INTERVISTA/ Flet Akademik Muzafer Korkuti
Akademitė tek fqinjėt tanė janė mė tė privilegjuarat
Po lihen pa botuar shumė vepra tė Akademikėve me rėndėsi kombėtare
Tiranės i mungon monumenti kryesor, ai i Ismail Qemalit
Po lihen pa botuar shumė vepra tė Akadmeikėve pėr mungesė fondesh
Njė monument tjetėr i Pavarėsisė nė Tiranė, mė duket diletantizėm
Do t’u sugjeroja shtėpive botuese sot, qė tė botojnė foto tė Ismail Qemalit, t’i shesin, se fitimi ėshtė i shumėfishtė
Albert ZHOLI
Nė radhėn e veprimtarive qė Akademia e Shkencave ka organizuar pėr 100-Vjetorin e Shpalljes sė Pavarėsisė njė vend tė veēantė zė edhe botimi i Albumit “Ismail Qemali”, kushtuar Burrit tė Madh tė Kombit, i cili vuri gurin e parė nė themelet e shtetit kombėtar tė pavarur shqiptar me 28 Nėntor 1912, pėrgatitur me pėrkushtim e cilėsi nga akademik Kristo Frashėri.
Albumi ka 107 faqe, 94 foto, 7 fotokopje dhe 6 gravura. Autori i albumit ka zgjedhur e vendosur nė kopertinė njė foto pak tė njohur por qė tregon Ismail Qemalin mendimtar. Ai fillon me njė parathėnie prej 3 faqesh dhe mbyllet me tekstin e Flamurit (shoqėruar me fotokopje tė origjinalit) qė nė kėtė 100-vjetor, vlen ta rikujtojmė, ta mėsojmė (nėse nuk e dimė) e pse jo edhe ta kėndojmė, e tė mos bėhemi tė “menēur” pėr tė ndryshuar atė simbol i kombit.
Albumin e pasuron dhe e bėn tė kėndshėm njė CD me 17 kėngė, qė populli, nga tė gjitha krahinat, i ka kėnduar Ismail Qemalit, pėrgatitur e zgjedhur me kujdes nga akademik Vaso Tole.
Nė shtyp flitet se pėr aktivitete me arstin e 100-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarsisė, Akademisė, nuk i ėshtė akorduar asnjė qindarkė nga qeveria. Sa i vėrtetė ėshtė ku lajm?
Eshtė plotėsisht i vėrtetė. Janė bėrė dy-tre mbledhje tė Komisionit Shtetėror tė Festimeve ku ėshtė antar dhe Kryetari ynė i Akademisė sė Shkencave z. Gudar Beqiraj dhe nė nė tė tre mbledhjet me shkrim ne kemi parashtruar kėrkesat pėr aktivitetet qė kemi pėr Akademinė Solemne (qė e kemi nė nėntor pėr 40 vjetorin e Akademisė) si dhe pėr botimin e disa veprave tė rėndėsishme tė Akademikėve. Kėto vepra janė themelore ashtu sikundėr ishte albumi Ismail Qemali me autor Akademikun Kristo Frashėri, ku ne nuk patėm tė holla ta botonim dhe kėrkuam sponsorizim nga ambasadori italian Silvano Pedrollo. Kurse nė njoftimin qė ka dhėn qeveria pėr tė mbėshtetur aktivitete tė ndryshme me rastin e 100-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarsisė, ka akorduar pėr shoqatėn “Vatra” dhe aktivitetet e saj 30 milion lekė. Ky ėshtė njė paradoks pėr ne.
Pėrse?
Sepse nuk i ėshtė akorduar asnjė lekė Akademisė sė Shkencave. Paradoksi qėndron nė atė se, ne kur nuk kemi dhe nuk japim pėr shtėpinė tonė si tė ēojm ato pak pare aq larg ?! Ne skemi pėr tė dhėnė fonde pėr vepra qė lidhen me 100-vjetorin siē ėshtė vepra “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Popullsia e trevės sė Kosovės nė fund tė shekullit tė XX” apo vepra kryesore e Akademik Arben Puto “Shteti i pavarur shqiptar 1912-39” ose mė mirė Shqipėria dhe fuqitė e mėdha nė aspektin e sė Drejtės Ndėrkombėtare (ky libėr ėshtė nė proces) si mund ti japim “Vatrės” aq lekė saqė mund tė botojmė kėto vepra?! Vatra duhet ta ndihmojė Akademinė.
Ky nėnvleftėsim i qeverisė pėrse bėhet kur “Vatrės” qė ėshtė nė Shba dhe ka mardhėnie tė mira me qeverinė i jepen fodne, Akademsiė sė Shkencave Institucionit mė tė lartė shkencor si jepet asnjė grosh?
Kjo s’do asnjė koment. Komentet janė tė tepėrta. Ne s’bėjmė hosonara askujt. Ne bėjmė shkencė. Lexova nė internet njė shqiptar nė Amerikė qė shkruante se “Vatra” duhet ta ndihmojė qeverinė shqiptare dhe jo ti marrė asaj nė kėtė kohė krize. Tek ne ndodh e kundėrta. Pashė tek “Fiks fare” mėnyrėn si e trajtonte problemin qė po diskutojmė ndaj unė s’po bėj asnjė koment. Gjėrat flasin vetė. Veprat qė fola mė lart kanė karakter kombėtar, flasin pėr indetitetin kombėtar, pėr njė histori qė tė tjerėt duan ta errėsojnė. Kėto vepra duhet tė shohin patjetėr dritėn e botimit pasi janė historia e kombit tonė. Nga ana tjetėr tė gjithė jemi koshient pėr vlerėsimin qė u bėhet Akademisė sė Shkencave nė vendet tona fqinje si Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, ku ky Institucion ose Kryetari i saj kanė vlerėsimin maksimal tė Kryeministrit dhe ftohet nė shumė takime ndėrqeveritare. Kėtu nuk flitet pėr Gudarin apo Muzaferin, por pėr Akademinė si institucion, botimet e Akademsisė nė fqinjėt tanė botohen dhe financohen pa ngurim nga qeveria.
Si referues kryesor i albumit pėr Ismail Qemalin cili ėshtė mendimi juaj pėr albumin?
Ky Album, pėrgatitur nga historiani i shquar Kristo Frashėri, ka dy veēanti qė vlen tė vihen nė dukje:
· Parathėnien dhe tekstin e gjerė e tė plotė qė shoqėron ēdo fotografi.
· Parathėnia ka rėndėsi e vlera tė veēanta sepse ribotohet e plotė pa asnjė ndryshim, siē ėshtė botuar nė vitin 1962, dmth nė 50-Vjetorin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė – Dėshmi e vlerėsimit objektiv, tė rėndėsisė historike tė kėsaj ngjarje madhore si edhe tė vetė figurės sė Ismail Qemalit.
E veēantė e albumit ėshtė edhe teksti qė shoqėron ēdo foto. Ato nuk janė diēitura tė zakonshme por pjesė, tekste tė zgjedhura nga kujtimet e shkrimet e Ismail Qemalit. Kėshtu albumi fillon me dėshmitė e Ismail Qemalit pėr historinė e familjes Vlora, pėr vendin e shtėpinė ku lindi, e u rrit, shkollimin e tij nė gjimnazin Zosimea (Janinė) (i pari nxėnės mysliman nė atė kohė), dhe nė mėnyrė kronologjike prof. K.Frashėri jep tėrė veprimtarinė shoqėrore e politike tė Ismail Qemalit.
Nuk ėshtė rasti qė tė komentoj tekstet qė shoqėrojnė fotot, tė cilat janė dhėnė nė 4-5 rreshta apo nė faqe tė plotė, ēdo njeri ka pėrmbajtje e vlerė pėr t’u komentuar veēmas. Ato, tė gjitha bashkė, pėrbėjnė njė resume tė plotė tė jetės e veprės sė themeluesit tė shtetit tė pavarur shqiptar.
Po si arkeolog ēfarė do tė veēonit?
Si arkeolog mė lejohet tė veēoj njė prej tyre qė dėshmon pėr interesimin dhe njohjen qė kishte Ismail Qemali pėr kulturėn antike. (Nė faqen 22) shkruan:
“U largova me keqardhje nga Janina sepse ky qytet kishte interes tė dyfishtė. Aty kisha mbaruar studimet e mia dhe ishte njė zonė ku ēdo hap njihja gjurmėt e qytetėrimit tė lashtė parahelenik ose pellazgjik qė raca shqiptare ka tė drejtė ta quaj tė vetin.
... Nga kujtimet interesante e tė kėndshme qė ruaj nga ajo periudhė, ėshtė vizita qė bėra nė atė vend nė rrėnojat e Melingos, qė mė vonė u provua se ishte foltorja e famshme e Dodonės”.
Ju vetė ēmendim keni pėr vendndodhjen e Dodonės?
...Gėrmimet e arkeologut K.Karapanos e mikut tė I.Qemalit e tė studiuesve tė tjerė, e provuan katėrcipėrisht se Dodona, gjendet rreth 25 km nė jugė-perėndim tė Janinės.
E pėrmenda kėtė fakt historik, kėtė tė vėrtetė, tė cilin Ismail Qemali e ka pohuar njė shekull mė parė, sepse sot nė shek.XXI nė Tiranė botohen libra e shkruhen artikuj nė shtypin e pėrditshėm se Dodona pellazgjike ėshtė nė malin e Tomorit, njė tjetėr nga Ulqini Dodonėn e lokalizon me qytezėn mesjetare tė Sashit, po ka edhe nga ata qė e kanė ēuar nė kalanė e Kėlcyrės (Pėrmet).
Ēfarė elementėsh tė tjera ja rritin vlerėn kėsaj vepre?
Vlerėn Albumit ia rrisin dhe disa gravura tė vendeve ku ka jetuar Ismail Qemali, fotokopje tė dokumenteve kryesore si Akti i Shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare me nėnshkrimin e kuvendarėve, fotokopje tė telegramėve qė urojnė kryetarin e Qeverisė sė Vlorės pėr Shpalljen e Pavarėsisė etj.
- Nė album, prof.K.Frashėri, ka vendosur edhe disa foto tė bashkėpunėtorėve tė ngushtė si edhe tė personaliteteve tė kohės qė kanė bėrė vlerėsime pėr veprėn e Ismail Qemalit si Isa Boletini, Mihal Grameno, Ali Asllani, Jani Minga etj.
- Albumi mbyllet me ceremoninė qė u bė me rastin e sjelljes nga Italia tė eshtrave tė Ismail Qemalit dhe varrimit tė tij nė Kaninė.
Nė retrospektivė mund tė na veēoni aktivitete qė kanė bėrė jehonė me rastin e shpalljes sė pavarsisė?
Festime e nderime janė bėrė pothuaj nė ēdo pėrvjetor tė Shpalljes sė Pavarėsisė, po vlen tė kujtojmė disa prej tyre.
Mė 28 nėntor 1932 qeveria shqiptare organizoi rivarrimin e trupit tė Ismail Qemalit, nga Kalaja e Kaninės nė sheshin qendror tė qytetit tė Vlorės. Pas fillimit tė ceremonisė, shkruante mė 29 nėntor 1932 korrespondenti i Gazetės “Besa”, “kortezhi u nis nga qendra e qytetit pėr pelegrinazh drejt Kaninės. U hap varri dhe trupi i Ismail Qemalit pjesėrisht i tretur, u rivendos nė njė arkivol tė pėrgatitur posaēėrisht... Gjatė rrugės pėr nė Vlorė, kortezhin e paraprinte banda muzikore, e cila ekzekutonte marshe funebre. Para se arkivoli tė vihej nė varr, i dėrguari i posaēėm i mbretit, gjenerali Leon de Ghilard, zbuloi monumentin e luftėtarit mbuluar me njė napė tė zezė (punuar nga skulptori i njohur Odhise Paskali). Paraqiste njė luftėtar rilindės” (faqe 104).
- Mė 28 nėntor 1962, me solemnitet tė madh u festua nė Vlorė 50-vjetori i Shpalljes sė Pavarėsisė, veē tė tjerave, me kėtė rast u rindėrtua e u pasurua Muzeu i Pavarėsisė.
- Mė 28 nėntor 1972, me rastin e 60-vjetorit nė qendėr tė qytetit tė Vlorės u ndėrtua njė monument skulpturor nė bronz, qė pėrfaqėson njė nga arritjet mė tė shėnuara tė skulpturės monumentale kushtuar luftės sė [popullit shqiptar pėr liri e pavarėsi (vepėr e skulptorėve K.Rama, M.Dhrami dhe Sh.Hadėri). Monumenti i lartė 17 m, pėrkrah shtizės simbolike tė flamurit e shtatores sė luftėtarit, krijon njė ansambėl arkitektonik tė veēantė solemn e tė papėrsėritshėm.
Sot janė hedhur ide se do tė ngrihet njė monument tjetėr i Pavarėsisė nė Tiranė. Mendimi juaj?
Kėto qė dėgjojmė e lexojmė se me rastin e 100-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, se do tė ngrihet njė monument tjetėr i Pavarėsisė nė Tiranė, mė duken si ato dilentantizmat e atyre qė pėrmenda mė lart, qė Dodonėn antike 2500 vjeēare duan ta ēojnė nė Kalanė e Kėlcyrės.
- Pėr tė qenė tė saktė po pėrmendim diēka edhe nga kremtimi i 95-vjetorit tė Pavarėsisė. Akademia e Shkencave botoi librin “Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė” me autor prof.Kristo Frashėrin. Libri me 281 f. ka dy pjesė: Njė vėshtrim historik mbi Shpalljen e Pavarėsisė dhe njė pjesė tė dytė me dokumente tė botuara e tė pa botuara.
- Nė kėtė libėr me vlerė ėshtė botim i plotė i Aktit tė Shpalljes sė Pavarėsisė me tė gjithė firmėtarėt, me shpjegimet e nevojshme; dokumenti ėshtė i shkruar nė dy faqe, autori e shkrimit nė gjuhėn shqipe (L.Gurakuqi), duke korrigjuar dhe gabimet qė ishin bėrė nė periudhėn e monizmit, ku ishin fshirė me qėllim emrat e disa firmėtarėve.
- Me kėtė rast Akti i Pavarėsisė u shumėfishua i plotė u dha si dhuratė, dhe me foto tė mėdha u ekspozua nė muret e Kuvendit tė Shqipėrisė. Mesa duket, pėr t’i dhėnė “vėrtetėsi” iu shtua edhe njė emėr, u firmos nga Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė zonja Jozefina Topalli – Ēoba.
Ē’mund tė na thoni pėr Lef Nosin pėr tė cilin historia dėshmon se ka botuar shumė dokumente tė Shpalljes sė Pavarėsisė?
- Ka vepruar nė mėnyrė origjinale. Krejt ndryshe sa mė lart ka vepruar Lef Nosi, veprimtar i lėvizjes kombėtare, Ministėr i Postė-Telekomunikacionit nė Qeverinė e Vlorės, studiues, i cili mė 1924 botoi shumė dokumente tė Shpalljes sė Pavarėsisė, dhe mė 1937 (25 vjetori) origjinalin e Pavarėsisė, e shtypi e shumėfishoi dhe e shiti – Atė qė kemi sot ėshtė nga kopjet e tij duke sjellė njė dobi tė madhe nė ruajtjen e tij, por edhe fitoi duke e shitur.
- Do t’u sugjeroja shtėpive botuese sot, qė tė botojnė foto tė Ismail Qemalit, t’i shesin, se fitimi ėshtė i shumėfishtė.
Me sa keni lexuar, si Akademik a dini dicka mė shumė se ēfarė aktivitetesh do tė bėhen nė Tiranė me rastin e 100-vjetorit tė Pavarsisė?
Besoj se kemi tė drejtė tė gjithė tė pyesim dhe ēdo shqiptar ku do qė ndodhet, ēdo tė bėhet nė kėtė 100-vjetor pėr tė nderuar veprėn e Ismail Qemalit, Burrit tė Madh tė Kombit tonė?! Natyrishėm nė kėtė 100-vjetor Vlora do tė vizitohet nga qindra e mijėra shqiptarė, bashkatdhetarė, miq e tė ftuar. Por pėr fat tė keq Muzeu i Pavarėsisė jo vetėm qė nuk ėshtė rinovuar por ėshtė i pa vizitueshėm (nuk ėshtė dhėnė asnjė lek nga Qeveria). Po nė Tiranė, nė kryeqytetin, nė Muzeun Historik Kombėtar ēdo tė bėhet pėr tė kujtuar themeluesin e Shtetit tė Pavarur Shqiptar? Asnjė gjė nuk ėshtė planifikuar tė bėhet.
Po Bashkia e Kryeqytetit? Asgjė deri tani. Mė lejoni t’ju kujtoj se sot nė Tiranė ka rreth 25 monumente pėr figura e personalitete tė shquara tė historisė e kulturės kombėtare.
- Monumenti i Skėnderbeut
- Monumenti i Vėllezėrve Frashėri
- Monumenti i Andon Zako Ēajupit
- Monumenti i Faik Konicės
- Monumenti i Jeronim De Radės
- Monumenti i Fan S.Nolit
- Monumenti i Avni Rustemit
- Monumenti i Sulejman Pashės
- Monumenti i Hafiz Ibrahim Dalliut
- Monumenti i Qemal Stafės
- Monumenti i Myslym Ketės
- Monumenti i Zogu I
- Monumenti i Osman Kazazit
- Disa monumente tė Nėnė Terezės
- Monumenti i i Shefqet Ndroqit
- Monumenti i Adem Jasharit
- Monumenti i Frederik Shopenit etj.
Por asnjė monument pėr Ismail Qemalin. Mė thoni, Ju lutem, nėse kam tė drejtė apo jo tė pohoj edhe njė herė (atė qė kam thėnė nė Akademi njė vit mė parė nė prani tė Presidentit tė Republikės) se nė Tiranė duhet tė ketė njė shesh, njė monument pėr Ismail Qemalin, ku ne kryeqytetasit tė kemi mundėsi nė rast festash tė nderojmė Ismail Qemalin e veprėn e tij madhore.
Dmth ky album ka vlera tė shumfishta?
Padyshim. Mendoj se Albumi qė promovojmė sot ėshtė njė kontribut i ri e me shumė vlerė, pėr tė njohur edhe mė mirė, e mė thellė figurėn e madhe tė Ismail Qemalit, sepse meriton qė jeta e kėtij Burri tė Madh, veprimtari e atdhetari, personaliteti tė gjithanshėm tė njihet e tė nderohet sidomos nga brezi i ri. Me kėtė rast falėnderimet i takojnė edhe ambasadorit Silvano Pedrollo, i cili para disa ditėsh u shpall edhe “Nderi i Akademisė” sonė, qė mundėsoi financiarisht botimin e Albumit (Pėr dijeni mund t’ju them se Akademia ka gati pėr botim edhe disa vepra tė tjera qė lidhen direkt me 100-vjetorin e Pavarėsisė si : “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” me autor K.Frashėrin; “Shteti i Pavarur Shqiptar 1912-1939, me autor A.Puto; “Popullsia e Kosovės nė vitet 1851-1912” me autor K.Prifti, por nuk ka mundėsi financiare pėr t’i botuar).
- Kurse autorit tė Albumit Akademikut Kristo Frashėrit, i cili nuk mundi tė ishte i pranishėm nė kėtė veprimtari pėr arsye tė moshės sė tij 92 vjeēare, i urojmė shėndet dhe botimin e veprave tė tjera.



Pėrgjigju Duke Cituar

Pёrkrenarja dhe shpata e Skёnderbeut do tё sillen nё Shqipёri pёr t’u ekspozuar me rastin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėri. Premtimi i ėshtė bėrė kryeministri, Sali Berisha nga zёvendёskancelari dhe Ministri i Jashtėm i Austrisė, Michael Spindelegger. Berisha dhe Michael Spindelegger janė takuar nė Kroaci, ku po zhvillohet Samiti i Dubrovnikut.



Ruaj Lidhjet