Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Çfarë Farësh Janë Liderët E Sotëm Shqiptarë?

    Shkroi: Teki DERVISHI

    Sonte e pashë nga afër Mbretin e Suedisë, të kishte dalë në shëti të mbrëmjes një kepi të liqerit në qendër të Stokholmit. Ecte vetëm, pa i vënë kujt vesh, kurse kalimtarët as sytë nuk ia hidhnin fare. Në SHBA, të gjitha anketat, zbulojnë se një numër shumë i madh i popullsisë, nuk e di kush është Bill Klintoni. Kaloi koha e miteve. Puna politike është bërë profesion. Kështu që tipi i kultit të individit udhëheqës, i ngjan falltorit afrikan, para të cilit nënshtrohen nga frika dhe respekti, vetëm injorantët e paarsimuar. Liderët dionisianë, si duket, kanë mbetur vetëm në Azi dhe Shqipëri. Sipas Kastanjedës, Njeriu i Luftës, është Njeriu i Mirësisë. Edhe sipas Niçes, dhe nga traktati i tij, mësojmë se pikërisht kështu paskësh menduar edhe Zaratustra, (filosofi dhe poeti më i madh pers).
    Çfarë farësh janë liderët e sotëm shqiptarë?
    Janë dy tipe karakterizuese: 1. liderët apolonikë të racionalitetit dhe 2. liderët dionisianë të epshit "për fuqi". Përsëri, Niçja do të thoshte "gjakimi, etja për fuqi". Por krejt puna mund të jetë edhe e epsheve! Afrodisiaku i karierizmit të liderit politik, ka dalur në sipërfaqe që kur statusi i liderit përjashtoi ekskluzivitetin e sundimtarit, që merr trashëgim familjar (mbretëror) liderizimin, pra - ç'prej kur liderizimi bëhët punë konkurente (elektorale) për të gjitha kategoritë sociale dhe arsimore të shoqërive kombëtare. Po ne shqiptarët, sa kemi marrë hise trashigiminë nga Dyert e Mëdha të Oborreve tona Mbretërore? Kronologjia e ngjarjeve historike të principatave (lideratave) shqiptare, na ballafaqon me drama të përgjakshme, si për shembull, të përmasës intrigante shkatrrimtare të Mbretit Hajdut, ndaj Portës së Bushatlinjve. Pse Robin Hudi nga anglezët, nuk u kurorëzua asnjëherë? Pse ne i bëjmë hajnat princër? Me një fjalë, pushteti është i përgjakshëm, nëse rrëmbehet kur atë nuk e ke traditë ose trashëgimi, ose kur nuk e ke fituar si Njeri i Mirësisë, ose si njeri i i urtësisë, ose si Njeri i Luftës, luftës që ia ka sjellë Lirinë kombit tënd. Mirëpo, prej Laurit, e deri te Konica dhe Fishta, ose këto njëqind vjet që kur ramë nën robërinë e robërve ("sllav" rrjedh nga latinishtja "sklavus", që do të thotë rob), a mos i paska munguar kombit shqiptar edhe Aristokracia Shpirtërore? Klasorja nuk nënkupton ndarjen e kategorive të shoqërisë vetëm në të pasur dhe në të varfër, por edhe në fisnikë dhe arrivistë, Tulla nuk mund të bëhët prej m-uti. Prandaj, përveç dinastive, gjithmonë kanë ekzistuar edhe klanet. Mbrenda tyre establishmente njerëzish despotë, absolutë, autoritarë, kulte dhe idhuj të rrejshëm. Po cilët janë apolonikët e lidershipit të sotëm shqiptar, dhe cilët janë dionisianët? A po i doni me emër-mbiemra, apo tÇua tipizoj karakteret, ato racionale apolonike dhe ato epshore dionisiane? Shqipëria e shkëputur (politikisht) nga Kosova, të gjithë liderët, jo vetëm të një përkatësie partiake politike a koniukturale, por të gjithë grumbull për fije e për pe, i ka të tipit dionisian, epshorë për fuqi pushteti mbi kombin, pa pasë sakrifikuar për kombin as sa të zinjtë e thoit. Këta janë do m-uta, pa fije dinjiteti kalorsiak, do fukarenj prej xhepi dhe prej mendjeje, që derisa të pasurohen vetë, e zhveshin kombin cullak (lakuriq,v. ime). U mungon kapitali biografik, u mungon harta e Rrugëve të Sakrificës në përpjekje për ta hapur Derën e Madhe Shqiptare. Shqipëria po rënkon prej tyre. Gjak po kullon. Këta kopila të mallkuar, lideratën shqiptare e kuptojnë si akreditiv, apo si letër me vlerë, që jep dëshmi për shkathtësi të shitblerjeve të Atdheut, pavarësinë e shqipërisë e shndërrojnë në protektorat, organizojnë të digjen arkivat dhe bibliotekat e mbamendjes historike shqiptare, vizatojnë harta me rrugë që shpiejnë herë kah Athina, herë kah Stambolli. Cilin prej tyre mund ta veçoni si Njeri të Mirësisë, si një Im Zot Shtëpie Kombëtare? Kosova e (shkëputur nga Shqipëria) karakterizohet për lideratën e saj të tipit apolonik, Njeriut të Luftës dhe Sakrificës. Ndarja në vetëm dy tipe kaq bardhë e zi, duket tendencioze, por që të mos duket kështu, edhe në Kosovë ka plot liderë shqiptarë, që janë pjellë e kopilave të lidershipit të Shqipërisë, dhe këta, vetvetiu hyjnë në kategorinë e dionisianëve, lahperëve epshorë që dehen me gjakun e kombit të tyre. Këta janë idhujt e rrejshëm, figurantët dhe statistët në fushëbetejën ku bien heronjtë dhe merren robër nëpër burgje ata që nuk pranojnë prangat e robërisë poshtëruese. Ndryshe nga Shqipëria ku nuk gjen as për ilaç një lider apolonik, në Kosovë, përveç përjashtimeve të vogla, shumica e lidershipit janë Njerëz të Luftës për Liri. A kanë gisht vetëm Serbia dhe Greqia që u jep gjak këtyre lugetërve mistifikatorë në Shqipëri, apo është fajtorë Inkubatori Ideologjik nga kanë klluqur të shpërlarë nga idealet kombëtare dhe janë fryrë me glykozën kosmopolite? Si mund të ekzistojnë këta idhuj të rrejshëm? Vetë natyra mistifikatore e idhullit, atë e fetishizon para ithtarëve të tij, dhe për kët lloj Zot-Totemi, ithtarët e tij janë në gjendje të bëjnë sakrifica deri në absurditet. "Si është mbreti - i bie mileti". Ali pashë Tepelenës, kur ngarendte me dilizhansën e tij që e ngrehnin tetë dorinj të bardhë, fanatikët e epsheve politike, shtriheshin në rrugë gropave, që hendeqet të mos e tundnin karrocen e mbretit, dhe që ai të mos tëkerlitet sa andej, këndej. Fuqi nuk është gjithmonë madhështi. "Unë do t'ua rrëmbej të gjithëve zemrën me mirësinë dhe devotshmërinë time", - thotë lideri apolonik, kurse ai dionisian gërdhinë pas tij: "kurse, krejt çka fiton mirësia dhe devotshmëria për një shekull, unë e rrëmbej me shpatën time, vetëm për një ditë". fuqia nuk është gjithmonë madhështi. Si ndjehet Aristokracia Shpirtërore në Kosovë, që tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare, e sot rri e vetmuar dhe e mënjanuar, kur sheh se Shqipërinë e qeverisin njerëz që kanë dalur nga klluqi i Inkubatorit për shumëzimin e Njeriut të Ri, anacional? Kur kam shkruar mbi "higjienën e shpirtit", meqë duke shkruar nuk kam vullnet ta shfletoj bibliografinë time, (e këtu as teknikisht nuk mund ta bëj këtë gjë), ndaj nuk di a e kam përmendur faktin, pse Njeriu i Mirësisë nuk pranon të marrë fronin e liderit: për arsye se lideri, që është bërë lider me ndihmën e aparatit, nuk është kurrgjë më i mirë se polici. Një sarkazmë është e njohur deri në banalitet, se deri te froni, rrugën ta shtrojnë kufomat e të vrarëve nga shpata jote, por nëse këtë gjë e dijmë me të dëgjuar simbole të ngjashme, diçka tjetër në këtë aspekt, është edhe trishtuese: kjo se, nëse pushteti mbahet me polici dhe armatë, çka është Sundimtari që i jep urdhërat absolute policisë dhearmatës? Është kryepolic. Princi apolonik nuk konkuron për pushtet mbi kombin, por punon për çështje kombëtare.. duke sakrifikuar tërë jetën për kombin, kombi atë e përqafon për Idol dhe Princ të tij. Dhe shumica prej liderëve apolonikë, asnjëherë nuk bëhën pushtetarë. Ata i prijnë shpirtërisht kombit të tyre. Kur /këtu ka gabim shtypi/ krijon me veprimtarinë shumëvjeçare - vetë Ndërgjegjen Historike të Kombit të hapet Dera e Madhe Shqiptare.

    "Bota sot", 9 nëntor 1999 Nga Stokholmi
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    60
    Mistiku, Po e lexoj kur te jem gati per gjume.
    E sotmja, mesim i se djeshmes:
    E nesermja, mesimi tjeter

  3. #3
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Gjume te embel angel82......se edhe ky Dervishi endrra paska shkruar!

  4. #4
    Shumica e liderëve shqiptarë /në të gjitha trojet tona/ janë egoistë, me sedra të sëmuara, qefmbetës, bajraktaristë, lokalistë, prostitutanë etj. etj. Në plan të parë i kanë interesat personale. Ka mjaft asish që janë ende viktima të komunizmit, ka kuislingë, antikombëtarë e edhe tradhëtarë. Ata që i kanë shitur dhe i shesin interesat kombëtare tek grekët në shumë fusha, së fundi dhënien edhe të bazës ushtarake të Bishtit të Pallës. Nuk dinë të bashkohen as për çështje madhore, as për çështjen kryesore të interesit kombëtar.
    Sa kam njohuri e informaata /unë/ vetëm Presidenti i Kosovës dr. Rugova, z. Mark Krasniqi, dhe z. Gjergj Dedaj, nuk bëjnë pjesë në kategoritë e lartshkruara. Këta tre e kanë interesin kombëtar në plan të parë.
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-05-2003
    Postime
    16
    pershendetje te gjitheve!me pelqyen dhe me terhoqen shume mendimet qe keni dhene rreth kesaj teme.do te mundohem sa me naivitet ta jap edhe une timin.fara e politikanit te sotem shqiptar vjen nga nga 50-vjecari i regjimit kafsheror-brutalesk-antishqiptar-keqberes-diktatorial komunist.komunistet ishin dhe jane njerez pa moral pa karakter,pa cipe,shohin interesat dhe shesin edhe token meme per keto gjera.keto faktore e tregojne qarte se sa me atdhedashuri e drejtone vendin keta politikane me prejardhje primitive komuniste-antishqiptare,por tregojne qarte qe ne karakterin e tyre nuk ka asnje pik gjak shqiptari.politika e tyre gjithmone si ka dashur dhe nuk i pranon dot shqiptaret patriote dhe intelektuale te cilet mendojne me zemer te pikelluar se kur do te vij koha dhe c´fare mund te bejme per atdheun tone.ky faktore dashmires-patriotik pengohet nga makina keqberese e regjimit te atehershem e te sotem.sa te jete kjo fare e keqe 60-vjecare ne shqiperi asnjehere nuk do te lejomi ne apo te tjeret qe jane jashte vendit dhe mendojne per atdheun e tyre.mos flasim per intelektualet e mirfillte qe jane ne shqiperi te cilet jetojne depresuar pa asnje leke ne xhep.pra ky eshte realiteti fatkeqesisht qe na pengon te japim frutin e mire per te miren dhe te drejten tone dhe te tokes meme.me respekt epirioti.

  6. #6
    Vëlla i dashur Epiriot!
    Shumë bukur e ke shkruar dhe plotësisht pajtohem me Ty, por problemet i kemi të njëjta edhe shumë më përpara. Mjafton të lexohen veprat e Gjergj Fishtës, për të kuptuar se kemi pasur, kemi dhe do kemi probleme me intelektualë = politikanë, që të ndershmit, me dinjitet personal e intelektual janë /dëshiroj të gaboj/ në pakicë, e edhe ata ndoshta nga oportuniteti etj. shumë lehtë pasivizohen, kurse të pandershmit janë më këmbëngulës, dhe kanë aftësi që të aftit t'i bëjnë të paaftë, dhe vetë dalin në ball. Për mua nuk e kanë fajin vetëm ata që udhëheqin, por edhe ata intelektualë që rrinë pasiv si spektatorë. Kur është kombi në rrezik dhe në probleme intelektualët e mirëfilltë duhet të jenë shumë aktivë, jo vetëm në profesionin e vet, por edhe në angazhimet publike. Prandaj kemi pasur, kemi dhe për një kohë edhe do kemi probleme që të na udhëheqin të ndershmit, në vend të hajdutëve që na udhëheqin = përdhosin sot!
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •