Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bishti i Palles dhe Greqia

    A e dini ku bie Bishti i Palles?
    Mos shikoni mbrapa se nuk eshte bisht me lesh por nje gadishull i vogel nja 15 km ne veri te Durresit qe e duan greket ta "zbukurojne" me qe na kan xhan.


    Ja cthote Shekulli..

    Shekulli

    ------------

    Marrėveshja kthehet pėr shqyrtim.

    Opozita: Ligji i Luftės me Greqinė nuk lejon marrėdhėnie ushtarake
    Parlamenti s’miraton ushtarakėt grekė nė Durrės

    Trupat greke nė Durrės, Kuvendi pezull marrėveshjen

    Majko: Nuk sjellim trupa ushtarake, por tulla dhe llaē. Ju na bėtė sikur jemi tradhtarė me damkė”.

    TIRANĖ-Bllokohet iniciativa e qeverisė pėr vendosjen e trupave ushtarke greke nė bazėn ushtarake tė Bishtit tė Pallės nė Durrės. Projektligji i qeverisė ka shkaktuar dje debate tė ashpra nė Parlament, pasi deputetėt e opozitės, tė partive tė vogla, por edhe pjesėrisht PD-ja e kanė cilėsuar absurde lėnien e bazave ushtarake Greqisė nė njė kohė qė shteti fqinj nuk ka abroguar ligjin e luftės me Shqipėrinė. Kėshtu ligji pėr instalimin e trupave greke nė bazėn ushtarake nė Bishtin e Pallės nė Durrės risolli dje nė skenėn politike shqiptare debatin pėr ligjin e luftės tė Greqisė me Shqipėrinė. Kryetari i PBK-sė, Shpėtim Rroqi nė lidhje me kėtė marrėveshje tha dje nė seancė parlamentare se “nuk mund tė ketė ratifikim ushtarak me Greqinė, pa u hequr mė parė ligji i luftės”. Sipas tij marrėveshja mund tė jetė mbi baza barazie. Deputeti i PD-sė, Fatos Beja nė fjalėn e tij tha se “Shqipėria dhe Greqia kanė marrėdhėnie tė mira, duhet tė ecet nė frymėn e traktatit tė miqėsisė mes dy vendeve, por se ligji i luftės po shėrben si peng pėr diskutimin e ēėshtjes sė kthimit tė pronave pėr ēamėt”.
    Opozita
    Lideri i PD-sė, Sali Berisha tha dje nė lidhje me kėtė ēėshtje se “asgjė nuk ėshtė me absurde pėr BE-nė qė njė vend anėtar i saj tė mbajė nė fuqi ligj lufte”. “Heqja e ligjit tė luftės ėshtė imperativ. Nėse ēėshtja ka mbetur aty si mė parė, pėrgjegjėsia ėshtė e qeverisė shqiptare. Ju nuk duhet tė fajėsoni PASOK-un pėr mosabrogimin e kėtij ligji, por pėrgjegjėsia ėshtė e atyre qė kanė konto bankare nė Qipro”,-iu drejtua Berisha, socialistėve. Lideri i opozitės nė diskutimin e tij i ka bėrė njė ekspoze marrėdhėnieve me Greqinė, kur ai si President i vendit kishte nėnshkruar traktatin e miqėsisė mes Shqipėrisė dhe Greqisė nė 7 nėntor 1992. Berisha ka theksuar mė pas se nuk mund tė diskutohej njė draft i tillė nė njė kohė kur komisionet parlamentare nuk kanė dhėnė relacionin pėrkatės pėr kėtė marrėveshje ushtarake. Pėr kėtė kanė dhėnė deklaratat e tyre edhe anėtarėt e komisionit tė Ligjeve dhe Mbrojtjes, deputetėt e opozitės si Beja, Bushati dhe Metko, tė cilėt kanė deklaruar se marrėveshja ushtarake e Bishtit tė Pallės nuk ėshtė diskutuar.
    Majko
    Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, i irrituar sė tepėrmi nga ky debat nė Kuvend, tha se “marrėveshja ushtarake nuk sjell trupa ushtarake, por investime tulla, llaē dhe ilaēe”. “Ju na bėtė sikur jemi tradhtarė me damkė. Nė marrėveshje ėshtė parashikuar se ēdo gjė do tė miratohet nga pala shqiptare. Nė zonėn ushtarake tė Bishtit tė Pallės do tė ndėrtohen mjediset e bazės ushtarake, si dhe do tė realizohen punimet pėr thellimin e basenit e kanalit tė bazės, pasi rrezikohet seriozisht nga prishja. Ju duhet tė jeni tė sigurt se kjo ėshtė njė marrėveshje qė nuk prek asnjė centimetėr sovranitetin e Shqipėrisė”,-theksoi Majko. Deputeti i PD-sė, Beja ka kėmbėngulur dje qė tė shtyhet miratimi i kėsaj marrėveshjeje, pasi nė tė ka pasaktėsira. “Ne duhet tė rishqyrtojmė kėtė marrėveshje, sepse nė tė saktėsohet qė nė bazė nuk lejohen tė hyjnė anije luftarake amerikane, etj”,-theksoi Beja. Pas shumė debatesh, Pėllumbi ka ndėrprerė seancėn, duke i lėnė 15 minuta kohė komisionit tė Ligjeve pėr tė vendosur. Pas kėsaj mbledhjeje, komisioni i Ligjeve vendosi ta shtyjė pėr njė seancė tjetėr. Nė seancėn e djeshme ishin parashikuar tre projektligje tė qeverisė e marrėveshja me Greqinė. Dy tė parat qė kaluan nė Kuvend ishin pėr “Pjesėmarrjen e Shqipėrisė nė stėrvitjen nė trupat pėr Paqen” dhe “Pėr ndėrtimin e spitalit tė Gjirokastrės”.
    Bledar Hoti


    PS anėtarėt

    Bardhyl Agasi nėnkryetar
    Fatmir Xhafa
    Musa Ulqini
    Erjon Braēe,
    Ndre Legisi,
    Lekė Ēukaj,


    Opozita anėtarėt
    Sokol Olldashi kryetar
    Ilir Bano PD
    Nard Ndoka PDr
    Sali Shehu i PLL-sė
    Uran Metko i PBK-sė

    Afati i punės sė kėtij komisioni ėshtė 3 muaj,

  2. #2
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    Majko: Nuk sjellim trupa ushtarake, por tulla dhe llaē. Ju na bėtė sikur jemi tradhtarė me damkė”.
    ----------------------------------------------------

    nuk besoj qe ka emer tjeter ( tradhtarė ) per Pandelikosin Malkosin
    dhe nuk ka vite por ka shekuj qe dihet mire qellimi i Greqise ndaj Shqiperise
    po nuk ka si te ndodhe ndryshe kur kauret qeverisin vendin kane qene jane dhe do jene frikamane tradhetare shesin grate e cupat
    ( mos ma merni per ters nuk jane tere kauret njesoj por shumica ashtu jane sic i pershkrova une)
    por besoj se nuk do te jete e larget dita kur
    komunisti # 1 Sali Beriasha
    ta leri ate post te dale nje demoktat i vertete qe te shpetoje shqiperine qe ka sakrifikuar mbi 2000 vjet per te exzistuar

    NUK KA VEND PER USHTARE GREKE NE SHQIPERI
    ne asnje lloj mareveshje mjaftojne ushtaret amerikane

    shendet e para


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Po kush do t“i sjelle ato tulla, ushtaret grek apo muratoret ? NEse e bejne ushtaret grek, jo qe damkosen socialistet, por jane Tradhetare me shkronje te madhe!

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    "...ndryshe kur kauret qeverisin vendin kane qene jane dhe do jene frikamane tradhetare shesin grate e cupat ..."

    Dje lexova qe nje prind kishte shitur vajzen e vet per 6000€.
    Nga emri s'dukej si "kaur"!!!

    Per temen tani. Mendimi im eshte qe ne Shqiperi kurre nuk
    duhej lejuar futja e ushtrive qe direkt apo indirekt kane
    shkaktuar derdhje gjaku shqiptari. Ketu perfshihen
    ushtria greke, turke, italiane, bullgare, sebe, malazeze.

    Pas 1997es baza e Pashalimanit eshte marre plotesisht nga
    ushtria turke; dhe per mua s'ka asnje ndryshim Bishti i Palles
    me greke apo Pashalimani me turq. Nqs kane deshire te na ndihmojne le te japin parate se i ndertojme vete.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Roni ,

    plotesisht me vend. Eshte e rendomte te stacionohen amerikanet, si spuerpfuqi e vetme, ata jane kudo, mirepo shtetet si Turqia e Greqia nuk kane cka kerkojne aty!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Po ne shqiptarve grekrit na kane fut pallen, tani do na fusken edhe bishtin???????????????!!!!!!!!!!!

    Moj none, moj none qe na bone.............

    Turqit jane armiq te perbetuar njesoj si grekrit dhe serbet kunder nesh.

    A nuk ishin turqit qe nga pese vende ballkanike shqitaret i shfarrosen, dhe ne kujtojne se do e hame thate e do i besojme se na kane xhane shume.

    Nuk ka vend ne bote pervec Amerikes qe don Shqiprine.

  7. #7
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Roni une e kuptoj shqetesimin tend per prezencen e Turqve..biles edhe e respektoj...por turqit dhe italianet nuk kane pretendime territoriale ndaj vendit tone dhe ne me shume se nje rast(turqit) kane kercenuar me lufte greqine ne rast sulmi ndaj Shqiperise. Per me teper turqit apo italianet nuk kane ne fuqi ndonje ligj lufte me Shqiperine. Prandaj krahasimi nuk eshte fort i goditur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 19-03-2003 mė 01:40

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli shkruan:

    -----------------------------

    Reportazh nga baza ushtarake e Bishtit tė Pallės, ku ankorohen anijet luftarake dhe ato tė rojes bregdetare shqiptare
    Ushtarakėt, pro investimeve greke nė Bisht-Pallė

    Mungojnė investimet prej vitit 1985. Baseni i anijeve luftarake ėshtė mbushur me rėrė dhe mbeturinat e detit

    Nga e dėrguara jonė
    Aleksandra Bogdani

    BISHTI I PALLĖS - Baza ushtarake e Bishtit tė Pallės , e ndėrtuar posaēėrisht pėr anijet silur-hedhėse nė vitin 1974, ndodhet rreth 8 kilometra larg qytetit tė Durrėsit. Rruga qė tė ēon nė kėtė bazė ushtarake, tė diskutuar dendur nė seanca parlamentare, ėshtė krejtėsisht e shkatėrruar. Pas njė udhėtimi tė lodhshėm, qė na “ha” 30 minuta kohė, pėrballemi me postbllokun e flotiljes sė Bishtit tė Pallės. Tė shoqėruar nga major Agron Goga kalojmė me lehtėsi postbllokun, ku patrullojnė disa marinarė, dhe nisemi drejt basenit tė bazės ushtarake. Nė anėn e majtė tė rrugės, qė kalon mes pėrmes zonės sė ndaluar, dallojmė njė grumbull topash tė ndryshkura, tė cilėt kanė dalė tė tepėrt gjatė kohės sė reformės. Majori na shpjegon se kėta topa janė sjellė me shumicė nė bazė, pas ndėrtimit tė saj. Ndėrsa prej vitesh topat ushtarakė janė grumbulluar nė njė vend, ku nuk i prishin punė askujt. Magazinat dhe godina qendrore e kėsaj baze nuk ndryshojnė shumė nga ato tė reparteve tė tjera ushtarake nė vendin tonė. Por ajo qė e bėn tė diskutueshme dhe tė lakmueshme pėr ushtrinė greke, ėshtė baseni ku ankorohen anijet luftarake dhe ato tė Rojes Bregdetare.
    Baseni
    Mbi 10 anije luftarake i gjejmė tė ankoruara nė basenin e bazės ushtarake tė Bishtit tė Pallės. Njė pjesė e anijeve tė Flotės Detare Shqiptare mbajnė mbi “shpinė” topa luftarakė dhe armatime tė tjera. Ndėrsa pjesa tjetėr e tyre janė tė identifikuara me vulėn e Rojes Bregdetare. Komandanti i flotiljes sė Bishtit tė Pallės, Skėnder Haruni, shprehet pėr “Shekullin” se nė kėtė bazė nevojiten sa mė shpejt investime. “Nė bazėn ushtarake tė Bishtit tė Pallės nuk ėshtė vėnė dorė qė prej vitit 1985”,-thotė komandanti, i cili e sheh tė domosdoshėm rikonstruktimin e kėsaj flotiljeje. Baseni ku qėndrojnė anijet luftarake ėshtė ndėrtuar nė vitin 1974, pas njė incidenti tė ndodhur nė portin e Durrėsit me anijet silur-hedhėse. Ėshtė gėrmuar tokė dhe moēalishte, pėr tė ndėrtuar kėtė basen artificial. Por me kalimin e viteve, deti ka grumbulluar mbeturina dhe rėrė, duke mbushur pėrditė e mė shumė basenin. Nga ushtarakėt mėsojmė se pjesa mė e madhe e anijeve e kanė tė vėshtirė tė ankorohen, nga mbushja e basenit. Ndėrsa dy anijet mė tė mėdha, tė cilėsuara si krenaria e flotiljes, qėndrojnė nė Portin e Durrėsit, pasi nuk mund tė futen nė basenin e Bisht-Pallės.
    Rikonstruktimi
    Ushtarakėt e Flotės Detare e kanė pritur mirė lajmin pėr rikonstruktimin e bazės ushtarake tė Bishtit tė Pallės nga forcat ushtarake greke. “Pėrderisa shteti ynė nuk ka mundėsi tė investojė nė kėtė bazė ushtarake, atėherė duhen pranuar investimet e huaja”,-thotė njė tjetėr ushtarak qė takojmė nė flotilje. Ardhja e forcave ushtarake greke nė kėtė bazė, nuk cilėsohet kurrsesi si njė “pushtim” i mundshėm i bazės ushtarake tė Bishtit tė Pallės. Ndėrsa ligji i luftės, tė cilin Greqia e mban ende nė fuqi pėr Shqipėrinė, nuk ėshtė mė njė problem aktual pėr ushtarakėt shqiptarė. Ata shprehen se kanė vizituar disa herė bazat ushtarake greke, ku janė pritur si partnerė dhe janė respektuar si tė tillė. Ndėrsa shtyrjen e marrėveshjes nė parlament, ata e kanė cilėsuar si njė hap tė gabuar tė politikės shqiptare, duke bllokuar kėshtu rikonstruktimin e bazės ushtarake tė Bisht-Pallė. Nė flotilje mėsojmė se pėrveē thellimit tė basenit hyrės pėr nė bazėn ushtarake, nė projektin e paraqitur nga pala greke ėshtė parashikuar ndėrtimi i njė godinė tre-katėshe, pėr akomodimin e personelit tė bazės ushtarake.
    Roja Bregdetare
    Struktura e re, e ngritur me vendim qeverie nė marsin e vitit tė kaluar, ka pėr qėllim zbatimin e ligjit nė det. Anijet e Rojes Bregdetare tė distriktit tė Durrėsit ankorohen nė basenin e Bishtit tė Pallės. Por komandanti Sabri Gjinollari thotė se deri tani, Roja Bregdetare patrullon vazhdimisht nė det, por nuk ka mbėshtetjen ligjore pėr tė vepruar. Anijet kryejnė patrullime nė det, sipas njė programi tė caktuar, pėr tė siguruar zbatimin e ligjit. Komandanti Gjinollari shprehet se Roja Bregdetare ka pėr detyrė tė patrullojė nė det, pėr tė parandaluar dhe goditur kontrabandėn, pėr tė ruajtur mjedisin nga dėmtimet, kryesisht nga peshkatarėt, pėr tė shpėtuar jetė njerėzore tė rrezikuara nė det si dhe pėr njė sėrė operacionesh tė tjera. Kjo strukturė e re ėshtė vėnė nė efiēencė gjatė operacionit “Puna”, ku anija mė e shpejtė e Rojes Bregdetare ka mundur tė kapė disa skafe dhe personat qė i drejtonin ato. Por komandanti i Rojes Bregdetare tė distriktit tė Durrėsit shprehet se pėr ushtrimin e ligjshmėrisė nė det, duhet qė kėsaj strukture t’i sigurohet njė mbrojtje ligjore nga ana e qeverisė. “Deri tani jemi vetėm nė rolin vėzhgimor dhe kontrollues nė det, pasi nuk jemi tė mbrojtur nga ligji pėr tė vepruar”,-thotė Gjinollari.


    Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė distriktit tė Durrėsit rrėfen marrėveshjen

    Investimi, 5.5 milionė euro pėr rikonstruktimin e Bisht-Pallės

    BISHTI I PALLĖS - Shefi i Shtabit tė distriktit detar tė Durrėsit, Faik Xhaferri, shprehet pėr “Shekullin” se pala greke ka ngjallur interes pėr bazėn ushtarake tė Bisht-Pallės nė vitin 1997. Sipas tij, nė kėtė vit ka shkuar nė Durrės njė grup ushtarakėsh grekė, tė cilėt kanė bėrė njė projekt pėr rikonstruktimin e bazės ushtarake, nė kuadrin e ndihmės dhe bashkėpunimit tė vendeve anėtare tė NATO-s. Pas kėtij projekti, ushtarakėt nuk janė bėrė “tė gjallė” deri nė marsin e vitit 2002. “Njė tjetėr delegacion ushtarak ka ardhur nė distriktin e Durrėsit, qė solli projekte pėr ndėrtimin e godinės qendrore, pėr thellimin e basenit, si dhe rregullimin e skalierės (pengesė pėr rrymat e ujit)”,-thotė kapiteni i I, Faik Xhaferri. Ai shton se ky grup ushtarakėsh ka premtuar se punimet do tė fillojnė nga maji. Por edhe ky premtim ėshtė shtyrė pėr disa muaj, derisa nė dhjetor tė vitit 2002, bazėn ushtarake tė Bishtit tė Pallės e ka vizituar zv.ministri i Brendshėm i Greqisė, i shoqėruar nga disa ushtarakė tė lartė. Nė vizitėn e tyre, zv.ministri grek ka premtuar rikonstruktimin e kėsaj baze ushtarake, me njė fond prej 5.5 milionė euro. Sipas shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, Faik Xhaferri, mėsohet se ligji i luftės nuk ka lidhje direkte me projektin pėr rikonstruktimin e bazės ushtarake. Ai shton se pak vite mė parė, ka marrė pjesė nė njė delegacion shqiptar qė ka vizituar ushtrinė greke, ku ėshtė pritur shumė mirė. “Megjithėse ligji i luftės me Shqipėrinė nuk ėshtė abroguar nga pala greke, ai nuk zbatohet konkretisht”,- thotė Xhaferri. Ndėrsa shton se nė ushtrinė shqiptare dhe nė bazėn ushtarake tė Bishtit tė Pallės nevojiten investime, tė cilat nuk mund tė pėrballohen nga qeveria shqiptare.


    Grekėt, “balancė” bazės sė Pashalimanit

    BISHTI I PALLĖS- Interesimi i qeverisė dhe ushtarakėve grekė pėr rikonstruktimin e bazės ushtarake tė Bishtit tė Pallės nuk i ka habitur homologėt e tyre shqiptarė. Nė qarqet ushtarake diskutohet prej disa ditėsh ndėrhyrja e “grekėve” nė kėtė bazė tė Flotės Detare Shqiptare. Madje, pjesa mė e madhe e ushtarakėve shqiptarė e krahasojnė kėtė tentativė tė trupave greke, pėr tė investuar nė Bisht-Pallė, me atė tė trupave turke nė Pashaliman.”Ky investim bėhet me qėllimin e krijimit tė njė baze greke, pėr tė balancuar bazėn ushtarake turke nė Pashaliman”,-thotė njė tjetėr ushtarak i lartė, i cili nuk pranon tė citohet me emėr. Por diskutimet qė qarkullojnė mes ushtarakėve shqiptarė dhe qė kanė lidhje me interesat e palės greke nė bazėn ushtarake tė Bisht-Pallės, nuk i pengon ata tė jenė pro investimit prej 5.5 milionė eurosh. Sipas tyre, kėto interesa tė politikės sė madhe sjellin investime dhe rikonstruktimin e kėsaj baze, ku nuk ėshtė vėnė dorė prej vitit 1985. Dhe sipas tyre, kėto investime mbeten nė Shqipėri.



    ------------------


    Bravo pushtaraket shqiptare !

    Very patriota...

    Turp.

    Jo me kot ndejti ne Greqi gjat viteve te Saliut ish ministri brendeshem gramoz Ruci. Jo me kot ish gjeneralet e enverit Kico mustaqet e Aleks Andonat kane kryer kurse bashke me Gramozin ne Asfali.

    Jo me kot ish Ed Kristaq Rama ne 91 ne Greqi dhe sot behet nami per ta mbrojtur. Jo me kot Zan Caushi e Albert Shyti erdhen nga Korfuzi per te bere Revolucionin e vonuar demokratik te 97-tes.
    Greqia rron me lemoshat e Evropes dhe me djersen e Fshatareve Shqiptare qe kan 12 vjet qe kullosin delet e Greqise e vjelin Portokallet e Greqise dhe sot u be Greqia kaq bujare per Bishtin e Palles.
    Kjo eshte cenim i sovranitetit. Kjo eshte rezultati i unitetit te celnikte te bandave e komiteteve te Jugut me Mafien e Tiranes.

    Deputetet atdhetare nuk duhet te kapitullojne para kti akti te Turpshem qe eshte vazhdim i nje strategjie afat gjat per degradimin e Shqiperise.

    Ushtaraket tane, kryesisht bij Cobanesh te Laberise, bij spiunesh e stalinistesh, bij kriminelesh qe ne 97-ten shkaterruan ushtrine Shqiptare, bij atentatoresh te 42-ishit, e bij ekzekutoresh te inteligjencies shqiptare nuk kane ATDHE.

    Ideali tyre eshte Varja e krabes se bariut ne stan e veshja me rrobe ushtarake qyl te Shtetit e marrja e rrogave te majme pa derdhur djerse e zenja e Shtepive ne Qytetet kryesore te vendit e besnikeria ndaj klikave mafioze e tradhetia ndaj interesave kombetare..

    Keta jane ushtaraket tane qe hapen magazinat e Shtetit e armatosen hajdutet e plehrat e vendit.

    Parlamenti shqiptar i sotshem eshte ne Shumice nje fole banditesh te tipit Tauland Dedja e Erion Bracja, kelysh agjentesh te KGb e Asfalise.

    ......

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Nuk e di sa durrsake ka, dhe sa njohin flloten tone luftarake, por dua me sqru vetem dy gjera.
    Se pari: sa per floten tone luftarake ne nuk do na duhej asnje baze se kemi vetem nja 20 kater-silirusa e dy c'minusa te rangut te anijes "puntori" qe qe ankorohen ke pista Vefes apo Hekurrudhes e jo me atje.

    E dyta: ushtaraket tane jane 100% katnare, dhe ajo qe i intereson jane grekrit jo baza, qe se rrujne fare, dhe kete e tregune ne 97-te kur moren anijet e hypen gjithe shtepine e vete e shkune ne Itali me gjith "Katra" e s'ngeli asnje ne Baze, se po vinte Zani Caushi me kallash ke Baza.

    Dhe e treta: Majko-greku po na mbush mendjen qe, jo vetem s'eshte tradhtar i ushtrise se Zani Caushit, por dhe Ministria e Mbrojtjes Greke eshte kethyer ne Ministri Ndertimi tani.

    Ca te tjere thone se grekrit nuk i kane shume bese turqit prandaj duan t'i bejne nje vizite alla grekshe ne Bisht te Palles.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dajaku : 19-03-2003 mė 11:37

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e britman
    Anėtarėsuar
    16-09-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    4
    Fatekeqesia jone eshte se qeveria socialiste eshte qeveri ortodesh(nuk kam asnje gje me ortodokset ne pergjithesi) grek qe mbrojne interesat greke dhe qellimi i vetem eshte te degradojne Shqiperine.
    Fatkeqesia jone lind qe ne kohen e komunizmit ku Enveri e la veriun i Shqiperise( qe ka njekohesisht patriotet me te medhenj) jasht politikes.Me nje fjale perfaqesimi i qeverise ka qene jo proporcional.Ne te vertete kryesonin skraparllit,tepelenasit etj .
    PAk a shume e njejta gje po ndodh dhe tani me komunistet apo bijnt e komunisteve te regjur.Por duhet theksuar se problemi tani eshte me pasoja me te medha per prosperitetin kombetar se nuk ka asnje lloj patriotizmi .Per me teper shume politikane kane interesa personale me faktore te caktuar Greke qe perfshine degradimin e Shqiperise.
    Une nuk kam asnje gje me greket. Perkundrazi jam i mendimit qe jane shume faktore qe te cojne ne bashkepunim me Greqine por ky bashkepunim duhet te jete reciprok.
    Si perfundim Ushtria Greke nuk duhet te hyje ne token Shqipetare pa Hequr Ligjin e luftes me Shqiperine.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ky eshte akti i fundit..... Po vini re o njerez, ne jemi tashme te pushtuar....! Ju shkoni ne nje dyqan dhe shikoni shumica e mallrave ushqimore eshte e prodhimit grek, vazhdoni me tutje dhe shikoni, frutat vijne nga greqia, pyesni nga vjen nafta dhe karburantet, nga Greqia. Dhe nqs te lodhur do futeni ne nje lokal pervec pijeve te prodhimit grek do te degjoni dhe muzike greke ( ka vdekur muzika shqiptare ) Biseda qe doni te beni me celularin tuaj mundesohet nga kompani greke. Merr rrugen per ne shtepi dhe ndjen qe dikush te pershendet ne gjuhen e bukur greke ( gjuha jone nuk ben ) ... eshte komshiu i katit te dyte qe ka nja dy dite qe ka ardhur nga greqia ( e ka kthyer policia ) Futesh ne shtepi hap televizorin ...perseri muzike greke dhe ne stacionin tjeter politikanet tane qe flasin........shqip por qe une nuk arrij ti kuptoj. Tani me thoni o njerez a nuk jemi te pushtuar?!

  12. #12
    alvi
    i/e ftuar
    Kot me ju pyt.
    Pse eshte OK, te kesh trupa turke ne Pasha Liman(500 vjet pushtim) po nuk eshte Ok te marresh paret e Grekut per ta rindertuar Bishtin e palles?
    Ne kemi qe ne 92 qe jemi te pushtuar(Pelikani)

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Shqiprin e rrezikon greku, serbi e italiani, se turku eshte ne figa del sua madre.

  14. #14
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se parlamenti shqipar duhet tė pranoj ndihmėn kėtu sepse mospranimi nuk ėshtė mbrojtje e asnjė interesi kombėtar dhe tė angazhohet gjithė kohėn tė kėrkoj heqjen e ligjit tė luftės, dhe zgjidhjen e ēėshtjes ēame deri nė realizimin e tyre, kjo ėshtė ēfarė duhet tė bėj parlamenti shqiptar nė lidhje me raportet shqiptaro-greke.
    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Shqiperia ka vite qe eshte hapur ne te gjitha drejtimet (politike, ekonomike, ushtarake etj) dhe kjo besoj qe eshte pozitive.

    Rasti i marrveshjes me qeverine greke per "Bishtin e palles" eshte si nje nder shume bashkepunime te tjera te Shqiperise me NATO-n, USA, Turqine, Italine etj.

    Besoj interesi eshte reciprok, por kuptohet qe ai vendit tone eshte me i madh per faktin qe ajo baze rindertohet dhe mbetet aty ku eshte.

    Une kam marre pjese ne Kuvend dhe ne komisionin e ligjeve kur eshte diskutuar kjo marrveshje. I kam kerkuar shpjegime z.Pandeli Majko; "Pse nuk eshte ushtruar presion ndaj qeverise greke per shfuqizimin e ligjit te luftes qe kemi me ta"?
    Pergjigja e tij ishte; "Eshte kerkuar nje gje e tille, por duhen te tjera nivile jo vetem ne rangun e Ministrise se Mbrojtjes, mbasi vendi i jone eshte i lidhur edhe ne veprimtari ekonomike etj.

    Eshte fakt qe qeveria e sotme e drejtuar nga z.Nano eshte treguar "vasale" e bindur e qeverise Greke dhe ajo qe eshte negative edhe kundrejt qarqeve shoviniste Greke, deri ne bashkepunime te fshehta me "asfaline" greke.

    Por gjithsesi mardheniet midis dy vendeve tone si dy vende fqinje do te vazhdojne edhe ne te ardhmen, si dy vende qe shkojne drejt familjes se madhe Europiane, duke anashkaluar edhe disa pika te errta te se kaluares. Per fatin e mire kjo politike zyrtare eshte konstante, me luhatje te vogla sipas drejtuesve te qeverive reciproke.

    Greqia ka nje rol pozitiv ne BE ne mardheniet dhe donacionet per Shqiperine dhe kete e ka treguar rast pas rasti.

    Pershendetje Nardi
    Dreret

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    O nardi mos je gje Nard Noka ti???????????

    Shqipria per Greqine eshte periferia e Athines ..Asproprigoja e famshme shqip folese.

    C'far "vasal" thua ti?

    Ne nuk kemi fllote, dume Baze.

    Dakort Nato, por jo shovinistet.

    Le te vi ministria e ndertimit, e perpara te rindertojne shpiat e xhamite came ne greqi, leni ato turke ne lindje s'na intereson.

  17. #17
    alvi
    i/e ftuar
    Jeni bo te gjithe Envera ktu, me parrulla te tipit "Me forcat tona."
    Kur nuk ke o dajako, me ca do i ndertosh me pune vullnetare?
    A e shef pse te fuste ne pune vullnetare Enveri?
    E shef qe eshtee veshtire te qeverisesh nje shtet te varfer, ta mbash me rend e qetesi, dhe te pavarur?
    Doni pare, do e perkulesh koken, nese jo, atehere, do ngordhesh urie, se dhe ata refugjate qe ke ne Greqi qe po e majn shqiperine me buke, ti kthe ai dhe ta bo Shqiprin me keq se 97.
    Mos folni me pasione pa llogjike.
    Shif kush jemi, sa fuqi kemi, sa para kemi, sa infuence kemi ne bote, pastaj, percakto dhe pozitat me te cilat do besh negociata.
    Per sa kohe qe nuk ke breke ne by the, do i besh nga pozitat e me te dobtit.

  18. #18
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    oree Nardi po mire mer lal ti na thenke te bejme nje vesh shurdh edhe nje sy qorr si gjithmone....!? e kemi bere deri me sot more ate veprim por ti na thenke ta trashegojme brez-pas-brezi si diēka qe do i sherbeje te ashtuquajtures "poltika-e-mire"nuk eshte puna se do tregohemi patriot por kur te theret nje rrezik qe neser neve si Komb do te jete fundi yne dhe ti thua te rrim duar kryq...!?ku eshte pare kjo ...e pra mos e kini hallin e Turqise se eshte "mani-dynja" per hesap te vet por shkikoni gjarperin -grek dhe kucdren -serbe se kane akoma dhemb per te na kafshuar..sot e mot

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  19. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Ore po ky Alvi qenka me i squti i te gjithve.

    Po ku paske qene more djale?????

    Tani me thuaj: breket si duhet t'i heqim qe te fitokemi ato qe s'i paskemi?

    Nuk do ishte me mire te kemi ato qe fitojme me dure se ato me para-culo?????!!!!!

  20. #20
    alvi
    i/e ftuar
    lol
    O Dajako.
    Kadal kadal, me stil hiqen, madje duke kercy nen tingujt e internacionales.(lol)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •