Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 71
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Dosja e antishqiptareve

    Njė kompromis i mundshėm pėr Presidentin e Kryeministrin e ardhshėm nė prani tė shefit tė lobit grek

    Nano-Meta, takim sekret nė Korfuz
    Dy drejtuesit e PS dje nė ishull me ftesė tė Nikola Geixh



    --------------------------------------------------------------------------------

    Takim i fshehtė Nano-Meta (tė paktėn kėshtu u tentua tė mbahej sėrish ky takim) kėsaj here nė ishullin grek tė Korfuzit dhe kėsaj here jo kokė mė kokė. Pashkėt ortodokse, dy liderėt e PS i kanė "festuar" dje nė shoqėrinė e shefit tė lobit grek nė SHBA Nikola Geixh (Gage).

    Mbėshtetja e Nanos pėr postin e kryetarit tė shtetit dhe kthimi i Metės nė krye tė Qeverisė, mėsohet tė kenė qenė dy prej temave kryesore tė bisedimeve joformale qė janė zhvilluar nė Korfuz vetėm 3 milje larg nga amfiteatri i Butrintit, ku - si pėr koinēidencė - kryeministri Majko kishte shkuar pėr tė parė Festivalin e Fyejve.

    Itinerari
    Takimin mes dy "armiqve" tė dikurshėm e ka organizuar Nikola Geixh (Gage). I pari nė aeroportin e Korfuzit ka mbėrritur Meta. Dy ditė mė parė, me njė avion ēarter tė kompanisė ADA-air, ish-kryeministri ka lėnė Tiranėn pėr tė takuar sėrish Nanon. Ai (Meta) shoqėrohej nga bashkėshortja e tij Monika Kryemadhi. Bashkė me ish-kryeministrin kanė qenė gjithashtu dhe bosi i ADA Air, Marsel Skėndo, e shoqja tij dhe dy gazetarė tė "Oborrit". Njė ditė mė vonė nė Korfuz ka mbėrritur dhe lideri i PS, Fatos Nano. Ai ka lėnė Athinėn, ku gjendej qė prej njė jave dhe bashkė me Xhoanėn ka shkuar nė "festėn" e Geixh (Gage). Nė kėtė shoqėri ėshtė pėrfshirė dhe njė biznesmen i njohur shqiptar si dhe njė anėtar i kabinetit "Majko". Tė ftuarit e fundit qė kanė mbėrritur dje nė mesditė kanė qenė Nano me Xhoanėn.

    Bisedimet
    Nano, Meta e Gejxh (Gage) janė shkėputur nga tė ftuarit e tjerė dhe kanė biseduar pėr disa orė rresht. Pakti mes tyre tashmė ėshtė i qartė. Ilir Meta rikthehet nė postin e Kryeministrit dhe Fatos Nano zgjidhet President. Takimi me Gejxh (Gage), njeriun qė i mundėsoi Metės vizitėn nė Shtėpinė e Bardhė, bėhet pikėrisht ditėn kur Meidani ėshtė nisur pėr nė SHBA dhe nė shoqėrinė e Majkos pritet tė takohet me Bushin nė mesjavė. Pasi i kanė dhėnė fund bisedimeve tre politikanėt janė bashkuar me tė tjerėt pėr tė festuar Pashkėt.

    Nano dhe Meta kishin zhvilluar bisedime tė fshehta dhe njė javė mė parė nė periferi tė Tiranės nė vilėn e ish-kryeministrit. Frut i atyre bisedimeve qė u zhvilluan thuajse nė mesnatė ishte zgjedhja e detyruar e Servet Pėllumbit nė krye tė Parlamentit. U bėnė dhjetė ditė qė Meta e Nano nuk shfaqen nė publik. Bashkėpunėtorėt e tyre thonė se ata kanė munguar pėr arsye shėndetėsore. Por mungesa e tyre ka ndodhur nė njė sfond tėrėsisht misterioz. Lufta politike mes Nanos dhe Metės qė zgjati plot gjashtė muaj dhe qė u pasua me krijimin e qeverisė Majko kishte lėnė shumė gjėra pezull. Si do jetė tani, pas paqes, raporti i forcave nė strukturat drejtuese tė PS dhe mbi tė gjitha kush do jetė Presidenti i ardhshėm i vendit, janė dilemat qė kushtėzoheshin nga marrėdhėniet Nano-Meta. Takimi i djeshėm duket se i ka dhėnė fund hamendėsimeve qė filluan tė qarkullojnė njė muaj mė parė kur Kryesia e PS hartoi Paktin Politik brenda partisė. Nikolas Gage me Nanon dhe Metėn, nuk ėshtė aspak njė takim pėr t'u anashkaluar, kur njihet tashmė influenca e rėndėsishme greko-amerikane qė Gage pėrfaqėson jo vetėm nė politikėn shqiptare.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Meta, vizite surprize ne Beograd

    Ish kryeministri Shqiptar do te fluturoje neser drejt Kryeqytetit Serb per nje takim me Kryeministrin Xhinxhic. Meta qe shoqerohet edhe nga deputete, perfaqesues te Dhomes se Tregetise dhe gazetare, do te vizitoje gjithashtu edhe Presheven, per te marre atje kontakte me lideret shqiptare



    Ish kryeministri i Shqiperise dhe nje nga figurat e njohura te PS, Ilir Meta do te vizitoje neser Serbine. Sipas burimeve prane tij, ish kryeministri do te udhetoje heret ne mengjes me nje fluturim carter nga aeroporti i Rinasit per ne aeroportin e Beogradit. Po neser mbasdite, Meta parashikon te takohet me Kryeministrin Serb Xhinxhic dhe me disa nga figurat e tjera te njohura politike ne vend. Po sipas burimeve prane Metes, qendrimi tre ditor ne Serbi do te shfrytezohet edhe per nje vizite ne zonen e Presheves dhe Bujanovcit dhe per nje takim me lideret lokale atje. Nuk ka me shume detaje per viziten e papritur te ish kryeministrit, por konfirmohet tashme se ne udhetimin e tij ai do te shoqerohet nga disa deputete te mazhorances, disa perfaqesues te Dhomes se Tregetise si dhe perfaqesues te shtypit. Vizita e Metes perfundon te shtunen ne mbremje.



