
Postuar mė parė nga
MaDaBeR
Nėntė zyrtarė nė pranga pėr kolaudimet, pėrgjimet zbulojnė rrjetin e prostitucionit
9 persona, pėrfaqėsues tė Drejtorisė sė Rrugėve, kompanisė private tė kolaudimit tė mjeteve dhe tė kompanive tė sigurimit janė arrestuar dje nga policia nė Durrės nė njė superoperacion tė mbyllur pas 4 muaj hetimesh dhe pėrgjimesh. Policia e Durrėsit njoftoi se nė bashkėpunim me prokurorinė e kėtij rrethi kanė finalizuar operacioni e koduar Kolaudimi 2, nė kuadėr tė tė cilit u arrestuan 9 persona, ndėrkohė falė pėrgjimeve qė po kryheshin pėr kėtė operacion u zbulua edhe njė rrjet prostitucioni. Njė prej tė arrestuarve ėshtė punonjės i Drejtorisė Rajonale tė Shėrbimit tė Transportit Rrugor, 3 janė punonjės tė kompanisė sė kontrollit teknik tė automjeteve SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, dhe 5 janė agjentė tė kompanive tė sigurimeve, njoftoi policia. Tė arrestuarit sipas saj ishin pėrfshirė nė njė skemė korrupsioni, qė detyronte shoferė apo drejtues mjetesh tė jepnin para nėn dorė pėr tė kaluar verifikimin teknik tė mjetit, edhe nėse ky nuk i plotėsonte kushtet.
Arrestimet
Mėsohet se operacioni i arrestimeve ka ardhur nė mėnyrė tepėr tė befasishme. Gjatė mėngjesit tė sė hėnės, makinat e mbushura me punonjės tė policisė kanė zbarkuar nė ambientet e kompanisė sė kolaudimit dhe kanė ndalur procesin e punės duke kontrolluar e sekuestruar tė gjitha dokumentacionet qė punonjėsit dispononin, ndėrsa ky kontroll ėshtė finalizuar me rreth 9 tė arrestuar nė lidhje me kėtė ēėshtje, tė cilėt dyshohen tė jenė tė implikuar nė lėshimin e certifikatave tė gjendjes sė kontrollit tė automjeteve. Ndalimi i punonjėsve tė kolaudimit dhe atyre tė kompanive tė sigurimeve mėsohet tė jetė bėrė pas njė pune operative disamujore nga ana e Task-Forcė e Prokurorisė sė rrethit tė Durrėsit. Burime konfidenciale kanė bėrė tė ditur se personat e arrestuar, nė bashkėpunim me njėri- tjetrin kanė abuzuar nė dhjetėra raste nė dhėnien e dokumentacioneve tė rreme, duke i pajisur mjetet me letra kontrolli, pa kaluar nė proces kolaudimi. Policia tha se arrestimet janė bėrė nėn akuzėn e kryerjes sė veprave penale tė korrupsionit pasiv tė personave qė ushtrojnė funksione publike, ushtrimit tė ndikimit tė paligjshėm ndaj personave qė ushtrojnė funksione publike, si dhe falsifikimit tė dokumenteve dhe formularėve.
Hetimi
Policia dhe prokuroria kishin njoftim se persona tė ndryshėm paguanin para pėr tė marrė kolaudimin, ndėrsa menjėherė kanė filluar hetimet nė lidhje me kėtė rast. Sipas prokurorisė dhe policisė, pėrgjimet telefonike, ato fotografike dhe regjistrimet filmike kanė filluar qė nė muajin shkurt dhe kanė vijuar deri dje, kur ėshtė dokumentuar veprimtaria e tė gjithė personave tė ndaluar. Gjatė ecurisė sė kėtij hetimi rezultoi se kėta shtetas nė bashkėpunim me njėri-tjetrin nė kėmbim tė kryerjes sė procedurave tė regjistrimit, kontrollit fizik dhe teknik tė mjeteve, merrnin shuma tė ndryshme parash, me qėllim pėrshpejtimin e procedurave, si dhe plotėsimin e dokumentacionit pėr mjetet pavarėsisht se nuk plotėsonin kushtet teknike, njoftoi policia. Nga tė dhėnat mėsohet se shumat qė paguheshin pėr tė mundėsuar kėtė shėrbim varionin nga 5 mijė deri nė 10 mijė lekė tė reja. Ndėrkohė veē tė arrestuarve ėshtė pezulluar edhe aktiviteti i Bruno Shazivarit, inspektor i Kontrollit nė Rrugė nė Drejtorinė Rajonale tė Shėrbimit tė Transportit Rrugor nė Durrės.
I ndjekuri pėr korrupsion ēoi policinė te rrejti i prostitucionit
Nga burime tė policisė mėsohet se ndjekja e njėrit prej tė arrestuarve, Idriz Hoxhės, agjent i njė kompanie sigurimesh i pėrfshirė nė kėtė linjė korrupsioni me kolaudimin e mjeteve, zbuloi njė grup tė shfrytėzimit tė prostitucionit dhe solli arrestimin e 6 personave, 2 tė akuzuarve pėr tutorė dhe katėr femrave. Policia nuk ka ngritur ndaj Hoxhės akuzė nė lidhje me kėtė rast, ēka lė tė kuptohet se 20-vjeēari mund tė ketė qenė vetėm njė klient i grupit tė prostitucionit. Nga hetimet intensive tė kryera u bė i mundur arrestimi dhe ndalimi i 6 shtetasve tė tjerė nėn akuzėn e kryerjes sė veprave penale tė shfrytėzimit tė prostitucionit, dhe ushtrimit tė prostitucionit, njoftoi policia.
Tė arrestuar pėr korrupsion
1. Eugen Gjyzeli, 39 vjeē, banues nė Shijak Durrės, me detyrė administrator i Sistemit Informatik nė Drejtorinė Rajonale tė Shėrbimit tė Transportit Rrugor nė Durrės.
2. Albert Saraēi, 24 vjeē, banues nė Gosė e Madhe Kavajė, me detyrė inxhinier mekanik pranė firmės SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrės.
3. Lipion Goci, vjeē 24, banues nė Krujė, me detyrė inxhinier mekanik pranė kompanisė SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrės.
4. Artur Xhepmeta, vjeē 28, banues nė Durrės, me detyrė inxhinier mekanik pranė firmės SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrės.
5. Idriz Hoxha, vjeē 20, banues nė Kavajė, agjent i kompanisė sė sigurimeve ATLANTIK nė Durrės.
6. Indrit Dervishi, vjeē 41, banues nė Durrės, agjent i Shoqėrisė sė Sigurimeve ATLANTIK nė Durrės.
7. Arben Ndreka, vjeē 41, banues nė Durrės, agjent nė Agjencinė e Sigurimeve INTERALBANIA nė Durrės.
8. Ilir Nelaj, vjeē 36, banues nė Durrės, agjent nė Agjencinė e Sigurimeve INTERALBANIA nė Durrės.
9. Enri Dervishi, vjeē 24, banues nė Shijak Durrės, agjent i Shoqėrisė sė Sigurimeve ATLANTIK nė Durrės.
Tė arrestuar pėr prostitucion
1. Artur Shusha, vjeē 44, banues nė Patos
2. Pėllumb Elezi, vjeē 51, nga Tirana
3. 4 vajza me inicialet N. N., A. Q. A. B. dhe I.M.
Mapo
Ruaj Lidhjet