Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 12 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Marsel
    Anėtarėsuar
    20-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    29
    Postime
    40

    Poezi nga Bardhyl London

    VETEM ITAKA MBETET
    Kane nderruar anijet.S'jane me si te Odiseut.
    Kane nderruar dashurite.S'jane me si
    te Manelaut.
    Grate ndyshe jane.S'i ngjajne me Helenes.
    Dhe prape do te nderrojne ne shekujt
    parparendes.
    Vtem Itaka mbetet.
    Itaka te femijea,Itaka te gjeniu
    ajo, e perjetshmia,
    enderra,
    dashuria,
    jeta,
    vdekja:
    Itaka-vete njeriu.


    AMANETET E POETIT
    Nese syte e tu do te qendrojne te menduar
    mbi keto vargje,
    une do te shoh
    nje enderr te bukur.
    Nese syte e tu do te dridhen sado pak
    nga keto vargje
    une i gjithi do t kumboj si nje kitare
    deri ne agim.
    Po nese syte e tu do te kalojne indiferente
    mbi keto vargje,
    atehere une do te kem vdekur.
    Mos harro te vish ne harrim.




    NE TREGUN E RREFUGJATEVE
    Ne tregun e refugjateve
    kepuce po bleve,
    ato do te te cojne vetem ne vise te trishtura
    Po bleve magnetofon, ai vetem do te qaje.
    Ne tregon e refugjateve ,
    tensioni do te te ulet.
    Ndaj mos harro,
    merr gjithmone nje te aferm
    nga krahu te te mbaje.
    Ne tregun e rrefugjateve
    mos bli kurre embelsira,
    vetem kafe bli, kafe te hidhur.
    Mos pyet kurre per cmimet,
    (si ta cmosh valle dhimbjen,lotin,mallin?)
    Dhe mos harro,
    sa here te kthehesh nga tregu i rrefugjateve,
    dy here puthe vajzen,
    dy here djalin.
    Kujdes kur te hedhesh hapat netregun
    e rrefugjateve.
    ngadale mbi zemra shkel
    mbi dashurine.
    Dhe mbi te gjitha,
    sa here te shkosh ne tregun e refugjateve,
    te lutem,
    mos harro te mbash ne xhep
    trinitrine...


    VETEN E VRASIM PERDITE
    Veten e vrasim perdite.Ne tavolina
    te pista kafenesh. Ne rrjeshta
    te ndyte gazetash. Ne qarqe
    prapesish, intrigash. Vritemi
    ne nje vdekje te ngadalte.Dhe, oh, Zot,
    s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone.
    Vjen pastaj nje cast. Merr revolverin. Kembeza
    nuk hiqet.
    Ke vdekur prej kohesh.I vdekuri nuk vetvritet.
    Nuk lejohen adresa faqesh ne firme vetem ne profil !

  2. #2
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,419

    Bardhyl Londo

    Amaneti i Poetit

    Nese syte e tu do te qendrojne te menduar,
    mbi keto vargje,
    une do te shoh
    nje enderr te bukur.

    Nese syte e tu do te dridhen sadopak
    nga keto vargje,
    une i gjithi do te kumboj si nje kitare
    deri ne agim.

    Po nese syte e tu do te kalojne indiferente
    mbi keto vargje,
    atehere une do te kem vdekur.

    Mos harro te vish ne varrim.


    Eshte nje rruge ne Tirane

    Eshte nje rruge ne Tirane
    shirit i tendosur nen blinj,
    atje dhe kur kane ikur gjithe njerezit
    i vetem mund te rri gjer ne agim.

    Eshte nje rruge ne Tirane
    shtrire e gjitha ne dashurine time.
    Sa here marr nje gjethe nga blinjte,
    me duket se prek doren e vendlindjes.

    Eshte nje rruge ne Tirane,
    e shtrenjte si nje lirike intime,
    blinjte atje s'i kane rrenjet ne toke
    po thelle ne dashurine time.

    Eshte nje rruge ne Tirane,
    (do te ishte nje e tille patjeter)
    atje dhe pleqte dhe femijet ne karroca
    me ngjajne si te njohur te vjeter.

    Dhe pse kaloj ne te shpesh i vetem,
    kurre s'e dita c'do te thote vetmi.
    Eshte nje rruge ne Tirane
    qe me ben me teper njeri...


    Lasgush Poradeci

    Vdekja e kish harruar. E mahnitur
    kish humbur rrugen ne vargun e tij
    eremire.

    Ate dite qe mbylli syte
    gjoli i Poradecit nga habia

    si nje lot i madh kish ngrire...


    Ura dhe brigje

    Ne jemi si dy brigje te nje lumi,
    perjete perballe, perjete te ndare,
    naten ndertojme ne endrra nje ure,
    diten mbetemi te huaj si me pare.

    Ne jemi si dy brigje te nje lumi,
    (Fat te rende paskan, e dashur, brigjet!)
    Ne endrra qajme e qeshin bashke,
    diten te flas, ti s'me pergjigjesh.

    Dhe ne mos me pafsh nje dite ne vendin tim,
    perballe teje ne mos me pafsh nje nate,
    mos u beso fjaleve qe thone te kam harruar,
    besome mua: jam shnderruar ne Rozafe.

    Nje ure te ngre te lidhen brigjet,
    me dite e mia, me endrrat do ta mbaj,
    te vij te mbeshtes koken mbi supin tend
    dhe te hesht, te qesh, te qaj.

  3. #3
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,419
    GRATE E POETEVE

    Syte e bukur mbyllin. Po gjumi
    nuk e di ku eshte merguar, nuk e di.
    Njera perserit me vete nje varg. Tjetra
    nje figure sjell nder mend...Si nje lirike dashurie
    ledhaton pastaj jastekun bosh ne krahet e saj.

    (...Valle me ke u martuan burrat tane,
    me ne, apo me ty, poezi?...)

    Nje fjale, nje rime,
    nje lume dashurie dhe pak xhelozi,
    Mesnata e krijimit capitet si plak i ngadalshem.

    Vone. Syte e bukur mbyllin.
    dhe ne endrra shohin vjershat e librave
    te ardhshem



    LOT TE KALTER (Dhjetor 1989)

    Ai vizatoi harten e botes,
    Mbi te
    nje qiell te paster, te paster.
    Pastaj qau me lot te kalter...



    ITAKA

    Itaka fle nen qiellin e shtatorit.
    Ullinjte si gra qe presin burrat e vonuar ngjajne.
    Mua me merr malli per shtepine larg,
    per nje grua qe s'do te mbylle syte kete nate
    ne Tirane.
    Me ndihmo, Odise! Flake tutje mantelen
    e legjendes!
    Me thuaj nje fjale te mencur, te ngrohte.
    Rruget fillojne, humbasin, vrapojne, zhduken
    me te ngaterruara se radhet e trikos
    se Penelopes.

    Rruge, rruge, rruge...
    Drejt lindjes, drejt perendimit,
    drejt Jonit, drejt Egjeut.
    Kohet vertet moderne jane
    po fillin prape mund ta humbasesh
    si ne shekullin e Odiseut.

    Cila, pra me con ne Itaken time?
    Cila fjale e qeteson gruan qe pret?
    Larg nga sirenat e detit qe prape klithin histerike,
    larg nga Circet e shekullit te njezet!

    Une kete rruge s'e humbas!
    Do ta gjej dhe ne qofsha i verber!

    Te gjithe jemi nga pak Odise;
    ne mos pacim Penelope,
    nje Itake e kemi patjeter!

  4. #4
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,419
    Dashuri

    Gjithcka si ne ankthin e Noes
    Si ne rregullsine pedante te nje manastiri gjithcka;
    Gjithcka e kristalte, akull. Gjithcka si krater vullkani
    ……………………………….rremuje
    Koken e ndezur te cigares shuaj ne nje gote uje


    Klithme

    Qielli i paster
    ke frike ta ndotesh me veshtrimin
    I kthjellet
    i kthjellet
    gjer ne dehje

    C’gjeme!
    Mermeri i kalter krisi,
    ne dysh u nda
    nga nje lehje…


    Kur perendite ndaluan vetvrasjen

    Kur perendite ndaluan vetvrasjen
    nuk ish deshira per te ruajtur njerezit

    Jo, ishte dicka tjeter
    frika mos mbeteshin pa skllever
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,419
    Me vjen keq per perendite

    Veten e vrasin njerezit e thjeshte
    E vrasin gjenite

    Vetem perendite s'mund te vrasin veten.

    Te mjerat!
    Me vjen keq per perendite


    Vetem Itaka mbetet

    Kane nderruar anijet. S'jane me si te Odiseut
    Kane nderruar dashurite. S'jane me si
    ......................................te Manelaut
    Grate ndryshe jane. S'i ngjajne me Helenes

    Dhe prape do te nderrojne ne shekujt
    ...............................praparendes

    Vetem Itaka mbetet
    Itaka te femija, Itaka te gjeniu
    ...ajo, e perjetshmja,
    ......endrra,
    .........dashuria,
    ............jeta,
    ...............vdekja:
    Itaka - vete njeriu
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Dr. Maska e Zani
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Mosha
    35
    Postime
    211

    Poezi

    Epitaf i shtatė ėndrrave



    ....
    Dola. Ēiftet e dashuruara
    putheshin qetėsisht nė park.
    Rendin rrugėt e periferisė
    buzėt tė takonin me bulevardin e madh.
    Natė e bukur, ēapitej ngadalė,
    diellin priste tė puthej nė mėngjes.
    Qyteti pėrqafohej me mallin pėrballė
    pa asnjė llogari, pa asnjė interes.

    Natė e bukur tmerrėsisht
    njė natė a vetė jeta ish?!

    Jetė njerėzore-fytyrė dashurish.

    " Nata jeton me pasionin e agimit
    e sotmja ėndėrron tė nesėrmen
    Vetė hapi i njeriut mbi tokėn time
    trajektore e pasioneve te ndershme
    Nga pasione te bukura njerezore
    lindin, vdesin, rilindin miliona dashuri.

    Do te vdes nga pasioni per te qene njeri!"

    " Te kam besur gjithmone si femija nenes,
    ty, force e pamposhtur e njeriut te mire,
    ēdo kohe fytyren e njeriut ka enderruar,
    koha ime ka fytyren e njeriut te lire. "



    Bardhyl Londo ka kohe qe eshte poeti im i preferuar

  7. #7
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,419
    E verteta

    Femije isha, lodra kerkoja. Nena vendoste.
    Une flisja i pari. Nena e dyta.
    Mesimin thoshja. Mesuesja vendoste.
    Une flisja i pari. Mesuesja e dyta
    Endrra shikoja naten. Dita vendoste
    Une flisja i pari. Dita e dyta.
    Isha me ty. S’doja te ikte dita. Nata vendoste.
    Une flisja i pari. Nata e dyta.
    S’doja ta lija atin te vdiste. Vdekja vendoste.
    Une flisja i pari. Vdekja e dyta.
    Nisesha djathtas, perfundoja majtas. Jeta vendoste
    Une flisja i pari. Jeta e dyta.

    Une flisja i pari. E dyta ish e drejte.
    Po c’numer valle kishte e verteta?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    VETEN E VRASIM PERDITE

    Veten e vrasim perdite.
    Ne tavolinate pista kafenesh.
    Ne rrjeshtate ndyte gazetash.
    Ne qarqeprapesish, intrigash.
    Vritemine nje vdekje te ngadalte.
    Dhe, oh, Zot,s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone.
    Vjen pastaj nje cast. Merr revolverin. Kembeza nuk hiqet.Ke vdekur prej kohesh.
    I vdekuri nuk vetvritet.

  9. #9
    Platonic Lover Maska e EllaCaramella
    Anėtarėsuar
    16-12-2005
    Vendndodhja
    Ne ndjenjat e tij
    Postime
    115
    Shume poezi te bukura. Une nusen e shkrimtaret Bardhyl londo e kam pasur zyshe te anglishtes, e quanin Valentina. Ishte mesuse shume e mire, edhe shpeshhere njerzit mendonin se une isha goca e saj, pasi kemi nje mbiemer
    TY nuk te kam zemer, te kam shpirt, sepse zemra pushon nje dite, kurse shpirti svdes kurre.

  10. #10
    Sapere Aude- Daretobewise Maska e Sharmja
    Anėtarėsuar
    10-11-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Mosha
    35
    Postime
    30
    Sa here

    Sa here kaloj prane farmacive
    nje gjethe plepi jam qe dridhet ne vjeshte
    Oh ti mos hyfsh kurre e dashur ne to
    duart e tua mos mbafshin asnje recete

    Sa here kaloj prane spitalit
    nje tel i brishte jam qe dridhet ne harpe
    mos e shkelsh e dashur kurre kete rruge
    mos e kalofsh e shtrenjte kurre ate prag

    Sa here me kalojne prane ambulancat e urgjences
    dridhem mos ke hyre ti ne ate dere
    mos e degjofsh kurre ulerimen e tyre
    mos e provosh kurre shpejtesine ere

    Sa here kaloj prane varrezave
    ...............................................
    Prane varrezave nuk kaloj ASNJEHERE!
    "All you need in this life is: ignorance and confidence. Then succes is guaranteed!" --MARK TWAINE
    "If people talk behind your back, it only means that you are two steps ahead."-- JACK RENO.

  11. #11
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,010
    BILANC

    Fitimtaret-
    fitimtare.
    Te mundurit-
    te mundur ne perjetesi.
    Ne qofte keshtu
    mos na ardhsh kurre demokraci !


    LETER POPULLIT TIM

    Populli im, buken e mengjesit nen sqetull,
    nje cigare tymzeze,
    sy rrathenxire nga pagjumesia.

    Ku po shkon kete fundshekull?

    Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane,
    mengjesi. dileme hamletiane,
    mesdita-. plak urt, femije rebel,
    ne c'enderr hyn, valle naten,
    nga c'enderr ne mengjes, valle del?

    Ti, i pasigurti si nje syth marsi,
    Ti, i sigurti si deti,
    me i urte se vete Buda,
    Me martir se Krishti,
    Me profet se Muhamedi.

    Lerme te t'i puth syte
    ......serish
    .........S
    .........E
    .........R
    .........I
    .........SH
    Syte, ah, syte,
    fole dhembjesh,
    arene tragjikomedish.

    T putha dhe putha gjithe pellumbat,
    Te qafova dhe qafova gjlthe detet.

    Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull?

    Kudo shkofsh me merr me vete.

    Me merr ashtu thjesht,
    pa karrige, pa veture.


    Kjo eshte leterankesa ime e pare dhe e fundit.
    Firma : Bardhyl Londo
    Nendor 1990. E merkure.



    DITEN QE U FORMUA PARTIA DEMOKRATIKE

    Mbaruan duartokritjet
    thirrjet entuziaste,
    u ulen krahet me "V"-te e gishterinjve ne ere.

    Pastaj filloi shiu,
    si per te na kujtuar se kepucet na fusnin uje,
    e lata e druve duhej prere...

    Dhjetor, 1990


    REQUIEM

    Pasi i hengren te gjitha banketet
    Pasi i shijun te gjitha presidiumet,
    Pasi i moren te gjitha cmimet, te gjithe titujt,
    Pasi i bene te gjitha udhetimet jashte shtetit,
    Befas nje mengjes folen krejt ndryshe:
    Ate qe kemi puthur, ta peshtyjme tani.

    Dhe zgjaten duart prape drejt banketeve, cmimeve,
    titujve, udhetimeve...
    Rituali i ripertypjes filloi ne remaxhor:
    pertyppeshty, peshtypertyp...

    Zoti te ruajt, demokraci!



    Atdheu eshte dhimbje

    Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
    sa karrigia e zyres,
    sa dhoma komode

    A me degjon,
    ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
    per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?

    Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
    Atedheu eshte dhimbje.
    O Zot,
    Dhembje!



    Demokratet Populiste

    Fryjne ererat. Perjet kane fryre keshtu.
    Ku mbaron valle muzika? Ku fillon zhurma?
    Ne kryqezim te koherave, nje pikepyetje e madhe
    pergjon e
    ngaterruar
    ku mbaron populli, ku fillon turma?

    Ja, dolen populistet demokrate,
    dallge ku perzihet uji dhe shkuma.
    Populli rri serioz, i heshtur, i matur,
    Shakara pa kripe mbllacit turma

    Dhe nisin tiradat, nisin zhargonet,
    burokracia eshte si lopa, demokracia si vetura.
    Populli ul koken poshte i skuqur nga turpi,
    "I madh", "i madh", cirret turma.

    Fryjne erera. Mirefryfshi erera!
    Kush ka veshe e dallon muziken nga zhurma.
    Koha ime, beju sa me pare popull,
    larg, koha ime, larg nga turma.

    Nendor 1990



    REMINACION

    - Mikut tim V.K. qe keto dite ish ne reaminacion-

    Ku po shkon keshtu fundshekull i cuditshem?
    Lindjeperendim, Perdndilindje. Perendolind. Lindperendo.
    iluzione qe vyshken, iluzione qe lindin per t'u vyshkur
    Iluzionet?
    R-e-m-i-n-a-c-i-o-n.
    Si po vdes keshtu fundshekull i krisur?
    Vdes apo vdekjen sfidon?
    Me c'rekuiem te Bahut ta percjellim murinn e Berlinit?
    Rekuiemet?
    Re
    ....mi
    .......nacion.

    Si po ndahesh keshtu fundshekull tragjikomilk?

    A duhet te besojme vertet se ulliri, gjelberon)
    Mbi harten e Evropes si mbi nje tabele shahu
    ekzaltime demokracish
    Shah. Mat. Shahmat. Matshah,
    Remi
    .......nacion.

    Si po per6ndon keshtu fundshekull Hamlet.?
    Evropa u hap "Rilindja" u mbyll,
    Largime ushtrish- Palestina gjakon.
    Portat e Brandeburgut, Qafeprush, KSBE, emigrant kllapi
    .................................................. .Rripi I Gazes
    segregacion
    Fundshekull
    shtetbashkues
    Fundshekull
    re
    ......mi(njsh)
    .................nacion
    ........................alshovinistesh.

    r...................................Re - mi - - na - ci - on

    Eja dalim nje fotografl, fundshekulli im.
    Me degen e ullirit- Me thiiken qe gjakon.
    Ke a s'ke zemer t,. fundshekull'i im?


    Fundshekull
    Pa
    R-e-m-i-n-a-c-i-o-n.

  12. #12
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,419
    Qėndrueshmėria e fjalės poetike: Bardhyl Londo, “Fluturim i korbave”

    Nė takimin e parė me poezinė e Bardhyl Londos krijohet ndjesia e filozofisė dhe perceptimit tė botės qė e shmang strukturėn e mbyllur tė komunikimit dhe shprehjen e ngarkuar gjuhėsisht. Nė librin mė tė ri “Fluturimi i korbave” pėrfshihen shtatė poema, tė shkruara gjatė dyzet vitesh, qė, si zhanėr i ndėrmjetėm letrar , sugjerojnė vetvetiu lehtėsim komunikimi pėr lexuesin. E megjithatė, edhe forma e poemės nė poezinė e Bardhyl Londos, edhe lloji i poezisė sė shkurtė, shquhen pėr prirjen e lirizmit refleksiv, qė bart nė vete ngarkesa thellėsish tė cilat si shtresime, edhe mund tė tė rrėshqasin nė leximin e parė…
    Meqė nė artin poetik letrar, lirikja, epikja dhe dramatikja, dallohen mes vedi veēorish tė qarta dhe tė sakta, megjithatė ato, nė tė gjitha llojet dhe zhanret, nė tė gjithė formatet tekstore letrare, janė prani e pleksur, e bashkėshkrirė. Pra kemi lloje, tekste ku shquhet njėra ose fryma tjetėr. Kėtė veēori kanė edhe shtatė poemat e Bardhyl Londos: emocionalja, kryesisht shquhet si shenja e parė e lirikės; edhe me kėtė rast perceptim- pėrjetimi i kohės dhe hapėsirės pa kufi, perspektivė nga e cila mėton ta fokusojė dhe ta trajtėsojė, ta bėjė prani konkrete objektin e frymėzimit nė poemat e veta, shfaqet si truall i sigurt i Bardhyl Londos. Lirikja dhe epikja, pėrplotėsohen dhe diferencohen njėkohėsisht, si prirje, gjatė tėrė ecurisė sė zėrit epiko-lirik nė poemat e tij: lirikja e sjell tė gjithėkohshėm emocionin, epikja e kornizon nė kohė dhe hapėsirė. Elementi lirik, pėrbėrės i sė pėrjetuarės, nė jetė, mėton ta evokojė botėn e vet, edhe nga perspektiva gjithėkohėse… Zėri i narrator-filozofit ndėrkaq, nė poezinė e Bardhyl Londos, mėton artikulimin e njė strukture, tė subjektit tė qėndrueshėm dhe tė identifikueshėm…
    Autori, duke i pėrfshirė brenda njė vėllimi shtatė poemat, bėn edhe rekapitullim tė rrugės sė vet krijuese, provokon qėndrueshmėrinė e fjalės sė vet poetike tė njė kohe me njė kohė dhe ndjeshmėrie tė ndryshme nga ajo e periudhės kur ėshtė zėnė e krijuar fillimisht; provokon fuqinė krijuese, nė rrethana tė ndryshme,sfidon kufizimet, lirinė e shprehjes, flijimet, pėr tė mos heshtur; provon dhe verifikon formimin e vet me pėrvojat… Dhe kėsaj here jo pėrmes botimit tė opusit krijues nė tėrėsi, por pėrmes vetėm njė segmenti zhanror tė rrugės sė vet gati dyzetvjeēare krijuese. Pra vė pėrballė, kėtė diskurs lirik tė zėnė nė dy kohė historikisht fare tė ndryshme lidhur me lirinė krijuese,dhe kufizimet e hapjes ndaj pėrvojave universale…
    Vepra “Fluturimi i korbave” hapet me poemėn “Vajzė e vogėl me jetė tė madhe” (1981) qė ka bartur tė fshehtė nė vete njė dhimbje tė heshtur dhe qė e sjell nė dritė teksti pėrcjellės, si pasthėnie e vetė autorit, ku ndėr tė tjerat shkruan: “ … Nė shkurt (1981) isha caktuar pėr tė shkuar nė Kosovė, nuk e mbaj mend ēfarė aktiviteti ishte. Takimi u shty pėr nė pranverė. E ngushėllova veten me tė ftohtin e madh qė bėnte ato ditė, duke pritur kohė mė tė ngrohta. Por pikėrisht atėherė shpėrthyen revoltat nė Kosovė, dhe ėndrra mė e veēantė e jetės sime pėr tė pare dhe prekur Kosovėn u realizua vetėm pas hyrjes sė NATO-s nė vitin 1999… Por Kosova ishte brenda nesh natė e ditė. Poema “Vajzė e vogėl me jetė tė madhe”, qė i kushtohet Kosovės, - dhunės sė ushtruar nga pushteti serb, fillon nga kėnga me titull “E pamundur”, si kėngė e dhimbshme dashurie me vargun “Po ti mos e ngri atė dorezė telefoni\ tė thuash nuk vij sonte”. Isha duke kaluar buzė Lanės, me plepat e atėhershėm tė zhveshur qė ngjanin si skelete anatomikė, dhe vizioni i Kosovės qė jetonte brenda meje intensivisht, m’u shfaq si njė dashuri e dhimbshme tragjike dhe e pamundur (sapo kisha marrė vesh pėrfundimisht se nuk do tė shkoja kurrė nė Kosovė pas atyre qė ndodhėn) por orientimi ishte i prerė:nuk mund tė shkruanim atė kohė pėr Kosovėn. Me sa mė kujtohet, vetėm “Zėri i popullit” e kishte kėtė tė drejtė… Atėherė vajzėn e vogėl qė e vranė nė Prishtinė, e mora dhe e vendosa nė Borovė (Kolonjė), ku nė tė vėrtetė nuk e di nė ka ndodhur diēka e tillė. Po kjo nuk mė shqetėsonte fare, sepse realisht kishte ndodhur nė Kosovė… Pasi e kisha mbyllur poemėn, shtova dy kėngėt e fundit… Tė dyja janė shkruar me akrostik: e para lexon Kosovė, e dyta Prishtinė. Natyrisht nė botimin nė revistėn Nėntori nuk janė me tė zezė, siē bėhet zakonisht nė kėto rate… Dy javė pas botimit tė revistės ku ishte poema, pothuajse nuk kam fjetur nga shqetėsimi mos i kapte censura zyrtare apo ajo vullnetare, sepse pėr fat tė keq ekzistonte edhe njė censurė e tillė… Censura shqiptare censuronte Shqipėrinė, censuronte shqiptarėt pėr shqiptarėt e Kosovės. A ka absurd dhe dhimbje mė tė madhe?”.”
    Ėshtė refleks, ndėrgjegje normale e njeriut, intelektualit, e krijuesit do tė thoshim, dashuria pėr vendin, pėr kombin, pėr gjuhėn, pėr historinė dhe traditėn shpirtėrore, kjo e Bardhyl Londos, apo ajo e Zija Ēelės tek tregimi “Mermeri qė pikon” dhe e autorėve tjerė pėr Kosovėn pėr tė pėrmendur poemėn “Kosova” tė Mitrush Kutelit, etj; ėshtė pikėrisht ky mishėrim i vėrtetė, rrahje dhe ritėm i brendshėm i kombit qė nuk kanė mundur ta heshtin, dhe ta zbehin as pushtimet e huaja as diktaturat. Nė krijimtarinė artistike pėrgjithėsisht, e nė letėrsinė tonė, sidomos dėshmi tė tilla, kur zėri i artistit triumfon mbi censurat ndėshkuese, aq tė rrepta dhe vrasėse si nė Shqipėrinė e kohės, ashtu edhe nė Kosovė, janė tė shumta…Zhgėnjimet ndėrsa, sidomos tė iluzioneve tona, lidhur gjithnjė me raportet Shqipėri – Kosovė pėr dhjetėvjetėshat e fundshekullit tė kaluar dhe deri nė ditėt tona, shfaqen dhe ikin, por tė pranishme, dritėhije…
    Poemthi “Faleminderit det”, i pėrfshirė nė kėtė botim mban datėn 1977, qė do tė thotė se ėshtė mė i hershmi, mbase edhe nė tėrė krijimtarinė poetike tė autorit, nė kėtė zhanėr. Ka gjithsej 12 kėngė dhe, ėshtė poema mė e realizuar artistikisht. Pėr mė shumė, veēmas me katėr kėngėt e para vjen pėrsosje estetike. Zėri lirik me kėtė rast, , nė depėrtim drejt vetvetes, thellimeve, arrin tė shkėputet plotėsisht nga tė gjitha gravitacionet e jashtme. Nuk ekziston botė, sy e veshė pėrreth, plotėsisht asgjė; ėshtė vetėm ai dhe e dashura dhe tėrė gjithėsia e tyre dhe pėr ta; ėshtė mbarė kaltėrsia, hapėsira pa fund qė shpirtėzohet dhe merr tė drejtėn e heroit tė tretė, tė barabartė nė kėtė poemė. I pranishėm ėshtė edhe qielli, mbi sipėrfaqen e paane tė detit, tė shndėrruar, nė nderim tė bukurisė sė gruas, nė pistė vigane, nė shtresė kristale, e ngrirė alabastėr, posa shkel kėmba e saj nė tė…
    Poemthi “Faleminderit det”, qė nė zėnie, insiston tė realizohet nė njė hapėsirė tė pafund, nėn zotėrimin sovran tė vetin, hapėsirė kaltėrsie me tension tė fuqishėm dehės, lumturonjės, vatėr rrezatimi e tė cilit ėshtė bukuria e gruas, pėrkatėsisht e zėrit lirik tė dashuruar qė e sodit tėrė kėtė mrekulli magjike para shikimit tė tij. Nė kėngėn e pare tė poemthit, nė kontakt tė pare tė gruas me detin, deti ngrin, i merret fryma, si nė poezinė e Safos, s’ka valė as rrudhė, ėshtė krejt rrafsh si qelqi. Dhe noton gruaja drejt thellėsive, drejt ndjelljes sė mjellmės, duke e mbushur hapėsirėn nėpėr tė cilėn pėrhap dhe shpėrndan gėzim dhe dashuri, edhe nė kėngėn e dytė, nė tė tretėn. Ndalet diku nė thellėsi, mbase tė prehet, tė marrė njė sy gjumė dhe deti, i qėndron gati me jastėk vale nėn kokė, dhe si gjyshe e mire, ndėr kėmbė i bie dhe i bėn roje…Kryesisht kjo ėshtė pamja e parė, e shtrirė brenda katėr kėngėve tė para tė poemės, “Faleminderit det” qė do tė ndiqet edhe nga tri pamje tjera…
    Tek kėnga e pestė ndodh thyerja e parė: a ėshtė e vėrtetė tėrė kjo qė po ndodh, - fanitet dhe shigjeton vetėtimthi dyshimi i zėrit lirik, dyshimi me frymėn e kanunit. E dashura ndėrkohė ka dalė nga deti dhe shtrydh flokėt e gjata, dhe fanitja tani bėn qė flokėt tė shndėrrohen nė ferexhe, qė ėshtė pamja e dytė, e pėrshfaqur nė kėngėn shtatė. Pamjet sakaq ndėrrohen me shpejtėsi dhe nė sytė e folėsit, vargu i stėrkalave kristalore tė ujit, brenda tė cilave ka hyrė dielli, shfaqet duvak nusėrie, pamje qė e mahnit tani zėrin dhe qė ėshtė pamja e tretė e poemthit dramatik… Pas kėsaj pason mbyllja deradiane do tė thoshim e kėsaj vepre:
    Ikim.
    Deti mes brigjesh
    Sy i bukur mes qepallave u tret.
    Mirupafshim det!
    Kush u tret? Deti nė largėsi, apo lumturia e syrit mes qepallave? Metamorfozimi ambivalent, mbulon e njėkohėsisht zbulon ēdo gjė, pėr arsye se ēdo gjė ka marrė fund, ėshtė tretur tutje deti, tretur lumturia njėditėshe nė syrin e sė dashurės, nė zėrin e heroit, bashkė me udhėtimin drejt realitetit, mbase edhe atij kanunor dhe atij tė pėrditshmit, brutalit…Njė pėrmbyllje e formatit tė madh, pėrmes pamjes sė katėrt tė poemthit, si njė pastėrti estetike e pėrsosur…
    Bardhyl Londo nė thelb ėshtė natyrė e poetit refleksiv. Atė e dallon prania e rreptė e gjykimit tė pėrhershėm, i cili, sa herė qė zė fill frymėzimi, arrin ta zbusė dhe fisnikėrojė emocionin. Edhe kur merr hov dhe s’pėrmbahet afeksioni, ai buron, vjen si ndėrgjegjėsim qė ushtron realiteti, nga mendja para sė gjithash dhe mė pak nga zemra.. Edhe tensionimi qė nė moment gufon ritėm i vargut, mė pare se buisje e papėrmbajtur e tensioneve shpirtėrore, del si prurje e stilit poetic tė veēantė dhe parimesh tė qarta estetike. I tillė ėshtė para sė gjithash nė lirikėn e pastėr, tė shkurtėr, qė si pohim mund tė duket paradoksal: poema ėshtė lloj pjesėrisht narrativ qė ka njė nxitės konkret dhe qė parapėlqen njė koncept paraprak, njė pėrmasė tė qartė nė kohė dhe hapėsirė, njė a mė shumė folės. Megjithatė, edhe tek poema “Ditė njerėzore”, edhe tek e pėrfolura “Faleminderit det”, emocioni dhe gjykimi refleksiv janė mė tė balancuara. Bardhyl Londo ėshtė liriku filozof, ėshtė poet qė sfidon paradokse dhe absurde tė jetės dhe botės ndėr mote dhe shekuj.
    Natyra refleksive e lirikut me gjykim tė rreptė, do tė shquhet si e tillė me dy poemat mė tė fundit, “Fluturim i korbave”, (1993), dhe sidomos me kryepoemėn “Dhjatė e pėrmbysur”, (2010).
    Dymbėdhjetė kėngėt e poemthit “Dhjatė e pėrmbysur”, nė rileximin tim, mė vijnė edhe si dymbėdhjetė ese poetike, eliptike, nė frymėn e filozofisė agnosticiste. Tingėllojnė meditime poetike pėr mirėsinė dhe ligėsinė, tė ndara dhe bashkė, nė armiqėsi dhe bashkėveprim tė pėrjetshėm; mė vijnė si rebelim prometeik ndaj pamundėsisė sė njeriut pėr njohje e vetėnjohje, pėr pamundėsinė qė tė vetėdijesohet pėr kėtė gabim tė krijuesit, pėr gabimin qiellor. Janė dymbėdhjetė ese poetike-filozofike pėr ekzistencėn e gabuar, pėr ekzistencėn si burim besimi dhe mashtrimi, shprese dhe zhgėnjimi, dashurie dhe urrejtjeje; kėshtu qė nga dhiata e kėtej e po aq para saj, njeriu pėrballė indiferencės sė Krijuesit pėr mizoritė e ligėsisė mbi njeriun e vdekshėm, tė pafajshėm e tė devotshėm, nė shpresė e besim tė pėrhershėm pėr drejtėsi qė, duket se nuk do tė mbėrrijė kurrė... Kėtė revoltė e rebelim qiellor, metafizik, mes shenjtėrve, poeti Bardhyl Londo e zbret mes realitetit tokėsor, e bart krahėve tė historisė dhe kohės sė pafund, e vendos mes pėrditshmėrisė sė njerėzve, sjelljes dhe moralit tė mjedisit, tė institucioneve, pėrmes pamjeve dhe situatave kreative, tė fuqishme estetikisht... Dhe kjo mbase mund tė jetė njė shteg leximi i kėsaj kryevepėrze. Akrostiku ndėrsa i kėngės sė trembėdhjetė (Falna Krisht amin), modelit tė poezisė sė madhe, tė shtyn, si lexues, edhe njė tjetėr shtegu, ecjes e pėrsiatjes gjatė tė cilit, tokėsori njeri sikur pranon se ėshtė mėkatar dhe, mund tė vazhdojė ėndėrrimin drejt pėrsosjes...Ballėpėrballė pra tokėsori dhe qiellori, ose dėshpėrimi i (pa)ngushėllueshėm i njeriut me gozhdėt nė shpirt, dhe indiferencės qiellore. Edhe kėtij shtegu, gjithnjė thellėsish tė hapėsirave tė pandriēuara deri nė fund qė i sjell parandjenjė tė artikuluar me pėrsosmėri artistike poezia nė tėrėsi, dhembje –klithja e njeriut jehon hapėsirės indiferente. Dhe mė vjen ta pėrfundoj leximin tim tė poezisė sė Bardhyl Londos me njė klithje tė Korneit: “Lumturi e vėrtetė ėshtė tė mos jesh i ndjeshėm ndaj shqetėsimeve, pėr asgjė tė mos shpresosh dhe nga asgjė tė mos kesh frikė”.

    Ali ALIU - Milosao
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Vdes nė spital pas atentatit gazetari Bardhyl Ajeti
    By Llapi in forum Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 03-06-2012, 18:31
  2. Drafti pėr Unitet
    By Modesti in forum Shqipe nga Maqedonia
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    By ARIANI_TB in forum Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Bardhyl Quku
    By Dita in forum Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2004, 07:14
  5. Prof. Bardhyl Ēaushi
    By illiriani in forum Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-04-2003, 17:09

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •