Ne prag te dy evenimenteve me shume rendesi Nano perpiqet te jap leksione morale socialisteve dhe te bashkoje kopene e turbulluar socialiste...


Kur historia perseritet si farse

Ne ato qe tha ne KPD, Nano ka te drejte. Ashtu sikurse ndodh gjithnje kur ai ben moral dhe predikon parime. Por per fatin e tij te keq, nje Nano te tille e tradheton alter egoja e tij. Jo ai qe mban fjalime, por ai qe krijon precedente

Elokuent, me nje mprehtesi te pazakonte per te qelluar ne shenje, me nje aftesi te njohur per te evidentuar problemin real, Fatos Nano eshte shfaqur perballe "kenetes se shterur nga mekataret", pra perballe KPD se socialisteve, me disa mesazhe te rendesishme. Te premten qe shkoi, lideri i PS, ne fakt ka treguar ndermjet rreshtave ate qe e shqeteson realisht. Qe nuk ka te beje shume me ndryshimin e Shqiperise, nga nje vend i ruajtur nga trupat e operacionit Alba, ne nje vend qe merr pjese me 330 paqeruajtes ne Bosnje, Afganistan e Irak. Qe nuk ka te beje gjithashtu me rritjen e pretenduar ekonomike prej 6 perqind. As me sukseset e permendura ne infrastrukture. As me ringjalljen e industrise ne Elbasan, apo naftes ne Patos. Ato qe realisht e shqetesonin Nanon, qe perbenin edhe thelbin e fjalimit te tij ne Komitetin Drejtues te PS, jane kongresi dhe zgjedhjet e ardhshme vendore. E sidomos raporti mes te dyjave.

"Jane dy aksione qe lidhen ngushte, por qe nga ana tjeter, nuk mund dhe nuk duhet ne asnje menyre te pengojne njeri tjetrin", tha kryeministri.

E per zberthimin e ketij binomi ai shfaqi edhe idete e tij. Duke iu referuar disa daljeve te fundit publike te ish presidentit Meidani dhe te nje grupi deputetesh qe e mbeshtesin ate, Nano theksoi se "ethet e parakoheshme kongresuale do te pengonin nje fushate normale per zgjedhjet administrative qe duhet te fitojme". Se dyti, ai theksoi se pas mbuleses parimore te ketyre levizjeve, fshihet dicka tjeter, fshihet tentativa e nje grupi njerezish qe e shohin PS "si nje lope te madhe" prej se ciles mund te mjelin privilegje dhe poste te pamerituara. Te dyja tezat e Nanos ne thelb jane te drejta. A nuk eshte mese e arsyeshme dhe logjike nderhyrja e nje lideri te shumices per te mbyllur sherret e brendeshme perballe nje konfrontimi me opoziten? A nuk eshte po kaq e perligjur edhe ideja per te ndare ata qe artikulojne qendrime parimore nga ata qe futen ne nje konflikt thjeshte per interesa personale, lufte klanesh, apo se kane mbetur te paperfaqesuar, gje qe i ka lene pa mjele asgje nga gjiri i pashtershem i PS?

Pergjigja per keto dy pyetje nuk ka nevoje te mendohet gjate. Per cdo militant te PS, ose per cdo vezhgues te ftohte, ajo do te qe: Po, Nano ka te drejte. Ashtu sikurse ndodh gjithnje kur ai ben moral dhe predikon parime. Por, per fatin e tij te keq, nje Nano te tille e tradheton alter egoja e tij. Jo ai qe mban fjalime, por ai qe krijon precedente. Sepse vertet teza ta leme kongresin dhe te mendojme separi per zgjedhjet mund te jete e drejte, por vete Nano nuk e ka zbatuar me pare nje parim te tille. Ata qe e njohin historine e PS e kujtojne se gjate kohes se mocionit te antiguraleceve nga burgu, ai nuk e perfilli aspak tezen e Namik Dokles: "Le ta leme mocionin dhe te merremi me votat e vjedhura". Per te atehere primare qe rivendosja e ekuilibreve ne parti dhe jo ajo e luftes me kundershtaret direkte politike.

Keshtu ndodhi edhe pese vjet me pas. Ndersa sot pretendon se kritikat qe i vijne, artikulohen nga njerez te mbetur jashte loje dhe pa pushtet, ai vete ka bere pikerisht te njejten gje. Ne kohen kur filloi fushaten per katarsis, ai arriti ta binde rrethin e ngushte te njerezve te tij pikerisht me keto argumenta. Underground ai predikonte se po e menjanonin nga pushteti, se po e linin ne hije qofte per ndarjen e tortes, qofte per mjeljen e lopes. Ne baze te ketyre pretendimeve te drejta, qe i veshi me nje petk parimor, ai arriti te ngreje nje fortune. E cila vertet e nxori fitimtar, por njekohesisht i dha te drejten gjithkujt qe ndihet i margjinalizuar, brenda te majtes, ta perserise nje gje te tille.

Te dy keta precedente qe ka filluar te luftoje sot, Nano duhet te kujtoje se i ka pjelle vete. Ashtu sikurse duhet te kuptoje se kontradikta mes tyre dhe parimeve qe shfaq, po ia ul perdite besueshmerine.

Kryeministri nuk e ka kujtesen e shkurter per ta harruar kaq shpejt kete. Ashtu sic nuk e ka as ish nenpunesi i Institutit te Studimeve Marksiste per te kujtuar thenien e babait te revolucionit, se: "heren e dyte historia perseritet ne forme farse". A mos po ndodh edhe me Nanon e njejta gje?