O sa mirė me kanė .....lushtak
Familja Lushtaku mund tė mos e kėtė traditė biznesin, por kjo asaj po i ec mbarė. Sami Lushtaku, sė bashku me djalin e tij dhe djalin e vėllait tė tij dinė se si bėhet biznesi, e sidomos si fitohen tenderėt. natyrisht, si tė fitohet edhe prej komunės sė Skenderajt.
Kryetari i Komunės sė Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk ka pasur asnjė lloj ndikimi nė dhėnien njė tenderi prej mbi 100 mijė eurosh nga komuna, kompanisė sė nipit tė kryetarit. Kėshtu sė paku thotė vetė djali i vėllait tė kryetarit tė komunės, Milazim Lushtaku. Qė kur nipi regjistroi firmėn e tij pėr sigurime nė vitin 2008, vazhdimisht ka fituar tenderė publik dhe si rezultat tani firma e tij “Security Code” ėshtė njė prej atyre bizneseve qė ka qarkullim vjetor milionėsh.
Kompania “Security Code”, pronė e djalit tė vėllait tė ish-komandantit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Sami Lushtaku, i cili tash ėshtė kryetar i komunės sė Skenderajt, ka fituar gjithsej njėmbėdhjetė kontrata me institucionet publike.
Lushtaku i ri, biznesmen, thotė se afėrsia familjare me kreun e Skenderajt, i cili njėherit ėshtė edhe njeri shumė i fuqishėm nė partinė e kryeministrit Hashim Thaēi, nuk u ka ndihmuar gjė nė suksesin e biznesit.
Megjithatė, nė komunėn qė e drejton xhaxhi i tij, nė vitin 2010 ai kishte fituar tenderin me afat trevjeēar pėr sigurimin fizik tė objektit tė shkollės e mesme nė Skenderaj.
Kėtė kontratė, ortaku i Milazim Lushtakut e sheh veē si punė fati dhe prokurimin e sheh si proces tė pėrkryer. “Nė procedurat e prokurimit nuk mund tė ndikojė askush. Ėshtė njė fat tė qėllosh ēmimin mė tė lirė tė ofruar. Vetėm kjo ka ndikim” thotė Esat Tahiri.
Pėr mė shumė, ai e mohon se ka pasur ndikim edhe nė rastin e dhėnies sė tenderit nė komunė tė Skenderajt. “Jo, Sami Lushtaku nuk ka pasur asnjė ndikim. Ne kemi qenė kompania mė e lirė ofertuese dhe ky ka qenė kriteri i vetėm” shton ai.
Sipas tij, ky fat i ka pėrcjellė ata edhe nė dhjetė institucione tė tjera.
Ia nisi punės me gjysmė milioni
Kompania “Security Code”, pronė e nipit tė Sami Lushtakut, e nisi punėn me qarkullim vjetor gjysmė milioni euro. Ajo po rritet, dhe tash ėshtė kompani shumė-milionėshe.
Sipas informatave tė nxjerra nga kontratat publike vetėm pėr vitin 2011, gjithsej 11 sosh, tė hyrat kanė qenė afėr 3 milionė euro.
Ajo ėshtė nė pritje tė edhe njė kontrate tjetėr multimilionėshe nga Korporata Energjetike e Kosovės, ku drejtor i prodhimit ishte vetė kushėriri i Kryeministrit Thaēi, Nijazi Thaēi. Tenderi ėshtė nė procedurė tė ankimimit dhe nėse Organi Shqyrtues i Prokurimit vendos nė favor tė “Security Code” pėr kontratėn me KEK-un, ku kjo kompani ėshtė shpallur fituese, atėherė firma e Lushtakut do tė nėnshkruajnė kontratėn pėr pesė milionė tė tjera. Sido qė tė jetė kėto kontrata nuk iu duken shumė pronarėve.
“Ne si kompani kemi konkurruar nė mė se 70 tenderė dhe prej tyre i kemi fituar kėto kontrata. Proporcionalisht nuk janė shumė kontrata tė fituara” thotė Esat Tahiri, bashkėpronari tjetėr i kėsaj kompanie.
Kompania e nipit tė Sami Lushtakut duket se tash synon kontratat me shtetin. “Security Code” me bizneset private deri mė tani ka vetėm njė kontratė tė nėnshkruar, dhe atė me kompaninė “Ford”, vlera e sė cilės nuk ėshtė bėrė publike.
Kompanitė e tjera tė familjes Lushtaku
“Security Code” nuk ėshtė letra e vetme me fat e Lushtakėve. Nė lojėn biznesore ata pėrdorin disa biznese tė tjera.
Vlera e pėrgjithshme e kontratave publike qė ka nėnshkruar "Secority Code" ėshtė mbi 5.4 milionė euro.
Njė kontratė afėr gjysmė milionėshe e ka tė nėnshkruar edhe me Universiteti i Prishtinės ku pėr dy vjet parashihet tė fitojė 450,411.36 euro me ruajtjen e tė gjitha objekteve tė kėtij institucioni.
Janė edhe tė paktėn katėr biznese ku anėtarė tė familjes Lushtaku kanė zyrtarisht aksione. Kėto biznese, gjithashtu, kanė qenė pėrfituese tė tenderėve publik.
Nė kompaninė “Shqiponja” aksionar ėshtė vetė Sami Lushtaku me 50 % tė aksioneve. Kjo kompani si aktivitet kryesor ka ndėrtimet.
Nė kėtė kompani kishte punuar si menaxher i personelit edhe djali i Sami Lushtakut, Mėrgim Lushtaku.
Por edhe ky i fundit po e ndjek udhėn biznesore tė tė atit.
Preportr nė hulumtimin e saj “Odat e punėsimit familjarė” pati publikuar se Mėrgim Lushtaku, i cili ėshtė Drejtor i Deparatmentit pėr Integrime Evropiane nė Ministrinė e Administratės Publike (MAP) ka nė pronėsi njė kompani qė merret me shitjen e patundshmėrive, emri i sė cilės ėshtė “Virtyti” me adresė nė Veternik-Prishtinė.
Kushėriri i tij qė tash po merr tenderė publik, Milazim Lushtaku ka edhe dy biznese tė tjera. Ai ėshtė pronar edhe i “Arlindi” dhe “ Zippo Bar”.
“Kalaja” e fuqishme e Lushtakėve
Njė kompani tjetėr e fuqishme e familjes sė Sami Lushtakut ėshtė edhe “Kalaja”. Kjo firmė nė vitin 2010 nga Komuna e Skenderajt ishte shpėrblyer me tenderė nė vlerė mbi 800 mijė euro.
Kjo kompani ka vazhduar tė marr hise nga paraja publike edhe nėpėr komunat e tjera. Preportr nė hulumtimin e saj ka gjetur se kjo kompani ishte kontraktore edhe e komunės sė Drenasit, qė bashkė me Skenderajn janė zonė nė krye-qendrėn e partisė Demokratike tė Kosovės.
Madje, sipas raportimit tė gazetės “Lajm”, komuna e Drenasit ka bėrė gati gjithēka qė ėshtė e mundur vetėm qė ta shpėrblejė kompaninė me kėtė tender.
Komuna e Drenasit e udhėhequr nga Nexhat Demaku i PDK-sė ishte sjellė pėr afro gjashtė muaj rreth tenderit “Ndėrtimi i kullės ’Shaban Polluza”. Shpallja e parė e kėtij tenderi ishte bėrė nė qershor tė vitit 2011, ku nė “raundin” e parė u shpėrblye kompania “Albi Company ”, nga Suhareka me njė ēmim prej 40, 782.05 euro.
Mirėpo edhe pse kishte fituar kėtė tender, kėsaj kompanie kurrė nuk iu dha mundėsia qė tė nisė punimet pėr ndėrtimin e Kullės, duke bėrė qė tė qėndrojė kot si kompani fituese deri mė datėn 19/11/2011, kur edhe ishte anuluar krejt tenderi. Procedurat vazhduan dhe zyra e prokurimit e Drenasit shpalli edhe njė tender mė datėn 21/11/2011.
Nė tenderin e dytė u shpėrblye kushėriri i Sami Lushtakut, Berati, me kompaninė “Kalaja” pėr afro 40 mijė euro. Nė konkurrencė ishin edhe kompanitė “ Europroject” sh.p.k,qė ka konkurruar me 46.618,04 euro, “Pulluza-m” me 39. 923,50 euro, “N.n. Beqiri”, me 36.791,00. “ N.n. Shkėmbi” me 50.000,00 euro.
Kjo kompani nė vitin qė lamė pas ėshtė shpėrblyer me njė tender prej 120 mijė eurosh edhe nga komuna e Mitrovicės, e udhėhequr nga Avni Kastrati, po ashtu njeri i PDK-sė.
Kjo kompani nė vitin 2010 figuron tė ketė pasur edhe leje pėr eksploatim tė pasurive nėntokėsore tė Kosovės, tė lėshuar nga Komisioni pėr Miniera dhe Minerale./Indeksonline/
http://www.google.se/url?sa=t&rct=j&...aHw_Y9ET131n8w
Ruaj Lidhjet