RD
--
Policia nuk ka mundur tė zbulojė asnjėrėn nga krimet e rėnda nė kryeqytet
Ende nuk dihen shkaqet e shpėrthimit nė pallat
Shpėrthimi i tritolit nė pallatin tek "Don Bosko" ka shėnuar ngjarjen e tretė tė rėndė kriminale nė Tiranė vetėm gjatė njė jave, ku mbetėn tė vrarė edhe tre biznesmenė
Policia e Tiranės ende nuk ka zbuluar shkaqet e shpėrthimit tė tritolit nė njė pallat nė rrugėn "Don Bosko" nė Tiranė. Ngjarja e rėndė ndodhi para katėr ditėsh dhe si pasojė mbeti i vrarė njė person, identiteti i tė cilit ende nuk ėshtė zbuluar. Ndėrkohė, shpėrthimi i tritolit nė pallatin tek "Don Bosko" ka shėnuar ngjarjen e tretė tė rėndė kriminale nė Tiranė vetėm gjatė njė jave.
Pas vrasjes sė dy biznesmenėve vetėm disa ditė mė parė, njė person ka shpėrthyer njė sasi tė konsiderueshme eksplozivi, nė shesh-pushimin midis katit tė parė dhe tė dytė, tė njė pallati nė rrugėn "Don Bosko", ku ka humbur edhe vetė jetėn. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 04.20 tė mėngjesit tė ditės sė shtunė, ndėrsa policia e Tiranės ende nuk ka asnjė pistė konkrete pėr ngarjen. Burimet zyrtare tė kėsaj policie thanė se nuk dihet motivi qė e kishte ēuar atė nė hyrjen e pallatit. Nė pallat banojnė edhe funksionarė tė lartė tė policisė dhe prokurorisė nė Tiranė e rrethe. Pranė trupit tė masakruar tė viktimės, qė deri nė drekė ishte i paidentifikuar nga policia, u gjet njė kapuē, 700 euro dhe njė aparat celular.
Megjithėse ky ėshtė rasti i dytė qė kemi tė bėjmė me ngjarje me eksploziv brenda njė jave nė Tiranė, drejtori i Policisė sė Tiranės, Albert Dervishi, nė njė deklaratė pėr shtyp u shpreh se "situata nuk ėshtė alarmante dhe nuk kemi tė bėjmė me njė rritje tė situatės kriminale nė kryeqytet". Nuk dihet se pėrse e ka fjalėn drejtori i Policisė sė Tiranės, kur nė mes tė kryeqytetit u vranė dy biznesmenė dhe njė person tjetėr me shpėrthim tritoli brenda njė jave. Pėr kryepolicin e Tiranės, duhet tė vriten ēdo ditė biznesmenė dhe qytetarė tė pafajshėm qė tė ketė rritje tė kriminalitetit.
---



Pėrgjigju Duke Cituar
A ka rrembim me mafioz qe ju be atij djali para deres se shtepise dhe trupi i gjetur ne Qafe Priske me shukun e pambukut ne gryke? A ka me paturpesi qe mos e permendesh fare si nje nga vrasjet e bujshme kur u drodh nje Tirane e tere kur e mori vesh?




Ruaj Lidhjet