
Postuar mė parė nga
Brari
AKTUALITET
100-vjetori i pavarėsisė, Berisha bėn thirrje pėr investime tė mėdha. Godina e parlamentit dhe stadiumi i ri, ambicia kryesore
08-09-2010 / Gazeta 55
Pėrveē festimeve tė mėdha, me investime tė mėdha, kryeministri kėrkon edhe ridimensionimin e figurės sė Mbretit Zog, pasi monarkia ishte sistemi qė solli edhe konsolidimin e pavarėsisė
Kryeministri Berisha ka bėrė tė ditura investimet qė do tė ndėrmarrė qeveria nė kuadėr tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Duke folur nė mbledhjen e qeverisė kryeministri Berisha ka theksuar se 100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė duhet ta gjejė vendin me njė tempull tė ri tė demokracisė siē ėshtė Parlamenti. "100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė duhet ta gjejė vendin me tempullin e vetė tė demokracisė, tė parametrave tė arkitekturės dhe tė funksionalitetit mė moderne" theksoi Berisha duke shtuar se ndėrtimi i Parlamentit do tė ishte vendimi mė i rėndėsishėm qė mund tė merrte qeveria. Ai gjithashtu kėrkoi qė tė nisė menjėherė puna pėr tė marrė tė gjitha vendimet dhe tė fillojė sa mė parė ndėrtimi i Parlamentit shqiptar. Njė konkurs u bė dhe le tė shqyrtohen edhe njėherė projektet dhe mė pas kėto projekte tė zbatohen" theksoi Berisha duke shtuar se Tirana duhet tė ketė ndėrtesėn e re tė Parlamentit. Gjithashtu shefi i qeverisė ka bėrė tė ditura edhe investimet e tjera qė do tė ndėrmerren nga qeevria shqiptare nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė siē ai i ndėrtimit tė njė stadiumi kombėtar modern. Gjithashtu, Kryeministri Berisha kėrkon ridimensionalizimin e figurės historike tė ė Ahmet Zogut" nė kuadėr tė 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, 28 nėntor 1912. "Pa mbretėrinė, pavarėsia do tė kishte qenė njė akt iluziv dhe i paqėndrueshėm"- deklaroi nė mbledhjen e sotme tė qeverisė kryeministri Berisha
Ja edhe fjala e plotė e mbajtur sot nga kryeministri nė hapje tė mbledhjes sė qeverisė
Si kryefjalė tė kėsaj mbledhjeje, unė kam zgjedhur 100 vjetorin e pavarėsisė sė shtetit shqiptar. Kjo ėshtė ngjarja mė e madhe e viteve qė vijnė dhe ne do tė bėjmė ēdo pėrpjekje qė ky 100 vjetor tė shėnojė ndryshimin mė tė madh tė mundshėm tė kėtij vendi.
Kam menduar qė ky 100 vjetor tė jetė i prekshėm nė tė gjitha qytetet dhe komunat e vendit. Nė Tiranė, mendoj se ndėrtimi i parlamentit do tė ishte vendimi mė i rėndėsishėm qė mund tė merret. 100 vjetori duhet ta gjejė kėtė republikė me tempullin e vet tė demokracisė, tė parametrave tė arkitekturės e tė funksionalitetit mė modern. Ndaj le tė nisė puna menjėherė pėr tė marrė tė gjitha vendimet dhe filluar sa mė parė ndėrtimin e parlamentit, pėr tė cilin u bė njė konkurs, por tė rishqyrtohen edhe njė herė projektet, tė fillohet pa humbur kohė me projektin e zbatimit. Tirana duhet tė ketė ndėrtesėn e re tė parlamentit, njė ndėrtim modern, funksional, tė denjė pėr Shqipėrinė 100 vjeēare.
Ndėrtimi i dytė modern dhe i madh do tė jetė jo nė fushėn e institucioneve zyrtare, por do tė jetė stadiumi mė modern i kryeqytetit. Janė me qindra e mijėra fansa, tifozė, tė cilėt bėjnė energjinė e vėrtetė, mė tė pastėr tė futbollit shqiptar dhe qė kėrkojnė qė kryeqyteti i vendit tė tyre, tė ketė njė stadium tė parametrave mė modern. Nuk mund tė mos merret parasysh kėrkesa masive e tyre, nuk mundet qė ata, tė cilėt me entuziazmin e tyre janė faktori kryesor i dinamizmit tė ndeshjeve, tė mos pėrfillen dhe ata janė njė shumicė e madhe. Ndaj Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė shqyrtojė tė gjitha variantet e mundshme, por nė 100 vjetorin e pavarėsisė duhet qė kryeqyteti tė ketė njė nga stadiumet mė moderne.
Nė kremtimet e kėtij 100 vjetori, do tė ketė edhe fanfara, por mė shumė do tė ketė vepra publike. Vlora, detyrimisht, do tė ketė investime tė rėndėsishme pėr ta pritur 100 vjetorin me tėrė meritėn e saj. Ndaj duhet tė nisė puna me autoritetet vendore pėr tė pėrcaktuar investimet kryesore qė do tė bėhen nė kuadrin e 100 vjetorit.
100 vjetori i pavarėsisė do tė pritet e shoqėrohet me investime tė veēanta pėr ēdo bashki e komunė tė vendit. Investime, qė do tė adresohen nė vepra dhe objekte qė realizojnė ndryshimin mė tė madh, rrugė, unaza, vepra tė tjera. Ėshtė e domosdoshme qė buxheti tė orientohet drejt ndryshimit mė tė madh tė mundshėm tė vendit, nė kuadrin e 100 vjetorit tė pavarėsisė.
Pėr kėtė qėllim, do tė ngrihet njė komision qeveritar, i cili do tė pėrcaktojė nė tėrėsi veprat qė do tė ndėrtohen nė kuadrin e 100 vjetorit tė pavarėsisė. Ky ėshtė edhe njė akt madhor mirėnjohjeje ndaj etėrve tė pavarėsisė sė kėtij vendi, tė cilėt, nė kushtet e njė qėndrimi tė pandershėm ndėshkues, antishqiptar tė shumicės sė fuqive tė asaj kohe, qė me vendimet e tyre, por edhe me ushtritė e flotat e tyre realizuan njė nga padrejtėsitė mė tė mėdha nė Europė, qė ishte copėtimi barbar i trojeve shqiptareve dhe trungut tė kombit shqiptar, nė njė kohė qė shqiptarėt, kudo, ishin njė vazhdimėsi etnike dhe gjeografike, nuk ishin askurrkund enklavė nė njė territor dhe nė asnjė vend, kėta burra trima e tė vendosur shpėtuan atė qė mund tė shpėtohej, shpėtuan Shqipėrinė dhe shpallėn pavarėsinė, pėr tė kaluar mė vonė, pothuajse njė shekull, gjer nė vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, vendim i cili bėri nul and void, zeroi tė gjitha traktatet e copėtimit dhe padrejtėsive qė renduan mbi shqiptarėt, nė mėnyrėn mė tė pandershme. Ismail Qemali dhe themeluesit e tjerė tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, me aktin e tyre, u provuan shpėtimtarė tė kombit, sepse, nė qoftė se do tė lihej pa njė qėndresė tė organizuar dhe njė vendim politik tė kthjellėt, edhe Shqipėria do tė shndėrrohej nė principata tė ndryshme, qė do afilionin nė njėrin shtet apo shtetin tjetėr. Falė vendosmėrisė, burrėrisė e trimėrisė sė tyre, Shqipėria shpalli pavarėsinė, kaloi nėpėrmjet tronditjeve tė mėdha dhe sė fundi, u konsolidua si shtet nė rrugėn e mbretėrisė.
Nė kėtė kontekst, ridimensionimi i figurės dhe personalitetit tė mbretit Zog ėshtė njė kusht moral i madh pėr tė vendosur tė vėrtetėn historike nė piedestalin qė meriton. E vėrteta historike ėshtė se ai erdhi nė pushtet me zgjedhje. Ai erdhi me zgjedhje pėr tė shpėtuar vendin e tij, por Ballkani i mbretėrive nuk mund tė toleronte regjime demokratike tė zgjedhura. Ndaj e minuan nga tė gjitha anėt, pėr tu rikthyer pastaj dhe vendosur mbretėrinė nė kėtė vend. Theksova kėtė moment se pa mbretėrinė mbase pavarėsia do tė kishte qenė njė akt iluziv, i paqėndrueshėm. Duhet tė jemi tė vėrtetė. Ishte Zogu I, mbreti i parė i shqiptarėve, ai qė bėri qė pavarėsia tė realizoi qėllimin e saj, shtetin e ri e tė pavarur tė Shqipėrisė. E nisi si republikė, i ndėrhynė me pyka dhe tė tjera, por tregoi trimėri e vendosmėri tė madhe dhe hodhi themelet e njė shteti shqiptar, me tė njėjtat standarde, nė mos edhe mė tė mira, sesa simotra tė tjera, mbretėri ballkanike. Tė mos mendojmė se nė kėto kurora kishte njė lulėzim tė vėrtetė tė normave dhe standardeve demokratike. Shpesh herė i gjykojmė dhe vlerėsojmė gjerat nė mėnyrė iluzive. Mbretėria shqiptare ishte njė mbretėri qė, pavarėsisht nga problematikat e oborreve tė cilat kanė qenė tė pėrjetshme, konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar. Ndaj nė kėtė kuadėr, ėshtė e domosdoshme qė, krahas nderimit tė veprės sė pavdekshme tė etėrve tė pavarėsisė sė vendit, njė ridimensionim i rolit historik tė Zogut tė I.
55
Ruaj Lidhjet