Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Talking Nje nuse shqiptare rrembehet ne Nju Jork - E vertete!

    Rrėfenja nga Amerika
    -Pėrjetime dhe portrete shqiptarėsh nė mėrgim-



    Njė nuse shqiptare rrėmbehet nė Nju Jork

    Tėmėn bre!, duhej pa tjetėr tė vinja gjer nė Amerikė qė tė mėsonja se sa ndryshojnė zakonet nga tė katėr anėt e vendit tonė tė vockėl. Po ēudia mė e madhe ėshtė se ca krahina jo vetėm qė i ruajnė duke ua treguar nipkave tė lindur nė Amerikė se ē‘lloj zakonesh ndiqnin njė herė e njė kohė, po edhe i ndjekin kėto zakone akoma. I venė nė jetė si nė fshat edhe kėtu, nė mes tė Menhettenit! Paēka se nė vend tė oborrit tė fshatit, tani kanė tri metro trotuar, nė vend tė qenit, kanė njė alarm e nė vend tė kalit venė e marrėn nusen me limuzinė!
    Ca ditė tė shkuara, njė tė diel, e kishnja parkuar limuzinėn, - demek, kalėn e nuses, - para njė billdingu. Nė njė nga apartamentet, nė kat tė tetėmbėdhjetė, ca gra kėndonin kėngė popullore pėr ēupėn qė po e nxirrnin nuse pe shtėpisė sė babajt. Rrugica ishte e ngushtė, siē janė tė ngushta e tė kufizuara tėrė rrugicat e Menhettenit, qė kanė veē njė drejtim kalimi.
    Njė makinė policie kaloi bri meje dhe oficeri pa me njė farė dyshimi se si kishnja parkuar, po nuku tha gjė. Para 40 e ca vjetėsh nė fshat, ma ha mendja, parkime nuku kish dhe asnjėri nuku ta shihte kalėn me dyshim.
    Nė kėto mendime mė thanė tė ngjitsha lart, ce mė kėrkonin. Vajēė pas atij qė kish erdhur tė mė merrte.
    Ishte njė goxha ndėrtesė me roje me uniformė. Njė njeri tjatėr, po me uniformė, na shoqėrovi deri te ashensori dhe hyri tok me ne gjer nė kat tė tetėmbedhjetė, ku na la tė dalėm pėr tė vajtur nė apartamentin ku qe nusja, ku ish rritur qė foshnjė e gjer sa pat mbaruar universitetet radhė. Hajde apartament, hajde! Lluks o lluks, tė tė ikte mendja, kur tė qaj babanė! Ishte familje e kamur, e ardhur n’Amerikė qė para tridhjetė e kusur vjetėsh, qė kur Titua pat hequr gardhet e kufinjve. Mė pritnė me shumė respekt, megjithė rrėmujėn qė sillnin tėrė ata njerėz tė ndodhur aty e me tėrė zhurmėn qė bėhej. Nė njė qoshe tė korridorit ndodhej njė pjano e madhe, kurse dėpėr mure kish piktura, vėnė nė ca korniza tė rėnda, ngjyrė floriri. Para se tė hynim nė atė sallon ku rrinin burrat, nusja na kalovi pėrpara. Ēupė, po ēupė ore! T’ i rrėmbenje kokėn bre, e tė iknje me vrap. T’i thoshe tė Madhit Zot: e po mja’ o Zot! Mjaft, veru kyēnė martesave tashi, ce nuse si kjo, nė donjė planet tjatėr ndofta, por mbi kėtė rruzull, nuku vjen mė! E gjatė, si selvi e stolisur. Vinte, sidozot, njė pėllėmbė mbi mua: me njė celular qė e shtėrngonte mes supit dhe veshit e me njė hartė nė dorė, i shpjegonte donjė shoqes sė saj, se ku ishnė drejtimet e hotelit, ku do shtrohej darka. Ajo mė pa mua, kapellėn time pe limuzinisti, mė njohu se kush ishnja dhe kėrkovi ndjesė nė telefon. Mė dha dorėn e mė tha:
    • Unė jam nusja! Tash ti je pjesė e kujtimeve nė kėtė ditė tė lumtun pėr mue!
    • Tė trashėgohesh! E mbushē shtėpinė me djem! - ia bėra.
    Nga dhoma e grave krisi kėnga qė thosh pak a shumė , - se tani s’i mbaj mend fjalė pėr fjalė e rimė pėr rimė, qė thosh: - “kali qė po tė merr tynė, tė sjelltė tė shohē babanė, kali qė po tė merr tynė, tė sjelltė tė shohē mamanė, kali qė tė merr tynė, tė sjelltė tė shohē gjyshnė… “
    Nga lista e kėngės mora vesh, se i zoti i shtėpisė, veē nuses, kish edhe gjashtė fėmijė tė tjerė, pėr tė cilėt duhej tė vinte kali, qė nė kėtė rast, ishte limuzina dhe unė pėrfaqėsuesi i saj. Qėnkej dashur tė ngjitsha lart unė, qė gratė tė merrnin kėngėn e kalit.
    Mė qirasnė me ėmbėlsirė, darovita dhe u derdha tatėpjetė kateve, se do nxirrnin nusen..
    Njerėzit filluan tė zbrisnin. Nė sallon poshtė. dėgjoshin gratė qė kishnė zbritur dyke kėnduarė, po para se tė shfaqshin ato, dolli dhėndri i qeshur, i qeshur sa tė thoshe ti, se nuku nevojitej mė djellė nė Menhetten! Ay u fut nė limuzinėt dhe u afrua afėr dritares tė shėkonte. Duallė gratė qė kėndonin. Tė tėra i kishnė sytė me lot dhe, - si duket nga mallėngjimi, - nuk e vazhdonin dot mė kėngėn e kalit, qė do ta kthente nusen tė shihte tė vetėt, dyke filluar nga gjyshi. Si nuku e shpunė dot kėngėn gjer nė fund, gratė nisnė tė fshinin lotėt, por mendjen e kishnė nga porta, pe ku do dilte nusja.
    Vetura e policisė po vinte gjene prapa meje.
    • Tėmėn!, - thashė me vete, - kėta hajvanėt duan tė ma kripin, tė mė zenė mė
    donjė faj!
    Por oficerat vetėm njė vėshtrim hodhnė nga unė, se u bėnė mė shumė kurreshtarė me dasmėn. Ec, e shėko prapa ata.
    Po dilte nusja. Unė nuku kishnja parė donjė zakon tė tillė. Theatro o theatro, kur tė qaj tėrė! Ishin dy vėllezėr tė dhėndrit, qė duallė nga dera me kurriz e seē tėrhiqnin me zor, tė thoshe ti donjė sėndyq, a baulle tė rėndė. Tėmėn, ē‘tėrheqėn kėta-o?! Kur shoh unė: nusen! Tėrheqkėshin nusen, ore! Kėtė radhė ajo nusja e lumtur e katit tė tetėmbėdhjetė, qante, pėrpėlitej e u kundėrshtonte atyre qė donin ta merrnin gati zvarrė. Demek, ajo nuku donte tė dilte nga dera e babajt, por nuku kish ē‘tė bėnte, ce po e rrėmbenin! Ata ishnė djem tė fuqishmė dhe e tėrhiqnin pa pikė mėshire. Tashi edhe ajo xhanėm, bėnte sėkur u kundėrshtonte, por ama, pėr tė qarė qante vėrtet! Dhėndri prapa meje qe rehatuar nė limuzinė dhe vėshtronte me buzėt vesh mė vesh, nė gaz! Ce tė mos qeshte ay!..
    Te dera, prapa nuses, duallė dhe prindėt. Babaj e mbante veten, por nėnės i vinin lotėt lumė. Qanin gjyshi me gjyshen, qanin motrat e vėllezėrit, por asnjė nuk e ndihmonte ēupėn. Veē njėri nga vėllezėrit e veckėl, u hodh nė ndihmė tė motrės qė luftonte me ata qė po e rrėmbenin. Por nusja la tė qarėt, i kėputi tė vėllajt njė pėllėmbė dhe ay shkovi i bindur tė qante nė grupin e familjarėve tė tjerė, qė ishnė tė prekur jo pe atij rrėmbimi theatror, por ngaqė ēupa njėherė e pėrgjithmonė po u ikte vėrtet pe rrethit tė ngrohtė familjar. Njėsoj-o siē qajmė tė tėrė, kur nxjerrėm pėr herė tė fundit nga shtėpia, ēupat, motrat, kushėrirat.
    Pėrleshja u bė mė e fortė, kur njerėzit e dhėndrit deshnė ta hipnin nusen nė limuzinė, nga dera qė unė paēė lėnė hapur. Aty nusja m’u duk se nuk desh tė hipte vėrtet. Tė qarat u shtuanė edhe mė.
    Nė atė ēast, - ja kur mos kem babanė nė gėnjej, - u dėgjuanė dy tė shtėna kobureje dhe tė tėrė ngrimė. Ngriu nusja, ngrinė ata qė po e tėrhiqnin pe krahėsh. Aty para hundėve tė limuzinės, shohėm dy polica qė po vrapojnė drejt nesh. Nė duar kanė koburet, qė akoma nxjerrėn tym pe grykave. Ne nuk e kishmė vėnė re fare qė makina e policisė qė pat kaluar aty pėrpara, pat qėndruar ca metro mė tej. Kush e kish mėndjen te policat! Ata patnė soditur daljen e nuses dhe kur panė qė ajo pėrpėlitej nė krahėt e dy meshkujve, ēapėlyenė sytė e dhanė alarmėn: “Friizė! Friiiizė!”
    Pushuanė tė qarat. Policat u drejtuan revolet atyre qė po rrėmbenin nusen dhe u thanė tė mos lėvizin. Vėllezėrit e dhėndrit, dyke qeshur, i ngritnė duart lart. Qeshnin ata, po nuk qeshnin hiē policat! Njėri polic ruante me grykėn e kobures, tjetri i urdhėrovi djemtė tė mbėshtetshin me tė dy duart mbi limuzinė dhe i kontrollovi pėr armė, pa u vėnė veshin shpegimeve qė u vinin nga dasmorėt qė i rrethonin nga tė katėr anėt.
    • Rrėmbim personi, - thanė dy policėt. – I organizuar!
    Njėri nga ata mbeti me kobure ngrehur tė mbante dasmorėt, kurse tjetri i hoqi mėnjanė dy njerėzit e dhėndrit dhe nusen.
    • Ti, - mė tha mua polici qė ruante, - merr dokumentet dhe shko me tė tjerėt. _
    Asnjeri tjatėr mos afrohet! – u ulėrinte krushqisė. Apo nuk oshėtijnė rrugėt e Menhettenit!
    Dasmorėt zbardhnin dhėmbėt. Asnjėri nga tė nuses nuk qante mė. “Hej o bela”, - thashė unė me vete, - “edhe kjo na duhej tani. Do ta kaloj nė burg natėn sonte!”
    Mora dokumentet dhe u bashkova edhe unė me grupnė. Po ta quanin vėrtet rrėmbim e po tė mos bindshin policat, unė duhet ta hanja mirė se kishnja mjetin, mjetnė e rrėmbimit!. Gjobė po e po, por tashi si vajtnė punėt, gjobėn ta puthnja!
    Nusja dyke qeshur me njė kėrkėllimė tė butė, po shpegonte tėrė historinė. Ajo u foli pėr zakonin e dikurshmė tė fshatit tė tyre, u tha se ajo po e zbatonte edhe kėtu nėn grataēielat e Menhettenit, pėr t’u bėrė qefnė gjyshėrve pleq dhe shpresonte se dasma nuku do kish tronditur rendin publik. Policėt, njė i zi e njė i bardhė, e shėkonin me mosbesim. I pyetnė dhe ata dy tė tjerėt dhe ata thanė po tė njėjtėn gjė. Mė panė mua dokumentet, u tregova qė punonja pėr njė firmė tė njohur limuzinash dhe u thashė qė unė aty nuk hynja hiē, se unė isha thjesht i paguarė.
    • Tėrė shoferėt qė angazhohen pėr rrėmbime, paguhen, - tha polici i zi.
    Nė atė kohė dyke u rėnė sirenave, erdhėn dhe tri makina tė tjera tė policisė, me
    njė vargan me polica, qė sakaq duallė nga veturat dhe u bashkuanė me ne. Zallamahi e madhe, ore. U zu trafiku e mizėri e kalimtarėve na rrethoi anembanė. Policat llafosshin me njėri tjetrin vėshtronin nga dasmorėt dhe dalėngadalė po bindshin.
    • Je mė shumė se tetėmbėdhjetė vjeēe? – e pyeti nusen njėri pe tyre, sa pėr
    formė, se tani ishnė sqaruarė tė tėra.
    • Ohu! – tha nusja. - Faleminderit qė dyshoni pėr kėtė! Unė jam avokate
    dhe… dhe bile punoj nė njė agjenci pėr tė drejtat e njeriut!
    Policat u shkrehnė fare. Njėri foli me qendrėn nė radio dhe ua tregovi meselenė me buzė nė gaz.
    • Vazhdoni! - tha duke mbyllur radion. – Shumė interesant. Paēi jetė tė lumtur!
    Mua mė dhanė dokumentet e unė psherėtiva i ēliruarė. Nusja ua zgjati gjene
    duart tė dy krushqėve qė aty mė parė po e “rrėmbenin” dhe ata nisėn ta tėrheqin me zorr qė nga mesi i policave. Vajza zu tė shtirej prapė sikur kundėrshtonte, sikur u kėrkonte ndihmė popullit tė Nju Jorkut dhe kur iu afrua limuzinės, ajo u kėthye edhe njė here, ashtu si demek duke qarė dhe ēapkėnēe ua shkeli synė policave, qė rrinin duarkryq dhe dyke parė ēupėn shqiptare, dukshin sikur u lėshonte goja lėng.
    • Kot paska qėnė martesa jonė, - thoshin me vete policat mė tė vjetėr.
    • E ē‘shpresa mbetnė mė pėr ne, - dukej sėkur thoshin policat beqarė.
    E nuku flisnin asnjė llaf, por mendonin me vete se me ēupa tė tilla tė bukura,
    fshatrave tė Shqipėrisė, domosdo do t’u shkrepte dėrmend njė zakon si ky i rrėmbimit.
    Ajo, nusja qė po dilte sot nga Menhetteni, ia vlente tė bėnje marrėzinė e ta
    rrėmbenje!… Kur mos kem babanė, edhe gjyqet e Amerikės tė nxirrnin me siguri tė pafajshmė!…
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Sa e shkurtur qenka angeldust..lol
    Pse me te vertete ka ndodhur kjo?? Hahah do te ishte me e bukur sikur te conin videon ke "American Funniest Videos" qe ta shifnim ne te tjeret ne televizor. Do te fitonte vendin e pare.

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Pupu Eliona, ta merrte vesh dhe ndonje amerikan qe na njeh, dhe te na i vinte damken! Se njehere njeri qe e ka mamane prej Nju Jorku me ka pyetur, "Po ju shqiptaret arranged marriages beni akoma?", me pyeti ne sy te te gjitheve dhe hajt t'ja mbushja mendjen une atij qe duhet ta kete degjuar kete nga ndonje katundar i vjeter...
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    S'te besuan ehh
    Ku marrin vesh keto me jan kungull fare nga trute..
    Lum si une qe jetoj ne FL, kur i them qe jam nga Albania me thojne "Why did you move from Albany down here?"
    Here tjeter thuj atyre amerikanve 'pse pysin kane nevoje for an arrange marriage per veten e tyre, cause we're good at arranging that' .....That will get them off your case.
    Se do rrish nje ore duke shpjeguar dhe prape s'do te besojne do te ngrijne dhe nervat. Ma mire biji shkurt.

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    E keqja me njerzit eshte se ata besojne cdo gje te shkruar. Pastaj egziston dhe nje e keqe akoma me e madhe, njerez te cilet kujtojne se i njohin njerzit marrim guxim shkruajne satire dhe portrete. Gjithsesi secili vendos vete. Lexoni kur te keni kohe shkrimet ne vazhdim dhe merrni fryme pas cdo fjalie qe mos lodheni



    Rrėfenja nga Amerika
    Pėllumb Kulla

    (publikohen periodikisht tek gazeta Shekulli)



    -Pėrjetime dhe portrete shqiptarėsh nė mėrgim-


    Rrėfenja e parė:
    Ja bre, kjo ėshtė Amerika!


    • Tėmėn bre, prefesor, - nis ligjėratėn e pėrditshme shoferi, - sa llafe tė ndyra
    kishmė dėgjuarė pėr Amerikėn! Po na kishnė thėnė-o, se kėtu n’Amerikė njeriu shfrytėzohet pe njeriut. Ēne bre! Mbroēkulla! Kėtu, or byrazer, ndodh e kundėrta!
    Radha e veturave nė portat me pagesė tė Trajboro Brixhit ėshtė e gjatė.
    Megjithatė unė kam kohė deri nė fillimin e punės. Tej mbi Menhetten, qė e kemi nė krahun e djathtė, kanė rėnė rrezet e para tė diellit dhe kjo kartolinė e rrallė e shtyn mikun tim Peēon, ashtu me duar mbi timon, tė mė bėjė njė raport pėrmbledhės me pėrshtypjet e tij nga Amerika. Ai e ndjen qė unė i dua rrėfenjat e tija nė atė gjuhėn dialektale korēare, rrėfenja qė mė zbavisin pa masė dhe nuk shterrin kurrė.
    • Ikė sa tė duash larg, ore, - vazhdon Peēoja, - mendjen nė Shqipėri do ta kesh! Njė sy kėtu e dy atje. Unė atje kam pleqtė, siē i ke dhe zotrote. Edhe shokėt e kushurinjtė e mij, pleqtė i kanė nė Shqipėri... Mendjen atje e kemi tė tėrė. Sa bie telefoni, i pyesim: Keni korent-o? Po ujė? Si jeni me drita mo?
    Kemi qėndruar tek njėra nga kabinėzat mbi urėn e Trajboros dhe Peēoja mė zgjat dorėn. I jap paratė pėr kalimin e urės, ai paguan, hapet trari dhe makina vazhdon rrugėn pėr Kuins.
    • Ja kėshtuuuu, prefesor! Jetojmė kohėra tė mrekullueshme, kur ne shqiptarėt e ardhur kėtej, shumica mosha tė reja, kemi lėnė atje prindėrit, pleq e plaka, qė tė na e bėjnė edhe njėherė elektrifikimnė e pėrgjithshmė!
    Me Peēon, vendet e punės i kemi pranė e pranė. Vetura ėshtė e tija, kurse pagėn e urės e bėj unė. E ai mė shpie nė punė ēdo ditė. Ai mė shpie edhe tani qė puna e tij ka njė rėnie. Punon nė njė kompani taksish dhe limuzinash, por kur shterrin pasagjerėt Peēon e kanė nga tė parėt qė pushojnė. Po ai nuk e prish terezinė. Paraqitet nė mėngjes e pastaj kur i thonė qė nuk ka punė pėr tė, futet nė njė kafe nė Kuins e pret t’u bėjė ndonjė shėrbim me pagesė shqiptarėve me makinėn e vet.
    Unė punoj nė njė Strehė, ku rehabilitohen fėmijė me tė meta, kryesisht jetimė. Streha ėshtė e mbajtur mirė e financuar pjesėrisht nga shteti i Nju Jorkut dhe mė sė shumti nga dhurues kristianė. Po Motėr Gjenovefa ėshtė aq e zonja, sa shpesh arrin tė marrė financime edhe nga qeveria federale. Ajo e ka themeluar vetė Strehėn e tani fluturon nga krenaria qė Streha e saj ėshtė bėrė model. Unė aty organizoj argėtimet e fėmijėve dhe mbaj gjallė grupin e theatrit. Motėr Gjenovefa qė ka sjellė pėr vete njė krevat tė thjeshtė e fle aty nė Strehė, rri orė tė tėra duke parė inskenimet e mia mbi fėmijėrinė e Linkolnit, Presidentit tė lavdishėm tė Shteteve tė Bashkuara.
    Puna mė ecėn edhe mė vjen keq qė shokut tim Peēos nuk i vete mbarė sikurse mua. Nganjėherė mė duket se ai e di qė atė ditė nuk do tė ketė punė as me taksi as me limuzinė, por vjen, ja thjesht qė tė mė bėjė lehtėsi mua. E gjatė gjithė rrugės sė gjatė nuk lodhet duke folur. Shpesh them qė do t’ia mbledh kėto rrėfenja. Jam i bindur qė do t’i kujtoj tė gjitha njė e nga njė ato qė mė ka treguar deri mė sot. Janė tregime tė jetuar nga ai vetė, por ka plot nga tė shqiptarėve tė tjerė, pasagjerė, qė ia rrėfejnė rrugės dhe ai m’i sjell mua taze, tė ngrohta. Jam kureshtar tė di, se ēfarė u rrėfen ai tė tjerėve pėr mua. Se nuk mund tė rrėfesh asgjė pėr njė njeri si unė, qė rri gojė kyēur e vetėm qesh hera -herės duke dėgjuar shoferin gojė kripur, qė nuk lodhet kurrė sė rrėfyeri. E flet e flet… Ja si tani:
    • Rrimė kėtu nė Amerikė e ndjekėm me drithėrimė tė tėra kacafytjet dashamirėse
    tė politikanėve atje, tė cilave y thonė “kacafytje pėr tė gjetur unitetnė”, unitet qė nuku vjen, ce ėshtė nisur ters… Po ėshtė nisur ters bre, qė nė pėrēapjen e parė tė Skėnderbeut. Se ay e bėri me ugur tė keq, o prefesor, qėkur pėr t’i bashkuarė shqiptarėt, zgjodhi pėr kuvėnd Lezhėn, qė atėherė quhej Lesh!..
    Shoferi u jep njė tė fshirė xhamave, megjithėse ata mua mė duken mė tė tejpashėm se kurrė.
    - Ka shumė vjedhje nė Shqipėri, thonė, korrupsion. Qeveritarėt e politikanėt e kanė mendjen te paraja. Si e si, tė bėhen milionerė! Prandaj ėshtė mė mirė bre, kur shtetin e drejtojnė tė ngopurit, pasanikėt. Kėtė po pėrpiqen tė realizojnė partitė nė Shqipėri. Qė shtetin ta drejtojnė tė pasurit, ka dy rrugė, prefesor: ose tė pasurit tė bėhen ministra, ose ministrat tė bėhen tė pasur! Nė mėmėdhe po ndodh kjo e dyta; ministrat po bėhen tė pasur!… Prandajza sa herė vete andej-kėtej y them shqiptarėve, kudo qė janė: vėllezėr Filadelfiotė, Vaterburas, Njuxhersjotė, Bostonianė, Detroitjotė, Ēikagas, tė ini krenarė pėr mėmėdhenė e dashur ore! Atje nė mėmėdhe, vjedhjet kanė qėllime tė pastra, fisnike. Atje vjedhin pėr pikėsynime tė nderēme… Njėherė vaftit, shteti i rripte lėkurėn individit pėr tė mirė tė pėrgjithshme, sot pėr tė mirė tė tij, individi i rrjep lėkurėn e pėrgjithshme shtetit.
    Peēoja vėshtron ca vrapues shalėjashtė, qė ndjekin paralel veturėn nė tė dy anėt e rrugės. Njė burrė i ngjallmė mezi i lėviz kilet e tij e duket aq i rraskapitur, sa tė bėsh be se ky ėshtė vrapimi i tij i fundit para se ta varrosin.
    - Sa e kishmė ėndėrruarė Amerikėn, o prefesor, ėh?… Kėtu shėndoshesh, fryhesh pa dashur, o nė p.. tė sėmės! Ma shėkon ti prefesor, barkun, mullėn time? Asnjė thėrrime dhjamė, as njė ēiēkė bark nuk kam patur nė Shqipėri! Xhan o ushqim i Shqipėrisė! Bėj unė tashi vrap, qė tė ul barkun, por varet e nga puna, bre. Se nuk ėshtė fizkultura kryesorja. Mė parė, kėtu, bėnja gjashtė ditė punė, po ama, njė ditė ia linja tė tėrėn, vrapit. Nuk do linja punėn pėr tė vrapuar de! Pastaj ra puna. Fillova tė bėj pesė ditė punė e dy ditė vrap… Pastaj .. m’u shkurtua akoma puna e fillova tė bėj tri ditė punė e katėr ditė vrap. Tani ka njė muaj, bėj vetėm … vrap!
    Dhe miku im nuk ka tė rreshtur:
    - Po sikur ėshtė vetėm ky hall kėtu! Mua nuk mė janė ndarė hallet, qėkur vura kėmbėn. Pa gjuhė, bre, pa gjė… Dy vitet e para punova pa letra, fshehur. Punonja nė kat tė gjashtė po sė prapthi, gjashtė kate dėnė dhe! As e pashė diellin as mė pa! Nuku se amerikanėt janė tė rreptė, po kisha akoma nė palcė tė dredhurat e Selanikut. Kėtu, shokėt e mij… ezmerė, - se mo na e marrin amerikanėt pėr racizmė! – ata ezmerėt dilnin e mė blinin pėr tė ngrėnė, ata mė mėsonin zanatnė, gjuhėn. Ja atje thellė, ku isha, e mėsova gjuhėn e vėndit, gurgull! Pas dy vjetėsh, kur dolla mbi trotuaret lart, e mora vesh e xheē mė ra dambllaja: gjuha qė paskėsha mėsuar bilbil, nuk paskej qėnė anglisht, o prefesor, po… spanjollēe oreee!!! Kur mos kem mamanė! Po si ore asnjėri nuk mė tha, se ata hushkulurit ezmerė, kishin qėnė nga Porto Rikua! Mė shkuanė dy vjet. Fillova anglishten nga e para. Zhytem po s’mbytem unė!. Ama, thuaj hė, gjuhė mė tė zorēme, nuk bėn nėna! Pėr tė folur, hajde de, pa pėr tė shkrojtur, po nuk vajte nė shkollė, aha, harro mushkė…! Amerikanėt, or byrazer, e shkruajnė “mace” dhe e lexojnė “qen”! Fėmijėt venė nė shkollė dhe e mėsojnė, ne tė rriturit, hiē-o, ē‘tė na vijė nga veshi. E kėshtu shtyhemi. Papo, ėshtė e bukur bre, kur e dėgjon tjetrin ta bėjė mishmashnė nė mes tė supermarketit, t’i thotė sė bijės: “Na moj ti dhi e Ziēishtit! Mo mė thuaj aj dont kerė, po mbylle grykėn, ce tė futa njė pėllėmbė tė mirė, sa tė harrosh pasuordin e internetit dhe gjer bė dhjetė numėra celularėsh!”…
    Peēoja e le tregimin dhe drejton gishtin nga njė veturė qė po na le pas.
    • Shėko, shėko!.. E pe atė Mercedesnė? Ia pe flamurė tonė mbi targėt?
    • Ia pashė. – i them unė.
    • Gjen kėtu dhe shqiptarė qė tė marrin gjak nė vetull. Fitojnė dhe e derdhėn paranė lumė. – vazhdon Peēoja. – Njėdizaj, njė i njohuri im- njėherė vaftit bėmim zborė bashkė me tė, - blevi njė shtėpi njė milion dollarė. Kur mos kem babanė! Saktėsisht: njė milion dollarė e 99 cent! Gjen bre kėtu shqiptarė qė hapin biznese, si ata devollinjtė qė kishnė hapur njė servis veturash dhe kishnė marrė me mėditje vetė amerikanėt! Amerikanė bre, orgjinalė, kur mos i kem tėrė! Dhe bile y mėsojnė atyre korēarēen tonė. Ja, u ngėtheva nga njė vizitė nė Shqipėri unė, e vajta e po y rrėfenja devollinjve ē‘kisha parė nė mėmėdhe. Por mė shumė u trondit pe atyre qė rrėfenja unė, ay amerikani zezak, qė punonte pėr ta. Me gojė hapur kamare pe habisė, dolli qė poshtė maqinkės qė po riparonte e mė tha: “Me gjith mėnt –o? Ik or t’u mbylltė e mėndjes”, - ia bėri zezaku, -“ ce nuku t’i ha njeri kėto!?!”- “ Kur mos kem babanė!” – i thashė. “Kur mos kem babanė, edhe unė s’t’i besoj!” – ma previ zezaku dyke zėnė be pėr babanė zezak!
    Nė njė udhėkryq tė Kuinsit, dy policė amerikanė me fytyra kinezėsh, po i jepnin radhė trafikut. Unė vura bast me veten se Peēoja tani do tė hapte bisedė mbi kinezėt. Dhe e fitova bastin:
    • Nganjėherė nuk e merr vesh je nė Amerikė apo gjėkundi tjatėr!.. –hap temėn tjetėr Peēoja. - Dhuratat qė shqiptarėt, blenė pėr tė dėrguar nė Shqipėri, tė gjitha mbajnė etiketėn e prodhimit Made in China! Po sikur na kanė mallkuarė, qė tė mos na ndahet Kina kudo qė tė vemė, or tėmėn e sėmės!… Ore, amerikanėt si sistem, fituanė mbi komunizmėn, po si shpėrblim e panė ē’y erdhi: iu mbush vendi me.. me… rusė-do ti a, polakė-do ti a, shqiptarė- do ti! Edhe njė fitore kėshtu mbi Kinėn y duhet kėtyre e pastaj, qė tė shohē njė amerikan, do tė duhet tė shkosh nė rezervuaret e indjanėve! Edhe atje edhe jalla, kur ta gjesh! Ja kur mos kem mamanė nė e tepėroj! Do tė ma shohē pastaj Amerikėn! Hė-hė-hė!… Po amerikanėt janė tė menēėm, ore, dhe tashi kanė filluarė ta kuptojnė mirė, se tė drejtat e njeriut nė Kinė, nuku janė edhe aq keq or jo!...
    Arritėm pėrpara Strehės. Peēoja nuk kish mė kohė tė pėrfundonte tė tėrė temėn e kinezėve, tė filipinėve, rusėve… Por, ja, kemi ditėt e tjera qė vijnė. Dhe unė mahnitem sa mirė i zbėrthen Peēoja vuajtjet, lumturitė e peripecitė e shqiptarėve tė mėrguar nė kėtė tokė tė Amerikės, nė mes tė kėtij oqeani mėrgimtarėsh nga e gjithė bota….


    Rrėfenja e dytė:
    Kur mos kem mamanė!

    Nėse mund t’i themi ende djalė njė dyzetvjeēari, vetėm se i ka faqet e kuqe dhe njė dritė gazi qė nuk i ndahet nga sytė, Peēoja ėshtė djalė, madje njė djalė i kėndshėm. Ai gėrmon, nxjerr e na ve pėrpara gurė tė ēmuar nga pėrjetime tė tė tėra llojeve: qė nga njė periudhė burgu, njė punė e vėshtirė nė parkun e mallrave tė Korēės, njė dalje dyvjeēare nė rrethinat e Selanikut dhe njė hyrje e mundimshme nė Amerikė, me ndėrmjetėsinė e kurbetlinjve tė vjetėr korēarė. Kėtu punoi ca kohė si shofer brenda oborrit tė njė firme italo-amerikanėsh, tė cilėt ia lejojnė vetes tė marrin nė punė njė mėrgimtar, qė ende nuk i ka letrat nga autoritetet vendėse. Por nuk e linin Peēon tė kalonte kurrė me kamion pragun e portės sė oborrit tė tyre. Tej pragut, pushteti i punėdhėnėsve italianė merrte fund.
    Tani banon pranė nesh nė Mosholu Park, Norvud, Nju- Jork…
    Stacioni i parė i vizitave nė shtėpinė time pėr tė ėshtė rafti i librave. Edhe pse lexon pėr bukuri Tajmsin, pa thėnė qė ka njė etje tė pashuar pėr gjithēka botohet nė atdhe, gjuha e Peēos ruan koloritin e fshatrave tė Fushės sė Korēės ku edhe ėshtė lindur. Ai mendon se vetėm kėshtu mund tė ngjitin mė mirė rrėfenjat e tija. Unė them se e bėn mė shumė qė tė mos harrojė ta pėrdorė atė me bujtėsat e tij, kurbetlinjtė e vjetėr, tė cilėve ajo gjuhė u ka mbetur ashtu, pa pasur ata asnjė mundėsi e pa ndier asnjė nevojė pėr njė pėrshtatje mė bashkėkohore.
    Rrėfenjat e Peēos janė gazmore e, nganjėherė, ai mė ngjan si njė korrespondent i dėrguar nė burgun e diktaturės e nė qarqet e mėrgimtarėve shqiptarė tė Selanikut, tė Bostonit dhe tė Nju-Jorkut, nga ku reportazhet e dhembjes, mendon ai, janė bėrė tashmė shumė. Ai duket sikur ka zbritur poshtė tė gjuajė karaktere e ndodhi qė tė bėjnė tė mendosh se asnjėherė jeta nuk ėshtė vetėm e vėshtirė.
    Nga kjo Peēoja duket pak i lehtė dhe jo aq serioz. Sidoqoftė, gjuha e tij na ėshtė bėrė si epidemi e kėndshme, sa edhe unė e zė veten duke i thėnė:
    • Ce bre Peēo? Po ce o derėzi? Po ti qenke i lojtur o t’u mbylltė!
    Aty edhe ime shoqe po mė pyet me “ce o burrė”, ndėrsa fėmijėt kanė harruar tė betohen si mė parė dhe tani tė sigurojnė duke pėrdorur betimet e Peēos: “Kur mos i kem tė tėrė!” ose, edhe mė prekshėm, me atė “kur mos kem mamanė!”
    Kur na vjen pėr vizitė, ai nuk e ka pėr gjė ta lėshojė gojėn edhe nė prani tė gruas sime. E pastaj nxiton t’i kėrkojė asaj tė falur duke e siguruar se ushqen pėr tė respekt.
    Pėr shkarjet e gojės, gjithė fajin, sipas tij, ia ka qyteti ku ėshtė rritur.
    • Ama, vėrtet bre, kush i njeh mirė korēarėt, - shfajėsohej njė ditė Peēoja, - nuk ua merr pėr keq. Shko nė Pazar tė Korēės, brenda orės dėgjon mė shumė tė shiten nga ato .. tė nėnave, se piperka e domate! Kur tė qaj mamanė, ēapėlojnė sytė e gojėn tė tėrė ata qė zbresin pėr herė tė parė Korēė e dėgjojnė: “T’ėmėn! Po ē‘bėhet kėshtu or q..fjaj t’ėmėn! Pat erdhur njė herė njė shkodran me shėrbim, nė Grumbullim tė Korēės, siē vinte pe vitesh. Kėtė herė qėllovi qė shefit tė njė reparti, njė natė mė parė i kish vdekur babaj. Do vinin ta ngushėllonin shokėt e punės e ay shkodrani i shėrbimit kish thėnė: “Po vij dhe veta!” Po juve e kuptoni tani sesi mbeti ay, kur i dėgjonte korēarėt ta ngushėllonin shokun e tyre: “T’ėmėn bre Kiēo, po babaj vdiq o nė p… tė s’ėmės, ėh?” Shkodrani nuk u besonte veshėve. “Janė ēmendur kėta”,- thoshte me vete. Fillonte i dyti: “ Po kur vdiq, bre Kiēo?” “Sot mė tė gdhirė” – ia kthente Kiēua. “ Paaa! Si bre mė tė gdhirė?! E po m’i hėngsha t’ėmėn, vdekja tė merr kur t’i dojė *****!” Varda goja ore! Kur mos kem mamanė! Fillonte i treti: “Kur e kini lėnė varrimnė, o Kiēo?” – “ Mė tre pas dreke” – “ Mė tre, ėh? Hiēgjė nuku jemi bre! Sot mbi dhź, nesėr dėnė dhź, o mė i ..fsha t’ėmėn vdekjes! Ta thosh veē njėri, e po hajde de! Po tėrė gojė prishur, tėrė me tė shara nga nėna! Shkodrani i dha karar: kjo gojėprishje ishte pe atyre riteve qė nuku ia njohim njėri-tjatrit e mendovi se korēarėt gjithė kėto, i kanė kundėr mortjes. I erdhi radha atij vetė tashi. Juve e pėrfytyroni tė gjorė shkodran, me zė tė bukur, i sjellēmė, delikat, qė po matej tė kapėrcente njė ledh qė s’e kish hedhur ndonjėherė. Djersėt ēurkė e nuk dinte si ta niste me Kiēon: t’i shante mė parė nėnėn apo t’i thosh udhė e mbarė babajt?!…
    Ne qeshnim duke fshirė lotėt, kurse Peēoja na siguronte, se tė tėra kėto ishin tė vėrteta.
    • Kur mos kem mamanė, nė ju gėnjej!
    E ky ishte betimi i fundit i Peēos me mamanė e tij. Atė betim ai nuk e pėrdor mė.
    Katėr ditė mė pas Peēos i vdiq e ėma. Nė fillim e lajmėruan se ajo, befas, qe sėmurur rėndė. Atė ditė unė i vajta nė dhomė dhe e gjeta Peēon nė lot. Nuk e kisha parė tė pėrlotur mė parė dhe nuk e kam parė mė qė ato ditė.
    Ai mė bėri shenjė tė hiqja pallton dhe vazhdoi tė dėgjonte ato qė i rrėfente nė telefon e motra qė pati lėnė Tiranėn dhe kishte nxituar nė fshat, ku banonin pleqtė. Pastaj, miku im la telefonin dhe u ul nė njė kulltuk tė vjetėr.
    • Mamaja po na le, - tha me zė tė shuar. – Ka prerė gojėn.
    Qėndruam kėshtu pa folur nja dhjetė minuta. I gjori Peēo shfryu tėrė pikėllimin nė njė psherėtimė.
    • T’ėmėn ē‘bėj kėtu n’Amerikė, unė bre?! Ėh? Dua tė siguroj njė jetė mė tė mirė-o? Po ē‘duhet bre, kjo jetė, qė do tė mė kujtojė se e lashė mamanė tė mė vdesė, jo dyke i ndėnjur pranė, por dyke pritur vetėm ē‘mė thonė nė telefon!?.. “ Ti moj korbė, po vdes?” – e pyesin me siguri moshataret e saja, mamanė. – “Po vdes”, – u thotė ajo. “ Po ku e ke djalėn e vetmė?” - “Ai mė ka vdekur mė parė, katėr vjet tė shkuara, kur u nis pėr Selanik… Qė tė rronte!… E andej mė vdiq!”.
    Dhe Peēoja qante duke mos u pėrpjekur fare ta mbyste vajin dhe i fshihte lotėt me dorė. Pėllėmbėt i ishin bėrė qull. Unė i vura thjesht krahun mbi sup dhe mezi pėrmbahesha vetė. Kur Peēoja mbyste ngashėrimin, i linte udhė bisedės imagjinare qė bėnte e ėma me shoqet e saja plaka.
    - “E qė atėherė nuk e ke parė mė, moj ditėzezė?” – “ Ja, pėr ta parė po nisem” …
    Peēoja u ngrit me rrėmbim dhe u vėrsul nė banjė. Pas pak doli duke fshirė fytyrėn
    me peshqir. Ishte qetėsuar disi. Mė pa drejt nė sy e mė tha:
    • I ndodh bre, kjo, shumė mėrgimtarėve. Nuku kanė se ē‘tė bėjnė, ce nuku kėthehen dot mė kėtu. Pa marrė dokumentet, nuku puthin mė dot nė Amerikė!.. Vetė e dinė sesi i gėlltisin halle tė tilla!.. Ama unė nuk e duroj dot. Nuku duroj! Mė zuri pa pritur kjo arė gungė, mor mė ia …. Ngreu prefesor, e ikė tė lutem. Ikė!
    • Ēfarė pate?! - e pyeta i befasuar qė desh tė mė pėrcillte.
    • Tė tjerėt nuku ma dinė hallė, kėshtu si ma di ti dhe jotė shoqe. Ata dhe do tė mė flasėn edhe do tė pinė me mua kafe. Po yve, ty dhe zonjės, unė nuk ju dal dot pėrpara. Se juve e patė si mua po mė vdes nėna e mė patė si po rri kėtu, nė kėtė *** vend, ngaqė pastaj nuku kėthehem dot mė.
    • E di Peēo, nisu! – e kėshillova unė me vendosmėri. - Do tė kujdesem unė pėr biletėn tėnde… Kushedi mė vonė… Ti po vuan shumė. Ikė, dėgjomė mua!
    Ai u plas nė krevat.
    • Nuku mundem. Babaj thotė: “Mos hajde”. Motra mė kėrcėnon: “Po erdhe, nuk tė flas mė me gojė! Bėre gjithė kėto sakrifica. Tani merr dokumentet dhe pėr gruan e fėmijėt”… Gruaja… Rezarta, mė thotė: “Bėj si tė duash”.
    Unė vendosa t’i jepja fund egėrsisht, lėkundjes sė tij.
    • Mos i dėgjo ata. Unė tė them shko!
    Ai filloi tė dėneste pėrsėri dhe gjendja u rėndua mjaft.
    • As i dėgjoj ata unė or jo! Asnjėrin pe tyre! Por… do tė dėgjoj mamanė… Ajo, para se tė priste gojėn, i ka porositur: “ M’i thoni Peēos: mamaja do qė tė mos vish! Ky ėshtė amanet im i fundit. Ma shkeltė, do t’ju mallkoj tė gjithėve qė nga gropa!”,- u ka thėnė… Pandaj po mė luten tė tėrė, qė tė mos u vete…
    Shkulmat e dėnesave po e mbytnin njeriun e gjorė. Ai nuk mė fliste dot, por me dorė mė bėnte shenjė tė largohesha dhe ashtu, nėpėr trazim tė shpirtit tė tij, gjente radhė e mė thoshte:
    • Ikė, tė lutem ikė! Dua tė rri vetėm.


    * * *
    Mamaja e Peēos vdiq atė natė. E kishin vėnė plakėn nė varrezat e fshatit.
    Ime shoqe dhe unė i bėmė njė vizitė Peēos, pas varrimit. Ai tani ishte krejt i qetė. Furtuna kishte kaluar e pati bėrė dėme, por mbi shkatėrrimin, kishte hedhur synė njė diell i qetė dhe i ngrohtė.
    Ai i buzėqeshi gruas sime dhe, duke na servirur nga njė gotė ujė me akull, na tregoi se varrimi kishte pėrfunduar gjysmė ore mė parė.
    - Kishnė marrė me qira njė celular tė njė fshatari qė punonte nė Greqi. E mbante nipi im. “ Mos tė mė flasė njeri nė atė celular,- i thashė nipit,- vetėm mbajeni tėrė kohėn hapur e lemėni tė dėgjoj”. Vetėm njė shok pe atyre tė parkut tė mallrave nuku iu bind nipit e porosisė time, po iu afrua celularit e mė thirri. “Jam Tirka, Peēo, mbaje veten! Qė pe Korēe, nė kėtė mes dimri, tė kemi ardhur pesė shokė!” Ay desh tė fliste akoma, po nipi e largovi… Nė odėn e burrave mė bėhej se ndjenja erėn e duhanit. Pasaj, dėgjonja gratė qė qanin. Njė e dy pėrmendej emri im,… qė ime-mė, e zeza, nuk mė pati pranė… Celulari kishte cilėsi tė mirė. Motrės sime i ra tė fikėt. Dėgjonja qė thėrrisnin pėr ujė. “Ujė, ujė!”- ulėrinin tėra gratė njėherėsh, me alarmė. Dėgjova kur nxuarrė mamanė dhe e nisnė nė varrezė tė fshatit. Dėgjoheshin kėshillat e burrave: “Veri dorėn kėtu, ju tė dy ngrijeni arkivolė nga ajo anė!”. Pasaj me sytė e mendjes shėkonja tėrė rrugėn e fshatit, ce dėgjonja dėborėn e pashkelur, qė kėrciste dėnė ēapet e njerėzve qė e mbajtnė mamanė time mbi supe, gjer te varri. Edhe kėrcitja e dėborės dėgjoheshe, kur mos kem….
    Kėtu Peēoja u kujtua. Dhe qeshi hidhur:
    • Tani nuku do betohem mė “kur mos kem mamanė!” – tha me njė buzėgaz tė hidhur. – “Tani unė atė… nuk e kam mė!”
    Nė dhomė ra heshtja. Peēoja bėri edhe njė pėrpjekje tė shfaqej si mė parė, i gjallė e me humor.
    • Nuk e kam mė… Dhe unė… Oho, ku ka si unė bre! Unė jam n’Amerikė ore!
    Vetironia e tij nuk kishte asnjė dritė nga ai gazi qė Peēon s’e linte kurrė. Peēoja dėshtoi nė pėrpjekjen e tij. Dhe zuri pėrsėri tė qajė….


    Rrėfenja e tretė
    (eshte ajo qe ka hedhur angeldust)


    Rrėfenja e katėrt:
    Njė politikan i Tiranės vjen nė Uashington

    Nuk heq, qė nuk heq dorė Nesti nga politika!..
    Nesti kėtu nė Nju Jork dhe im kunat atje nė Tiranė, secili nga njė djalė tė vetėm kanė, po veē, kur bėjnė be pėr kokė tė kryetarit tė partisė, besoju, s’tė gėnjejnė!
    “Shėko bre kushėri punėn kėtu n’Amerikė, se e ke tė mirė,- i them ngaherė Nestit,- e mos shėko ē’bėjnė ata qė kacafyten nė Shqipėri, oreee!” “Qepe, Peēo, se ti nuk di nga lidhet gomari, ma kėthen ay. E mira jonė ėshtė nė mėmėdhe!”
    Tėmėn e sėmės, qė nga Amerika, Nesti paguan kuotat e partisė nė Shqipėri! Seē e kanė vėnė atje nė njė kėshill tė pėrgjithshmė, vete jep intervista, del nė televizor e u thotė broēkulla sikur demek, Amerika i ka sytė te parti e tyre!
    Mė vjen Nesti njė natė, kur po parkonja limuzinėn e mė pyet a do isha i zėnė javėn qė vinte. E pyeta ē‘kėrkonte e mė tha se tė mėrkurė, mė desh me limuzinė nė Vashington.
    • I madhi i partisė tonė vjen nga Tirana e do qė tė takojė tė mėdhenjtė e
    kėtushmė, - tha. - Ti do vish me mua e do tė tė mbaj atje. Ta kesh pėr nder, se limuzina tėnde do tė vejė dėpėr tėrė takimet. Tė pėlqen?”
    • Mė pėlqejnė paratė, - i thashė. - Unė punė dua!
    Ay mė tregovi pėr zgjedhjet qė do bėshin nė Shqipėri ato ditė e mė tha se pėr kėtė
    Nesti do tė shkonte qė nga Amerika e do rrinte dy javė nė Tiranė. Do ikte tok me tė madhė e partisė, pe Vashingtonit, nė njė aropllan. Unė do i shpinja gjer nė aroport e pastaj do kėthesha vetė nė Nju Jork, tė premten mbrėma.
    • E prishur mos qoftė! - i thashė.
    Nesti mė porositi ta qepnja gojėn pėr sa do shihnja e sa do dėgjonja. Zgjedhjet
    nė Shqipėri ishin tė fituara dhe ardhja nė Vashington do t’u vinte vulėn.
    • Paratė nuk do tė t’i kursejmė, - tha Nesti, - po kėto dy gjėra i duam nga tynė:
    limuzinė tė ndritur dhe gojė tė qepur!
    • S’tė flas dot , - ia bėra – se e kam qepur qė qėparė!
    Ma shtėrngovi dorėn sa mė krisnė koskat e me Nestin u pamė tė mėrkurė.
    Nga Tirana tė nesmen mė mori kunati pa gdhirė nė telefon e dukej se po
    fluturonte: - Ay…, dėgjon-o? Ay, i madhi jonė, vjen atje! – mė tha, - po nuku flas dot gjatė se s’kam para! – Dhe krėk ma mbylli.
    Si Nesti dhe kunati im paskej plot kėtu te ne, se Kryetarė e partisė, atė tė mėrkurė mbrėma, n’aroport tė Vashingtonit, kishnė dalė ta prisnin nja njėqind veta. Nesti mė tha qė ta hiqnja limuzinėn mėnjanė se ai, pas takimit me mėrgimtarėt, do ta nxirrkej Shefnė nga njė derickė e fshehtė. Ashtu u bė. I mbajta hapur derėn Shefit, ay hipi me nxitim nė limuzinė, tok me njė badigard, dy ndihmėsat qė kish me vete, pas tyre Nesti dhe ēamė ferrėn dėpėr natė. Nesti mė jepte drejtimnė e ata flisnin pėr zgjedhjet e pėr ca spiunė tė partisė qė paskėrkshin nxjerrė sekretnė e udhėtimit tė Shefit n’Amerikė. Nga llafet e tyre mėsonja se dhe njerėzit qė e njatjetuan nė aroport, nuk patnė arritur tė marrėn vesh as hotelė as vendet e takimeve me politikanėt amerikanė. Desh Zoti, sekreti nuk ka dalė i tėri, psherėtivi Shefi.
    I shpura buzė lumit Potomak, nė njė hotel tė zinxhirit Hollidei Inn. Potomaku, vėnde vėnde, mė kujton Devollė, kur e frynin shirat e vjeshtės. Zumė dhomat: ca oda pa salltanete nė kat tė katėrt. Mysafirėt pe Tirane iu sulė krevatve e ranė si tė vdekur. Mua mė patnė caktuar nė njė odė me badigardė, qė as mė foli as i fola, se dhe ay ra top nė krevat.
    Tė nesmen u ngrita shpejt e bėra gati limuzinėn. E fėrkova e bėra xixė dhe nisa tė prisnja rrugėn e parė, po asnjeri s’po bėshe i gjallė. Aty afėr drekės njėri pe ndihmėsave dolli nga hoteli, u kėthye sakaq duarmbushur me gazetat mė kryesore amerikane dhe u ngjit me to, nė odė tė Shefit. Ndihmėsin e pashė prapė nė ballkon, qė mė thirri lart se Shefi desh tė mė takonte. Lashė fėrkimnė e limuzinės e bėra pėrpjetė shkallėve. Kryemysafiri mė dha dorėn e mė falnderovi. Atij i qe bėrė qefi shumė, qė isha kusho me Nestin. Kushua, aty mėnjanė, qeshte si maēok. Ndihmėsi tjetėr nė odėt ngjitur, po provonte tė lidhej me Librazhdin. Me ē‘dukej ai nuk kish gjetur cilėsi tė mirė linje, se tė thirrurat po shponin muret.
    • Alo Librazhdi kėtu Vashingtoni? Mė lidh me Ruzhdinė. Kėtu Vashingtoni
    jemi… Librazhdi? Ruzhdi? Hė… E prezantuat kandidatnė-o?
    Ca mė tej ay solli te Kryetari lajmet e Librazhdit dhe tregovi se tėrė gazetat e
    vendit vrisnin mėndjen pėr kėt udhėtim n’Amerikė. Ay tha se pėr kėtė udhė, entuziazmi nė besnikėt e partisė, kish arritur qiellė e ish ngjtur mė la. Nė sytė e mėndjes, mua m’u fanit kunati.
    U kėrkova tė mė jepnin lejė tė dilnja e t’i prisnja te limuzina, por Shefi mė tha se do hamim bukė tok, aty brenda nė dhomė tė tij. Badigardi solli dy pica tė mėdha sa dy lėmenj dhe u mblodhmė tė tėrė rreth tryezės. Ashtu siē pėrtypēim, pica u kujtovi atyre Italinė dhe atėēas u pėrshesh muhabeti: u zu nė gojė njė farė Ruteli, komisjoni i zgjedhjeve nė Kurbnesh, njė fjalim qė paskėrke mbajtur njė me emėr Beluskoni, lista shumėemrore qė duhej rishėkuarė, blerja e njė mikrobusi Fiat pėr partinė, prapė pica dhe prapė nevoja e kontakteve mė tė shumta me Italinė.
    Pas dreke e fshiva edhe dy herė tė tjera limuzinėn po nuk vajtmė asgjėkundi. Dhe ata prapė u shtrinė shpejt. Tėmėn, thashė, kaq tė lodhur tė jenė kėta-o?!
    Do kishim ditė tė ngarkuarė tė nesmen e unė qė pa gdhirė i futa njė tė hekurosur kostumit. Ama, krėckė e kisha! E vishnja pėr herė tė parė. Sebepi ish i madh bre. Nuk do tė dilnja si rozgė, kur t’i hapnja derėn Kryetarit n’oborr tė Departmentit tė Shtetit, a dofta … nė Shtėpi tė Bardhė! Ama, mė kujtohej Shtėpi e Bardhė - shurra mė zinte! Ajrosa limuzinėn i shfryva ca livando nga shishka mė e mirė dhe i kuptosa dyert. Pastaj nisa ta fėrkonja maqinėn prapė. Fėrko e fėrko… Po mė bėshin gishtrinjtė copė, e ata s’bėshin tė gjallė!
    Nga ora njėmbėdhjetė Kryetari dolli nė ballkon tė tij. Mė pa te limuzina, e ma bėri njatjeta me dorė. Pastaj u ul nė njė karrekllė e piu atje njė kafe e dy Marllboro. U kėthye prapė brenda, po nuk harrovi tė mė thėrriste lart. Vajēė. Nė korridor ngatėrroshin tė thirrurat e ndihmėsave, qė qė nga dhomat e tyre, lidhēin me zonat e zgjedhjeve nė mėmėdhe:
    • Kėtu Vashingtoni! O ti Fieri, a i ndreqtė listat e votuesve tė Sheqit
    tė Madh? Nga Vashingtoni pyesim…. Alo! Paskuqani…
    Bėhej njė lėmazhdė emrash e fshatrash shqiptarė, qė flisnin me Vashingtonė,
    aq sa tė hipte dėpėr trup njė zjarrllėk respekti a krenarie pėr kėta djem tė palodhur, qė kėtu dy ēape pe Shtėpisė sė Bardhė, mėndjen e kishnė atje te zgjedhjet, te kutitė… Nuk dinin pushim, ata oreee, por varda, sa mbaronin me Bilishtnė kėrkonin Hotolishtnė, sa linin Paskuqanė, lidhēin me Murriqanė! Kur mos i kem tėrė, bota qe bėrė e vockėl!..
    Ndihmėsat i suallė Shefit njė vandak fletėsh me artikujt pe tė gazetave shqiptare, qė vizitėn e tij tė papritur nė Vashington njėra palė e shėkonte si ogur tė mirė, kurse pala tjetėr e shėkonte me shqetėsim, me parashikim tė donjė lėvizje tė papritur tė politikės sė jashme tė Bushit. Hamendje gjithfarė-o!. “Obo-bo ē‘do mė hapet punė mua” thashė me vete dhe xheē zbrita prapė tė fėrkonja limuzinėn, po Shefi mė tha tė rrinja se do hamim prapė drekė.
    Sufllaqkat qė kish blerė bodigardi ishin tė nxehta. Sufllaqet shiteshin shumė n’Amerikė e ky sebep u solli atyre nė sofėr punėt me grekėrit. Ashtu dyke ngrėnė i qėndisnė njė telegram Simitisit, pėr ditėn e lindjes.
    Kur kish akoma dhe donjė hosten diellė, ngjavi ajo qė prisnja qė pe dy ditėsh: erdhi sėra e limuzinės time! Nesti dolli nė ballkon e mė thirri: - Tani, Peēo, ndize e rri gati!
    Sa tė vinin ata unė u pashė nė pasqyrkė: kostumi ishte akoma krėckė, njė rrudhkė s’i kisha bėrė! Ata xbritnė me valixhe dėpėr duar e u futnė vargan nė limuzinė. Pashė nga Nesti, demek, mė jep udhė!
    • Nė aroport! Jemi pėr Tiranė! - ma bėri kushua. Unė e pashė me ēudi, po ay
    mė shkeli buzėn e poshtme, demek, mo ha ***, po bėj ē‘tė thonė, ti njė copė shofer je dhe paratė t’i dhamė!
    Ama jo, thashė me vete, ē‘punė kam unė se erdhka njė delegacion nga Tirana pėr njė picė e dy sufllaqka!
    E u bėra erė…


    * * *
    Kunati mė mori nė telefon nga Tirana, qė tė nesmen. Avazė, ay:
    • Peēo unė po e mbyll e mė merr tinė, qė andej, ce unė s’kam para!
    Nuk e zgjata. Kunati andej, nuk mbahej nga gėzimi. Mė llafosi plot
    tetėmbėdhjetė dollarė e njėzetetre cente. Kaq dėftente fatura e telefonit , kur mė erdh mė prapa . Mė tregovi qė ishte tok me qindra e qindra tė tjerė, qė kishin pritur kryetarė, nė Rinas.
    • E di ē‘u bė kėtu-o? Zjarr, bre zjarr! Xheē u dogj Rinasi, o pėr kokė tė
    Benit! Mė llafosi Nesti pėr ty. Po ti, o zuzar, ce nuku na the qė kishe qėnė me limuzinkėn tėnde nė tėra takimet? Mirė thonė, qė Peēua nė vend tė gojės ka kasafortė!
    Tė mos kisha vėnė dorėn mbi kasafortė, unė xheē ia plasa tė qeshurit.
    • Dėgjon-o?. E di bre, si ishte Rinasi? Kur u dha Shefi te dera e oropllanit me
    atė fytyrėn e tij tė bukur, qė i llapste nga drit e gėzimit, nuk mbahej populli. Policia po hiqte tė zinė e ullirit. Gazetarėt ishnė ēkulur dyke lėnė tėrė aktivitetet pėr zgjedhjet e ishin ngulur atje pe dy orėsh. Unė isha afėr me kandidatnė qė vumė nė Librazh. E zumė kryetarė dhe e hodhmė pėrpjetė. Gazetarėt xheē e mbytnė me tė pyetura: “Si shkuan takimet nė Vashington? Ēfarė premtime muartė pe Shtėpisė sė Bardhė? A ėshtė e vėrtetė qė takuatė Povellin? Ēfarė u tha Povelli?”… Kryetarit i rrėzėllinte ēehrja. Ku e gjen gjithatė nur o nė p.. tė sėmės! E di ē‘u tha-o? “Zotėrinj, - u tha, - kot ini munduarė. Rruga jonė ishte njė shėtitje e thjeshtė, pėr tė bėrė pak pushim buzė lumit tė Vashingtonit” Me njė llaf, kush ka mėnt le ta kuptojė! Aty u dha njė nga ata gazetarėt turi-misqinė, qė Kryetarė tonė e do ta shohė tė pjekur nė hell. E pyeti: “Zoti Kryetar, ka pėshpėritje qė ky udhėtimi juaj i papritur, ish urdhėruar nga Bushi… Me cilin biseduat ditėn e parė?” E di si iu pėrgjegj Kryetari-o? – mė pyeti kunati nga Tirana.
    • Jo, - i a bėra unė qė kėtej nga Nju Jorku.
    • I a dhjeu inglisht: “ Uell!… No-mor-komente”, i tha… E di ē‘do tė thotė kjo,
    o Peēo?
    • Jo, - ia bėra unė prapė.
    • Kjo do tė thotė: tashi do ia shėkoni avazė kėsaj rrugės qė bėmė ne atje! Tashi
    qė vamė nė Vashington-o? Tashi, hapuni maskarenj, se do t’ju hamė tėmat!…


    Rrėfenja e pestė:
    Takim me dy gogolat e parė sa shkel nė Amerikė

    Na iku jeta duke pritur! Herė presim njė gjė e herė njė tjetėr… Njė herė prisnja ditėn e gjyqit… Mė vonė prisnja fundin e burgut, pastaj vizėn pėr Greqi, pastaj Amerikėn, kartat mė vonė… Mos pyet!…
    Papo tė mė zbresin njė ditė tė bukur, me dokumente tė rregullta nė aeroportin “Kenedi”, e tėrė familja ime!… Mall-ēmall!… Mall-ēmall!.. Kėshtu na kalovi jeta neve shqiptarėve, or q..fja tėmėn! Po tė mos paskėshin erdhur nė kėtė botė shqiptarėt, as fjala mall nuku do vinte, nuku do duhej! Nuku do kish patur nevojė pėr atė fjalė, ja, kur mos i kem tėrė!
    Ecnim tė pesė, nė mes tė dritave, shuk nė taksinė time. Punoja me taksi ato ditė. Nuku flisnim. Shėkonja binjaēkat e hutuara, Dritėn, Lirinė.. Djali, Fatlumi, -qė sa i shkathtė ėshtė, - dukej si i humbur. Kurse Rezarta, gruaja, nuku kish asnjėrėn as tjetrėn: atė po e llahtariste Amerika qė ditėn e parė!… Dhe nuk iu hoq llahtara pėr kushedi sa kohė…
    Ata qė nga nevoja vendosen nė Amerikė, llahtarisen nga dy gogolat qė kumbisin tė parėt nė udhė tė mysafirėve: gjuha dhe ēmimet. Meqė tė sapoerdhurit nuk ujdisen kollaj me punė, paratė qė sjellėn, i kanė me krėk. Oh sa dhembin tė shkretat, se ata, o kushedi ē‘kanė shitur, o kushedi nga ē‘ borxh i kanė! E borxhi ta bėn tėrė gjemba jataknė. Tė sapoerdhurve u duhet kohė qė tė shėrohen pe sėmundjes tė pėrkthimit nė lekė, tė dollarėve qė shpenzojnė. Dhe nė llogari pėrdorėn tė vjetrat, dyke shpresuar qė kėshtu do shtyhen mė shumė qė ta mbledhėn dorėn.
    Ja, njė ēyrek bukė, kėtu nuk e ble dot pa tre dollarė, gjė qė nė mendje tė sapoerdhurit pėrkėthehet afro 4500 lekė!
    • Epo kurrė mos u ngrėntė njė bukė qė tė bėn t’u nėmėrosh kafshoret
    fėmijėve! E pėr kėtė tė vret Zoti!- ulėrinte ime shoqe ditėt e para sa shkeli nė Amerikė. -Binjaēkat vanė e blenė nga njė akullore dymijė lekėshe, - katėr mijė! Ky bandilli, Fatlumi, e ka marrė akulloren e tij tremijė e pesėqindėshe..Se ky, hm, na bėn vezė tė kuqe, ky! Shtatėmijė e pesėqind lekė akullore, fėmijėt e tu e temit, i pėrpinė nė dy minuta! Njė herė e njė kohė, shtatėmijė e pesėqind, ti Peēo, mezi kishnje rrogėn e muajit!
    Rrah ta qetėsoj se sapo ka ardhur dhe, e gjora, duhet tė pėrmblidhet:
    • Rezi, moj gruaja ime e ėmbėl,.. sot,… unė,.. nga puna me ca turistė arabė, tė
    kam sjellė 18000 lekė, rrogėn e ditės dhe 10 000 bakshishet! I thonė 28000 lekė qė Enver Hoxha s’i merrte nė muajt! – i them unė, dyke ia kėthyer dollarėt nė lekė, qė ta gėzojnė nusen mė shumė e dyke ia bėrė Enverė, si mė tė dėmtuarin nga gara me familjen tonė,. Po Rezi nuku dallon pe tėrė tė erdhurve tė tjerė nė Amerikė, tė cilėve u duket e natyrshme tė paguhen shumė, por jo tė paguajnė shumė…
    Ēupkat tona binjake mė kėrkuan para, t’i blinin mamasė njė shall, si dhuratė pėr ditėlindjen. Mamasė i ra tė fiktė e xheē u bė pėr tė, ditė lindje e vdekje tok, kur mori vesh se shalli pat kushtuarė 42000 lekė!
    - Me 42000 lekė aty pėrpara blinje njė shtėpi me dy kate e strehonje familjen. Tani me aq, unė mbėshtjell vetėm qafėn! Pa hajde Drita, - i thotė njėrės pe binjakeve. - Mė hap kumpjuterin e mė shėko aty, me sa kėthehet dollari sot nė Shqipėri?
    E Drita i bindet tak fak: - Njė mijė e katėrqind e njėzet!
    • Uau!.. Kėthehemi, Peēo! Kėtu nuku rrojmė dot. Njė miljon e shkuarė
    miljonit paguajmė nė muaj pėr shtėpinė! Unė punė nuku po gjej. Fėmijėt duhen veshur!
    Bėj t’i shpegoj se llogaritė kėtu bėhen ndryshe, ajo mė thotė se asaj i paskėshin
    thėnė, qė edhe nė Amerikė dy e dy bėjnė katėr!
    Fėmijėt pėrdorėn pėr shkollė karta udhėtimi, qė u jep administrata. Me to ata mund tė bėjnė dy vajtje e ardhje me atobus ose tren ndėnė tokė. Rezi pėr vete, shkon deri afėr shkollės pėr tė blerė zarzavate e vete e vjen mė kėmbė, pasi nuku do qė t’i hedhė kot pesėmijė lekėt.
    Njė ditė Fatlumi ynė, pat lojtur fotboll me shokėt e shkollės e ish lodhur shumė. Blevi domatet qė e pat porositur e ėma dhe pa se kish humbur kartėn shkollore, qė paraqitet nė atobus. Pagovi nga kusuri i domateve njė dollarė e gjysmė tė kėthehej nė shtėpi.
    E ėma kish rrėmbyerė okllahinė, qė bėn petėt e unė e gjeta dyke dumballisur tė birė.
    • Humb kartėn dhe mė prish, pa i a bėrė tėrr syri, dymijė e dyqind e pesė lekė!
    Unė, e ėma, me kryqe tė kėputura, vij qė andej mė kėmbė!
    Pėr t’i marrė okllahinė nga dora, desh ia shkula megjithė krah. I thashė nuses sime tė mirė, se kėtu prindėrit qė rrahėn fėmijėt, hanė dy vjet burg.
    • Mė thuaj, sa burg hanė kur i vrasėn! Atė mė thuaj!.. Ta dij, para se t’i marr
    shpirtin! – ēirrej Rezi.
    Tėmėn e sėmės, nuku i dilte e keqja! Mezi e qetėsuam. Ra heshtja nė shtėpi:
    djali nisi tė studionte, binjaket po bėnin detyrat pranė kompjuterit… Thamė, shpėtuam! Kur ime shoqe dolli pe dhomės sė kompjuterit, si pelė qė turfullon dhe u sul tė kėrkonte okllahinė tė rrihte gjene prapė tė birė.
    • Tani do ta rrah, se ēdo ta rrah! Ēupat panė kursin e dollarit: nė Shqipėri qėnka
    rritur. Qėparė e rraha pėr 1470. Tani do ta rrah pėr kursin e ri: 1520!..
    Po, tėmėn e sėmės, sa autoritare duket Rezi, nė shtėpi, aq e drojtur dhe e trembur ėshtė me kėdo qė i flet anglisht! Dhe pastaj ka sy e faqe e kėrkon punė nė mes tė Amerikės!
    Ama, veē syve e faqeve, Rezarta ime ka dhe guxim e paturpėsi ore!.. Pa ditur ku bie anglishtja, me ndihmėn e njė mikes sė saj Rozės, e zuri njė punė dhe nė fund tė javės na i futi treqind dollarėt nė xheeep!.. Ia paguan njė familje me origjinė irlandezėsh, qė i la Rezit nė dorė dy kolopuēėr, - njėri tre dhe tjetri katėr vjeē, - qė ajo t’i mbajė, t’i nxjerrė tė lozėn e t’i ushqejė. Dhe e bėn Rezi kėtė punė pėr bukuri. Por vuan kur vogėlushėt qajnė, ngaqė shumė herė nuku e merr vesh cili ėshtė shkaku.
    - E vetmja gjė qė mora vesh, ėshtė qė pushuan sė qari! Po as pėrse qanė, as pėrse pushuan! – tregon Rezarta.
    Po mos ish mamaja e djemkave, i ati i tyre nuku do ta kish pranuar kurrė Rezin. Ay dha pėlqimnė pėr time shoqe, me kusht qė brenda dy muajve tė shohė pėrparimnė e Rezartės me gjuhėn. Po ay, irlandezi, ia ka vėnė tė afėrt afatnė, bre. T’ia kish vėnė dy vjet e jalla tė shihte pėrparim!..
    E bukur ėshtė, tė fshihesh prapa luleve, kur Rezi i nxjerr vogėlushėt nė ndonjė park lodrash. Do ta shohē qė ajo, e gjora, i ndjek me merak, mes kolovajzeve e mes shkallėve me dredhka. E kur nė tėrė atė zallamahi tė fėmijve tė shumtė amerikanė, hajd’ or hajdė, tė dėgjosh zėnė e Rezartės se si u thėrret atyre qė i kanė lėnė nė hise:
    • Mos, Kevin, mos! Mos, Xhozef, mos!
    Ushėton parku, ore! I xbret kocominjtė, pe shkallėve tė larta e i heq mėnjanė.
    • Po mos o Xhozi, baaa! Po mos o bir, tė thonė. Them mos: e mos! Merrni vesh
    shqip, apo…!
    E tėrė dita e sime shoqe me djemkat, nė rrugė, nė parqe e nė shtėpi ėshtė e mbushur me “mos u lag”, “mos bėrtit”, “mos kruaj hundėn”. Mos-i ėshtė pėr Rezin vegla kryesore e punės dhe ajo e pėrdor atė dyqind gjer mė treqind herė nė ditė. Dhe ata kuptojnė. Ama, kur ajo pas dite i ve vogėlushėt tė flenė dhe nis e u rrėfen ca pėrralla qė fillojnė “na ishte mos na ishte, nė njė kasolle tė ngushtė me kashtė”, ata nuku marrin vesh asgjė. Fjalėt e shqipes jo, po zėrin e Rezit tim, qė ėshtė muzikė e shkuarė muzikės, ata e kuptojnė. Ajo u pėrkėdhel leshkat me gishtrinjtė e saj, aq ėmbėl, sa nuku dihet a u a ka pėrkėdhelur ashtu e ėma e tyre donjėherė. Dhe pėrkėdhelkat ata i kuptojnė. E vogėlushėt mbyllėn sytė e humbasėn nė kolovajzen me naishtemosnaishte e me kasolletėngushtamekashtė…
    Me t’u afruarė dy muajt, qė i zoti i shtėpisė i kish vėnė Rezit kusht qė tė
    pėrparonte, ne filluamė tė ēalltisnim pėr donjė punė tjatėr. Babai i fėmijėve
    pothuajse nuk i fliste fare me gojė Rezit, pėrveē “ditės sė mire”, nė tė dalė e “mirditės”, nė tė hyrė.
    • Dje u zunė gjene pėr punė time, ata, burrė e grua., - na tregonte Rezi njė
    mbrėmje. - Flisnin pėr mua me zė tė lartė, po nuk i mirrnja vesh, tė shkretėn! Do mė pushojnė, pa njė pa dy! Do tė na dalėn nga dora ata katėr milionė lekė, qė marr unė nė muajt!
    Kur po vendosej fati i zonjės time, qė do tė jipte provim gjuhe pėrpara atij tė
    ngrysurit pe Irlande, ngjavi njė gjė qė e prishi punėn mė keq akoma. Babaj i atyre kocominjve, po tereziste njė pikturė nė mur e u hoq praptazi, qė ta shėkonte kornizėn a qe apo nuk qe drejt. Pėr pak, xheē u shkeli lodrat dy djemkave, tė cilėt ulėrinė me njė gojė:
    • Mos, babi, mos!
    I ati, siē duket, meqė nuk e kishte dėgjuarė donjėherė fjalėn “mos”, e kuptovi qė
    e kish peshqeshnė pe Shqipėrie. Hodhi vėshtrimnė nga Rezi. Ajo uli sytė. E kėshtu ajo pranovi, qė jo vetėm nė kėto dy muaj, pėr vete, nuk e kish vėnė anglishten nė zjarr, por po u mėsonte sheleēkave irlandezė, shqipen!
    Ay e thirri Rezin mėnjanė dhe siē e kish kuptuarė ajo, i kish thėnė qė atė ditė tė
    kėthehej mė shpejt nė shtėpi tė saj. I kish thėnė, dhe kėtė Rezi e kish kuptuar mirė, qė tė mos vinte tė nesmen, pėr pa i bėrė ata telefon. Shkurt e copė, siē pushojnė amerikanėt! Tė thonė prit tė tė thėrresėm e na lerė telefonė. E po dėgjove fjalėn telefon, dije, je i humbur, se s’tė thėrresėn kurrė!
    Qėllon ama edhe donjė rast i rrallė, si ky i Rezit! E thirrė prapė! Kur mos kem babanė, e thirrė Rezin gjene! Dhe asnjeri nuk e merr dot me mėnd se si kish shpėtuarė. Ja se si:
    Kur qe kėthyerė zonja e irlandezit dhe nuku kishte gjetur zonjėn time, ishte mėrzitur e kish bėrė prapė llafe me tė shoqnė. Jo ta lemė, jo ta marrėm! Jo ėshtė e mire, po ėshtė e keqe! Burri e kish tė prerė kapaknė:
    - Do t’i japėm paratė e fundit e do t’i themi tė mos na duket mė kėtu!
    Po as burri as gruaja nuk e kishnė ndjerė qė fėmijėt ishnė prapa tyre e po dėgjonin me frikė zėnkėn e prindėrve. Kur babaj tha qė Rezi tė mos shkelte mė aty e qe kėthyerė prapa, kish vėnė re Kevin dhe Xhozin, qė po e shėkonin me sy si tė shqerkave, mbytur nė lot. Ay mbeti.
    • Mos, babi, mos! – i ishnė lutur shqip me zė tė vojtur, tė dy djemkat.
    Ay qe vėrtitur prapė dhe kish vėshtruarė nga e shoqja.
    • Mos, - i qe lutur shqip edhe ajo.
    E pe “mos”-it e ka Rezarta kėtė punė qė ka! Ja, kur mos kem babanė!…


    Rrėfenja e gjashtė:
    Urat qė tė shpien nė Menhetten

    Se ēfarė ngjet nė Nju Jork, tri pika e marrėn vesh tė parat, pe tė cilave njėra nuku mungon kurrė. Nuk e di nė e merr vesh Tajmsi dhe Si-eN-eN-i, po jam i sigurtė qė Beni, djali pe motre, qė kam nė Tiranė, e merr pa njė pa dy!
    Motra thotė se Beni bie tė flerė shpejt, qė me pulat, se ėshtė i sigurtė se ē‘ėndėrr do shohė atė natė. Nė sinemanė e ėndrrave tė nipēes tem, shfaqen pėr natė vetėm filma pėr Amerikėn dhe pėr Nju Jorknė.
    I kanė ikur plot shokė Benit, ca andej e ca kėtej, po vetėm me ata tė Amerikės mban kontakte. Qė atė ditė qė i shkrepi nė kokė Nju Jorku, tė erdh e t’u lik djali e s’i vete dėpėr mend asgjė tjatėr. Ka dhe zanat tė mire, o derri, por nuku do e nuku do, qė tė shohė pėr donjė punė! Se thotė: “ja, kėto ditė, them mos marr vizėn”. Tetė herė ka hyrė gjer mė sot nė ambasadėn amerikane, po vizėn nuku ia kanė dhėnė. Tashi Benin e njohėn edhe policat qė rrinė tek kangjellat. Edhe ata dinė se ēfarė pėrgjigje t’i japėn djalit.
    Ka dashuri e dashuri, po dashuri si tė Benit tone, pėr Amerikėn dhe Nju Jorknė, nuku gjen Shekspir, qė ta pėrshkruajė! Tėmėn, kur nuku futmė donjė, t’i thotė kryetarit tė Bashkisė tė kėtushmė, ta dekorojė!
    A ia merr, bre, mendja njeriu, se Beni e di sa ēape larg ėshtė Hotel Plaza me Katedralen e Shėn Patrikut, pa qenė asnjėherė n’Aveny tė Pestė, pa vėnė kėmbėn asnjėherė nė Nju Jork e bile, pa nxjerrė hundėn asnjėherė, qoftė edhe njė milimetėr jashtė kufirit tė Shqipėrisė?!
    Ja ky ėshtė Beni, nipēja tem, pe motre!
    Me moshėn qė ka ay, duhet tė shėkonte atje pėr donjė punė. Po ē‘punė mo! Hajde ta zemė njeri tė qefit: ay nuk u a hedh sytė as ēupave, oreee! Lot mėnē pas tij, njė komshie, shoqe e shkollės fillore. Perri bre, perri! Ta pish nė kupė! Ajo vdes pas Benit. Jo or jo! As e ve atė ujė nė zjarr ay!. “Muajnė qė vjen, nisem” i thotė Beni asaj. Ēupė e vetme dhe ajo. Tri herė ia ka gjetur helmin nė ēantėt e jėma vajzės. Edhe dofta e zmadhon e jėma, por Beni nuku dėgjon nga ay vesh. “Nuku i lidh kėmbėt me tė, thotė ay, ce i dua tė mirėn. Miu s’futet dot vetė, tė marrė edhe teneqenė prapa! Ma bėn me sy, sėkur ėshtė Statujė e Lirisė!” Dhe ēupa nuk arrin ta afrojė dot djalėn, edhe sėkur t’i dilte me kėmishkėn e hollė tė natės! Tjetėr punė po tė mbulonte donjė vėnd tė mirė, me donjė kartolinė pe tė Nju Jorkut!
    Ja, me kartolinat!… Muret e dhomės, Beni i ka veshur me kartolina, me harta, me skica me statuja lirie dhe me urat ,qė tė futėn nga tė katėr anėt nė Menhetten. Kur marrėm vesh se shkon njeri nė Tiranė, neve e pyesėm Benin se ēfarė do, qė t’i dėrgojmė me atė qė vjen. Nuku do Beni as pėr tė ngrėnė as pėr tė veshur, po tė thotė me rixha:
    - A mė dėrgon edhe njė fotografi? Mė mungon ajo ura e Verrazanos!
    Duhet tė jetė i vetmi bir nė botė, qė e fton tanė nė dhomė e i thotė;
    - Hajde baba, tė tė tregoj urat!
    Po ē‘vullnet qė ka! Po ē‘vullnet qė ka! Mushkė o mushkė! Ka mėsuarė
    anglishten aq mirė, sa im bir Fatlumi, pe kėtej nga Nju Jorku, si dembel qė ėshtė, pėr donjė fjalė tė re, nė vėnd tė hapė fjalorė, merr telefon Benin nė Tiranė!
    Motra mė tregon, qė Beni me shokė mblidhen nė njė kafene me njė emėr qė nuk e mbaj mend mirė, se “Urat pėr Amerikė”, se “ Urat qė tė shpjenė nė Menhetten”. I zoti i kafesė sjell aty xhambazė pasaportash, turistė amerikanė. Djem e ēupa aty bėjnė gara pėr tė fituarė ēmime, kush di mė shumė pėr Amerikėn… Muaj tė shkuarė, Beni ish mbyllur zemėrvrarė njė javė brėnda, ce kish dalė i dyti nė konkursnė e madh, “Kush e njeh mė mirė urėn Xhorxh Vashington Brixh?” Beni tem kish bėrė dy gabime tė pafalshme, nė gjatėsi tė urės dhe nė lartėsi tė saj pe ujit. Teleshmeni jonė e kish nxjerrė urėn njėzet metra mė tė lartėr dhe dy milje mė tė gjatė! Nė kafe nuku kish patur vend ku tė hidhnje mollėn e Beni kish dalė i turpėruarė! “E pe atė tjetrin, si ta mori ēmimnė? – i kish thėnė i jati, - ka burra kjo botė! Ta zuri gojėn me ***! Fute kokėn nė mes tė shalėve e rri aty, ce nuku ke mė sy e faqe ti, tė veē nė Amerikė! I pari Peēua, do tė tė vrasė!” Po ēne bre, ta vras!… Tashi Beni ka zėnė e del gjene nga kafeneja. Rri aty tėrė ditėn me shokė e ato muhabete, gjene prapė: -“Flitet qė tashi do japėn viza amerikane, varda!” – thotė njėri. -“ Kush ishte sot nga konsullata?”- pyet tjatri. Papo vjen atėēas nė kafene, donjė shok i tyre e jep njoftimnė: “Tėrė kėtė muaj nuku do japė viza konsullata!”…
    Kėto janė xhyxhyxhytė e tyre. Tė tėrė thonė qė janė nė Shqipėri me ditė… E ditėt u rrjedhėn lumė!
    Pat ditėn e lindjes Beni, aty ca javė tė shkuara… I kishnė bėrė njė darkė, qė mos e pyet. Si pe djali tė vetėm-o! Nipi kish patur qef qė ne ta uromim qė kėtejza, nė sy tė shokėve, nė darkė e sipėr, po unė nuk arriva dot nė kohė, ce pata vonesa me limuzinėn. Kur vajta nė shtėpi, u sula te telefoni, po Beni mė qe zemruarė e nuku donte ta zinte telefonė. Nu e nu! Mezi e pat bindur kunati.
    - Harrove ti-o? – mė pyeti me fjalė tė parė, i xhindosur, Beni.
    - Po jo bre Beni, - i thashė, - po kam hequr tė zinė e ullirit bre, se ishnja gjer
    n’aroport tė Kenedit e nuku kėthesha dot, ce ura ish e zėnė. Tėrė ato maqina ore, ma mbyllnė limuzinėn si nė ēark. Pe ēarkut dilet, pe urės, tė mė vrisnje, nuku dilnja dot!..
    Ay rrinte me telefon nė vesh e nuku fliste.
    - Po me cilėn urė deshe tė vinje zotrote, o dajko? – mė pyeti pastaj.
    - Me Trajboro Brixhė, - i thashė.
    - Nuk e ve ujin nė zjarr ti, o dajko, atė thuaj! – hunguronte ay. - Po ce nuku
    more Uajtston Brixhė, ti?!
    - Uajtstonė?! - hajde gjeja shpegimnė qė ta qėrrosh me nipēen tim!
    - E e, - mė tha - nga aroporti, ti mund tė merrnje ose atė, ose urėn e Throgs
    Neckut. Dilnje te autostrada numur 95, pėr Sauth, edhe nė eksit tė pestė, kalonje menjėherė nė Bronks River, e pastajza drejt e nė shtėpi!
    Tė them tė drejtėn, unė me timon punoj, po edhe aq me hollėsira edhe nuk
    para i dimė, bre! Beni e kish tamam ore, por ne duamė kohė t’i mėsojmė tėrė kėto. Gjeninjve nuk ua dalėm dot kaq shpejt. Beni ėshtė gjeni!
    Renda ta zbutnja:
    - E po ja, o Beni, - i thashė, - aq ma previ. Thashė tė merrnja Trajboron…
    Beni u nxeh edhe mė keq akoma. Edhe nisi, hajvani, tė mė ulėrinte qė nga Tirana:
    - Po Trajboron, nė drejtimin Kuins-Bronks, sot e kishe me dy korsi tė zėna me
    punime asfaltimi! Si, bre, u fute nė tym ti?! Nuk e hapni radion e makinės aty, juve-o? Kishnė dhjetė ditė qė ishnė lajmėruarė kėto punimet, pėr sonte! Kaqe tė humbur, ini-o?! Mirė amerikanėt, po edhe ti-o?!
    U llahtarisa, kur mos i kem tėrė! I kėrkova Benit, urxhent, time motėr.
    - Byrazerkė, vizitoni djalėn, se ju iku, moooj!…


    Rrėfenja e shtatė:
    Pėrse tė akuzoja atėhere, or mė qafsh?!

    Pėr portierė fotbolli e pėr hetuesa qė tė punonin qindin, nuku kish vend t’ia kalonte dot Korēės tonė!…
    Kam rrėfyerė shumė, po nuku kam rrėfyerė mė tė bukurėn, atė qė mė ka ndodhur njėherė kėtu, vite tė shkuara…
    E po kur tė qaj tėrė, kurrė nuku do ma mirrte mendja se nė mes tė Pellham Parkut do mė fanitej hetuesi im, ay qė mė pat nxjerrė ujė tė zi njė herė vaftit! Sefte e pashė kur po zgjidhte banane nė Lajdig Aveny. Ay mė pa e mbeti. Unė i hoqa sytė. I hoqa unė po s’m’i hiqte ay. E takova mė pas dhe nja dhjetė herė tė tjera e gjene unė i hiqja sytė i pari. Ay ishte gati tė mė jepte tė njohur, por unė, fėsht, tutje! Shtatė muaj rresht kjo punė!
    Atė ditė mė zuri ngushtė. Unė i ulur nė njė stol tė parkut, ay u dha. Asnjeri tjetėr. Unė e ay. Gjene m’u qep ky, miza e kalit, o nė ..ēkė tė sėmės! Gjene me njė gazetė shqiptare tė zhubrosur nė dorė!
    E pashė me bisht tė syrit. Ay ka mbajtur ēapnė e po shėkon kėtej nga mua. Kėtė rradhė, mė duket nuku do mė ndahet, thashė.
    E nuku m’u nda plaku. M’u afrua e mė ndėnji njė tė pėshtyrė larg. Bėra sikur e vura re atė ēas. Po mė foli, thashė, do t’i flas! Mė foli:
    • Qė je shqiptar kėtė nuk e diskutoj mė, - ia nisi Taqka. - Tė shėkoj gjthnjė dhe,
    hė tė flas sot, hė tė flas nesėr!
    Unė s’lėviza hiē pe stolit. Po ama, as shėnjė qė gabohej, nuk i dhashė. E shihnja
    unė qė Taqka desh t’i shkonte gjer nė fund:
    • Do tė mė bėsh vend tė ulem ca-o? – pyeti dhe m’u ul pranė. - Dhimitraq ma
    thonė, - mė tha. - Ore ku jemi parė, bashkė?
    Ke parė kėshtu ti?! - Nuku mė mban mend? – i thashė me njė zė qė edhe vetė u ēudita, se si m’u ngjir papandehur. - Tė mė vraē, - tha, - nuku tė sjell dot nė hatėr!
    Para shtatė muajsh, kjo do dukej e pabesueshme, por tashi e besova qė
    plaku nuku mė njihte vėrtet. - Po mirė-o, - i thashė, nuku mė mban, nuku mė mban!
    • Jo, po unė dua ta di, - ngulte plaku kėmbė, si mushka.
    Dua ta heq nga qafa, po mė hiqet ay! - Po mė mirė bre, tė mos e dish! - ia bėra.
    – Jo, mė mirė ta dij. – Dhe pa e lėnė brazdėn, vazhdoi: - Jemi pjekur donjėherė nė Shqipėri?
    E po kjo pikė e zezė! Oh, krimb i gjizės! Ky nuku mė desh mua, jooo! Kėtij i duhej donjė hundė lesh qė t’i rrėmbente njė dru, qė t’i binte shtatė herė e t’ia nėmėronte njė! Gjene thashė, hajd t’ia shkund kujtesėn nga rrodhet:
    • A ke qėnė hetues, zotrote? - ia prita si me tokmak. Ay u hutua e po mė
    pėrpėliste qepallat si guak. Shtyje dhe ca Peēo, i thashė vetes. – S’e sjell dot nė hatėr-o? Nė burg tė Korēės, e kujton tashi, besoj!
    Tė ish donjė tjetėr do ngrihej e do bėhej def, me bisht nė shalė, por Taqka
    duket e ndjeu, se unė tė hanja munė, jo tė nxirrja inatet!
    • Mos more! Tė kam bėrė hetimnė? Tė kam marrė nė pyetje, ėh? - Tė thoshe ti,
    Taqkės nuk i delte e keqja. - Eh moj e kaluarė e hidhur!.. – i binte gjunjėve. (Tėmėn, thashė, do tė zerė tė mė qajė kėtu!) - Mo mė thuaj qė tė kam torturuarė! – tha dyke m’u lutur.
    • Po tė duash nuk e them-o, - i a bėra, - po e vėrteta ėshtė se…
    • Hajde regjim i poshtėr hajde! – psherėtinte plaku qė nga thellėsirė e shpirtit e
    nisi ta shajė me rrėnjė e me degė diktaturėn: - Dhe me siguri i ke ngrėnė shtatė vjet prapa hekurave, nė palcė tė rinisė! I ke ngrėnė, i ke ngrėnė! Ah moj diktaturė e fėlliqur ē‘ke bėrė! – Dhe kthehej nga unė: - Po a je mirė? Ncė-ncė! Pėrse tė akuzonja, mor aman, mė qafsh?
    • Do tė ta them-o, posi, i thashė: Kot fare! Se, gjoja, dėgjonja “Zėrin e
    Amerikės”. Se, demek, desha tė arratisēa dhe tė vinja kėtu nė Shtetet e Bashkuara…
    Plaku vazhdonte ofshamat e pikėlluara rradhė-rradhė, gjer u kujtua se mė zu me
    presh nė duar. Nisi tė zgėrdhejė e tė mė tundė gishtnė, me qortim pe mėsuesi.
    - Nė fakt, ja ku je n’Amerikė! Hė-hė! Nuku paska qėnė kot!
    - Shpifje bre! Atėhere nuku kishnja dėrmend! – ia preva.
    • Kėtė, as tani s’ta pranoj. – ma previ dhe ay dhe unė e pashė, qė kot i kisha
    ndėnjur ftohtė, pasi asgjė s’e pengonte Taqkėn tė kėnaqej me mua, si me njė mik tė vjetėr. Ma lėshovi firomėn nė vesht e mė pėshpėshi ngadalė, sikur Sigurimi tė na paskej ngjitur pėrgjuesa edhe dėpėr stolat e Pellham Parkut: - Tėrė bre, tėrė ne e ėndėrromim Amerikėn, atėhere! Si ju qė rriheshit, edhe ne qė u rrihmim. Hė po diktaturė e poshtėr, qė na mori mė shumė se gjysmėn e jetės! - Na e mori… - ia bėra me zor pas tij. - Ah moj diktaturė e mallkuar! Ah o sistem maskara!
    - Maskara, - i mbajta iso pa qef e fillova ta marr inat veten, ce jo vetėm nuku po i lanja borxhet, por po i vinja edhe pas avazit. E bile, dyke dashur mos ma merrte fjalėn “maskara” pėr veten e tij, nxitova ta pėrsėris gjene: - Sistem maskara!
    Mė erdhi turp pe vetes, kur tė qaj tėrė. Tėmėn, thashė, po unė pse nuk ia ndėrroj kėtė *** teme, po e le tė dėrdėllisė dyke sharė bot e bot diktaturėn! E pyeta si ia kalonte tashi.
    • Me halle shumė. – ma bėri dhe lėshovi njė derro psherėtimė, sa thashė se
    dha shpirt. - Po tashi, - mė tha, - qė amerikanėt mė dhanė strehimnė, sikur mė mbarė po mė vete.
    Rrufenė e kisha pritur, kėtė jo! Deshnja unė ta linja temėn, po s’mė linte tema mua. Kushedi sa do t’i kem ēakarritur sytė, se Taqka mė kuptovi.
    - Ce habitesh-o?.. Tėrėve neve qė e kemi urryerė diktaturėn, na e dhanė, - tha.
    - Po ja, - iu qava, - mua nuku po ma japėn akoma!
    - E po ti dofta nuk e ke urryerė aq sa neve tė tjerėt, - ma shpegovi dhe desh ta nxirrte shkaknė: - Ja, pasi ... mbaruamė punė bashkė, atėhere, ē’ke bėrė? – Unė nisa t’i tregoj qė pe ditės qė pranova akuzat. - Nė fakt, - ma previ fjalėn Taqka, - jo qė tė mburrem, po me mua, tė tėrė i pranonin akuzat. Hė, mė fal! Pastaj, ē’bėre?
    - Ato tė shtatė vjetėt!.. - iu pėrgjigja e teksa plaku vazhdovi ta shante me rrėnjė e degė sistemnė, unė desha ta vėrtetonja akoma: - Vėrtet nuku mė mbanje mend?!
    - Po kuuu, bre! – u shfajėsua me fytyrė qarramani Dhimitraqi. - Sa kam kaluarė unė dėpėr kėto duar! More, more, more! Tė zestė male qė s’piqen dot, pa njeriu me njerinė u pjekėrka! – E pyeta se si i kish vajtur filli atij mė pas. - Regjim i poshtėr, bre bir, - tha. - Pasi mbaruamė punė bashkė, nuku mė rreshtnė trasferimet! “Na duhet njė hetues i zoti atje: shko Taqkė! E ka kyēur njėri gojėn kėtu: hajde Dhimitraq!”.. E kėshtu gjer sa suallmė demokracinė…
    Tė na shihte njeri tok, do ta zinte lemeria. Tė ngjanim ne, or byrazer, si dy miq tė vjetėr qė kanė kaluarė tė tharta dhe tė ėmbla tok. Kur mos kem babanė, dukshim nė stol tamam siē e thonė kėta kllasikėt e rinj tė demokracisė, si dy bashkėvuajtės, qė po shamim sistemnė, qė na kish bėrė bashkfajtorė e vazhdomim me pyetka, pėr rrugėt qė na kishnė shpėnė larg njėri tjatrit.
    • Po tani-o, me se merresh? – pyesnja unė, bashkėfajtori, tė gjorin Taqkė, -
    nuk u ke kėrkuarė donjė punė si hetues, kėtyre tė Amerikės-o?
    - Uell… - ma kthente me njė fjalėzė amerikane bashkėvuajtėsi im, qė si tashi e sjell nė hatėr, ashtu me mėngė tė pėrveshura nė hetuesi, - nė fakt, ma propozuanė. “Nuku kam fuqi, bre, u thashė, mua mė ka drobitur biruca”…
    - Biruca?!!! - Rrufeja e dytė, kjo! Kėtu mė kėrcyenė mua. I butė i butė, po kjo ishte tė qaje me oiii!.. Njėmijė susta mė shtynė pėrpjetė, drejt e mė kėmbė: - Po tinė nuku the qė ke qėnė nė burg!
    - Nuku thashė unė, po ama e thotė shkresa! – ma bėri ay pa u ngritur pe vendit. - E kur e thotė shkresa me firmė e vulė, zere se ke qėnė! Hė mo derėzi, se tėrė kemi vojtur nė atė skėterrė!.. Shkresėn ma dha njė njeriu im, nė Komitet tė Pėrndjekurve. Ay ma mbushi e unė ua paraqita kėtyre…
    Tėmėn-o, pėr atė ditė m’i paskėshin mbledhur tė tėra ēuditė! - Njeriu yt?! Ke patur ti njeri nga fisi, tė pėrndjekur?! – ulėrita.
    - Kush mo tha, nga fisi! – Taqka vazhdonte tė fliste ulur, avash avash. - Tėrė ata tė pėrndjekurit e komitetit, i kam kaluar dėpėr duart e mia.
    • E po kjo…kjo nuku ėshtė e drejtė, bre! – po shfrynja unė. - Ja thuaj tė drejtėn!
    Biseda e ngrohtė tani na kish lėnė shėndenė. Unė zjenja, ay valovi i pari! Vrėng,
    pėrpjetė dhe mė erdhi para turinjve!
    - Cila, mo, nuk ėshtė e drejtė! Cila?! Patriot, patriot, po… nuku tė duroj unė! Mbylle kamaren e rri rehat aty! – Tani po ma kujtonte tamam atė Dhimitraqnė e parė. Nga e kish fshehur tėrė atė zė, o e vrafshin me bukė nė gojė! Sokėllinte o sokėllinte: - Nga juve, mė tha, i patmė ata dyzetepesė vjet, qė kur i kujtoj mė dalin mornicat mbi pantollona! - Nga neve-mo?!!! – i a bėra. – Nuku na e ka fajnė njeri, oreee! - ia bėri, - vetėm juve!
    • Po ē’faj u kemi neve mo?! Juve na shqeptė me hu! – i u kėtheva unė. – Na
    futėt spica dėpėr thonj.. Na futėt vezė dėnė sqetulla. Vezė nuku gjenje nė dyqane, ce i mbanit juve bre, pėr sqetullat tona! A duronim dot neve-o …?
    Unė bot e Taqka qyt: - Tė duronit-o, posi! Kur ėshtė fjala pėr liri e demokraci, pėr popullin, njeriu duhet tė durojė, oreee! Po tė rezistuakshit juve, nuku do na kish zgjatur aq shumė diktatura. Ja mo ti, ti: a ishe fajtor ti, kur tė dėnova? - Asnjė ēikė! – i thashė pas njėzet vjetėsh! - Sigurisht, qė nuku ke qėnė - tha edhe ay, po pas njėzet vjetėsh, - po a e pranove fajnė? – E pranova… - pranova kokunjur unė.
    Kėtu Taqka mė ulėrivi, sa nė dyzet vjet, ulėrimė tė tillė s’pata dėgjuarė. U tund
    Pellham Parku o nė …ēkė tė sėmės!
    • Po pse e pranove, mor… mor…?! Po unė kisha qef bre, t’u a pėrplasnja nė
    sy, shefave tė mij e t’u thoshnja: “kot ma kini sjellė kėtė, oreee! Ky ėshtė pa faj!”
    • Po t’u thoshnje -o, posi!
    • Po ē’t’u thoshnja unė, mor ta thėntė prifti! – xheē mė mbyti hetuesi im. – Ē’tu
    thoshnja, kur ti e pranonje menjėherė! Ta hanja unė-o?! Tė merrnja mė qafė djemkat e mi-o? Ju marrtė dreqi juve, ljepuj! Na e bėtė jetėn zeher. Na mbajttė mė kėmbė gijthatė palo regjim!… Do kishimė ardhur n’Amerikė, tridhjetė e ca vjet mė parė!.. Do kishmė hapur donjė biznes.. Ju ngrėntė murtaja, ju ngrėntė!
    Iku me kacabunj tė ngritur dyke sharė e turfulluarė. Dhjetė ēape e kthe kokėn, dhjetė ēape e kthe kokėn! E ma hidhte mua flakėn e syve, sėkur i kishnja vrarė babanė, sėkur i kishnja shkatėrruarė jetėn.
    Unė mbeēė si gallof e pėr atė Zot, nė po e kuptonja, se ce nuk e kishnja mė Taqkėn aq inat, sa ē‘e kishnja mote tė shkuara?! Dy gjėra ishnė: o ay kish tė drejtė ose ma la mua prapė pilafnė!...

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Rrėfenja e tetė:
    Ca fiq pėr njė kitarė xhazi

    Kur mė erdhi djali, nuk pat harruarė tė merrte me vete edhe kitarėn e tij. E futmė djalėn nė klasat e kėtushme. Ay na i rėnke kėsaj kitare edhe nė shkollė. Dhe aty e mora vesh kėtė, kur vajēė tė takonja mėsuesėt, sipas ftesės qė bėjnė shkollat.
    Ishte e premte paradite dhe shkolla i kish hapur takimet me prindėt qė njė natė mė parė. Sefte takova mėsueskėn kryesore. Zonja Frensis mė priti me buzė tė qeshur, qė sapo unė u futa nė derė me djalėn pėr dore. Ėmbėlsirė e tėrė oreee! Foli mirė pėr tim bir, nga kreu nė fund! Mė tha qė anglishtja e Fatlumit bėhej ēdo ditė mė e mirė e mė e fisme: njė ditė dhjetė fjalė, tė nesmen dhjetė fraza e tani ajo lumturonte kur e shihte djalėn tė zihej me nja dy rusė, nė anglisht! Unė i merrnja ca kohė asaj, qė tia pėrkthenja tim biri fjalėt e mėsueskės. Dhe djali gėzohej, kur merrte vesh se ay ditkėrke anglisht.
    - Kam njė porosi tė veēantė, - mė tha nė fund Frensisi. - Qė mbrėmė deri sot, mister Shorni ka zbritur pesė herė pėr tė pyetur a kini erdhur ju. Po mos u shqetėsoni! - shtovi ajo. - Mister Shorn po e fut Lumin nė orkestrėn e shkollės dhe do qė t’i njohė babanė!
    Kur, hop, mister Shorni u shfaq te dera pėr herė tė gjashtė!.. Njerėz tė edykuarė
    bre… Shornit i qeshte fytyra. Kėtej, Frensisit i llamburiste. Mėuesi mė shtėrngovi dorėn mua, i fėrkovi kokėn djalit, qė shkurt edhe ay i thėrriste Lumi e na mori lart nė kabinet tė tij. E tėrė mirėsjellja e Shornit dhe ajo e Frensisit, tė bėnte me krahė, sa t’i thoshe vetes, tashi mbyll sytė e rrugė e mbarė tė qoftė nė botėn tjatėr, o Peēo Jani! Bėre kėtė goxha djalė, pirdhu tashi, se nė historinė e kėsaj bote kėtė detyrė pate!
    Shorni i tha Fatlumit tė merrte kitarėn. E Fatlumi fillovi tė cimbiste telat me ato gishtkat e tij si kleēka, dhe tė kėndonte me zėth tė hollė:
    Dua mėngjezet e majit,
    kur kėndon bilbili bukur…
    Shorni mė shėkonte mua, sėkur atė kėngė ia kish mėsuarė djalit ay e jo unė! Sa kujtime mė zgjonte ajo kitarė e vjetėr e ajo kėngė, ehu! Djali vazhdonte:
    Dua lulet e fushėsė,
    nė mėngjes, kur janė me vesė…
    Xheē mė duallė kokėrdhokėt, kur nė refren hyri tė kėndonte dhe vetė Shorni e iu bashkua djalit:
    Po nga gjithė ato mė parė,
    dua mė shuuumė, Shqipėrinė.
    Dua tė vejė ajo mbarė
    edhe pėr jetė, tė ketė liriiiiinė!
    Amerikani mbarovi kėngėn pėr Shqipėrinė e m’u drejtua mua:
    • Juve, ju pėlqen?
    • Po, - i thashė.
    • Vetėm “pooo”, mister Jani?! – m’u mėrzit Shorni. –Ėshtė fan-tas
    ti-ke! Megjithėse, ku dihet, ju mund tė keni atje kėngė edhe mė tė bukura.
    Pastaj ay mė vuri nė dije, pėr orkestrėn e shkollės dhe se Fatlumi tashi duhej tė
    stėrvitej me kitarat elektrike.
    “Hė, thashė, kėtu dil! Ke hallė e orkestrės ti, vėlla! Pa na e mban, a nuk na e mban ne xhepi kitarėn elektrike, nga ay krah s’do t’ia dish ti!”
    • Dėgjo o mister Shorn, - i them.
    Po ay s’mė la ta shqepnja.
    - E di, ajo kushton. Ju kini tre fėmijė… Po ne kėtė do ta zgjidhim. Unė nė shtėpi kam dy kitara tė tilla. Njėra nga ato, nuk mė duhet…
    M’u prish qefi. Mė iku tėrė ėndja qė ay e Frensisi mė kishnė krijuarė gjer tashi. Djali kėtej nuku mė linte rehat, ce deshte t’ja pėrkėthenja. Hej bela! Nuku desha t’i thosha tim biri, qė zoti Shorn, kish njė kitarė e deshte tė na e shiste. Nuk i thosha dot qė ay kish rėnė nė ujdi me zonjėn Frensis, qė sapo tė gjenin njė qorr pe Shqipėrie, tja varrnin atij mė qafė tė bėnte xhaz me iso; qė ky do t’i jepte mėsueskės pėrqindjen qė i takonte; qė unė nuku dinja si tė dilnja pe kėtij kaēamaku… E qė: nga vajta e ta mėsova atė kitarė, qė tė bėsha lėmsh me gjithė telat e saj!
    Mė kishnė thėnė, “nė do matrapazė tė klasit tė parė, i gjen nė Nju Jork! Janė aq tė zotė, sa kur u hyn nė dyqan, tė blesh njė palė lidhėse, tė shesėn edhe kėpucėt e dimrit edhe gėzofnė!” E dinja kėtė, por qė tė ishnė dhe mėsuesėt kėshtu?! Gjithato buzė tė pėrveshura, gjithato fjalė pėr talentin e Fatlumit! Po si o nė … ēkė tė sėmės, pėr tė tė shitur kitarėn e xhazit qė i ka zėnė derėn, tė vete tjetri e tė mėson sa fėmijė ke e mėson pėr mėnē ca fjalė shqipe, qė tė mė pėllasė kėtu tok me djalėn “dua mė shumė Shqiiii -pėrii-iii- nė”! Tėrė e duan Shqipėrinė e shqiptarėt ore, qė t’u shesin ē‘u kanė zėnė depot! Gjėja e parė qė bėjnė kėta biēimėt e *****, janė buzėqeshjet, qė nga njėri vesh te tjetri. Me ato viza tė hyjnė nė zemėr kėta! Nuku paskej faj Rezi i gjorė, qė njėherė e mė dy ditė thotė, qė ne s’jemi pėr kėtu e duhet t’ia mbathėm prapė, nga thembrat majat!
    • Neve o mister Shorn, - i them copė, - nuku ta blemė dot atė kitarėn!
    • Po jooo! - nxitovi ay. – Unė nuk them ta blini. I gjithė meraku im ėshtė, a kini
    kushte nė shtėpi?
    Ato djersėt e shkreta unė i kam me sustė, po belaja ėshtė qė sustat m’i shtypėn
    tė tjerėt.
    • E me sa kėste? – e pyeta.
    • Po ē‘kėste! – tha ay. – Po pranuat ju, si prind, kitara ėshtė tuaja! Unė
    e dhuroj. Djali duhet tė rrijė me tė nė dorė, edhe nė shtėpi.
    “Tėmėn, thashė, ku jemi katandisur! Ce o me dhurata do ta kalojmė kėtu neve”?!
    Mė hipi damari i budallajt:
    • Mirė, mirė, po sa bėn ajo kitara? Sa e ka vlerėn?
    • Ē‘rėndėsi ka sa e ka vlerėn e sa bėn! – ngulte kėmbė Shorni. - Unė e fal e ajo
    s’kushton as edhe njė cent!
    Po nuk e pranonja unė tashi! “Kėtyre u them tregėtarė unė ore, po mendonja. Kėta e dinė qė ka njerėz nga ca popuj, qė po u dhe njė gjė falas, pa para, atyre u ndizet fitili i sedrės dhe atėhere e derdhėn paranė lumė, edhe kur nuk e kanė nė plan”!.. Kjo po ndodhte me mua. “Uėu, uėu! Ma shiti xhambazi, kur mos kem babanė”, po thosha me vete.
    • Unė e shoh, - mė tha qetė Shorni. – Ju nuk doni ta merrni dhuratėn teme,
    por dua t’ju shfaq njė sekret: unė i kam njė borxh tė pashlyeshmė kėtij Fatlumit tuaj. Unė kam qenė njėherė tė vetme nė Shqipėri. E s’besoj se do tė vete mė. Kur isha atje, ky djali juaj mė ka bėrė njė dhuratė tė madhe, mė ka bėrė borxhli!
    • Ēfarė po thotė o baba? – mė thosh im bir, qė Frensisi ma kish mburur pėr
    pėrparim nė gjuhė.
    • Rri ore ti djalė, - i buzėqeshnja unė atij ngaqė s’i shtrėngoja dot dhėmbėt. –
    Mė lerė rehat, tė marrtė e mira, ty e kitarat e tua! Unė nuk po ia zhdredh fillin pėr vete, ti thua ē‘thotė! Marr vesh unė se ku do dalė ky!
    Shorni nisi tė rrėfejė se na qėnke vullnetar nė njė organizatė bamirėse
    refugjatėsh. Mė nėndhjetedynė, na paskėshin bėrė njė shėtitje dėpėr ca vėnde tė Ballkanit. Hallė e kishnė te Bosnja, po ata paskėshin shkelur edhe Shqipėrinė me Kosovėn, pėr t’i hedhur njė sy gjėndjes. Ngjarja qė e kish goditur, i kish ndodhur Shornit nė Elbasan, sapo kishnė nisur tė ngjitnin Qafėn e Kėrrabės, drejt Tiranės.
    • Shtatori qe mė tė hyrė dhe mbaj mend – tregovi Shorni, - qė pat rėnė njė shi i
    bukur e i shkurtėr, qė pat lėnė njė ylber qė s’mė harrohet. Mė tė pėrpjetė, buzė xhadesė, kishnė dalė fėmijė tė veckėl, qė mbanin pėrpara ca shporta me fiq, qė ua shisnin udhėtarėve. Shoferi jonė xbriti, bleu ca dhe na i ndau tė gjithėve.
    Shorni pranovi se nė jetė tė tij, nuku pat ngrėnė fiq si ata. Po ē‘fiq! Nė atė vend, mėsuesit i kish bėrė pėrshtypje, qė edhe domatet edhe pyperkat ishin mė tė ėmbla e ēdo prodhim kish njė shije, qė s’e pat gjetur gjėkundi mbi faqe tė dheut. Te fiqtė i kish mbetur mendja. I qe lutur pėrkėthyesit, qė po tė gjenin fiq tė tjerė rrugės, tė blinin pėrsėri.
    • Gjetmė, - tha ay. - Nė kėthesė tė parė ishte ky, Fatlumi tend, qė kish dalė e
    shiste fiqtė e tij! Ja me kėtė trup, me kėto sy tė qeshur. Ky, tamam ky. Shoferi xbriti e nisi tė haej nė pazar me djalkėn. S’lėshonte pe djalka, ta vrisnje! Pyeta, si qe puna. Mė thonė se ēuni e mban lart pazarė, se i ka fiqtė mė tė mirėt nga tė tjerėt. Xbres tok me pėrkėthysin dhe i zgjat djalit njė njėqind dollarėshe. Kush ėshtė ky? pyeti djali, shoferė. Ėshtė i huaj, i thotė shoferi. Ēuni e mbėshtolli mirė shportėn e ma zgjati, po dollarėt nuk i desh. Nė asnjė mėnyrė! Hajde kėtu, i them pėrkėthyesit, pyete e ma kėthe anglisht fjalė pėr fjalė si do tė mė pėrgjigjet. A u zure me shoferė pėr pazar, - i them. Po, - tha djali me duar nė xhep, - po me kėtė jemi tė kėtushėm. Po unė e kam rrogėn tė madhe se tė shoferit, mua pėrse s’do tė m’i marrėsh? Ndryshe ti, - tha djali, - ti je mik kėtu. Ishte veshur si mos mė keq e nuk i desh 100 dollarėt, qė me kursin e kohės, shtėpia e tij e vinte festen mbi sy njė muaj! Do t’i marrėsh, - i them. Nuk i marr, - mė thotė. E ndiqnim djalėn e nuk ia futnim dot nė xhep, se xhepat i mbante shtėrnguarė me doēkat e tij. Djall, ē‘interes kish vallė ky fėmijė, qė tė mė linte mua bujarisht tėrė mallin qė po shiste?! Shėko, - i them, - nga unė mos prit gjė donjė ditė tjatėr, se unė nesėr e le Shqipėrinė e nuk vij kurrė mė! Rrugė e mbarė tė qoftė! - mė tha, ma bėri njė pėrshėndetje me pėllėmbėn e tij tė vockėl dhe iku me vrap dyke zbritur njė rrėpirė me bar. Na i la fiqtė nė dorė. Hipmė nė makinė dhe s’ flisnim asnjėri. M’i zuri fiqtė nė fyt. Mė tronditi. Mė tronditi shumė. Kėtheva kokėn, po djali nuk shihej mė…
    Shorni mbarovi e unė nuku flisnja dot. Kėtej historia mė kish prekur, andej mė
    vinte turp pėr mendimet qė blova aty mė parė pėr kėtė mėsues tė lartė. Shorni fliste pėr Fatlumnė, por e ndjevi qė unė ia kuptova pėrgjithėsimnė e vogėlushėve shqiptarė, tė cilėve u ka mbetur ay mallkimi i bukur qė tė mos heqėn dorė nga bujaria edhe pse mbeten krėckė, tė varfėr!
    Shorni ndjevi edhe atė, qė unė pe mallėngjimit, nuku nxirrnja dot zė burri. Mė
    kthevi kurrizė qė tė mos shėkonte dobėsinė time, afrovi djalėn, ia futi kokėn nė gjoks tė tij dhe po i pėrkėdhelte leshkat.
    • Kur fap, e pashė kėtė, shitėsin e fiqve, qė m’u shfaq kėtu nė shkollė, me gjithė
    kitarėn e tij nė krah. E tani unė do t’ia kthej borxhin. Do t’i dhuroj kitarėn time. E le tė guxojė, po mundi, tė mė zgjasė para!
    Babė e bir u kthyemė nė shtėpi pa folur. Shohim hi ore hi e shkrumb mė tė katėr anėt! E kur gjejmė nė grumbull tė hirit, donjė thėngjill qė ndrin dhe ngroh, nuk e besojmė. Na ėshtė hirosur shpirti, na ka bėrė jeta… Sa turp, sa turp!
    • Tė faleminderit o ēun i panjohur pe Elbasani, e paē jetėn tė bardhė! –
    murmurisnja me vete dhe mė dukej se ende nuku kisha zė. Le qė ē‘mė duhej mė shumė?! Kur s’ke mė fjalė pėr tė thėnė, kot qahesh pėr zė!…

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Rrėfenja e nėntė:
    Si fsheha mes shalėve dyzetetremijė dollarė

    E po, se njerėzit presėn qė tė rrojnė me paratė qė u vijnė nga mėrgimi, unė nuku kam pse tė heq ato qė hoqa!
    Ashtu si vajēė unė nė Shqipėri, njeri mos vaftė! Edhe me Karavellė tė mė ftojnė, nuk udhėtoj mė si herėn e parė: Nju Jork- Vjenė, pastaj Vjenė -Tiranė. Nė tė kėthyerė njė stacion mė shumė, Tiranė - Prishtinė, Prishtinė - Vjenė, aty duhej tė flinja njė natė dhe tė nesmen t’ia mbanja pėr Nju Jork.
    Telashet filluanė qė kur mua mė hėngri goja mjaltė e vetėm Tajmsit nuk i thashė ta botonte lajmin, qė Peēua do vinte njė vizitė nė Korēė. Dy ditė para se tė nisesha, valicat i kisha dėng, me porosira. Vetėm pėr plaēkat teme, nuk kish vend nė to!
    Pastaj do mė duhej tė shpinja Korēė, jo pak, po dyzetetremijė dollarė! …ēkė tė
    sėmės! - thashė. Korēa do t’u bjerė kėmbanave, kur tė mė shohė pėrpara Shėn Gjergjit! Merre me mend, mė kish dhėnė para edhe Vanēua i Ciles! Tjatėr: Koēi i Mitropolisė, Leko Lajthiēka, Zihni Pepellashi e Marenglen Zėmblaku, sa pėr tė treguarė ca, pe atyre qė asnjėrit s’i vinte mėndja se u dėrgokshin para familjeve!
    Mė therrtė mua nė dinin kėta njerėz qė kish n’Amerikė banka e axhensira, qė e bėnin mė kollaj kėtė punė! Tė them qė deshnė tė kursenin paratė e postimit?!.. Mbase bre, po historitė e hidhura me shtetnė, me matrapazėt, i bėnin hallexhinjtė tė kishnė mė besim te Peēo taksisti ,se te tėrė bankat e Shqipėrisė e tė Amerikės!
    - E po tashi, si do t’ia bėjmė-me? - i them Rezit. – Me kaq para, unė nuku vete i
    gjallė gjer Korēė!..
    Ishnė tė tėra qindshe, nga ato me turi tė madh. Bėhej njė xhumbė o byrazer, qė
    mos e pyet!
    - Do tė t’i fut nė njė qeskė plastike , - tha ime shoqe. - E do t’i mbash nė mes tė
    shalėve, Peēo!
    Ish vend i lik, po mė tė pėrshtatshmė vend, s’gjenje dot. I mban njeriu nė xhep tė brėndshmė, po xhaketa hiqet, harrohet gjėkundi… Plys qė, kontrollorėt nė aroporte tė shėkojnė pėr armė. Kėpucėt t’i zbathėn, si ia zbathnė njė ndihmėsi tė Predidentit. E po tė gjetnė paratė, varda dėpėr gjyqe, pastaj!
    E kam tė shkathtė gruan. I bėri ajo paratė njė alamet shuku, qė ma lidhi me ca llastiqe nė krye tė shalėve. Ca llastiqe tė tjerė m’i lidhi nė bel e ata nuk e linin xhumbėn e parave tė mė varrej poshtė. Kėshtu edhe mbaheshin, po prapė, bre, binin nė sy, e binin goxha!…
    Kur u futmė n’aroport, na bėnė mė pak kontrolle nga sa kishmė menduarė. Ca gra tė sjellēme, veshur me uniformė tė aroportit, mė shėkonin me respekt. Kėtė respekt e dėftenin nga qė ishnė tė edykuara, por Rezi, ashtu e fryrė pe tė qeshurit, tha, qė ato nuk m’i hiqnin sytė nga shuku i parave.
    - E po pasanikėt kudo nderohen, - thashė unė sėkur nuk e kuptova romuzė.
    - Gratė, nuk i dinė si para ato! – mėrmėriti Rezi… - Por kujdes, se ti njė e dy, i
    shpie duart mbi dollarėt, e dukesh si horr!..
    - Mė venė duart vetė – i pėshpėrita unė. – Ti qesh, po ėshtė pėrgjegjėsi e
    madhe. Vetėm Vanēua i Ciles mė ka dhėnė dymbėdhjetėmijė, moooj!
    Ajo, mbase nga qė kish merak e desh tė sigurohej, mė hidhte nga njė sy kėtej poshtė, po nuk e mbante dot tė qeshurėn. Edhe kur u ndamė te dera qė mė shpinte nė bark tė aropllanit, tek ecja rėndė rėndė e me gjith atė shuk pėrpara, ia bėra sime shoqe, me dorė. Ajo dyke mė ndjekur me sy, pati njė rrebesh pe lotėsh, po nuk e mora dot vesh: nga tė qarėt a tė qeshurit…
    Unė nuku kam hipur shpesh nė aropllan, por kur hyj nė tė, sėkur shkel nė njė tempull. Aq e pėrsosur bre, mė duket teknika kėtej nga Amerika, sa as e mendoj kurrė se do rrėzohet donjėherė aroplani, qė mė mban mua! Gjithė ē‘rrėzohen, mė duken o filma tė Hollivudit, o propaganda tė Enver Hoxhės, qė na rri akoma varur dėpėr qiejtė e truve tonė!
    Aropllani u ngrit, po ish natė dhe unė shėkonja poshtė ujėra e drita tė bėra mishmash. Kisha pėrpara njė ekran tė vockėl dhe e ndiqnja atje aropllanė tonė nė njė hartė: si rrėshqiste porsi pikė e vockėl mbi xham tė ekranit, si kalonte Bostonė, si u afrohej cepave tė Kanadasė, si kalonte mbi ishujt e pabanuarė tė detrave tė veriut dhe si do t’i afrohej Islandės...
    Darkėn, ato stjuardeskat austriake na e dhanė nė kohė, me organizim tė pėrkryerė. Unė nuku kam udhėtuarė aq, sa tė mos kem nevojė akoma tė shoh mė tė majtė e mė tė djathtė, se si hapet kutia plastike e ushqimit, si nxirren pironjtė e si xhvishet patatja e zjerė. Mė tė majtė kishnja dritarkėn e aropllanit, mė tė djathtė njė zonjė nė tė zeza, qė mė bėri tė psherėtij i lehtėsuarė, kur m’u unj pranė. Se kishnja frikė mo mė ulej donjė kopuk dorėgjatė!. Me bisht tė syrit, shėkonja ca duar tė bardha, me thonj tė manikyrosur, qė hapnin qeskat plastike, - qė unė vetė pa parė tė tjerėt, u hanja mender munė, jo i hapnja!.. Ia ndoqa lėvizjet doēkave tė zonjės, me kaq dhelpėri, sa i mėsova tė tėra: si ndizej drita, si ndrroshin kanalet nė ekranin qė kishmė secili mė vete… Tamam si njė nxėnės fshatar i kujdesshmė, qė nuk tė le tė kuptosh, se nuk ėshtė pe kryeqyteti!
    Agu e hodhi dritėn mė shpejt se ngaherė. Aropllani dukej se e pat lėnė qiellė e tashi ish bėrė vapor, qė lundronte nė njė oqean pe qumėshti! Mbi Irlandė, zonja me tė zeza flinte akoma, po unė nga respekti i saj dhe nga meraku i parave, nuku kishnja lėvizur asnjėherė dhe nuk e kishnja shqetėsuarė atė. Tė mos paskėsha tėrė atė xhumbė pėr tė ruajtur, nuku do mė kish shpėtuarė qė ajo gruaja me tė zeza, nuku qe hiē e moshuarė. Por unė e kishnja vėnė re zonjėn veē me njė rregėtimė tė syrit e aq.
    Pėrmbi Francė, gruaja me tė zeza u zgjua dhe atėhere unė guxova ta bezdis, qė nė tėrė atė fluturim, tė vinja sė paku njėzė herė nė banjė. Ajo nuk u ngrit tė dilte nė korridorthin e vockėl. U mjaftua dyke tėrhequr trupnė prapa, aq sa e linte kulltuku. Kalova me pak lehtėsi e me shumė elegancė, por nuk arrita dot qė shuku i parave, tė mos e cikte fare zonjėzėn! U mundova po, aha!.. Ja mos i kem tėrė, qė qe e pamundur! Vetėm kur mė pa paratė, qė e fshiknė cazė, ajo erdhi nė hatėr se ē‘mashkull tė veēantė kish patur pėrkrah, pėr shtatė orė qė pe Nju Jorku!
    Kur po kėthesha pe banjės, e pashė gruan me tė zeza, qė qe ngritur e seē kėrkonte nė ēantėt qė e kish mbi kokė. Dita me djellė mua mė kish bėrė mė trim e zonjėzėn e bėnte tė dukej mė e re dhe mė e re! Mė pa qė po vinja e nė vend qė tė priste, ashtu mė kėmbė, sa tė hynja unė nė vendin tem, ajo m’u duk se nxitovi tė ulej. E gjene ma bėri kalimnė tė ngushtė. Si t’ia bėnja?
    - Mos doni tė rrini afėr dritares, tashi, qė u bė ditė? – e pyeta anglisht sa pėr ta
    shtyrė mė andej. - Gratė, ēoku e kanė qef dritaren, - e kujtova.
    - Po, po, por jo unė! – tha ajo me nxitim.
    Kalova dyke u kujdesur qė dyzetetre mijė dollarėt tė mos e shtynin nė ngasje, por
    kur ata i kaluanė shuk, pėrpara syve, pashė qė zonjės, - ja, kur mos kem babanė, - i iku e bardha e syrit dhe bebėzat iu zmadhuanė! Kur unė zura vendin tem, ajo mė buzėqeshi edhe mė bėri pyetkėn mė njerėzore, qė mė vraftė Perėndia, nė do ma kish bėrė, po t’i kishnja kaluarė tė dy herėt me kurriz nga ajo!
    - Pėr ku udhėtoni, zotėri?
    Ishte bullgarkė dhe quhej Janka. I shoqi i kish vdekur tetė muaj tė shkuarė, nė
    Nju Xhersi, ku punonte si programist kompiuterash. Janka shkonte te e motra, qė punonte nė njė pėrfaqėsi bullgare, nė Shkup. Vetė Janka ish pa punė, kurse mua mė erdhi zor t’i thoshnja jam shofer dhe i thashė qė isha pedagog, nė njė Strehė fėmijėsh me tė meta dhe jetimė.
    Bullgarka mė besovi. Gėnjej e nuku lodhem kurrė unė,ore! Nejse, u llafosmė gjatė, megjithėqė ajo anglishten e fliste ēapra-ēupra. Unė e flisnja cazė mė mirė, ama kuptoshim pėr bukuri, ce dy veta qė e flasėn keq, kanė mė harmoni e kuptohen mė mirė se dy veta qė e flasėn perfekt. Folmė pėr rrugėn e dolli qė nga Vjena nė Nju Jork, do kėtheshim nė tė njėjtėn ditė e orė e me tė njėjtin avion.. Por ama do tė kalomim njė natė tė tėrė nė Vjenė.
    - A keni juve vizė transit, pėr donjė hotel tė Vjenės atė natė? – mė pyeti
    vejusha.
    - Jo, - i thashė. – Po ju?
    - Nuku ka problem, - qeshi ajo, - se pashaportat bullgare tani, nuku kanė
    nevojė pėr viza, gjithandej!
    Njė pedagog, si po shitsha unė, duhej ta dinte kėtė gjė, o e vraftė Perėndia!
    - Edhe unė, - i thashė, - e marr kollaj nė konsullatėn austriake tė Korēės! (Qė
    nuk ekzistonte hiē, edhe kėtė, njė pedagog pa tė meta i fėmijėve mė tė meta, duhej ta dinte!)
    Ia thashė me kaq kakapėrllėk, sa pa dashur vura duartė edhe mbi xhumbė. Por menjėherė m’u kujtua paralajmėrimi i sime shoqe dhe i hoqa sakaqė pėllėmbėt qė andejza.
    Por ishte vonė. Bullgarka e kish vėnė re dhe se si nisi tė mė vėshtronte.
    - Pėrse nuku vini me mua gjer nė Shkup? – propozovi vejushka. – Korēa ėshtė
    mė afėr qė nga Shkupi, se qė nga Tirana!
    I mallkova dhe njė herė ata qė mė bėnė tė udhėtoj me tėrė ata dollarė nė
    mes shalėve. Tė mos i kisha ata, nuku do mė qepshin kėshtu vejushkat e botės! U shfajėsova, ashtu, sa pėr tė larė gojėn dhe e kėputa fillnė e lėmshit, se pėr fat, austriaēkat na suallė mėngjezė. Unė kėrkova njė ēaj tė nxehtė. Nga njė lėvizje e pamatur mirė, m’u derdh tėrė ēaji, ashtu si qe i valė, nė prehėr! Po tė mos mė mbronte xhumba e parave qė po prisnin gjysm’ e Korēės, unė do tė kishnja ulėritur. Por vejusha e gjorė kish akoma pėrfytyrim normal.
    - Auuu! – ia dha ajo pallmės dhe nuku pati kohė ta bėnte anglisht thirrjen e
    Zotit, po tha: Bozhe!
    M’i dha menjėherė picetat e saja. Rendnė stjuardeskat e u mblodhė
    tė tėra mbi shuknė e parave, sa me zor po shtynja njėqind e ca thonj bullgarė dhe austriakė tė manikyrosur, qė deshnė tė mė trazonin aty, ku unė nuku deshnja kurrsesi!
    Nė Vjenė, para se tė ndashim, Janka mė vuri t’i premtonja se pas dy javėsh do
    takoshim po aty dhe mė pas, do hamim darkė bashkė gjėkundi, fshehur pe botės, nė donjė restorant buzė lumit qė ēan Vjenėn.

    * * *
    Nuku besoj nė jetė teme, tė mė qėllojė mė, tė bėj rrugė kaq tė vėshtirė. Nė Tiranė, jo keq: mė shumė mė shėkonin nga valicat. Kurse nė Poradec, nuku m’i ndanin sytė nga kapella dhe syzet e diellit.
    Mė e madhja mė ndodhi Korēė.
    Mė tė hyrė tė qytetit, autobuzė na e ndalovi njė skuadėr me polica dhe ata na kėrkuanė tė xbrismim tė tėrė. Xbritmė. Na vunė mė rradhė e filluanė nga kontrollet. Mė duket dyshonin pėr donjė qė vinte i armatosur. Ama nuk i kontrollonin tė gjithė, por veē ata qė u zgjonin dyshime. Unė dridhsha. Gjithė jetėn kam ndjerė qė jam i dyshimtė. Njė herė, vite tė shkuara, nė zbor, njėrit i vodhnė orėn dhe pesė paqeta Arbėria. Suallė njė qen, qė i gjente hajdutėt me hundė. Qeni erdhi drejt e te mua e nuku shkulshe pe vendit! Hajduti i vėrtetė mė pas u gjend, po mua nuku mė hiqet nga mendja kurrė, se pėrse nuku me ndahej qeni! Edhe tashi n’ Amerikė, kur paguaj gjashtė dollarėt pėr tė hyrė nė Urėn e Xhorxh Vashingtonit, trembem, se tamam mua nuk do mė hapet trari pėr kalim. Mani e persekutimit, bre!
    E nuk u gabova: sytė e skuadėrkumandantit ranė mbi mua.
    - Ti!.. – ia bėri. - Bėj pėrpara! (Bėra). Pe nga vjen-o?
    - Pe Amerike, - thashė un’ i ziu.
    - Ke pashaportė amerikane-o?
    Tė gėnjenja? Ja iu shkrep e mė tha: “pa dal’ tė ta shoh!” Do mė shpinin nė
    komisariat pėr mashtrim. Ku tė mbytsha unė, me tėrė ato para?! Vendosa tė them tė vėrtetėn.
    - Jo, - i thashė. – Amerikanen e marr vitnė tjatėr. T’ju a tregoj shqiptaren?
    - Ē’ta shohim-o?! Kot-o? Kemi parė pe tyre, sa tė dhjeē!
    E vura re qė ay nuku kish mė asnjė ēikė respekt pėr mua, siē kish kur bėri
    pyetjen e parė.
    - Afrohu, afrohu, - mė tha kryepolica. - Ce i mban duart mbi tope-o? Tė
    ftohen, apo ke frikė ce mos t’i marrėm mė sysh?
    Tėrė policat zunė tė qeshnin. Mua, qellza m’u bė furrė e gjuha m’u poq.
    - Hiē, ja ashtu kot, - ia bėra i mekur dhe m’u kujtuanė porositė e Rezit nė
    aroport tė Kenedit: “ Peēo, mos i shpjerė duart atje!” – Zotėria juaj, mė falni!- u thashė.
    - Po ē‘zotėri o t’u mbylltė e mėndjes! – vazhdovi skuadėrkumandanti.– Kujton
    se si ato qė ke ti, nuku ka njeri-o?! Nga ato tė tuat, e mė tė mėdha bile, gjen me qindra kėtej, ore! Apo kujton koka jote, se ike ti nė mėrgim e mbet Korēa pa topemėdhenj!
    Unė nuk i pėrgjigjsha fare, qė mos e acaronja. Dhe skuadėrkumandanti u tall sa u tall, mė nė fund na lėshovi tė gjithėve tė ngjitshim nė autobuz.
    U plasa nė vend tem, dyke marrė frymė me zor. Po nuku paskėshin mbaruarė telashet. Autobuzi sa do nisej, kur te porta u dha njė nga policat e mė thirri gjene tė xbrisnja:
    - Tė vijė pak ay amerikani!- urdhėrovi.
    Po mė pushonte zemra. Ēfarė deshnė akoma pe meje, mor aman!
    Dolla jashtė dhe njėherė. Aty pashė skuadėrkumandantnė qė seē po llafoste me
    njė policė kokėpaqethur. Desha t’u afrosha, por kumandanti ma bėri me shėnjė tė prisnja dhe ca. Polica kokėpaqethur seē po i tregonte ca gjėra nė vesh e kur mbarovi, shefi i tij mė ftovi me dy gishtrinj.
    - Kėtė polic e kam pe Opari, - mė tha e mė pyeti: – Do zotrote qė tė hysh nė
    garė me tė? Do ta provosh e ta dish se ē‘vend ze ti, nė qytetin tend? Po ta kalovi ky oparaku, pėr madhėsinė e atyre, do t’i japē kėtij oparakut njėqind dollarė!
    Polica kokėpaqethur mė ndiqte me sy mua dhe tundėte kokėn pėr ato qė thosh
    kumandanti, i cili desh ta bėnte kėtė garėn mashkullore, jozyrtare, ashtu sa mė miqėsore, si pėr mirseardhje.
    - Ama, fitove ti, - mė sigurovi kumandanti, - ky vartėsi im do tė tė dorėzojė,
    trėng, njėqind dollarė!
    - Euro! – saktėsovi oparaku. Dhe u kthye direkt nga unė. - Euro, kam unė. Ta
    kemi, pa nisur garėn!
    Dukej ca i trembur. I qe betuarė kumandantit, qė nuku kish burrė t’ia kalonte atij, por tashi e kish humbur sigurinė, shėkonte i trėmbur nė fund tė barkut tim e i zverdhur dyllė pėrsėriste:
    - Euro, kam! Laj-thaj, ato kam! M’i fitove, hallall i paē! – e lėshonte djersė tė ftohta, ngaqė ish bėrė kot trim pėr kėtė ballafaqim.
    Edhe mua djersėt ēurkė po mė vinin. Autobuzi priste pėr mua, mikrobuzi priste
    pėr oparakun.
    - Nuku jam pėrgatitur pėr kėta lloj kampionatesh, - u thashė me njerėzillėk. –
    Unė nuk u mbura me asgjė… qė t’ju ofendonja juve! Bile, unė e pranoj garėn tė humbur! Dhe pėr nder tuaj, edhe pėr kėnaqėsinė teme, ja edhe 100 dollarėt! Pijeni nga njė kafe pe meje!
    Dhe futa dorėn nė xhep, tė nxirrnja dollarėt. Mė kishnė rrėfyerė pėr kėto ndalime,
    por nuk pata besuarė se t’i merrnin paratė dhe pėr kėsi lloj sebepesh. Kumandanti nuku ma la ta nxirrnja dorėn nga xhepi.
    - Po bėre nga kėto, do tė tė hedh hekurat! – mė kėrcėnovi. - Nuku duanė para
    kot njerėzit e mij. Kėta fitojnė vetėm para tė nderēme, atė qė e meritojnė, atė qė e nxjerrėn me.. me … djersė e me… ē‘t’ u vijė! Po para tė nderēme, ama!
    Hipa prapė nė autobuz, tani i ēliruarė fare. Dėgjonja ankesat e policės pe Opari:
    - Po si, or q..fjaj tėmėn, nuk u bė njė herė njė garė e vėrtetė, burrash! Tė dalė e vėrteta e pastėr nė shesh!
    Kėshtu u kėtheva nė shtėpi… Sa u ēmallmė e u pėrlotmė, unė vajta nė dhomė,
    zgjidha rripat e llastikat, hoqa xhumbėn qė aty ku ishte dhe u ndjeva i lehtėsuarė.
    Nisa t’i ndanja dollarėt qė atė ditė. Cilja qė kish mė shumė, erdh i mori i pari, dollarėt e tij. Tė tėrė kishnė halle. Shumica ishnė pa punė. I vėllai i Zihni Pepellashit, priste para, ce kish vendosur tė martohej e tė bėnte goxha dasmė.
    - Po ja, punė nuku po gjej, – mė tha. - Kėrkova njė vizė pėr Greqi, s’ma
    dhanė. Sa tė rri kot! Po martohem, thashė… Tė engledisem…
    Nėna e Kocit tė Mitropolisė mori paratė e tė birt e shkovi drejt e nė dyqan tė
    bukės, tė shlyente borxhnė, se tėrė muajnė e kish marrė bukėn me listė.
    Po mė i lumuri isha unė. E ndjenja veten tė lehtė dhe as femrat as policat nuk i hidhnin mė sytė kėtej nga mua…

    * * *
    Nė kėthim, ishmė gjashtė shqiptarė, nė aroport tė Vjenės, qė tė nesmen do
    merrmim qė andejza aropllanė pėr n’Amerikė. Qė tė gjashtė kishmė tentuarė tė nxirrmim viza tek austriaku: nga njė vizkė tranzit, bre, sa pėr tė kaluarė cazė natėn, sa pėr tė mos u shtrirė, si lopėt, dėpėr stolat e sallave tė pritjes. Mua nė Tiranė, mė thanė qė te austriaku qe goxha procedurė e hante kohė. Kėshtu u patnė thėnė disave pe nesh edhe nė konsullatat austriake tė Amerikės.
    Siē ishmė tė gjashtė, vamė e biseduamė edhe me Shefnė e Sigurimit tė aroportit
    tė Vjenės. I thamė tė na shpinin ata, nė donjė hotel pėr tė qenė, tė shoqėruarė nga njerėzit e tyre. Po ishte sikur t’i flisnje murit, o t’i ..nje austriaken! Na tha, se ay nuku mund tė gjykonte rregullat e konsullatave e nuku bėnte dot n’aroport punėn, qė bėnin ato! Ay nuku vinte dot policat e tij tė na ruanin, tė na shpinin e sillnin, ce neve nuk ishmė tė arrestuarė. Na tha se ne ishmė qytetarė tė nderuarė tė Evropės, ne tashi ishmė si gjithė Evropa e prandajza do tė flimim aty dėpėr stola..
    U pamė sydėrsy. Ky qe fati. Na iku lezeti i rrugės, lezeti i takimit me familjet. Ndryshe kur i dėgjon kėto aventyra, bre, e ndryshe kur i provoke mbi lėkurė!
    Po bėshim gati tė kalomim natėn me kafe e muhabet. Njė burrė pe Durrėsi na tha se ay kish qėnė nė Vjenė, vite mė parė, por e mbante mend si tashi. E premtovi tė na shpinte me llaf tė gojės sė tij, shesh mė shesh e rrugė mė rrugė… Do na e tregonte atė qytet fill e pėr pe, aq tė gjallė, aq tė gjallė, sa tė mos thoshmim dot kurrė, se nuku kishmė qėnė nė kryeqytet tė Austrisė!
    Nė atė mesele, fap, kumbisi e mė zuri udhėn Janka, bullgarka!
    - Heeeej! – ia bėri gjithė gaz ajo. – Sa tė kam kėrkuarė!
    Mė prezantovi me tėrė shokėt e shoqet: bullgarė, kroatė, maqedonė.
    - Do tė dalim? – mė pyeti nė fund, - tė kujtohet si e lamė pllanė?
    - Nuku mora dot vizė, – i thashė. Pikė e vrer e me zė tė mekur!
    Asaj sėkur i ra dambllaja. Shokėt s’ po e kuptonin se ē’po ndodhte me tė. Pastaj ajo xbriti sytė mė poshtė, kėtejza nga pantollonat e mia. Unė paratė nuk i kisha mė aty ku m’i kish parė ajo dhe tani po e ndjenja veten akoma mė tė shburrėruarė. Pa **** pa viza! Lere, bre! A ka mė keq?!
    Vejushka tundi kokėn hidhur. Dhe mė la .
    Shokėt e shoqet, po e thėrrisnin. Ishnė tre bullgarė, shtatė maqedonė dhe dy
    kroatė. Ata po matshin tė kalonin natėn nė njė hotel buzė atij lumit, qė rrjedh dėpėr Vjenė. U drejtuanė nga porta dyke qeshur e dyke bėrė zhurmė.
    Te porta, Janka mė tundi pėllėmbkėn e saj tė vockėl me pikėllim dhe iku me ata
    ballkanasit zhurmėmėdhenj, qė pasi kaluanė para Shefit tė Sigurimit tė aroportit, - qė as u bėri vėrrejtje pėr shamatėn, por pėrkundrazi i nderovi me “gatitu” - duallė rrugėve tė kryeqytetit tė muzikės.
    Unė iu bashkova shqiptarėve tė tjerė, tė shtrirė dėpėr stola dhe njė burrė fisnik pe Durrėsi, nisi tė na shėtiste dėpėr Vjenė me rrėfimnė e tij…

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Rrefenja e dhjetė:
    Presidenti i Amerikės apo guvernatori i Nebraskės?

    Ne i themi shkurt, Papkė e unė nuk e kam marrė vesh kurrė, si i thonė gjatė. Ėshtė kushėri i gruas, njė beqar i leshtė, po ėshtė rregulluarė mirė me shtėpi e me tė tėra, ce ka ardhur nė Amerikė, pėrpara meje. Sado kokunjur punon Papka, gjene skėrfyell mbetet. Punon me mua, bile punonte atje mė parė e unė pe atij e kam punėn qė bėj. Ay pe vitesh lan taksitė dhe limuzinat e bossit. Vjen i gjatė, si i ushqyerė tėrė jetėn me zorrė. Kur than xhamet me peshqirė e madh, nuku vete hiē nė anėn tjatėr, po zgjatet mbi ēatinė e taksisė dhe arrin matanė, pa pikėn e mundit. Sa herė lan makinėn time, unė bėj sėkur nuk e njoh e i jap nga donjė pesėdhjeēe, si bakshish, qė tė gėnjehen e t’i japėn edhe shoferėt e tjerė, po ata s’bjenė qė s’bjenė nė ēark! E Papka, nė darkė, ma jep gjene pesėdhjeēen, qė t’i jap pesė dollarė, aq sa meriton.
    Bossi e do shumė Papkėn e i vjen keq qė nuku ka donjė ēupė, qė ta bėjė atė dhėndėr, ce vajti dyzet e ca vjet i ziu e nuk e pret bishtin me donjėrėn, siē e kam prerė unė me kushėrirėn e tij.
    E vjen sėra, ky Papka mė bėri me punė. I pat thėnė bossit, se ka njė shok shofer, qė e di anglishten. “E nget makinėn me njė dorė, mė mirė se me tė dyja!” - i pat thėnė.
    Atė reklamė dinte pyka, atė pėrdori e bossi mė thirri. Vajēė. Mė pa patentėn e shtetit tė Nju Jorkut, mė kėrkovi numėrin social dhe pa qė unė isha qelq i pastėr.
    - Mirė, - mė tha bossi. – Do kalosh nė komision tė provimit.
    Mė zuri tartakuti, sėkur mė futi njeri dėnė vete donjė nga ato stepinjtė e akullit.
    Mė hynė tė dridhurat.
    - Tani ta dua ndihmėn, o shėn Gjergj! – ia bėra me vete.
    Mė ulnė pėrpara njė kompiuteri dhe dy burra turivarur u ulnė matanė kurriz pėr kurriz, para kompiuterave tė tyre, qė i kishnė tė lidhur me timin. Tė mos isha vetė mbi gjemba, do ta shijonja mė shumė kėtė provim me kompiutera, qė as nė revistat e shkencės nuk e kishnja parė. “Ėshtė Amerikė kėtu, o Peēo, o tutkun! - i thashė vetes, - po pėrmblidhu, ce nuku gjen rast si ky e po humbe, do tė shkosh nė hale tė gomarėve!” Ja kur mos i kem tėrė, kėshtu i thashė. E Peēua, dyllė i verdhė, me gojė tė tharė mė tha: “Unė do bėj timen! Si tė jetė e thėnė, pastaj!”
    Njėri pe atyre turivarurve, pa parė hiē kėtej nga unė, mė tha se nė ekran do m’u shfaqkej pyetja, bashkė me katėr pėrgjigje, pe tė cilave vetėm njėra do ish e sakta. E unė me njė miushkė, do lėviznja njė shigjetkė e ta vinja klik, mu mbi pėrgjigjen e mirė.
    - Fillojmė? - pyeti me zė tė trashė ay tjetri, me njė derro vėth nė vesh.
    - Fillojmė, - i thashė unė tri herė, ce nė pėrpjekjen e tretė mė dolli zėri.
    Bamp! Se ē‘bėri aty nė ekran tem dhe mė dolli kėrkes e parė: “Sa bėjnė 50 heqim 40?” Dhe vap - vap - vap! - mė duallė katėr pėrgjigje tė ndryshme. 20, 30, 90 dhe 10! Kjo pėrgjigje e fundit ish tamam siē e dimė ne, qė nė kohė tė babaqemos! Po unė thashė, po tė zgjidhnja kėtė, do bėnja donjė gabim. Amerika, dyqindvjet pėrpara tė tėrėve, do tė mė thėnkej mua hajde o Peēo, ce ta kemi shtruar sofrėn! Kush i ha ato? Prandaj, pėrgjigjes sė katėrt nuku deshnja t’ia hidhnja sytė, se nuku kishnja qef tė tė bėsha gazi i botės..
    Mirėpo, hajde gjeje! E po kjo pikė e zezė?! Prisnja djersėt, ato mė erdhnė dhe ay me vėth u ngrit e mė solli njė letėr, qė t’i fshinja. Qė aty kish njė hile, kėtė nuku ma hiqte njeri nga mėndja, se nuku do mblidhshin tre burra e tre kompiutera, pėr tė bėrė njė pufkė, po cila ishte? “Hė mo Peēo, mo bythkė, - iu zbraza edhe njė herė vetes, - kėtu tė dua! Ce zotrote, nė kohė tėnde, ke qėnė edhe nxėnsi mė i mirė i Raqi Qirinxhiut de! Hidhu tashi!”… Mė kishnė folur shumė pėr kėto lloj testesh, po tjatėr ėshtė, bre, tė tė tregojnė pėr zjarrė e tjatėr t’i kesh vetė duart deri nė brylle nė tė.
    Ata prisnin. Kjo nuku mė prishte punė, ce kishnja dėgjuarė, qė kėta biēimėr kanė respekt pėr ata qė mendohen shumė.
    - A mund ta ndez njė duhan? – pyeta prefesorėt.
    Ata u panė sydėrsy dhe megjithqė aty nuku lejohej, mua ma dhanė lejėn. Kjo mė
    bindi qė edhe ata e kuptokshin, qė zgjidhja nuk ish e kollajtė.
    - A kini zjarr? – i pyeta.
    Njėri pe tyre nxorri ēakmaknė e ma zgjati.
    - Po cigare? – e pyeta gjene i hutuarė, sa mė s’bėhej.
    Ay qeshi e ma dha edhe cigaren me bujari. Demek, atyre u pėlqekėrke edhe kur e
    ke humbur torruan.
    Tė jam menduarė, ore burr i dheut… Sa? Njėzet minuta, ėshtė pak! Njėherė thashė, t’i kėllas flamėn, ta le kėtė test, tė ngre duart e tė kėrkoj donjė punė tjetėr gjėkundi. Pastaj i dhashė karar: do zgjedh atė qė dij unė, qė pesėdhjetės po t’i heqėm dyzet, dhjetė do t’i mbeten! Ne andej nga Ballkani kėshtu e dijmė. Fundja, nė e dinja gabim, ky nuk ishte vetėm turp i im, de! Ne jemi njė komb i tėrė, bashkė me trevat qė kemi jashtė kufinjve, qė e dimė kėshtu! Le ta hamė turpin, tė gjithė sa jemi! Ce vetėm unė-a? Kur turpi pjesėtohet, nuk ėshtė mė aq i rėndė. Me tė menduarė kombin, mė pushtovi njė krenari, njė krenari bre, qė xheē m’u mbushnė sytė me lot. Kur je larg, je mė atdhetar, ore! Kur mos kem fėmijėt, xheē ia nisa hymnit! Goja ma mbajti.
    Njė tė zėnė mijushkėn e kompiuterit me tėrsėllėmė, sa xheē e theva siē thyhen kaēkat, njė ta afruarė shigjetkėn tek pėrgjigja e katėrt e klik, ia bėra mbi tė: 10! Dhjetė o dhjetė, nė tė sėmės tė vinte puna si shofer, po tė qe ndryshe! Dhjetė e nuk lėviz hiē, le tė jetė pėrgjigje e vjetėruarė!
    Tė plasnė duartrokitjet e tė fillovi njė muzikė madhėshtore, me bandė! I bėnte kompiuteri vetė, kur ti e gjenje pyetjen. Hajde muzikė hajde! Ore, tė them, nuku pushonin duartrokitjet, sa xheē u ngrita mė kėmbė!
    Ata dy tė komisionit psherėtinė tė lehtėsuarė. Ajo paskėsh qėnė! E vjetra, e
    babaqemos! Ata me buzė nė gaz, u kthyenė e panė njėritjatrin.
    Kjo fitore mė dha zemėr dhe pyetjen tjatėr nuk e lashė tė merrte firomė: “ 70 pėrqind e njėqindės ėshtė: a) Mė shumė se njėqind? b) Baraz me njėqind? c) Mė pak se njėqind? apo, d) Shtatė herė mė shumė se njėqind?.. Unė pėshteta kokėn te shkolla fillore e fshatit tem dhe, fap, e gjeta menjėherė: Duartrokitje tė zgjatura. Muzikė me bandė dhe ata dy tė komisionit, qė nisnė tė mė shėkonin sėkur kishnė pėrpara Ajnshtajnė!
    Pastaj nuku kishte mė test, ce i vura pėrpara prefesorėt! Nė ekran mė dolli pyetja se kush ėshtė mė i lartė nė gradė, Presidenti i Amerikės, Drejtori i shkollės sė mesme, Guvernatori i Nebraskės apo menaxheri i njė kompanie ajrore? E gjeta, pa vrarė shumė mendjen dhe e pashė qė respekti i tyre pėr mua, kish marrė tashi ca tė pėrpjeta qė tė merrnin mėndjen!
    E kuptova: ata pėr shofer mė deshnė, aq tė ngritur mė kėrkonin! Pyetja e parė dhe e dyta deshnė qė tė provonin a dinja tė bėj llogari e t’u kėthej pasagjerėve kusuret tamam. E treta paskej qėnė, qė kur tė pėrdornja limuzinėn, mos ngatėrronja personalitetet. Mė bėnė edhe njė pyetkė se mos bėnja donjė budallallėk e harxhonja mė shumė benzinė nga ē‘duhej: mė thanė se cilėn rrugė do zgjidhnja, pėr tė vajtur mė shkurt nga Astoria gjer nė Central Park?
    - Nė cilin pikė tė Central Parkut? – i pyeta kakapėr, - dhe e doni me urė tė
    paguarė, apo me urė tė papaguarė?
    U pėlqevi kundrapyetja. Ulnė kokėn tė bindur pėr suksesnė tem e rrinin tė nemitur. “Hė mė ju hėngsha tėmat!” - thashė dhe ndjenja, qė gjoksi po mė fryhej si kacek pe krenarisė. Ata nxuarrė tė shkruara pėrgjigjet teme nga kompiuteri, fėsht e grisnė fletėn e bramp, u ngritnė mė kėmbė. Hynė tė dy nė njė derė dhe duallė qė andej, tok me shefnė.
    Shefi rrėzėllente. I qeshur mė zgjati dorėn dhe mė pėrqafovi. Njėri nga ata solli njė shampanjė dhe e hapi.
    Mė kishnė pranuar.
    Mė kishnė pranuar, po e di ēfarė do tė thoshte kjo pėr mua, apo jo? Ay me vėth solli njė aparat e na nxorri tok me shefnė nė fotografi. Pastaj mė nxorri vetėm mua. I ndėnja me ballė, i ndėnja me faqe, vetėm profil, pėr policinė, siē mbanja mėnd nga Greqia. Po kėta s’e dashkėrkshin profile. Bossi vajti dhe e mori Papkėn e gjatė, qė mė priste, i ziu, jashtė me merak. E si duket ia kish thėnė lajmnė e gėzuarė, ce Papka kur erdhi i kish sytė me lotė. U shkurtua nja gjysmė metro, qė tė mė pėrqafte dhe xheē mė mbyti me tė puthura.
    Kur duallmė jashtė nė oborr, pashė tėrė ato taksi e limuzina qė prisnin e mė shėmbėllenin si buallica, si qe dhe lope, tė bardha e tė zeza. Xhamet e tyre dukshin si sy tė qeshur e mė bėshe sėkur mė thoshnė:
    - Do punojmė bashkė, ėh Peēo?..

  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Rrėfenja e njėmbėdhjetė:
    Nė pritje pėr njė burrė amerikan

    Tėmėn e sėmės, sa e koklavitur ėshtė bota e fshehtė e dėshirave, ē‘zjen aty brėnda e ē‘kapak u vihet pėrsipėr!
    Do rrėfej ca, pėr komshien tonė, Rozėn.
    Gruaja ime e ka shtuarė shoqėrinė aq shumė me atė Rozė, sa mė afėr nuku afrohen dot e tashi nuk u mbetet veē tė zihen nga leshrat.
    Atė asėll-asėll e quajnė Lule, po ajo paskėsh vendosur ta bėjė emrin mė lule akoma, e bile mė tė pėrcaktuarė: zgjodhi trendafilė e tashi tėrė ne, e thėrresim Rozė! Nuk e di seē origjinė fetare ka patur familja e Rozės, por vajza kėto kohė var nė qafė njė kryq aq tė madh, sa tėrė ne jemi tė bindur qė do tė jetė myslimankė.
    • O Zoti Krisht, o zonja Shėnmėri! - thotė njė e dy, - sa mėkatarė qė jemi!
    Hamė mbushėm barkun e nuku na vjen turp nga tė uriturit dėpėr botė! Neve duhet ta kalojmė jetėn mė gjunjė, dyke u lutur pėr ata qė bjenė pa ngrėnė.
    E mė tė shumėn, kėtė e thotė kur unė jam nė bukė e sipėr, pasi kam erdhur nga
    puna. Ma ze nė fyt o nė ..ēkė tė sėmės! Kaq herė jam matur t’ia vėrvit Rozės pjatėn turinjve.
    Banon pranė nesh, rrugica na ndan. Tarraca jonė e pasme, ku unė kujdesem pėr sistemnė e ajrimit, ėshtė rrafsh me dritaret e Rozės, qė pe pėrtej rrugicės, shohėn kėtej. Ajo i mban ato hapur dhe unė pėrpiqem tė mos i vėrtit sytė andejza. Kur mė sheh ajo, ma bėn me dorė dhe mė hedh qė matanė donjė tė fala pėr Rezin. Kur ajo nuk e ka mendjen e shoh unė. Ajo rri ashtu me kurriz nga rruga, dyke parė filma.
    Filma po, por ama asnjėherė nuku e kam parė Rozėn mė gjunjė, dyke u lutur!
    Roza punon si shoqėruese zonjash tė vjetra. Ato e paguajnė dhe ajo i shoqėron ato nė psonisje, nė kisha, nėpėr parqe. Nuk paguhet keq Roza, se ka njė pėrvojė pe infermjerke dhe veē kėsaj ka bėrė edhe ca kurse specializimesh. Shihen plot diplloma tė varura dėpėr muret e apartamentit tė saj pe beqarke. Plakat, mė sė shumti, i vdesėn, megjithė pėrpjekjet e lutjet e Rozės qė ato tė jetojnė. Njė damė e vjetėr boshnjake jetovi nė shoqėri tė Rozės vetėm tri javė (nuk ia pamė kryqnė Rozės ato ditė!). Roza e qavi mjaft, ce ish grua e mirė e jo vetėm ngaqė ajo e pat paguarė mė mirė pe tė gjithave. Pastaj, pas vdekjes sė boshnjakes, ēupa e nxori prapė kryqnė dhe e vari nė gjoks.
    E mirkė ėshtė Roza e lezeēme, po ama si ndonjė ėmbėlsirė e pazėnė me dorė. Ime shoqe Rezarta, qė i pret drutė shkurt, e kėshillon tė martohet, se po i ikėn edhe vafti. Pas llogarive, Roza duhet ta mbajė mend prishjen e kishave nė Shqipėri.
    • Tė martohem me shqiptarė moj?! – murrtėrohet vajza, - Kurrė! Po mė dolli donjė amerikan, do tė mendohem. Po nuku dolli, do t’u pėrkushtohem lutjeve. Shqiptarėt, m’i hiq nga defteri! Unė pe atyre, lashė Shqipėrinė!
    • Po sėkur tė tė propozoj unė njėckė, moj Rozkė?
    • Cilin moj Rezkė? Shqiptar ėshtė, me?
    • Po sigurisht, me! Unė nuku njoh amerikanė. Ėshtė njė kushėri i imi.
    Rakinė s’ta pi, duhanė s’ta duron… Bixhozit, i thotė mė marsh pleshtat...!
    • Keq mė vjen pėr njė njeri kaq tė mirė. E do tė lutem pėr tė, se qėnka shenjt.
    Bile, habitem se si na qėnkėsh edhe shenjt edhe shqiptar?!! Ēudi!
    Vuri duart e bashkuara nė ballė e nisi tė lutej vėrtet.
    E durova. Mė vjen keq pėr tė zezėn. Nuk i mbaj inat.
    Unė vete i bėj donjė riparim. I shoh nga njėherė kutinė e kabllit qė e ka tė vjetėr.
    Dhe komshia jonė ėshtė aq beqare dhe e vetmuarė, sa marr dhe Rezin me vete, kur kam pėr t’i ndrequr galexhanė, pėr t’i zhbllokuarė tubnė e vaskės, a pėr t’i fokusuarė kanalet qė shfaqėn meshat fetare, pėr tė cilėt Roza na qahet ēdo ditė se nuku para i dalin qartė dhe mirė.
    Njė natė, verė paska qenė, sistemi i ftohjes na hodhi vickėla dhe unė dolla nė tarracė, t’i ipnja njė tė shkundur. Hedh sytė pa dashur nga dritarja e Rozės dhe nuku deshnja t’u besonja: Roza kish qėndruarė si ēdo mbrėmje para televizorit, kish pėshtjellė gjunjėt me krahė dhe dukej e pėrhumbur nė kanalin 35, nė atė kanal ku femrat e meshkujt dalėn lakuriq e pėrkėdhelėn njeri-tjatrin.
    Thash njėherė tė shkoj tė marr time shoqe, por pastaj i thashė vetes: pėrse?! Pėrse o Peēi, o derėzi, t’i tregosh Rezartės ca anė tė fshehta tė shoqes sė saj, qė ajo nuku duhet t’i dijė e nuku do t’i dinje as ti, o Peēkė, sėkur Roza tė mos kish harruarė perdet e hapura!!!
    Vazhdova tė punonja me sistemnė e ftohjes pa i hedhur mė sytė as edhe njė ēast nga dritarja e Rozės. Mbarova dhe ika me kokėn e futur thellė mes supeve. Kur nxora kyēnė, qė tė mbyllnja derėn e tarracės, qė asnjė tė mos vinte e ta zinte Rozkėn tonė dyke soditur pornot, thashė ta shoh se mos, desh Zoti, Roza e kish kaluarė mė donjė tjatėr kanal. Po ē‘neee! Roza me kumandėn e telvizorit nė dorė, ia kish mbėrthyerė sytė njė zezaku lakuriq, qė pėrpiqej tė flinte nė tė njėjtin krevat me dy tė bardha njėherėsh.
    Nuku e mbylla hiē derėn e tarracės. Xbrita me ngut deri nė apartment tem dhe mora kumandėn e kutisė tė kanaleve, qė e kishmė njėsoj si kumandėn e Rozės. I vura dy bateri, fringo tė reja dhe provova ta kumandonja kutinė tonė njėherė, qė pe fundit tė dhomės sė gjumit. Kumanda kish fuqi dhe kutia u bindej urdhėrave qė larg. U ngjita nė tarracė dhe iu afrova buzės sė saj, qė nga kisha shpresė qė kumanda tė arrinte tė ndėrronte dhe kanalet e Rozės. Larg ishin pėr tė qenė, po thashė ta shtyp njėherė, mbase arrinja t’ia ndėrronja qė atje.
    E shtypa kumandėn nė njė kanal qė jepte jetėn e pėrdėllyerė tė shėnjtorėve. Figura e shėnjtorit dolli. Roza sefte nuku e kuptovi se si nė televizor tė saj, zezaku hamshor iu bė shenjtor! Nuk po jepte shėnja lėvizje. Unė kujtova se ēupėn e kish zėnė gjumi, por jooo! Roza ngriti me ashk kumandėn qė kish nė dorė, ia drejtovi ekranit si atentatorėt e guerrileve dhe tak, e shpuri te zezaku qė u shėrbente atyre dy bjondeve. Edhe Rozės iu bind kumanda e saj. Por ama m’u bind edhe mua ce unė gjene ia shpura te shėnjtorėt! Ajo te hamshorėt, unė te shėnjtorėt! Ajo atje, unė kėtu! Nuku kish tė mbaruarė ky dyluftim e kjo punė!
    U dorėzova dhe e lashė Rozėn tė kulloste sytė. Bėra tė ik, por aty mė vajti dėrmend t’i shfaqnja Rozės njė gjellė tjatėr. Kėrkova nė errėsirė numėrat dhe gjeta me telekumandėn time pamjet e njė meshe tė shumėpritur, nė Katedrale tė Shėn Patrikut nė Aveny tė Pestė. Kori i famshmė i katedrales, po ekzekutonte diēka tė madhėrishme. Nė ekran shfaqshin gra tė pėrlotura dhe ca murale qė shpjemė o zot t’i shėkoj!
    Por Roza mė kundėrshtovi gjene dhe m’i hoqi edhe ato pamje. Ajo nuk desh t’i ndahej kanalit porno oreee, dhe unė pashė-ē‘pashė, u fėrshėlleva ėngjėjve tė mi tė mė ndiqnin pas dhe e lashė Rozėn me djajtė e saj.
    Kur u kėtheva nga puna tė nesmen, e gjeta Rozkėn dyke i treguarė zonjės sime se ē‘meshė madhėshtore qe bėrė mbrėmė nė Shėn Patrik. Ia pėrshkruante Rezartės me tėrė bukuritė e korit, faqet e lagura nga lotėt dhe muralet gjeniale (qė tė qe pėr Rozėn, nuk i ndėrronte as me gishtnė e kėmbės tė zezakut!… Po ama unė e ajo e dimim kėtė!)
    Roza e la njė ēast tregimnė dhe m’u drejtua mua:
    • Ore Peēo, ay televizori ka filluar e nuk m’i mban kanalet. Dua pėr shėmbull unė tė shoh njė meshė: nuku mė qėndron atje.
    • Mos e shtyp kumandėn pa dashur, ti moj Rozkė!
    • Po ē‘ne-o! Unė e le te mesha, figura mė ik! Do vish tė ma shohē njė ēikė?
    • Do tė vijmė, moj do tė vijmė. Ja thuaja Rezit, tė ma kujtojė.
    Unė po shpinja pjatat nė tė ndarėn e guzhinės, kur Roza i dha gruas sime njė lajm befasues.
    • E di se ē‘mė ndodh mua Rezi? Do tė ta dėftej, po ama, unė e ti, ėh! Se ėshtė nga Ay, i Madhi atje lart!
    • Ē’ėshtė me korbė?! – dhe zonja ime afrovi kokėn, aq sa sekretet e kanė lehtė tė kalojnė urėn Gojėvesh Brixh.
    • Kohėt e fundit mė qėllon tė shoh, pėrshėmbėll, filma, a donjė rrėshqitje mbi akull, - nisi t’i pėshpėritė Roza sekretnė. – Kur, fap (!), si me urdhėr pe lart, mė ndėrrohet figura vetė. Ja, kur mos i kem tėrė! Mė faniten shėnjtorė, apostuj, ėngjėj tė parajsės, mesha tė hyjnuara religjoze. Kushedi se ē‘kumt do tė jetė ky, ėh?! Ec e lexoi kumtet po munde?!
    Me bisht tė syrit pashė time shoqe qė ēapėlovi sytė e gojėn tok. Kur shkuamė nė krevat, ajo ma tha me njė fshehtėsi tė madhėrishme, se si nga lutjet e pėrdėllyera qė bėnte me orė tė tėra para Shėn Mėrisė, Rozės paskėshin filluarė t’i shfaqshin vegime qiellore..
    • Do tė jetė donjė kumt ky, Peēo? Unė e kuptoj kumtin: ay thotė qė ajo femėr
    ėshtė paracaktuarė nga i Gjithėfuqishmi qė tė bėhet shėnjte!
    • Kush-me, Roza?!
    • Eh Roza!
    • Shėnjte?!
    • E-e, shėnjte! Ja ti Peēo, si thua?
    • Unė e lexoj ndryshe kumtin, - i thashė. - I Gjithėfuqishmi i dėrgon Rozės kėshilla qė tė martohet sa mė parė, ce kush e duron!.. Le tė marrė daē shqiptar daē senegalez, po vetėm tė martohet!…


    Rrėfenja e dymbėdhjetė:
    Ēlirimi i Nju Jorkut nga gjermanėt

    Unė e shpie Xha Jazon pėr ditė nė kafenetė e Arthur Avenysė. Tėmėn!.. Nuk e kam kuptuarė kurrė ce njerėzit nuku i duanė hiē tė sklerozuarit. Mua mė mbėrthejnė historitė e ēaprashitura tė xha Jazos, qė ka bėrė njė jetė aq larushe. Kujtesa e tij, si donjė dhi e egėr harbon nė tė gjitha skėrkat e pllajat e jetės sė plakut: partizan, oficer nė ushtri, kryetar kooperative, i deklasuar... Harbon dhia harbon, por gjene te pllaja e partizanit vete qėndron. Vėrtet dolli malit ditėve tė fundit, por ay partizan ka qef tė mbahet mend! Me qė i biri, bėri atė gjėmėn me arratisjen e tij nga Saranda, me not, Jazon e hoqnė pe kreut tė kooperativės, e pėrzunė pe organizatės sė komunistėve e pastaj e syrgjynosnė me gjithė familje nė njė fshat tė Gorės.
    Tashi nė Shqipėri ėshtė njė kohė, kur tėrė mundohen tė gjejnė njė gėrvishje nga diktatura. Jazua e ka brazdėn tė gjakosur e i kthen kurrizė! Vete e lidhet pas tė dalurit nė mal! Tėmėn, se ē‘mban mbi kurriz ky rruzull!
    Tashi, me tė birė,. atė tė arratisurin, janė mbledhur bashkė. Xha Jazos i pėlqen Nju Jorku, ujrat qė e ēajnė dhe pėrndajnė qytetnė, pleksja e metrove, rekllamat e stėrmėdha. I duken tė bukura dhe shpesh nė bisedat e tij e fut pėrvojėn e re nė kukumalen e madhe tė asaj tė vjetrės, ashtu siē futet nė njė libėr me shumė fletė, njė fashikull tjetėr, qė nuku ka tė bėjė hiē me atė libėr.
    Nė rrėfenjat e tij Xha Jazua nuku gėnjen. Skleroza nuk e njeh gėnjeshtrėn dhe bile ajo nuku ka fare nevojė pėr tė. Xha Jazua thjesht rrėfen ngjarje qė edhe mund tė ndodhnin. Rradha e kohėve i ėshtė kokolepsur, por plaku nuk e vret mėndjen t’i shpleksė e t’i rreshtojė.
    Ka njė urrejtje tė pashuarė kundra gjermanėve. Njė ditė mė tha se Amerika duhet t’ia dinte pėr nder brigadės sė tij, qė arrivi tė mos mbetej kėtu nė Nju Jork kėmbė gjermani. Mė thėthivi mjaft me kėtė thėnie dhe unė e afrova karrekllėn.
    Po pinim kafe nė trotuaret e Arthur Avenysė. Pa arritur ta pyes, xha Jazua u kurdis.
    • Po me t’i qėrruarė gjermanėt nga viset tona, i ndoqmė tutje. Brigata jonė, sikur qe bėrė vetėm pėr gjuhetinė e tyre. Nxirri qė kėtu, qėrroi qė atje e bjeru prapa. Kur dėgjonin Brigatėn e 55, ata i zinte tartakuti.
    Unė nuku di tė ketė patur brigadė me atė numėr, por kjo ėshtė nga lajthitjet mė tė padėmshme tė plakut!.
    • Mė dyzetepesėn, ishnė mbledhur tėrė gjermanėt nga ishnė e nga s’ishnė, nė Gjermani. Qė atje nuk kishmė pse t’i lonim, se ata ishnė futur nė vathė tė tyre. Pyet andej e pyet kėtej: “More na thoni nė ē‘vend tė botės ka akoma gjermanė, t’u sulemi e t’u vemė drunė?” Hiē! S’vinin ankesa. Kur, na thanė: kanė mbetur ca nė Nju Jork. Do tė vemė, thamė, do vemė e t’i qėrrojmė edhe pe andej! U mblodh edhe njė herė brigata. O burra, thamė, dhe u nismė! E tėrė brigada!
    • Loj bre xha Jazo, vendit! Po si u futėt nė Amerikė? - nuk mė ndėnji goja mua.
    • E do tė vėrtetėn? – mė tha. - Me viza fallco! E tėrė brigata! Me pushkė e mitrolozė, me tėrė armatimnė! Vimė nė aroport tė Kenedit. Atje kishnė ca nga kėta aparatet, qė tė kontrollonin dėpėr xhepa, pėr thika, pėr droga, pėr armė. Ishnė djegur kėta tė zestė, pe 11 shtatorit.
    Mua gjene nuku m’u ndėnj:
    • Edhe Njėmbėdhjetė Shtatori u fut kėtu-o?!.. Po si nuku ju a zunė armėt-o?
    • Neve i mbamim lart, bre, me tė dy duart mbi kokė, se ata dėpėr trup kontrollonin.
    Aty nuk kishmė asgjė neve. Kaluamė tė tėrė. Asnjė batalon nuku na mbajtnė.Vimė neve, qė thua ti, e tė pėrhapemi atė natė dėpėr kėto kodrat rreth Nju Jorkut. E ndezmė zjarret tona. Llapsnin atė natė zjarret partizane, ca nė Qafė Kuins, ca nė korrijet e Stejtėn Ajlandit, ca nė meratė e Bronksit e ca mbi stanet e Nju Xhėrsit. Batalonit tė fundit nuk i kishnė ardhur mortajat. Ishnė ngatėrruar kur ndrruamė oropllanė nė Zyrih. Por, Svisseri, - pėr shėrbim qė bėjnė, t’u pish dollinė o nė p.. tė sėmės !, - u a solli mortajat tė paprekura, po atė natė me mikrobuse! Tė fundit i pamė zjarret e tyre nė pllajat e Bruklinit. E kishmė rrethuarė Nju Jorknė e gjermanėt shėkonin zjarret tona e me siguri po i zinte data. Po ama, neve nuk e dimė hiē ku janė strukur. Gjatė natės erdhnė dhe informatat e sakta: nė Nju Jork, thanė, nuk ka aq gjermanė sa tė nderohemi. Kanė mbetur vetėm nja tridhjetė a dyzet, nė Avenynė tė Parė, nė konsullatėt gjermane. Erdhmė qė erdhmė, thamė, le t’u futim tmerrė dhe atyre dhe le tė thyejnė qafėn nė Gjermani!.. Tė nesmen, me formacion luftimi, me pesė kollona, mėsymė Manhattanė! Drejt e nė konsullatėt gjermane!
    • Me se shkuatė-o?
    • Me sabuej-o, me metro. Itendenti na preu ca metrokarda dhe o burra! Neve muarmė trenė B! Nė vagon buēisnin kėngėt partizane ore!.. Kur mo i kem tėrė, tė kishe qėnė atje, nuku do mbaje mend gjė tjatėr nė jetė tėnde! Me “ato maja rripa-rripa”, me “kuq ėsht ku lind e ku perėndon”…
    • Paaa! Nuk bezdisshin amerikanėt-o? – e ēpova plaknė.
    • Jooo, ē‘ne! Itendenti jonė i kish marrė masat, oree: sejcili pe neve kish kufjet e tij nė veshė e neve dėgjonim nė to: “ato maja… seē gjėmojnė”. Amerikanėt, ca studentė, ca zezakė, ca filipinas qė shisnin bateri dėpėr vagona, tėrė ishin me kufjet e tyre. I tėrė vagoni ish me kufje dhe pasagjerėt tundēin nga ritmi. Po ashtu tundēin edhe ca partizanė nga tonėt, ca tė rinj, ca ēunakė tė pabindur. Ata me siguri kishnė vėnė fshehur donjė kėngė tė Irma Libohovės. Se me “ato majat e rripa- rripat” nuk tundesh dot de! Dukej bre, nuku qe ay ritėm! E nejse… Vemė nė konsullatė tė gjermanėve. Rradhė e madhe atje bre: ca pėr viza, ca pėr martesa. Zumė rradhė edhe neve, ē‘tė bėnim?! U zgjat rradha si mos o Zot! Kur erdhi sėra jonė, del njė gjerman aty e na pyeti ce ishmė munduarė. “Kemi ardhur tė ēlirojmė Nju Jorknė”, - i thamė. “Nga se?”- pyeti. “Nga ju, gjermanėt!” – ia thamė copė. Kur i treguamė se ishmė Brigata e 55, ay u bė dyllė i verdhė. Ashtu dyke iu dredhur zėri na tha se duhet tė mbushmim njė formular e t’i bashkėngjitmim me kapce dy fotografi tė brigatės. “Po mė parė”, tha, “duhet tė dorėzoni armėt. Ėshtė rregull!”. Veē njerėzit e egėr nuku binden. I dorėzuamė ē‘tė bėmim?!. Nuku bėhej shaka me gjermanė! Nėne, nėne! Mbushmė formularė. Ne patmė ēliruarė gjithata qytete, po me formular, jooo, nuku na kish bėrė vaki t’i thyemim gjermanėt. E mbushmė formularė, vumė dy fotografitė grup. Na thanė qė kjo punė do tė bėhet, por jo pa kaluarė 15 ditė. Ashtu ish rregulli. “Rregullin e respektojmė”, u thamė dhe ikmė. Detyrėn e kryemė…
    • Po armėt? - ia kujtova unė.
    - Me armėt na ndezi groshi, se ata nuku na i jepnin prapė e ne i lamė. Kumandanti i brigadės desh tė na proēedonte pėr gjyq ushtarak, por pastaj erdh lajmi qė edhe nė Shqipėri, depot e armėve ishnė shkallmuarė, ushtria qe bėrė lesheli, piramidat kishnė thyerė qafėn e qėnkėsh formuarė Qeveria e Pajtimit Kombėtar e nė atė valė, na zuri dhe neve amnistia.
    Mua nisnė tė mė merrēin mėntė: partizanė, piramida, amnistirat… Po e mblodha shpejt tutkėn.
    • Po e ēliruatė vėrtet Nju Jorknė nga gjermanėt? Dua tė them, xha Jazo, a iknė ata pas pesėmbėdhjetė ditėsh, siē ju thanė?
    • Duhet tė kenė ikur. As mos e bėj dėm pyetkėn! Gjermani qen bir qeni ėshtė, po fjalėn e mban! Unė s’pata kohė ta marr vesh ce mė binte bretku 14 orė nė ditėt, nė punė tė zezė. Njė dibran mė futi nė restorant tė tij, laja pjata. Pa karta. Dibrani paskėsh qėnė me Ballė, po paskėsh qėlluarė burrė i mirė. Sefte flinja nė shtėpi tė tij. I kėnaqur unė, i kėnaqur dhe ballisti, ce e quante fitore tė frymės sė Mukjes…
    • Po ce nuk u kėthyetė prapė nė atdhe, pasi kryetė detyrėn-o?
    • Ce-o, budallenj ishmė ne-o?!- ma bėri. - Qefi, or bir, ma kish tė kėthesha, po pėr ideal, xha Jazon e ke trokė. Si do tė vija prapė nė Amerikė unė? Ku kisha, bre, unė 13 mijė dollarė, tė kėrkonja prapė pashaportė fallco, apo tė bridhnja dėpėr skafe?! Pasaj, ja vjen e t’i bije skafit, donjė hundė motovedete italane! Unė nuk di as not or’ i hėngsha tėmėn!.. Kryesorja ėshtė qė detyrėn e kryemė.
    • E kryetė nė Nju Jork, po nė Shqipėri ke akoma gjermanė!
    • Po ēne-o, ne e lamė vatanė pa kėmbė gjermani!..
    • Ju e latė, - i thashė, - po atje ka akoma. Janė nė ambasadėn gjermane nė Tiranė. Pastaj, ca tė tjerė kanė erdhur si specialistė… Turistė varda…
    • Ne e lamė Shqipėrinė, kur i thonė, gjerman-frii! Brigata tė tjera atje ka. Sytė t’u dalėn e le t’i nxjerrėn ato! Ce o, nga Pestepesa i presėn tė gjitha-o?! Lodrat tė politikės-mo, tė kėtyre qeveritarėve tė soēmė. Kėta i kanė tradhėtuarė idealet e luftės!- tha me mllef dyke pėshtyrė pėrdhe.
    Pyetjet teme nuku kishnė fund. Mė kėnaqte xha Jazua me shashėrditė e tij!
    • Qėndruatė nė Shtetet e Bashkuara, si brigadė?
    • Pas fitores, u mblodhmė nė Central Park, tė gjithė batalonet, prapavija, ndėrlidhja… Na foli komisari. Na pėrgėzovi pėr fitoren dhe na tha se, si shpėrblim, shtabi kish vendosur qė tė na jepnin nga dhjetė vjet lejė, tė pushomim, tė gjemim kėtu donjė tė afėrm, nga kurbetlinjtė e vjetėr e tė rinj. Ay, bile, na ftovi qė tė aplikomim pėr llotari grin kard. Tetė batalone i mbushnė aplikimet, kurse njė batalon, i gjashti, kėrkovi i tėri strehim politik. Ata e qelpnė fare! Kumandanti i tyre mė vonė u shpall armik, me ata tė kastės. Dukej, ajo! I tillė ishte qeni. U dėnua me vdekje nė mungesė. Tashi shėtit kėtu me limuzinė, bėn biznes me Shqipėrinė, vete atje, ha dreka e darka me Nanon e nuku guxon qeni t’i rrėfejė Nanos se ē‘dėnim i rri mbi kokė. Nanua po, s’ka kohė tė hapė qitapet e vjetra!… Neve kėtu vazhdojmė e mblidhemi dėpėr pėrvjetorė, festojmė… Donjėherė NY Fire Departmenti, i zjarrfiksave, na jep lejė tė ndezim donjė zjarr dhe na gjobit kur e ndezėm tė madh. Neve tashi i bėjmė zjarret gjithnjė tė veckėl e mė tė veckėl, bėjmė shuk tri katėr gazeta Nju Jork Tajms bashkė, sa pėr tė bėrė adetnė, kujtojmė kohėt e arta, ndezėm donjė Marllboro dhe e thėthijmė nga njėzė herė e ia kalojmė shokut, me rradhė, si njėherė e njė kohė, ēmallemi, shkojmė tė organizuarė nė kazinotė e Atllantik Sitit…
    E kėshtu rrjedh jetaaaa or biiir!….


    Rrėfenja e trembėdhjetė:
    Hije nė Filadelfia

    Njė xhaxhaj i sime shoqe, arratisur mė pesėdhjetenjėnė, kish humbur dėpėr Amerikė, si gjilpėra nė kashtė.
    - Kėtu duhet tė jetė , - ngulte kėmbė Rezi. - Ama e gjetmė, ia hodhmė fukarallėkut, se ay ėshtė i krimbur nė para. Nuk ėshtė martuar kurrė! E na takon: pak vojtmė ne pe arratisjes sė tij?!
    Vazhdova ta kėrkoj po aha, gjėndej Xhipja!
    Po duhet tė vijė dita, ore! Erdhi, e gjeta. Mė telefonuanė nga kompania teme, Ist River Taksi end Limuzins:
    - Bėj gati taksinė - mė thanė, - dhe nesėr do rrish tėrė ditėn andej nga Pensilvenia. Tė caktuam ty, me qė je shqiptar.
    Zoti Bexhet, qė desh taksinė, na kryesokej dhe ai njė parti fringo tė re, nė Tiranė.
    Amerikėn e shkelte pėr herė tė parė dhe desh para, ce financat i kish trokė. Vite tė shkuara, mysafiri paskej qėnė mėsues marksizmi nė njė shkollė tė mesme. Rrugės ay mė thosh se kjo e kish bėrė qė tė ishte antikomunist i prerė, ce komunizmėn kish patur rast ta njihte qė brėnda.
    Vizitėn e parė e bėri te njė nga antikomunistėt mė tė thekur tė kėtejshmė, qė banonte nė Filadelfia, qė kur qe arratisur nga mėmėdheu mė ‘44. Qė atė kohė Emin Brahimllari pat formuarė kėtu nė mėrgim, njė qeveri hije, si i thonė dhe e pat pritur rėnien e Hoxhės, siē pret fukaraj beharė.
    Plaku banonte nė njė shtėpi tė bukur, me dy kate, nė majė tė sė cilės valonte flamuri shqiptar, qė mezi i dallohej shqiponja, ngaqė e kuqja kish marrė njė tė nxirė tė pėrgjithėshme..
    Portėn na e hapi gruaja e Eminit, njė turkeshė, shumė mė e re se i shoqi. Dukej si donjė yll Hollivudi, veēse i kish korrur vetullat mė tė dy anėt e i kish lėnė ato vetėm sa dy vazhda tė hequra me stillolaps. Gruaja na shpuri drejt e nė dhomė tė madhe, ku priste plaku, qė siē ia desh sėra njė kryetari qeverie, paēka nė mėrgim, nuku na e dha dorėn hiē, por na shėkonte tė dyve me mosbesim, qė prapa gjyslykėve. “Tėmėn, po unė bre, ē’dua kėtu?” – pyeta veten kur erdhi rradha e gjyslykėt e plakut u vėrtitnė mbi mua.
    Shikimnė e plakut e kisha akoma mbi vete, kur u hap dera e njė burrė tjatėr, hyri brėnda. Edhe ky, pa na dhėnė dorėn, vajt e ul pranė zotit Emin.
    - Prapė autobuzi! Na u prish. Pritmė sa na dėrguanė njė tjatėr. - i pėshpėshi plakut i porsaerdhuri, para se ky ta prezantonte
    • Kisha thirrur edhe ministra tė tjerė, - na tha i zoti i shtėpisė, - po janė dėpėr
    punėra e nuku muarė dot lejė. Zotėria kėtu me mua ėshtė Nexhip Sekseri, nga Gollokamja e Korēės.
    Xheē kėrceva pėrpjetė. Ky na ish Xhipja, xhaxhai i Rezit. Sa e kisha kėrkuarė
    kėtė njeri! Xhipja, larg pe fotografive, vinte i dobėt, sėkur vuante nga stomaku e leshkat i kishnė lėnė shėndenė.
    Bexheti nisi tė bėnte njohjet e mua mė paraqiti si kryetar tė degės sė partisė sė tij nė Nju Jork, qė gjoja nėmėronte gjer tashi katėrqind antarė. Po unė mėndjen e kisha gjetkė dhe po dridhsha i tėri.
    • Jam, - iu drejtova mė shumė Xhipes se tė zot tė shtėpisė, - i shoqi i Rezartės,
    mbesės sė zotėrisė suaj. – Dhe po bėsha gati tė ngrisha mė kėmbė qė tė hidhshim me Xhipen nė krah tė njėrit tjetrit. Xhipes nuk i lėvizi qimja.
    • A kini njė vėlla nė Gollokamje? – e pyeta mėdysh.
    • Po, - i a bėri Xhipja si i hutuarė pėr kėtė tė papritur.
    - Tė bijėn e tij, e kam unė grua!
    E gjene i bėra kėmbėt susta, qė t’i vėrsulsha nė gjoks e tė qamim njė copė herė.
    • Ėhė, - ia bėri Xhipja dhe e hodhi njėrėn kėmbė mbi tjetrėn.
    Edhe tė tjerėt aty, mbetnė ca si ngushtė, nga qė Xhipja dukej sėkur nuku do tė
    lėvizte as po t’i qe ngjallur e jėma. Bexheti i Tiranės e prishi heshtjen dhe i pyeti zotėrinjtė, ashtu kot, nė kishnė dėrmend tė dilnin njė vizitė asaj Shqipėrie.
    • Tė ēlirohet nga zgjedha komuniste njėherė! – ia bėnė me njė gojė Emini
    me Xhipen.
    Njė tjatėr nė vend tė Bexhetit do t’u thosh qė tashi antikomunistėt e shquarė,
    hynin e dilnin nė mėmėdhe. Por mysafiri pe Tirane nuku desh ta linte shtegnė qė i dolli pėrpara e hyri drejt e nė thela.
    • Mbase, - tha, - kur tė vijė nė pushtet partia ime, qė me komunistėt i ndan njė
    oqean! Pėr pushtetnė po lėftojmė, po pėr kėtė na lipset ndihma juaj e ēdo lloji qoftė ajo, qė nga ajo mė e madhja, moralja, gjer te ajo mė e vogla, financiarja!
    Unė shėkonja Xhipen dhe me gojė tė hidhur, habitsha si dėgjonte me aq kujdes fjalėt e mysafirit dhe si nuku po i hidhte sytė asnjėherė kėtejza, nga burri i mbesės.
    Bexheti ia la llafnė Eminit.
    • Ta nisim nga ndihma qė kėrkoni, - tha ky, - nga ajo mė e parėndėsishmja, siē
    the zotrote: paratė. Mos prisni asnjė kacidhe! Ne jemi tė shkundur. Gazeta jonė ka 32 vjet qė nuku del mė. Ministrave tė mij, tėrė atdhetarė tė orės sė parė, u bje bretku. Tė moshuarė, tė gjorėt, punojnė akoma nė ndėrtime e pastrime. Koha vajti e gjatė e na kėputi. Nuku gjen asnjė qeveri hije, qė tė ketė duruarė kaqe gjatė. Shtatė ministra hije mė kanė vdekur gjer tashi. Edhe ky hija qė kam kėtu, - e tregovi Xhipen.- punėt ministrore, kur i jep lejė njė ēunak menaxher, i bėn me autobus.
    Atėēas turkesha hyri kokunjur e nė njė tabaka i solli tė shoqt njė qelq me ujė dhe njė kokėr hapje, qė ta pinte, ce, si dukej, plaku kish orarė.
    • Viagra! – mė pėshtyu nė vesh zėunjur Bexheti. – Ėshtė nga ato qė pi unė, tė
    shtunave tė fundit tė muajit. Kushtojnė shumė tė bekuarat… Ky e pi nė syt’ tonė, qė tė na dėftejė se ėshtė akoma gjallė.
    • Kėshtu qė na mbetet t’ju japėm, - vazhdovi plaku, - vetėm pėshtetje morale. U
    bėn punė?
    • Si drita e diellit! - ia kthevi Bexheti dhe unė ndjeva si iu tha, tė gjorit, gjuha nė
    gojė, ce me siguri kuotat e tėrė partisė, nuk i dilnin as pėr paratė e taksisė.
    • Atė do t’ju a japėm! – vendosi plaku dhe pa nga Xhipja im, i cili vetėm
    tundi kokėn, siē bėjnė ministrat kur miratojnė buxhetet. Thashė se mikut pe Tirane do t’i binte tė fikėt, po nuk i ra. – Po mė parė, - tha kryetari i qeverisė, - kemi ca pyetka… Ini lidhur me kėto partitė e tjera shqiptare kėtu, nė Amerikė?
    • Jo, - u mbllaēit Bexheti e gėnjente si derri.
    • Se duhet ta dini qė me to, qeverinė time, e ndan thika! T’i kemi tė qėrruara
    hesapet! Po vetė juve, kini qėnė gjė nė partinė e Enverit?
    • Jooooo! Ēne! – ia pritmė me njė gojė Bexheti qė gėnjente e unė qė
    s’gėnjenja.
    • Bile, ky Peēua, ka bėrė edhe burg, - vazhdovi Bexheti dhe m’u afrua mua,
    qė pa pritur i dolla mė i vlefshmė si i burgosur, se shofer. Unė fryva gjoksnė me krenari, dyke vėshtuarė xhaxhanė e zonjės time drejt e nė ninėz tė syrit.
    Dy burrat lanė Bexhetnė dhe m’u kthyenė mua.
    • Ti pėrse e hėngre burgun? Ē’arrite t’u bėsh komunistave? – mė pyeti hija mė e
    lartė dhe u gėlltit pėr ta shtyrė mė tatėpjetė tabletkėn qė pivi.
    • Asgjė! – i thashė me krenari.
    • Donjė sabotim-a, donjė atentat-a? – pyeti xhaxhai i Rezit me shpresė.
    • Ncė, ncė, ncė! – ia kėtheva akoma krenar. – Asgjė! Mė burgosnė kot!
    Dhe nuku po e kuptonja, hajvani, qė po i bėnja varrė vetes. Qė tė tre tani u
    kthyenė e po mė shėkonin me pėrbuzje e inat tok. Tėmėn o dė …ēkė tė sėmės! I lanė tė tėra e po mė bėnin gjyqnė mua, kėtu dė mes tė Amerikės! Tė mė hipi njė i kuq nga turpi, qė s’e donja veten. Nga tė tėrė aty, unė kishnja tė kaluarėn mė tė ndohtur: edhe nga Profesori i Marksizmit edhe nga xhaxhai i gruas edhe nga ky kryeministri, qė pe 50 vjetėsh, s’e lėvizte ****ėn nga Filadelfia.
    U betova qė nuku do e zinja mė kurrė nė gojė burgun, faqen mė tė zezė tė historisė time!
    • Kėtė, - i tha pėr mua kryeministri hije Bexhetit, - nuku dua ta shoh mė kėtu!
    Dhe u ngit mė kėmbė pėr tė na pėrcjellė. Nuku ma dha dorėn hiē. Ama, tė them tė
    drejtėn, unė e kisha kuptuarė qė nuk e meritonja. Ula kokėn dhe dolla jashtė pas Bexhetit.
    Te vetura e vura re, qė xhaxhanė e Rezit e kishmė prapa. Ay pėrqafovi Profesorė e Marksizmit, kurse mua mė zgjati si me neveri, qė mos mė takonte gishtrinjtė, njė pecetkė pe letre, ku kish shėnuarė adresėn e tij.
    • Kjo ėshtė pėr Rezin, - mė tha. – Pėr time mbesė. Tė mė kėrkojė nė bodrum tė
    kėtij billdingu. Po sakėn se vjen tok me ty! Ti, tė mos ma shėkosh derėn!
    U nismė. Nga pasqyrka pashė e dhe pėr ca kohė ministrin e asaj qeverisė, qė
    priste akoma tė ēlirohej Shqipėria. Ay rrinte buzė rrugės pėr donjė autobus, qė ta shpinte nė rezidencėn e tij, nė bodrumnė e atij pallatit qė thosh adresa nė xhep tem. Kurse bri meje, turivaruri Profesor i Marksizmit nuku mė fliste, sėkur tėrė takimnė ia kisha dhjerė unė, me burgun e sidomos qė e kishnja bėrė pa faj!..
    * * *
    Xha Emini kish vdekur po atė ditė, do njė orė pasi kish pirė viagrėn.Unė e Rezarta pritmė sa e varrosnė dhe ia mbajtmė pėr Filadelfia. Gjetmė adresėn, gjetmė edhe shkallėt qė xbrisnin nė bodrum tė pallatit. Vetė unė, u fsheha dhe lashė time shoqe tė xbriste dhe ca e tė trokiste te dera e xhaxha Xhipes.
    • Kush ėshtė? – u dėgjua zėri i Xhipes qė brėnda.
    • Jam Rezarta, xhaxha. Mbesa, ēupa e tėt vėllaj, Qazkės.
    U bė njė heshtje, pastajza u dėgjua zėri i natosur i Xhipes:
    • Juve ini tė tėrė komunista! Qėrromu nga porta!
    Rezin e zu tė qarėt.
    • Po ē‘thua kėshtu o xhaxha?! Hape njė herė tė tė ze pėr qafe e mos mė
    tako mė, ce nuku dua asgjė pe teje. - Ajo zuri tė fėrkonte derėn e lotėt nisėn t’i kullonin ēurkė. - Hape, tė… tė ndahemi.
    Nuku e kishnja parė time shoqe tė qante ashtu dhe e kuptova qė kjo e qarė ish ndryshe. Nuk ish pėr atė shpresėn, se mos me tė takuarė Xhipen punėt tona kėtu, do na vinin mė mirė. Jo, jo ish tjatėr gjė. Ish njė humbje e tmerrshme bre, qė atėēas nuk e pėrcaktonja dot. Gruaja m’u plas para portės tė njė njeriu qė mė parė as i dhimbte hiē dhe tani po e gjente, jo hije, po tė vdekur fare. Me njė kotkė nė fyt, nxitova ta ngrinja ce e kishnė pėrmbytur lotėt.
    • Qėrrohuni! – ulėrinte xhaxhaj qė ish larg nga ne saē ėshtė e trashė dėrrasa
    e derės. – Tėrė komunista jeni! Ti e im vėlla, jot ėmė e gjithė tė tjerėt!.. Tė internuarė, tė burgosur, tė vojtur a tė lumtur: jeni tėrė komunista!
    Ata qė e dinė sa mban Filadelfia nga Nju Jorku e kuptojnė mė mirė sa zgjati e qara e Rezartės sime tė gjorė.
    Nė shtėpi atė natė u bėra tapė me raki, si kurrė donjėherė nė jetėn teme. Mbaj mėnd qė me gojėn shafran, kėpusnja gjepura.
    • Ti je grua hije, - i thosha Rezit. – Ti je mbesė hije e xhaxhajt hije… Kur
    dielli ėshtė i shėmtuarė si ky, ē‘pret nga juve, hijet!…

  10. #10

    Rrėfenja nga Amerika - PELLUMB KULLA

    Njė politikan i Tiranės vjen nė Uashington


    Nuk heq, qė nuk heq dorė Nesti nga politika!..
    Nesti kėtu nė Nju Jork dhe im kunat atje nė Tiranė, secili nga njė djalė tė vetėm kanė, po veē, kur bėjnė be pėr kokė tė kryetarit tė partisė, besoju, s’tė gėnjejnė!
    “Shėko bre kushėri punėn kėtu n’Amerikė, se e ke tė mirė,- i them ngaherė Nestit,- e mos shėko ē’bėjnė ata qė kacafyten nė Shqipėri, oreee!” “Qepe, Peēo, se ti nuk di nga lidhet gomari, ma kėthen ay. E mira jonė ėshtė nė mėmėdhe!”
    Tėmėn e sėmės, qė nga Amerika, Nesti paguan kuotat e partisė nė Shqipėri! Seē e kanė vėnė atje nė njė kėshill tė pėrgjithshmė, vete jep intervista, del nė televizor e u thotė broēkulla sikur demek, Amerika i ka sytė te parti e tyre!
    Mė vjen Nesti njė natė, kur po parkonja limuzinėn e mė pyet a do isha i zėnė javėn qė vinte. E pyeta ē‘kėrkonte e mė tha se tė mėrkurė, mė desh me limuzinė nė Vashington.
    • I madhi i partisė tonė vjen nga Tirana e do qė tė takojė tė mėdhenjtė e kėtushmė, - tha. - Ti do vish me mua e do tė tė mbaj atje. Ta kesh pėr nder, se limuzina tėnde do tė vejė dėpėr tėrė takimet. Tė pėlqen?”
    • Mė pėlqejnė paratė, - i thashė. - Unė punė dua!
    Ay mė tregovi pėr zgjedhjet qė do bėshin nė Shqipėri ato ditė e mė tha se pėr kėtė Nesti do tė shkonte qė nga Amerika e do rrinte dy javė nė Tiranė. Do ikte tok me tė madhė e partisė, pe Vashingtonit, nė njė aropllan. Unė do i shpinja gjer nė aroport e pastaj do kėthesha vetė nė Nju Jork, tė premten mbrėma.
    • E prishur mos qoftė! - i thashė.
    Nesti mė porositi ta qepnja gojėn pėr sa do shihnja e sa do dėgjonja. Zgjedhjet nė Shqipėri ishin tė fituara dhe ardhja nė Vashington do t’u vinte vulėn.
    • Paratė nuk do tė t’i kursejmė, - tha Nesti, - po kėto dy gjėra i duam nga tynė:
    limuzinė tė ndritur dhe gojė tė qepur!
    • S’tė flas dot , - ia bėra – se e kam qepur qė qėparė!
    Ma shtėrngovi dorėn sa mė krisnė koskat e me Nestin u pamė tė mėrkurė.
    Nga Tirana tė nesmen mė mori kunati pa gdhirė nė telefon e dukej se po fluturonte: - Ay…, dėgjon-o? Ay, i madhi jonė, vjen atje! – mė tha, - po nuku flas dot gjatė se s’kam para! – Dhe krėk ma mbylli.
    Si Nesti dhe kunati im paskej plot kėtu te ne, se Kryetarė e partisė, atė tė mėrkurė mbrėma, n’aroport tė Vashingtonit, kishnė dalė ta prisnin nja njėqind veta. Nesti mė tha qė ta hiqnja limuzinėn mėnjanė se ai, pas takimit me mėrgimtarėt, do ta nxirrkej Shefnė nga njė derickė e fshehtė. Ashtu u bė. I mbajta hapur derėn Shefit, ay hipi me nxitim nė limuzinė, tok me njė badigard, dy ndihmėsat qė kish me vete, pas tyre Nesti dhe ēamė ferrėn dėpėr natė. Nesti mė jepte drejtimnė e ata flisnin pėr zgjedhjet e pėr ca spiunė tė partisė qė paskėrkshin nxjerrė sekretnė e udhėtimit tė Shefit n’Amerikė. Nga llafet e tyre mėsonja se dhe njerėzit qė e njatjetuan nė aroport, nuk patnė arritur tė marrėn vesh as hotelė as vendet e takimeve me politikanėt amerikanė. Desh Zoti, sekreti nuk ka dalė i tėri, psherėtivi Shefi.
    I shpura buzė lumit Potomak, nė njė hotel tė zinxhirit Hollidei Inn. Potomaku, vėnde vėnde, mė kujton Devollė, kur e frynin shirat e vjeshtės. Zumė dhomat: ca oda pa salltanete nė kat tė katėrt. Mysafirėt pe Tirane iu sulė krevatve e ranė si tė vdekur. Mua mė patnė caktuar nė njė odė me badigardė, qė as mė foli as i fola, se dhe ay ra top nė krevat.
    Tė nesmen u ngrita shpejt e bėra gati limuzinėn. E fėrkova e bėra xixė dhe nisa tė prisnja rrugėn e parė, po asnjeri s’po bėshe i gjallė. Aty afėr drekės njėri pe ndihmėsave dolli nga hoteli, u kėthye sakaq duarmbushur me gazetat mė kryesore amerikane dhe u ngjit me to, nė odė tė Shefit. Ndihmėsin e pashė prapė nė ballkon, qė mė thirri lart se Shefi desh tė mė takonte. Lashė fėrkimnė e limuzinės e bėra pėrpjetė shkallėve. Kryemysafiri mė dha dorėn e mė falnderovi. Atij i qe bėrė qefi shumė, qė isha kusho me Nestin. Kushua, aty mėnjanė, qeshte si maēok. Ndihmėsi tjetėr nė odėt ngjitur, po provonte tė lidhej me Librazhdin. Me ē‘dukej ai nuk kish gjetur cilėsi tė mirė linje, se tė thirrurat po shponin muret.
    • Alo Librazhdi kėtu Vashingtoni? Mė lidh me Ruzhdinė. Kėtu Vashingtoni jemi… Librazhdi? Ruzhdi? Hė… E prezantuat kandidatnė-o?
    Ca mė tej ay solli te Kryetari lajmet e Librazhdit dhe tregovi se tėrė gazetat e vendit vrisnin mėndjen pėr kėt udhėtim n’Amerikė. Ay tha se pėr kėtė udhė, entuziazmi nė besnikėt e partisė, kish arritur qiellė e ish ngjtur mė la. Nė sytė e mėndjes, mua m’u fanit kunati.
    U kėrkova tė mė jepnin lejė tė dilnja e t’i prisnja te limuzina, por Shefi mė tha se do hamim bukė tok, aty brenda nė dhomė tė tij. Badigardi solli dy pica tė mėdha sa dy lėmenj dhe u mblodhmė tė tėrė rreth tryezės. Ashtu siē pėrtypēim, pica u kujtovi atyre Italinė dhe atėēas u pėrshesh muhabeti: u zu nė gojė njė farė Ruteli, komisjoni i zgjedhjeve nė Kurbnesh, njė fjalim qė paskėrke mbajtur njė me emėr Beluskoni, lista shumėemrore qė duhej rishėkuarė, blerja e njė mikrobusi Fiat pėr partinė, prapė pica dhe prapė nevoja e kontakteve mė tė shumta me Italinė.
    Pas dreke e fshiva edhe dy herė tė tjera limuzinėn po nuk vajtmė asgjėkundi. Dhe ata prapė u shtrinė shpejt. Tėmėn, thashė, kaq tė lodhur tė jenė kėta-o?!
    Do kishim ditė tė ngarkuarė tė nesmen e unė qė pa gdhirė i futa njė tė hekurosur kostumit. Ama, krėckė e kisha! E vishnja pėr herė tė parė. Sebepi ish i madh bre. Nuk do tė dilnja si rozgė, kur t’i hapnja derėn Kryetarit n’oborr tė Departmentit tė Shtetit, a dofta … nė Shtėpi tė Bardhė! Ama, mė kujtohej Shtėpi e Bardhė - shurra mė zinte! Ajrosa limuzinėn i shfryva ca livando nga shishka mė e mirė dhe i kuptosa dyert. Pastaj nisa ta fėrkonja maqinėn prapė. Fėrko e fėrko… Po mė bėshin gishtrinjtė copė, e ata s’bėshin tė gjallė!
    Nga ora njėmbėdhjetė Kryetari dolli nė ballkon tė tij. Mė pa te limuzina, e ma bėri njatjeta me dorė. Pastaj u ul nė njė karrekllė e piu atje njė kafe e dy Marllboro. U kėthye prapė brenda, po nuk harrovi tė mė thėrriste lart. Vajēė. Nė korridor ngatėrroshin tė thirrurat e ndihmėsave, qė qė nga dhomat e tyre, lidhēin me zonat e zgjedhjeve nė mėmėdhe:
    • Kėtu Vashingtoni! O ti Fieri, a i ndreqtė listat e votuesve tė Sheqit tė Madh? Nga Vashingtoni pyesim…. Alo! Paskuqani…
    Bėhej njė lėmazhdė emrash e fshatrash shqiptarė, qė flisnin me Vashingtonė, aq sa tė hipte dėpėr trup njė zjarrllėk respekti a krenarie pėr kėta djem tė palodhur, qė kėtu dy ēape pe Shtėpisė sė Bardhė, mėndjen e kishnė atje te zgjedhjet, te kutitė… Nuk dinin pushim, ata oreee, por varda, sa mbaronin me Bilishtnė kėrkonin Hotolishtnė, sa linin Paskuqanė, lidhēin me Murriqanė! Kur mos i kem tėrė, bota qe bėrė e vockėl!..
    Ndihmėsat i suallė Shefit njė vandak fletėsh me artikujt pe tė gazetave shqiptare, qė vizitėn e tij tė papritur nė Vashington njėra palė e shėkonte si ogur tė mirė, kurse pala tjetėr e shėkonte me shqetėsim, me parashikim tė donjė lėvizje tė papritur tė politikės sė jashme tė Bushit. Hamendje gjithfarė-o!. “Obo-bo ē‘do mė hapet punė mua” thashė me vete dhe xheē zbrita prapė tė fėrkonja limuzinėn, po Shefi mė tha tė rrinja se do hamim prapė drekė.
    Sufllaqkat qė kish blerė bodigardi ishin tė nxehta. Sufllaqet shiteshin shumė n’Amerikė e ky sebep u solli atyre nė sofėr punėt me grekėrit. Ashtu dyke ngrėnė i qėndisnė njė telegram Simitisit, pėr ditėn e lindjes.
    Kur kish akoma dhe donjė hosten diellė, ngjavi ajo qė prisnja qė pe dy ditėsh: erdhi sėra e limuzinės time! Nesti dolli nė ballkon e mė thirri: - Tani, Peēo, ndize e rri gati!
    Sa tė vinin ata unė u pashė nė pasqyrkė: kostumi ishte akoma krėckė, njė rrudhkė s’i kisha bėrė! Ata xbritnė me valixhe dėpėr duar e u futnė vargan nė limuzinė. Pashė nga Nesti, demek, mė jep udhė!
    • Nė aroport! Jemi pėr Tiranė! - ma bėri kushua. Unė e pashė me ēudi, po ay mė shkeli buzėn e poshtme, demek, mo ha ***, po bėj ē‘tė thonė, ti njė copė shofer je dhe paratė t’i dhamė!
    Ama jo, thashė me vete, ē‘punė kam unė se erdhka njė delegacion nga Tirana pėr njė picė e dy sufllaqka!
    E u bėra erė…

    * * *

    Kunati mė mori nė telefon nga Tirana, qė tė nesmen. Avazė, ay:
    • Peēo unė po e mbyll e mė merr tinė, qė andej, ce unė s’kam para!
    Nuk e zgjata. Kunati andej, nuk mbahej nga gėzimi. Mė llafosi plot
    tetėmbėdhjetė dollarė e njėzetetre cente. Kaq dėftente fatura e telefonit , kur mė erdh mė prapa . Mė tregovi qė ishte tok me qindra e qindra tė tjerė, qė kishin pritur kryetarė, nė Rinas.
    • E di ē‘u bė kėtu-o? Zjarr, bre zjarr! Xheē u dogj Rinasi, o pėr kokė tė Benit! Mė llafosi Nesti pėr ty. Po ti, o zuzar, ce nuku na the qė kishe qėnė me limuzinkėn tėnde nė tėra takimet? Mirė thonė, qė Peēua nė vend tė gojės ka kasafortė!
    Tė mos kisha vėnė dorėn mbi kasafortė, unė xheē ia plasa tė qeshurit.
    • Dėgjon-o?. E di bre, si ishte Rinasi? Kur u dha Shefi te dera e oropllanit me atė fytyrėn e tij tė bukur, qė i llapste nga drit e gėzimit, nuk mbahej populli. Policia po hiqte tė zinė e ullirit. Gazetarėt ishnė ēkulur dyke lėnė tėrė aktivitetet pėr zgjedhjet e ishin ngulur atje pe dy orėsh. Unė isha afėr me kandidatnė qė vumė nė Librazh. E zumė kryetarė dhe e hodhmė pėrpjetė. Gazetarėt xheē e mbytnė me tė pyetura: “Si shkuan takimet nė Vashington? Ēfarė premtime muartė pe Shtėpisė sė Bardhė? A ėshtė e vėrtetė qė takuatė Povellin? Ēfarė u tha Povelli?”… Kryetarit i rrėzėllinte ēehrja. Ku e gjen gjithatė nur o nė p.. tė sėmės! E di ē‘u tha-o? “Zotėrinj, - u tha, - kot ini munduarė. Rruga jonė ishte njė shėtitje e thjeshtė, pėr tė bėrė pak pushim buzė lumit tė Vashingtonit” Me njė llaf, kush ka mėnt le ta kuptojė! Aty u dha njė nga ata gazetarėt turi-misqinė, qė Kryetarė tonė e do ta shohė tė pjekur nė hell. E pyeti: “Zoti Kryetar, ka pėshpėritje qė ky udhėtimi juaj i papritur, ish urdhėruar nga Bushi… Me cilin biseduat ditėn e parė?” E di si iu pėrgjegj Kryetari-o? – mė pyeti kunati nga Tirana.
    • Jo, - i a bėra unė qė kėtej nga Nju Jorku.
    • I a dhjeu inglisht: “ Uell!… No-mor-komente”, i tha… E di ē‘do tė thotė kjo, o Peēo?
    • Jo, - ia bėra unė prapė.
    • Kjo do tė thotė: tashi do ia shėkoni avazė kėsaj rrugės qė bėmė ne atje! Tashi
    qė vamė nė Vashington-o? Tashi, hapuni maskarenj, se do t’ju hamė tėmat!…


    Marre nga gazeta Shekulli
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  11. #11

    Hije nė Filadelfia

    Njė xhaxhaj i sime shoqe, arratisur mė pesėdhjetenjėnė, kish humbur dėpėr Amerikė, si gjilpėra nė kashtė.
    - Kėtu duhet tė jetė , - ngulte kėmbė Rezi. - Ama e gjetmė, ia hodhmė fukarallėkut, se ay ėshtė i krimbur nė para. Nuk ėshtė martuar kurrė! E na takon: pak vojtmė ne pe arratisjes sė tij?!
    Vazhdova ta kėrkoj po aha, gjėndej Xhipja!
    Po duhet tė vijė dita, ore! Erdhi, e gjeta. Mė telefonuanė nga kompania teme, Ist River Taksi end Limuzins:
    - Bėj gati taksinė - mė thanė, - dhe nesėr do rrish tėrė ditėn andej nga Pensilvenia. Tė caktuam ty, me qė je shqiptar.
    Zoti Bexhet, qė desh taksinė, na kryesokej dhe ai njė parti fringo tė re, nė Tiranė.
    Amerikėn e shkelte pėr herė tė parė dhe desh para, ce financat i kish trokė. Vite tė shkuara, mysafiri paskej qėnė mėsues marksizmi nė njė shkollė tė mesme. Rrugės ay mė thosh se kjo e kish bėrė qė tė ishte antikomunist i prerė, ce komunizmėn kish patur rast ta njihte qė brėnda.
    Vizitėn e parė e bėri te njė nga antikomunistėt mė tė thekur tė kėtejshmė, qė banonte nė Filadelfia, qė kur qe arratisur nga mėmėdheu mė ‘44. Qė atė kohė Emin Brahimllari pat formuarė kėtu nė mėrgim, njė qeveri hije, si i thonė dhe e pat pritur rėnien e Hoxhės, siē pret fukaraj beharė.
    Plaku banonte nė njė shtėpi tė bukur, me dy kate, nė majė tė sė cilės valonte flamuri shqiptar, qė mezi i dallohej shqiponja, ngaqė e kuqja kish marrė njė tė nxirė tė pėrgjithėshme..
    Portėn na e hapi gruaja e Eminit, njė turkeshė, shumė mė e re se i shoqi. Dukej si donjė yll Hollivudi, veēse i kish korrur vetullat mė tė dy anėt e i kish lėnė ato vetėm sa dy vazhda tė hequra me stillolaps. Gruaja na shpuri drejt e nė dhomė tė madhe, ku priste plaku, qė siē ia desh sėra njė kryetari qeverie, paēka nė mėrgim, nuku na e dha dorėn hiē, por na shėkonte tė dyve me mosbesim, qė prapa gjyslykėve. “Tėmėn, po unė bre, ē’dua kėtu?” – pyeta veten kur erdhi rradha e gjyslykėt e plakut u vėrtitnė mbi mua.
    Shikimnė e plakut e kisha akoma mbi vete, kur u hap dera e njė burrė tjatėr, hyri brėnda. Edhe ky, pa na dhėnė dorėn, vajt e ul pranė zotit Emin.
    - Prapė autobuzi! Na u prish. Pritmė sa na dėrguanė njė tjatėr. - i pėshpėshi plakut i porsaerdhuri, para se ky ta prezantonte
    • Kisha thirrur edhe ministra tė tjerė, - na tha i zoti i shtėpisė, - po janė dėpėr punėra e nuku muarė dot lejė. Zotėria kėtu me mua ėshtė Nexhip Sekseri, nga Gollokamja e Korēės.
    Xheē kėrceva pėrpjetė. Ky na ish Xhipja, xhaxhai i Rezit. Sa e kisha kėrkuarė kėtė njeri! Xhipja, larg pe fotografive, vinte i dobėt, sėkur vuante nga stomaku e leshkat i kishnė lėnė shėndenė.
    Bexheti nisi tė bėnte njohjet e mua mė paraqiti si kryetar tė degės sė partisė sė tij nė Nju Jork, qė gjoja nėmėronte gjer tashi katėrqind antarė. Po unė mėndjen e kisha gjetkė dhe po dridhsha i tėri.
    • Jam, - iu drejtova mė shumė Xhipes se tė zot tė shtėpisė, - i shoqi i Rezartės, mbesės sė zotėrisė suaj. – Dhe po bėsha gati tė ngrisha mė kėmbė qė tė hidhshim me Xhipen nė krah tė njėrit tjetrit. Xhipes nuk i lėvizi qimja.
    • A kini njė vėlla nė Gollokamje? – e pyeta mėdysh.
    • Po, - i a bėri Xhipja si i hutuarė pėr kėtė tė papritur.
    - Tė bijėn e tij, e kam unė grua!
    E gjene i bėra kėmbėt susta, qė t’i vėrsulsha nė gjoks e tė qamim njė copė herė.
    • Ėhė, - ia bėri Xhipja dhe e hodhi njėrėn kėmbė mbi tjetrėn.
    Edhe tė tjerėt aty, mbetnė ca si ngushtė, nga qė Xhipja dukej sėkur nuku do tė lėvizte as po t’i qe ngjallur e jėma. Bexheti i Tiranės e prishi heshtjen dhe i pyeti zotėrinjtė, ashtu kot, nė kishnė dėrmend tė dilnin njė vizitė asaj Shqipėrie.
    • Tė ēlirohet nga zgjedha komuniste njėherė! – ia bėnė me njė gojė Emini me Xhipen.
    Njė tjatėr nė vend tė Bexhetit do t’u thosh qė tashi antikomunistėt e shquarė, hynin e dilnin nė mėmėdhe. Por mysafiri pe Tirane nuku desh ta linte shtegnė qė i dolli pėrpara e hyri drejt e nė thela.
    • Mbase, - tha, - kur tė vijė nė pushtet partia ime, qė me komunistėt i ndan njė oqean! Pėr pushtetnė po lėftojmė, po pėr kėtė na lipset ndihma juaj e ēdo lloji qoftė ajo, qė nga ajo mė e madhja, moralja, gjer te ajo mė e vogla, financiarja!
    Unė shėkonja Xhipen dhe me gojė tė hidhur, habitsha si dėgjonte me aq kujdes fjalėt e mysafirit dhe si nuku po i hidhte sytė asnjėherė kėtejza, nga burri i mbesės.
    Bexheti ia la llafnė Eminit.
    • Ta nisim nga ndihma qė kėrkoni, - tha ky, - nga ajo mė e parėndėsishmja, siē the zotrote: paratė. Mos prisni asnjė kacidhe! Ne jemi tė shkundur. Gazeta jonė ka 32 vjet qė nuku del mė. Ministrave tė mij, tėrė atdhetarė tė orės sė parė, u bje bretku. Tė moshuarė, tė gjorėt, punojnė akoma nė ndėrtime e pastrime. Koha vajti e gjatė e na kėputi. Nuku gjen asnjė qeveri hije, qė tė ketė duruarė kaqe gjatė. Shtatė ministra hije mė kanė vdekur gjer tashi. Edhe ky hija qė kam kėtu, - e tregovi Xhipen.- punėt ministrore, kur i jep lejė njė ēunak menaxher, i bėn me autobus.
    Atėēas turkesha hyri kokunjur e nė njė tabaka i solli tė shoqt njė qelq me ujė dhe njė kokėr hapje, qė ta pinte, ce, si dukej, plaku kish orarė.
    • Viagra! – mė pėshtyu nė vesh zėunjur Bexheti. – Ėshtė nga ato qė pi unė, tė shtunave tė fundit tė muajit. Kushtojnė shumė tė bekuarat… Ky e pi nė syt’ tonė, qė tė na dėftejė se ėshtė akoma gjallė.
    • Kėshtu qė na mbetet t’ju japėm, - vazhdovi plaku, - vetėm pėshtetje morale. U
    bėn punė?
    • Si drita e diellit! - ia kthevi Bexheti dhe unė ndjeva si iu tha, tė gjorit, gjuha nė gojė, ce me siguri kuotat e tėrė partisė, nuk i dilnin as pėr paratė e taksisė.
    • Atė do t’ju a japėm! – vendosi plaku dhe pa nga Xhipja im, i cili vetėm tundi kokėn, siē bėjnė ministrat kur miratojnė buxhetet. Thashė se mikut pe Tirane do t’i binte tė fikėt, po nuk i ra. – Po mė parė, - tha kryetari i qeverisė, - kemi ca pyetka… Ini lidhur me kėto partitė e tjera shqiptare kėtu, nė Amerikė?
    • Jo, - u mbllaēit Bexheti e gėnjente si derri.
    • Se duhet ta dini qė me to, qeverinė time, e ndan thika! T’i kemi tė qėrruara hesapet! Po vetė juve, kini qėnė gjė nė partinė e Enverit?
    • Jooooo! Ēne! – ia pritmė me njė gojė Bexheti qė gėnjente e unė qė s’gėnjenja.
    • Bile, ky Peēua, ka bėrė edhe burg, - vazhdovi Bexheti dhe m’u afrua mua, qė pa pritur i dolla mė i vlefshmė si i burgosur, se shofer. Unė fryva gjoksnė me krenari, dyke vėshtuarė xhaxhanė e zonjės time drejt e nė ninėz tė syrit.
    Dy burrat lanė Bexhetnė dhe m’u kthyenė mua.
    • Ti pėrse e hėngre burgun? Ē’arrite t’u bėsh komunistave? – mė pyeti hija mė e lartė dhe u gėlltit pėr ta shtyrė mė tatėpjetė tabletkėn qė pivi.
    • Asgjė! – i thashė me krenari.
    • Donjė sabotim-a, donjė atentat-a? – pyeti xhaxhai i Rezit me shpresė.
    • Ncė, ncė, ncė! – ia kėtheva akoma krenar. – Asgjė! Mė burgosnė kot!
    Dhe nuku po e kuptonja, hajvani, qė po i bėnja varrė vetes. Qė tė tre tani u kthyenė e po mė shėkonin me pėrbuzje e inat tok. Tėmėn o dė …ēkė tė sėmės! I lanė tė tėra e po mė bėnin gjyqnė mua, kėtu dė mes tė Amerikės! Tė mė hipi njė i kuq nga turpi, qė s’e donja veten. Nga tė tėrė aty, unė kishnja tė kaluarėn mė tė ndohtur: edhe nga Profesori i Marksizmit edhe nga xhaxhai i gruas edhe nga ky kryeministri, qė pe 50 vjetėsh, s’e lėvizte ****ėn nga Filadelfia.
    U betova qė nuku do e zinja mė kurrė nė gojė burgun, faqen mė tė zezė tė historisė time!
    • Kėtė, - i tha pėr mua kryeministri hije Bexhetit, - nuku dua ta shoh mė kėtu!
    Dhe u ngit mė kėmbė pėr tė na pėrcjellė. Nuku ma dha dorėn hiē. Ama, tė them tė drejtėn, unė e kisha kuptuarė qė nuk e meritonja. Ula kokėn dhe dolla jashtė pas Bexhetit.
    Te vetura e vura re, qė xhaxhanė e Rezit e kishmė prapa. Ay pėrqafovi Profesorė e Marksizmit, kurse mua mė zgjati si me neveri, qė mos mė takonte gishtrinjtė, njė pecetkė pe letre, ku kish shėnuarė adresėn e tij.
    • Kjo ėshtė pėr Rezin, - mė tha. – Pėr time mbesė. Tė mė kėrkojė nė bodrum tė kėtij billdingu. Po sakėn se vjen tok me ty! Ti, tė mos ma shėkosh derėn!
    U nismė. Nga pasqyrka pashė e dhe pėr ca kohė ministrin e asaj qeverisė, qė priste akoma tė ēlirohej Shqipėria. Ay rrinte buzė rrugės pėr donjė autobus, qė ta shpinte nė rezidencėn e tij, nė bodrumnė e atij pallatit qė thosh adresa nė xhep tem. Kurse bri meje, turivaruri Profesor i Marksizmit nuku mė fliste, sėkur tėrė takimnė ia kisha dhjerė unė, me burgun e sidomos qė e kishnja bėrė pa faj!..

    * * *
    Xha Emini kish vdekur po atė ditė, do njė orė pasi kish pirė viagrėn.Unė e Rezarta pritmė sa e varrosnė dhe ia mbajtmė pėr Filadelfia. Gjetmė adresėn, gjetmė edhe shkallėt qė xbrisnin nė bodrum tė pallatit. Vetė unė, u fsheha dhe lashė time shoqe tė xbriste dhe ca e tė trokiste te dera e xhaxha Xhipes.
    • Kush ėshtė? – u dėgjua zėri i Xhipes qė brėnda.
    • Jam Rezarta, xhaxha. Mbesa, ēupa e tėt vėllaj, Qazkės.
    U bė njė heshtje, pastajza u dėgjua zėri i natosur i Xhipes:
    • Juve ini tė tėrė komunista! Qėrromu nga porta!
    Rezin e zu tė qarėt.
    • Po ē‘thua kėshtu o xhaxha?! Hape njė herė tė tė ze pėr qafe e mos mė tako mė, ce nuku dua asgjė pe teje. - Ajo zuri tė fėrkonte derėn e lotėt nisėn t’i kullonin ēurkė. - Hape, tė… tė ndahemi.
    Nuku e kishnja parė time shoqe tė qante ashtu dhe e kuptova qė kjo e qarė ish ndryshe. Nuk ish pėr atė shpresėn, se mos me tė takuarė Xhipen punėt tona kėtu, do na vinin mė mirė. Jo, jo ish tjatėr gjė. Ish njė humbje e tmerrshme bre, qė atėēas nuk e pėrcaktonja dot. Gruaja m’u plas para portės tė njė njeriu qė mė parė as i dhimbte hiē dhe tani po e gjente, jo hije, po tė vdekur fare. Me njė kotkė nė fyt, nxitova ta ngrinja ce e kishnė pėrmbytur lotėt.
    • Qėrrohuni! – ulėrinte xhaxhaj qė ish larg nga ne saē ėshtė e trashė dėrrasa e derės. – Tėrė komunista jeni! Ti e im vėlla, jot ėmė e gjithė tė tjerėt!.. Tė internuarė, tė burgosur, tė vojtur a tė lumtur: jeni tėrė komunista!
    Ata qė e dinė sa mban Filadelfia nga Nju Jorku e kuptojnė mė mirė sa zgjati e qara e Rezartės sime tė gjorė.
    Nė shtėpi atė natė u bėra tapė me raki, si kurrė donjėherė nė jetėn teme. Mbaj mėnd qė me gojėn shafran, kėpusnja gjepura.
    • Ti je grua hije, - i thosha Rezit. – Ti je mbesė hije e xhaxhajt hije… Kur dielli ėshtė i shėmtuarė si ky, ē‘pret nga juve, hijet!… `

    Pellumb Kulla
    Marre nga Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 14-07-2003 mė 14:50
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  12. #12

    Ēlirimi i Nju Jorkut nga gjermanėt

    Unė e shpie Xha Jazon pėr ditė nė kafenetė e Arthur Avenysė.
    Tėmėn!.. Nuk e kam kuptuarė kurrė ce njerėzit nuku i duanė hiē tė sklerozuarit. Mua mė mbėrthejnė historitė e ēaprashitura tė xha Jazos, qė ka bėrė njė jetė aq larushe. Kujtesa e tij, si donjė dhi e egėr harbon nė tė gjitha skėrkat e pllajat e jetės sė plakut: partizan, oficer nė ushtri, kryetar kooperative, i deklasuar... Harbon dhia harbon, por gjene te pllaja e partizanit vete qėndron. Vėrtet dolli malit ditėve tė fundit, por ay partizan ka qef tė mbahet mend! Me qė i biri, bėri atė gjėmėn me arratisjen e tij nga Saranda, me not, Jazon e hoqnė pe kreut tė kooperativės, e pėrzunė pe organizatės sė komunistėve e pastaj e syrgjynosnė me gjithė familje nė njė fshat tė Gorės.
    Tashi nė Shqipėri ėshtė njė kohė, kur tėrė mundohen tė gjejnė njė gėrvishje nga diktatura. Jazua e ka brazdėn tė gjakosur e i kthen kurrizė! Vete e lidhet pas tė dalurit nė mal! Tėmėn, se ē‘mban mbi kurriz ky rruzull!
    Tashi, me tė birė,. atė tė arratisurin, janė mbledhur bashkė. Xha Jazos i pėlqen Nju Jorku, ujrat qė e ēajnė dhe pėrndajnė qytetnė, pleksja e metrove, rekllamat e stėrmėdha. I duken tė bukura dhe shpesh nė bisedat e tij e fut pėrvojėn e re nė kukumalen e madhe tė asaj tė vjetrės, ashtu siē futet nė njė libėr me shumė fletė, njė fashikull tjetėr, qė nuku ka tė bėjė hiē me atė libėr.
    Nė rrėfenjat e tij Xha Jazua nuku gėnjen. Skleroza nuk e njeh gėnjeshtrėn dhe bile ajo nuku ka fare nevojė pėr tė. Xha Jazua thjesht rrėfen ngjarje qė edhe mund tė ndodhnin. Rradha e kohėve i ėshtė kokolepsur, por plaku nuk e vret mėndjen t’i shpleksė e t’i rreshtojė.
    Ka njė urrejtje tė pashuarė kundra gjermanėve. Njė ditė mė tha, se Amerika duhet t’ia dinte pėr nder brigadės sė tij, qė arrivi tė mos mbetej kėtu nė Nju Jork kėmbė gjermani. Mė thėthivi mjaft me kėtė thėnie dhe unė e afrova karrekllėn.
    Po pinim kafe nė trotuaret e Arthur Avenysė. Pa arritur ta pyes, xha Jazua u kurdis.
    • Po me t’i qėrruarė gjermanėt nga viset tona, i ndoqmė tutje. Brigata jonė, sikur qe bėrė vetėm pėr gjuhetinė e tyre. Nxirri qė kėtu, qėrroi qė atje e bjeru prapa. Kur dėgjonin Brigatėn e 55, ata i zinte tartakuti.
    Unė nuku di tė ketė patur brigadė me atė numėr, por kjo ėshtė nga lajthitjet mė tė padėmshme tė plakut!.
    • Mė dyzetepesėn, ishnė mbledhur tėrė gjermanėt nga ishnė e nga s’ishnė, nė Gjermani. Qė atje nuk kishmė pse t’i lonim, se ata ishnė futur nė vathė tė tyre. Pyet andej e pyet kėtej: “more na thoni nė ē‘vend tė botės ka akoma gjermanė, t’u sulemi e t’u vemė drunė?” Hiē! S’vinin ankesa. Kur, na thanė: kanė mbetur ca nė Nju Jork. Do tė vemė, thamė, do vemė e t’i qėrrojmė edhe pe andej! U mblodh edhe njė herė brigata. O burra, thamė, dhe u nismė! E tėrė brigada!
    • Loj bre xha Jazo, vendit! Po si u futėt nė Amerikė? - nuk mė ndėnji goja mua.
    • E do tė vėrtetėn? – mė tha. - Me viza fallco! E tėrė brigata! Me pushkė e mitrolozė, me tėrė armatimnė! Vimė nė aroport tė Kenedit. Atje kishnė ca nga kėta aparatet, qė tė kontrollonin dėpėr xhepa, pėr thika, pėr droga, pėr armė. Ishnė djegur kėta tė zestė, pe 11 shtatorit.
    Mua gjene nuku m’u ndėnj:
    • Edhe Njėmbėdhjetė Shtatori u fut kėtu-o?!.. Po si nuku ju a zunė armėt-o?
    • Neve i mbamim lart, bre, me tė dy duart mbi kokė, se ata dėpėr trup kontrollonin.
    Aty nuk kishmė asgjė neve. Kaluamė tė tėrė. Asnjė batalon nuku na mbajtnė.Vimė neve, qė thua ti, e tė pėrhapemi atė natė dėpėr kėto kodrat rreth Nju Jorkut. E ndezmė zjarret tona. Llapsnin atė natė zjarret partizane, ca nė Qafė Kuins, ca nė korrijet e Stejtėn Ajlandit, ca nė meratė e Bronksit e ca mbi stanet e Nju Xhėrsit. Batalonit tė fundit nuk i kishnė ardhur mortajat. Ishnė ngatėrruar kur ndrruamė oropllanė nė Zyrih. Por, Svisseri, - pėr shėrbim qė bėjnė, t’u pish dollinė o nė p.. tė sėmės !, - u a solli mortajat tė paprekura, po atė natė me mikrobuse! Tė fundit i pamė zjarret e tyre nė pllajat e Bruklinit. E kishmė rrethuarė Nju Jorknė e gjermanėt shėkonin zjarret tona e me siguri po i zinte data. Po ama, neve nuk e dimė hiē ku janė strukur. Gjatė natės erdhnė dhe informatat e sakta: nė Nju Jork, thanė, nuk ka aq gjermanė sa tė nderohemi. Kanė mbetur vetėm nja tridhjetė a dyzet, nė Avenynė tė Parė, nė konsullatėt gjermane. Erdhmė qė erdhmė, thamė, le t’u futim tmerrė dhe atyre dhe le tė thyejnė qafėn nė Gjermani!.. Tė nesmen, me formacion luftimi, me pesė kollona, mėsymė Manhattanė! Drejt e nė konsullatėt gjermane!
    • Me se shkuatė-o?
    • Me sabuej-o, me metro. Itendenti na preu ca metrokarda dhe o burra! Neve muarmė trenė B! Nė vagon buēisnin kėngėt partizane ore!.. Kur mo i kem tėrė, tė kishe qėnė atje, nuku do mbaje mend gjė tjatėr nė jetė tėnde! Me “ato maja rripa-rripa”, me “kuq ėsht ku lind e ku perėndon”…
    • Paaa! Nuk bezdisshin amerikanėt-o? – e ēpova plaknė.
    • Jooo, ē‘ne! Itendenti jonė i kish marrė masat, oree: sejcili pe neve kish kufjet e tij nė veshė e neve dėgjonim nė to: “ato maja… seē gjėmojnė”. Amerikanėt, ca studentė, ca zezakė, ca filipinas qė shisnin bateri dėpėr vagona, tėrė ishin me kufjet e tyre. I tėrė vagoni ish me kufje dhe pasagjerėt tundēin nga ritmi. Po ashtu tundēin edhe ca partizanė nga tonėt, ca tė rinj, ca ēunakė tė pabindur. Ata me siguri kishnė vėnė fshehur donjė kėngė tė Irma Libohovės. Se me “ato majat e rripa- rripat” nuk tundesh dot de! Dukej bre, nuku qe ay ritėm! E nejse… Vemė nė konsullatė tė gjermanėve. Rradhė e madhe atje bre: ca pėr viza, ca pėr martesa. Zumė rradhė edhe neve, ē‘tė bėnim?! U zgjat rradha si mos o Zot! Kur erdhi sėra jonė, del njė gjerman aty e na pyeti ce ishmė munduarė. “Kemi ardhur tė ēlirojmė Nju Jorknė”, - i thamė. “Nga se?”- pyeti. “Nga ju, gjermanėt!” – ia thamė copė. Kur i treguamė se ishmė Brigata e 55, ay u bė dyllė i verdhė. Ashtu dyke iu dredhur zėri na tha se duhet tė mbushmim njė formular e t’i bashkėngjitmim me kapce dy fotografi tė brigatės. “Po mė parė”, tha, “duhet tė dorėzoni armėt. Ėshtė rregull!”. Veē njerėzit e egėr nuku binden. I dorėzuamė ē‘tė bėmim?!. Nuku bėhej shaka me gjermanė! Nėne, nėne! Mbushmė formularė. Ne patmė ēliruarė gjithata qytete, po me formular, jooo, nuku na kish bėrė vaki t’i thyemim gjermanėt. E mbushmė formularė, vumė dy fotografitė grup. Na thanė qė kjo punė do tė bėhet, por jo pa kaluarė 15 ditė. Ashtu ish rregulli. “Rregullin e respektojmė”, u thamė dhe ikmė. Detyrėn e kryemė… - Po armėt? - ia kujtova unė.
    - Me armėt na ndezi groshi, se ata nuku na i jepnin prapė e ne i lamė. Kumandanti i brigadės desh tė na proēedonte pėr gjyq ushtarak, por pastaj erdh lajmi qė edhe nė Shqipėri, depot e armėve ishnė shkallmuarė, ushtria qe bėrė lesheli, piramidat kishnė thyerė qafėn e qėnkėsh formuarė Qeveria e Pajtimit Kombėtar e nė atė valė, na zuri dhe neve amnistia.
    Mua nisnė tė mė merrēin mėntė: partizanė, piramida, amnistirat… Po e mblodha shpejt tutkėn.
    • Po e ēliruatė vėrtet Nju Jorknė nga gjermanėt? Dua tė them, xha Jazo, a iknė ata pas pesėmbėdhjetė ditėsh, siē ju thanė?
    • Duhet tė kenė ikur. As mos e bėj dėm pyetkėn! Gjermani qen bir qeni ėshtė, po fjalėn e mban! Unė s’pata kohė ta marr vesh ce mė binte bretku 14 orė nė ditėt, nė punė tė zezė. Njė dibran mė futi nė restorant tė tij, laja pjata. Pa karta. Dibrani paskėsh qėnė me Ballė, po paskėsh qėlluarė burrė i mirė. Sefte flinja nė shtėpi tė tij. I kėnaqur unė, i kėnaqur dhe ballisti, ce e quante fitore tė frymės sė Mukjes…
    • Po ce nuk u kėthyetė prapė nė atdhe, pasi kryetė detyrėn-o?
    • Ce-o, budallenj ishmė ne-o?!- ma bėri. - Qefi, or bir, ma kish tė kėthesha, po pėr ideal, xha Jazon e ke trokė. Si do tė vija prapė nė Amerikė unė? Ku kisha, bre, unė 13 mijė dollarė, tė kėrkonja prapė pashaportė fallco, apo tė bridhnja dėpėr skafe?! Pasaj, ja vjen e t’i bije skafit, donjė hundė motovedete italane! Unė nuk di as not or’ i hėngsha tėmėn!.. Kryesorja ėshtė qė detyrėn e kryemė.
    • E kryetė nė Nju Jork, po nė Shqipėri ke akoma gjermanė!
    • Po ēne-o, ne e lamė vatanė pa kėmbė gjermani!..
    • Ju e latė, - i thashė, - po atje ka akoma. Janė nė ambasadėn gjermane nė Tiranė.
    Pastaj, ca tė tjerė kanė erdhur si specialistė… Turistė varda…
    • Ne e lamė Shqipėrinė, kur i thonė, gjerman-frii! Brigata tė tjera atje ka. Sytė t’u dalėn e le t’i nxjerrėn ato! Ce o, nga Pestepesa i presėn tė gjitha-o?! Lodrat tė politikės-mo, tė kėtyre qeveritarėve tė soēmė. Kėta i kanė tradhėtuarė idealet e luftės!- tha me mllef dyke pėshtyrė pėrdhe.
    Pyetejet teme nuku kishnė fund. Mė kėnaqte xha Jazua me shashėrditė e tij!
    • Qėndruatė nė Shtetet e Bashkuara, si brigadė?
    • Pas fitores, u mblodhmė nė Central Park, tė gjithė batalonet, prapavija, ndėrlidhja… Na foli komisari. Na pėrgėzovi pėr fitoren dhe na tha se, si shpėrblim, shtabi kish vendosur qė tė na jepnin nga dhjetė vjet lejė, tė pushomim, tė gjemim kėtu donjė tė afėrm, nga kurbetlinjtė e vjetėr e tė rinj. Ay, bile, na ftovi qė tė aplikomim pėr llotari grin kard. Tetė batalone i mbushnė aplikimet, kurse njė batalon, i gjashti, kėrkovi i tėri strehim politik. Ata e qelpnė fare! Kumandanti i tyre mė vonė u shpall armik, me ata tė kastės. Dukej, ajo! I tillė ishte qeni. U dėnua me vdekje nė mungesė. Tashi shėtit kėtu me limuzinė, bėn biznes me Shqipėrinė, vete atje, ha dreka e darka me Nanon e nuku guxon qeni t’i rrėfejė Nanos se ē‘dėnim i rri mbi kokė. Nanua po, s’ka kohė tė hapė qitapet e vjetra!… Neve kėtu vazhdojmė e mblidhemi dėpėr pėrvjetorė, festojmė… Donjėherė NY Fire Departmenti, i zjarrfiksave, na jep lejė tė ndezim donjė zjarr dhe na gjobit kur e ndezėm tė madh. Neve tashi i bėjmė zjarret gjithnjė tė veckėl e mė tė veckėl, bėjmė shuk tri katėr gazeta Nju Jork Tajms bashkė, sa pėr tė bėrė adetnė, kujtojmė kohėt e arta, ndezėm donjė Marllboro dhe e thėthijmė nga njėzė herė e ia kalojmė shokut, me rradhė, si njėherė e njė kohė, ēmallemi, shkojmė tė organizuarė nė kazinotė e Atllantik Sitit…
    E kėshtu rrjedh jetaaaa or biiir!….

    Pellumb Kulla
    Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 14-07-2003 mė 14:51
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  13. #13

    Fshehtėsi e planeve ushtarake

    Rradha e veturave nė portat me pagesė tė Trajboro Brixhit ėshtė pėrsėri e gjatė.
    Unė me Peēon jam nisur herėt dhe kam kohė deri nė fillim tė punės. Peēoja me duar mbi timon ėshtė gati tė nisė ndonjė nga rrėfenjat e tij. Por unė i dal pėrpara:
    • E di Peēo, me qė jemi miq, po ia lejoj vetes njė vėrejtje. Thonė qė ti gėnjen shumė… Mė fal, mė fal! Desha tė them, egzagjeron!
    Peēoja mė vėshtron me keqardhje.
    • Tėmėn, ē‘vete! Edhe ti e ke kėtė mendim, o prefesor?!
    • Jo. Vetėm unė nuk e kam.
    • Faleminderit. Kėto vėrejtje qė bėn zotrote, o prefesor, t’i kanė thėnė ca njerėz qė… - Peēoja e ka vėshtirė tė gjejė klasifikimin e tyre. – Kėta… kėta njerėz janė mėrzia e kėsaj bote! Janė ata qė vijnė nė dritė, vetėm pėr tė bėrė vėrrejtje, se si rrėfen ky e si rrėfen ay. Po t’i vesh tė rrėfejnė pėr veten, kur ata janė dyke thyerė qafėn nga kjo botė, nė prag tė nisjes pėr nė p… tė sėmės, do tė tė thonė: “Lindmė, pastaj u rritmė… U rritmė, urritmė… U martuamė… Punuamė, punuamė e tashi themi se e mbyllmė me nder e po vetėm atje ku na takon, nė parajsė. ”Nė hale tė gomarėve! Ata as kanė parė, as kanė dėgjuarė e as kanė kuptuarė gjė nė kėtė jetė…. Gėnjeka Peēua, phė!
    Peēoja bie nė qetėsi. Mendueshėm e lėviz edhe ca veturėn drejt traut ku paguhet.
    • Po edhe gėnjej, o prefesor, qė tė kuptohet mė mirė ajo qė dua tė them. Mė shumė zbukuroj, se gėnjej. Njė ditė djali tha se kish parė njė limuzinė, qė ish e gjatė sa katėr vetura bashkė! Gėnjente, ce desh tė na habiste dhe po na e tregonte nė shtėpi. “puh, sa e gjatė!”, po thosh. “Ke pare, ti babi, donjė limuzinė mė tė gjatė?” – “Ohu, ia kėtheva kam parė unė njė, o bir, qė hyri nė tunelnė e Linkolnit: merre me mend, hunda e limuzinės kish dalė pe tunelit, andej nga ana e Nju Xhersit, po ama kėtej nga ana e Nju Jorkut, prapanica nuk i qe futur akoma nė tunel” – “S’ka mundėsi!” – ma priti djali. “Tuneli ėshtė njė kilometėr e ca i gjatė, pastaj kthesat brenda tunelit..” Kur mė tha ashtu, xheē mė ra pika! “Ėshtė njė duduk ky yt bir, - i thashė Rezit. “Ta martojmė e le tė na pjellė nja pesė a gjashtė dudukė tė veckėl. Vetėm pėr kėtė punė ėshtė ky!”… Tashi thuamė zotrote, prefesor, gėnjente djali apo gėnjenja unė?!
    Qesha. Peēos i kish dalė inati i vėrejtjes e atmosfera u bė e ngrohtė.
    • Nganjėherė, bre prefesor, edhe tė vjen njė dėshirė e madhe tė gėnjesh, tė zmadhosh, tė zbukurosh. Ja kur mos i kem tėrė! E sidomos kur gjen donjė palė veshė qė kullufisin tė gjithė sillazhė qė grin ti. Papo vjen e tė ndizet njė dėshirė bre, sa nuk e mban dot veten. Gėnjeshtarė si unė, qė t’i bėjnė tė shtatė palė qefet, duanė dhe njė tuhaf. Ay, pastaj, tė ndjell vetė. Nuku ka kėnaqėsi mė tė madhe, prefesor, nuku di a e ke provuarė! Unė pėr qefet e mia, kam njė tuhaf tė klasit tė parė. Papkėn e gjatė, kushėrinė e gruas. Ay beson gjer ku nuku mban mė!..
    Dhe kėtu Peēoja nis rrėfimnė e rradhės…

    * * *
    • Ke qėnė donjėherė nė Shqipėri o Papkė? - e pyes njė ditė gjatovilė, kushėrinė e sime shoqe.
    • Njėzė herė, - thotė guaku me psherėtimė - Nuk u gjet ilaēi pėr atė vend, o nė …ēkė tė sėmės! Mjer’ ata prindėr, qė m’i zuri pleqėria kėto kohė!
    I afrohem ngadalė atje ku punon, ku po mė lan taksinė dhe dyke parė mė tė majtė e mė e mė tė djathtė, bėj sėkur ruhem mos na shohėn, sėkur kam lepurin nė bark, sėkur gjėrat qė do t’i them, janė me zarar tė tmerrshmė.
    • Mirė po shkon, ėh Papi?
    • Cili?
    • Pushtimi. Pushtimi i Amerikės.
    Ay mban nė dorė zorrėn e ujit e s’di nga ta shpjerė.
    • Cili pushtim-o? Nga kush?
    • Nuk ta kanė thėnė-o?
    Papka, shėkon edhe ay rreth e rrotull e afrohet mė shumė.
    • Jo, - mė thotė e pret pe meje.
    I u afrua grepit! Mu te grepi ėshtė leshkua! Nisi ta hajė. E kam qef kur perpelit qepallat e beson, se do jetė donjė gjė e madhe, qė sa ta marrė vesh, nuku do ia thotė as varrit! Unė marr njė leckė e nis tė fshij maqinėn. Bėj sėkur po merremi qė tė dy me punė, qė po tė na shohė njeri tė mos i vejė mėndja pėr keq.
    • Po mirė, ne ce jemi kėtu, thua ti? – e pyes me njė fill tė zėrit, si nė filmat me spiunė. - Kot kemi ardhur? A nuku na kanė dėrguar pėr pushtimnė e Amerikės?
    Atė sėkur e godet rrufeja.
    • Kush, mo, po pushton Amerikėn?
    • Ne-o, shqiptarėt. Shqipėria po pushton Amerikėn!
    Papkės i shpėton zorra e ujit e mė bėn qull.
    Unė i le tė sharat pėr atė qė mė lagu tė tėrin se ja, Papkėn e kam gati qė tė nisėm tok udhėn mė tė bukur nė kėtė ruzull, atė tė gėnjeshtarit me leshkon!
    - Qė thua ti, Papi, ky ėshtė njė pushtim, qė ne po e bėjmė avash-avash, me dhelpėrinė mė tė madhe. Para kėtij tonit, tėrė pushtimet duken lodra ēiliminjsh!
    • Ē’thuuua! – thotė Papka dyke unjur zėnė dhe kokėn bashkė. – Tė kishnja vdekur dje, s’do ta kishnja marrė vesh!
    • Posi-o! – vazhdoj unė gjithnjė dyke fėrkuarė maqinėn. – Nuk e di kush e ka bėrė pllanė, thonė Ismail Qemali, thonė mbreti Zog! Ama kėta qė kanė erdhur nė krye tė vendit mė pas, pavarėsisht nga inatet me njėri tjatrin, pllanė nuk e kanė kundėrshtuarė. E kanė zbatuarė pikė pėr pikė. Dhe s’do mend, bre, pushtimi i Amerikės ėshtė me leverdi. Ta shtjesh nė dorė Amerikėn-o…?
    • Lere, - ma plotėson Papka. – E ve festen mbi sy, pasaj! Vend i pasur, bre!.
    Benzinėn ma ke katėr herė mė tė lirė se kudo! Po si-o, Peēo, s’ma paske thėnė?!
    • Tėmėn ky, uej! – nxehem unė. - Po unė thashė se e dinje, bre! Unė bėj gabim qė po ta them edhe tashi! Ėshtė sekret i madh ky, ore kokė! Ja, dolli! Merr fund e tėra! Bile, e di ēė: po e le fare! Zoti na ruajtė!
    E bėj kryq fshehurazi, po jo aqe fshehur, sa tė mos e shohė Papi! Dhe e qep.
    Nuku mė le rehat ay tashi. Dhe unė vazhdoj. Rrėfej e kėnaqem.
    • U bė njė shekull qė pllani po zbatohet pikė! Ne po, djaj tė mėdhenj ne!
    Hiqemi sėkur gjoja pėr ne shqiptarėt jeta ėshtė helm, sėkur jemi tė varfėr e tė shtypur. Shqiptarėt sipėr kufinjve janė qarė me zė tė lartė, sėkur u kanė rėnė mė qafė serbėt, sėkur nuku kanė pasur sa duhet tė drejta e se u pengohen shkollat… Nuk i kėndon gazetat ti-o?
    • I nis, - ul kokėn Papi, - po s’i mbaroj dot, ce mė flihet. Kėthehem i lodhur, bre!
    - Kėto qarje dhe ankesa, - vazhdoj unė, - u gjetnė vetėm qė ne tė fshehėm mobilizimnė e vėllezėrve tė andejshmė nė ushtėrinė e madhe, qė ka marrė pėrsipėr pushtimnė e Amerikės. Ama, asnjė pushtim nuku do arrihej, po qe se nuku do merrnin pjesė divizionet e viseve tona, tė Korēės tė Gjirokastrės, me njė llaf, tė tėrė vendit!. Po edhe neve na u desh ta gjemim sebepnė, ce ne s’kishmė serbė mbi kokė. Dhe e pėrhapmė qė gjoja nė Shqipėri ka patur diktaturė! Po ē‘diktaturė mo t’u mbylltė e mendjes! Ka diktator aq tė egėr-o?! Edhe i huaj tė qe, jo mė qė ishte shqiptar! Po qė t’i marrė shpirtin popullit tė vet deri nė atė derexhe, siē bėri ay joni!? Nuku bėn vaki! Po ia desh puna, pllani!
    • Pse edhe ay pėr kėtė na shovi fare e na e zuri derėn me ferrė? Pėr kėt punė punė e bėnte –a?
    • Po s’do mend ajo! Ay s’kish zemėr tė vriste njė zoēkė. Vravi mijra e mijra qė tė tjerėt tė besoshin kur arratiseshin nė Amerikė ore! Qėllimi qe i lartė! Ay zbatonte porositė e mbretit. Njeriu i tij ka qėnė, bre, s’ke dėgjuarė? Zogu e ka patur konsull nė Belgjikė!
    • Shiko, shiko! Ti Peēo ke vendosur tė mė lesh me gojė hapur sot! Unė, Enverė e mendonja diktator tamam! Ay e bėkėrke… Shih-shih! Tashi po e ēmoj. Dhe po filloj tė kem respekt, pėr tė.
    • Tė kesh o posi!… Po edhe kėta mė pas, ce po e lenė vendin kėshtu?! Jo po gjėndja ekonomike ėshtė katran, jo po ka armė tė pakontrolluara nė duar tė kriminelėve, jo po gjoja nuku ka punė, ujė e drita… Pallavra! Nuku ka ujė Shqipėria! Ha-ha-ha! Kush e gėlltit kėtė-mo? Vetėm syleshėt amerikanė! Shtabi qė erdhi pas diktaturės nuku ka dėrmend ta zgjatė, si ata tė mėparshmit. Me kėta s’ka mė xvarritje. O burra thonė kėta, kush e do Shqipėrinė, tė niset pėr Amerikė se do na e zenė tė tjerėt!… Ėshtė hapur nami se politikanėt tonė nuku gjejnė gjuhė tė pėrbashktė, gjoja ministrat janė hajdutė e vjedhėn edhe tė djelave, gjoja partitė kacafyten kush e kush tė zerė vend nėn sisėt e lopės e njėmijė e njė tė zeza tė tjera! Si e si tė mbulojnė dėrgimnė e ushtėrisė kėtu! Po edhe mė i humburi-mo, (veē amerikanėve, e thamė kėtė!), e kupton qė kėto janė lodra tė thurura hollė pėr tė justifikuarė pushtimnė e kėtij vendi. Vetėm si e si, t’i mbushėn aropllanat dhe fllotėn detare me trupa e t’i nisėn drejt Amerikės!
    Papka shqyen sytė.
    • Ku kemi ne-mo, fllotė detare?! Ku kemi ne, aropllanė pėr Amerikė?
    • Sa i trashė! Po ti o Papi, ti vetė, me se erdhe?
    • Me aropllan. Po pagova biletė!
    • Po ja o, kėta janė aropllanėt! Ne po pushtojmė Amerikėn me aropllanėt e saj. Kėtij i thonė pushtim me bileta! Avionėt tonė do tė na i rrėzonin kėta. Kurse tė tyret jo. Kjo ėshtė hilja qė do mbajė mend historia! S’kemi fllotė detare, thotė guaku! Po ata skafet qė i nxjerrėn forcat tona gjer nė Itali, nuk i ze ti-a?!.. Dhe ushtarėt, tashi nuku janė mė si njėherė e njė kohė, me yniforma dhe helmeta, oreee!.Pse ti pret t’i vimė Amerikės bataljone-bataljone e me hap rreshtor-a? Pika mendjes! Njė nga njė, oreee! Ca me viza tė sajuara, ca nga pėrrenjtė e Kanadasė, ca nga lumenjtė e Meksikės e ca tė tjerė, si puna teme, fshehur dėpėr vapora grekė. Ushtarėt kanė urdhėr tė maskohen, tė shtiren si hallexhinj, si tė kėputur e tė raskapitur nga diktatura e gjatė dhe nga pasdiktatura, qė herė herė ngjan mė zi se diktatura vetė! Sa vinė kėtu, shqiptarėt hiqen si tė persekutuarė, gjoja nuk i kanė fituarė tė drejtat, pronat qė kanė patur e bilmemera… Ca e ca me marifete qė s’ta pret mendja, transformohen nė pleq e plaka. CIA amerikane ka dhėnė plot prova qė po i ha hilet njėrėn pas tjatrės. Ja, fjala vjen, kuturis e paraqitet nė aroport tė Kenedit njė plak azmatik e thotė qė ka lėnė Shqipėrinė, ce aty megjithėse ka shtrydhur tėrė energjitė dėpėr kantiere ndėrtimi, tashi i japėn njė pension pe… as 50 dollarėsh nė muaj! I bjenė kalemit kėta dhe gjejnė se me ēmimet shqiptare, me ato para, ky njeri duhet tė jetojė vetėm 10 ditė tė muajit e 20 ditė tė tjera duhet tė rrijė pa ngrėnė, gjė qė, s’ta pranon shkenca, ce, jo ditėn e tridhjetė, por qė nė tė pesėmbėdhjetėn, ky plak duhej t’i kėthente kėmbėt nga dielli. Dėrgohen spiunat amerikanė nė Shqipėri, pyesėn nė zyrat e pensioneve e marrėn pėrgjigjen, se tė thėnat e plakut janė pikė pėr pikė ashtu! Spiunat mbledhėn supet e ngrenė duart. Shumė i kokolepsur lėmshi! Syleshėve amerikanė s’u vete dot mendja qė zyrat e pensioneve, ku kanė pyetur ata, janė folera tė kundėrspiunazhit shqiptar, se plaku azmatik nuk ėshtė hiē azmatik, se ay tė fryn njė kamardare pa marrė frymė tjetėr hiē! Nuk ėshtė as plak, por njė burrė i fuqishmė, 30 vjeēar, bile kumandant i njėrit pe divizioneve!.. Janė menduarė gjėrat hollė hollė e fshehtėsira ėshtė mbajtur pus! Ne, o Papi, do ta pushtojmė Amerikėn se s’bėn! Mund tė zgjatė ca… E po le tė zgjatė-o!
    Unė e le Papkėn nė tė thella dhe me marifet, shkoj e hedh njė sy pėrqark se mos na kanė pėrgjuarė amerikanėt. Kur kėthehem, Papka ashtu, i tėri nė mendime, mė shėkon drejt nė sy e mė thotė:
    - Po atėhere i bje qė edhe unė… tė jem me detyrė kėtu?
    • Je-o, si nuku je! Unė e dinja qė ta kanė thėnė, siē na e kanė thėnė tė gjithėve.
    • Po ce s’ma thonė-o?
    - Atė qė do tė ta thosh, mbase e kanė zėnė amerikanėt! Luftė ėshtė kjo! Ose do tė ta thonė kur tė vijė sėra. Janė sekrete kėto, Papkėėėė!
    Ay bje gjene nė tė thella.
    • Po do jem ushtar, kėshtu i thjeshtė, apo mos do jem donjė oficer e tė turpėrohemi?
    Unė mbledh supet. Papka flet me vete, me zė tė lartė.
    • Tėmėn-o! Tė jem ushtarak e tė mos e di?! Sa pėrpara qė kemi vajtur me ushtri e me tė tėra!…

    * * *
    Papi do ta marrė vesh qė e kam tallur e do tė thotė qė Peēua tė shuan me gėnjeshtra! Po mirė-o, le tė thotė!…

    Shekulli

    nga Pellumb Kulla
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 14-07-2003 mė 15:22
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  14. #14

    Ja bre, kjo ėshtė Amerika

    • Tėmėn bre, prefesor, - nis ligjėratėn e pėrditshme shoferi, - sa llafe tė ndyra kishmė dėgjuarė pėr Amerikėn! Po na kishnė thėnė-o, se kėtu n’Amerikė njeriu shfrytėzohet pe njeriut. Ēne bre! Mbroēkulla! Kėtu, or byrazer, ndodh e kundėrta!
    Radha e veturave nė portat me pagesė tė Trajboro Brixhit ėshtė e gjatė.
    Megjithatė unė kam kohė deri nė fillimin e punės. Tej mbi Menhetten, qė e kemi nė krahun e djathtė, kanė rėnė rrezet e para tė diellit dhe kjo kartolinė e rrallė e shtyn mikun tim Peēon, ashtu me duar mbi timon, tė mė bėjė njė raport pėrmbledhės me pėrshtypjet e tij nga Amerika. Ai e ndjen qė unė i dua rrėfenjat e tija nė atė gjuhėn dialektale korēare, rrėfenja qė mė zbavisin pa masė dhe nuk shterrin kurrė.
    • Ikė sa tė duash larg, ore, - vazhdon Peēoja, - mendjen nė Shqipėri do ta kesh! Njė sy kėtu e dy atje. Unė atje kam pleqtė, siē i ke dhe zotrote. Edhe shokėt e kushurinjtė e mij, pleqtė i kanė nė Shqipėri... Mendjen atje e kemi tė tėrė. Sa bie telefoni, i pyesim: Keni korent-o? Po ujė? Si jeni me drita mo?
    Kemi qėndruar tek njėra nga kabinėzat mbi urėn e Trajboros dhe Peēoja mė zgjat dorėn. I jap paratė pėr kalimin e urės, ai paguan, hapet trari dhe makina vazhdon rrugėn pėr Kuins.
    • Ja kėshtuuuu, prefesor! Jetojmė kohėra tė mrekullueshme, kur ne shqiptarėt e ardhur kėtej, shumica mosha tė reja, kemi lėnė atje prindėrit, pleq e plaka, qė tė na e bėjnė edhe njėherė elektrifikimnė e pėrgjithshmė!
    Me Peēon, vendet e punės i kemi pranė e pranė. Vetura ėshtė e tija, kurse pagėn e urės e bėj unė. E ai mė shpie nė punė ēdo ditė. Ai mė shpie edhe tani qė puna e tij ka njė rėnie. Punon nė njė kompani taksish dhe limuzinash, por kur shterrin pasagjerėt Peēon e kanė nga tė parėt qė pushojnė. Po ai nuk e prish terezinė. Paraqitet nė mėngjes e pastaj kur i thonė qė nuk ka punė pėr tė, futet nė njė kafe nė Kuins e pret t’u bėjė ndonjė shėrbim me pagesė shqiptarėve me makinėn e vet.
    Unė punoj nė njė Strehė, ku rehabilitohen fėmijė me tė meta, kryesisht jetimė. Streha ėshtė e mbajtur mirė e financuar pjesėrisht nga shteti i Nju Jorkut dhe mė sė shumti nga dhurues kristianė. Po Motėr Gjenovefa ėshtė aq e zonja, sa shpesh arrin tė marrė financime edhe nga qeveria federale. Ajo e ka themeluar vetė Strehėn e tani fluturon nga krenaria qė Streha e saj ėshtė bėrė model. Unė aty organizoj argėtimet e fėmijėve dhe mbaj gjallė grupin e theatrit. Motėr Gjenovefa qė ka sjellė pėr vete njė krevat tė thjeshtė e fle aty nė Strehė, rri orė tė tėra duke parė inskenimet e mia mbi fėmijėrinė e Linkolnit, Presidentit tė lavdishėm tė Shteteve tė Bashkuara.
    Puna mė ecėn edhe mė vjen keq qė shokut tim Peēos nuk i vete mbarė sikurse mua. Nganjėherė mė duket se ai e di qė atė ditė nuk do tė ketė punė as me taksi as me limuzinė, por vjen, ja thjesht qė tė mė bėjė lehtėsi mua. E gjatė gjithė rrugės sė gjatė nuk lodhet duke folur. Shpesh them qė do t’ia mbledh kėto rrėfenja. Jam i bindur qė do t’i kujtoj tė gjitha njė e nga njė ato qė mė ka treguar deri mė sot. Janė tregime tė jetuar nga ai vetė, por ka plot nga tė shqiptarėve tė tjerė, pasagjerė, qė ia rrėfejnė rrugės dhe ai m’i sjell mua taze, tė ngrohta. Jam kureshtar tė di, se ēfarė u rrėfen ai tė tjerėve pėr mua. Se nuk mund tė rrėfesh asgjė pėr njė njeri si unė, qė rri gojė kyēur e vetėm qesh hera -herės duke dėgjuar shoferin gojė kripur, qė nuk lodhet kurrė sė rrėfyeri. E flet e flet… Ja si tani:
    • Rrimė kėtu nė Amerikė e ndjekėm me drithėrimė tė tėra kacafytjet dashamirėse tė politikanėve atje, tė cilave y thonė “kacafytje pėr tė gjetur unitetnė”, unitet qė nuku vjen, ce ėshtė nisur ters… Po ėshtė nisur ters bre, qė nė pėrēapjen e parė tė Skėnderbeut. Se ay e bėri me ugur tė keq, o prefesor, qėkur pėr t’i bashkuarė shqiptarėt, zgjodhi pėr kuvėnd Lezhėn, qė atėherė quhej Lesh!..
    Shoferi u jep njė tė fshirė xhamave, megjithėse ata mua mė duken mė tė tejpashėm se kurrė.
    - Ka shumė vjedhje nė Shqipėri, thonė, korrupsion. Qeveritarėt e politikanėt e kanė mendjen te paraja. Si e si, tė bėhen milionerė! Prandaj ėshtė mė mirė bre, kur shtetin e drejtojnė tė ngopurit, pasanikėt. Kėtė po pėrpiqen tė realizojnė partitė nė Shqipėri. Qė shtetin ta drejtojnė tė pasurit, ka dy rrugė, prefesor: ose tė pasurit tė bėhen ministra, ose ministrat tė bėhen tė pasur! Nė mėmėdhe po ndodh kjo e dyta; ministrat po bėhen tė pasur!… Prandajza sa herė vete andej-kėtej y them shqiptarėve, kudo qė janė: vėllezėr Filadelfiotė, Vaterburas, Njuxhersjotė, Bostonianė, Detroitjotė, Ēikagas, tė ini krenarė pėr mėmėdhenė e dashur ore! Atje nė mėmėdhe, vjedhjet kanė qėllime tė pastra, fisnike. Atje vjedhin pėr pikėsynime tė nderēme… Njėherė vaftit, shteti i rripte lėkurėn individit pėr tė mirė tė pėrgjithshme, sot pėr tė mirė tė tij, individi i rrjep lėkurėn e pėrgjithshme shtetit.
    Peēoja vėshtron ca vrapues shalėjashtė, qė ndjekin paralel veturėn nė tė dy anėt e rrugės. Njė burrė i ngjallmė mezi i lėviz kilet e tij e duket aq i rraskapitur, sa tė bėsh be se ky ėshtė vrapimi i tij i fundit para se ta varrosin.
    - Sa e kishmė ėndėrruarė Amerikėn, o prefesor, ėh?… Kėtu shėndoshesh, fryhesh pa dashur, o nė p.. tė sėmės! Ma shėkon ti prefesor, barkun, mullėn time? Asnjė thėrrime dhjamė, as njė ēiēkė bark nuk kam patur nė Shqipėri! Xhan o ushqim i Shqipėrisė! Bėj unė tashi vrap, qė tė ul barkun, por varet e nga puna, bre. Se nuk ėshtė fizkultura kryesorja. Mė parė, kėtu, bėnja gjashtė ditė punė, po ama, njė ditė ia linja tė tėrėn, vrapit. Nuk do linja punėn pėr tė vrapuar de! Pastaj ra puna. Fillova tė bėj pesė ditė punė e dy ditė vrap… Pastaj .. m’u shkurtua akoma puna e fillova tė bėj tri ditė punė e katėr ditė vrap. Tani ka njė muaj, bėj vetėm … vrap!
    Dhe miku im nuk ka tė rreshtur:
    - Po sikur ėshtė vetėm ky hall kėtu! Mua nuk mė janė ndarė hallet, qėkur vura kėmbėn. Pa gjuhė, bre, pa gjė… Dy vitet e para punova pa letra, fshehur. Punonja nė kat tė gjashtė po sė prapthi, gjashtė kate dėnė dhe! As e pashė diellin as mė pa! Nuku se amerikanėt janė tė rreptė, po kisha akoma nė palcė tė dredhurat e Selanikut. Kėtu, shokėt e mij… ezmerė, - se mo na e marrin amerikanėt pėr racizmė! – ata ezmerėt dilnin e mė blinin pėr tė ngrėnė, ata mė mėsonin zanatnė, gjuhėn. Ja atje thellė, ku isha, e mėsova gjuhėn e vėndit, gurgull! Pas dy vjetėsh, kur dolla mbi trotuaret lart, e mora vesh e xheē mė ra dambllaja: gjuha qė paskėsha mėsuar bilbil, nuk paskej qėnė anglisht, o prefesor, po… spanjollēe oreee!!! Kur mos kem mamanė! Po si ore asnjėri nuk mė tha, se ata hushkulurit ezmerė, kishin qėnė nga Porto Rikua! Mė shkuanė dy vjet. Fillova anglishten nga e para. Zhytem po s’mbytem unė!. Ama, thuaj hė, gjuhė mė tė zorēme, nuk bėn nėna! Pėr tė folur, hajde de, pa pėr tė shkrojtur, po nuk vajte nė shkollė, aha, harro mushkė…! Amerikanėt, or byrazer, e shkruajnė “mace” dhe e lexojnė “qen”! Fėmijėt venė nė shkollė dhe e mėsojnė, ne tė rriturit, hiē-o, ē‘tė na vijė nga veshi. E kėshtu shtyhemi. Papo, ėshtė e bukur bre, kur e dėgjon tjetrin ta bėjė mishmashnė nė mes tė supermarketit, t’i thotė sė bijės: “Na moj ti dhi e Ziēishtit! Mo mė thuaj aj dont kerė, po mbylle grykėn, ce tė futa njė pėllėmbė tė mirė, sa tė harrosh pasuordin e internetit dhe gjer bė dhjetė numėra celularėsh!”…
    Peēoja e le tregimin dhe drejton gishtin nga njė veturė qė po na le pas.
    • Shėko, shėko!.. E pe atė Mercedesnė? Ia pe flamurė tonė mbi targėt?
    • Ia pashė. – i them unė.
    • Gjen kėtu dhe shqiptarė qė tė marrin gjak nė vetull. Fitojnė dhe e derdhėn paranė lumė. – vazhdon Peēoja. – Njėdizaj, njė i njohuri im- njėherė vaftit bėmim zborė bashkė me tė, - blevi njė shtėpi njė milion dollarė. Kur mos kem babanė! Saktėsisht: njė milion dollarė e 99 cent! Gjen bre kėtu shqiptarė qė hapin biznese, si ata devollinjtė qė kishnė hapur njė servis veturash dhe kishnė marrė me mėditje vetė amerikanėt! Amerikanė bre, orgjinalė, kur mos i kem tėrė! Dhe bile y mėsojnė atyre korēarēen tonė. Ja, u ngėtheva nga njė vizitė nė Shqipėri unė, e vajta e po y rrėfenja devollinjve ē‘kisha parė nė mėmėdhe. Por mė shumė u trondit pe atyre qė rrėfenja unė, ay amerikani zezak, qė punonte pėr ta. Me gojė hapur kamare pe habisė, dolli qė poshtė maqinkės qė po riparonte e mė tha: “Me gjith mėnt –o? Ik or t’u mbylltė e mėndjes”, - ia bėri zezaku, -“ ce nuku t’i ha njeri kėto!?!”- “ Kur mos kem babanė!” – i thashė. “Kur mos kem babanė, edhe unė s’t’i besoj!” – ma previ zezaku dyke zėnė be pėr babanė zezak!
    Nė njė udhėkryq tė Kuinsit, dy policė amerikanė me fytyra kinezėsh, po i jepnin radhė trafikut. Unė vura bast me veten se Peēoja tani do tė hapte bisedė mbi kinezėt. Dhe e fitova bastin:
    • Nganjėherė nuk e merr vesh je nė Amerikė apo gjėkundi tjatėr!.. –hap temėn tjetėr Peēoja. - Dhuratat qė shqiptarėt, blenė pėr tė dėrguar nė Shqipėri, tė gjitha mbajnė etiketėn e prodhimit Made in China! Po sikur na kanė mallkuarė, qė tė mos na ndahet Kina kudo qė tė vemė, or tėmėn e sėmės!… Ore, amerikanėt si sistem, fituanė mbi komunizmėn, po si shpėrblim e panė ē’y erdhi: iu mbush vendi me.. me… rusė-do ti a, polakė-do ti a, shqiptarė- do ti! Edhe njė fitore kėshtu mbi Kinėn y duhet kėtyre e pastaj, qė tė shohē njė amerikan, do tė duhet tė shkosh nė rezervuaret e indjanėve! Edhe atje edhe jalla, kur ta gjesh! Ja kur mos kem mamanė nė e tepėroj! Do tė ma shohē pastaj Amerikėn! Hė-hė-hė!… Po amerikanėt janė tė menēėm, ore, dhe tashi kanė filluarė ta kuptojnė mirė, se tė drejtat e njeriut nė Kinė, nuku janė edhe aq keq or jo!...
    Arritėm pėrpara Strehės. Peēoja nuk kish mė kohė tė pėrfundonte tė tėrė temėn e kinezėve, tė filipinėve, rusėve… Por, ja, kemi ditėt e tjera qė vijnė. Dhe unė mahnitem sa mirė i zbėrthen Peēoja vuajtjet, lumturitė e peripecitė e shqiptarėve tė mėrguar nė kėtė tokė tė Amerikės, nė mes tė kėtij oqeani mėrgimtarėsh nga e gjithė bota….

    Shekulli

    nga Pellumb Kulla
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  15. #15

    Takim me dy gogolat e parė sa shkel nė Amerikė

    Na iku jeta duke pritur! Herė presim njė gjė e herė njė tjetėr… Njė herė prisnja ditėn e gjyqit… Mė vonė prisnja fundin e burgut, pastaj vizėn pėr Greqi, pastaj Amerikėn, kartat mė vonė… Mos pyet!…
    Papo tė mė zbresin njė ditė tė bukur, me dokumente tė rregullta nė aeroportin “Kenedi”, e tėrė familja ime!… Mall-ēmall!… Mall-ēmall!.. Kėshtu na kalovi jeta neve shqiptarėve, or q..fja tėmėn! Po tė mos paskėshin erdhur nė kėtė botė shqiptarėt, as fjala mall nuku do vinte, nuku do duhej! Nuku do kish patur nevojė pėr atė fjalė, ja, kur mos i kem tėrė!
    Ecnim tė pesė, nė mes tė dritave, shuk nė taksinė time. Punoja me taksi ato ditė. Nuku flisnim. Shėkonja binjaēkat e hutuara, Dritėn, Lirinė.. Djali, Fatlumi, -qė sa i shkathtė ėshtė, - dukej si i humbur. Kurse Rezarta, gruaja, nuku kish asnjėrėn as tjetrėn: atė po e llahtariste Amerika qė ditėn e parė!… Dhe nuk iu hoq llahtara pėr kushedi sa kohė…
    Ata qė nga nevoja vendosen nė Amerikė, llahtarisen nga dy gogolat qė kumbisin tė parėt nė udhė tė mysafirėve: gjuha dhe ēmimet. Meqė tė sapoerdhurit nuk ujdisen kollaj me punė, paratė qė sjellėn, i kanė me krėk. Oh sa dhembin tė shkretat, se ata, o kushedi ē‘kanė shitur, o kushedi nga ē‘ borxh i kanė! E borxhi ta bėn tėrė gjemba jataknė. Tė sapoerdhurve u duhet kohė qė tė shėrohen pe sėmundjes tė pėrkthimit nė lekė, tė dollarėve qė shpenzojnė. Dhe nė llogari pėrdorėn tė vjetrat, dyke shpresuar qė kėshtu do shtyhen mė shumė qė ta mbledhėn dorėn.
    Ja, njė ēyrek bukė, kėtu nuk e ble dot pa tre dollarė, gjė qė nė mendje tė sapoerdhurit pėrkėthehet afro 4500 lekė!
    • Epo kurrė mos u ngrėntė njė bukė qė tė bėn t’u nėmėrosh kafshoret fėmijėve! E pėr kėtė tė vret Zoti!- ulėrinte ime shoqe ditėt e para sa shkeli nė Amerikė. -Binjaēkat vanė e blenė nga njė akullore dymijė lekėshe, - katėr mijė! Ky bandilli, Fatlumi, e ka marrė akulloren e tij tremijė e pesėqindėshe..Se ky, hm, na bėn vezė tė kuqe, ky! Shtatėmijė e pesėqind lekė akullore, fėmijėt e tu e temit, i pėrpinė nė dy minuta! Njė herė e njė kohė, shtatėmijė e pesėqind, ti Peēo, mezi kishnje rrogėn e muajit!
    Rrah ta qetėsoj se sapo ka ardhur dhe, e gjora, duhet tė pėrmblidhet:
    • Rezi, moj gruaja ime e ėmbėl,.. sot,… unė,.. nga puna me ca turistė arabė, tė kam sjellė 18000 lekė, rrogėn e ditės dhe 10 000 bakshishet! I thonė 28000 lekė qė Enver Hoxha s’i merrte nė muajt! – i them unė, dyke ia kėthyer dollarėt nė lekė, qė ta gėzojnė nusen mė shumė e dyke ia bėrė Enverė, si mė tė dėmtuarin nga gara me familjen tonė,. Po Rezi nuku dallon pe tėrė tė erdhurve tė tjerė nė Amerikė, tė cilėve u duket e natyrshme tė paguhen shumė, por jo tė paguajnė shumė…
    Ēupkat tona binjake mė kėrkuan para, t’i blinin mamasė njė shall, si dhuratė pėr ditėlindjen. Mamasė i ra tė fiktė e xheē u bė pėr tė, ditė lindje e vdekje tok, kur mori vesh se shalli pat kushtuarė 42000 lekė!
    - Me 42000 lekė aty pėrpara blinje njė shtėpi me dy kate e strehonje familjen. Tani me aq, unė mbėshtjell vetėm qafėn! Pa hajde Drita, - i thotė njėrės pe binjakeve. - Mė hap kumpjuterin e mė shėko aty, me sa kėthehet dollari sot nė Shqipėri?
    E Drita i bindet tak fak: - Njė mijė e katėrqind e njėzet!
    • Uau!.. Kėthehemi, Peēo! Kėtu nuku rrojmė dot. Njė miljon e shkuarė miljonit paguajmė nė muaj pėr shtėpinė! Unė punė nuku po gjej. Fėmijėt duhen veshur!
    Bėj t’i shpegoj se llogaritė kėtu bėhen ndryshe, ajo mė thotė se asaj i paskėshin thėnė, qė edhe nė Amerikė dy e dy bėjnė katėr!
    Fėmijėt pėrdorėn pėr shkollė karta udhėtimi, qė u jep administrata. Me to ata mund tė bėjnė dy vajtje e ardhje me atobus ose tren ndėnė tokė. Rezi pėr vete, shkon deri afėr shkollės pėr tė blerė zarzavate e vete e vjen mė kėmbė, pasi nuku do qė t’i hedhė kot pesėmijė lekėt.
    Njė ditė Fatlumi ynė, pat lojtur fotboll me shokėt e shkollės e ish lodhur shumė. Blevi domatet qė e pat porositur e ėma dhe pa se kish humbur kartėn shkollore, qė paraqitet nė atobus. Pagovi nga kusuri i domateve njė dollarė e gjysmė tė kėthehej nė shtėpi.
    E ėma kish rrėmbyerė okllahinė, qė bėn petėt e unė e gjeta dyke dumballisur tė birė.
    • Humb kartėn dhe mė prish, pa i a bėrė tėrr syri, dymijė e dyqind e pesė lekė!
    Unė, e ėma, me kryqe tė kėputura, vij qė andej mė kėmbė!
    Pėr t’i marrė okllahinė nga dora, desh ia shkula megjithė krah. I thashė nuses sime tė mirė, se kėtu prindėrit qė rrahėn fėmijėt, hanė dy vjet burg.
    • Mė thuaj, sa burg hanė kur i vrasėn! Atė mė thuaj!.. Ta dij, para se t’i marr shpirtin! – ēirrej Rezi.
    Tėmėn e sėmės, nuku i dilte e keqja! Mezi e qetėsuam. Ra heshtja nė shtėpi:
    djali nisi tė studionte, binjaket po bėnin detyrat pranė kompjuterit… Thamė, shpėtuam! Kur ime shoqe dolli pe dhomės sė kompjuterit, si pelė qė turfullon dhe u sul tė kėrkonte okllahinė tė rrihte gjene prapė tė birė.
    • Tani do ta rrah, se ēdo ta rrah! Ēupat panė kursin e dollarit: nė Shqipėri qėnka rritur. Qėparė e rraha pėr 1470. Tani do ta rrah pėr kursin e ri: 1520!..
    Po, tėmėn e sėmės, sa autoritare duket Rezi, nė shtėpi, aq e drojtur dhe e trembur ėshtė me kėdo qė i flet anglisht! Dhe pastaj ka sy e faqe e kėrkon punė nė mes tė Amerikės!
    Ama, veē syve e faqeve, Rezarta ime ka dhe guxim e paturpėsi ore!.. Pa ditur ku bie anglishtja, me ndihmėn e njė mikes sė saj Rozės, e zuri njė punė dhe nė fund tė javės na i futi treqind dollarėt nė xheeep!.. Ia paguan njė familje me origjinė irlandezėsh, qė i la Rezit nė dorė dy kolopuēėr, - njėri tre dhe tjetri katėr vjeē, - qė ajo t’i mbajė, t’i nxjerrė tė lozėn e t’i ushqejė. Dhe e bėn Rezi kėtė punė pėr bukuri. Por vuan kur vogėlushėt qajnė, ngaqė shumė herė nuku e merr vesh cili ėshtė shkaku.
    - E vetmja gjė qė mora vesh, ėshtė qė pushuan sė qari! Po as pėrse qanė, as pėrse pushuan! – tregon Rezarta.
    Po mos ish mamaja e djemkave, i ati i tyre nuku do ta kish pranuar kurrė Rezin. Ay dha pėlqimnė pėr time shoqe, me kusht qė brenda dy muajve tė shohė pėrparimnė e Rezartės me gjuhėn. Po ay, irlandezi, ia ka vėnė tė afėrt afatnė, bre. T’ia kish vėnė dy vjet e jalla tė shihte pėrparim!..
    E bukur ėshtė, tė fshihesh prapa luleve, kur Rezi i nxjerr vogėlushėt nė ndonjė park lodrash. Do ta shohē qė ajo, e gjora, i ndjek me merak, mes kolovajzeve e mes shkallėve me dredhka. E kur nė tėrė atė zallamahi tė fėmijve tė shumtė amerikanė, hajd’ or hajdė, tė dėgjosh zėnė e Rezartės se si u thėrret atyre qė i kanė lėnė nė hise:
    • Mos, Kevin, mos! Mos, Xhozef, mos!
    Ushėton parku, ore! I xbret kocominjtė, pe shkallėve tė larta e i heq mėnjanė.
    • Po mos o Xhozi, baaa! Po mos o bir, tė thonė. Them mos: e mos! Merrni vesh Shqip, apo…!
    E tėrė dita e sime shoqe me djemkat, nė rrugė, nė parqe e nė shtėpi ėshtė e mbushur me “mos u lag”, “mos bėrtit”, “mos kruaj hundėn”. Mos-i ėshtė pėr Rezin vegla kryesore e punės dhe ajo e pėrdor atė dyqind gjer mė treqind herė nė ditė. Dhe ata kuptojnė. Ama, kur ajo pas dite i ve vogėlushėt tė flenė dhe nis e u rrėfen ca pėrralla qė fillojnė “na ishte mos na ishte, nė njė kasolle tė ngushtė me kashtė”, ata nuku marrin vesh asgjė. Fjalėt e shqipes jo, po zėrin e Rezit tim, qė ėshtė muzikė e shkuarė muzikės, ata e kuptojnė. Ajo u pėrkėdhel leshkat me gishtrinjtė e saj, aq ėmbėl, sa nuku dihet a u a ka pėrkėdhelur ashtu e ėma e tyre donjėherė. Dhe pėrkėdhelkat ata i kuptojnė. E vogėlushėt mbyllėn sytė e humbasėn nė kolovajzen me naishtemosnaishte e me kasolletėngushtamekashtė…
    Me t’u afruarė dy muajt, qė i zoti i shtėpisė i kish vėnė Rezit kusht qė tė pėrparonte, ne filluamė tė ēalltisnim pėr donjė punė tjatėr. Babai i fėmijėve pothuajse nuk i fliste fare me gojė Rezit, pėrveē “ditės sė mire”, nė tė dalė e “mirditės”, nė tė hyrė.
    • Dje u zunė gjene pėr punė time, ata, burrė e grua., - na tregonte Rezi njė mbrėmje. - Flisnin pėr mua me zė tė lartė, po nuk i mirrnja vesh, tė shkretėn! Do mė pushojnė, pa njė pa dy! Do tė na dalėn nga dora ata katėr milionė lekė, qė marr unė nė muajt!
    Kur po vendosej fati i zonjės time, qė do tė jipte provim gjuhe pėrpara atij tė ngrysurit pe Irlande, ngjavi njė gjė qė e prishi punėn mė keq akoma. Babaj i atyre kocominjve, po tereziste njė pikturė nė mur e u hoq praptazi, qė ta shėkonte kornizėn a qe apo nuk qe drejt. Pėr pak, xheē u shkeli lodrat dy djemkave, tė cilėt ulėrinė me njė gojė:
    • Mos, babi, mos!
    I ati, siē duket, meqė nuk e kishte dėgjuarė donjėherė fjalėn “mos”, e kuptovi qė e kish peshqeshnė pe Shqipėrie. Hodhi vėshtrimnė nga Rezi. Ajo uli sytė. E kėshtu ajo pranovi, qė jo vetėm nė kėto dy muaj, pėr vete, nuk e kish vėnė anglishten nė zjarr, por po u mėsonte sheleēkave irlandezė, shqipen!
    Ay e thirri Rezin mėnjanė dhe siē e kish kuptuarė ajo, i kish thėnė qė atė ditė tė kėthehej mė shpejt nė shtėpi tė saj. I kish thėnė, dhe kėtė Rezi e kish kuptuar mirė, qė tė mos vinte tė nesmen, pėr pa i bėrė ata telefon. Shkurt e copė, siē pushojnė amerikanėt! Tė thonė prit tė tė thėrresėm e na lerė telefonė. E po dėgjove fjalėn telefon, dije, je i humbur, se s’tė thėrresėn kurrė!
    Qėllon ama edhe donjė rast i rrallė, si ky i Rezit! E thirrė prapė! Kur mos kem babanė, e thirrė Rezin gjene! Dhe asnjeri nuk e merr dot me mėnd se si kish shpėtuarė. Ja se si:
    Kur qe kėthyerė zonja e irlandezit dhe nuku kishte gjetur zonjėn time, ishte mėrzitur e kish bėrė prapė llafe me tė shoqnė. Jo ta lemė, jo ta marrėm! Jo ėshtė e mire, po ėshtė e keqe! Burri e kish tė prerė kapaknė:
    - Do t’i japėm paratė e fundit e do t’i themi tė mos na duket mė kėtu!
    Po as burri as gruaja nuk e kishnė ndjerė qė fėmijėt ishnė prapa tyre e po dėgjonin me frikė zėnkėn e prindėrve. Kur babaj tha qė Rezi tė mos shkelte mė aty e qe kėthyerė prapa, kish vėnė re Kevin dhe Xhozin, qė po e shėkonin me sy si tė shqerkave, mbytur nė lot. Ay mbeti.
    • Mos, babi, mos! – i ishnė lutur shqip me zė tė vojtur, tė dy djemkat.
    Ay qe vėrtitur prapė dhe kish vėshtruarė nga e shoqja.
    • Mos, - i qe lutur Shqip edhe ajo.
    E pe “mos”-it e ka Rezarta kėtė punė qė ka! Ja, kur mos kem babanė!…

    Shekulli

    nga Pellumb Kulla
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  16. #16

    Pėrse tė akuzoja atėhere, or mė qafsh?!

    Pėr portierė fotbolli e pėr hetuesa qė tė punonin qindin, nuku kish vend t’ia kalonte dot Korēės tonė!…
    Kam rrėfyerė shumė, po nuku kam rrėfyerė mė tė bukurėn, atė qė mė ka ndodhur njėherė kėtu, vite tė shkuara…
    E po kur tė qaj tėrė, kurrė nuku do ma mirrte mendja se nė mes tė Pellham Parkut do mė fanitej hetuesi im, ay qė mė pat nxjerrė ujė tė zi njė herė vaftit! Sefte e pashė kur po zgjidhte banane nė Lajdig Aveny. Ay mė pa e mbeti. Unė i hoqa sytė. I hoqa unė po s’m’i hiqte ay. E takova mė pas dhe nja dhjetė herė tė tjera e gjene unė i hiqja sytė i pari. Ay ishte gati tė mė jepte tė njohur, por unė, fėsht, tutje! Shtatė muaj rresht kjo punė!
    Atė ditė mė zuri ngushtė. Unė i ulur nė njė stol tė parkut, ay u dha. Asnjeri tjetėr. Unė e ay. Gjene m’u qep ky, miza e kalit, o nė ..ēkė tė sėmės! Gjene me njė gazetė shqiptare tė zhubrosur nė dorė!
    E pashė me bisht tė syrit. Ay ka mbajtur ēapnė e po shėkon kėtej nga mua. Kėtė rradhė, mė duket nuku do mė ndahet, thashė.
    E nuku m’u nda plaku. M’u afrua e mė ndėnji njė tė pėshtyrė larg. Bėra sikur e vura re atė ēas. Po mė foli, thashė, do t’i flas! Mė foli:
    • Qė je shqiptar kėtė nuk e diskutoj mė, - ia nisi Taqka. - Tė shėkoj gjthnjė dhe, hė tė flas sot, hė tė flas nesėr!
    Unė s’lėviza hiē pe stolit. Po ama, as shėnjė qė gabohej, nuk i dhashė. E shihnja unė qė Taqka desh t’i shkonte gjer nė fund:
    • Do tė mė bėsh vend tė ulem ca-o? – pyeti dhe m’u ul pranė. - Dhimitraq ma thonė, - mė tha. - Ore ku jemi parė, bashkė?
    Ke parė kėshtu ti?! - Nuku mė mban mend? – i thashė me njė zė qė edhe vetė u ēudita, se si m’u ngjir papandehur. - Tė mė vraē, - tha, - nuku tė sjell dot nė hatėr!
    Para shtatė muajsh, kjo do dukej e pabesueshme, por tashi e besova qė plaku nuku mė njihte vėrtet. - Po mirė-o, - i thashė, nuku mė mban, nuku mė mban!
    • Jo, po unė dua ta di, - ngulte plaku kėmbė, si mushka.
    Dua ta heq nga qafa, po mė hiqet ay! - Po mė mirė bre, tė mos e dish! - ia bėra.
    – Jo, mė mirė ta dij. – Dhe pa e lėnė brazdėn, vazhdoi: - Jemi pjekur donjėherė nė Shqipėri?
    E po kjo pikė e zezė! Oh, krimb i gjizės! Ky nuku mė desh mua, jooo! Kėtij i duhej donjė hundė lesh qė t’i rrėmbente njė dru, qė t’i binte shtatė herė e t’ia nėmėronte njė! Gjene thashė, hajd t’ia shkund kujtesėn nga rrodhet:
    • A ke qėnė hetues, zotrote? - ia prita si me tokmak. Ay u hutua e po mė pėrpėliste qepallat si guak. Shtyje dhe ca Peēo, i thashė vetes. – S’e sjell dot nė hatėr-o? Nė burg tė Korēės, e kujton tashi, besoj!
    Tė ish donjė tjetėr do ngrihej e do bėhej def, me bisht nė shalė, por Taqka duket e ndjeu, se unė tė hanja munė, jo tė nxirrja inatet!
    • Mos more! Tė kam bėrė hetimnė? Tė kam marrė nė pyetje, ėh? - Tė thoshe ti, Taqkės nuk i delte e keqja. - Eh moj e kaluarė e hidhur!.. – i binte gjunjėve. (Tėmėn, thashė, do tė zerė tė mė qajė kėtu!) - Mo mė thuaj qė tė kam torturuarė! – tha dyke m’u lutur.
    • Po tė duash nuk e them-o, - i a bėra, - po e vėrteta ėshtė se…
    • Hajde regjim i poshtėr hajde! – psherėtinte plaku qė nga thellėsirė e shpirtit e nisi ta shajė me rrėnjė e me degė diktaturėn: - Dhe me siguri i ke ngrėnė shtatė vjet prapa hekurave, nė palcė tė rinisė! I ke ngrėnė, i ke ngrėnė! Ah moj diktaturė e fėlliqur ē‘ke bėrė! – Dhe kthehej nga unė: - Po a je mirė? Ncė-ncė! Pėrse tė akuzonja, mor aman, mė qafsh?
    • Do tė ta them-o, posi, i thashė: Kot fare! Se, gjoja, dėgjonja “Zėrin e Amerikės”. Se, demek, desha tė arratisēa dhe tė vinja kėtu nė Shtetet e Bashkuara…
    Plaku vazhdonte ofshamat e pikėlluara rradhė-rradhė, gjer u kujtua se mė zu me presh nė duar. Nisi tė zgėrdhejė e tė mė tundė gishtnė, me qortim pe mėsuesi.
    - Nė fakt, ja ku je n’Amerikė! Hė-hė! Nuku paska qėnė kot!
    - Shpifje bre! Atėhere nuku kishnja dėrmend! – ia preva.
    • Kėtė, as tani s’ta pranoj. – ma previ dhe ay dhe unė e pashė, qė kot i kisha ndėnjur ftohtė, pasi asgjė s’e pengonte Taqkėn tė kėnaqej me mua, si me njė mik tė vjetėr. Ma lėshovi firomėn nė vesht e mė pėshpėshi ngadalė, sikur Sigurimi tė na paskej ngjitur pėrgjuesa edhe dėpėr stolat e Pellham Parkut: - Tėrė bre, tėrė ne e ėndėrromim Amerikėn, atėhere! Si ju qė rriheshit, edhe ne qė u rrihmim. Hė po diktaturė e poshtėr, qė na mori mė shumė se gjysmėn e jetės! - Na e mori… - ia bėra me zor pas tij. - Ah moj diktaturė e mallkuar! Ah o sistem maskara!
    - Maskara, - i mbajta iso pa qef e fillova ta marr inat veten, ce jo vetėm nuku po i lanja borxhet, por po i vinja edhe pas avazit. E bile, dyke dashur mos ma merrte fjalėn “maskara” pėr veten e tij, nxitova ta pėrsėris gjene: - Sistem maskara!
    Mė erdhi turp pe vetes, kur tė qaj tėrė. Tėmėn, thashė, po unė pse nuk ia ndėrroj kėtė *** teme, po e le tė dėrdėllisė dyke sharė bot e bot diktaturėn! E pyeta si ia kalonte tashi.
    • Me halle shumė. – ma bėri dhe lėshovi njė derro psherėtimė, sa thashė se dha shpirt. - Po tashi, - mė tha, - qė amerikanėt mė dhanė strehimnė, sikur mė mbarė po mė vete.
    Rrufenė e kisha pritur, kėtė jo! Deshnja unė ta linja temėn, po s’mė linte tema mua. Kushedi sa do t’i kem ēakarritur sytė, se Taqka mė kuptovi.
    - Ce habitesh-o?.. Tėrėve neve qė e kemi urryerė diktaturėn, na e dhanė, - tha.
    - Po ja, - iu qava, - mua nuku po ma japėn akoma!
    - E po ti dofta nuk e ke urryerė aq sa neve tė tjerėt, - ma shpegovi dhe desh ta nxirrte shkaknė: - Ja, pasi ... mbaruamė punė bashkė, atėhere, ē’ke bėrė? – Unė nisa t’i tregoj qė pe ditės qė pranova akuzat. - Nė fakt, - ma previ fjalėn Taqka, - jo qė tė mburrem, po me mua, tė tėrė i pranonin akuzat. Hė, mė fal! Pastaj, ē’bėre?
    - Ato tė shtatė vjetėt!.. - iu pėrgjigja e teksa plaku vazhdovi ta shante me rrėnjė e degė sistemnė, unė desha ta vėrtetonja akoma: - Vėrtet nuku mė mbanje mend?!
    - Po kuuu, bre! – u shfajėsua me fytyrė qarramani Dhimitraqi. - Sa kam kaluarė unė dėpėr kėto duar! More, more, more! Tė zestė male qė s’piqen dot, pa njeriu me njerinė u pjekėrka! – E pyeta se si i kish vajtur filli atij mė pas. - Regjim i poshtėr, bre bir, - tha. - Pasi mbaruamė punė bashkė, nuku mė rreshtnė trasferimet! “Na duhet njė hetues i zoti atje: shko Taqkė! E ka kyēur njėri gojėn kėtu: hajde Dhimitraq!”.. E kėshtu gjer sa suallmė demokracinė…
    Tė na shihte njeri tok, do ta zinte lemeria. Tė ngjanim ne, or byrazer, si dy miq tė vjetėr qė kanė kaluarė tė tharta dhe tė ėmbla tok. Kur mos kem babanė, dukshim nė stol tamam siē e thonė kėta kllasikėt e rinj tė demokracisė, si dy bashkėvuajtės, qė po shamim sistemnė, qė na kish bėrė bashkfajtorė e vazhdomim me pyetka, pėr rrugėt qė na kishnė shpėnė larg njėri tjatrit.
    • Po tani-o, me se merresh? – pyesnja unė, bashkėfajtori, tė gjorin Taqkė, - nuk u ke kėrkuarė donjė punė si hetues, kėtyre tė Amerikės-o?
    - Uell… - ma kthente me njė fjalėzė amerikane bashkėvuajtėsi im, qė si tashi e sjell nė hatėr, ashtu me mėngė tė pėrveshura nė hetuesi, - nė fakt, ma propozuanė. “Nuku kam fuqi, bre, u thashė, mua mė ka drobitur biruca”…
    - Biruca?!!! - Rrufeja e dytė, kjo! Kėtu mė kėrcyenė mua. I butė i butė, po kjo ishte tė qaje me oiii!.. Njėmijė susta mė shtynė pėrpjetė, drejt e mė kėmbė: - Po tinė nuku the qė ke qėnė nė burg!
    - Nuku thashė unė, po ama e thotė shkresa! – ma bėri ay pa u ngritur pe vendit. - E kur e thotė shkresa me firmė e vulė, zere se ke qėnė! Hė mo derėzi, se tėrė kemi vojtur nė atė skėterrė!.. Shkresėn ma dha njė njeriu im, nė Komitet tė Pėrndjekurve. Ay ma mbushi e unė ua paraqita kėtyre…
    Tėmėn-o, pėr atė ditė m’i paskėshin mbledhur tė tėra ēuditė! - Njeriu yt?! Ke patur ti njeri nga fisi, tė pėrndjekur?! – ulėrita.
    - Kush mo tha, nga fisi! – Taqka vazhdonte tė fliste ulur, avash avash. - Tėrė ata tė pėrndjekurit e komitetit, i kam kaluar dėpėr duart e mia.
    • E po kjo…kjo nuku ėshtė e drejtė, bre! – po shfrynja unė. - Ja thuaj tė drejtėn!
    Biseda e ngrohtė tani na kish lėnė shėndenė. Unė zjenja, ay valovi i pari! Vrėng, pėrpjetė dhe mė erdhi para turinjve!
    - Cila, mo, nuk ėshtė e drejtė! Cila?! Patriot, patriot, po… nuku tė duroj unė! Mbylle kamaren e rri rehat aty! – Tani po ma kujtonte tamam atė Dhimitraqnė e parė. Nga e kish fshehur tėrė atė zė, o e vrafshin me bukė nė gojė! Sokėllinte o sokėllinte: - Nga juve, mė tha, i patmė ata dyzetepesė vjet, qė kur i kujtoj mė dalin mornicat mbi pantollona! - Nga neve-mo?!!! – i a bėra. – Nuku na e ka fajnė njeri, oreee! - ia bėri, - vetėm juve!
    • Po ē’faj u kemi neve mo?! Juve na shqeptė me hu! – i u kėtheva unė. – Na futėt spica dėpėr thonj.. Na futėt vezė dėnė sqetulla. Vezė nuku gjenje nė dyqane, ce i mbanit juve bre, pėr sqetullat tona! A duronim dot neve-o …?
    Unė bot e Taqka qyt: - Tė duronit-o, posi! Kur ėshtė fjala pėr liri e demokraci, pėr popullin, njeriu duhet tė durojė, oreee! Po tė rezistuakshit juve, nuku do na kish zgjatur aq shumė diktatura. Ja mo ti, ti: a ishe fajtor ti, kur tė dėnova? - Asnjė ēikė! – i thashė pas njėzet vjetėsh! - Sigurisht, qė nuku ke qėnė - tha edhe ay, po pas njėzet vjetėsh, - po a e pranove fajnė? – E pranova… - pranova kokunjur unė.
    Kėtu Taqka mė ulėrivi, sa nė dyzet vjet, ulėrimė tė tillė s’pata dėgjuarė. U tund Pellham Parku o nė …ēkė tė sėmės!
    • Po pse e pranove, mor… mor…?! Po unė kisha qef bre, t’u a pėrplasnja nė sy, shefave tė mij e t’u thoshnja: “kot ma kini sjellė kėtė, oreee! Ky ėshtė pa faj!”
    • Po t’u thoshnje -o, posi!
    • Po ē’t’u thoshnja unė, mor ta thėntė prifti! – xheē mė mbyti hetuesi im. – Ē’tu thoshnja, kur ti e pranonje menjėherė! Ta hanja unė-o?! Tė merrnja mė qafė djemkat e mi-o? Ju marrtė dreqi juve, ljepuj! Na e bėtė jetėn zeher. Na mbajttė mė kėmbė gijthatė palo regjim!… Do kishimė ardhur n’Amerikė, tridhjetė e ca vjet mė parė!.. Do kishmė hapur donjė biznes.. Ju ngrėntė murtaja, ju ngrėntė!
    Iku me kacabunj tė ngritur dyke sharė e turfulluarė. Dhjetė ēape e kthe kokėn, dhjetė ēape e kthe kokėn! E ma hidhte mua flakėn e syve, sėkur i kishnja vrarė babanė, sėkur i kishnja shkatėrruarė jetėn.
    Unė mbeēė si gallof e pėr atė Zot, nė po e kuptonja, se ce nuk e kishnja mė Taqkėn aq inat, sa ē‘e kishnja mote tė shkuara?! Dy gjėra ishnė: o ay kish tė drejtė ose ma la mua prapė pilafnė!…

    Shekulli

    nga Pellumb Kulla
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  17. #17
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    sipas rradhes qe jan shkruar i ke renditur kol?

    rrefenjat e Amerikes duhet tu jepen si brochure te gjithe atyre qe duan te vijne apo po nisen drejt Amerikes. ndersa ne qe jemi ne amerike vetem mund te pohojme me koke.
    te verteta, te hidhura, humoristike, e te japin jete.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  18. #18
    Perse tregimet e Pellumb Kulles duhet te qendrojne ne kendin e humorit?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  19. #19
    as e vogel,as e madhe Maska e kajsia
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    ku????.........s“dihet.......diku
    Postime
    101
    Ej,ej me te vertete duhet te marresh fryme mire para se te fillosh te lexosh dhe plus kesaj te kesh marre mire dhe masat(se jo per ndonje gje,por si dihet......)Ja nje tjeter per ju


    Njeri ishte oficer dhe si gjithe oficeret e tjere i duhet te kalonte shume kohe jashte shtepise dhe larg gruas.Vinte i shkreti,rrinte nja dy dite dhe ikte prape.Pas nje kohe te gjate sherbimi me ne fund e vendosun perfundimisht prane familjes.Kur shkon ne shtepi ben cudi dhe fillon te pyese veten.Me pas therret gruan dhe i thote:
    Si ka mundesi qe ne kemi kaq femije,ne nje kohe qe une kam qene larg shtepise???!!!!
    Ua!-i thote gruaja-po si mor burre nuk e mban mend?
    Po ja te mbahet mend atehere kur ishe me sherbim dhe erdhe vetem per nje nate ne shtepi?
    Po-i pergjigjet burri
    Te kujtohet qe ate nate beme dashuri?
    Po-pergjigjet serish ai
    E pra ky eshte cuni i madh.
    Mire,mire-thote burri-po ky tjetri?
    Aąaaa,ky?
    E mban mend ate nate qe erdhe dhe ike te nesermen ne mengjes?
    Po- i thote ai.Beme dashuri.Ne rregull ky duhet te jete i dyti.
    Po ky?-pyet burri per nje femije te vogel qe ishte ulur tek tavolina dhe po hante,se kete se mbaj mend.
    Po c“ke me ate te shkretin-i pergjigjet gruaja.Ca po te ban ai?Buke e kos po ha.
    Njerezit gjithmone duan ate qe nuk kane dhe kur e fitojne ate, lodhen shume shpejt prej saj

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    keto qenkan fantastike, po nuk kam kohe t'i lexoj te gjitha tani... Iu lumshin duart qe i sollet...
    MtrX ubicumque felix

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ekziston lufta kundėr Islamit?
    Nga Kryeplaku nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 15:13
  2. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  3. Plani pėr riorganizimin e trupave amerikane nė botė
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 15:47
  4. Bisede me Suzan Sontag: Amerika, orgjia e pushtetit
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 10:01
  5. A duhet te firmose Shqiperia marreveshjen me SHBA?
    Nga SpaceAce nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 11-12-2002, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •