Zyla :Si e zbulova se do kishte dhunė mė 21 janar, e vėrteta pėr pėrgjimet
Ish-drejtori i SHIU u pėrgjigjet akuzave tė PS.
“Ia thashė kreut tė SHISH, por ai s’e mori parasysh. SHIU nuk mund dhe nuk bėn pėrgjime politike”
Ish-drejtori i Shėrbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla, pėr herė tė parė rrėfen pėr gazetėn “Panorama” arsyet e sulmeve ndaj tij nga deputetėt e opozitės.
Sipas Zylės, zanafilla e pėrplasjes ka nisur qė me pėrfshirjen e SHIU-t nė zbulimin e trazirave tė 21 janarit. Ish-drejtori i SHIU-t u pėrgjigjet akuzave pėr pėrgjim tė deputetėve dhe versionin e tij tė ngjarjes sė 21 janarit.
Zoti Zyla, si i konsideroni akuzat nga ana e deputetėve tė Partisė Socialiste dhe kryetarit tė saj pėr veprimtari tė paligjshme nga ana e SHIU-t?
Kam ndjekur me vėmendje sulmet qė janė bėrė ditėt e fundit ndaj meje personalisht, familjes sime, duke goditur nė kėtė mėnyrė integritetin e institucionit tė SHIU-t. Dėshiroj t’ju garantoj se Shėrbimi Informativ Ushtarak e zhvillon veprimtarinė e tij brenda kornizės kushtetuese dhe ligjore. Misioni i SHIU-t, sipas ligjit “Pėr Shėrbimin Informativ Ushtarak”, ėshtė qė tė grumbullojė, analizojė dhe administrojė tė dhėna pėr veprimtaritė qė cenojnė sigurinė kombėtare, kėrcėnime tė mundshme ose rreziqe ndaj Forcave tė Armatosura, qė vijnė nga jashtė ose shfaqen brenda vendit, pėr t’i paraqitur te autoritetet e komandimit dhe drejtimit strategjik tė Forcave tė Armatosura, pėr t’i mbėshtetur gjatė ushtrimit tė pėrgjegjėsive tė tyre. Nė funksion tė pėrmbushjes sė misionit tė tij dhe garantimin e sigurisė kombėtare, ndėr tė tjera, shėrbimi nė zbatim tė ligjit tė sipėrcituar, SHIU grumbullon, analizon, dhe paraqet informacion pėr veprimtari qė lidhen me spiunazhin, terrorizmin, sabotimin, subversionin nė drejtim tė Ministrisė sė Mbrojtjes e tė Forcave tė Armatosura dhe pėr ēdo veprimtari qė kėrcėnon sigurinė dhe stabilitetin e shtetit. Pėr sa mė sipėr, mė lejoni qė tė bėj me dije se e tėrė veprimtaria e SHIU-t ėshtė e mbėshtetur nė Kushtetutė dhe ligje, duke respektuar liritė dhe tė drejtat e njeriut.
Cili ka qenė roli i SHIU-t nė ngjarjet e 21 janarit, pasi Kryeministri ka deklaruar se ju keni dhėnė informacion paraprak pėr trazira tė mundshme?
Unė mendoj se informimi i SHIU-t pėr ngjarjen e 21 janarit ėshtė fillesa dhe arsyet e akuzave drejtuar SHIU-t. Duke qenė se pėr kėtė ngjarje ėshtė folur shumė, mė lejoni qė ta informoj opinionin publik me rolin dhe aktivitetin e SHIU-t lidhur me kėtė ngjarje. Paraditen e 21 janarit, nga burimet e SHIU-t, jam informuar verbalisht se elementė tė inkriminuar qė do tė marrin pjesė nė protestė, do tė kryenin akte dhune ndaj Kryeministrisė, Ministrisė sė Ekonomisė dhe selisė sė LSI-sė. Kėtė informacion, menjėherė e kam pėrcjellė te ministri i Mbrojtjes, i cili mė autorizoi qė kėtė informacion ta ndaja me Shėrbimin e Informativ tė Shtetit. I kėrkova takim drejtorit tė SHISH-it dhe i bėra tė ditur informacionin qė kishim. Nga ana e drejtorit tė SHISH-it ky informacion nuk u mor parasysh, duke mė thėnė se “ne nuk kemi informacione apo indikacione qė tė vėrtetojnė se do tė ketė dhunė gjatė protestės”. Pas takimit me drejtorin e SHISH-it, kam informuar ministrin e Mbrojtjes pėr gjithēka bisedova dhe mė tha drejtori i SHISH-it. Ajo qė ndodhi mė 21 janar 2011 vėrtetoi informacionin e SHIU-t. Mė lejoni qė tė theksoj se SHIU nuk ėshtė investuar nė ngjarjet e 21 janarit. Informacioni i ardhur ėshtė rastėsor nga burime njerėzore dhe me indikacione tė qarta pėr pėrdorim dhune. Nė kėtė situatė dhe nė zbatim tė ligjit, kėtė informacion ia kemi pėrcjellė ministrit tė Mbrojtjes dhe e kemi ndarė me Shėrbimin Informativ tė Shtetit.
Si janė marrėdhėniet tuaja me SHISH-in?
Kanė ndryshuar tėrėsisht dhe njėanshmėrisht pas 21 janarit.
A keni ju pajisje dhe a ka bėrė SHIU pėrgjime tė natyrės politike, siē deklaron kryetari i Partisė Socialiste?
Unė e garantoj opinionin publik se SHIU nuk mund, nuk ka bėrė dhe nuk bėn, nė asnjė rast dhe pėr asnjė arsye, pėrgjime tė kėsaj natyre. SHIU funksionon brenda kornizės ligjore dhe kushtetuese tė vendit, dhe kjo ėshtė e provueshme.
Jeni akuzuar nga PS se ju dhe bashkėshortja jeni pėrfshirė nė trafik armėsh. Madje, zoti Gjoni ka pėrmendur edhe njė biznesmen serb si ortak tė bashkėshortes suaj.
Siē dhe e theksova mė lart, unė mendoj se i gjithė sulmi ndaj SHIU-t bėhet pėr shkak tė 21 janarit. Unė dhe familja ime nuk jemi tė pėrshirė nė asnjė lloj tregtie armėsh. Lidhur me konfliktin e pėrfolur tė interesit, i jam drejtuar zyrtarisht Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, duke i kėrkuar interpretim nėse kemi tė bėjmė me konflikt interesi, dhe pėr kėtė mund tė drejtoheni edhe ju tek Inspektorati pėr tė marrė njė pėrgjigje.
Pėrse ėshtė refuzuar kontrolli parlamentar nė institucionin qė keni drejtuar? A mund tė kryhet kontroll parlamentar nė njė institucion si SHIU?
Nė njė shoqėri demokratike, tė gjitha institucionet janė dhe duhet tė jenė tė kontrollueshme. SHIU, bazuar nė nenin 18 tė ligjit 9074, datė 29.05.2003 “Pėr Shėrbimin Informativ Ushtarak”, ėshtė subjekt i kontrollit nga Komisioni Parlamentar pėr Sigurinė Kombėtare. Ministri i Mbrojtjes raporton pėr veprimtarinė e SHIU-t para kėtij komisioni tė paktėn njė herė nė vit, siē ka ndodhur nė shtator tė 2011-s, si dhe sa herė kėrkohet nga ana e Komisionit, duke pasur parasysh ruajtjen e burimeve dhe informacionit tė klasifikuar, sipas legjislacionit qė normon kėtė marrėdhėnie. SHIU nuk ka pasur kėrkesė dhe nuk ka refuzuar asnjė kontroll nga asnjė institucion qė ėshtė ngarkuar nga ligji pėr tė kontrolluar dhe mbikėqyrur veprimtarinė e SHIU-t.
Ju keni ofruar dorėheqjen para Kryeministrit dhe ministrit tė Mbrojtjes. Partia Socialiste ėshtė shprehur se ka diēka qė fshihet pas kėsaj dorėheqjeje. Ēfarė fshihet sipas jush?
Ėshtė e vėrtetė qė unė i kam ofruar dorėheqjen ministrit tė Mbrojtjes dhe Kryeministrit, si njė akt qytetar dhe civil, sipas motivacionit qė unė e kam bėrė publik. Pas kėtij akti fshihet morali dhe integriteti i familjes sime dhe i imi personalisht. Ky akt i ndėrmarrė nga ana ime u bė pėr tė mbrojtur integritetin e SHIU-t si njė shėrbim inteligjence i njė vendi anėtar i NATO-s.
Ka shprehur NATO-ja ndonjė shqetėsim pėr veprimtarinė e SHIU-t dhe cilat janė marrėdhėniet e kėtij institucioni me strukturat e Aleancės?
SHIU ka marrėdhėnie tė shkėlqyera me strukturat e inteligjencės sė NATO-s, duke kontribuuar me personel dhe informacion; ėshtė anėtar i tė gjitha strukturave tė inteligjencės sė NATO-s dhe kontributi qė SHIU ka dhėnė ėshtė vlerėsuar nga drejtuesit mė tė lartė tė inteligjencės sė NATO-s. Veēanėrisht qė pas anėtarėsimit tė vendit nė NATO, janė ndėrmarrė reforma strukturore nė funksion tė integrimit tė tė gjitha kapaciteteve tona tė inteligjencės ushtarake nė funksion tė pėrafrimit dhe ngritjen e standardeve tė SHIU-t, tė barabartė me strukturat e Aleancės.
Ylli Zyla dha dorėheqjen pas akuzave pėr trafik armėsh
Vetėm pak ditė mė parė, drejtori i Shėrbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ylli Zyla, u paraqiti dorėheqjen Kryeministrit Berisha dhe ministrit tė Mbrojtjes Imami. Nė motivacionin qė ka shoqėruar kėtė dorėheqje, kolonel Ylli Zyla shprehet: “Unė, i nėnshkruari kolonel Ylli Zyla, me detyrė drejtor i Shėrbimit Informativ Ushtarak, nisur nga disa sulme tė pamoralshme dhe tė pabazuara qė mė janė bėrė mua dhe familjes sime nė njė tė pėrditshme, pėr tė ruajtur integritetin dhe moralin e familjes sime, integritetin e institucionit tė SHIU-t si shėrbim inteligjence i njė vendi anėtar i NATO-s, marrėdhėniet e shkėlqyera tė SHIU-t me shėrbimet partnere strategjike tė inteligjencės, si dhe pėr tė garantuar vijueshmėrinė normale tė veprimtarisė dhe operacioneve tė SHIU-t, mė lejoni t’ju paraqes dorėheqjen nga funksioni i drejtorit tė Shėrbimit Informativ Ushtarak”.
Panorama



Pėrgjigju Duke Cituar


Ruaj Lidhjet