Me vodkėn ruse pushtoi Ballkanin.
Sot, askush nuk e di se ku e ka varrin milionieri i parė, mė i madh i kombit shqiptar dhe patrioti i rrallė. Akush nuk kujtohet ti kushtojė, qoftė edhe njė pėrkujtimore tė thjeshtė, njeriut qė vendosi gurė tė rėndė nė themelet e botimit tė librit shqip. Edhe njė shkolle, tė ndėrtuar me paratė e tij, i ėshtė vėnė emri Sevasti Qiriazi...
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
PATRIOTIZMI
. Ka qenė nė krye tė dy shoqėrive mė tė njohura nė historinė e lėvizjes shqiptare nė Bukuresht, Dritadhe Dituria.
. Investoi, ngritjen e njė shtypshkronje qė prodhonte dhe shpėrndante libra pėr gjithė shqiptarėt, kudo qė ishin.
. Sponsorizoi botimin e njė prej veprave mė tė shquara tė letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, Bagėti e bujqėsi.
. Kontribuoi nė hapjen e sė parės shkollė shqipe nė Korēė, nė mars 1887.
Grekėt bllokojnė testamentin
Nė testamentin e Anastas Laēkes janė lėnė shuma tė mėdha, pėr ndėrtimin nė Korēė tė njė farmacie, ku njerėzit e varfėr ti merrnin barnat falas. Po aty shkruhej se ēdo vit duhet tė pajiseshin me prikė (pajė) 7 vajza tė krishtera dhe 7 vajza muhamedane korēare. Mjerisht, gjithė trashėgiminė e tij, Anastas Lakēja, e depozitoi nė Bankėn e Athinės dhe disa vjet pas vdekjes sė tij, grekėt bllokuan dėrgimin nė Korēė tė trashėgimisė me justifikimin qė nė kėtė qytet tė krijohej njė komunitet orthodhoks grek, gjė qė nuk shkruhej nė testamentin e tė ndjerit
Lasgush Poradeci dhe Naim Frashėri
. Ēdo javė paqeta tė vogla dhe tė mėdha, plot me libra shqip, tė shtypura nė Bukuresht, dėrgoheshin nėpėr tė gjithė viset nė Shqipėri dhe mė tė katėr anėt e botės, gjer nė Rusi dhe nė Amerikė dhe gjer nė Kinė, tė pėrndara kudo pa tė holla, nga plaku milionier me zemėr tė madhe
. Nemėrit tė nderēur e tė dashurė tė zotit Anastas Avramidhit, mirėbėrėsit tė kombit e Kryessė Shoqėrisė Dritė ndė Bukurest, qė pėrpiqetė pėr tė ndriturė mėmėdhenė tėnė me shkronja e me dituri. Bėrėsi Naim H. Frashėri, mė 25 tė Majit 1886.
------------------------------------------------------------------------------
Njėri prej mecenatėve tė parė tė parellinjve shqiptarė, ndėrkohė dhe tė letėrsisė ka mbetur pa varr.
Anastas Avramidhi Lakēe (Korēa), gati gjithė jetėn e tij, jetoi dhe punoi nė kryeqytetin rumun Bukuresh, gjatė shekullit tė 19-tė.
Lindi nė Korēė, nė dhjetėvjeēarin e parė tė shekullit tė 19-tė, por qė nė moshė fare tė re mėrgoi nė Bukuresht, ku filloi tė merrej me tregti. Kulmin e pasurimit tė tij, Lakēja e arriti gjatė luftrave ruso-turke, tė cilat filluan nė vitin 1854 dhe mbaruan nė vitin 1877, me nėnshkrimin e paqes sė Shėn Stefanit dhe u mbiquajtėn Luftrat e Krimesė. Gjatė viteve tė luftės, Anastas Lakēeja, me intuitėn e lindur tė njė tregtari korēar, arriti tė kapte tregun e shitjes sė vodkės, aq shumė tė kėkruar prej ushtarėve rusė, tė cilėt, rrallė dilnin nė beteja pa konsumuar pijen e tyre kombėtare. Kjo tregėti e bėri Lakēen njė prej milionerėve mė tė mėdhenj tė kohės, jo vetėm nė Rumani, por nė gjithė Gadishullin e Ballkanit. Aq sa kur vdiq, ai kishte lėnė njė pasuri, qė sipas shtypit tė kohės, i kalonte 2 milion franga ari.
Por ai nuk qėndroi vetėm nė fushėn e tregtisė. Gjatė pjesė sė dytė tė jetės sė tij, ai u mor me njė veprimtari tė gjerė patriotike. Anastas Lakēeja ka qenė nė krye tė dy prej shoqėrive mė tė njohura nė historinė e lėvizjes shqiptare nė Bukuresht, siē janė shoqėria Drita, e themeluar nė vitin 1884 dhe Dituria, e themeluar nė vitin 1886. Me nismėn dhe investimin e tij, nė kryeqytetin rumun, u ndėrtua njė shtypshkronjė e cila prodhonte dhe shpėrndante librat shqip, jo vetėm nė Shqipėri, por kudo ku ata kishin krijuar ngulmimet e tyre.
Nė shkrimin e Lasgush Poradecit Mbi shoqėritė shqiptare lexojmė: Ēdo javė paqeta tė vogla dhe tė mėdha, plot me libra shqip, tė shtypura nė Bukuresht, dėrgoheshin nėpėr tė gjithė viset nė Shqipėri dhe mė tė katėr anėt e botės, gjer nė Rusi dhe nė Amerikė dhe gjer nė Kinė, tė pėrndara kudo pa tė holla (L.Poradeci,vepra,bot.1990 ). E kėtu duhet tė pėrmendim se poeti ynė i shquar pogradecar, nė veprėn e sipėrpėrmendur e quan A.Lakēen plaku milionier me zemėr tė madhe. Kulmi i dashamirėsisė tė Lakēes, ndaj kulturės, ėshtė sponsorizimi i botimit tė njė prej veprave mė tė shquara tė letėrsisė shqiptare tė Rilindjes ,Bagėti e bujqėsiae Naim Frashėrit. Nė nderim tė kėtij veprimi, nė botimin e parė lexojmė kėtė kushtim: Nemėrit tė nderēur e tė dashurė tė zotit Anastas Avramidhit, mirėbėrėsit tė kombit e Kryessė Shoqėrisė Dritė ndė Bukurest, qė pėrpiqetė pėr tė ndriturė mėmėdhenė tėnė me shkronja e me dituri. Bėrėsi Naim H. Frashėri, mė 25 tė Majit 1886. Po me kontributin e tij, nė Korēė u ndėrtua kisha e Shėn Gjergjit, mė e madhja dhe mė e bukura, sipas bashkėkohėsve, nė Gadishullin e Ballkanit. Ndėrtim ky i vlerėsuar lart edhe nga ndėrtuesit italianė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, por qė mjerisht u shkatėrrua barbarisht nga regjimi komunist nė kulmin e luftės antifetare, nė vitin 1967. Gjithashtu, Lakēja kontribuoi edhe nė hapjen e sė parės shkollė shqipe nė Korēė, nė mars 1887.
Anastas Avramidhi ishte themeluesi i arkės sė Llasos qė ishte njė institucion i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Korēės, ku mblidheshin kontributet e gjithė besimtarėve korēarė kudo qė ata ndodheshin. Si gjithė milionerėt, para se tė vdiste, nė vitin 1898, Lakēja pėrpiloi testamentin e tij, ku pjesėn mė tė madhe e zinin amanetet e bamirėsisė (theksojmė se A.Lakēja nuk la pasardhės tė drejtpėrdrejtė). Kėshtu nė testamentin e tij janė lėnė shuma tė mėdha, pėr ndėrtimin nė Korēė, tė njė farmacie, ku njerėzit e varfėr ti merrnin barnat falas, gjithashtu aty shkruhej se ēdo vit duhet tė pajiseshin me prikė (pajė) 7 vajza tė krishtera dhe 7 vajza muhamedane korēare.
Mjerisht, gjithė trashėgiminė e tij Anastas Lakēja e depozitoi nė Bankėn e Athinės dhe disa vjet pas vdekjes sė tij, grekėt bllokuan dėrgimin nė Korēė tė trashėgimisė me justifikimin qė nė kėtė qytet tė krijohej njė komunitet ortodoks grek, gjė qė nuk shkruhej nė testamentin e tė ndjerit. Kjo gjė u denoncua nė gazetėn Zėri i Korēės, e datės 25 janar 1930, por mė pas u harrua, ndaj edhe sot e kėsaj dite trashėgimia e Lakēes,ka humbur nė depozitat e bankave greke. Pėr kontributin e tij tė pallogaritshėm, pas vdekjes, trupi i tij u balsamos nė Rumani dhe u vendos nė njė nga ambientet e kishės sė Shėn Gjergjit, ku qėndroi ashtu pėr 69 vjet, derisa u kall nė varr nė ditėt kur filloi shkatėrrimi makabėr i kishės sė mėsipėrme. Regjimi komunist e shpalli sponsorizuesin e veprės sė Naimit, reaksionar dhe e degdisi nė harresė, ku Lakēeja qėndron edhe sot e kėsaj dite.
Sot askush nuk e di se ku e ka varrin njė prej milionerėve mė tė parė dhe mė tė mėdhenj tė kombit shqiptar. Akush nuk kujtohet ti kushtojė, qoftė edhe njė pėrkujtimore tė thjeshtė, njeriut qė vendosi gurė tė rėndė nė themelet e botimit tė librit shqip. Por, ajo qė tė irriton mė tepėr nė goditjen qė i ėshtė bėrė dhe vazhdon ti bėhet Anastas Lakēes, ėshtė fakti qė nė shkollėn, e cila u ndėrtua me paratė e tij ėshtė vendosur njė emėr tjetėr qė ska tė bėjė me kėtė shkollė. Ėshtė fjala pėr njė shkollė 9-vjeēare qė ndodhet nė qendėr tė qytetit. Nė njė prej dyerve tė saj ndodhet njė pllakė ku lexohet qartė se kjo shkollė ėshtė ndėrtuar prej Anastas Lakēes , por para disa vitesh, me nismėn e pushtetit vendor, shkollės iu vu emri Sevasti Qiriazi. Ėshtė e vėrtetė se edhe zonja e sipėrpėrmendur nuk ėshtė pa kontribut nė historinė e arsimit shqip, por kurrsesi nuk mund tė zėvendėsojė pronarin e vėrtetė tė shkollės nė fjalė. Nė rrethet Korēė e Kolonjė, vendlindja e Qirjazit, ka mjaft institucione ku ajo mund tė nderohet. Emėrtimi i kėsaj shkolle me emrin e Lakēes, do tė ishte hapi i parė nė nxjerrjen e tij nga harresa, duke i dhėnė vendin qė i takon nė historinė e qytetit tė Korēės dhe vendin e merituar nė historinė e lėvizjes patriotike shqiptare.
ERGET CENOLLI
Gazeta Tema



Pėrgjigju Duke Cituar



Ruaj Lidhjet