Perse u zgjodh data 24 Qershor per inagurim..........??????
Perse u zgjodh data 24 Qershor per inagurim..........??????
urime e gezofshin ata qe do e perdorin
Tiranė- U pėrurua katedralja madhėshtore Orthodhokse Ngjallja e Krishtit
Liturgji Hyjnore madhėshtore me pjesėmarrje tė jashtėzakonshme.
24 Qershori shėnon edhe pėrvjetorin e ringritjes kanonike tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, zgjedhjen e Fortlumturisė sė Tij Anastasit si Kryepiskop i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė.
24 qershori u kthye nė njė ditė tepėr tė veēantė. E kremtja e Lindjes sė Shėn Joan Prodhromit shėnon edhe pėrvjetorin e ringritjes kanonike tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, qė nisi me zgjedhjen e Fortlumturisė sė Tij Anastasit si Kryepiskop i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė. Kėtė vit u mbushėn plot dy dekada nga kjo nga ngjarje historike jo vetėm pėr orthodhoksėt e Shqipėrisė, dhe sigurisht u kremtua ashtu siē i takonte, me finalizimin njė nga ėndrrave mė tė mėdha tė Kryepiskopit Anastas, qė ėshtė edhe njė kurorėzim i jashtėzakonshėm i veprės sė mrekullueshme 20-vjeēare rikthimin e Katedrales Orthodhokse nė qendėr tė Kryeqytetit.
Dita nisi me Shėrbesėn e Thiraniksjes, hapjes sė dyerve tė Katedrales sė re Ngjallja e Krishtit. Mijėra besimtarė u mblodhėn me pėrkushtim, por edhe me padurimin pėr tė parė kėtė vepėr madhėshtore, qė zbukuron e nderon kryeqytetin dhe gjithė vendin, tė cilėn Fortlumturia e Tij ua dhuronte nė kėtė pėrvjetor. Dhe hapja e dyerve tė mrekullueshme tė bronzit ishte sikur hapeshin dyert e qiellit, siē do tė thoshte mė vonė Imzot Nikoni, me shfaqjen e Pantokratorit madhėshtor, realizuar i gjithi nė mozaik.
Nė Liturgjinė e parė Hyjnore, bashkėmeshuan Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė Anastasi, pėrfaqėsuesit e Patriarkanės Ekumenike, Kryepiskopi i Amerikės, Hirėsia e Tij Dhimitri dhe Mitropoliti i Filadelfias Melitoni, Episkopi i Bostoni dhe i Arqidioqezės shqiptare Imzot Nikoni, anėtarė tė Sinodit, si dhe klerikė nga tė gjitha dioqezat.
Nė Dhoksologjinė e kryer me kėtė rast, nė orėn 10.30, nderuan me pjesėmarrjen e tyre edhe Presidenti i Republikės Z. Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit Znj. Jozefina Topalli, Ministrat Pollo, Bumēi e Ksera, kryetari i PBDNJ Z. Dule, pėrfaqėsues diplomatikė etj. Ishin tė pranishėm dhe pėrfaqėsuesit e komuniteteve tė tjera fetare.
Mbas Dhoksologjisė u mbajtėn edhe fjalimet e rastit. Hirėsia e Tij Melitoni lexoi pėrshėndetjen e Patriarkut Ekumenik Vartholomeut. Pastaj pėrshėndetėn Kryepiskopi i Amerikės Dhimitri dhe Episkopi i Bostonit Nikoni. Nė emėr tė Sinodit tė Shenjtė pėrshėndeti nė kėtė ditė tė shėnuar Mitropoliti i Korēės Hirėsia e Tij Joani, i cili foli pėr veprėn e Kryepiskopit Anastas nė kėto dy dekada, duke u ndalur veēanėrisht tek ndjenja e mirėnjohjes sė thellė qė duhet tė tregojė ēdokush pėr ēdo gjė qė ai ka bėrė pėr orthodhoksėt dhe tė gjithė vendin tonė.
Pas Liturgjisė Hyjnore u zhvillua dreka e rastit nė Hotel Rogner
Nė orėn 18.00, pati njė njė koncert festiv nė sallėn e re, nė kompleksin e Katedrales, e cila u mbush pėrtej kapacitetit tė saj. Nė program kishte pjesė nga Orkestra e Teatrit tė Operės dhe baletit, drejtuar nga maestro Zhani Ciko, pjesė tė kėnduara nga Kori i Katedrales, nėn drejtimin e maestro Milto Vako, nga Kori bizantin Shėn Joan Kukuzeli, kori i Akademisė Teologjike, i tė rinjve tė Beratit, grupi artistik i fėmijėve tė Shtėpisė Orthodhokse tė Shpresės, kėngė e valle nga grupi artistik i rinjve tė Korēės dhe Librazhdit, Grupi i tė rinjve Kėlcyrės dhe Gjirokastrės dhe nga kori dhe orkestrina e Radios Ngjallja.
Nė fund u shfaq njė film dokumentar me rastin e 20- vjetorit tė zgjedhjes sė Kryepiskopit Anastas, ku jepej pėrmbledhtazi gjithė vepra e tij, qė kalon pėrtej kufijve tė mrekullisė.
Nė fund tė gjithė tė pranishmit kėnduan himnin qė e ka shoqėruar nė ēdo ēast veprėn e Kryepiskopit qė nga dita e mbėrritjes, 21 vjet mė parė: Krishti u Ngjall sė vdekurėsh!...
Urime Urime me ne fund u hap
sa per ata qe pyesin pse eshte shqiponja me dy koka ne kishe
Shqiponja me dy Koka eshte simboli I vendeve Kristiane ne Bot jo vetem ne shqiperi
Russia,Serbia,greqia,shqiperia,polonia,maqedonia,K roacia Etc
edhe njehere Urime Urime
Shqiptare
Shqiponja me dy koka ne Kishen Orthodhokse, simbolizon dy format e Kishes, te dukshmen dhe te padukshmen, boteroren dhe hyjnoren, fiziken dhe shpirteroren. Aspekti tjeter i shqiponjes me dy koka eshte ai i pushtetit te sovranit njerez (perandorit apo shtetit ku Kisha vepron) dhe sovranit Hyjnor, Trinise se shenjte. Ne si besimtare i sherbejme te dyjave, secilit i japim nderimin qe i takon. Shqiponja me dy koka ka hyre ne Kishen Orthodhokse qe nga koha e Konstandinit te Madh dhe eshte ruajtur e percjelle deri ne ditet tona. Ate e gjejme te gdhendur ne artin kishtar ne shume forma, ku vendi me i spikatur eshte ne dyert e altarit te Kishes. Simboli i Shqiponjes me dy krena ka qene dhe vazhdon te jete simboli i Kishes Bizantine Orthodhokse. Te gjithe popujt orthodhokse, perfshi ketu Shqiperine, ne mesjete e adaptuan kete simbol ne flamujt e tyre ne lufte kunder pushtuesit osman. Lufta behej mes shqiponjes me dy-krena (simboli orthodhoks) dhe flamurit me gjysem henezen te pushtuesit osman. Pas shperberjes se Perandorise Bizantine e renies se saj ne duart e osmaneve, te gjithe keta popuj orthodhokse e perdoren po kete simbol ne flamujt e tyre kombetare. Per ta shqiponja me dy krena deshmon trashegimine e tradites se tyre bizantine orthodhokse. Ndryshe nga popujt romano-katolike te Perendimit qe perdorin shqiponjen me nje koke, popujt e Lindjes perdorin shqiponjen bizantine.
Qe nga koha e mesjetes, dy asimilime te medha kane ndodhur mes shqiptareve: a) asimilimi islamik i promovuar me hir e pahir nga pushtuesi osman b) indoktrinimi ateisto-komunist i rregjimit te Enver Hoxhes. E perbashketa e te dyja ketyre asimilimeve ishte perpjekja per te fshire kujtesen koletive historike te popullit shqiptar mbi origjinen e vete ne menyre qe doktrina e re, qofte islame qofte komuniste te mund te luftonte besimin e traditen e vjeter shekullore fetare. Dallimi i vetem mes te dyjave eshte se komunistet nuk u mjaftuan vetem me fshirjen e kujteses kolektive historike, por e cuan nje hap me tej, u hodhen shqiptareve trute e gomarit duke injektuar ne trurin e shqiptarit nje version te historise se shpikur prej tyre, ashtu sic i vinte per shtat rregjimit komunist.
Albo
.
Urime! Urime! Urime!
Katedralen ta gezojme te gjithe si shqiptare!
Eshte nje ndertim modern i nderthurur me traditen bizantine,
qe shton vlerat arkitektonike te Tiranes si kryeqytet.
Me kalimin e kohes behet dhe ndonje ndryshim i nevojshem, por ato jane ēikerima.
.
Jani Vreto, miku i ngushte i Naim Frasherit ne Stamboll, i thosh shpesh Naimit:
"Naim, as pema nuk leshon gjethe pa bekimin e Perendise!"
Dhe keto fjale ngelen me Naimin aqsa i renditi edhe ne parathenien e botimit te tij te pare me vjersha. Mu kujtuan kur lexova kete lajm te shumepritur pasi pershkruajne me se miri menyren se si ndihem:
"Lavdi ty o Zot qe nuk e braktise Kishen dhe popullin tend por e bekon ate si asnje popull tjeter!"
Besimtaret orthodhokse te Tiranes e mbare Shqiperise, nuk do te kishin sot nje katedrale madheshtore ne mes te kryqytetit, po te mos ishte ky Vullneti i Perendise. Besimtaret orthokse nuk do te kishin sot nje Sinod te Shenjte te kompletuar me peshkope, po te mos ishte ky Vullneti i Perendise. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise nuk do te kish perjetuar ringjaljen nga hiri sic e ka perjetuar ne keto 20 vjet, nese Perendia nuk do te na kish sjelle nje nga sherbetoret e Tij me te mire, Kryepeshkopin Anastas. Te gjithe te krishteret e tjere te botes, nuk do te merrnin sot Shqiperine si shembull te nje populli qe po perjeton ringjallje shpirterore te mrekullueshme, nese Fryma e Shenjte e Perendise nuk do te vepronte ne Kishe. Sherbetoret e Perendise nuk do te kishin qene te suksesshem ne misionin e tyre shpirteror nese Perendia nuk do te rindizte flaken e besimit ne zemrat e mijera shqiptareve te lire.
Katedralja madheshtore e Ngjalljes se Krishtit ne Tirane ka formen e nje Kryqi. Ai eshte Kryqi me te cilin Perendia bekon ate toke e ate popull. Ai kryq na mbush te gjitheve me shprese se Perendia asnjehere nuk na braktisi, por Perendia eshte me ne. Dhe per aq kohe sa do te kemi bekimin e Perendise kemi gjithcka.
Po e mbyll me fjalet e nje kardinali romano-katolik, qe u dergua para disa vjetesh ne Shqiperi per te perpiluar nje raport mbi gjendjen e komunitetit romano-katolik ne vend dhe gjithe komuniteteve te tjera fetare. Kardinali u kthye ne Vatikan dhe perpiloi nje raport qe e permblodhi me nje fjali: "Nga te gjitha bletet qe punojne ne Shqiperi, vetem ato orthodhokse po prodhojne mjalte."
Ndricoje o Zot erresiren shpirterore te populli tim!
Mbrona o Nene e Tereshenjte Virgjeresha Mari me lutjet e tua!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-06-2012 mė 12:32
Urime per Katedralen te gjithe shqiptareve.
Pershendetje
Tė tuat nga tė tuat
Edhe une i bashkohem urimit te shumices se Shqiptarve,duke uruar gjithe Ortodokset Shqiptar
per ndertimin e kesaj Katedraleje!
Me kete rast ju uroj Ortodoksve Shqiptar qe sa me pare ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare
te vije nje kryepeshkop SHQIPTAR,gje qe do i tregonin shqiptarve,Grekve,Evropes dhe Botes, se Ortodokset e SHqiptarise kan aq kapacitete njerzore,sa te udheheqin K.O.SH.
Albo, ky Kryepiskop eshte ikona e Zotit Krisht. Kjo qe them eshte thene nga nje besimtare qe sot ka nderruar jete dhe qe per mua eshte nje shenjtore. Vete Zoti Krisht i foli 1 dite para 2 gushtit 1992, kur nje turme antikrishtesh u turren kunder Ikones se Zotit...nese Perendia nuk do te na kish sjelle nje nga sherbetoret e Tij me te mire, Kryepeshkopin Anastas.
fjalet ishin pak a shume:..Keshtu silleni ju shqiptaret me Ikonen Time...??
sa te jete gjalle Kryepiskopi nuk ka per t`i ndodhur gje e keqe Shqiperise dhe shqiptareve...
Duaje te afermin tend si veten
Ta gezojme te gjithe katedralen e re
Kush nderton gezon thote nje
fjale e urte Shqipe.
Por ne krye te kishes autoqefale
Shqiptare duhet te jete nje
peshkop Shqiptar dhe jo grek.
Mos te arojme se sa prifterinj
te nderuar dhane jeten e tyre
vetem se meshonin Shqip e
keta u vrane vetem nga kisha greke.
Keto mos i haro zoti Albo.
Me respekt
Pellazg Iliria
Urime Ortodokseve Shqiptar,objekt shume i bukur.
Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe) .
Madje ka filluar funksionimi i rregullt, i perditshem e Katedrales...
Duaje te afermin tend si veten
Urime urime. Tė shoh gjithmonė pėrurime tė kishave tė reja e tė shkatėrruara dua.
Gjithmonė jap atė qė mė japin tė tjerėt
Urime gjithe Shqiptareve Ortodokse ... i lumte atyre qe e kane ndertue, shum e bukur!
Cila Perendi Eshte Aq E Madhe Sa Perendia Jone !
Ti Je Perendi I Vetem Qe Ben Cudira !
Krishti U Ngjall !
KRISHTI U NGJALL
Video regjistrime nga kjo dite e bekuar:
KOASH
Pėrshėndetja e Hirėsi Joanit
Sot ne festojmė njė ngjarje tė madhe pėr historinė e Kishės sonė. 20 vjet mė parė, mė 24 qershor tė vitit 1992, Kryepiskopi Anastas u zgjodh nė krye tė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri dhe me kėtė zgjedhje filloi edhe ringritja nga rrėnojat. Koha vėrtetoi se kjo ishte zgjedhja e duhur dhe pėr kėtė falėnderojmė pėrzemėrsisht Patriarkanėn Ekumenike, e cila gjatė kėtyre viteve tė ringritjes ka treguar kujdes dhe dashuri tė veēantė pėr Kishėn tonė. Madje tani, pas 20 vjetėsh nuk besoj se ka ndonjė njeri, i cili me tė vėrtetė e do Kishėn dhe vendin tonė, tė mos mendojė se kjo ishte jo vetėm zgjedhja e duhur, por gjithashtu edhe njė privilegj e njė bekim i madh si pėr Kishėn ashtu edhe pėr vendin tonė.
Ėshtė e natyrshme qė ēdo pėrvjetor tė jetė njė rast reflektimi dhe kujtese. Edhe pėr ne sot, nė 20-vjetorin e kėsaj ngjarjeje tė madhe si shenjė mirėnjohjeje na takon tė ndalemi dhe tė kujtojmė veprėn madhėshtore qė ėshtė bėrė nė kėto vite.
Kisha Orthodhokse nė Shqipėri, si tė gjitha komunitetet e tjera fetare, ishte tėrėsisht e shkatėrruar. Ringritja e saj nga themelet ishte njė sipėrmarrje vigane, e cila nė fillimet e saj dukej gati e pamundur. Duhet theksuar se Ringritja nga gėrmadhat e Kishės Orthodhokse nė Shqipėri u realizua, jo thjesht vetėm nė kufijtė e saj tė mėparshėm, por nė njė ridimensionim tė saj nė njė nivel shumė mė lartė dhe shumė mė tė gjerė.
Kontributi i Kryepiskopit Anastas nė rindėrtimin e Kishės Orthodhokse nė Shqipėri ėshtė i jashtėzakonshėm dhe i pashoq. Nėn kujdesin e tij u ngrit Akademia Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, ku janė pėrgatitur rreth 140 klerikė vendas. Nėn drejtimin e tij, me fondet e siguruara po prej tij, janė ndėrtuar rreth 150 kisha tė reja, janė restauruar rreth 60 kisha dhe manastire - monumente kulture dhe janė riparuar mbi 160 kisha tė tjera. Janė ngritur, blerė dhe rikonstruktuar mė shumė se 70 ndėrtesa. E tėrė vepra ndėrtuese arrin nė mbi 450 objekte. Vetėm pėr restaurimin e objekteve orthodhokse tė kultit janė shpenzuar nga Kisha jonė pėr kėtė qėllim mbi 8 milionė dollarė, fonde tė mbledhura nga Kryepiskopi Anastas. Dhe padyshim, margaritari mė vezullues nė veprėn ndėrtuese tė Kryepiskopit Anastas ėshtė kjo katedrale ku sot po kremtojmė Dhoksologjinė
Kushdo qė e shikon kėtė katedrale madhėshtore do tė kuptojė se ajo ėshtė ndėrtuar nga njė njeri me dashuri tė madhe pėr njerėzit dhe pėrkushtim tė rrallė pėr Kishėn. Ēdo gjė nė kėtė ndėrtesė tė mahnitshme tregon se ai ka bėrė tė pamundurėn pėr t’i dhėnė kishės kėtu nė Shqipėri mė tė bukurėn dhe mė tė mirėn. Dhe do tė mjaftonte vetėm kjo qė ne tė jemi pėrjetė mirėnjohės pėr kėtė bari tė ndritur dhe tė dashur.
Dashuria e tij pėr tė gjithė njerėzit, pavarėsisht nga origjina dhe bindjet e tyre, bėnė qė tė krijonte njė rrjet klinikash mjekėsore nė tėrė vendin, ku dallohet Qendra Diagnostike “Ungjillėzimi” nė Tiranė, ku punojnė disa nga mjekėt mė tė njohur tė vendit dhe me aparatura mjekėsore tė teknologjisė sė fundit.
Nė fushėn e arsimit, me kujdesin personal tė tij janė ngritur 17 kopshte ditore, ku pėrparėsi kanė fėmijėt e familjeve nė nevojė. Janė ndihmuar shumė shkolla publike, janė rikonstruktuar 10 shkolla dhe 6 kopshte. Janė hapur shkolla nėntėvjeēare dhe institute profesionale, tė cilat kanė dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr tė gjithė vendin tonė. Sė fundi, me iniciativėn dhe pėrpjekjet e tij u ngrit edhe i pari Universitet Orthodhoks nė Shqipėri - Universiteti “Logos”.
Veprimtaria e gjerė sociale dhe humanitare e Kishės, nėn drejtimin e Kryepiskopit Anastas, ka qenė e njė rėndėsie tė veēantė. Janė pėrkrahur njė numėr i madh programesh sociale, ku pėrfshihen projekte zhvillimi pėr zonat malore, zhvillimin e bujqėsisė, ndėrtime rrugėsh dhe ujėsjellėsish, programe pėr kujdesin shėndetėsor, kontribute tė mėdha pėr shkolla, jetimore, spitale, ndihma pėr institutet pėr persona me aftėsi tė kufizuara, azilet, pėr tė burgosurit, dreka pėr tė varfrit etj. E gjithė kjo vepėr ka pasur njė impakt tė madh nė shoqėrinė dhe ekonominė e vendit tonė, sepse duke u punėsuar me mijėra njerėz janė ndihmuar me mijėra familje. Dhe pa dyshim, tėrė kjo veprimtari ka ndihmuar nė mėnyrė tė konsiderueshme edhe pėrpjekjen pėr zhvillim tė Shqipėrisė.
Por mbi tė gjitha, Kryepiskopi Anastas ėshtė pėrpjekur me tė gjitha energjitė e tij qė kontributi mė i madh i Kishės nė aspektin social tė shoqėrisė tė jetė edukimi dhe formimi i njerėzve tė drejtė, tė pėrgjegjshėm dhe tė ndershėm, tė pėrhapė shpresė ku ka dėshpėrim, kurajė ku ka frikė, dritė ku ka errėsirė dhe dashuri ku ka konflikte.
Gjatė vitit 1999, kur vendi ynė priti valėn e refugjatėve kosovarė, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė, me iniciativėn dhe nėn drejtimin e Kryepiskopit Anastas, nė bashkėpunim me donatorė dhe organizma fetarė ndėrkombėtarė organizoi njė program tė madh ndihme, prej mė shumė se 12 milionė dollarėsh.
Dhe kėtu kemi pėrmendur vetėm njė pjesė tė veprimtarisė sė madhe tė Kishės nė kėto vite. Dhe pa asnjė dyshim, arkitekti dhe realizuesi i gjithė kėsaj veprimtarie ka qenė Kryepiskopi Anastas. Kjo ėshtė pjesa e dukshme dhe e prekshme e kėsaj vepre vigane, por unė do tė doja tė theksoja pėrsėri edhe njė pjesė tjetėr, madje akoma e rėndėsishme dhe pėr tė cilėn nuk ėshtė folur aq shumė sa duhet. Kryepiskopi Anastas jo vetėm qė arriti tė realizonte ndėrtimin e mureve tė Kishės dhe infrastrukturėn fizike tė saj, por pėrpjekja e tij pėr tė dhėnė njė frymė tė drejtė dhe tė mirė brenda saj ka qenė gjithmonė njė prioritet, sepse qėllimi i tij ėshtė pėr tė pasur njė kishė ku Perėndia tė adhurohet “me frymė dhe tė vėrtetė”. Vepra ndėrtuese nė vizionin e tij ėshtė se ndėrtesat nuk janė njė qėllim nė vetvete, por vetėm njė mjet pėr tė realizuar veprėn shpėtimtare tė Kishės. Ato janė ndėrtuar pėr njerėzit dhe nė shėrbim tė tyre.
Predikimi i tij publik dhe privat ka qenė gjithmonė dashuria dhe respekti pėr ēdo qenie njerėzore, duke pėrhapur njė frymė pajtimi dhe falje brenda Kishės. Vendi ynė ka nevojė pėr kėtė frymė. E gjithė bota ka nevojė pėr kėtė frymė, sepse vetėm mbi kėtė themel hyjnor mund tė ndėrtohet njė marrėdhėnie e drejtė ndėrmjet njerėzve dhe vetėm nėpėrmjet kėsaj mund tė ndėrtohet njė shoqėri me tė vėrtetė njerėzore. Tė gjithė ne qė kemi qenė pranė tij gjatė kėtyre viteve tė ringjalljes sė Kishės nė Shqipėri jemi dėshmitarė tė kėsaj.
Kisha Orthodhokse, nėn drejtimin e tij, jo vetėm qė ka vazhduar traditėn e shkėlqyer tė harmonisė dhe bashkekzistencės fetare, por ėshtė pėrpjekur gjithashtu tė forcojė dhe tė shtrijė akoma mė shumė fushėn e bashkėpunimit. Fjalėt e tij se “vaji i fesė nuk duhet tė pėrdoret nga asnjėra palė pėr tė ndezur konfliktet, por pėr tė shėruar plagėt dhe pėr tė qetėsuar zemrat”, janė jo vetėm tė njohura nga tė gjithė, por janė bėrė tashmė njė leitmotiv pėr tė gjithė kur flitet pėr rolin e fesė nė botėn konfliktuale ku ne po jetojmė sot.
Kryepiskopi Anastas me kontributin e tij tė jashtėzakonshėm nė fuqizimin e dialogut ndėrmjet popujve tė ndryshėm nė tė gjithė botėn, me librat dhe artikujt qė i japin njė mbėshtetje teologjike kėtij dialogu, me pėrpjekjet e tij pėr respektimin e ēdo qenieje njerėzore dhe tė dinjitetit e lirisė sė ēdo njeriu, ėshtė bėrė njė pikė referimi, jo vetėm nė fushėn e dialogut ndėrfetar, por edhe nė atė tė mendimit njerėzor nė pėrgjithėsi. Kėto fjalė i thonė shumė nga pjesėmarrėsit dhe drejtuesit fetarė e laikė nė tė gjithė botėn. Si njė nga presidentėt e Kėshillit Botėror tė Kishave dhe pjesėmarrės e drejtues i shumė konferencave ndėrkombėtare, ai ka qenė protagonist i shumė marrėveshjeve dhe arritjeve tė mėdha nė dialogun ndėrfetar. Nėpėrmjet kėtij kontributi tė jashtėzakonshėm nė dialogun ndėrfetar dhe ndėrkulturor, i njohur jo vetėm nė rajonin tonė por nė tė gjithė botėn, ai i ka dhėnė prestigj ndėrkombėtar Kishės dhe vendit tonė, duke na bėrė ne tė ndihemi krenarė sa herė kemi marrė pjesė nė konferenca ndėrkombėtare.
Nėpėrmjet shembullit tė tij ai e ka forcuar tek tė gjithė ne besimin e patundur te Perėndia. Sa herė qė ėshtė pėrballur me vėshtirėsi dhe ngasje tė ndryshme, ai nuk ėshtė tėrhequr, por me besim tė madh te Perėndia, i bindur se po bėn punėn e Tij, ai ka qėndruar i fortė si shkėmb, por me dashuri dhe dhembshuri, pėr ta mbrojtur Kishėn dhe misionin e saj. Ėshtė bėrė tashmė proverbiale thėnia e tij se “Perėndia nuk do tė na braktisė”, duke pėrhapur kėshtu besim dhe shpresė nė tė gjithė besimtarėt. Dhe unė besoj se jeta dhe vepra e tij janė njė shembull i gjallė dhe frymėzim i vazhdueshėm, jo vetėm pėr ne sot, por edhe pėr brezat qė do tė vijnė.
Do tė doja tė ndalesha pėrsėri nė problemin e Autoqefalisė, meqenėse pėr atė ėshtė folur kaq shumė. Autoqefalia nuk realizohet vetėm me njė dekret, por me ngritjen e njė hierarkie kishtare, me pėrgatitjen e kuadrove tė duhura pėr tė drejtuar Kishėn, me pajisjen e saj me klerikė dhe teologė dhe mbi tė gjitha me autoqefalinė financiare. Kontributi i Kryepiskopit Anastas nuk ishte vetėm nė rikonfirmimin e autoqefalisė, por edhe nė forcimin dhe konsolidimin e saj dhe pėr kėtė duhet tė jemi mirėnjohės.
I gjithė shėrbimi i tij nė kėta njėzet vjet nė veprėn vigane tė Ringritjes sė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri ėshtė jo vetėm njė histori suksesi, por edhe vepra mė e shquar e Kishės Orthodhokse nė kohėt moderne.
Sa mė shumė kohė kalon, aq mė e qartė bėhet pėr tė gjithė ne madhėshtia e veprės sė Kryepiskopit Anastas dhe shpesh habitem dhe mrekullohem, dhe jo vetėm unė por edhe shumė tė tjerė, se si ka mundur tė realizojė njė vepėr nė kėto dimensione. Si pėrgjigje mund tė kemi vetėm kėtė: njė besim i madh dhe njė dashuri e madhe pėr Zotin dhe njerėzit, njė talent i jashtėzakonshėm dhe njė hir i madh nga Perėndia, vetėm kėto mund ta bėjnė kėtė tė mundur.
Ai i dhuroi Kishės sonė gjithēka qė ai kishte. Gjithė pasurinė e tij shpirtėrore dhe intelektuale, diturinė dhe urtėsinė, mendimin e pjekur dhe tė kthjellėt, pėrkujdesjen plot dashuri tė njė bariu shpirtėror, si edhe pėrkushtimin e njė tė krishteri tė pėrgjegjshėm pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e njerėzimit. Ai i dha te ne tė gjitha energjitė e tij fizike dhe emocionale, tė gjithė personin e tij. Dhe mund t’ju them me plot bindje se unė nuk njoh ndonjė person tjetėr t’i ketė dhėnė kėtij vendi mė shumė dhe pa kėrkuar asgjė dhe pa marrė asgjė. Pėr kėtė mendoj se mė e pakta qė ne mund tė bėjmė ėshtė t’i themi faleminderit.
Sot ndihem jashtė mase i nderuar dhe i privilegjuar qė mė ėshtė dhėnė mundėsia tė flas nė kėtė 20-vjetor, nė kėtė ditė historike pėr Kishėn tonė, pėr veprėn e Kryepiskopit Anastas, sepse duke nderuar veprėn e kėtij njeriu tė madh ne nderojmė veten tonė, Kishėn tonė dhe vendin tonė. Do tė doja tė shpreh edhe njė herė falėnderimin tim tė madh pėr kėtė dhuratė qė Perėndia ka bėrė pėr ne dhe jam i sigurt qė shpreh gjithashtu edhe falėnderimin dhe mirėnjohjen jo vetėm tė klerikėve dhe tė Komunitetit Orthodhoks, por edhe mė gjerė.
Lutem qė Perėndia t’i japė jetė tė gjatė, shėndet, fuqi e urtėsi, pėr tė mirėn e Kishės dhe pėr lavdinė e Perėndisė. Amin.
Imzot Joan Pelushi
Tiranė 24 qershor
Ruaj Lidhjet