
Postuar mė parė nga
deshmuesi
I nderuar Ilia.
Ju mund ti quani heretike te krishteret joorthodhokse, dhe kjo eshte puna juaj. Por duhet te dish se, heretiku nuk ka ne qellim biblen dhe mesimin qe Perendia jep permes fjales profetike. Por sidoqofte, une aspak nuk fyem apo merakosem, se cfar ti apo cdo kush tjeter mendon per mua dhe besimit qe une kam ne Krishtin Jezus. E rendesishme dhe fondamentale per mua eshte, cfar Perendia mendon per mua..
Une aspak nuk kam perdorur gjykim mbi te gjitha mesimet tuaja te tradites apo religjionit, te cilat ne mjaft raste bien ndesh me fjalen profetike ne bibel. Pra une nuk ju gjykoj dhe nuk kerkoj te bej polemike, apo tju quaj heretike. Kjo, sepse nuk eshte puna ime. Une kam sjelle nje veshtrim nga fjala profetike, duke i ballafaquar ato qe ju thoni, me fjalet e bibles. Pra qe te jem i qarte, nuk ju kam sjelle librin tim apo cfar une pelqej, por ju kam sjelle fjalet dhe mesimin e bibles. Fakti eshte se, ju biblen e shihni si nje nder librat e ndryshem fetare kristiane, por gjithsesi kjo eshte puna juaj. Ju kini ne paresi traditen dhe mesimet e religjiononit tuaj, prandaj sa here qe te krishteret joorthodhokse, sjellin fjalet profetike te bibles, duke ju deshmuar faktikisht se mesimet tuaja bien ndesh me fjalen profetike ne Bible, atehere menjehere ju i quani heretike. Por perseri une nuk ju gjykoj, sepse Zoti ku une besoj tha: mos gjyko qe te mos gjykohesh. Une kam frike te bej kete, ndresa ju jeni te lire te flisni si te doni,edhe te gjykoni edhe te na quni HERETIKE. Ne fund te fundit, Jakovi thote se, prej veprimeve dallohet Besimi.
Mendoj se, se pari, ju i duhet te dini dhe te kuptoni se cfar do te thote HERETiK, dhe me pas ta perdorni kete fjale. Pali i tha Timoteut: nese e meson heretikun nje apo dy here, dhe ai nuk pranon, largohu. Por si mund ta quash ti heretik, ate, i cili ka thirrur ne emer te Krishtit; ate i cili eshte dorezuar ne doren e Krishtit; ate, per te cilin Krishti ka vdekur ne kryq. Ate, i cili perpiqet te ece me besim dhe te qendroje ne fjalen e Krishtit. . Prandaj me siper te them se, eshte barre shume e rende per gjunjet e tu, qe te gjykosh Nusen e Krishtit. Ti mund te thuash se, ju nuk jeni Nusja, sepse nuk jeni orthodhokse. Atehere te them se, nuk e percakton ti kete, Ne bile Jezusi tha: kush je ti qe gjykon sherbetorin e tjetrit???
Pali tha: mos gjykoni asgje para kohe..sepse gjyqi i takon vetem Perendise. A nuk ishte Sauli( Pali), nje vrases i kishes se Krishtit? Por kush e dinte se nje dite ai do te behej ENA e zgjedhur e Perendise?? Pra kur ti mer persiper dhe ben gjykimin e Perendise, duhet te dish se me te njejtin gjykim do te te gjykoje edhe ty Perendia. Duhet te kesh frike dhe te dridhesh per kete.. Eshte tjeter gje nese ne falsim per deshmitart e Jehoves, apo Mormonet e plot religjioni te tjera te reme. Por edhe keta ndjekes nuk mund ti gjykojme ne, sepse askush nuk sheh ate qe Perendia ka vendosr rreth tyre. Jezusin e paragjykuan frarisenjte, sepse ai rinte me prostituat apo tagrambledhesit, dhe kjo beri qe ta cojne ne kryq. Por duhet ta dish se, ata mendonin se duke kryqezur Jezusin, i kishin sherbyer Perendise? Pra ata nuk e dinin se mesimet e tradites dhe religjionit qe ndiqnin dhe zbatonin, vrane Birin e Vetme lindur te Perendise? Barre e rende ... Prandaj te them se, ajo qe ti ben duke na quajtur heretike, per shkak se nuk jemi orthodhokse, kjo vecse rendon peshoren ne demin tend. Por gjithsesi nuk te gjykoj. Nje dite gjithsecili do te gjykohet edhe per nje fjale te then kot, dhe lere me per kete lloj gjykimi qe ti dhe religjioni tend ju ben te krishterve jo orthodhokse.
Nese ju me kundershtoni, mund ta beni kete. por gjithmone permes fjales profetike ne bibel, sepse per mua fjala profetike eshte e vetmja fjale, qe vulos te Verteten, pasi ai eshte shkrim i frymezuar nga Fryma e Perendise. Sepse une e kam te veshtire te pranoj se, Perendia ndryshe flet ne fjalen e tij profetike ne bibel, dhe ndryshe ne librat e tradites dhe religjionit tuaj. Nese ka nje kundershtim midis mesimit te bibles, dhe mesimeve tuaj te tradites e religjionit, natyrisht duhet vemendje per te pare se kush ka autoriteitn per te deshmuar te verteten: Fjala profetike e Perendise ne bibel, apo mesimet tuaja te tradites dhe religjionit.
Z. Ilia mendoj se po flas hapur dhe ne paqe, dhe nuk dua te sjell polemike, apo te devijoj temat tuaja me nje qellim te keq. Ne besimin tim, nuk kam aspak ne qellim tju kundervihem traditave apo religjioneve, qofte ai katolik, orthoshoks apo protestant. Per mua religjionet jane ndarje dhe perzgjedhje njerzore, dhe aty ku fillojne aty edhe mbeten. Jezusi erdhi te shpetoje Delet e humbura, dhe ti mbeldhe bashke ne nje kope te vetme. Kjo eshte kisha e Vertete Krishtit, totalisht nen dominimin, kujdesin dhe mbrojtejn e Baritu te madh te shpritrave tane, Zotin Jezus Krisht.
Une ja kam then Albos me mijera here se une nuk jam protestant, sepse as kam protestuar dhe as protestoj ndaj askujt. Une jam i krishtere, qe besoj ne Krisht, dhe perpiqem te bej vullnetin e tij. Kisha ku shkoj natyrisht qe ka traditen dhe religjionin e vet, por e thashe edhe me siper se, nuk kam ne qellim kete. Pali i meson besimtaret qe te rendin dhe te ndjekin vetem Krishtin.. Qellimi im eshte Jezus Krishti dhe besa ne te. Por fakteqesisht Albo vazhdon ne te njejten udhe, duke na quajtur "delja e zeze" . Kjo eshte puna e tij, dhe nuk me intereson apsak mua. Gjithsesi nese une sjell shkrime ne faqen tuaj, duhet ta dini se nuk kam ne qellim ti kundervihem religjionit orthodhoks. Une gjithmone vij me shkrime nga bibla, dhe ne qellim kam Jezusi Krishtn. Zoti ju bekofte.
Ruaj Lidhjet