Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anėtarėsuar
    16-01-2012
    Postime
    34

    Rifillon procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave

    Kuvendi ka miratuar me 73 vota pro projektligjin pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Nderkohe drafti ka shkaktuar debate nė seancėn parlamentare tė sė enjtes.

    Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, njėkohėsisht edhe kryetar i PR-sė, forcė politike qė mbėshtet kthimin dhe kompensimin e plotė tė pronave ish-pronarėve, theksoi e drejta e pronės pėr vite me radhė ėshtė trajtuar ndesh me interesin e pronarėve tė ligjshėm.

    Ai ka shtuar se ka nevojė pėr njė debat tė gjerė tė Agjencisė sė Kthimit e Kompensimit pėr tė parė a ėshtė e mjaftueshme infrastruktura, personeli e kualifikimi i atyre qė do tė merren me kėtė ēėshtje.

    Ndėrsa deputeti i PS-sė Erjon Braēe ka theksuar se ligji pėr kthimin dhe kompensimin e pronės ėshtė ligji qė ka ndryshuar mė shumė brenda njė mandati qeverisės.

    “Ėshtė e pamundur pėr tė gjetur njė ligj tjetėr qė tė ketė ndryshuar mė shumė brenda njė mandati qeverisės dhe sa paradoksi ėshtė i jashtėzakonshėm. Afati i ri qė vendoset pėr njė dosje shkon deri nė vitin 2014 dhe qė nga viti 1990 deri mė 2014 unė numėroj 24 vjet pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje pronėsie dhe pėr tė shqyrtuar njė dosje”, theksoi Braēe.
    Mundet te me shpjegjoj njeri, cfare prona do kthehen? Jetoje jashte Shqiperise dhe nuk jame brenda ne tem.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    37
    i njejti problem eshte edhe te ne nė kosove, pronarve ju jane marre gjate kohes jugosllave me dhune, ndersa nga Paslufta e fundit, politikane dhe grupe interesi qeveritare kan privatizuar keto prona permes ''agjensise kosovare te privatizimit''.Vetem t'ju jap nje rast shum aktual. ne fund te v1997 nje ari eshte shitur nga shteti per 11eu ari (100m2) , ndersa sot e njejta toke blihet nga i njejti shites-shteti per 800 eu ari, pra llogaritne fitimin, per 3.5 vite sa eshte rritur vlera,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,284
    “Shteti shqiptar mban “peng” pronat, nuk ka vullnet pėr tė zgjidhur ēėshtjen”


    INTERVISTĖ/ Flet Agim Toro, sekretar i pėrgjithshėm i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”, pėr ēėshtjet nė Strasburg

    Rrugėtimi i pronarėve shqiptarė pėr tė marrė pronat duket se ėshtė i pafundmė. Edhe pse ata kanė bėrė shumė pėrpjekje lidhur me kthimin ose kompensimin e pronave tė tyre, ēėshtjet e disa prej tyre kanė shkuar nė gjykatėn Evropiane tė drejtave tė njeriut nė Strasburg. Lidhur me kėtė problem, ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr “Telegraf”, Agim Toro, sekretar i pėrgjithshėm i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”.

    -Zoti Agim, aktualisht sa ēėshtje pronėsie kanė shkuar pėr shqyrtim nė Gjykatėn e Strasburgut?
    -Aktualisht nga tė dhėnat qė ka shoqata jonė, nė Gjykatėn Europiane tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg, janė ēuar deri tani rreth 400 ēėshtje, tė cilat janė tė pranuara. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi kjo gjykatė bėn njė procedurė paraprake pėr pranimin dhe mospranimin e njė ēėshtje. Por duke respektuar atė qė ėshtė pėrcaktuar qartėsisht nė Kartėn Europiane tė Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut. Interesant ėshtė fakti qė sot nė Gjykatėn e Strasburgut ėshtė bėrė njė hap shumė i madh, duke marrė parasysh tė shkuarėn, ku ēėshtjet e pronarėve shqiptarė, pranohen drejtpėrsėdrejti. Deri tani janė nėn shqyrtim rreth 13 ēėshtje tė Gjykatės sė Strasburgut, e cila e ka marrė vendimin pėr gjykimin e ēėshtjes, por i ka lėnė njė afat 3 mujor pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje brenda shtetit shqiptarė. Pra tė gjendet njė kompromis, pėr zgjidhjen e konfliktit tė pronave midis qytetarit dhe shtetit shqiptar. Ėshtė e domosdoshme tė ndryshojė ligjshmėria, gjė qė s’e shohim akoma njė vullnet tė tillė nga politika shqiptare. Vetėm pėr njė vendim qė u dha para pak ditėsh. Nė 31 korrik tė 2012 u dha njė vendim mjaft i rėndėsishėm.
    Cila ėshtė procedura pėr tė ēuar njė ēėshtje nė Strasburg?
    -Nėse, lidhur me njė ēėshtje, individit i duhet tė pėrgatisė njė sėrė procedurash, tashmė pėr pronat nuk duhet tė ndjek asnjė procedurė. Pronarėt shqiptarė, mund t’i drejtohen Strasburgut pėr vendimet qė janė marrė pėr ta, nga agjencitė dhe komisionet e kompensimit tė pronave, mund t’i drejtohen kėsaj gjykate direkt, pa pėrgatitur ndonjė procedurė tė veēantė. Nuk duhet tė kalojnė as nė gjyqe dhe as nė procedura tė tjera administrative. Duhet vetėm njė kėrkesė, ku shpjegohet arsyeja dhe problemi qė ngrihet, tė shoqėruara me fotokopje tė dokumenteve qė vėrtetojnė kėrkesėn e qytetarit dhe mė pas Strasburgu, pasi bėn aprovimin e ēėshtjes qė kėrkon gjykim, i jep tė drejtė pronarit tė plotėsojė njė formular. Por jam i sigurt qė tė gjitha ēėshtjet qė kanė shkuar pėr shqyrtim nė Strasburg, kanė gjetur zgjidhje. Deri tani tė gjitha kėto ēėshtje, janė fituar nga pronarėt shqiptar. Strasburgu ka pranuar qė shteti shqiptar ka shkelur nenin 1 tė protokollit tė Konventės Evropiane tė Drejtave tė njeriut dhe kėto vendime tė komisionit tė pronave, i barasvlerėson me vendimet e gjykatave, tė quajtura si tituj ekzekutiv tė detyrueshme pėr shtetin shqiptar.
    -Sa humbje ka shteti shqiptar nga gjobat qė vė Gjykata e Strasburgut?
    -Shteti shqiptar ka shumė humbje lidhur me trajtimin e kėtyre ēėshtjeve nė Gjykatėn e Strasburgut. Ndėshkimet qė merė shteti shqiptarė variojnė sipas ēėshtjeve, prandaj edhe kjo gjykatė, i kė afat rreth 3 muaj shtetit qė tė arrijė njė kompromis tė pėrbashkėt me pronarin, nė tė kundėrt gjobitet rėndė. Gjobat kanė varijuar nga 100 – 200 euro dhe tani 13 deri nė 15 milion euro. Kėto gjoba, sjellin pasoja qoftė pėr buxhetin e shtetit dhe pėr taksapaguesit shqiptarė. Kur bien dakord pronarėt, qė zgjidhja ėshtė e pranueshme pėr tė, atėherė vendimi i Strasburgut nuk merė formė tė prerė, por pranohet zgjidhja qė ka bėrė qytetari me shtetin shqiptar. 581 milionė metra katrorė tokė qė duhet kompensuar, nga tė cilat truall ėshtė 65 milionė metra katror tokė, ndėrsa tokė bujqėsore ėshtė rreth 436 milionė metra katrorė. Them qė faturat do tė vijnė duke u rritur, pasi qeveria nuk mund tė pengojė pronarėt e vėrtet tė marrin atė ēka ka tė drejtė.

    -Si e cilėsoni vendimin e qeverisė pėr tė dhėnė tokat bujqėsore tė pandara me qira nga vendorėt?
    -Kjo ėshtė pjesė e njė strategjie. Akti i dhėnies me qira nėnkupton qė ēfarė pronash janė tė pandara, ose qė nuk do tė ndahen sot e tutje, patjetėr qė mund tė jepen me qira nga pushteti vendor, sepse pasuritė po kalojnė drejt pushteteve vendore. Duke pasur parasysh, edhe faktin qė nė vitin 2014 qeveria pasardhėse do tė duhet krijojė fondin dhe tė fillojė kompensimin e pronarėve. Kjo lė tė nėnkuptohet qė nė kėndvėshtrimin e kėsaj qeverie qė ėshtė sot ēėshtja e pronave dhe e pronarėve nuk ėshtė mė problem, por do tė jetė njė problem pėr atė qeveri qė do tė vijė pas kėsaj maxhorance.


    Nuk ka vullnet pėr zgjidhjen e pronave nga politika
    Ėshtė e domosdoshme tė ndryshojė ligjshmėria, gjė qė se shohim akoma njė vullnet tė tillė nga politika shqiptare. Ne na ka ardhur njė shkresė nga Strasburgu, e cila ėshtė dėrguar nga avokatura e shtetit, e cila pėrpiqet qė Strasburgu mos t’i pranojė kėto kėrkesa tė pronarėve shqiptarė. Strasburgu gjykon me precedent dhe nėse ėshtė dhėnė njė vendim pėr njė pronar shqiptar, pėr tė gjithė pronarėt e tjerė do tė jetė i njėjtė. Ėshtė absurditet nga politika shqiptare, tė jap urdhėr kėsaj gjykate, gjė qė ėshtė mė se e zakonshme nė fushėn e drejtėsisė.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,284
    Shqipėria, 3.092 milionė euro dėmshpėrblim qytetarėve shqiptarė


    Gjykata e Strasburgut dėnon me miliona euro Shqipėrinė pėr moskompensimin e pronave


    http://gazetatelegraf.com/wp-content...rt-300x226.jpg


    Nė gjykimin e djeshėm tė Dhomės mbi rastin e Manushaqe Putos dhe tė tjerė kundėr Shqipėrisė (nr. aplikimi. 604/07, 43628/07, 46684/07 dhe 34770/09), i cili nuk ėshtė pėrfundimtar, Gjykata Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut vendosi unanimisht se ka pasur njė shkelje tė nenit 13 (e drejta pėr njė zgjidhje efektive) tė Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut; dhe njė shkelje tė nenit 6 § 1(e drejta pėr njė gjykim tė drejtė) dhe tė nenit 1 tė Protokollit nr.1 tė Konventės (mbrojtja e pronės). Ēėshtja ka tė bėjė me ankesat e 20 shqiptarėve, tė cilėve i ėshtė njohur e drejta e trashėgimisė mbi parcelat e tokės nga autoritetet por nuk janė ekzekutuar vendimet pėrfundimtare administrative qė i japin atyre tė drejtėn e kompensimit si njė nga mėnyrat e parashikuara nga ligji i kthimit tė pronės nė vend. Aktualisht janė 80 raste tė ngjashme qė presin tė shqyrtohen nga Gjykata. Duke vėnė nė dukje se kėto ankesa reflektojnė njė problem mjaft tė pėrhapur nė Shqipėri pėr njė numėr tė madh njerėzish, Gjykata vendosi tė aplikojė procedurėn e gjykimit pilot pėr kėtė rast. Ajo vlerėsoi se Shqipėria duhej tė merrte masat e pėrgjithshme pėr tė garantuar tė drejtėn e kompensimit brenda 18 muajve duke nisur nga data nė tė cilėn vendimi hyn nė fuqi.
    Faktet kryesore

    Ankuesit janė 20 shtetas shqiptarė, tė cilėt janė ish-pronarė ose trashėgimtarė tė ish-pronarėve tė tokave tė konfiskuara nga ish-regjimi komunist nė Shqipėri. E drejta e tyre e pronėsisė pėr parcelat e tokave qė kanė njė sipėrfaqe afėrsisht ndėrmjet 600 dhe 5000 m2 ėshtė njohur gjatė viteve 1994-1996 nga komisionet pėrgjegjėse pėr kthimin dhe kompensimin e pronave bazuar nė Aktin e Pronėsisė tė 1993.

    Ankesat, procedura dhe pėrbėrja e trupit gjykues

    Ankuesit u ankuan se, megjithėse e drejta e tyre e pronėsisė mbi parcelat e tokave ėshtė njohur nga autoritetet, vendimet pėrfundimtare administrative pėr kompensimin e tyre (nė pamundėsi kthimi) nuk kanė hyrė kurrė nė fuqi. Ata mbėshtetėn nė Nenin 6 §1, nė Nenin 13 te Konventės dhe nė Nenin 1 tė Protokollit tė Konventės. Ankesat janė paraqitur pranė Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut respektivisht mė 16 nėntor 2006, 4 tetor 2007, 9 tetor 2007 dhe 18 qershor 2009. Gjykata vendosi tė bashkohej me ata duke qenė se ata shtronin tė njėjtin problem dhe kishin tė bėnin me tė njėjtėn ēėshtje. Vendimi u dha nga njė dhomė prej shtatė gjyqtarėsh, e pėrbėrė si mė poshtė:
    Lech Garlicki (Poloni), Presidenti,

    David Thór Björgvinsson (Islande),

    Päivi Hirvelä (Finlande),

    George Nicolaou (Qipro),

    Ledi Bianku (Shqipėri),

    Zdravka Kalaydjieva (Bullgari),

    Nebojša Vuēini? (Mali i Zi),

    Vendimi i Gjykatės (Neni 13)

    Pėrsa i pėrket ankesės sė ankuesve se nuk ishin marrė masat e duhura pėr t`i garantuar zbatimin e vendimit pėr kompensim tė pronės sė tyre, Gjykata vėrejti se e kishte shqyrtuar kėtė ēėshtje nė njė numėr rastesh tė ngjashme. Nė rastin Ramadhi dhe tė tjerė kundėr Shqipėrisė, ishte konstatuar njė shkelje e Nenit 13 dhe ishte arritur nė pėrfundimin se autoritetet nuk kishin marrė masat e nevojshme pėr tė garantuar ekzekutimin e vendimit nė favor tė ankuesve, duke i privuar ata nga e drejta e tyre pėr njė zgjidhje efektive. Qė nga miratimi i kėtij vendimi, Shqipėria kishte miratuar njė sėrė aktesh ligjore veēanėrisht nė lidhje me dhėnien e kompensimit financiar. Megjithatė, Gjykata vendosi se kompensimi financiar i dhėnė nga autoritetet shtetėrore ishte i pamjaftueshėm pėr t“u konsideruar si njė masė efektive zbatuese pėr shkak tė disa mangėsive. Ajo vuri nė dukje se nėse paditėsi kishte pėrfituar njė kthim tė pjesshėm tė pronės ose njė formė tjetėr kompensimi (siē ishte rasti i Dani dhe Muka kundėr Shqipėrisė), ai nuk kishte tė drejtė tė pėrfitonte kompensim financiar. Pėr mė tepėr vendimi i autoriteteve pėr tė dhėnė kompensim financiar tė vlefshėm me maksimum 200 m2 linte pezull pėr njė periudhė tė pacaktuar kohore kėrkesat e pronarėve qė kalonin 200 m2. Pėrveē kėsaj kishte ngarkesa tė mėdha procedurale pėr pretenduesit pėr tė pėrfituar kompensim financiar.
    Zgjidhja e drejte (Neni 41)

    Gjykata vendosi qė pėr rastin Manushaqe Puto kundėr Shqipėrisė, Shqipėria duhet tė paguajė:

    1,000,000 euro (EUR) pėr dėmin financiar dhe jo financiar si dhe 1.000 euro pėr kostot dhe shpenzimet e paditėsve nė rastin Manushaqe Puto kundėr Shqipėrisė;

    280.000 euro pėr dėmin financiar dhe jo financiar si dhe 1.000 euro pėr kostot dhe shpenzimet e paditėsve nė rastin Dani kundėr Shqipėrisė;

    352.400 euro pėr dėmin financiar dhe jo financiar si dhe 1.000 euro pėr kostot dhe shpenzimet e paditėsve nė rastin Ahmatas dhe tė tjerėt kundėr Shqipėrisė dhe

    1.360.000 euro pėr dėmin financiar dhe jo financiar nė rastin Muka kundėr Shqipėrisė;

    Vendimi ėshtė i disponueshėm vetėm nė anglisht.

    Kjo deklaratė pėr shtyp ėshtė njė dokument i prodhuar nga Sekretariati. Ajo nuk ėshtė e detyrueshme pėr Gjykatėn. Vendime, gjykime dhe informacione tė mėtejshme mbi Gjykatėn mund tė gjenden nė www.echr.coe.int. Pėr tė marrė deklaratat pėr shtyp te Gjykata ju lutem abonohuni ne www.echr.coe.int/RSS/en.

    Pėrgatiti pėr botim Tanush Mulleti
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,094
    cfar e ka manushaqe puto arben puton?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    37
    saura, faleminderit shum per keto te dhena.

    Une jam nga Kosova, dhe personalisht une dhe rreth 45-50 bashkvendas kemi problem te ngjajshem, ku ne total jan rreth 370hektare vetem per kete pjese.

    Problemi eshte pothuajse i njejte, pronat jane marre nga fshataret nga regjimi jugosllav ne fund te viteve 1950 me dhune...dihet se si ishte gjendja e shqiptarve te kosoves gjate kesaj periudhe, ndersa ajo qe te iriton mė se shumti eshte manipulimi nga qeveritaret dhe pushtetaret, te cilet keto prona i privatizuan ku nje ari eshte shitur per 12€ edhe perkunder padive te shumta nga pronaret ne gjykata. Eshte verejtur se keto toka jan blere shumica nga pushtetaret ne ate kohe edhe pse me emra tjere-e qellimi ''shitja e tyre, shpronsimi per trasimin e autostrades'' madje eshte percaktuar qe autostrada, nje pjese e saj te kalon permes ketyre pronave, dhe qelllimi perfitimi maksimal. E ironia eshte se i njejti shtet i ka shitur keto prona per 13 nje ari ne vitin 2007 gjate privatizimit, ndersa gjate kesaj vere eshte duke i blere po te njejtat(shpronsime per autostrade) me qmim prej 800€, dmth e shet 13€ dhe e blen 800€, kjo me se miri tregon perfitimet nga pushtetaret.

    Une dhe disa tjere kemi ngrite padi nga v2007 dhe deri tani as qe eshte bere ndonje degjim seance, me arsyetimin se ka shum lende ne pritje, por pas protestave te shumta qeshtja tani eshte ne ''Dhomen e veqante ekonomike te Kosoves'', ku une dyshoj se edhe atje do kete vendim jo te drejte per shkaqe grupesh interesi.

    Per kete arsye pasi shiifet se keni disa te dhena nga gjykata e strasburgut per rastet e pronave nga Shqiperia, apo kushdo qe mund te ndihmoje ne kete qeshte ju lutem shum per keshillime se qfare hapash duhet marrė, apo cilat procedura duhet ndjekur per kete gjykate.

    Ju falenderoj te gjitheve,

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,094
    ujor.. po euleksit a i drejtohet kush per keto cashtje?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    37
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ujor.. po euleksit a i drejtohet kush per keto cashtje?
    I jemi drejtuar, megjithse na eshte pergjigjur me nje shkrese se dokumentacioni eshte ne favor te ish pronareve, por eshte shprehur se me kete qeshtje nuk mund te mirremi, drejtohuni tek gjykatat vendore pasi ato jan kompetente per keso raste''.

    E gjykatat tona..dihet, pasi shumica e funksionareve jan te lidhur, madje edhe gjykatat, ...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,094
    a jan shum me hall si i juaji ne kosove?

    pra euleksi vec leshin ka ne dor me e dredh.

    gjithcka e ka ne dor mafia..

    hmmm.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    37
    Euleksi????

    E kan zakon t 'bejne arrestime pompoze per sy te europes se me demek nuk shkojn parate kot nga taksapaguesit evropiane, ndersa per problemet sociale reale, eshte siq thua ti ''sjell e dredh''.

    Kohe mafie, sa te mundesh zhvatė tani o burra, se do iki koha...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,094
    ujor..

    a dihet cilet jan keta pushtetaret qe i kan plackit keto toka?

    cila parti ne kosov tregon se ka interes me e zgjidh drejt kte problem?

    me sa di ne kosove ne vitet 45-50 u jan marre tokat pasanikve.. sidomos pasanikve te qytetit qe kan pas toka neper katunde.. e u jan dhen katundareve.. e katundaret i kan perdor per interes te vet e sot e konsiderojn keto toka si te tyret..private..
    a ka dal ndoj katundar me than.. o ju familja x yrdhno merre token qe ma dha mue shteti i tito kardel fadilit e qe ja kam pa hajrin 60 vjet.. ?

    nuk di qe te ket ndodh kjo..

    pra ne kosov hajnia eshte e shum fishte..
    pra ka hajna qe jan vjedh tash nga hajna ma te fuqishem.. por dhe ata vet jan hajna..
    tito e kardeli jan nder varre e toka eshte ne kosov..

    pjes e madhe e tokave te pasanikve te qytetit qe reforma e titos mbas lufte u a dha katundarve te kosoves.. duhet tu kthehet te zoterve..
    por a pranon katundari se..

    me nji fjal kosova eshte hajni e gjall ne cdo celul te jetes e shtetit..

    nje xhungel e vertete..

    po plackiten fermat titiste e fabriko-kombinatet titiste.. qe ishin baz e punesimit dhe e prosperitetit te popullit te kosoves.. dikur..

    po plackiten nga mafia e re..
    nje mafi tmerresisht e rrezikshme dhe e afte qe mjer kush guxon me i than gjys fjale..

    kto dit po shprehet gzim ne media te kosoves.. se..po mbaron epoka e mbikqyrjes nderkombetare..

    po ne fakt kush po gzon..

    MAFIAAAAAAAAAAA..

    ajo gzon nga largimi i "kontrollit nderkombetar".. sepse i mundesohet PARAJSA..pra te plackisin pa kufi pa pas frik nga kerkush ma..

    populli i kosoves duhet te cohet (ai pjes popull qe ka rujt pak burrnin) e te kerkoj jo IKJEN por Shum fishimin e Forcave nderkombetare ne Kosov pikerisht qe NJERIU i ndershem ne Kosov te mos perfundoj i shkelun nen opingen e hekurt te Mafiashit Kosovar..

    Mafiashi kosovar eshte nje lloj i ri i pa pare me pare i Banditit..

    Ai te plackit..
    Ai te vret e te kendon referatin..,
    Ai del ne Tv e te mashtron..
    Ai ta ban historin si don vet..
    Ai eshte rektor e profesor..
    Krytar bashkie e shef policie..
    Ai eshte ne te gjitha kryesit e Partive.. pa perjashtim..
    Ai eshte ne polici e gjykat..ne prokurori e mren ne Euleks si perkthys apo Shoqat civile..
    Eshte ne redaksi te Mediave e ne Dogana.. ne qeveri e kuvend..
    Atdhetari i mir ne Kosov sot eshte nje miz qe e e shkel kushdo..

    E ska kuj i ankohet..

    ..

    Me kujtohet kur e vran at luftarin Ilir selim me fmi e gru e pleq ne makin..
    Plaku i mbetun gjalll tregoj Autoret..

    Urgjentisht u mobilizue RTK e Demaq Zatriqave me pergatit Program Alibie me an te milaim Zekave.. se.. X e y lahper jan kon ne Gjermani ne kafiq tuj pi.. ne diten e oren kur u ba masakra ne katunde te pejes..

    Kur ather ne ato fillime ishin kaq te djallezum e sofistikum..mendo sot ku kan shkue..

    ..

    turp i madh..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-09-2012 mė 03:25

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    37
    me sa di ne kosove ne vitet 45-50 u jan marre tokat pasanikve.. sidomos pasanikve te qytetit qe kan pas toka neper katunde.. e u jan dhen katundareve.. e katundaret i kan perdor per interes te vet e sot e konsiderojn keto toka si te tyret..private..
    a ka dal ndoj katundar me than.. o ju familja x yrdhno merre token qe ma dha mue shteti i tito kardel fadilit e qe ja kam pa hajrin 60 vjet.. ?

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    37
    Citim Postuar mė parė nga ujori2005 Lexo Postimin
    me sa di ne kosove ne vitet 45-50 u jan marre tokat pasanikve.. sidomos pasanikve te qytetit qe kan pas toka neper katunde.. e u jan dhen katundareve.. e katundaret i kan perdor per interes te vet e sot e konsiderojn keto toka si te tyret..private..
    a ka dal ndoj katundar me than.. o ju familja x yrdhno merre token qe ma dha mue shteti i tito kardel fadilit e qe ja kam pa hajrin 60 vjet.. ?
    Brari,

    eshte pikerisht e kunderta, te pakten jam i sigurt per rrethine e Llapushes. Realisht kan qene rreth 3300ha male, ku shumica prej tyre kuptohet ishin prome shtetrore, te cilat jan prere dhe jan shendrruar ne vreshta, por nje pjese e caktuar u eshte marrur edhe fshatarve te cilet sot edhe kan dokumentacion(disa prej tyre) fleta poseduese.

    e sa per hajnine ke drejte, lum ky popull kush e udheheq. ta permendi nje rast te fresket. Para afer nje muaji eshte bere privatizimi i nje fabrike letre ne Lipjan, ku ofertuesi me mire ka dhene rreth 930,000€ nentqind e tridhjetemije te cilen normalisht se e ka blere, gjithe ajo fabrike me kete qmim, eshte vertetu se pronari
    i ka shitur komplet makinerin-hekurin e fabrikes per rreth 550,000€ per ne shkritoren e elbasanit,dmtn vetem me hekurishte ka kthyer rreth 60% investimit. dhe me e keqja eshte se blersi i kesaj fabrike nuk ka synim rimekembjen e kesaj fabrike dhe punsimin, bleresi ka drejte tjetersimin e ketij aseti pasi privatizimi nuk eshte bere me SPIN OFF SPECIAL, dmth pa kushte.

    ky vetem eshte nje nder shembujt me te fundit se cndodh me privatizim ne KS,

    Mund te them se situata ktu i ngjan nje Balonit nga llastiku i cili vazhdimisht fryhet, por se kur do shpertheje...te shohim se cdo ndodhe, ndonje 97-she e shqiprise.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,094
    97-tshet nuk zgjidhin gje. perkundrazi.

    dhe sa per dijeni 97 ne shqiperi e beri mafia.

    ajo nuk u pajtua me ndryshimet demokratike.
    nuk u pajtua me nje kohe qe kjo mafie nuk do ishte e plotfuqishme sic kish qen 50 vjet.
    nuk u pajtua me fenomenet e reja si psh..qe drejtor burgu mund te behej dhe nje djal nga shtresat qe ishin burgosur politikisht nga enveri.
    nuk u pajtua me lirin e fjales.
    nuk u pajtua me te drejten e fshatarit qe te ket tok te veten e ta punoj e ti shes specat ne treg e te ket lop e ti ushqej femijet me qumesht.
    nuk u pajtua me faktin se do i jepej mundesi dhe ish femijve te ballisteve apo zogisteve te shkonin ne shkolla apo te punonin ne zyra shteti apo te beheshin police apo nepunsa shteti.
    etjetj.
    dhe organizuan kryengritjen vandale te 97 te cilen e perkrahu dhe lpk e qoseve.

    ka nje rruge ne kosove qe mund te japi fryte.

    psh..

    jan gjall puntoret e fabrikes lipjanit..
    te mblidhen.. te zgjedhin nje kryesi.. te protestojne.. me kte mesazh..

    o shoku qeveri.. ne at fabrik asht derdh djersa jon 40 vjet..
    me at fabrik kemi mbajt me buk fmijt tan kur ju lpk-ja rrasnit pasul te sociali gjerman..
    prandaj ajo fabrik na takon ne..
    ne do dim ta vem ne pun sepse i kemi inxhinireet e tekniket e puntoret e afte..

    kosova duhet ta bej kte e mos te flejn puntoria sikurse ne shqiperi ku mundi e djersa 50 vjecare e puntorise hupi..

    pra duhen sindikatat e forta..

    qofte sindikata qytetesh e industrie qofte bujqesie e fermash e kooperativash..

    kan ardh lepekashat ..parazita qe asnji m.ut kontributi nuk i dhan kosoves ne asnji koh e kan plackit krejt pasurin e kosoves..

    me trego o ujor..kush eshte bleresi i fabrikes letres?
    jam i bindur se ose ai vet ose ai prapa tij eshte nje lepekash enverist..

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    37
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    97-tshet nuk zgjidhin gje. perkundrazi.

    dhe sa per dijeni 97 ne shqiperi e beri mafia.

    ajo nuk u pajtua me ndryshimet demokratike.
    nuk u pajtua me nje kohe qe kjo mafie nuk do ishte e plotfuqishme sic kish qen 50 vjet.
    nuk u pajtua me fenomenet e reja si psh..qe drejtor burgu mund te behej dhe nje djal nga shtresat qe ishin burgosur politikisht nga enveri.
    nuk u pajtua me lirin e fjales.
    nuk u pajtua me te drejten e fshatarit qe te ket tok te veten e ta punoj e ti shes specat ne treg e te ket lop e ti ushqej femijet me qumesht.
    nuk u pajtua me faktin se do i jepej mundesi dhe ish femijve te ballisteve apo zogisteve te shkonin ne shkolla apo te punonin ne zyra shteti apo te beheshin police apo nepunsa shteti.
    etjetj.
    dhe organizuan kryengritjen vandale te 97 te cilen e perkrahu dhe lpk e qoseve.

    ka nje rruge ne kosove qe mund te japi fryte.

    psh..

    jan gjall puntoret e fabrikes lipjanit..
    te mblidhen.. te zgjedhin nje kryesi.. te protestojne.. me kte mesazh..

    o shoku qeveri.. ne at fabrik asht derdh djersa jon 40 vjet..
    me at fabrik kemi mbajt me buk fmijt tan kur ju lpk-ja rrasnit pasul te sociali gjerman..
    prandaj ajo fabrik na takon ne..
    ne do dim ta vem ne pun sepse i kemi inxhinireet e tekniket e puntoret e afte..

    kosova duhet ta bej kte e mos te flejn puntoria sikurse ne shqiperi ku mundi e djersa 50 vjecare e puntorise hupi..

    pra duhen sindikatat e forta..

    qofte sindikata qytetesh e industrie qofte bujqesie e fermash e kooperativash..

    kan ardh lepekashat ..parazita qe asnji m.ut kontributi nuk i dhan kosoves ne asnji koh e kan plackit krejt pasurin e kosoves..

    me trego o ujor..kush eshte bleresi i fabrikes letres?
    jam i bindur se ose ai vet ose ai prapa tij eshte nje lepekash enverist..

    nese eshte dikush pas tyre eshte tjeter muhabet, edhe mund te kete, por problemi eshte tek proceset qe ndodhin, shitet per hekur. \ok mund te shitet makineria pasi eshte e vjeter, por puna eshte se qellimi i blersit nuk eshte per revitalizim por per stershitje.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    37
    Brari,


    A ke idene se ku mund ti gjej arkivat me te vjeetra per pronat?

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,094
    nje mik me tha keshtu..
    serbia i ka arkivat..
    pra kadastrat e hipotekat e krejt regjistrat jan ne serbi.. dhe atje po shkojn njerzit me marr dokumentacionet..

    a jan ne beograd apo ne qytete tjera nuk e di..
    kurse ne kosov mafia po u a kajn nanen dokumentacioneve..

    ky miku banon ne prishtin mirpo punon neper euleksa e keshtu i ka mesue kto gjana..
    ai dinte dhe se ne cilin qytet te serbis ruhen dokumentat e x qyteti te kosoves..

    pra pyet dhe do te te tregojn..

    ..

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    37
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    nje mik me tha keshtu..
    serbia i ka arkivat..
    pra kadastrat e hipotekat e krejt regjistrat jan ne serbi.. dhe atje po shkojn njerzit me marr dokumentacionet..

    a jan ne beograd apo ne qytete tjera nuk e di..
    kurse ne kosov mafia po u a kajn nanen dokumentacioneve..

    ky miku banon ne prishtin mirpo punon neper euleksa e keshtu i ka mesue kto gjana..
    ai dinte dhe se ne cilin qytet te serbis ruhen dokumentat e x qyteti te kosoves..

    pra pyet dhe do te te tregojn..

    ..
    Mund t'me japesh nje adrese elektroniek te pakten nese sdo te ishte problem per ty(imeill apo te ngashme, nese jo nr telefoni)?

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    Tokat e zėna nga ndėrtimet informale, rinis kompensimi

    Rozeta Rapushi

    Rifillon procesi i pranimit tė kėrkesave pėr shpėrndarjen e kėstit tė parė, dytė dhe tė tretė pėr kompensimin e pronarėve tė pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga ndėrtimet informale. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave (AKKP), bėri tė ditur ditėn e djeshme ēeljen e kėtij procesi tepėr tė rėndėsishėm pėr pronarėt e ligjshėm tė tokave. Kėshtu, Drejtori i Pėrgjithshėm i AKKP, Avenir Peka, vendosi qė procesi i pranimit tė kėrkesave tė pėrfituesve nga ky fond, do tė fillojė tė hėnėn e ardhshme, mė datė 17.09.2012 dhe nuk do tė jetė i kushtėzuar apo limituar nė afat. “Me kėtė rast, AKKP fton tė gjithė subjektet e interesuara, emrat e tė cilėve janė miratuar me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nr. 514, datė 01.08.2012 tė paraqiten pranė zyrave tona pėr dorėzimin e kėrkesės pėr kompensim”, - njofton Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Ky institucion ka ngritur grupin e punės, i cili do tė kryejė pranimin dhe regjistrimin e kėrkesave tė subjekteve tė interesuara. Tė gjitha subjektet e interesuara do tė paraqiten nė Agjencinė e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, me adresė Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranė Fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit, nė Tiranė. Tė dhėnat e subjekteve pėrfitues janė tė evidentuara nė listat sipas vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave ku pėrcaktohet shpėrblimi i pronarėve tė pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga ndėrtimet informale tė miratuara deri mė tani. Pėr kryerjen e kėsaj procedure, aplikuesit kanė detyrimin tė paguajnė tarifėn e shėrbimit nė vlerėn prej 2000 lekėsh dhe gjithashtu tė hapin nė emėr dhe pėr llogari tė tyre, njė llogari bankare nė njėrėn nga bankat e nivelit tė dytė. Nga ana tjetėr, AKKP bėn publike edhe dokumentacionin qė pronarėt e ligjshėm tė tokave duhet tė depozitojnė pėr tė pėrfituar kompensimin. Sipas njoftimit tė djeshėm, pėr tė kėrkuar dhe pėrfituar kompensimin, pronarėt duhet tė plotėsojnė kėrkesėn tip tė AKKP-sė, ku mund ta gjejnė nga grupi i punės pranė AKKP-sė. Po kėshtu, si dokument pėr tu dorėzuar ėshtė edhe dėshmia e trashėgimisė pėr tė gjithė trashėgimtarėt e ligjshėm tė subjektit pėrfitues, sipas radhės sė trashėgimtarėve, nė pėrputhje me pėrcaktimet e Kodit Civil. Si dokument, pronarėt e ligjshėm, toka e tė cilėve ėshtė zėnė nga ndėrtimet informale, duhet tė dorėzojnė edhe prokurėn e posaēme, tė nėnshkruar nga tė gjithė subjektet qė pėrfitojnė kompensim, ku si tagėr i nevojshėm tė jetė edhe e drejta pėr tė tėrhequr vlerėn financiare, nė emėr tė tyre. Nė rastet kur nuk ėshtė e mundur tė dorėzohet prokura e posaēme, secili bashkėpronar apo njė pjesė e tyre, paraqesin kėrkesė individuale apo tė pėrbashkėt, pėr pjesėn takuese nė pronėn qė kompensohet. Nė rastin e kėrkesave individuale tė secilit bashkėpronarė apo tė njė pjese tė tyre, pėr ēdo aplikim tė kryer, paguhet tarifė shėrbimi nė vlerėn 2000 lekė. Listės sė dokumenteve u shtohet edhe njė vėrtetimin e lėshuar nga banka e nivelit tė dytė pėr hapjen e llogarisė bankare dhe IBAN-in pėrkatės, fotokopje e dokumentit tė identifikimit, certifikatėn familjare tė kėrkuesit/aplikuesit, si dhe mandat pagesa pėr shumėn 2000 lekė pėr ēdo aplikim tė veēantė.

    Kėrkesat e refuzuara, pronarėt kanė tė drejtė riaplikimi

    Nė njoftimin e bėrė dje nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave (AKKP), jepet njė zgjidhje edhe pėr atė kategori personash, pronarėsh, tė cilėve kėrkesa pėr kompensim pėr tokėn e zėnė nuk u ėshtė pranuar mė parė pėr mungesė dokumenti.

    “Subjektet pėrfituese, kėrkesa e tė cilėve nuk ėshtė pranuar pėr mungesė dokumentacioni gjatė procedurave tė mėparshme, kanė tė drejtė tė riaplikojnė. Kėto subjekte nuk paguajnė tarifė shėrbimi, nėse provojnė pagimin e saj gjatė aplikimit tė mėparshėm”, - theksohet nė njoftimin e bėrė nga Drejtori i Pėrgjithshėm i AKKP-sė, Avenir Peka.

    DOKUMENTET

    Ēfarė duhet tė dorėzojnė pronarėt e ligjshėm nė AKKP

    1. Kėrkesėn tip qė i vihet nė dispozicion nga grupi i punės pranė AKKP-sė, tė plotėsuar sipas rubrikave;

    2. Dėshminė e trashėgimisė pėr tė gjithė trashėgimtarėt e ligjshėm tė subjektit pėrfitues, sipas radhės sė trashėgimtarėve, nė pėrputhje me pėrcaktimet e Kodit Civil. Pėr dėshmitė e trashėgimive tė lėshuara nga gjykata pėr testamentin e bėrė me akt noterial tė sillet certifikatė familjare e personit pėr tė cilin ėshtė lėshuar kjo dėshmi; (Nė rast se subjekti pėrfitues ka vdekur);

    3. Prokurėn e posaēme, tė nėnshkruar nga tė gjithė subjektet qė pėrfitojnė kompensim, ku si tagėr i nevojshėm tė jetė edhe e drejta pėr tė tėrhequr vlerėn financiare, nė emėr tė tyre. Nė rastet kur nuk ėshtė e mundur tė dorėzohet prokura e posaēme, secili bashkėpronar apo njė pjesė e tyre, paraqesin kėrkesė individuale apo tė pėrbashkėt, pėr pjesėn takuese nė pronėn qė kompensohet. Nė rastin e kėrkesave individuale tė secilit bashkėpronarė apo tė njė pjese tė tyre, pėr ēdo aplikim tė kryer, paguhet tarifė shėrbimi nė vlerėn 2000 lekė, pavarėsisht se i pėrket tė njėjtės pasuri tė paluajtshme;

    4. Vėrtetimin e lėshuar nga banka e nivelit tė dytė pėr hapjen e llogarisė bankare dhe IBAN-in pėrkatės;

    5. Fotokopjen e dokumentit tė identifikimit;

    6. Certifikatėn familjare tė kėrkuesit/aplikuesit;

    7. Mandat pagesėn pėr shumėn 2000 lekė pėr ēdo aplikim tė veēantė.

    Koha Jone

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    37
    Albo,
    Megjithse keto te dhena qe ke prezantuar jan per rastet e pronave ne shqiperi , ndersa aktualisht une dhe disa te aferm kemi probleme per pronat ketu ne Kosove, nuk e kuptoj kete termin ''prokura e posaēme'' se cdo thote.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •