DERI KURĖ KĖSHTU...SERVIL?!
Dhe...a do tė jetė sigurisht aty e vėrteta e kėrkuar? e pyet nxėnėsi kureshtar mėsuesin. Patjetėr! - gjegjet me buzėqeshje mėsuesi - Ajo do tė jetė aty! Saktėsisht para hundės sate dhe pėrball syve tu qė nuk shohin asgjė
Jakup Krasniqi vetėm rrinte dhe me dorė e fėrkonte gojėn. Ismet Beqiri vazhdimisht ka lėvizur. Adrian Gjini (AAK) e mbante kokėn ulur dhe me duar e shtypte kokėn. Adem Grabovci (PDK) vazhdimisht i shikonte me njė buzėqeshje pėrfaqėsuesit e opozitės, duke i injoruar. Ismet Beqiri (LDK) i tha Adem Grabovcit se nuk ėshtė mirė tė na i gjuani amerikanėt nė qafė. Xhavit Haliti (PDK) thoshte se ėshtė mirė qė kėtu janė edhe pėrfaqėsuesit e Vetėvendosjes qė ta shohin edhe kėta se ēka ėshtė presioni. janė kėto disa nga pasuset e cituara nga njė gazetė e jona ditore, tė bartura gati nė tė gjitha portalet informative shqiptare nė internet dhe mė gjerė. Ngjarja e asaj situate aq poshtėruese, pėrulėse, tragjike, tė pamoralshme dhe joparimore e pėrzgjedhėsve tanė tė popullit para presioni tė njė diplomatit tė huaj, e pėrshkruar aty, fatkeqėsisht, nga shumėkush, ishte kuptuar si njė dukuri tanimė e ditur dhe e zakonshme e sjelljeje sė elitės tonė politike nė raport me ndėrkombėtarėt. Konkretisht, fjala ėshtė pėr atė takim tė jashtėzakonshėm dhe skandaloz, nė mes tė Kryesinė sė Parlamenti tė Kosovės dhe pėrfaqėsueseve tė grupeve parlamentare tė subjekteve politike, pasi qė LDK-ja, VV dhe AAK-ja, tė pakėnaqur me futjen pėr aprovim si rend dite tė disa ligjeve tė papranueshme, kishin bojkotuar pjesėmarrjen nė seancat e ardhshme tė Parlamentit.(derisa kėto ligje tė hiqen nga rendi i ditės pėr aprovim). Ky bojkot, fillimisht pati sukses. Rezultatet e para tė presionit dhanė fryte. Pėr shkak tė mosekzistimit tė kuorumit tė duhur, pozita nuk ishte nė gjendje tė vazhdoj mė tutje me aprovimin e kėtyre ligjeve kontestuese.
Mė pas, dihet se ēka ndodhi! Pas gjithė kėsaj situate tragji-komike tė asaj dite tė kobshme dhe rrėnuese pėr demokracinė edhe ashtu tė dyshimtė kosovare, LDK dhe AAK, mė parė unike nė kundėrshtim, duke u kthyer nė Parlament, u mposhtėn lehtė nga ky presion papresedan i njė pėrfaqėsuesi ndėrkombėtar, apo sikur ne parapėlqejmė ti quajmė ata me atė shabllon - zhargon grotesk - miku ndėrkombėtar. Sipas bindjes sime, ky gjest i kėtyre dy partive tona opozitare, nuk ka se si tė qortohet ndryshe, veēse me fjalėn TURP! Turp pėr kėta tė pėrzgjedhurit me votėn e lirė tė popullit.
Nga ana tjetėr, pėrball kėtij veprimi pėrulės ndaj presionit ndėrkombėtar tė kėtyre dy partive opozitare tė asaj dite, kishte edhe diēka tė kėndshme. Pėr njė lexues tė zakonshėm dhe neutral, sa reflektonte krenari dhe dinjitet ajo pjesa e fundit e atij lajmi me njė pėrmbarim kėshtu: ...njė pjesėmarrės i emocionuar nga atmosfera e pakėndshme qė ishte krijuar nė atė takim (duke pretenduar tė jetė anonim) kishte deklaruar kėshtu: pėr herė tė parė nė jetė kam lakmuar qė tė jem nė vend tė anėtarėve tė Lėvizjes Vetėvendosje, tė cilėt nuk janė frikėsuar nga amerikani (ndėrkombėtari)
Shpresa pėr njė brez tė politikanėve tė rinj qė po krijohet
Edhe pse, sado-kudo, nė analizat e mia tė gjertanishme, pėrherė kujdesesha tė jam sa mė neutral dhe sa mė pak tė jap shkas pėr ndonjė dyshim tė mundshėm rreth animit tim kah ndonjė subjekt politik, qėndrimi gjithnjė konseguant dhe i palėkundur i pėrfaqėsuesve tė lėvizjes Vetėvendosje!, e veēanėrisht tė treguar nė atė takimin e cekur, mė bėri optimist dhe entuziast se diēka pozitive po lėviz pėr tė mirė nė kėtė drejtim. Shpresa pėr njė brez tė politikanėve tė rinj qė po krijohet po forcohet. Do tė jetė pra ky njė brez i ri i cili patjetėr me kohė do ti neutralizojė kėto dhe shumė tė kėqijat tjera tė papranueshėm tė mentalitetit tonė politik tė instaluar si shprehi dhe tė formėsuar gjatė si nėnshtruese ndaj tė huajve.
Edhe pse ndonjėherė ne nuk shohim, apo qėllimisht bėhemi tė verbėr para kėsaj tė vėrtete, ky brez i ri nė krijim, moti po na FTON tė kemi vetėbesimin dhe tė jemi tė sigurt nė vete; kaherė ajo po apelon qė si popull tė jemi pėrherė ballėlartė, krenarė, tė pamposhtur, duke u mbėshtetur kryesisht nė forcat dhe inteligjencėn tonė tė pashtershme kombėtare; moti ajo zėshėm po trumbeton se pa ushtruar ta duash veten nuk mund tė jesh i sinqertė nė dashurin e treguar ndaj tė tjerėve...se miqtė tanė ndėrkombėtar janė vėrtetė miq, por njėkohėsisht ata janė edhe miq tė armiqve tanė... Mbase, kėto dhe shumė tė vėrteta tjera, ne ja kemi nisė ti kuptojmė nga pak tek tani.
Ani! Kurrė nuk ėshtė vonė...!
E vėrteta para hunde
E kam cituar shpesh nė artikujt e mijė kėtė urtėsi tė Ajnshtajnit gjenial, kėshtu qė, besoj se nuk do tė jetė e tepėrt qė edhe me kėtė rast ta pėrsėris atė: Kjo botė nuk ėshtė e keqe pse nė tė ka njerėz tė kėqij, por pikėrisht pėr shkak tė neve tė mirėve, tė cilėt nuk ndėrmarrim asgjė ndaj atyreAndaj, pas gjithė kėsaj maskarade qė pėrgjithėsisht po ndodh me mentalitetin ton tė ultė moral-politik nė Kosovė, me ėndje nė vazhdim do ta shpalos njė mesele e cila, figurativisht si porosi, aspak nuk i dedikohet elitės tonė aktuale politike, por popullit tė Kosovės, apo qytetarėve tė zakonshėm tė saj:
Nė kėrkim tė sė vėrtetės, jam i gatshėm tė nisem kudo qoftė ajo i tha njė ditė nxėnėsi mėsuesit tė vetė shpirtėror.
Kjo vendosmėri e vartėsit tė tij ju dok interesant mėsuesit dhe e pyeti:
E kur ke ndėrmend tė nisesh nė kėtė rrugė?
Menjėherė, posa tmė tregosh se kah duhet tė shkoj
Propozoj tė nisesh nė drejtim tė hundės sate.
Dakord! pajtohet i entuziazmuar nxėnėsi Por, nuk mė the ku duhet tė ndalem?
Ku tė duash vetė
Dhe...a do tė jetė sigurisht aty e vėrteta e kėrkuar? e pyet sėrish nxėnėsi kureshtar mėsuesin. Patjetėr! - Gjegjet me buzėqeshje mėsuesi - Ajo do tė jetė aty! Saktėsisht para hundės sate dhe pėrball syve tu qė nuk shohin asgjė...
Adnan Abrashi



Pėrgjigju Duke Cituar


Ruaj Lidhjet