
Postuar mė parė nga
DeuS
Persa i perket te fshehures, sindrome e komunizmit eshte edhe kjo. Kompleks qe eshte gdhendur thelle ne palcen e shqiptarit dhe vazhdon fuqishem edhe sot. Njerez qe kane frike te flasin, se i heqin nga puna. Njerez qe duhet te fotografojne voten se perndryshe e ardhmja u shembet para syve. Shqiptare qe pretendojne se jetojne te lire, por ne te vertete kane frike nga hija e tyre. Vetem emigrantet (si une e te tjere) degjon e lexon te flasin pa teklif..
Kurse persa i perket fjalise se dyte, mund te them qe nuk jam 100% i sigurte nese Rama eshte zgjidhja. Ceshtja shqiptare kalon pertej aftesive e mundesive te nje njeriu te vetem per t'a zgjidhur kete nyje shume-vjecare. Nuk me bind si lider, ka shume mangesi, por ne pellgun e ndyre te politikes shqiptare, mendoj se eshte i vetmi (ose shpresoj te pakten) qe mund t'a sjelli ne binare vendin. Te pakten i duhet dhene nje shans. Fakti qe ujqerit e vjeter, diktatoret e kriminelet e tipit Berisha, Nano, Meta etj e shohin Ramen si kerrcenim kaq te madh, eshte nje shenje teper premtuese. Rama ka mangesi diplomatike, eshte i prere dhe nuk zoteron fleksibilitetin e kerkuar. I nevojiten ca psikolloge e keshilltare te zote, t'a mesojne sesi duhet te sillet ne publik, nga e ecura, tek ngerdheshja, tek xhestikulacioni, tek intonacioni i zerit e deri tek te falat e ironizimet pa takt.. Me pak fjale, para Berishes e ketij klani korruptivo-kriminal edhe Lek Plepi do ishte zgjidhje perfekte!
Une jam kundra cdo figure e klani te vjeter qe e shkaterroi kete vend per 22 vjet. Ma ha buken kur shoh figura si Ruci, Gjinushi, Dokle etj ne PS, por politika kjo eshte, complicated..
Ruaj Lidhjet