Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Enoku Dhe Elia...??? Per Te Krishteret.

    ENOKU dhe ELIA.

    Do te doja qe ne kete teme te diskutonin te krishteret dhe nese te tjeret do deshironin te thoshin dicka, ju lutem qe ti argumentojne nga Bibla.

    Enoku dhe Elia ishin dy personat, te vetmit qe nuk pane vdekje, u rrembyen ne Qiell.

    A nuk ju duket nje fenomen qe nuk haset kudo? Cfare dini me teper per keta persona.

    Perendia thote se te gjithe do te vdesin, atehere ku qendron misteri me keta dy persona?

    Si e shpjegoni?

    Pres pergjigjet tuaja.

    Miqesisht Abigail

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2002
    Postime
    7

    Bibla

    E kam Lexuar Biblen e vjeter disa here por kurre nuk kam ndegjuar ndonje gje per keta 2 persona. Edhe po qe se deshiron te gjesh keso gjera ne Bibel per Argumentime, ke sa te duash, por nuk e di se cfare dobie kemi prej kesaj pune. Si shembull munde te marrim Adamin dhe Even, ata paten 2 femije...Kainin dhe Abelin... si erdhem ne prej dy meshkujve???????????
    Une them qe nuk ja vlen. Te uroj sukses ne kete teme.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb

    Bibla thote qe Adami dhe Eva paten shume femije, kainin dhe Abelin njeh ti, por ata jetuan pothuajse 1000 vjet dhe paten shume femije....
    Zoti te bekofte!!
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    8
    Ne cilen bibel i ke gjet keto persona,se nuk po te kuptoj.Sqarohu me mire.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    3 Adami jetoi njėqind e tridhjetė vjet dhe i lindi njė djalė qė i pėrngjiste, njė lloj nė shėmbėlltyrė tė tij dhe e quajti Seth.

    4 Mbas lindjes sė Sethit, Adami jetoi tetėqind vjet dhe pati bij dhe bija.

    Zanafilla 5:3-4
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2002
    Postime
    7

    Bibla

    I nderuar Jesushaus,
    tu kisha lutur mos te gjykosh para se te marrish masa se sa njeriu din e nuk din. Me drejtohesh (Kainin dhe Abelin aq sa njef ti) nuk e eshte e drejte, dhe po qe je njeri besimtar nuk te takon. Eshte qe se pari te njofish dikend dhe pastaj te gjykosh ne qofte se kemi te drejte, kete e them se duhet te lexoni te githa ato qe shkrova per te kuptuar se cka dua te them. Ti e din se nje shkrim i mire e ka Fillimin, trupin dhe konkluzen. Une ne fillim them qe nisem nga Bibla e vjeter, keshtuqe nuk pres gjykime ngase aty nuk ka vend per gjykime. Po ne qofte se deshiron te shkojm te bibla e re atehere me trego me cilet njerz u martuan dhe krijuan femije femijet e Adamit dhe Eves.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Mik i dashur nuk te gjykoj aspak, por per fat te keq nuk i ke njohurite e duhura mbi Biblen. Mbase ke lexuar ndonje liber propagandistik mysliman, se te tille libra po qarkullojne kohet e fundit me shumice ne Shqiperi.
    Nuk ka Bibel te re e as te vjeter, Bibla eshte nje dhe vetem nje, sepse Zoti yne eshte i njejti dje, sot dhe perjete!
    Bibla eshte libri me i vjeter ne bote, s'ka ne bote asnje liber me te vjeter se Ai.
    Zoti te bekofte!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jesushaus : 12-03-2003 mė 18:41
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  8. #8
    JEZUSI I VETMI SHPETIMTAR Maska e i shpetuari
    Anėtarėsuar
    28-02-2003
    Vendndodhja
    NE VENDIN E EMANUELIT
    Postime
    56
    PYETJA NGA MOTRA ABIGAIL ESHTE BERE PER TE KRISHTERET QE TE MARRI PERGJIGJE NGA ATA. UNE NUK KUPTOJ PSE FUTEN NE KETE TEME ATA QE NUK JANE TE KRISHTERE? APO PER TE SJELLE AMULLI MIDIS TE KRISHTEREVE? KJO S'KA PER TE NDODHUR. PRA PO JU THEM EDHE NJE HERE ATYRE QE NUK JANE NE FAMILJEN E KRISHTERE TE MOS FUTIN HUNDET ATY KU NUK I TAKON.
    JU PERSHENDES. I SHPETUARI.
    html

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2002
    Postime
    7

    Te marre

    O njerz te marre,

    Pse i futeni hundet ku nuk duhet, e nuk dini as per fen e as per kulturen. Qe te ju informoj juve me mire, une jam i krishtere, dhe nuk kam te bej me biblat e shqiperis ngase jam nga Kosova. Si munde te thoni qe eshte vetem nje bibel. Kemi Biblen e vjeter dhe beslidhjen e re. Dhe nuk do te thote qe vetem te jesh i krishter munde te dish per biblen. Mos krijoni perqarje, feja eshte ure, te gjithe kemi nje zote, e lutem qe ky zot te ju ruaj e mos te jau thej kryet. Nuk munde te shkoni te zoti me perqarje, zoti nuk thote se besimet tjera jan te kqija. Lexoni me shume e mbani dhe besoni per vete, askush tjeter nuk eshte i interesuar te i ndegjoj perrallat tuaja.


    Ju uroj te mira

  10. #10
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Kujdes se cfare thua.....

    Mati mire fjalet se nuk di se cfare flet...

    Kush po thote se ne nuk e kemi Dhjaten e Vjeter e te Re?

    Ke mundesi te thuash ndonje gje per temen me lart? Nese jo ka tema te tjera ku mund ti diskutosh keto gjera!

    Miqesisht Abigail...
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  11. #11
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    SI KA MUNDESI QE ASNJE NUK DIKA DICKA PER HISTORINE E NOEUT DHE ELISE?????

    ABIGAIL.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  12. #12
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Abigail,

    Eshte e vertete qe te dy keta njerez nuk pane vdekjen! Dhe kjo me te vertete ngelet nje mister deri ne Dhjaten e Re!
    Keta 2 persona ishin ata qe kur te gjithe adhuronin demonet ata i faleshin Zotit te vertete, Krijuesit, dhe per kete u perndoqen nga bashkekohesit e tyre.
    Por Zoti nderhyri dhe Enokun e ngriti truperisht ne qiell, ndersa Elian e ruajti nga Ahabi dhe Jezebela mrekullisht!
    Elia u ngrit ne qiell me karrocen e zjarrte, se si mund te kete qene kjo ngritje, ne nuk e imagjinojme dot!

    E rendesishme eshte se qe te dy ata nuk e provuan vdekjen asnjehere!
    Por a do te thote kjo se ata ishin te pamekate, sepse vetem i pamekatshmi mund t'i shpetoje vdekjes, sepse vdekja hyri ne bote me ane te mekatit dhe cdo njeri mekatoi dhe e humbi lavdine e Perendise!

    Por, nqs hapin Librin e fundit te Bibles, zbulesen e apostullit Gjon, shohim se aty flitet per dy deshmitaret qe do paraqiten ne kohen e antikrishtit te cilet do t'i tregojne botes besimin e drejte dhe askush nuk do mund t'u beje keq atyre, sepse zjarri del prej gojes se tyre dhe i perpin kundershtaret!

    Por Bisha qe del nga humnerat, do t'i vrase ata dhe do ta ekspozoje trupat e tyre para te gjitha kombeve, per tre dite te gjithe ne do i shohim trupat e tyre ta pajete ne qytetin ku u kryqezua Zoti yne!

    Dhe kjo kohe po vjen, sepse vetem me ana te mjeteve qe disponojme sot si TV, Internet etj, mund te shihen nga te gjithe bota trupat e tyre te pajete brenda tre ditesh!

    Zoti do i ringjalle ata dhe do i ngrere lavderisht ne Qiell!

    Kjo eshte ajo qe besoj une, dhe shume eter te shenjte te Kishes Ortodokse, pavaresisht se ky nuk eshte nje shpjegim dogmatik, (pra i pranuar si 100% i vertete), sepse ne fund te fundit behet fjale per nje ngjarje qe do ndodhe ne te ardhmen!

    Antikrishti po vjen, por Zoti nuk do i braktise asnjehere sherbetoret e Tij, ky eshte mesazhi qe keto vargje biblike te Zbuleses na japin!

    Nuk e di se a munda te jap nje shpjegim lidhur me keta dy heronj te se shkuares dhe dy martire te se ardhmes...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  13. #13
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Une te falenderoj perzemersisht per pergjigjen Matrix!

    Me ne fund doli dikush aty ku une doja dhe mendoja!

    Kam te njejtin mendim me ty. Fjala e Perendise nuk mund te bjere ne kontradite me veten e saj.

    Perendia eshte i drejte dhe Fjala e Tij eshte e vertete! Ai thote qe te gjithe do te vdesin dhe kjo eshte e pakundershtueshme.
    Dalim tek keta dy persona qe nuk e pane vdekjen dhe u morren ne qiell.

    Edhe une mendoj se tek Zbulesa per dy deshmitaret dhe dy drute e ullirit qe rrine prane Perendise jane Enoku dhe Elia, dhe po te shikosh me vemendje, dy deshmitaret tek Zbulesa bejne dhe kishin fuqi te benin te njejtat shenja qe beri Elia.

    Mendoj se keta dy deshmitaret qe do te vine nga qielli, do te vdesin dhe do te ringjallen.

    Kjo verteton akoma me shume sesa e vertete eshte Fjala e Perendise. Te gjithe do te provojne vdekjen.

    Miqesisht Abigail
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  14. #14
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje!

    Ndersa une mendoj se 2 deshmitaret qe permenden tek zbulesa e Gjonit kapitulli 11 jane Moisiu dhe Elija.Ky eshte vetem nje supozim imi dhe aresyet qe une mendoj se eshte keshtu jane :

    1-Ashtu si Moisiu, ata kane pushtet te godasin dheun me cdo plage dhe ashtu si Elija, ata kane pushtet te mbyllin qiellin te mos bjere shi.
    2-Taditat judaike i prisnin te dy te riktheheshin ne te ardhmen, Moisiu (Ligji i Perterire 18:15-18) dhe Elija (Malakia 4:5-6)
    3-Te dy Moisiu dhe Elija ishin te pranishem ne shperfytyrimin e Zotit Jezus qe eshte edhe paraqitja e ardhjes se dyte te Zotit tone Jezu Krisht (Luka 9:28-36)
    4-Te dy Moisiu dhe Elija kishin fuqi te mbinatyrshme per te bere qe njerezit te pendoheshin
    5-Elija u rrembye ne qiell i gjalle me nje karroce te zjarrte, ndersa Zoti e varrosi trupin e Moisiut ne nje vend qe nuk u gjend kurre
    6-Periudha e profecise se tyre ishte 3 vjet e gjysem aq sa edhe e Elijas(Jakobi 5:17)

    Keto jane disa nga shenjat qe tregojne se dy deshmitaret qe permenden tek zbulesa behet fjale per Moisiun dhe Elijan, por ndoshta une nuk e kam plotesisht te sakte kete supozim. Zoti e din te verteten me mire se kushdo tjeter, dhe ajo qe ka me shume rendesi per ne eshte qe te jemi gadi per diten e Zotit, sepse ajo dite do te vije papritur, dhe do te jete nje humbje e madhe per ata qe nuk kane besuar tek Jezu Krishti, por jane akoma ne rrugen e gjere te humbjes dhe s'kane hyre nga dera e ngushte e jetes.

    Sa per Enokun qe pyet motra Abigail, une nuk e di se ky permendet diku ne Bibel se ai do te rikthehet perseri, mbase une jam gabim ne kete ceshtje, por le tja leme kohes ta permbushe kete profeci.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  15. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Sa per Moisiun, Astrit, ai vdiq si njerezit e tjere, pavaresisht se varri i tij nuk u morr vesh kurre, ndaj dhe mendoj(jo vetem une por dhe shume eter te Kishes Ortodokse) se ai nuk do rikthehet me per te vdekur per here te dyte sepse nuk do kishte asnje kuptim.

    Por perderisa behet fjale per te ardhmen, cdo interpretim nuk eshte as 100% i pranueshem e as 100% i kundershtueshem!

    Ajo ku duhet te ndalemi ne eshte mesazhi se Zoti asnjehere nuk do i braktise sherbetoret e Tij edhe ne momentet me te veshtira

    Miqesisht
    Matrix
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Moter Abigail.

    Ne lidhej me ate qe thua se , te gjithe duhet te provojne vdekjen, do te te sillja fjalet e Palit tek 1Thes: 4:17.
    Pra ne momentin e ardhejes se Krishtit, te gjithe besimtaret e krishtere te shpetuar qe jane GJALLE, do te rembehen se bashku me Krishtin ne qiell, pa e provuar vdekjen. Ky eshte thjesht vetem nje diskuitim, dhe nuk dua te ma marresh per kundervenie pasi bibla asnjehere nuk duhet perdorur si arme kunder vellait apo motres.
    Me respekt Deshmuesi.

  17. #17
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kujt i ka rene rasti te lexoje Librin e Enohut?

    Une e kam ne shtepi. Eshte nje nga shkrimet apokrife qe nuk u pranuan ne kanonet e Shkrimit te Shenjte, megjithse Tradita Kishtare i atribon asaj disa vargje nga letra e Judes.

    Po kjo tradite kishtare pohon se dy deshmitaret e Zbuleses do te jene Elia edhe Enohu, qe do rikthehen, qe te mund te kalojne edhe ata neper pragun e ligjit te vdekjes, si te gjithe njerezit.

    edhe casti i rrembimit, nuk do te thote se nuk kalojne neper vdekje.

    Vdekja eshte porta nepermjet se ciles e gjithe raca njerezore do te kaloje. Kjo eshte nje e vertete e rendesishme teologjike-soteriologjike kishtare, pasi eshte kyc per vete vepren e Krishtit ne Kryq!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 02-04-2003 mė 03:18

  18. #18
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Sic e thashe edhe me lart, ky eshte vetem nje mendim imi personal dhe eshte nje supozim se dy deshmitaret qe permenden tek zbulesa behet fjale per Moisiun dhe Elian, por ka mundesi qe te jene edhe Enoku dhe Elia. Zoti nuk na e ka bere te njohur se per cilet behet fjale, edhe pse sic thote Klodi tek libri i Enohut thuhet se ata jane Enoku dhe Elia.
    Per Elian thuhet ne Testamentin e Ri se ai erdhi ne bote dhe vdiq, eshte fjala per Gjon pagezorin (Mateu 11:13-14, 17:10-14)

    13 Sepse tė gjithė profetėt dhe ligji kanė profetizuar deri te Gjoni.
    14 Dhe, nė daēi ta pranoni, ai ėshtė Elia, qė duhej tė vijė.

    10 Atėherė dishepujt e tij e pyetėn duke thėnė: ''Vallė pse skribėt thonė se duhet tė vijė mė parė Elia?''.
    11 Dhe Jezusi u pėrgjigj: ''Vėrtetė Elia duhet tė vijė mė parė dhe tė rivendosė ēdo gjė.
    12 Por unė ju them se Elia ka ardhur dhe ata nuk e kanė njohur, madje u sollėn me tė si deshėn; kėshtu edhe Birit tė njeriut do t'i duhet tė vuajė prej tyre''.
    13 Atėherė dishepujt e kuptuan se u kishte folur pėr Gjon Pagėzorin.


    Ja se cfare thuhet tek Luka 1:17 per Gjon pagezorin :

    17 Dhe do tė shkojė pėrpara tij nė frymė dhe pushtet tė Elias, pėr t'i kthyer zemrat e prindėrve te fėmijėt dhe rebelėt nė urtinė e tė drejtėve, pėr t'ia bėrė gati Zotit njė popull tė pėrgatitur mirė''.


    Pra Gjoni shihet si nje pararendes i Jezu Krishtit, por i veshur me fryme dhe pushtet te Elias, eshte interesant fakti, se Gjoni vete e mohoi se ai ishte Elia (Gjoni 1:21).

    Une mendoj se Elia i Testamentit te Vjeter do te vije perseri ne bote, ashtu sic thuhet tek Malakia 4:5-6 :

    5 Ja, unė do t'ju dėrgoj Elian, profetin, para se tė vijė dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit.
    6 Ai do tė bėjė qė zemra e etėrve t'u kthehet bijve dhe zemra e bijve etėrve, me qėllim qė vendi tė mos goditet nga njė shfarosje e plotė.


    Eshte interesant fakti, se Zoti yne Jezu Krisht ka ardhur nje here ne bote, por pritet qe Ai te vije perseri dhe shume profete te Testamentit te Vjeter kane profetizuar per te dy ardhjet e Tij, por ata asnjehere nuk kane bere nje ndarje, ne keto dy ardhje te Tij, madje kjo gje i ka konfuzuar shume judenjte dhe skribet, sepse njehere Ai paraqitej si i rrahur, i tejshpuar, i fyer, etj(Isaia: Kap. 52:13-15, Kap. 53). dhe njehere tjeter Ai paraqitej si Mbret i Plotfuqishem, dhe dita e Tij si nje dite e llahtarshme.Ata mendonin vetem per nje ardhje te Zotit dhe ata e shikonin ate vetem si Mbret dhe jo si nje njeri te zakonshem dhe judenjte ne fakt presin akoma Mesian. Ne fakt ne te dy heret ardhja e Zotit eshte e paraprire me ardhjen e Elias. Heren e pare kete gje e ka permbushur Gjon pagezori i mbushur me fryme dhe pushtet te Elias, dhe heren e dyte une mendoj se do te jete nje nga dy deshmitaret qe permenden tek zbulesa.

    Megjithese keto jane vetem supozime, dhe Zoti e din me mire se kushdo se si dhe kur do te ndodhin gjera te tilla, ajo qe ka rendesi per ne, ashtu sic e tha edhe Matrix eshte se Zoti eshte ne anen tone dhe cfare do qe te ndodhe ne bote, askush nuk mund te na shkepuse nga dashuria e Krishtit.

    Eshte nje teme interesante, kur flitet per eskatologjine , per gjerat e diteve te fundit dhe shume njerez ne bote perpiqen qe cdo ngjarje qe ndodh ne bote te lidhin me profecite qe jane thene ne Bibel dhe nje gje eshte e sigurte se gjithshka bashkevepron qe Fjala e Zotit te permbushet dhe te gjitha profecite do te plotesohen, ne perputhje me planin e Zotit.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  19. #19
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Zbulesa ka sherbyer gjithmone si nje Liber ku besimtaret e krishtere kane gjetur prehjen ne kohe persekutimesh!

    Nuk e di se si mendoni ju, a ekziston vetem nje permbushje e profecive te Zbuleses apo profecite e saj jane me shume permbushje?

    Mua me ka terhequr shume figura e Gruas me Femijen ne krah, nuk e di se kush mund te na jape nje mendim lidhur me kete figure, si dhe me ngjarjet qe lidhen me kete figure si c'eshte rrembimi i Femijes ne Qiell, perndjekja qe Dragoi i ben Gruas, Toka e cila i vjen ne ndihme Gruas qe mos permbytet nga ujrat qe i leshon Dragoi, largimi i Gruas ne shkretetire...
    per te vazhduar me pas me shfaqjen e 2 bishave nga toka e deti...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  20. #20
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Mund te vazhdojme ne kete teme te diskutojme mbi profecite e Zbuleses qe ka sjelle me lart Matrix!

    Mendoj se jane shume interesante!

    Ftojme te gjithe te krishteret te japin mendimin e tyre!

    Zoti me ju!

    Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Profecite e peshkopit irlandez Malachia per papatin.
    Nga helene nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 16:53
  2. Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i kohėrave
    Nga elda nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 19-06-2011, 21:32
  3. Dėmet e zbulesės dhe lakuriqsisė
    Nga new-man nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-04-2009, 11:57
  4. SHKRIMI I SHENJTĖ: Kapitulli III: Dhiata e Re
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 21:30
  5. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •