Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Vetefilmohet ne prostitucion"i dhuron "11 vjet burg tutorit

    Vetefilmohet ne prostituim, "i dhuron" 11 vjet burg tutorit


    Per te shpetuar nga kthetrat e prostitucionit, nje vajze ka zgjedhur nje metode policeske. Ka filmuar veten ne caste prostituimi dhe keto i ka paraqitur si prova ne gjykate. Per pasoje, drejtesia i ka dhene tutorit dhender, 11 vjet burg. Ne nje seance te radhes zhvilluar nga Gjykata e Shkalles se Pare, Berat jane vendosur plot 11 vjet heqje lirie per Fatos Sokoli, banues ne fshatin Qereshnik te te ketij rrethi. Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatesi Ibrahim Hoxha ka vendosur 11 vjet burg per 30 vjecarin Sokoli nen akuzat tashme te vertetuara "shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese" dhe "armembajtje pa leje". Prokurori i ceshtjes mbrojti per disa seanca radhazi akuzat e ngritura ndaj te pandehurit i cili eshte ndaluar nga policia pasi ne prokurorine e Beratit kishte mberritur dosja ne ngarkim te tij me 16 maj te vitit 2001 kur prinderit e te te fejuares se tij kane akuzuar dhendrin per shfrytezim te vajzes se tyre per qellime prostitucioni. Sipas denoncimit te depozituar ne prokurori nga prinderit e 18 vjecares J.V, lindur dhe banuese ne te njejtin fshat me te pandehurin, ngjarja ka nisur ne mars te vitit 2000, kur vajza e tyre pasi ishte fejuar me 30 vjecarin ishte nisur drejt Italise ku do te punonin se bashku. Pas disa kohesh qendrimi ne Itali cifti niset per ne Angli ku Sokoli e shfrytezon te fejuaren e vet si prostitute. Ne maj Sokoli kthehet nga Anglia me pretendimin se do shkonte serish, ndersa prinderit e 18 vjecares kane kerkuar kthimin e vajzes se tyre. Gjate kohes qe Sokoli ndodhej ne banesen e tij ne fshatin Qereshnik 13 km ne Verilindje te Beratit, vajza komunikon me prinderit ne telefon ku u tregon per fatin e saj duke kerkuar qe ata te bejne denoncim per dhendrin. Per te vertetuar se burri e kishte shfrytezuar si prostitute, vajza dergon ne adrese te prinderve disa seanca te filmuara gjate kohes qe dilte ne rruge dhe i dergon ne adrese te prinderve. Keta te fundit keto kaseta filmike i paraqesin ne prokurori si prove se bashku me denoncimin. Ne 16 maj 2001 policia e Beratit ndalon 30 vjecarin ne banesen e vet ku i gjen edhe nje arme pa leje. E.Azizolli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    NEW JERSEY
    Postime
    15
    JU LUTEM MOS BOTONI ME EPISODE KAQ TE DHIMBESHME DHE SHUME FYESE PER AUTORITETIN E KOMBIT TONE.mOS HARONI QE JEMI SHQIPTARE DHE NUK E KEMI PASUR PER ZAKON TE POSHTEROHEMI NE KETE FAR FEJE.
    BURRI KA QENE DIKUR
    SIMBOLI I TROJES
    POR TANI KA KATANDIS
    FSHESA E ZOJES!!!!

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Eshte shume naive te thuash se duhen ndaluar botimet qe paraqesin realitetin e hidhur qe perjetojne shqiptaret. Per me teper shkrimi aktual nuk eshte aq poshterues pasi te pakten krimineli ketu arrihet te kapet.

    Mendoni se sa vajza te tjera gjenden ne te njejten situate dhe jane ende te pashpresa. Une shpresoj qe ky shkrim te lexohet dhe nga ato, dhe te pakten te mesojne nga metoda e kesaj vajze me filmim per te inkriminuar tutoret e tyre.

    Sa here qe ka nja martese minoreneje... ose dhe 18-vjecareje me nje burre te rritur rreth te 30-ave, duhet te kete dicka qe s'shkon. Per mendimin tim duhet te perpilohet nje ligj qe te ndaloje martesa te tilla. Te pakten le ta rrisin moshen e lejueshme te marteses per vajzat me burra mbi ~26 vjec, deri ne 20, kur keto te fundit jane pak me te pjekura dhe nuk genjehen aq kollaj.

    Si perfundim bravo i qofte asaj qe ja ka hedhur ketij maskarait. Shteti nuk te ndihmon per hic gje. Eshte shume e trishte qe vendi i vetem ku mund te kerkosh drejtesi eshte vetja tende apo familja. Dosja e ketij njeriu rrinte ne polici dhe ai endej rrugeve i qete. Te vjen me gjithe mend te shkulesh floket.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4

    Edhe sa jan te ketilla ?

    Sa eshte numri i atyre qe ushtrojne profesion e prostitutkes pa deshire?

    Kur kam lexuar "Yjet nuk vishen keshtu" nga Elvira Dones nuk kam fjet me dite te tera...kisha informata nga Elvira se shumica e tregimve ishin te verteta ...

    Aq perparimtar kemi vllezerit ton sa na vendosen nga Liceu ne rruget e metropoleve te Botes...Vllezerit ton na detyruan te behemi dashnore epshesh te te gjithe kombeve boterore...

  5. #5
    me e keqja eshte se shoqeria shqiptare hesht perpara ketyre maskaralliqeve

    sepse sjellin para ne shqiperi

    me vjen turp nga vetja qe nuk jam ne gjendje te bej gje aktualisht

    mendoj sikur te ishte motra ime ne ate gjendje do e ktheja boten permbys

  6. #6
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Me ty jam (gene)
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Kjo eshte nja nga plaget me te renda te shoqerise shqiptare pasi dihet mire qe nje femer e nxjerre ne trotuar per vite me rradhe ne te njete kohe i ke marre dhe te ardhmen ( dhe pse nje pjese e madhe e kane te veshtire te shkeputen nga ky "profesion").
    Absurditeti i ligjit shqiptar eshte se denohet prostituta e jo tutori!!
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej, po kjo qe e ka paditur si ka shkruar dhe e ka paditur ne shqiperi, se ne shqiperi, jep nje thes me para e del ai prap. Se mos ka drejtesi shteti e se mos kemi shtet.... Atje ta kish derguar padine , ne angli... se atje ishte denuar hak dhe nuk e blen dot , gjykatesin ...etj.Le qe te isha une prind e te me sillte filmim te tille ime bij, ku kisha pritur une ta kapte policia jone sidomos , por i kisha shku ke shpia e i kisha fut nje plumb mu ne drite te syrit e i kisha hequr kesaj bote edhe nje felliqesire.

  9. #9
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga gene
    me e keqja eshte se shoqeria shqiptare hesht perpara ketyre maskaralliqeve
    E di cfare me keq tek shqiptaret? Kafsheria fenomenale e tyre!

    Si do te kete ndodhur, mire a keq nese kthehet me keq behet. Kur kthehet nje prostitute nga Perendimi, perbuzet nga te gjithe. Kurre nuk ka per te jetuar nje jete normale midis shqiptareve.

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Te mjeret ne se car duhet te lexojme per dite.
    Jo qe kane mend te ndalen bile...shkon nga keq ne me keq.



    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    Njolla e zeze qe do ta shoqeroje kombin tone per derisa te ekzistoje.E kush e mendonte para shume vitesh se ne shqiptaret qe shquheshim per nder e per moral te larte,sot te nxirrnim motrat tona zvarre neper rruget e Evropes duke i detyruar te shkojne me cdo lloj rrace.
    Tani e kemi ulur koken e nuk rrahim me gjoksin ,e na vjen turp kur keto lajme jepen neper mediat e huaja.Ky eshte nje nga mallkimet tona si komb qe uli dhe po ul cdo dite imazhin tone para te tjereve,dhe s'ka per te na u hequr kurre,me sa po i hiqet nazizmi Gjermaneve.A e kuptojne kete vellezerit tane,se cfare demi u kane sjelle viktimave,dhe akoma me shume kombit tone.T U R P!
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  12. #12
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Mendimi i nje odeoni:

    Vertet gjithkush meson kesoj faktesh irritohet, Nuk dua te le pa faj vajzen pasi ka pranuar te nxirret ne rruge por ajo qe me indinjon me teper eshte fakti i ketyre meshkujve parazite qe presin te pasurohen nga femrat. Per mua duhet te kete nje ligj te tille ekstrem i cili te denoje cdo tutor minimalisht 20 vjet burg pa te drejte apelimi dhe sekuestrim te cdo pasurie qe ai posedon. Por dihet jetojme ne shqiperi dhe ketu drejtesi nuk ka?

  13. #13
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Mendimi i nje odeoni:

    Nuk dua te le pa faj vajzen pasi ka pranuar te nxirret ne rruge
    Eshte vajze perballe genjeshtrave, mashtrime apo kercenimeve te nje shtaze ti ve me faj vajzen e shkrete?

    Shoqeria shqiptare eshte e tille. Shoqeria shqiptare do e perbuze kur te kthehet "ja ajo prostituta!". E bejne te "pafajshem" ate shtazen.

    E perseris eshte kafsheria fenomenale e shoqerise shqiptareve armiku me i madh i kesaj vajze. Kjo shoqeri eshte me faj jo vajza.

Tema tė Ngjashme

  1. Warren Buffett dhuron shumen me te madhe ne histori
    Nga i_pakapshem nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2006, 10:47
  2. Familja Kika Dhuron 5000 metra katror truall per nje shkolle
    Nga honzik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 17:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •