Ndryshimet ne qeveri
Nė Shqipėri kryeministri Sali Berisha emėroi sot deputetin demokrat Flamur Noka ministėr tė Brendshėm, post i cili kishte mbetur vakant pas zgjedhjes sė zotit Bujar Nishani si president i ri i vendit. Zoti Noka, 41 vjecar, ėshtė diplomuar pėr mjekėsi, profesion tė cilin e ka ushtruar vetėm tre vjet. E gjithė eksperienca e tij nė punė pėrmblidhet nė angazhimet nė strukturat e partisė demokratike, ku aktualisht ėshtė dhe sekretar organizativ i saj.
Pėrveē emrit tė zotit Noka, kryeministri i ka dėrguar presidentit Topi edhe emrat e tre ministrave tė tjerė tė propozuar mbrėmė nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Ministėr i Jashtėm i vendit do tė jetė Edmond Panariti, nėnkryetar aktual i Bashkisė sė Tiranės, i diplomuar nė mjekėsi veterinare, me njė karrierė akademike, por pa asnjė eksperiencė tė mėparshme diplomatike. Ministri aktual Edmond Haxhinasto kalon tek ministria e Ekonomisė.
Nė ministrinė e Shėndetėsisė shkon deputeti i LSI-sė, Vangjel Tavo, ku zėvėndėson zotin Petrit Vasili, i cili rikthehet pėr tė mbuluar funksionet partiake. Jashtė kabinetit qeveritar mbetet ministri i Ekonomisė Nasip Naēo, i cili pritet tė rimarrė funksionin e nėnkryetarit tė parlamentit.
www.zeriamerikes.com



Pėrgjigju Duke Cituar
haha
po cfar duhet te bej ky njeri akoma qe te zgjoheni nga gjumi




Ruaj Lidhjet