Ministria e Kulturės i shkurton mjetet festivalit ‘Fest Nota e Artė 2012’
Realizimi i Festivali “Fest Nota e Artė 2012” kėrkon 6 milionė denarė, nė tė kundėrtėn mund tė vihet nė pikėpyetje ekzistimi i festivalit 17 vjeēar qė deri para dy viteve njihej si Festivali I kėngės zbavitėse “Nota Fest”.. Kėshtu u shpreh Agim Ismaili, drejtor i festivalit duke sqaruar se angazhimet pėr realizimin e tij kanė filluar qė nė muajin e janar por kanė hasur ne vesh tė shurdhėr pėr mbėshtetje nė shumė institucione shtetėrore dhe kompani tė mėdha private. Akuza tė drejtpėrdrejta drejtuan ndaj Qytetit tė Shkupit dhe Ministrisė sė Kulturės pėr shkurtime tė fondeve.
“Komisioni pėr ēėshtjen e rishikimit tė konkurrimit tė institucioneve tė tilla nė kuadėr tė ministrisė sė Kulturės neve na ndau 1 milionė denarė, por ministresha na shkėputi 500 mijė denarė. Se ne pa sekretarin shtetėror nė Ministrinė e Kulturės kemi marrė vjet 1 milionė denarė, sivjet kemi sekretarin shtetėror. Kuvendi I qytetit tė Shkupit nga ēdo vite qė kemi pas 300 deri nė 500 mijė denarė, sivjet 150 mijė denarė. Por, si duket me kėto mjete momentalisht me sa kemi nėnshkruar ne vendime me Ministrinė e Kulturės dhe Kuvendin e qytetit tė Shkupit, ato janė gjithsejtė 650 mijė denarė, ėshtė vėshtirė qė tė mendohet e jo tė realizohet festivali pėr shkak se nuk I mbulojnė edhe harxhimet e skenės”, tha Agim Ismaili, drejtori i Festivalit “Fest Nota e Artė 2012”.
Muzafer Bislimi, sekretar shtetėror nė Ministrinė e Kulturės sqaroi pėr Alsat se arsyet pėr shkurtimin e fondeve janė pėr shkak tė shkurtimeve nė buxhetin e dikasterit nė fjalė. Ndėrkohė ai pėrkujtoi drejtorin e festivalit, Agim Ismaili se fondi prej 500 mijė denarėve pėr tė mbėshtetur sivjet festivalin nė fjalė do tė vihet nė pikėpyetje pėr shkak se drejtori i festivalit nuk ka dorėzuar raport pėr festivalin e vitit 2011, ndėrsa afati ishte deri mė 31 dhjetor tė vitit tė kaluar dhe kjo mund t’i shkaktojė problem me Inspektoratin e Ministrisė sė Kulturės.
Ndryshe nga drejtoria e festivalit bėjnė tė ditur se kėtė vit parashohin festival mė madhėshtor me rastin e 100 vjetorit tė Shqipėrisė, i cili pritet tė realizohet nė tre mbrėmje, njė mė kėngė pėr fėmijė, njė me zbavitėse dhe njė me kėngė popullore.
Alsat



Pėrgjigju Duke Cituar




Ruaj Lidhjet