    Nuk ka me shume detajeper viziten e Metes ne Beograd dhe Presheve, por duket qarte qe edhe kjo vizite e fundit eshte pjese e nje turi padyshim te rendesishem qe ish kryeministri po zhvillon ne rajon. Me pare, ai ka vizituar Maqedonine, ku ka pasur takime me lideret lokale shqiptare dhe duket se po pergatit nje vizite ne Kosove. Nderkohe, vizita e Metes ne Beograd, e projektuar qe ne kohen qe ai ishte kryeminister i Shqiperise padyshim qe do te marre nje ngjyrim te rendesishem politik. Me pare, me status zyrtar Beogradi eshte vizituar edhe nga Ministri i Jashtem Milo si dhe me rastin e nje konference nderkombetare edhe nga Kryetari i PS, Fatos Nano.



    Kontaktet e Metes me Kryeministrin Serb Xhinxhic kane filluar thuajse nje vit me pare. Qeveria Shqiptare e Ilir Metes njohu dhe me pas rivendosi marredheniet diplomatike me Serbine e pas Milloshevicit, dhe me kete rast, pas takimit te liderit te PS Nano me Koshtunicen edhe Meta u takua me Kryeministrin Xhinxhic, po ne Athine, gjate nje takimi nderkombetar rajonal te organizuar nga revista prestigjioze "The Economist". Takimi i cili fitoi mjaft publicitet ne mediat boterore kujtohet mbi te gjitha nga deklarata e perbashket ne te cilen dy Kryeministrat u shprehen se nese ky takim do te ishte bere me pare, nuk do te kishte pasur mosmarreveshje mes dy vendeve dhe per faktin se Meta i kerkoi Xhinxhicit, lirimin e te burgosurve kosovare qe mbaheshin ne Serbi. Nje jave me pas, Xhinxhic vendosi lirimin e 340 prej tyre, duke deklaruar se nje gje te tille ja kishte premtuar edhe Kryeministrit shqiptar.



    Ne parim, vizita e Metes ne Beograd, qe do te ishte edhe e para e nje Kryeministri qe nga viti 1946, kur Kryeministri Enver Hoxha vizitoi Kryeqytetin e Jugosllavise se atwhershme, u planifikua per ne vjeshten e vitit te kaluar. Vizita u shty disa here si pasoje e zhvillimeve te brendshme te PS dhe duket se u harrua pas deklarates se Majkos ne nje emision televiziv se ai nuk do te vizitoje asnjehere Beogradin. Duket se Meta ka vendosur ta realizoje tani viziten, duke marre mbi vete nje rol jo pa rendesi.



    Por ajo qe te befason me shume eshte ideja e ish kryeministrit per te vizituar krahinen shqiptare te Preshves, e cila ndodhet brenda kufirit serb. Nuk dihet shkaku i kesaj vizite, por duket qarte se Meta kerkon te luaje nje rol tek faktori shqiptar jashte kufijve zyrtare te Shqiperise. Vizita e tij e dy javeve me pare ne Tetove dhe takimi me Ahmetin dhe Xhaferrin, u komentua jo pak. U mendua se ajo i sherbente unifikimit te faktorit shqiptar atje dhe shuarjes se mosmarreveshjeve mes politikes dhe perfaqesuesve te UCK. Nuk u mesua me shume per kete, por nuk eshte cudi qe Meta ta kete ndermarre kete vizite ne kuadrin e njohjes se gjendjes se politikes shqiptare ne rajon. Kesaj ideje i vjen ne ndihme edhe lajmi i perhapur per nje vizite te afert te Metes ne Prishtine, vizite e cila nuk duket se do te jete shume larg. Gjate mengjesit te djeshem ish Kryeministri Shqiptar eshte pare ne Hotel Rogner ne shoqerine e liderit te PDK dhe ish udheheqesit politik te UCK, Hashim Thaci. Thaci, i cili ndodhej tranzit ne Tirane eshte aktualisht nje nder politikanet me me influence ne Prishtine.



    Padyshim, vizita e Metes mund te sjelle nje c'ngurtesim ne marredheniet mes dy vendeve, por per te bere konkluzione duhet pritur kthimi dhe konkluzionet e saj.



    "Korrieri"
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Shkon sherbetori tek padroni...komentet jane te teperta.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  4. #4
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621

    Thumbs down Tradhetaret!

    Vetem nje budalla ose nje i verber nuk do te shihte qe politikanet tane jane te shitur, dhe per pasoje TRADHETARE. (te pakten ata qe jane ne pushtet tani)

    E keqja e shqiptareve jane vete shqiptaret.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  5. #5
    Proud to be an Albanian Maska e cobra
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    Detroit Michigan USA
    Postime
    16

    Angry tradhtari Gramoz Pashko

    Nicholas Gage,(nikos gazojanis) a Greek American activist, and his ally Gramoz Pashko, at a Congressional Hearing on Albania chaired by Congressman Gilman.

    his ally Gramoz Pashko

    TRDHTARI gramoz pashko ne kongresin american i kundervihet Shqiperise dhe shqiptareve
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    A woman marries a man expecting he will
    change, but he doesn't.
    A man marries a woman expecting that she won't
    change, and she does.
    - COBRA-

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fol me shkoqur

    Pse tradhetar?
    Cfare ka bere..ku i ka bere ..qysh i ka bere..?
    Kur eshte mbajtur ky Kongres?
    Etj etj.

  7. #7
    Proud to be an Albanian Maska e cobra
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    Detroit Michigan USA
    Postime
    16

    brari

    Congressional Hearing on Albania eshte mbajtur me korrik te 97-tes ,ne nje nga sallat e kongresit Amerikan , nga pala mbrojtese ka qene Zonja Shirley Cloyes Dio Guardi e shoqja e kryetarit te Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane Zotit Joe Dio Guardi ,
    ndersa nga pala kundershtare jane anetare te lobit grek te perfaqsuar nga Nicholas Gage(nikos gazojanis) dhe nje politikan nga Shqiperia plehu gramoz pashko .
    tradhetari Pashko ketu pohon ato qe thote Nicholas Gage ,se qeveria shqiptare nuk respekton te dejtat e njeriut dhe te minoriteteve , dhe se minoriteti grek ne Shqiperi vazhdon te jete i shtypyr nga qeveria Shqiptare
    n.q.se do me shume informacion perreth kesaj ceshtje mund te konktatosh me e-mail me Zotin Joseph Dio Guardi (vetem ne aglisht adresa eshte : jjd@aacl.com
    A woman marries a man expecting he will
    change, but he doesn't.
    A man marries a woman expecting that she won't
    change, and she does.
    - COBRA-

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Shqiperia dhe karrikja

    Kjo tregon se per te Shqiperia eshte braz karrikja e vet.

    Prandaj ka vajtur rrakapjekthi shqiperia.

    Le te shpresojme se era e Moisiut do sjelle dallge me te mira per shqiptaret.

  9. #9
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendtje. gramos pashko s'eshte asnje gje tjter vec se nje plere, kur shiti nderin e familjes se tij vaj hallit per boten...
    shqiperia ma ka te ter qeverine qeveritaret e soteshem tradhetar e punoje vetem per te keqn e saj.. shqiperia nuk ka asnje ne ane e vete deri tani..
    me shume resspekt
    eda

  10. #10
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Konica tha: armiqet e shqiptareve, jane vet shqiptaret!

    Faktet qe njihen boterisht, duhet cekur cdo dite te vejme re...
    une do ta precizoja pak me ndryshe, per te mos i pergjithesuar te gjithe me emrin - shqiptaret - se armiqet me te ulte, me te ndyer, me hipokrit, me sahanlepires servil - te shqiptareve, jane disa shqiptare, qe shklelen gjithmone historikisht ne tradheti kombetare: Gjergj Kastrioti, kiste Hamzane - Isa Boletini, kishte Pajazitin, Hasan Prishtina u vra ne tradheti, e te gjithe ata shqiptare te vertete, qe projektuan zhvillimin e ceshtjes shqiptare derisot u shkaterruan pikerisht nga DISA SHQIPTARE ME E PA VETEDIJE TE TYRE etj....derisotekesaj dite edhe faktet e gramozit duke mbrojtur interesat e pakices greke dhe duke i meshuar Shqiperise, para Gexhes, para armiqeve - e ne senat amerikan sic shihet ne foto...nese vertet, dokumentohen fjalet e tij, ai eshte jo luftar per karrige, por kunder atdheut!

    Ai qe shet interesat e atdheut per karrige, ai shet edhe interesat e vet atdheut - vet armiqeve perrreth!

    Fakti eshte zoti i gjykimit te personalitetit! Kurre nuk e kam besuar se lufta me e eger qendron historikisht edhe sotekesajdite
    pikerisht me disa shqiptare te tille, qe demtojne me se tmerrshm vet ceshtjen shqiptare ne pergjithesi!

    E perseris thenien time: Fakti eshte zoti i gjykimit te njeriut!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Ujku_I_Vjeter
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Ne internet.
    Postime
    25
    Ne vazhdimesi PO NE CDO BEJME?

    Ka shume gazetare ne shqiperi, te tjere nuk i hyjne ne pune njeriu.

  12. #12
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    ...ne vazhdimesi, NE duhet te bashkohemi e mos te keqperdorim njeritjetrin, mos t'ia shpifim njeritjetrit ate qe nuk e ka - por ta demaskojme fuqimisht ate e secilin qe ka kryer e kryen veprime anti-shqiptare!

    Shume gazeta e gazetare tane, bene e po bejne ende vepime anti-shqiptare, te cilet duhet demaskuar kudo te ndodhemi...!

    Dosjet anti-shqiptare mund te mbyllen vetem perkohesisht! Populli i njeh bijte e vet te vertete!

  13. #13
    alvi
    i/e ftuar
    Si s'ju vjen turp dhe e quani tradhetar kryeministrin pasi shkoi per vizite ne vendin fqinj. Kjo mostolerance tipike ballkanse eshte shkaku pse do te jete gjithmone fuci baruti. Si mendoni ju se do te zgjidhen ndonjehere problemet tona pa dialog te dyanshem apo prap te mbeshtetemi tek NATO. Prap ne presim te huajin te na i zgjidhe problemet se perndryshe po u ndermoren hapa ne ate drejtim, pernjehere te ngjitet nofka tradhetar. Mbulojeni te pakten injorancen tuaj ne fushen e diplomacise dhe mos u hidhni kot pa thene njei hop.
    Per sa i perket G. Pashkos, ai legen ka qen gjithmone dhe kush e merr seriozisht ate, turp te kete. Ai duhet varur ne mes te Tiranes.

  14. #14
    alvi
    i/e ftuar
    P.S. Dhe ato fjale qe Nano i tha Slobos ne Korfuz se Kosova eshte ceshtje e brendshme e Jugosllavise jane te verteta e te bazuara mbi principet me fillestare te marrdhenieve nderkombetare e te mosnderhyrjes, parime te cilat u shkelen me te dyja kembet nga NATO.
    Dhe mos filloni te vini nofka si projugosllav ose joshqiptar se me patriot ose shqiptar se un nuk eshte asnje nga ata qe i perdor te tilla shprehje. Ne se keni argumente per te me kundeshtuar, bujrum.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    2

    anti-shqiptar nga shekulli i kaluar

    Edith Durham, studiuse e ceshtjeve shqiptare

    "I always thought of King Zog as an ignorant man, falling the reason the Italians let him be King instead of President. He turned out to be a man of the time for the difficult times Albanians were. Catholics in North and Orthodoxs in South were not keen on idea of a Muslim king or kingdom despite the majority of Albania is Muslim. Ahmed Zogu understoond Albanians rather be with West than turn towards East. On 1 September 1928 he abandoned his Turkish name Ahmed, together with the 'u' from Zogu and crowned himself Ahmet Zog I, King of Albanians, of a contitutional and hereditary Albania."

    "Pasa Esad Toptani is a dark figure among Albanians. Majority of his contibutions served interests of 'Le Porte' rather of Albanians in some cases heavily damaging those of Albanians to blame him later as traitor."

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Meta, ne Beograd dhe Moske

    Ministri i Jashtem do te vizitoj Jugosllavine me 26 nentor dhe ne fillim te dhjetorit Rusine

    Diplomacia shqiptare duket se po kthen syte edhe nga boshti sllavo-ortodoks, duke kerkuar te rivendose dialogun e munguar prej vitesh. Konkretizimin e perpjekjeve, ministri i Jashtem, Ilir Meta do ta filloje me Beogradin, te cilin ka planifikuar ta vizitoje te marten. Pas bisedimeve me autoritetet me te larta jugosllave, Meta do te zhvendoset ne fillim te dhjetorit ne Moske, i ftuar nga homologu i tij rus, Igor Ivanov. Lajmi konfirmohet nga burime te dikasterit diplomatik, te cilat nenvizojne se ministri i Jashtem ka nje axhende teper te ngjeshur kete periudhe. Ku padyshim udhetimi ne Beograd dhe Moske, te njohur per aleancen e forte mes tyre, perben nje nga momentet me te rendesishme. Ne axhenden dy ditore te qendrimit ne kryeqytetin serb, parashikohen bisedime me zyrtaret me te larte jugosllave. Vizita e Metes ne Beograd eshte komentuar dje pozitivisht edhe nga qeveria jugosllave, nepermjet nje komunikate shtypi. Vizita e ministrit te Jashtem, Ilir Meta, eshte e para vizite zyrtare e nje funksionari te larte te Tiranes ne Beograd, me te cilen, nenvizon komunikata, "synohet te afirmohet ringritja e dialogut politik midis dy vendeve dhe bashkepunimi bilateral dhe i fqinjesise se mire". Kjo do te jete ne fokus te takimit te tij me funksionaret me te larte jugosllave, ndersa ne negociata konkrete do te bisedohet korniza institucionale juridike per bashkepunimin dypalesh dhe do te percaktohen fushat me interes te perbashket ne bashkepunimin ekonomik, kulturo-arsimor dhe teknik. Ne kete drejtim, Meta dhe Svilanovic pritet te nenshkruajne disa marreveshje bashkepunimi, si dhe heqjen e vizave per pasaportat diplomatike dhe te sherbimit. Pas Beogradit, Meta me 5 dhjetor (jo e konfirmuar perfundimisht) do te zbrese ne kryeqytetin rus, me te cilin ne fakt shqiptaret kane lidhje te vjetra, qe shkojne para viteve '60, ne kohen e dashurise se vjeter. Meta do te perpiqet te rigjalleroje marredheniet me Rusine, si nje nga kancelarite evropiane me peshe ne vendimmarrje, por interesat e se ciles shtrihen deri ne Ballkan.

    A.Myftiu

    Axhenda e takimeve

    Presidenti Vojislav Koshtunica

    Kryeministri Dragisa Pesic

    Ministri e Jashtem Goran Svilanovic
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  17. #17
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Thumbs down Kush Eshte anti-shqiptari Nikolas Gaxojanis(Nicholas Gage)????

    [B][COLOR=orangered]Pse erdhi Geixh ne Tirane?
    Me tone te ngjashme me ato qe u perdoren per marreveshjen Nano-Berisha nje pjese e shtypit shqiptar foli per pajtim te Berishes me Nik Geixhin, apo Nikolas Gaxojanis, me ndermjetesimin e ambasadorit amerikan Xhefri. Kjo ishte e reja me pikante e atmosferes se shtypit shqiptar pas takimeve te figures me te shquar te diaspores greke ne Tirane me perfaqesues kryesore te politikes shqiptare.

    Kush eshte dhe cfare donte Geixh ne Tirane?

    Nderkaq ky njeri mendohet se nuk ka ndryshuar ashtu si protagonistet e politikes sone Nano-Berisha si pasoje e marreveshjes.Geixhi ka te njejtat pikepamje per Shqiperine si ato qe kemi hasur ne homepage-t e shoqatave te lobit grek ne Amerike,, qe flasin per minoritet grek, edhe ne Sicili si ne tere jugun e Italise. Ndoshta per te mos na e treguar kete karakteristike dalluese dhe per te mos prishur keshtu shijen e nje pritjeje protokollare te denje per nje burre shteti, Geixh nuk I eshte afruar shtypit shqiptar. Me perjashtim te takimit me Nanon, qe ka ftuar vete kamerat per te evituar apo reduktuar keqkuptimet e natyrshme ne nje rast te tille, Geixhi erdhi dhe iku si gjithmone, pra si hije. Pra protagonistet e politikes sone, me ndermjetesimin dhe shoqerimin e ambasadorit amerikan, dikur diplomat ne Turqi, u takuan me nje njeri hije qe nuk ka ndryshuar.

    Duke thene kete nuk kam ndermend te paragjykoj aktivitetin e Geixhit, si nacionalist grek, perfaqesues I krahut ekstremist te mendimit politik grek, rol qe e ka vendosur sistematikisht kunder interesave shqiptare. As per faktin qe idete e tij per Shqiperine, jane ato te gjysherve te vet, apo me larg se aq. Nuk kam ndermend ta paragjykoj as ne stilin e qeverisjes se Partise demokratike, dhe ish Presidentit Berisha, qe ka ndryshuar shume qendrime te vetat publike dhe nuk ben ndonje pershtypje se po takohet me Geixhin. Nuk kuptohet as se kush eshte merita e ambasadorit amerikan ne organizimin e nje takimi te tille, sic u pretendua nga shtypi afer Berishes. Ambasadoret amerikane kane organizuar edhe here te tjera takime te tilla, madje me keshilltare te Berishes dhe jane brenda misionit te tyre.

    Por ajo qe meriton vemendje nga kendveshtrimi yne, pra I Shqiperise, jane pyetjet: pse erdhi ai ne Shqiperi, dhe cila ishte cilesia e pritjes qe ju rezervua atij ne pikepamje te protokollit dhe temave te diskutuara?

    Nik Geixh, eshte sipas atyre qe e shoqeruan, nje gazetar dhe shkrimtar I njohur amerikan, dhe teorite se ai ka qene keshilltar I Klintonit dhe I Reganit, jane vetem mistifikime te percuara ne shtyp nga ata qe paten kompleks qe ta takonin. Ne nje artikull te tijin ne International Herald Tribune ,kunder nderhyrjes perendimore ne Kosove, Geixh flet se si I kishte propozuar para konfliktit zonjes Ollbrait, disa ide, qe paten me pas rast t'I diskutonin ne nje takim mes tyre, pra ai vete nuk flet per ndonje rol te pakten prane Klintonit..Ajo qe nderkaq eshte e padiskutueshme, eshte se Geixh, si nje nga figurat me te spikatura te lobit grek ne Amerike ka arritur te influencoje ne administraten amerikane, ne favor te interesave greke, pra edhe kunder atyre shqiptare. Por aktualisht ai nuk perfaqeson politiken zyrtare greke te Simitisit dhe Papandreut, madje ai eshte sipas shume burimeve, I lidhur me krahun konservator te saj. Per me shume besohet se ai eshte kthyer edhe ne perfaqesues te interesave te caktuara ekonomike dhe financiare greke. Sipas nje burimi te besueshem Geixh ka bere kontakte me autoritetet shqiptare per t'I nxitur ne favorizimin e bankave greke ne privatizimin e Bankes se Kursimit dhe ka aresye te besohet se edhe ne kontaktet e tanishme ai ka punuar ne kete drejtim. I vetmi element kunder ketij versioni, megjithese jo I tipit kategorik eshte prania e ambasadorit amerikan ne te gjithe takimet publike me politikanet shqiptare. Eshte veshtire te besohet se ne keto takime publiket te pakten, ai ka folur per interesa ekonomike dhe financiare greke, ndersa do te ishte e udhes qe ne nje rast te tille te ishte I shoqeruar nga ambasadori grek.

    Se cfare ka biseduar ai me autoritetet shqiptare ka mister te plote. Zoti Nano u tregua me transparent me thirrjen e kamerave ne takimin e tij, pa koordinuar asgje me ministrin e jashtem, pra qe edhe ai te therriste ose jo kamerat, dhe duket se ky vendim I tiji eshte bere per te treguar se ai e takoi Geixhin ne prani te ambasadorit amerikan. Ndersa te tjeret, Berisha dhe Meta, as nuk dhane njoftim shtypi dhe as nuk thirren kamera, ndoshta se ata nuk dinin se c'do te benin mikpritesit e tjere te Geixhit dhe sepse ata donin te jepnin idene e nje takimi informal. Por perceptimi publik hedh dyshim mbi temat e biseduara ne keto takime, qe sic kuptohet nuk jane bere me ndonje axhende te plote ne dore te te gjitheve. Aq me shume dyshim te krijon ideja se edhe gazeta afer Berishes nuk dhane asnje informacion rreth takimit, ndersa informacioni I dhene nga zyra e zotit Nano, vertitej vetem ne njeren prej temave te mundshme te bisedimit, ajo e te drejtave te minoritetit grek.

    Kush eshte vlera e takimeve?

    Duke qene se Geixh nuk perfaqeson politiken zyrtare greke, as ate amerikane, atehere kush ishte vlera e takimeve me te? Ajo qe mund te kuptohet eshte se te gjithe kane pranuar ta bejne takimin, sepse ja ka kerkuar ambasadori amerikan, madje dikush don te jape idene se e ka bere kunder deshires. Per Meten mund te thuhet se ai ka vepruar me me finokeri se te gjithe: ai edhe e ka takuar, edhe nuk e ka takuar, pasi nuk ka njoftim zyrtar shtypi, megjithese edhe mund ta kishte bere nje te tille Por edhe nese e ka takuar, ai mund te justifikohet me vleren njohese te takimit. Edhe, homologu I tij, Papandreu u takua me lobin shqiptar ne Amerike, dy vjet me pare. Ndersa per Berishen mund te thuhet se ai e ka pranuar kete takim ne kuader te rikthimit te tij ne pushtet dhe te perpjekjeve per permiresim te imazhit te tij prane administrates amerikane ku lobi grek ka porcionin e vet te influences, megjithe rritjen e influences se lobit proturk me ardhjen e Bushit. Por duke bere kete, ai I ka dhene nje dore edhe Nanos, qe me nje dekor te tille pluralist postmarreveshje, do ta kishte me te lehte ta takonte Geixhin faqe mexhlisit. Megjithate Nano ka humbur paksa politikisht,-dhe ketu ndoshta eshte difekti I keshilltareve te tij- pasi ka dhene idene per publikun se I ka dhene llogari Geixhit per trajtimin e minoritetit grek ne Shqiperi. C' te drejte ka Geixh t'I kerkoje llogari Shqiperise per kete ceshtje? Pse Nano nuk I ka kerkuar pershembull Geixhit qe te ndermjetesoje per heqjen e ligjit te luftes? A mund te imagjinoni p.sh Geri Kokalarin te takohet ne Athine me Simitisin dhe t'I kerkoje llogari per pronat e shqiptareve? Pse kjo dobesi para ketij njeriu qe formalisht nuk perfaqeson asgje, pervec qe nga komuniteti shqiptaro-amerikan konsiderohet si armik I Shqiperise?

    Eshte shume e lehte per tu kuptuar se Geixh nuk ka ardhur per te diskutuar vetem per kete ceshtje ne Shqiperi. Ceshtjet e tjera duhet te na I sqarojne zyrtaret tane te larte te pozites dhe te opozites, pasi ne bilanc te fundit, publiku ka te drejte te dije se c'eshte biseduar me nje figure te tille te dyshimte. Ajo qe eshte e qarte pavaresisht temave te diskutuara me njeriun qe nuk ka ndryshuar, Nikolas Gaxojanis, eshte nje mungese e theksuar personaliteti e autoriteteve tona. Ato kane pranuar te bisedojne me nje njeri qe qe ka punuar sistematikisht kunder interesave shqiptare, qe formalisht nuk perfaqeson asgje, dhe nuk I kane thene popullit se c'kane biseduar. Pse ky mister?
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    1
    Sot eshte shume e lehte te marresh qofte pozen e nacionalistit, qofte ate te analistit euroatlantik qe i nderton skemat e
    argumentimeve mbi parimin e rishikimit te kodeve tradicionale. Ne te dyja rastet mund te behesh interesant dhe ne te dyja
    momentet je ne mode, pse gjithmone gjenden spektatore qe mund te kendellen edhe me sintagmen e "fqinjve armiq", edhe me sintagmen e "integrimit fqinjesor". Por kjo eshte nje teme me vete. Keto dite, gazeta "Koha Jone" e para dhe me pas edhe disa
    te perditshme te tjera ngriten shqetesimin se Greqia po e gllaberon pak nga pak ekonomine shqiptare, se fqinji i Jugut po e
    tepron me nderhyrjen ne punet e shqiptareve, se praktikat e vjetra te shtetit helen duket se po vihen ne jete me metoden e re
    te bashkepunimit dhe te integrimit rajonal. Problemi duket se shperfaqet ne disa rrafshe. Ne fillim duhet te shtrojme
    pyetjen: A duhet te mbaje ne veshtrim politika shqiptare historine e ketij vendi, pra kur ndertohet sot politika e jashtme a
    duhet llogaritur e shkuara? Ne qofte se duhet te llogarisim edhe te shkuaren, cfare modifikimesh duhet t'i bejme asaj?
    Nderkaq, ajo qe pranohet nga te gjithe, qofshin keta shqiptare, qofshin te huaj, eshte se ne rryme te shekujve, sic thoshte Cabej, Shqiperia ka qene nje qender ritreksioni dhe jo intekresioni, qe do te thote se areli i saj ka ardhur duke u rrudhur, jo duke u zgjeruar. Vetedija historike e shqiptareve, qofte edhe per kete shkak, ne ndryshim nga ajo e fqinjve nuk shfaqet si ngasje per te vizatuar me ngyrat e saj te ardhmen, perkundrazi, shqiptaret ne rryme te shekujve kane treguar me shume prirje per te qene te hapur dhe pragmatiste. Pa dashur te bej shume histori, me nje veshtrim te shpejte, mund te kujtojme se shteti i sotem shqiptar dhe shteti i Kosoves kane qene realizime te vullnetit te banoreve te ketyre trevave per te ruajtur
    identitetin e tyre, per te rezistuar ndaj represionit te fqinjve dhe rezultat i triumfit te vullnetit fatbardhe te vendeve dhe diplomacise euroamerikane. Shqiptaret, ndoshta jane nga te rrallet kombe qe nuk kane bere asnje lufte pushtuese. Ne fillim te shkekullit, Austro-Hungaria, nga njera ane dhe Italia nga ana tjeter, ishin faktore te konsiderueshem qe frenuan etjen e fqinjve tane per te na gllaberuar teresisht. Ne kohen e mbretit Zog aleatet e natyrshem te shtetit shqiptar ishin Anglia, Italia dhe Amerika. E dyta, lufta e tregjeve apo ekspansioni ekonomik ne nje shoqeri te hapur eshte prirje e zhvillimit. Nga qarkullimi i mallrave dhe i ideve nuk humbet askush, por te gjitha keto natyrisht behen me qellim qe te fitojme sa te jete e mundur ne shqiptaret pa cenuar natyrisht identitetin dhe integritetin e askujt. E treta, shqetesimin per marredheniet jo korrekte, madje diskriminuese te Athines me Shqiperine, po i ngrejne edhe te huajt, qe do te thote se problemi eshte me serioz se sa e perjetojme ne. Me ne fund, ajo qe nuk mund te pranohet ne asnje rrethane eshte siguria cinike qe i ka dhene vetes lobi fondamentalist grek me ne krye Nikos Gaxojanis (N. Geixh) per te formuar kabinetet shqiptare. Kjo siguri dhe ky cinizem eshte i papranueshem. Kryeministri Nano duhet te na sqaroje te gjitheve se deri ne c'mase eshte verifikuar ndikimi dhe urdhri i ketij lobi per te diktuar ne zgjatjen e qeverisjes se socialisteve. Ne shtyp eshte shkruar se ne Korfuz Nano dhe Meta jane takuar dhe kane diskutuar per ta mbajtur pushtetin me cdo kusht me sponsorizimin e ketij lobi.
    Shtypi pat botuar edhe nje fotografi ne zgjedhjet e 24 qershorit me ane te se ciles deshmonte se Geixh kishte ardhur ne Sarande dhe i shoqeruar edhe nga ambasadori i SHBA-se, Limnpreht, pasi kishte bere fushate elektorale per nje perfaqesuese te Omonias, kishte ngrene edhe nje dreke. Ky person eshte njeriu qe ne kohen kur Berisha ishte president, pra Kryetar i shtetit te shqiptareve dhe vizitoi SHBA-ne, sajoi incidente flagrante dhe fyese. Kynjeri qe ka nje urrejtje patologjike per
    shqiptaret dhe qe ne librin e tij "Tregjet e ardhshme ne Ballkan" shpall hapur se Greqia duhet te diktoje zhvillimet makroekonomike ne Shqiperi, se Shqiperia nuk duhet te lejohet te zhvilloje ekonomine prodhuese se faktori shqiptar ne Ballkan
    eshte nje rrezik per Greqine, ky njeri qe eshte i bezdisshem edhe per vete greket e moderuar, ky njeri drejton realisht PS-ne
    dhe i detyron socialistet qe ta mbajne pushtetin me cdo kusht, ka ardhur koha ta kuptoje se vetedija e vitit '97 eshte tejkaluar. Zoti Kryeminister, ti per hir te ndjenjave realiste qe ke shfaqur, duhet te japesh shpjegime per rolin e Nikolas Geixh ne fatin e ketij vendi. Ti duhet t'u kerkosh kolegeve te tu ne Greqi qe kur te vijne ne Shqiperi te diskutojne per problemet e Ballkanit edhe me Abdi Baleten, pastaj Fatos Nano dhe Ilir Meta le te diskutojne edhe me Geixh-in. Ne qofte se Partia jote, zoti Kryeminister duhet te mbaje pushtetin me cdo kusht, pra duhet te jete nje loder ne duart e lobit te Nikolas Geixh, ti ke rastin e arte zoti Kryeminister qe votebesimin per te qeverisur kete vend t'ua lesh ne dore shqiptareve. Eshte me mire te vendosin ne e jo ata se si duhet te qeverisim dhe jo Nikolas Geixh.

    Nga Ilir Yzeiri

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    “Po u zgjodha president, s’do tė lejoj asnjė flamur shqiptar”

    BEOGRAD - Borislav Peleviē, kandidat pėr President i Serbisė nga Partia e Unitetit Serb tha se ai ėshtė pėr krijimin e njė programi kombėtar dhe pėr ndryshime tė Kushtetutės republikane, e cila do ta kthejė Serbinė nė “njė shtet tė popullit serb dhe tė minoriteve etnike qė dėshirojnė tė kenė tė drejta tė barabarta”. “Unė nuk dėshiroj tė jem njė qytetar i Serbisė, por njė serb ortodoks”, - tha Peleviē nė televizionin shtetėror. Ai tha gjithashtu se nėse zgjidhet president i Serbisė, ai do tė ndalojė valėvitjen e flamurit turk dhe shqiptar nė Serbi dhe do tė pakėsojė tendencat separatiste nė Raska, Vojvodinė dhe Serbinė Jugore. Peleviē theksoi se partia e tij ėshtė pro bashkėpunimit me Komunitetin Ndėrkombėtar, veēanėrisht me Bashkimin Evropian, por se kundėrshton integrimin ushtarak.
    Graēanicė, plumba mbi dy serbė
    GRAĒANICĖ - Nė Graēanicė persona tė paidentifikuar kanė vrarė me armė zjarri njė pjesėtar tė komunitetit serb dhe kanė plagosur njė tjetėr. Mediat serbe thonė se viktima dhe i plagosuri janė pjesėtarė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės, por zyrtarėt e policisė nė Prishtinė nuk e konfirmuan kėtė. Sipas “balkanweb”, zėdhėnėsja e policisė rajonale pėr Prishtinė, Sabrije Kamberi tha se ngjarja ka ndodhur rreth orės 22.30 pėrballė njė kafeterie nė Graēanicė. Dy persona tė nacionalitetit serb kanė qenė nė veturėn qė ėshtė goditur nga tetė plumba. Sipas mediave serbe, nė sulmin e mbrėmshėm nė Graēanicė ėshtė vrarė pjesėtari serb i SHPK-sė Radojica Millovanoviē, ndėrsa ėshtė plagosur kolegu i tij Zoran Zhiviē. Ēėshtja po hetohet nga Shėrbimi Policor i Kosovės sė bashku me policinė e UNMIK-ut.

    Pėrgatiti faqen: Eva Kushova
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  20. #20
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Post Geri Kokalari letėr pėr Geixhin Departamentit tė Shtetit

    Kokalari: A e ka korrigjuar ambasada amerikane Geixhin nė termin Epiri i Veriut


    Xhon Benton

    Departamenti i Shtetit
    Uashington, D.C

    I dashur Xhon

    Pėrsa i pėrket vizitės sė Nik Geixhit nė Tiranė, do tė jetė e ēmueshme nėse ju mund t’i pėrgjigjeni, nė respekt tė pozicionit tuaj nė Departamentin e Shtetit sa vijon:

    1.Si qytetar amerikan, Geixh sigurisht ėshtė pėrcaktuar tė vizitojė Shqipėrinė, por, pse po harxon ambasada amerikane taksat tona pėr kėtė qytetar privat i cili nuk ka biznes legjitim nė Shqipėri?

    2.Nė fillim tė vitit, Geixh u takua fshehtėsisht nė Korfuz me Nanon, siē u bė e njohur nga ambasada amerikane nė atė kohė. Njė nga arsyet se pse ata u takuan ishte diskutimi pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve me investitorė grekė, tė cilėt do tė mund t’i jepnin Greqisė kontrollin e sektorit bankar nė Shqipėri. A e mbėshtet kėtė koncept Departamenti i Shtetit? A e diskutoi kėtė ēėshtje Geixh me ambasadėn amerikane apo me Nanon gjatė vizitės sė tij tė fundit?

    3.Sipas mendimit tim, asnjė udhėheqės politik i Shqipėrisė nuk duhet tė harxhojė kohėn e tij me Nik Geixhin; megjithatė, jam informuar nga njė koleg i Berishės qė ambasadori amerikan i kėrkoi Berishės tė takojė Geixhin? A ėshtė e vėrtetė kjo? A ėshtė zhvilluar ky takim pėr tė siguruar ndonjė mbulim pėr takimin e Geixhit me Nanon?

    4. Me respekt tė ēėshtjes qė unė kam vėnė nė qendėr tė vėmendjes sė shtetit nė disa raste, a e ka korrigjuar Departamenti i Shtetit apo ambasadori amerikan, Geixhin nė pėrdorimin e termit “Epiri i Veriut” dhe ta informojnė qė SHBA-ja nuk njeh ndonjė rajon tė tillė nė Shqipėri? A mund t’i kėrkojė Departamenti i Shtetit Geixhit qė tė mos e pėrdorė mė kėtė shprehje nxitėse, veēanėrisht nėse ai po abuzon shėrbimet e USG? A nuk i detyrohet Geixhi popullit tė Shqipėrisė njė shfajėsim pėr vazhdimėsinė e pėrdorimit tė kėtyre termave qė fyejnė popullin e Shqipėrisė nga pėrpjekjet pėr ta risjellė edhe njėherė nė diskutim ēėshtjen e statusit tė kufijve kombėtarė tė Shqipėrisė?

    5.Edhe pse nuk ka asnjė problem me minoritetin grek nė Shqipėri pasi ata kanė tė drejta tė barabarta me shqiptarėt, ende Geixh ankohet pėr kėtė ēėshtje si njė protokoll i prishur . Megjithatė, siē e dinė mirė edhe Shtetet, kushtet e shqiptarėve etnikė nė Greqi dhe ajo e ēamėve mbetet njė histori tjetėr. A e ka diskutuar kėtė ēėshtje ambasada amerikane me Geixhin?

    6. A e ka diskutuar ambasadori Xhefri, lobin e Geixhit kundėr ndėrhyrjes ushtarake amerikane nė Kosovė?

    7. Nėse Nano e ka ftuar Geixhin nė Shqipėri, ai ka njollosur emrin e tij tek populli i Shqipėrisė, ashtu si dhe diasporės duke luajtur mikun e kėtij armiku tė shqiptarėve. Ēfarė roli, nėse ka, kanė luajtur Shtetet nė pėrpunimin e kėsaj vizite? A ka atje ndonjė nė Kongres nė veēanti qė vepron si avokat mbrojtės i provokacioneve tė Geixhit nė Shqipėri?

    Me respekt CSFB, kam besim se tashmė ėshtė bėrė njė pėrcaktim, nga USG rreth ekzistencės sė llogarive tė Nanos, dhe pėr mė tepėr a ekzistojnė ato apo jo. Gjithashtu kam besim qė njė numėr i shqiptaro-amerikanėve dhe partitė e tjera tė interesuara do tė kėrkonin njė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje? Nėse llogaritė ekzistojnė, ēfarė do tė bėjė USG rreth tyre? Fola sot me Elisabet Shelton nė ambasadėn tonė nė Tiranė, dhe ajo mė tha se do tė kėrkonte informacion pėr kėtė gjė. Gjithashtu telefonova ambasadoren Elisabet Xhones, dhe ende po pres pėrgjigjen e saj. Nėse pėrgjigjja do tė jetė qė nuk ka llogari, atėherė besoj se do tė ishte nė interesin mė tė mirė tė secilit nėse kjo zbulohet mė mirė shpejt se sa mė vonė. Por nėse nė fund tė javės nuk ka pėrgėnjeshtrim nga Nano dhe asnjė zbulim nga USG dhe, ose CSFB qė tė konfirmojnė qė llogaria nuk ekziston, atėherė mendoj ne do tė jemi tė aftė tė pranojmė qė ėshtė njė e dhėnė e fortė, qė nė tė vėrtetė llogaritė ekzistojnė. Nė bazė tė kėtyre rrethanave, diēka duhet bėrė pėr tė ngritur nivelin e diskutimit tė kėsaj ēėshtjeje me zyrtarėt e pėrshtatshėm tė shtetit dhe tė degėve tė tjera tė USC.

    Siē kam thėnė dhe mė parė, nuk jam duke ju kritikuar juve personalisht, por pres qė Departamenti i Shtetit tė bėjė diēka pėr tė mirėn e dy vendeve, pėr SHBA-nė dhe Shqipėrinė, dhe mbėshtetur nė kėtė ēėshtje unė kam ngritur jam jashtėzakonisht i shqetėsuar rreth politikės sė Shteteve.

    Faleminderit pėr vėmendjen tuaj pėr kėtė ēėshtje.

    Sinqerisht
    Sincerely,
    Gary Kokalari



    Dear John:

    Regarding Nick Gage's visit to Tirana, it will be appreciated if you can
    please respond with respect to the State Department's position on the
    following:

    1. As a U.S. citizen, Gage is certainly entitled to visit Albania, but why
    is the U.S. Embassy wasting our tax dollars on this private citizen who has
    no legitimate business in Albania?

    2. Earlier this year, Gage met secretly on Corfu with Nano, as had been
    acknowledged by the U.S. Embassy at the time. One of the reasons they met
    was to discuss the privatization of the Savings Bank with Greek investors
    which would effectively give Greece complete control of Albania's banking
    sector. Does the State Dept. support this concept? Did Gage discuss this
    matter with the U.S. Embassy or Nano during his current visit?

    3. In my opinion, no Albanian political leader should waste his time with
    Nick Gage; however, I was informed by one of Sali Berisha's associates that
    Ambassador Jeffrey requested that Berisha meet with Gage? Is this true? Was
    it to provide cover for Gage's meetings with Nano?

    4. With respect to a matter I have brought to State's attention on several
    occasions, has the State Dept. or Ambassador Jeffrey corrected Gage in his
    use of the term "Northern Epirus" and informed him that the U.S. knows of no
    such region of Albania? Shouldn't the State Dept. demand that Gage stop
    using this inflammatory expression, particularly if he is going to abuse the
    services of the USG? Doesn't Gage owe the people of Albania an apology for
    continual usage of this term that insults the people of Albania by attempting
    to bring into question Albania's sovereign status as a nation?

    5. There is no problem with the Greek minority in Albania as they have equal
    rights with the Albanians, yet Gage continues to whine about this matter like
    a broken record. However, as State knows quite well, the conditions of the
    ethnic Albanians in Greece and that of the Chams remains another story. Did
    the U.S. Embassy discuss this matter with Gage?

    6. Did Ambassador Jeffrey discuss Gage's lobbying against U.S. military
    intervention in Kosova?

    7. If Nano invited Gage to Albania, he has thumbed his nose at the people of
    Albania as well as the diaspora by playing host to this enemy of Albanians.
    What role, if any, did State play in orchestrating this visit? Is there
    anyone in particular in Congress who is acting as an advocate for Gage's
    provocations in Albania?

    With respect to CSFB, I am confident that by now a determination has been
    made by the USG about the existence of the Nano accounts, and either they do
    or they don't exist. I am also confident that a number of Albanian Americans
    and other interested parties would like an answer on this matter? If the
    accounts do exist, what will USG do about this? I spoke with Elizabeth
    Shelton at our Embassy in Tirana today, and she informed me that she would be
    looking into this. I also called Amb. Elizabeth Jones, and I am still
    waiting for her response. If the answer is that there are no accounts, then
    I believe it will be in everyone's best interest if this is disclosed sooner
    rather than later. But if by the end of the week there is no formal denial
    by Nano and no disclosure from USG and/or CSFB confirming that the account
    does not exist, then I think we should all be able to agree that this is a
    strong indication that the accounts indeed do exist. Under these circu
    mstances, something will have to been done to elevate the level of
    discussion on this matter with appropriate officials at state and other
    branches of the USG.

    As I have said in the past, I am not criticizing you personally, but I do
    expect the State Dept. to do what is in the best interest of both the U.S.
    and Albania, and based on the issues I have raised herein I am extremely
    concerned about State policy.

    Thank you for your attention to this matter.

    Sincerely,
    Gary Kokalari
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •