federale u ulen perseri.

    Regresi ekonomik ne amerike ka me pak te bej me terrorizmin, sesa me arsye te tjera, njera nga te cilat ishte vete Iraku. Lufta ne Irak apo Afganistan nuk e keqesoi situaten ekonomike, pasiguria qe solli terrori po, por kjo tashme eshte minimizuar aq sa eshte bere e paperfillshme.

    Ekzistenca e nje shteti lufte-nxites si Iraku kercenonte sigurine si rajonale dhe globale dhe solli nje tkurrje te investimeve, pikerisht se ku s'ka siguri asgje nuk investohet. Kjo e nderthurur me nje ekonomi qe po tenton te globalizohet eshte teper e rende.
    Por edhe menyra se si Bushi e zhvilloi politiken anti-Irak ishte teper e demshme. Ai foli shume gjate per kete duke e kthyer shoqerine amerikane ne nje "War oriented society" qe sigurisht tek individi sjell nje lloj pasigurie sidomos kur vjen puna per te investuar para. Konflikti me Irakun duhet te finalizohej me shpejt.
    Bushi te pakten ne aparence duhet te krijoje idene e nje situate te qete dhe te paqme si dhe deshiren e tij per zgjidhje te tilla. Fjalori i tij duhet te ndryshoje nga ai i fermerit ne ate te politikanit qe amerika vertet meriton, ne menyre qe shoqeria amerikane te dale nga ankthi i pasigurise se mentalitetit "bjeri ti biem", edhe sikur kjo dalje te jete vetem formale, apo e genjeshtert. Amerikanet duhet te besojne se lufta mbaroi dhe se triumfi i paqes dhe i parimeve te tyre tashme do ruhet dhe realizohet pa lufte. Ata duhet te besojne ne kete edhe sikur kjo te jete e genjeshtert. Vetem atehere ata do investojne dhe ekonomia do rimekembet plotesisht.

    Ja pse Amerikes i duhet perseri nje Klinton. Padyshim nje nga presidentet me madheshtore te saj.

  12. #12
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Hillary Clinton: “Ditari im”

    Fragment nga ditari i gruas sė ish -presidentit Bill Klinton, botuar nė Amerikė e njėkohėsisht nė shumė vende tė tjera.


    Nga Hillary Rodham Clinton

    Nė ditarin “Historia ime”, tė publikuar nė Amerikė dhe nė shumė vende tė tjera me shpejtėsi, gruaja e ish-presidentit amerikan Bill Klinton ka rrėfyer vitet e luftės sė ēiftit Klinton pėr tė marrė pushtetin dhe pėr ta ruajtur atė nga tė gjitha dufet e stuhitė. Revista franceze “L'Express” ka publikuar pjesė nga ky libėr ku gėlojnė episode dhe zbulime interesante. Ja disa fragmente nga ditari i Hillari Klinton:
    “Mandej, tė mėrkurėn, mė 21 janar [1998], Billi mė zgjoi ende pa gdhirė dita. U ul nė cep tė krevatit dhe mė tha:
    - Nė gazetat e sotme shkruhet diēka qė ti duhet ta dish.
    - Ē’ėshtė, pra?
    Mė shpjegoi se shtypi shkruante pėr njė lidhje tė tij me njė ish-stazhiere tė Shtėpisė sė Bardhė dhe qė u kishte kėrkuar avokatėve tė Paula Jones tė gėnjenin rreth kėsaj. Starr kishte kėrkuar dhe marrė autorizim nga Janet Reno pėr tė hetuar nėse vihej nė dyshim si president. Billi mė tha se Monika Levinski ishte stazhiere tė cilėn ai e kishte nxjerrė nga balta dy vjet mė parė, kur ajo punonte vullnetarisht nė krahun perėndimor, ndėrsa qeveria kishte vendosur tė hiqte pagesat. Ai i kishte folur disa herė dhe ajo i kishte kėrkuar ta ndihmonte pėr tė gjetur punė. Ishte kryekėput sipas karakterit tė Billit. Mė shpjegoi se ajo ishte zhgėnjyer nga qėndrimi i tij – gjė tė cilėn e kisha konstatuar nė shumė e shumė raste tė tjera. Flitej pėr njė skenar kaq tė njohur saqė besova lehtėsisht se kėto akuza ishin tė pabaza [...]
    Nuk rreshtja sė bėri pyetje Billit nė lidhje me kėtė histori. Ai vazhdonte tė mohonte ēdo ngasje por thoshte se mund t’i kishin keqkuptuar qėllimet e tij. Nuk e kuptova se ē’bluante nė kokė im shoq atė ditė. E gjithė ē’di ėshtė se Billi u ka thėnė bashkėpunėtorėve tė vet dhe miqve tanė tė njėjtėn gjė qė mė tha mua: asnjė ngasje nuk kishte ndodhur. Qė na mashtroi, mua dhe tė tjerėve, kjo i pėrket vetėm atij dhe i takon po atij tė japė shpjegime pėr kėtė. Nėse kjo botė do tė ishte pak mė e mirė, ky lloj bashkėbisedimi mes burrit e gruas do t’u pėrkiste vetėm tė interesuarve tė drejtpėrdrejtė, askujt tjetėr. Pėr shumė kohė isha pėrpjekur tė ruaja jetėn tonė private, por nė atė kohė nuk mund tė bėja mė asgjė. [...]
    Ngatėrrresa Levinski mė dukej si njė skandal i thjeshtė i shpikur nga kundėrshtarė cmirėzinj. [...] Prisja qė kjo histori tė tkurrej, tek e fundit, nė njė shėnim tė shkurtėr nė fund tė faqes pėr historinė e shtypit sensacional. I besova tim shoqi kur mė pohoi se asgjė tė vėrtetė nuk kishte nė akuzat qė i bėheshin... E dija gjithashtu se rreziku politik ishte real. (...) Dukej se marrjet nė pyetje kishin pėr qėllim vetėm pėrbetimin nga ana e presidentit- akuza qė mund tė pėrdoreshin pėr tė justifikuar ose kėrkuar dorėheqjen a shkatėrrimin e tij.
    Ishin shumė lajme tė kėqia pėr t’u marrė brenda njė mėngjesi tė vetėm. (...) Vendosa tė vazhdoj pėrpara dhe tė pėrgjigjesha flakė pėr flakė, por nuk ishte e kėndshme tė dėgjoje atė ē’ka thuhej pėr tim shoq. E dija qė njerėzit thoshin me vete: “Si ia del ajo tė zgjohet nė mėngjes, pa folur pastaj pėr tė dalė nė publik? Edhe pse nuk i beson kėto akuza, thjesht t’i dėgjojė pėr tė duhet tė jetė e tmerrshme”. Po, nė fakt. Ndėrsa kriza vazhdonte, bluaja me vete njė thėnie tė Eleanor Roosevelt, sipas sė cilės ēdo grua qė hyn nė jetėn politike duhej “tė pajisej me njė lėkurė si koraca e njė rinoceronti”. Sigurisht me kalimin e viteve lėkura m’u bė shollė. Frikėsohesha gjithashtu se mos armatura qė kisha mbathur mė largonte nga emocionet e mia tė vėrteta, megjithatė, nė thelb, frikesha se mos shndėrrohesha nė atė karikaturėn e pandjeshme qė shihnin tek unė shkatėrruesit e mi. E ke tė vėshtirė t’i rrish besnike vetvetes nėn vėshtrimin e publikut, por nė atė kohė ishte dyfish mė e vėshtirė pėr mua. (...) Pikasja tek vetja shenja tė mbylljes sė venave tė mia afektive. Nė stacionin “Baltimore” njė ditė mė prisnin njė grumbull gazetarėsh dhe ekipe televizive. Qė prej vitesh nuk isha tronditur aq fort. Gazetarėt vėrshonin me pyetjet e tyre dhe njėri briti mė fort se tė tjerėt:
    “A besoni se akuzat janė tė pavėrteta”?
    Ndalova dhe u ktheva drejt mikrofonave:
    “Nė fakt, po besoj se janė tė pavėrteta, madje jam e bindur, - thashė. Ėshtė gjithmonė e vėshtirė dhe e dhimshme tė shohėsh dikė tė cilin e keni pėrzemėr dhe e doni, e admironi, tė bėhet pa pushim objekt i sulmeve dhe akuzave siē ėshtė rasti i tim shoqi”. [...]
    Tė nesėrmen nė mėngjes, [5 gusht 1998], Billi mė zgjoi, siē kishte bėrė disa muaj mė parė, por kėtė radhė nuk u ul nė cep tė shtratit por eci tutje tėhu, dhe mė tha pėr herė tė parė se gjendja ishte shumė mė e rėndė nga ajo qė kishte pohuar mė parė.
    Fundi i gushtit. Vatra jonė familjare nėse nuk ra nė paqe, tė paktėn u shtendos. Edhe pse unė jam e tėrbuar dhe e zhgėnjyer nga Billi, orėt e mia tė gjata nė vetmi mė kishin bindur se e doja akoma. Ajo qė nuk dija ende ėshtė nė mund tė vazhdonte mė martesa jonė apo jo. (...) U kthyem nė Uashington pėr njė tjetėr fazė tė kėsaj lufte politike tė pambarimtė. Nuk e dija mė nėse doja tė luftoja pėr burrin tim dhe martesėn tonė, por isha shumė e vendosur tė luftoja pėr presidentin tim. [...] Kur u kthyem nė Shtėpinė e Bardhė kisha nė kokė disa sfida – po aq personale, sa edhe politike. Unė dhe Billi ramė dakord tė takonim rregullisht njė kėshilltar martesor pėr tė vendosur se si mund ta shpėtonim martesėn tonė. (...) Vendi kishte nevojė qė Billi tė rrinte nė detyrė. Sulmi ndaj Presidencės i zyrės sė prokurorisė sė pavarur ishte njė luftė politike, dhe nė kėtė betejė unė isha nė anėn e Billit. Kongresitė demokratė mė pyesnin se ē’kisha ndėrmend tė bėja. Njėri prej tyre mė tha: “Hillari, po tė ishit motra ime, do t’ia kisha thyer hundėn Billit!”
    Kur mė pyesin si kam mundur tė bėj pėrpara kur isha kaq e dėrrmuar, unė pėrgjigjem se nuk ka asgjė tė keqe tė ngrihesh ēdo mėngjes pėr tė shkuar nė punė edhe pse familjen e ke nė krizė. Gjithsecilit prej nesh i ėshtė dashur tė veprojė kėshtu nė njė moment tė caktuar tė jetės dhe dhuntitė qė duhen shpalosur janė tė njėjta si pėr njė First Lady edhe pėr rrobalarėsen. Ndryshimi i vetėm ėshtė se unė duhej tė punoja nėn vėshtrimin e publikut tė gjerė. Isha ende e paqartė pėr tė ardhmen time personale, por isha krejtėsisht e bindur se bredhjet private tė Billit, si edhe pėrpjekjet e tij nervoze pėr t’i fshehur, nuk pėrbėnin, sipas Kushtetutės, njė arsye tė mjaftueshme, nga pikėpamja historike dhe juridike, qė tė niste njė proces gjyqėsor...”

    Nė intimitetin e ēiftit Klinton

    Nga Christopher Andersen

    Nga ana tjetėr, gazetari Christopher Andersen ka shkruar mė parė gjithė peripecitė intime tė ēiftit Klinton, edhe sipas rrėfimeve tė Monika Levinskit. “Ajo e thėrriste atė me pėrkėdheli “Handsome” (simpatiku) por edhe me fjalė tė tjera sipas kontekstit si “the Creep” dhe pėr t’u argėtuar “Butthead” sipas humorit. E konsideronte Billin si shpirtin e vet binjak seksualisht dhe i thoshte se e donte, ndėrsa ai i pėrgjigjej se kjo gjė i pėlqente. Marrėdhėniet e tyre tė para seksuale nisėn nė 15 nėntor tė vitit 1995 nė kohėn mė tė keqe tė krizės qeveritare dhe tė krizės buxhetore qė pasoi. “Ata shpesh pėrkėdheleshin nė zyrė me tė gjitha dyert e hapura, tė rrezikuar pėr t’i gjetur bashkė... kur e shoqja ishte nė Afrikė sė bashku me tė bijėn, madje edhe nėn hundėn e saj...”, - shkruan gazetari Andersen. Njė herė thotė ai, pėr desh i kishte kapur larėsi i xhamave, ishte hera e fundit, kur Bill po i kėrkonte qė tė ndaheshin.

    Marrė nga “L’Express”
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Agjenti 91-vjeēar i CIA: Misioni pėr tė rrėzuar Hoxhėn
    Nga REALIST nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 21:55
  3. Cili ėshtė Misioni i Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 11:57
  4. Shėn Justini: Misioni i brendshėm i Kishės sonė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 06:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •