Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ushtria Shqiptare

    GSH

    ---------


    KORĒE/ Policia: Olger Matko qėlloi me njė plumb nė kraharor Ilia Pojanin

    Sherr pėr shėrbimin, vritet ushtari 19-vjeēar


    -------------------------------------------------------

    ro.be.

    Qėllon pėr vdekje shokun e tij ushtar pas njė zėnke pėr shėrbimin. Burime nga policia pohojnė se Olger Matko 19 vjeē nga Selenica e Kolonjės ka vrarė me njė tė shtėnė arme 19-vjeēarin Ilia Pojani nga Korēa.

    LAJMI

    KORĒE

    Njė krismė e vetme arme ka alarmuar dje nė mbrė-mje Brigadėn e Kėmbėsorisė nė Drenovė tė Korēės. Ushtari Olger Matko ka qėlluar me automatik mbi shokun e tij Ilia Pojani. Gjithēka ka ndodhur pas njė zėnke pėr shėrbimin. Burime nga Policia e Korēės pohojnė se Pojani nga Korēa, pėrgjegjės roje, ėshtė grindur me ushtarin Matkon nga Selenica e Kolonjės. Sherri pėr shėrbimin ka nisur rreth orės 19.30 dhe ka zgjatur pėr disa minuta. Nė zėnke e sipėr 19-vjeēari Matko ka humbur toruan dhe me armėn e shėrbimit qė ka pasur nė dorė ka qėlluar mbi Pojanin. Plumbi i automatikut tė ushtarit Matko e ka goditur nė krahėror 19-vjeēarin Pojani. Krisma e armės e ka ngritur nė kėmbė gjithė Brigadėn e Kėmbėsorisė nė Drenovė tė Korēės. Oficerė e ushtarė kanė vrapuar te vendi ku janė zėnė dy ushtarėt. Aty kanė gjetur tė mbuluar nė njė pellg gjaku pėrgjegjėsin e rojeve, Ilia Pojani. Sipas bluve, ushtarin e plagosur rėndė e kanė nisur menjėherė nė spitalin e Korēės. Por sapo ėshtė futur nė sallėn e operacionit, 19-vjeēari nga Korēa ka dhėnė shpirt. Burimet e mėsipėrme pohojnė se trupi i ushtarit tė vdekur ėshtė dėrguar nė morg dhe deri nė orėt e vona tė mbrėmjes nuk ėshtė lajmėruar familja e viktimės. Ndėrkaq ėshtė vėnė nė pranga autori i krimit, Olger Matko. Megjithėse tė rezervuara burimet nga blutė e Korēės citojnė se janė marrė nė pyetje dėshmitarėt qė kanė qenė prezent nė ngjarje, si dhe oficerė. Hetimet vazhdojnė deri nė zbardhjen e plotė tė ngjarjes tragjike.



    -------------

    Pse duhet ushtari ushtarit ti dorzoje Sherbimin..
    Rregulloret e gjithe Botes caktojne nje nen oficer qe kryen nderrimin e vend rojes..
    Por oficeri Shqiptar eshte mesuar te bej Pall e krejt punet ti bej Ushtari..

    Ushtria Shqiptare gjithmone u ka ngrene kokat ushtareve .. oficereve e gjeneraleve.
    Kjo ushtri kurre ska mbrojtur Atdheun por vetem ka ngrene grosh e fasule e fasule dhe grosh tash 60 vjet.

    Njihere plenumet e PPSH-se hengren qindra koka gjeneralesh e kolonelesh..
    Pastaj punimet xhenjere ne hapje tynelesh hengren mijra koka ushtaresh gjat regjimit Shehist-Enveris Kapoist.
    Te mjerat Nena nuk qanin dot se bijt e tyre qe caktoheshin ne Xhenjo ishin nga familjet e "dekllasuara" e e kishin te ndaluar te qanin..e as nje dekorat bronxi nuk u a jepte kush "bijve te armiqve"..
    Sherbimi mjekesor ka qene xerro e ushtaret i kalonin ethet me 41 grade temperature vetem duke u dridhur pa ja cuar kush nje got caj..
    Veshmbathja ka qene ne nivel mjeran..
    Krevatet e dysheket te qelbur nga tartabiqet e Morrat..
    Ushtari kurre nuk cohej me leje sipas rregullores por ne baze te tekave te oficereve xhahile.
    Oficeret vetem ulerima e fyerje dinin tu drejtonin djemve ushtare te atdheut..
    Ushtari Shqiptar kurre nuk u ngop me buke..dhe urija e shtynte te vidhte bahcet e Kooperativave..
    Gatimi ka qen mizerabel dhe higjena qesharake..
    Fjetoret e ftohta e menxat katastrofe..
    Aktivitetet kulturore xerro dhe ne reparte sundonte merzitja e monotonia.
    Ne Ushtri vlonte spiunlleku mes oficeresh e mes ushtaresh e shoqeria ushtarake u zevendesua nga egoizmi e hipokrizia.

    Nga spastrimet politike edhe ata pak oficer te zote u burgosen e ne ushtri ngelen vetem ata oficere injorante qe ne mengjes para se te shkojne ne fjetore per te pare si jane bijt e nenave qe u jane besuar ne kujdes ata shkojne ne Guzhine ku ushtari servil guzhinjer i nxjerrr tepsine me Mishin e pjekur e djathin nga racioni i ushtareve.

    Kur erdhi demokracia..oficeret e indoktrinuar penguan zhvillimet demokratike dhe djemte e tyre i shmangen nga Sherbimi ushtarak e i cuan jashte shtetit..duke fallcifikuar emra e datlindje..
    Per ata Ushtria dhe Atdheu kishte qene PPSH..e Enver e asgje tjeter.

    Sorrollopi u rikthye ne Ushtri me triumfin e Rebelizmit dhe Ushtria do vuaje perseri politizimin e injorancen tradicionale te Terbaco-oficerave tane..

    Gatishmeria e oficereve tone per te pranuar qe Bishti i Palles tu jepet GREKEVE tregoi "patriotizmin" e tyre sahano-lepires labo-mocalor.



    ...

  2. #2
    Perjashtuar Maska e ReBeL
    Anėtarėsuar
    07-03-2003
    Vendndodhja
    Zvicer
    Postime
    12
    Po ato qe duan te behen ndonjehere ushtarake apo oficier etj. kane luajtur nga mendja. Ky eshte rasti me i mire per te treguar se ushtria e ben njeriun te vrase shokun e vet.
    Per mendimin tim te gjithe ushtrite e botes duhej te zhduken dhe te mos egsistojne me.

    **** all the army freaks.

  3. #3
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Kjo ka te beje sepse oficerat e ushtrise jan me bindjet e kohes se para 90-tes.
    Une kam kryer sherbimin ushtarak dhe kam qene pergjejes nderrese,centralist dhe ne fund ushtar sherbimi sepse nuk veproja sipas urdhrave te shefit te shtabit.
    Dhe urdhrat e tij ishin nga me qesharaket dhe te kujtonin kohen e munizmit qe te arrije te beheshe hasem me shokun e ngusht.
    Eshte qesharake qe te degjosh ne vitin 2000 se ne repartin ushtarak nuk ka buke dhe shefi i shtabit (Kasteriot Asllani nga Vlora) thote:
    Patatja eshte dhe buke dhe gjelle po hani...dhe une qe i thashe e ka thene dhe enver hoxha kete bera 10 dite izolim.
    E pse...?
    Me rrob ushtarake nuk lejohet politika....kurse shefi i prapavijes(Albert Gjika) u thoshte ushtareve votoni per deputetet e PS se do ju jap nga 3 dite leje.
    Kur buka vinte era,dhe fasulet te pazjera ose te djegura oficerat e rojes as e canin fare po thonin hani se nuk ka gje.
    E c'fare ushtrie eshte ajo kur ushtari nuk ngop barkun me buke,e ca mund te presesh nga nje ushtar kur e le ne shi e balte me kepuc te grisura e pa mushama ne shi.E ca mund te presesh nga nje ushtar qe eshte i semure nga gryka apo diareja dhe ne repart te japin vetem aspirin se i kuron te gjitha semundjet.
    Detyrimisht do kaloi ushtria ne nje varet hasmerish vetem e vetem se oficerat e drejtuset e saje nuk bejne punen e tyre por pijne e behen tap ose luajn dhe nuk dine se ca behet me sherbimin fare.
    Sipas ligjit te ushtris komandanti i truprojes(i cili eshte kapter dhe jo ushtar) duhet te shoqeroi nderresen derisa te perfundoi dhe te fus armet ne armature.....
    Asnjehere nuk vinte komandanti i truprojes kur behej nderresa biles dhe celsin ma linte mua ose shokut tjeter qe ishte pergjejes i nderreses.
    Nuk eshte faji i ushtareve por eshte faji i drejtuseve qe ndodhin nga keto vepra ne ushtri.
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  4. #4
    Perjashtuar Maska e ReBeL
    Anėtarėsuar
    07-03-2003
    Vendndodhja
    Zvicer
    Postime
    12
    Ti Bledi mua me dukesh si nje plake e keqe qe di vetem te flase se ēa ka pare apo ka perjetuar vete. Po provo nje here te mendosh dhe mos na trego ketu perallat e tua qe ke perjetuar.
    Neper forume nuk permenden dot emra te sakta, sepse ato njerez kane te drejten e tyre personale.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rebel !

    Pse ofendon ti kopil.
    Shko tek fideli me ate cheguevaren tend i cili e la popullin Kuban nen diktature e shkoj te ndertoj diktatura te reja.


    Bledi tregimi yt i cilter me bindi se PS as ushtrine nuk e ka rregulluar.
    Natyrisht se milionat shkojne per te englendisur mullaqet dashnoret e Bosave Socialist.
    Sa kushton nje shishe Shampanj qe pi Ilir Meta aq kushton gjella e nje reparti ushtarak per 1 muaj.
    Po gjith shishet e shampanjes qe pijne "proletaret " miliardere te PS-se sa kushtojne?

    Me ato para mund te paisen me dyshek e carcafe tere ushtria Shqiptare.
    Ne te ardhmen duhen flakur nga Ushtria te gjithe ata oficere qe u solidarizuan me bandat Rebele te 97-tes.


    Thx Bledi !

    ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Nga Brari
    Por oficeri Shqiptar eshte mesuar te bej Pall e krejt punet ti bej Ushtari..
    Nga spastrimet politike edhe ata pak oficer te zote u burgosen e ne ushtri ngelen vetem ata oficere injorante qe ne mengjes para se te shkojne ne fjetore per te pare si jane bijt e nenave qe u jane besuar ne kujdes ata shkojne ne Guzhine ku ushtari servil guzhinjer i nxjerrr tepsine me Mishin e pjekur e djathin nga racioni i ushtareve.


    Sigurisht qe plaku yt s'ka qene oficer, se po te ishte do i kishe matur me teper fjalet. Nuk e kuptoj per cilet oficer e ke fjalen ti qe beka pall, po ai qe kisha une ne shtepi ishte ne sherbim 25 dite ne muaj. E cdo dite ne repart kisht e te detyruar, servisin e depove, mirmbajten e topave, trajnimin e ushtareve, ndertimin e tuneleve, hapjen e kanaleve, pastrimin e armeve, berjen e hartave, simulimin e aksioneve, e mijra yckla te tjera ditore. E pas '90 te gjitha ketyre shtoju shkembimin ditor te zjarrit me minoritetin per tu siguruar jeten atyre "bijve te nenave" qe permende ti. Te gjitha keto (pavaresisht se cfare kohe qe) qe une e ti te flinim te qete.

    Ti po me permend mishin e pjekur e djathin, po sigurisht e ke fjalen per ndonje ushtri tjeter, se nga 92 deri nga fundi i 94 ushtria (te pakten repartet ne gjirokaster) mbaheshin me ato biskotat amerikane qe vinin ne kuti alumini, dhe nuk kishte diskriminim ishe oficer apo ushtar. Dhe sic ka "bij nenash" ka dhe bij buēesh, dhe ushtria eshte vendi me i persosur per te shpalosur karakterin e tyre. Dhe muhabetet me ta nuk i zgjidh ai "biri i nenes" apo ai "oficeri qe ben palle" apo ai tjetri qe "na hengerka mishin e pjekur qe ja paska hequr nga goja atij birit te nenes", po ai qe i eshte q*re kocka 25 vjet me rradhe per te te siguruar ti apo atyre "bijve te nenave" emrin Shqiptar.

    Ushtria nuk eshte balet apo hedhje shtize,ushtria s'duhet te jete e detyruar, ku "bijte e nenave" inkuadrohen e pastaj qurraviten se mungoka mishi i pjekur. Ushtria ne cdo vend te botes kerkon njerez te gatshem te jetojne me te parehatshmen, pa mishin e pjekur, me rroben e lagur, me pushimin 30 sekondesh, me canten 60 kilshe ne sup, me koken ne torve dhe me torven me biskota. Ushtria eshte per njerez qe ndihen krenare per ate qe bejne dhe mbrojne ate qe i ben krenar.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Sa herė qė dikush lavdėron tė kaluarėn pėrēmohet si komunist a socialist, a thua sikur nuk jetoi 95% e shqiptarėve si tė tillė. Kėshtu edhe me ushtrinė. Nėse ka patur ndonjė vend ku ėshtė ndjerė mė shumė krenaria e tė qenit Shqiptar, atdhedashės apo qoftė edhe thjesht njeri, burrė e me vlerė- ka qenė ushtria.
    Ato qė kanė bėrė ushtrinė e dinė shumė mirė se ēasti mė krenar nė jetėn e tij ka qenė ai kur ka bėrė betimin ushtarak si efektiv.
    Qaramanėt gabimisht i kanė mobilizuar. Kėshtu, unė mendoj se ushtria shqiptare nė kohėn e monizmit ka qenė njė ushtri e rregullt nė pėrgjithėsi ku nuk mungonte aty kėtu edhe shkelje tė rregullave, si gjithkund nė ēdo fushė tė jetės apo vend tė botės. Kjo nuk don tė thotė qė ajo nuk i pėrmbushte vetitė e njė ushtrie. Nė fund tė fundit, ajo qe ushtria shqiptare qė pėrthithte herė herė rreth 40% tė buxhetit tė shtetit qė e la popullin fukara nė kulm. Pra, duhet tė ketė pasur njė farė niveli nė mos mirėqenje, rregull, disiplinė, armatim e gatishmėri. Ajo qė nuk mund tė kontestohet ishte ajo ndjenja e tė shpėtuarit tė shurrės pėrpara eprorit dhe jo anarshi si sot.
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  8. #8
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    O Pellazg

    Jam dakord me ty,pe Ushtrine e per oficeret...

    Vazhdimi ishte jashte teme - Henri
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Shkelqimi dhe Renia e bazes se Gjadrit

    Marre nga Korrieri

    Nje nga krenarite ndertimore te xhenios shqiptare strehohet ne nje vend te veriut te Shqiperise. Baza Ajrore ka nje emer te madh, qe e konstaton lirisht kur e shikon dhe nje personel te nderuar, qe tashme eshte shperndare ne te gjithe Shqiperine. Eshte ndertuar vetem per pese vjet dhe thuhet se ka kushtuar ...sa Hidrocentrali i Fierzes

    Nga Gjadri, Ben Andoni

    "Po te provosh te ngjitesh lart ne qiell, nuk do te deshirosh kurre qe te kthehesh me perseri ne Toke. Atje, eshte vendi nga ku kemi ardhur dhe ku do te shkojme perseri". Keshtu ka thene Leonardo Da Vinēi dikur per fluturimin. Vete, si askush, konstruktoi makina fluturuese dhe tentoi t'i ngjitej qiellit, por me kot..., tentativat gjithmone deshtonin.

    Kjo, duket se nuk ka ndonje kuptim, pak shekuj me vone. Njerezit kane pushtuar qiellin, ndersa shume syresh ecin me anijet e kohes, qe Leonardo arriti vetem t'i enderroje, edhe shume me shpejt se shpejtesia e zerit te tij. Por, qielli yne, duket se nderimin me te madh, e ka ruajtur per pilotet, qe nuk mund te fluturojne dot. Dhe, per fat te keq, ne vende si Shqiperia, ata jane bukur te shumte...Te heshtur dhe te nderuar, ata jane shperndare kudo neper Shqiperi, me kujtesen e forte dhe te fiksuar diku. Eshte ajo, qe duket se i mban ne veshtiresite e medha te jetes. Pilotet dhe ish tekniket e Gjadrit, njeres prej perlave shqiptare, nuk bejne perjashtim nga ky rregull. Ata sot jane kudo...por per te mbijetuar.

    Ne ditet tona, per shumekend qe degjon toponimin Gjadri, gjeja e pare qe i kalon ndermend eshte thjesht baza ajrore, ndersa per pilotet e saj ka mbetur dinjiteti dhe endrra e fluturimit, qe tashme e kane te mbyllur...mbase per jete. Ata me besimtaret shpresojne, se mund te bejne diēka pertej ne Boten e ameshuar, ku ēdo gje do te jete e lire. Te gjitha keto perfytyrime, sikur po ndjek nje imazh bardhezi te Magnum, me shoqerojne teksa Roja e Repartit, te jep lejen e fundit per tu futur ne Bazen e Forcave ajrore te Gjadrit. Kontrollon i qete dhe me saktesi dokumentat, ndersa me rregullin strikt, qe i shkon per bukuri veshjes se mbajtur paster, duket se eshte larg ushtareve te shumte te sherbimit, qe kam hasur ne Shqiperi.

    Kur pershkojme heshtjen e repartit te stermadh, qe duket se nga jashte nuk tregon asgje, fillon e kujtohesh per rrefenjat e thjeshta dhe deri nga ato te pabesueshmet, qe jane treguar per Bazen. Kjo do te zgjase pak kohe, sepse pershkrimet do te behen te aferta, kur do te degjosh dhe do te shikosh ne te vertete, sesa vlen kjo mrekulli, e bere nga dora e qytetarit shqiptar dhe e teknikeve te ndryshem te xhenios. Vetem se, ne nje pike je i humbur me Gjadrin: personazhet e tua te reportazhit, ne te gjithe rastin jane anonime. Ti nuk ke mundesi, qe te shikosh me syte e tyre, apo te ndjesh me perfytyrimin e tyre. Ato kane humbur ne kohe dhe ne hapesire...

    Miqte

    Dikur per miqte ishte nje "Ode pritje", e cila tashme nuk ekziston. Shume nga delegacionet e huaja, qe vinin pas viteve '90 per te pare Bazen, nuk i kursenin fjalet e mira per njerezit e Gjadrit. Ne fakt, nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe, kur shikoje deri se ku mund te shkonte aftesia e dores se njeriut ne kete vend. Por, nuk mungonin edhe paradokset. Ne fillim te viteve '90, nje nga ekipet e para qe erdhi ne Baze, ishte ai qe quhej "i verifikimit" dhe kerkoi te kontrollonte numrin e njerezve te Bazes, -kujton nje ushtarak. Per menyren tradicionale se si ruhej sekreti ne Baze, kjo kerkese dukej skandaloze, por ata ishin te shoqeruar me nje ekip te ministrise dhe te pajisur me autorizim. "Rreth nje ore pati nje debat se, nga numri i pergjithshem i te punesuarve qe kishte Baza, pasi nje oficeri francez nuk i rakordonte nje njeri ne numerin e totalit, deri sa u gjet qe ishte nje i larguar me kohe nga puna. Ne pergjithesi, duhet thene se detyra te tilla nuk kuptoheshin se pse kryheshin", thote zedhenesi i Forcave ajrore, publicisti Agustin Gjinaj. Ndersa, ish-kryeministri Meksi shkoi dhe me tej, kur tha se "ju ushtaraket keni qene te indokrinuar nga rregjimi i kaluar". "Keto tema na ishin bere te merzitshme, ngaqe pothuajse gjithe dita shkonte me te tilla grindje", pastron kujtesen Gjinaj, qe ka qene vete dikur ushtarak atje. Ndersa, shume te tjere u mbetej vetem vleresimi. Kuptohet nje vleresim, qe u fillonte kur mbyllnin gojen e ēapelyer nga habia.

    Baza

    Heren e pare, qe e kam pare bazen, ka qene krejt ndryshe. Me nje ekip gazetersh, ne janarin e 2002, ndersa udhetonim per ne Malesine e bllokuar nga bora, u ulem deri pak metra siper pistes, qe gjendet pak metra tej bazes. Kjo vazhdoi pak, sepse piloti vendosi qe te ngrihej perseri. Ne piste ishin vendosur ne formacion mjetet e ndryshme fluturuese. Edhe pse qendruam fare pak, emri i madh i bazes, na i shtoi shume dhe permasat e mjeteve e thjeshta qe shihnim. Gati dy vjet me vone, ne pisten e stermadhe, qe eshte shume afer bazes, eshte qete. Godinat e ushtarakeve, jane te demtuara njesoj si ne Irak, ndersa banoret lirisht e perdorin pisten si shetitore dhe mesimore. Me 'te civilizuarit', qe kane blere makina, ua mesojne potershem pjesetareve te tjere. Me pragmatistet kullosin lopet, qe qendrojne te patrazuara kudo, ndersa mungon ndonje rrethim, qe te kujtoje kufizimin e pistes. Ne fakt, ajo qe te kujton madheshtine e bazes, e cila bashkohet me pisten kryesore me nje rruge, qe tashme eshte demtuar seriozisht, eshte pak me tutje. Ajo ka te beje me nje tunel, qe eshte i kufizuar me dy porta dhe qe eshte ndertuar ne trajten e nje "U-je". Kjo "U" gjigande ishte baza e 45 aeroplaneve MIG ose e tre skuadrileve. Ajo eshte ne brendesi te malit te Kakariqit dhe brenda ka te instaluar dhe nje ofiēine per punime te ndryshme, duke perfshire dhe riparimin e mesem te avionit. Mund te gjykosh realisht per permasat e bazes, nga disa elemente te thjeshte. Gjithēka, qe ka lidhje me sherbimin e ketyre avioneve pergatitej ne barkun e malit. Tuneli-qytet ishte i lidhur direkt me lidhjen elektrike te Shkodres dhe te Lezhes dhe nje difekt i vetem bente, qe ai te lidhej direkt me nje central me djegje te brendshme, qe vihej ne pune nga tre motorre te medhenj ne vend. Madje kishte nje linje direkt me Vaun e Dejes.

    Tuneli i stermadh, nga ku dilnin lirisht avionet, ishte i pajisur me sisteme te sakta ventilimi dhe lageshtira e tepert eliminohej nga perdorimi i duhur i materialeve plastike. Mali i Kakariqit, qe vigjelonte mbi bazen, e eliminonte krejtesisht mundesine e demtimit nga bombat, qofte dhe atyre me fuqine me te madhe shkaterruese. Por, kjo nuk mbaronte me kaq: Ne Gjader, tunelet strehonin karburantin e nevojshem te llojeve te ndryshme, ndersa ishin te rregulluara dhe sistemuar dhe laboratoret e venies ne shfrytezim te baterive dhe elementet e tjere, qe i sherbenin aeroplaneve. Sasite ishin te medha, por keto nuk tregohen. Tuneli kishte vend dhe per personelin dhe dhomat e tyre te qendrimit, por edhe komanda, qe ishte perseri ne tunel, ishte e pajisur me te gjithe aksesoret. Ajo kishte planshete horizontale dhe vertikale, ku pasqyroheshin te dhenat e situates ajrore, prej ku do te drejtoheshin veprimet luftarake ne raste te jashtezakonshme. Permasat gjigande te dyerve te bazes t'i heqin dyshimet dhe te bejne qe te besosh ato qe te thuhen, por me shume ato qe nuk thuhen. Nuk genjen aspak, kur thua se dyert do t'i kishte zili per nje film, ēdo regjisor i njohur i Hollivudit. Jo vetem per permasat, por edhe per realizimin e tyre:hekur-beton. Keto dyer, shoqeroheshin me te tjera me pas, te cilat nuk lejonin, ne rast te ndonje sulmi te mundshem berthamor, hapjen perfundimtare te tyre. E gjithe kjo mase betoni, qe pak kohe me pare ka mbushur 30 vjetorin e saj, eshte bere gati ne nje kohe rekord per vetem pese vjet dhe thuhet se ka kushtuar po aq sa Hidrocentrali i Fierzes. 2000 ushtare e civile, thuhet ne periodikun e Forcave Ajrore, oficere dhe ushtare, si edhe civile nga rrethi i Lezhes, i Shkodres etj, e kane ndertuar. Efektivi komandohej nga ushtaraket e larte te xhenios se asaj kohe, respektivisht Lele Godo, Rexhep Hoxha, Merkur Ēarēani dhe kryeinxhinieri Kristaq Luarasi. Kulmi i perkryerjes por edhe te jashtezakonshmes ishte, qe ne raste te jashtezakonshme, pilotet mund te ngriheshin ne fluturim, direkt qe nga tuneli, qe po pershkruajme. Ky korridor njihej me emrin "pista e ngritjeve urgjente" dhe ishte ne nje fare menyre, sfida e vdekjes, per ate qe shorti, do ti ngarkonte detyren sublime. Tashme, nga mosperdorimi, kjo piste e "ka humbur" rendesine.

    Shkelqimi i munguar

    Per shkak te ndertimit te rruges se re, qe lidh Lezhen me Shkodren, mund lehtesisht qe te marresh me mend, ku eshte baza, po te tregoje dikush. Te gjithe banoret e fshtrave perreth ushqeshin ne kete vend. Ēdo familje kishte dike, qe ishte i punesuar ketu. Kjo nuk vazhdon me ne ditet tona. E vetmja gje, qe duket njesoj, eshte se baza perseri ka mbetur rreptesisht e ruajtur me masa sigurie te larta. I vetmi fat per gazetaret eshte betimi ushtarak, ose ndonje kremtim i rastit. Ne ate kohe, njerezit e medias, mund te kene ndonje mundesi, qe te filmojne ose te fotografojne diēka, pas rutines se fjaleve, qe te afrojne pushtetaret vendore dhe ata qendrore. "Por, asgje me shume". Te gjithe jane te kulturuar (flitet per ushtaraket, qe nuk e heqin baxhen nga gjoksi), por nje gje ta thone te gjithe:"Eshte baze ushtarake" dhe kaq. Gjithsesi: rrenimin e shikon kudo dhe ai nuk mund te fshihet, dhe kete e ndjen jashte bazes, ku ndertesat, qe dikur sherbenin per gadishmerine, tashme i perkasin ashtu te djegura, historise se Gjadrit. Kane mbetur vetem si ngrehina. Perreth jane fshatare te rinj, ndoshta te bijte e atyre, qe dikur kane punuar ketu, te bejne gare para syve me makina gjithfarelloj, ne pisten qe dikur sherbente per MIG-et. Nuk dihet fati i Bazes, ne ditet e ardhshme, por ndoshta ne kuader te integrimit te ushtrise sone, mund te gjenden projekte, qe te pakten t'i kthejne pak madheshtine e emrit qe ka. Qe edhe pas shume e shume peripecish, si p.sh. '97 eshte perseri i madh.

    Ky emer duket se ka shtypur dhe fatin e shumices se njerezve, qe kane punuar aty, ku shume syresh kane pasur nje fat, qe nuk eshte shume per zili. "Mjaft prej burrave e grave te Bazes, u kthyen perseri ne Tirane, por nderkohe kishin humbur aftesine per ta ushtruar profesionin, ishin harruar nga miqte e te njohurit e dikurshem, per te cilet me fukarallekun e tyre nuk paraqisnin interes dhe ne pjesen me te madhe ngelen te papune. Familjet e oficereve te bazes ngelen pa miq e shoke te fuqishem, pa njerez ku mund te kerkonin mbeshtetje. Ata ishin kryesisht djem nga familje punetoresh e fshataresh. Familjet e medha te ish sistemit komunist, bllokmenet dhe anetaret e KQ PPSH nuk paten asnje femije te tyre ne aviacion, e po keshtu as familjet e ish borgjezeve e tregetareve te dikurshem, apo te denuarve politike, pasi siē dihet kerkesa per nje biografi te paster ne kuptimin politik ishte paresore per pranim ne kete arme", thote i trishtuar ish-piloti Gjinaj.

    Po te bisedosh me pilote te vjeter do te konfirmosh se ata mbeten emigrante ne Shqiperi. Ca me keq akoma, shume syresh ishin edhe pa toke dhe ne shtepite e tyre ne fshat, sepse ligji parashikonte shperndarjen e tokes, sipas frymeve, qe jetonin aty. Ata nuk perfituan dhe nga privatizimi i vendit, por edhe nga letrat me vlere. Ata mbeten vetem me qiellin, ate qe nuk i braktisi kurre dhe te kaluaren, qe nuk ua prek askush.

    ***

    E keshtu, ne fund, me shume se keq per bazen ne ditet tona merzitesh per njerezit qe e bene ate.

    Askush prej tyre nuk u ankua per kohen e veshtire te kaluar ne Baze. Sepse ne fakt, u ka mjaftuar nderimi, qe i bene Shqiperise. Ky nderim patetik, nuk vlen sot, per pilotet qe jetojne nje pasjete te ndryshme nga e para. Tashme nuk fluturojne dhe shumesyresh nuk jane ne baze, por kane filluar jeten nga zero perseri. Sepse Qielli te ushqen endrren, por jo barkun. Kjo i ka bere qe te merren me gjithshka, qe u jepet per dore. Por, qielli i tyre nuk te jep materialisht por vetem shpirterisht. Ate, qe Leonardo Da Vinēi, e kishte ndjere dhe provuar, por asnjehere shijuar...

    Ushtari i rradhes se sherbimit mbyll deren e repartit te Gjadrit dhe gjithshka vishet perseri me mister. Per pak rruga futet ne rrjedhen normale, nga ku vazhdohet drejtimi, qe te dergon per ne Lezhe. Baza kthehet perseri ne origjine, ku ti je i prirur te besosh tashme me rezerve perrallen "fantastike me te", qe fatmiresisht e ke prekur vetem pak ēaste.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Pse ishte ajo nje kryeveper arkitektonike e Ushtrise Shqiptare

    Nga Agustin Gjinaj*

    Baza Ajrore e Gjadrit eshte ndertuar pas disa vitesh pune te xheniereve, te mijera punetoreve nga Shkodra e Lezha, si dhe e mjaft specialisteve nga i gjithe vendi. Aerodromi, i ndertuar me cilesi te larte, sipas kerkesave te xheniereve tane e specialisteve kineze, u be me dimensione bashkekohore e me te gjithe infrastrukturen e nevojshme.Baza Ajrore e Gjadrit kishte nje shtrirje te madhe prej disa kilometrash katrore. Nenrepartet e saj vartese fillonin ne Balldren, Gocaj, Kakarriq, Mali i Kakarriqit, Gjader, Blinisht, Bushat. Ne kete Baze, perveē avioneve qe ishin te detyruar te rrinin ne gadishmeri- roje ne aerodrom, gjithēka tjeter ishte planifikuar te qendronte e futur dhe e ruajtur ne tunele...

    Bazen e kane vizituar Komandantet e Forcave te Armatosura te Shqiperise apo kryeministrat e saj, qe nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Sali Berisha, Aleksander Meksi e Rexhep Meidani. Po keshtu, Baza eshte vizituar ne vitet e pluralizmit nga dhjetra delegacione te huaja. Te gjithe vizitoret qe vinin ne Baze habiteshin me madhesine e madheshtine e saj. Mbajtja dhe funksionimi i saj ishte teper i shtrenjte, si ēdo gje e bukur dhe e rralle.

    "Kryevepra arkitektonike,Baza e Gjadrit, nuk ka qene vetem nje objekt ushtarak i rendesise se veēante, me nje pavaresi te madhe vetvepruese, me aftesi te madhe goditese e nje rajon teper i fortifikuar, por edhe nje barre e rende per ekonomine dhe taksapaguesin shqiptar qysh ne ndertimin e saj. Fondet e shpenzimeve ne periudhen e ndertimit te tij nuk kalonin nepermjet llogarise se bankes se qytetit te Lezhes, por nepermjet nje kanali te veēante qe ne ate kohe quhej "Kanali ushtarak". Flitet se shpenzimet e kryera per ndertimin e kesaj Baze jane te peraferta me ato te ndertimit te hidroēentralit te Fierzes.

    Komandante te shquar te Bazes

    Baza Ajrore e Gjadrit, per vete rendesine, kishte grumbulluar "ajken" e Aviacionit Shqiptar. Komandanti i saj i pare u caktua Bardhyl Taēi, i cili qendroi fare pak ne ate detyre, pasi pak kohe me vone, pas burgosjes se Edip Ohrit ne vitin 1974, u caktua komandant i Aviacionit. Gezdar Veipi u be menjehere komandant i bazes, nje pilot qe fluturonte me avionin MIG-21, pas specializimit qe kishte bere ne Kine per kete tip. Aviacioni ishte i vetmi vend ne Ushtri, ku rregullat e politikes se kohes si "vija e masave" apo "kontrolli punetor e ushtar" etj., nuk para gjenin ndonje zbatim te veēante, siē mund te ndodhte ne reparte te armeve te tjera. Te gjithe komandantet e Bazes, qe nga Bardhyl Taēi, Gezdar Veipi, Dhori Zhezha, Klement Aliko, Shefqet Lata, Shahin Guraj, Raqi Qarri, Lutfi Qyra, ne radhe te pare ishin "ujqer" te fluturimit, te pakrahasueshem per mbajtjen e ngarkeses se tij, te afte per te kryer ēdo detyre te caktuar, per te fluturuar ne te gjitha konditat e fluturimit, si naten ashtu dhe ne kohe te veshtire, ne kohe me re apo shi. Komandantet caktoheshin ne detyre pasi opinioni i kishte pranuar si me te miret nga eksperienca ne pune e fluturim.

    Pilotet

    Ne fundin e vitit 1969, ka ardhur ne vendin tone Skuadrilja MIG-21. I gjithe efektivi i saj pilot, teknik e specialiste u pergatit ne Kine, ndersa pas vitit 1972 pergatitja per avionin MIG-21 vazhdoi rregullisht ne vend. Ne Baze pilotet ishin krenare per profesionin e tyre dhe punen e veshtire qe kryenin, por asnjehere kjo krenari nuk ishte shkak per te fyer te tjeret, apo per te nenvleftesuar profesionin e te tjereve. Edhe te ushtaraket edhe te banoret e Lezhes respekti per ta ishte i veēante. Pilotet e Bazes ishin ne pergjithesi nga me te miret ne vend dhe zgjidheshin nga regjimentet e tjera, pasi vetem ketu mund te behej kalimi per ne avionin MIG-21, qe konsiderohej si elitar.

    Por jo vetem per kete. Me ēdo avion ishte me e veshtire te fluturoje ne Gjader se sa ne repartet e tjera. Konditat e motit aty nuk ishin favorizuese dhe jo rralle pretendohej se, ai qe quhej "trendafili i ererave", nje harte apo skeme qe paraqet ererat e zones per nje periudhe shumevjeēare, nuk kishte qene shume i studiuar para ndertimit te pistes. Ererat shpeshhere e shtynin fillimin e fluturimeve ose i anullonin ato.

    Nje pengese tjeter ne zhvillimin e rregullt te fluturimeve apo ne krijimin e veshtiresive te paparashikuara, ishin zogjte e shumte qe vinin ne aerodrom ne stinen e pranveres dhe rrezikonin veēanerisht avionin Mig-21 qe kishte vetem nje motor, pavaresisht se shume te fuqishem, me rreth 5000 kuaj fuqi. Aerodromi ishte ndertuar mbi token qe kishte qene dikur Keneta e Kakarriqit, ku, pavaresisht nga bonifikimi i saj, vazhdonte ardhja e tufave miloneshe te zogjve, per tu ushqyer ne vendin e shtegtimit tradicional dhjetravjeēar apo ne orizoret perrreth.

    Mig-21 eshte gjuajtes-kapes i shpejtesive e lartesive te medha, i llogaritur te fluturoje ne 21000 metra me nje shpejtesi qe e kalon dy here ate te zerit. Ai ishte konstruktuar ne menyre te tille qe te kishte qendrueshmeri te madhe ne fluturimet me shpejtesi e lartesi te medha e pa dyshim, ishte i pafuqishem ne shpejtesi te vogla. Mig-21 ka krahe me siperfaqe shume te vogel, prej se ciles edhe ne ulje vjen me nje shpejtesi marramendese prej 390 kilometrash ne ore. Pikerisht keta krahe te vegjel qe e favorizojne ate ne shpejtesite e lartesite e medha, jane si te thuash " e zeza" e tij nese ka nje defekt ne motor, pasi ata nuk sigurojne fluturime ne distanca prej inercise, po qe se fiket motori. Kthimi i tij ne aerodrom eshte pothuajse i pamundur, dhe ky avion, eshte ne nje fare menyre "viktime" e formes dhe bukurise se tij, ēka te kujton diēka nga "Bukuria qe vret" i Migjenit. Mig-21 eshte i ndertuar ne formen e nje rakete dhe eshte nje mrekulli qe fluturon po ta shikosh ate nga poshte tek kalon mbi aerodrom. Gjithesesi fluturimet e ketij avioni ne Gjader vazhduan nga fakti se nuk pati nje viktime tjeter.

    Te gjitha keto kishin bere qe aty, veē komandanteve te lart permendur te kishte pilote tejet te afte e te talentuar, si Andrea Toli, Harilla Rebi, Petrit Bebeēi, Et-hem Alia, Musa Kame, Astrit Jaupi, Maliq Xhafa, Bardhi Brinja, Bujar Sheme etj.

    *Teksti eshte marre me shkurtime nga libri i autorit "Ne jemi ushtria"

    Agustin Gjinaj eshte autor i kater librave me teme nga jeta dhe veprimtaria e Forcave te Armatosura. Librat e tij "Ne keshtjellen e Mbrojtjes", "Tranzicion ne uniformat e blerta", "Ne jemi nga Ushtria" si dhe "Ushtria drejt NATO-s e viti 2010", te cilat kane qene te sukseseshem ne radhet e ushtarakeve. Paratheniet dhe recensat e librave te tij jane bere nga Sabit Brokaj, gjeneraleve Perlat Sula e Ruzhdi Ramadani, te komandantit te Akademise se Mbrojtjes, kolonel Selim Shiroka, i perfaqesuesit ushtarak te vendit tone ne NATO, kolonel Bektash Kolasi.

    Ne librin "Ne jeni nga ushtria", njeri prej kapitujve i kushtohet Bazes Ajrore te Gjadrit, me te madhes e me te rendesishmes ne vendin tone. Autori i librit ka punuar si ushtarak ne kete baze per 17 vjet, duke kryer detyra te ndryshme si teknik avioni, shef i shtabit te skuadriles MIG-21, shef logjistike i Bazes Ajrore. Pas shtate vitesh pune si gazetar e redaktor ne Shtypin Ushtarak te ministrise se Mbrojtjes, aktualisht eshte ne Komanden e Forcave Ajrore ku drejton botimin e revistes ushtarake te kesaj force.

    Pasaporta e Gjadrit

    *Eshte ndertuar per pese vjet

    *Ka pasur mbi 40 aeroplane MIG

    *Te gjithe aeroplanet strehoheshin ne Tunelin e Madh ne Malin e Kakariqit

    *E kane vizituar te gjithe Komandantet e Ushtrise Kombetare

    *10 Korrik 1974, dita e inagurimit te saj

    *Per here te pare u ulen Haki Jupasi me MIG-19 dhe Serafin Shegani me avion MIG-21

    *Piloti Luto Sadiku e tekniku Jorgji Fane jane shpallur "Deshmore te Atdheut"

    *Ne nje dite fluturimi ne baze, harxhoheshin rreth 50 000 litra karburant

    *Buxheti i nje viti per bazen kapte perafersisht shifrat 10-12 milion dollare

    *Komandanti i pare u caktua Bardhyl Taēi

    Baza Ajrore kishte nente truproje te perhereshme per te ruajtur repartin brenda rrethimit *Reth 60 roje ishin ne gadishmeri ne ēdo ore te dites.

    *Prane aerodromit kishte nje batalion artmitralier per ruajtje

    *Ndersa ne mes te fshatit te Gjadrit ishte dislokuar komanda e nje regjimenti kunderajror

    *Shume bateri kunderajrore, rrethonin bazen

    *Ne fshatin Kukel, ne veri-lindje te repartit ishte edhe nje batalion tankist
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mes tjerash ne reportazhin per gjadrin thuhet:

    ---
    Agustin Gjinaj eshte autor i kater librave me teme nga jeta dhe veprimtaria e Forcave te Armatosura. Librat e tij "Ne keshtjellen e Mbrojtjes", "Tranzicion ne uniformat e blerta", "Ne jemi nga Ushtria" si dhe "Ushtria drejt NATO-s e viti 2010", te cilat kane qene te sukseseshem ne radhet e ushtarakeve. Paratheniet dhe recensat e librave te tij jane bere nga Sabit Brokaj,etj..

    ----


    pra sabiti na beka parathenje per nje liber mbi rendesine e ushtrise..

    e te gjithe e dime se sabiti (Sabit Brokaj) eshte kryekomisari i 97-tes.. revolucionit shkaterrues te shtetit ,ushtrise, aviacionit, fllotes e gjithckaje tjeter qe quhet rregull, qyteterim, kulture,humanizem,sovranitet..etj..

    keshtu ti R2k-esh..

    Nuk beni dot ushtri ju oficeret e Enver Hoxhes..

    Ushtri do te thote Solidaritet..

    o do pranojme se oficeret tane kane sakrifikuar per ushtrine e se Kina e Maos e ndihmoi ushtrine.. o do pranojme se oficeret madhore ishin agjente te armikut e Kina na sabotoi..

    1plus 1 bejne 2 e jo 3..

    e po ushtria shqiptare u ushqye moralisht me 1 + 1 bejne 3..

    Pra ketej jane heronj ndertuesit e ketej jane dhe armiq..
    Ketej se jane heroj Pilotet e ketej se krypiloti Edip Ohri eshte armik..

    ketej do pranojme se punoi personeli i Ushtrise e sakrifikoi e ketej te pranojme se Beqir Balluku e Hito Cakua e Petrit Dumja e deri tek ata te vegjlit ishin poliagjenta..
    Nuk vete kjo..
    Ketu eshte thelbi pse sot i shohim ne degjenerim objektet e Ushtrise..

    Sepse Enver Ramiz Nexhmije Nano Ruco Thanaset..e zabito broko caushet edukuan nje lloj oficeri i cili punon nen urdherin e eprorit ..pastron tankun e tynelin ..ben stervitje e edukon ushtarin e neser i kerkohet ne mbledhje te thote se Komandanti im me tha "ndryshke Topin.. " sabotoje avionin" pra vellane e kolegun quaje spiun..armik..shkurt..c'njerezohu e behu mi gjirizi o oficer..ndryshe vete dhe ti ne hetuesite e shkelzen bajraktareve e kolaneceve e hasnedareve e te shkulim dhembet e lo-qet..e ta internojme mahmudije fshatare e femijet 3 vjecare..

    Nuk behet stan me oficere.. k-urva qe u a ka shkallmuar karakterin Parti e Punes.. shk-erdhata me e madhe ne historine tone..
    Te gjithe oficeret nje nga nje i shk-erdheu Parti e Punes e i beri legena.. prandaj ata nuk mund te kuptonin qe Shqiperia duhet te ndryshoje dhe se mundet qe Shqiperia te kete dhe nje Sali nga Tropoja president.. se mundet dhe te ekzistoje nje Atdhe pa nje perendi si Enveri..e qe pamvaresisht nga keto ky Atdhe eshte perseri i dashur e i duhet ruajtur malli,,,vlerat..djersa e brezave..
    Prandaj Oficeret enveriste te perdhunuar nga sigurimi i Enverit i kthuen pushken Atdheut e u bashkuan me gangot e shkaterruan me heshtje dhe hapur Ushtrine e Shtetin..
    Jo me kot nuk eshte e rastit qe oficeret enverisate mbas 97 -tes pranuan te kene shef shtabi nje spiun te asfalise sikurse Aleks Andoni qe ngriti flamurin grek ne Himare..

    Jo me kot oficeret enveriste dhe kelishet e tire sot pranojne..votojne e vrasin ne emer te idealeve te Nano uiskit e Ruco zabito bordellove..

    Ata te pakte oficere qe i vune gjoksin reparteve e depove per ti mbrojtur nga perdhunimi e plackitja qe u be me urdher te broko-Dokle Rucave.. u denuan e u hodhen ne rrug te madhe kur ne pushtet erdhi ku-rva PS..

    qashtu..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mes tjerash ne reportazhin per gjadrin thuhet:

    ---
    Agustin Gjinaj eshte autor i kater librave me teme nga jeta dhe veprimtaria e Forcave te Armatosura. Librat e tij "Ne keshtjellen e Mbrojtjes", "Tranzicion ne uniformat e blerta", "Ne jemi nga Ushtria" si dhe "Ushtria drejt NATO-s e viti 2010", te cilat kane qene te sukseseshem ne radhet e ushtarakeve. Paratheniet dhe recensat e librave te tij jane bere nga Sabit Brokaj,etj..

    ----


    pra sabiti na beka parathenje per nje liber mbi rendesine e ushtrise..

    e te gjithe e dime se sabiti (Sabit Brokaj) eshte kryekomisari i 97-tes.. revolucionit shkaterrues te shtetit ,ushtrise, aviacionit, fllotes e gjithckaje tjeter qe quhet rregull, qyteterim, kulture,humanizem,sovranitet..etj..

    keshtu ti R2k-esh..

    Nuk beni dot ushtri ju oficeret e Enver Hoxhes..

    Ushtri do te thote Solidaritet..

    o do pranojme se oficeret tane kane sakrifikuar per ushtrine e se Kina e Maos e ndihmoi ushtrine.. o do pranojme se oficeret madhore ishin agjente te armikut e Kina na sabotoi..

    1plus 1 bejne 2 e jo 3..

    e po ushtria shqiptare u ushqye moralisht me 1 + 1 bejne 3..

    Pra ketej jane heronj ndertuesit e ketej jane dhe armiq..
    Ketej se jane heroj Pilotet e ketej se krypiloti Edip Ohri eshte armik..

    ketej do pranojme se punoi personeli i Ushtrise e sakrifikoi e ketej te pranojme se Beqir Balluku e Hito Cakua e Petrit Dumja e deri tek ata te vegjlit ishin poliagjenta..
    Nuk vete kjo..
    Ketu eshte thelbi pse sot i shohim ne degjenerim objektet e Ushtrise..

    Sepse Enver Ramiz Nexhmije Nano Ruco Thanaset..e zabito broko caushet edukuan nje lloj oficeri i cili punon nen urdherin e eprorit ..pastron tankun e tynelin ..ben stervitje e edukon ushtarin e neser i kerkohet ne mbledhje te thote se Komandanti im me tha "ndryshke Topin.. " sabotoje avionin" pra vellane e kolegun quaje spiun..armik..shkurt..c'njerezohu e behu mi gjirizi o oficer..ndryshe vete dhe ti ne hetuesite e shkelzen bajraktareve e kolaneceve e hasnedareve e te shkulim dhembet e lo-qet..e ta internojme mahmudije fshatare e femijet 3 vjecare..

    Nuk behet stan me oficere.. k-urva qe u a ka shkallmuar karakterin Parti e Punes.. shk-erdhata me e madhe ne historine tone..
    Te gjithe oficeret nje nga nje i shk-erdheu Parti e Punes e i beri legena.. prandaj ata nuk mund te kuptonin qe Shqiperia duhet te ndryshoje dhe se mundet qe Shqiperia te kete dhe nje Sali nga Tropoja president.. se mundet dhe te ekzistoje nje Atdhe pa nje perendi si Enveri..e qe pamvaresisht nga keto ky Atdhe eshte perseri i dashur e i duhet ruajtur malli,,,vlerat..djersa e brezave..
    Prandaj Oficeret enveriste te perdhunuar nga sigurimi i Enverit i kthuen pushken Atdheut e u bashkuan me gangot e shkaterruan me heshtje dhe hapur Ushtrine e Shtetin..
    Jo me kot nuk eshte e rastit qe oficeret enverisate mbas 97 -tes pranuan te kene shef shtabi nje spiun te asfalise sikurse Aleks Andoni qe ngriti flamurin grek ne Himare..

    Jo me kot oficeret enveriste dhe kelishet e tire sot pranojne..votojne e vrasin ne emer te idealeve te Nano uiskit e Ruco zabito bordellove..

    Ata te pakte oficere qe i vune gjoksin reparteve e depove per ti mbrojtur nga perdhunimi e plackitja qe u be me urdher te broko-Dokle Rucave.. u denuan e u hodhen ne rrug te madhe kur ne pushtet erdhi ku-rva PS..

    qashtu..

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mes tjerash ne reportazhin per gjadrin thuhet:

    ---
    Agustin Gjinaj eshte autor i kater librave me teme nga jeta dhe veprimtaria e Forcave te Armatosura. Librat e tij "Ne keshtjellen e Mbrojtjes", "Tranzicion ne uniformat e blerta", "Ne jemi nga Ushtria" si dhe "Ushtria drejt NATO-s e viti 2010", te cilat kane qene te sukseseshem ne radhet e ushtarakeve. Paratheniet dhe recensat e librave te tij jane bere nga Sabit Brokaj,etj..

    ----


    pra sabiti na beka parathenje per nje liber mbi rendesine e ushtrise..

    e te gjithe e dime se sabiti (Sabit Brokaj) eshte kryekomisari i 97-tes.. revolucionit shkaterrues te shtetit ,ushtrise, aviacionit, fllotes e gjithckaje tjeter qe quhet rregull, qyteterim, kulture,humanizem,sovranitet..etj..

    keshtu ti R2k-esh..

    Nuk beni dot ushtri ju oficeret e Enver Hoxhes..

    Ushtri do te thote Solidaritet..

    o do pranojme se oficeret tane kane sakrifikuar per ushtrine e se Kina e Maos e ndihmoi ushtrine.. o do pranojme se oficeret madhore ishin agjente te armikut e Kina na sabotoi..

    1plus 1 bejne 2 e jo 3..

    e po ushtria shqiptare u ushqye moralisht me 1 + 1 bejne 3..

    Pra ketej jane heronj ndertuesit e ketej jane dhe armiq..
    Ketej se jane heroj Pilotet e ketej se krypiloti Edip Ohri eshte armik..

    ketej do pranojme se punoi personeli i Ushtrise e sakrifikoi e ketej te pranojme se Beqir Balluku e Hito Cakua e Petrit Dumja e deri tek ata te vegjlit ishin poliagjenta..
    Nuk vete kjo..
    Ketu eshte thelbi pse sot i shohim ne degjenerim objektet e Ushtrise..

    Sepse Enver Ramiz Nexhmije Nano Ruco Thanaset..e zabito broko caushet edukuan nje lloj oficeri i cili punon nen urdherin e eprorit ..pastron tankun e tynelin ..ben stervitje e edukon ushtarin e neser i kerkohet ne mbledhje te thote se Komandanti im me tha "ndryshke Topin.. " sabotoje avionin" pra vellane e kolegun quaje spiun..armik..shkurt..c'njerezohu e behu mi gjirizi o oficer..ndryshe vete dhe ti ne hetuesite e shkelzen bajraktareve e kolaneceve e hasnedareve e te shkulim dhembet e lo-qet..e ta internojme mahmudije fshatare e femijet 3 vjecare..

    Nuk behet stan me oficere.. k-urva qe u a ka shkallmuar karakterin Parti e Punes.. shk-erdhata me e madhe ne historine tone..
    Te gjithe oficeret nje nga nje i shk-erdheu Parti e Punes e i beri legena.. prandaj ata nuk mund te kuptonin qe Shqiperia duhet te ndryshoje dhe se mundet qe Shqiperia te kete dhe nje Sali nga Tropoja president.. se mundet dhe te ekzistoje nje Atdhe pa nje perendi si Enveri..e qe pamvaresisht nga keto ky Atdhe eshte perseri i dashur e i duhet ruajtur malli,,,vlerat..djersa e brezave..
    Prandaj Oficeret enveriste te perdhunuar nga sigurimi i Enverit i kthuen pushken Atdheut e u bashkuan me gangot e shkaterruan me heshtje dhe hapur Ushtrine e Shtetin..
    Jo me kot nuk eshte e rastit qe oficeret enverisate mbas 97 -tes pranuan te kene shef shtabi nje spiun te asfalise sikurse Aleks Andoni qe ngriti flamurin grek ne Himare..

    Jo me kot oficeret enveriste dhe kelishet e tire sot pranojne..votojne e vrasin ne emer te idealeve te Nano uiskit e Ruco zabito bordellove..

    Ata te pakte oficere qe i vune gjoksin reparteve e depove per ti mbrojtur nga perdhunimi e plackitja qe u be me urdher te broko-Dokle Rucave.. u denuan e u hodhen ne rrug te madhe kur ne pushtet erdhi ku-rva PS..

    qashtu..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Jo 3 here po 27-te ta postosh ate postin tend o Brar, muhabet pa vlera ngelet. U nisa nje here te te permend dhe une rrobt e shpise, sic po ma permend ti, por pastaj them vari leshte se maloku gjithmone kalit mbrapsht i ka hyp. Ta thashe dhe me pare nuk e di kush ishte ai oficer qe ta nxiu jeten ty ne ushtri, po s'ke pse i fut gjithe oficeret ne ate kaliber.

    Sic e permenda, ai qe kam pas une ne shpi ishte ne shtepi 25 dite ne muaj, jetonte me biskota e sterviste bije bucesh, per te krijuar ate Ushtri qe viktima si puna jote kane guzimin sot te ma permendin pa lare gojen. E ka fjetur jashte, ka ngrene vec nje vakt ne dite, ka hecur me ore te tera, ka ardh ne shtepi gjithe plage, s'ka pare femine e lindur per muaj me rradhe, s'ka heq nga kemba kepucet per dite me rradhe....jo per Parti jo per Enver, por per Atdhe. Dhe me dalin ca kurva malesh si puna jote te me permendin mua pa-aftesine e oficerit? Po kush je ti mer kelysh diversanti qe je rrit me baben 24 ore te koka te me tregosh mua vuajtjet e oficerit? Ju qarramane, grindavece te lindur per tu ankuar nuk keni per te pare kurre anen e mire te medaljes. Juve bota u detyrohet buken e gojes, dhe prisni me duart nga qielli. Ndryshe nga funderinat qe qurraviten, oficeri ka derdhur gjak e djerse, shpirt e zemer, ka vetmohuar familjen dhe te ardhmen per te mbrojtur viktima te tipit tat, per te te dhene mundesine ta quash veten Shqiptar. Nuk ka vend ne bote, pavarsisht sa funderine, te mos kete respekt per uniformen. Tjetri i dedikon jeten mbrojtejes te vendit tat, qendron aty tek murri, qe qarramane te tipit tat te flene te qete, te kane jeten qe kane. Dhe cili eshte shperblimi yt? Mosmirnjohja.

    Sic e permenda Ushtria nuk eshte balet apo hedhje shtize,ushtria s'duhet te jete e detyruar, ku "bijte e nenave" inkuadrohen e pastaj qurraviten se mungoka mishi i pjekur. Ushtria ne cdo vend te botes kerkon njerez te gatshem te jetojne me te parehatshmen, pa mishin e pjekur, me rroben e lagur, me pushimin 30 sekondesh, me canten 60 kilshe ne sup, me koken ne torve dhe me torven me biskota. Ushtria eshte per njerez qe ndihen krenare per ate qe bejne dhe mbrojne ate qe i ben krenar.
    Kjo qartesisht nuk perfshin rrob si puna jote.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  15. #15
    Ushtria eshte pjella me e keqe e Politikes , Arritja e qellimeve me ane te dhunes per interesat e disa politikaneve , Une e urrej dhunen dhe gjithmone do ta urrej
    Peace

    !!!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    r2kesh o bre-k m-ut..

    nuk i ka mbajtur babai yt arkat me municion po une me shoke..
    nuk ka fjetur yt at ne balte po une me shoke e ti kelish oficeri asfalist enverist as qe e ke provuar ushtrine ndonje dite ..
    bile kur ju erdhi koha te beni ushtri baballaret tuaj oficere enveriste ju cuan jashte shtetit pa adrese..
    o dezertor...

    nuk pastronte oficeri topin e tankun po ushtari.. e bunkerin ne maj te malit e ka cuar ushtari .. dhe gjadrin e tynelet e porto palermos i kane bere ushtaret qe nje pjese jan vrare nen shkembinjte nga minat se benin palle baballaret tuaj duke hyr ne nje mbledhje e duke dal nga tjetra per llogje kongresesh e plenumesh.. e tera punet i benin ushtaret..

    u bere ti kelish i sabit brokes te na tregosh atdheun..

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e rudi c33
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    280
    R2T ENE TI O Brari ME FALNI SEPE PO HY ENE UNE KOT
    PO KJO TEMA SIKUR NUK ASHT PER TU VERE NE KONKURENCE SE KUSH TE SHAHET
    ME SHUM
    TEK E FUNDIT JEMI SHQIPTAR JA QI....... R......
    DHE SE CILI KA MENDIMET E VETA

    MEGJITHATE ME FALNI.

    PER MENDIMIN TIM SHQIPERIA NUK KA NEVOJE PER USHTRI,POR PER NJE SHTET
    POLICOR
    EDHE SIKUR TE KETE USHTRI NUK BESOJ SE
    NDO NJE PRIND APO VLLA A MOTER DO TE KETE DESHIR TE SHOHIN TE TE AFERMIN
    TE LUFTOJE PER DEMOKRACI APO KU DI UNE [NE IRAK]

    USHTRIA JONE PER MEDIMIN TIN DUHET TE KETE VETEM NJE EMER [XHENJO] KESHTU QE DOTI SHERBEJE SHOQERISE DHE KUMBIT
    skyline

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •