Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Media shqiptare e gangrenizuar nga te paafte dhe mafioze

    Nje nga plaget me te medha te vendit tone eshte fatkeqesit dhe media e cila perveē se vjell vrer per dite, mashtron, informon per realitetin me nje nivel me teper se medioker nuk ka ndonje funksion tjeter. Po te hedhesh nje sy ne te perditeshmet shqiptare te gjitha temat e trajtuara kane lidhje me vrasje, vjedhje, sherre politike, aksidente, prostitucjon, droge.......dhe sado qe mundohesh te lexosh te gjithq faqet nuk gjen dot nje informacion konstruktiv, diēka pozitive qe ndodh ne vend, te flitet per nje iniciative ne dobi te shoqerise.....eshte me te vertete per te ardhur keq pasi dhe opinioni publik sado te rrezistoje ndotet dita dites me kete media .
    Ja psh temat e trajtuara nga gazeta shekulli sot:

    Komisioni "Rama"mbledhjet e PS-sė, tė paligjshme

    PD: Protesta si nė ’90, nė mbrojtje tė lirisė sė medias

    Olldashi, padi nė Prokurori pėr Ramėn dhe Treskėn

    Moisiu nė Lazarat, lule te memoriali i Azem Hajdarit

    Kodheli: Padi pėr Olldashin se vodhi dokumentet

    Pastrimi i parave, projekti kthehet pėr diskutim

    Ndahet pėrfundimisht komisioni “Rama”

    Fajdet, Arapi: Ndėrprisni hetimet, po ju skadon afati

    Meta nė Spanjė: Tė lehtėsohet regjimi i vizave

    Komisioni “Anti Rama” dėshmon firma “ANK”


    SOCIALE

    Provimet e lirimit, si do tė testohen 58 mijė nxėnės



    KRONIKA

    Prokuroria kėrkon 16 vjet burg pėr tė pandehurin Qemal Dema

    Adi Shamku, tė hėnėn nis punėn e detyrueshme

    Arrestohet i fundmi i dhjetė tė arratisurve tė Peshkopisė

    Dy shqiptarė kapen me 4 kg kokainė

    Nė pranga grabitėsi i “Pacifikut”

    Kapet vjedhėsi i pensioneve

    I vdekuri i Gjermanisė, pa emėr


    RRETHET

    Trafiku i fėmijėve, arrestohet “ēifti”

    I shumėkėrkuari vret agjentin e krimeve

    Vajza 8-vjeēare, viktimė e babait tė shoqes

    16- vjeēari pėrdhunon ish- tė dashurėn e tij

    Shkurt


    E njeta gje ndodh dhe me gazeten shqiptare, me rd mund te perjashtojme ZP-ne qe ka per detyre te beje publicitet per qeverine dhe eshte organ i saj po dhe ajo kur ishte ne opozite te njeten gje bente.
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ne lidhje me kete teme ja ēfare shkruan Kiēo Blushi

    E Enjte, 05 Qershor 2003


    AUTOPROPAGANDA VETEVRASESE

    Nga Kico Blushi

    Dihet qe nje lloj shtypi fqinjor, i prirur per antishqiptarizem prej me se nje shekulli, vazhdon te gjykoje Shqiperine dhe shqiptaret si burimin kryesor te te gjitha zezonave, prapesive dhe paudhesive, pra, te tera te keqijave te Ballkanit dhe, madje, edhe te Evropes.

    Nuk eshte rastesi qe anglezet kerkuan keto dite nga BE-ja qe Shqiperia te behet rezervati i refugjateve te te gjithe rajonit. Pa e ditur se c'pasoja e c'kuptim politik ka ne vetvete ky synim, shume derdimene te sotem politike, te graduar me pushtet nga rrethanat e jo nga aftesite, nxituan te thone se nje vendim i tille do te jete nje sukses tjeter i madh per Shqiperine, pra edhe nje hap tjeter i madh drejt futjes sone ne Evrope, etj, etj. Askush nuk mund te guxoje te thote se ky projekt nuk ka lindur nga se ne kemi policine me te mireorganizuar, as dhe sepse administrata jone publike dhe ajo qe quhet shoqeri civile eshte model i evropejuglindjes, por sepse ne vazhdohet te konsiderohemi si barku me pjellor e me i pashterrte i emigracionit, i nje emigracioni te damkosur nga propaganda si me rreziksjellesi. E, me kete rast, m'u kujtua nje projekt i nje gazete te madhe amerikane me tri pika, para permbysjes se komunizmit. Pyetjes se c'do te behej me Shqiperine, njera prej tri pikave parashikonte qe Shqiperia te shpallej rezervat nderkombertar, pra nje lloj muzeu, per te pare bota se si e katandis komunizmi nje popull e nje shoqeri.

    Sigurisht, ne nuk kemi as mundesi dhe as fuqi te mjaftueshme te ndryshojme optiken e mediave te huaja dhe as te zyrtareve te larte te Evropes per imazhin qe ne percjellim ne bote, por cudia eshte se, qofte edhe padashje, ne, ketu, brendaperbrenda, jo vetem qe nuk perpiqemi te perballojme e shpelajme kete balte te pamerituar qe na hidhet nate e dite ne fytyre, po bejme cmos te nxijme edhe me fytyren e njeri-tjetrit, pra edhe te vetes e te gjithe Shqiperise, pa e kuptuar se, kesisoj, mbysim, zezojme dhe njollosim edhe veten e te ardhmen tone.

    Kur luajti kombetarja jone ne Shkoder me ruset, gazetaret ruse te pranishem ne ndeshje, kur u kthyen ne Rusi, shkruan njemije e nje te zeza per vendin tone, si shoqeria e tejkriminalizuar e Evropes, me jete njerezore krejt te pasigurte, me mijera njerez te ngujuar, me rruge te shkateruara e hotele te permbytura nga prostitutat dhe hajdutet, etj, etj.

    Deshperimi prej humbjes se ndeshjes se futbollit sigurisht nuk e justifikon kete nxirosje te ndyre e te qellimte te realitetit shqiptar, aq me teper qe shoqeria ruse, e dale njelloj si ne nga diktatura, e ka perjetuar transformimin e sistemit me kosto shume me te madhe veteshkateruese, kriminale e prostitucionale se Shqiperia e vogel. Pra, kur ruset, qe kane mbytur boten me prostituta dhe mafie kriminale guxojne te na damkosin kesisoj ne, sikur ata per vete te ishin sterile, kjo duhet te na beje te kerkojme te keqen jo dhe aq te te tjeret, po te autopropaganda jone vetevrasese.

    Kete gje e kupton me mire kur gjendesh jashte vendit e ndjek lajmet nepermjet internetit, ose ndonje stacioni radioje. Kam pasur rastin te degjoj par nje jave valet e nje radioje private jashte Shqiperie. Po perpiqem te pervijoj ne menyre skematike lajmet qe percollen te une realitetin e shoqerise sone. 1. Ne veri kishin dale prape maskat. 2. Ishin kthyer serish prostituta 3. Te perndjekurit qene perleshur me policine e kercenonin te hynin ne greve urie. 4. Ne Kukes kishin hedhur ne ere ujesjellesin. 5. Djemte e ngujuar nuk shkonin dot ushtare. 6. Hajduti i Bagdadit, kryebashkiaku Rama, kishte vjedhur edhe paret e skorpjonasve. E, per kete ceshtje, kishte pasur serish sherr ne komision.

    Te them te drejten, kjo trysni lajmesh te egra e te zeza, me krijoi nje gjendje teper te hidhur. Po nuk ishte kjo me e rendesishmja. E pare Shqiperia se largu me keto syze, edhe kur je shqiptar e te kapellon malli per vendin, keto lajme vetvetiu te duken edhe me te renda e me te zeza. Po si mund t'u duken kancelarive te huaja dhe diplomateve e politikaneve te huaj, te interesuar per Shqiperine, njoftime te tilla te emetuara nga vete shqiptaret? Sepse edhe ata, me shume se ne, njohjen per vendin tone e per mbare boten natyrisht e bejne me se shumti nepermjet burimit te lajmeve nga vendi!

    Keshtu, si mund te duket se largu nje vend qe thote se ka mbi njemije e ca familje te ngujuara ne nje popullsi me tre milione banore? Qe ka "ne pune' mbi tridhjet mije prostituta neper rruget e bordellot e Evropes? Qe opozita zyrtare, nate e dite e shpall vendin si me te korruptuarin e globit, si epiqendren e pastrimit te parave te pista dhe si shoqerine me te kriminalizuar te rajonit e te Evropes nga rrjetet e mafieve zyrtare?!

    Nuk ka dyshim qe lajme e njoftime te tilla tmerrojne e llahtarisin sidomos shqiptaret emigrante e jo me pastaj te huajt e turistet.

    Sigurisht, nuk e kemi fjalen qe sot e tutje te vendoset nje regjim lajmesh roze per te pudrosur sadopak imazhin e rrenuar e te keqtrajtuar te Shqiperise. Dihet se kjo eshte edhe e pamundur, edhe e kote. Sepse imazhin e mire te nje vendi e cimentojne vetem dy gjera: Respekti per Ligjin dhe Respekti per Djersen e jo vetem autopropaganda.

    Gjykuar kesisoj, ceshtja qe duam te shtrojme eshte se, ne total, ne nuk percjellim realitetin e vertete shqiptar dhe fajtori me kryesor, lidhur me kete problem, sigurisht eshte politika, disa media te papergjegjshme e sigurisht joprofesionale dhe sidomos disa OJQ qe duan te sigurojne fonde dhe financime nga jashte.

    Eshte me se e kuptueshme qe opozita nxirrjen e realitetit e ben per te bindur nderkombetaret dhe zgjedhesit e ketueshem se, po erdhi ajo ne pushtet, te gjitha keto te keqia domosdo do te zhduken, po edhe kjo ka nje mase e nje kufi e nuk mund te behet vetem duke vjelle, pra, duke e shpallur nate e dite Shqiperine si vrimen me te zeze te botes! Gazetat e TV-te, per te siguruar tirazh dhe auditor, duke vene ne plan te pare sidomos pedofilet, te ngujuarit, maskat e kriminelet, per shembull, duhet ta dine se ne nje Shqiperi te tille nuk mund te lulezojne as mediat! Me nje Shqiperi te tille askush nuk do te deshiroje te kete pune e jo me pastaj ta pranojne te integrohet ne Evrope! S'kemi pse te rvoltohemi e fyhemi kur policet neper aeroporte e neper autostrada na trajtojne si specie e rrezikshme dhe e vecante, sapo e shohin pasaporten shqiptare!

    Shifra e nxjerre dhe natyrisht false nga disa drejtues OJQ-esh qe merren me trajtimin e prostitutave qe do te duhet te rehabilitohen ne Shqiperi, se ne Evrope paska mbi tridhjet mije prostituta, eshte teper domethenese per te provuar se si e pse disa fondegelltites tashme profesioniste hedhin me zell balte mbi Shqiperine dhe shqiptaret. Keshtu, neqoftese ne Shqiperi nuk jane tash per tash me shume se treqind mije familje, i bie, nga nje llogari fare e thjeshte, se, ne tete familje, nje te kete jashte vendit te "punesuar" te pakten nje prostitute ne Evrope! E njejta gje mund te thuhet edhe per familjet e ngujuara, pra, ne tridhjete familje shqiptare, del se nje eshte e ngujuar!

    Ndoshta vetem kaq mjafton per te kuptuar se cfare autopropagande vetevrasese bejme vete ne, shqiptaret.
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me duket e ēuditeshme qe shpesh here nderrohen titujt e temave nga administratoret ketu ne forum.
    Tema qe hapa dje ketu titullohej : "Media shqiptare e gangrenizuar nga te paafte dhe mafioze" sot si dhe shpesh here te tjera gjej titullin mbrojtja e fjales se lire!!
    Ne rregulloren e forumit nuk parashikohet diēka e tille me sa di un keshtu ju lutem administratoreve te Forumit qe te mos veprojne si po veprohet me median ne shqiperi.
    Titulli eshte i spikatur apo jo ka te beje me ate qe hap temen dhe jo me administratoret.
    Nqs deshironi ta beni akoma me atraktiv forumin eshte e drejta juaj te hapni temat qe deshironi po jo te ndryshoni ato qe hapen nga te tjere.
    Faleminderit per mirekuptimin
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215

    e vertete

    Prej kohesh lexoj gazetat shqiptare dhe titujt jane te shkruajtur tmerrsisht keq.Un jetoj ne bologna Itali dhe ndonjehere ndjehem vertet keq kur krahasoj etiken e gazetareve tone me ate ketu.
    Nuk mendoj qe ne itali ekzistojne gazetaret me te mire ne bote dhe eshte pikerisht kjo qe me ben te ndihem keq.
    Mendoj qe duhet kohe qe gjithe kjo te sistemohet ,ne disa fusha eshte e nevojshme tradita.
    Shpresoj qe e gjithe kjo te mos behet thjesht per shkak se botuesi don qe ti shiten sa me shume gazeta dhe kjo eshte gjuha qe i pelqen bleresve te gazetave.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    me mire se ne kohen e sales eshte

  6. #6
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215

    shkrime te tilla i lexon vetem ne gazetat shqitare

    Nje nga gazetat kryesore te vendit boton kete artikull!!!!!




    "U prish Tirana, u bė si Zvicra"
    Vjollca: Meshkujt nuk t'i hedhin sytė fare




    Tirana paska mbaruar, po bėhet tamam si Zvicra, ku meshkujt nuk t'i hedhin fare sytė dhe askush nuk tė bėn ndonjė propozim dashurie". Kėshtu ėshtė shprehur dje 41-vjeēarja nga Tirana, Vjollca Saliasi, e cila prej 10 vjetėsh banon nė Gjenevė, por shtėpinė e babait tė saj e ka te "Shallvaret". "Dikur visheshim me rroba zbori dhe djemtė na bėnin nga dy-tre prpozime nė rrugė, ndėrsa tani vajzat dalin thuajse tė zhveshura dhe nuk i ngacmon kush", ankohet ajo.

    Si ju duket Tirana pas largimit tuaj 10-vjeēar?
    Janė plot 10 vjet e 8 muaj qė jam larguar dhe kisha mall pėr tė gjitha gjėrat qė mė lidhnin me Tiranėn. E kisha pritur me ankth rikthimin, por e kisha shtyrė vit pas viti derisa tė rregulloja disa gjėra tė domosdoshme nė Gjenevė. Tani erdhi koha tė vij dhe tė them tė drejtėn u trishtova pak. Babai dhe nėna mė kanė vdekur ndėrsa njė motėr dhe njė vėlla kanė emigruar nė Greqi. Nė shtėpi ėshtė vetėm njeri nga vėllezėrit me familjen e vet.

    Si ju duket atmosfera nė kryeqytet?
    Gjėja e parė qė konstatoj ėshtė se mungojnė xhirot e pėrnatshme tradiconale qė bėheshin dikur te bulevardi kryesor. Kurse njerėzit duken pak tė ftohur. Kjo atmosferė indiferente ėshtė normale pėr kryeqytetet europiane, por unė mburresha me Tiranėn pikėrisht pėr dinamikėn dhe lėvizjen masive tė njerėzve. Dikur marrrėdhėniet midis tyre ishin mė tė afėrta dhe mė miqėsore ndėrsa djemtė ishim mė tė guximshėm...

    Nė ē'kuptim ishin mė tė guximshėm?
    Po ja, atėherė mbaj mend se sikur tė bėnim vetėm njė copė rrugė tė shkurtėr, djemtė na ndalonin nė rrugė dhe na bėnim propozime tė shumta pa pasur asnjė paragjykim. Ndėrsa tani tė shetisėsh gjithė Tiranėn mė kėmbė dhe nuk tė flet njeri me gojė. Atėherė gjatė gjithė ditės ēdo vajze i bėheshin nė rrugė tre-katėr propozime, ndėrsa sot Tirana ėshtė prishur fare. Dikur djemtė na vinin nga prapa edhe kur na shihnin me rroba zbori, ndėrsa sot vajzat dalin thuajse tė zhveshura dhe s'i ngacmon njeri. Kėtu kam dėgjuar shpesh qė njerėzit thonė se duan t'i ngjajnė Europės, por aman vetėm nė kėtė pikė mos qoftė e thėnė qė t'i ngjajmė. Sepse ėshtė e tmerrshme qė tė bėsh tualet pėr 1 orė rresht dhe pastaj kur tė dalėsh nė rrugė tė mos t'i hedhė sytė njeri.

    Ēmendim keni pėr meshkujt nė Zvicėr?
    Janė tepėr tė edukuar dhe shumė tė kujdesshėm. Atje veprimet bėhen brenda normave tė edukatės. Kurse kėtu nė Tiranė mbaj mend se tė ndalonin djemtė nė rrugė edhe nė mes tė shiut e tė mbanin me orė tė tėra poshtė ndonjė peme derisa vajzat tė thoshin "po". Pastaj tė nesėrmen tė prisnin e tė pėrcillnin duke mos tė lėnė asnjė minutė vetėm qė tė shkonte koha kot. Kurse atje njerėzit janė tė zėnė me punė dhe shumė pak kohė mbetet pėr argėtime tė tilla. Por edhe kėtu duket se punėt paskan ndryshuar pėr keq.

    Me kė jetoni nė Zvicėr?
    Bashkėjetoj me njė zviceran. Ai ėshtė fotograf dhe kameraman, ndėrsa unė punoj si parukjere. Jetojmė mirė megjithėse shumicėn e kohės jemi nė punė. Por me Tiranėn jam mburrur gjithmonė dhe tė gjitha kėto i thashė nga nostalgjia qė ajo atmosferė nuk do tė mund tė kthehet mė.


    Kush ėshtė Vjollca Saliasi

    Vjollca Saliasi ka lindur nė Tiranė mė 13 shtator tė vitit 1962. Shkollėn tetėvjeēare e ka kryer te "20 Vjetori", ndėrsa tė mesmen te gjimnazi "Petro Nini Luarasi". Megjithėse prirjet e saj kanė qenė letėrsia dhe historia, Vjollca nuk kreu dot studimet e larta pėr shkak tė mesatares sė ulėt. Kėshtuqė pėr vite tė tėra ka bėrė punė tė ndryshme si daktilografiste, punonjėse e biblotekės sė kryeqytetit dhe nė fund ka punuar nė Kombinatin Poligrafik. Nė moshėn 30 vjeēe, pikėrisht nė vitin 1992 ėshtė larguar nga Shqipėria duke u vendosur me banim nė Gjenevė. Fillimisht ajo banonte te tezja e saj, por mė vonė u njoh me njė fotograf-kameraman me tė cilin bashkėjeton edhe sot. Nė Zvicėr punon si specialiste nė njė floktore. Shtėpia e prindėrve tė saj nė Tiranė ndodhet te "Shallvaret", ku ajo ka ardhur mė 3 qershor pėr tė kryer lejen 1-mujore.

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ky lloj artikulli mund te shkruhet ne kete menyre vetem nga nje gazertar injorant dhe te botohet nga nje kryeredaktor po injorant!! Si mund te flitet me emer dhe mbiemer me nje mini biografi per dike qe eshte anonim dhe qe nuk ka qene ndonjehere i mediatizuar!!
    Nuk kam gje kundra zonjes ne zvicer pasi shpreh mendimin e saj dhe ska ndonje gje te keqe por kur lexon artikullin jepen aq shume detaje per nje anonim sa qe me duket absurde pasi nuk me duket interesante!
    Keto lloj mediash pretendojne te japin informacion e te analizojne evenimentet ne Shqiperi.....
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Fatkeqesisht niveli i gazetarise shqiptare i nderuar Vini, eshte pak me poshte se zero.
    Keshtu eshte kur gazetar behet dikush se ka mik filanin apo fistekun, se premton se do beje politiken e njeres pale politike etj etj.
    Ketu na paraqitet mendimi i nje vajze, preokupimi i se ciles na qenka se sa pak i propozojne ne rruge djemte vajzat tiranase. Ky eshte problemi madhor i shoqerise shqiptare sot? Kjo eshte problematika qe ka nje shqiptar qe rikthehet pas 10 vjetesh ne Shqiperi? Nuk e di , po nga menyra se si gazetari i kish bere pyetjet dhe nga menyra e pergjigjes se kesaj zonjushes, mua te dy me duken se nuk jane me teper se 18 vjecare ( nga botekuptimi te pakten).
    Eshte e tmerrshme te besh tualet 1 ore rrjesht dhe mos ta vari njeri?!!!!!!!!! Uaaaaaaaaaauuu mami......Ca ndryshimi brenda 10 vjetesh eh?
    Pika qe s;ju bie dhe kesaj "40 vjecares" dhe ketij leshkos qe mbahet per gazetar...
    "Who is John Galt?"

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •