Pėrmbarimi gjobit Ina Ramėn, refuzoi Gjykatėn
Tre prokurorė tė shkarkuar fituan nė tė gjitha gjykatat tė drejtėn e rikthimit nė punė.
Letra nė Kuvend: Refuzon vendimin e Gjykatės sė Lartė.
Prokurorja e Pėrgjithshme Ina Rama nuk zbaton vendimet e formės sė prerė tė Gjykatės pėr kthimin nė punė tė tre prokurorėve tė shkarkuar prej saj nė periudhėn 2008-2009. Ankesa ėshtė paraqitur nga tre ish-prokurorė nė Komisionin e Ligjeve. Ky fakt u bė i ditur gjatė mbledhjes sė djeshme, ku kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, e pyeti Ina Ramėn pėrse nuk i kthen nė punė prokurorėt e shkarkuar qė kanė fituar tė drejtėn e tyre nė Gjykatė. Sipas letrės qė tre prokurorėt kanė dėrguar nė Komision, pėr njėrin prej rasteve, kryeprokurorja Ina Rama ėshtė gjobitur sipas ligjit nga pėrmbarimi privat nė masėn 50 mijė lekė. Akuza ka qenė pėr moszbatim tė vendimit tė dhėnė nga Gjykata pėr kthimin nė punė tė njė prokurori tė shkarkuar. Tre prokurorėt, tė cilėt kanė fituar nė Gjykatė tė drejtėn e kthimit nė punė, i kanė dėrguar letėr sė fundi Kuvendit tė Shqipėrisė, pas njė serie letrash e njoftimesh tė dėrguara pėr ēėshtjen e tyre te Presidenti i Republikės, te ambasadori i SHBA, ai i dhe BE-sė nė Tiranė dhe gjithė instancave qė mund tė ndikonin nė vėnien nė zbatim tė vendimeve tė dhėna nga gjykatat.
Letra e plote e tre prokuroreve, drejtuar Kuvendit per Ina Ramen
Nė periudhėn 2008-2009, me propozim tė prokurores sė Pėrgjithshme dhe dekret tė Presidentit tė Republikės, pėr arsye krejt personale dhe nė kundėrshtim tė hapur me ligjin, janė shkarkuar nga detyra tre prokurorė: Rita Gjati, Bardhyl Shehu dhe Tom Dedaj.
Kundėr shkarkimit ėshtė bėrė ankim nė Gjykatė, duke paditur prokuroren e Pėrgjithshme dhe Presidentin e Republikės.
Gjykatat shqiptare, nė tė gjitha shkallėt e tyre Gjykata e Apelit Tiranė, Gjykata e Lartė dhe Gjykata Kushtetuese, e kanė konsideruar shkarkimin e prokurorėve tė kundėrligjshėm dhe kanė vendosur: Shfuqizimin e dekreteve tė Presidentit pėr shkarkim nga detyra dhe kthimin e tyre nė detyrėn e prokurorit nė prokuroritė pėrkatėse.
Pas fitimit tė kėsaj tė drejte, i jemi drejtuar disa herė Presidentit tė Republikės dhe prokurorit tė Pėrgjithshėm, pėr kthimin e tyre nė detyrė, por megjithėse kanė kaluar mbi dy vjet nga dhėnia e kėtyre vendimeve, Presidenti i Republikės dhe prokurorja e Pėrgjithshme refuzojnė pa tė drejtė zbatimin e vendimeve tė Gjykatės, madje, nga ana e tyre, nuk ka pasur asnjė reagim.
Nga interesimi i bėrė nė rrugė shoqėrore, Ina Rama ėshtė shprehur se nuk dua tia di pėr vendimet e Gjykatės dhe sa tė jem unė, nuk kam pėr ti marrė nė punė, a thua se Prokuroria ėshtė ēiflig i Ina Ramės dhe vendimet e Gjykatės janė letra qė mund tė hidhen nė kosh.
Ndėrsa Presidenti i Republikės nuk ka kthyer asnjė pėrgjigje, ndonėse tre prokurorėt i kanė dėrguar atij, respektivisht, 7, 5 dhe 4 kėrkesė-ankesa.
Dy nga prokurorėt e shkarkuar, Rita Gjati dhe Bardhyl Shehu, i janė drejtuar edhe Zyrės sė Pėrmbarimit Gjyqėsor (shtetėror), por edhe kjo zyrė nuk mundet tė zbatojė ti gjitha procedurat ligjore pėrmbarimore, nė interes tė ekzekutimit tė vendimit tė Gjykatės, pėr shkak tė frikės qė kanė, tė cilėn na e kanė shprehur, pasi palė e paditur ėshtė prokurorja e Pėrgjithshme dhe Presidenti i Republikės. Megjithėse Avokati i Popullit me shkresėn e tij nr. K2/B13-6, datė 10.10.2011, ka sugjeruar Zyrėn e Pėrmbarimit vendosjen e sanksionit tė gjobitjes ndaj prokurores sė Pėrgjithshme, pėr moszbatim tė vendimit tė Gjykatės, kryetari i zyrės, Arjan Bylykbashi, pėrsėri nuk kryen asnjė veprim.
Ndėrsa prokurori Tom Dedaj, i ėshtė drejtuar pėrmbarimit privat, ku, pėrmbaruesja e ēėshtjes ka gjobitur prokuroren e Pėrgjithshme Ina Rama pėr moszbatim tė vendimit tė Gjykatės, por pėrsėri nuk ka pasur asnjė reagim.
Problemin e moszbatimit tė vendimeve tė Gjykatės, tre prokurorėt ia kanė bėrė prezent edhe kryetares sė Parlamentit, ambasadorit amerikan, z. Arvizu, ambasadorit tė BE-sė dhe ambasadores angleze, por, pėr ēudi, asnjė prej tyre nuk ka reaguar.
Prokurorja e Pėrgjithshme, vetėm dy vjet pas marrjes sė formės sė prerė tė vendimit tė Gjykatės, ka pasur vetėm njė reagim, duke gėnjyer ditėn pėr diell se ėshtė nė pamundėsi tė ekzekutimit tė vendimit tė Gjykatės, pėr kthimin e prokurorėve nė detyrė, pėr shkak se organika ėshtė e plotėsuar.
Kėtė gėnjeshtėr, prokurorja e Pėrgjithshme, nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė saj, e thotė serbes- serbes edhe para 8 gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, gjatė shqyrtimit gjyqėsor tė ēėshtjes pėr njė proces tė parregullt ligjor, pikėrisht pėr mosekzekutim tė kėtyre vendimeve nga Ina Rama.
Prokurorja e Pėrgjithshme pretendon se ėshtė nė pamundėsi tė ekzekutimit tė vendimeve, ndėrkohė qė nga momenti i dhėnies sė vendimeve tė formės sė prerė tė Gjykatės pėr kthimin e prokurorėve nė detyrė, prokurorja e Pėrgjithshme ka propozuar dhe Presidenti i Republikės ka emėruar nė vazhdimėsi dhe aktualisht, nė total, janė emėruar plot 22 prokurorė, 11 nga tė cilėt oficerė tė Policisė Gjyqėsore, si mė poshtė:
Me dekretin nr. 6655, datė 28.7.2010, ėshtė emėruar prokuror, oficeri i Policisė Gjyqėsore Artan Shtrungza.
Me dekretin nr. 6765, datė 10.11.2010, ėshtė emėruar prokuror, oficeri i Policisė Gjyqėsore Adriano Dyrmishi.
Me dekretin nr. 6749, datė 2.11.2011, janė emėruar prokurorė nė prokurori tė ndryshme tė vendit: Elona Alvora, Ervin Beqiri, Sotir Kllapi, Kreshnik Ajazi, Rovena Bozo, Denisa Asko, Marsida Frashėri, Gentian Habazaj, Olger Eminaj dhe Albert Murcaj.
Me dekretin nr. 7504, datė 4.6.2012, janė emėruar prokurorė, oficerėt e Policisė Gjyqėsore: Erion Imeraj, Erion Shehaj, Aurel Zarka, Edina Kurti, Simon Pashuku, Leonard Filopati, Lorenc Merkuri, Pali Decolli, Elion Mustafaj, si dhe drejtoresha e kabinetit tė prokurores sė Pėrgjithshme, Miranda Bushi.
Shikoni deri ku shkon arbitrariteti dhe injorimi i vendimeve tė Gjykatės nga Presidenti i Republikės dhe prokurorja e Pėrgjithshme.
Ndėrkohė prokurorėt vazhdojnė tė enden rrugėve duke trokitur nė dyert e institucioneve tė ndryshme tė kėtij shteti, pėr tė kėrkuar tė drejtėn tonė, a thua se vendimet e Gjykatės janė letra bakalli e jo vendime tė organeve tė pushtetit gjyqėsor, madje tė organeve mė tė larta tė kėtij pushteti dhe tė Gjykatės Kushtetuese.
Dhe kur kėto vendime nuk zbatohen nga pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė shtetit dhe tė Drejtėsisė, ky ėshtė njė problem shumė i madh jo vetėm pėr tre prokurorė, por edhe pėr mbarė shoqėrinė shqiptare dhe shtetin ligjor.
Dhe nė kėtė kontekst, kemi tė drejtė tė themi:
- A ka moral Prokuroria tė kėrkojė ndjekje penale pėr subjekte tė tjera qė nuk ekzekutojnė vendimet e Gjykatės, gjė e cila ėshtė detyrė funksionale e saj, nė njė kohė qė vetė ky organ nuk ekzekuton vendimet e Gjykatės duke kryer vetė vepėr penale?! (Neni 320 i Kodit Penal Pengime pėr ekzekutimin e vendimeve tė Gjykatės)
- Pėrse Presidenti i Republikės punon me dy standarde?!
Ashtu si prokurorėt, janė shkarkuar edhe disa gjyqtarė tė gjykatave tė Shkallės sė Parė dhe tė Apelit, siē janė: Arjana Caco, Besnik Qira, Dalip Bushi etj., por kėta gjyqtarė, pasi kanė fituar tė drejtėn pėr kthim nė punė nga Gjykata e Lartė, menjėherė pas fitimit tė kėsaj tė drejte janė kthyer nė punė, ndėrsa prokurorėt jo!?
- A nuk janė tė njėjtat ligje dhe rregulla qė zbatohen nė kėtė shtet, apo pėr prokuroren e Pėrgjithshme dhe Presidentin e Republikės kėto ligje dhe rregulla zbatohen sipas rastit, dėshirės apo sipas mikut?!
- Mirė ata qė i gjejnė mik Presidentit tė Republikės dhe prokurores sė Pėrgjithshme dhe kthehen nė punė, po tė tjerėt, siē jam edhe unė, qė nuk e kanė kėtė mundėsi, ēduhet tė bėjnė?!
Dhe nė pėrfundim, kemi tė drejtė tė pyesim: A ka mė shpresė nė kėtė vend se njė ditė drejtėsia do tė bėhet?! Dhe kur kjo nuk bėhet nga pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė shtetit dhe tė Drejtėsisė, ne, ashtu si dhe shumica e popullit, kemi fare pak shpresė.
Sa keq!
Panorama



Pėrgjigju Duke Cituar



Ruaj Lidhjet