Berisha pėruron terminalin e ri nė Portin e Durrėsit
DURRES- Kryeministri Berisha inauguroi dje terminalin e ri nė Portin e Durrėsit. Ne inauguruam sė bashku terminalin e ri tė pasagjerėve, ndėrtim me njė vlerė prej 21 milion eurosh, i arkitekturės dhe teknologjisė sė standardeve mė tė larta, ndėrtim i cili pėrbėn njė portė moderne pėr kėtė port mijėravjeēar, u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi mė tej se qeveria e tij do vazhdojė tė ketė nė vėmendje investimet nė qytetin bregdetar tė Durrėsit. Terminali ėshtė projektuar pėr ti shėrbyer 1.2 deri nė 1.5 milionė pasagjerėve nė vit, 200 mijė autoveturave dhe rreth 60 mijė kamionėve. Ai ka 65 mijė m2 sheshe, 25 mijė m2 ndėrtime, 4500 m2 godina tė pasagjerėve, 10 poste tė kontrollit tė njėkohshėm pėr pasagjerėt kėmbėsorė, 36 poste pėr kontroll tė njėhershėm pėr pasagjerėt me autovetura, 12 poste pėr kontrolle tė njėhershėm pėr kamionėt. Pasi preu shiritin e inaugurimit sė bashku me ministrin Olldashi, Kryeministri Berisha u drejtua pėr nė mjediset e brendshme tė terminalit, ku u takua dhe bisedoi me punonjės tė Portit, si dhe u njoh nga afėr me procedurat e punės nė terminal. Nė ceremoninė e inaugurimit ishin tė pranishėm edhe drejtori i Autoritetit Portual Durrės, Eduard Ndreu, deputetė tė qarkut, pėrfaqėsues tė pushtetit vendor, punonjės tė kompanisė ndėrtuese, punonjės tė Portit tė Durrėsit, si dhe shumė qytetarė. Me kėtė investim, ky terminal do tė pėrmbushė nevojat nė rritje tė trafikut, tregtisė, ekonomisė shqiptare nė zhvillim, si dhe qarkullimit tė lirė tė njerėzve.
Panorama



Pėrgjigju Duke Cituar
:




Ruaj Lidhjet