Kjo interviste spjegon me se miri kontributin dhe meritat e secilit per clirimin e Kosoves.
Kjo interviste spjegon me se miri kontributin dhe meritat e secilit per clirimin e Kosoves.
Kuēi: Nė Koshare u luftua nėn autoritetin e presidentit Rugova
Kastriot Shehdadi
Shėnohet 13 vjetori i betejes sė Koshares
(I plotėsuar) - Ėshtė shėnuar tė hėnen Epopeja e Kosharės, njėra nga ditėt mė domethėnėse tė luftės ēlirimtare tė Kosovės, dita kur pėrfundimisht u shemb kufiri qė ndante shqiptarėt padrejtėsisht. Nė njė akademi pėrkujtimore qė u mbajt nė varrezat e Dėshmorėve nė Koshare, e nė tė cilėn morrėn pjesė qindra qytetarė, mes tyre edhe ish-luftėtarė, familjarė tė dėshmorėve e pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės, u tha se beteja e Koshares vazhdon tė mbetet simbol i bashkimit dhe unitetit tė popullit tonė. Beteja e Koshares e ka simboliken e unitetit politik e kombėtar. Nė kėtė betejė luftuar djem e vajza nga e tėrė Kosova dhe trojet tjera shqiptare, qė nė zemėr e kishin Adem Jasharin, qė respektuan urdhėrat e komandantit tė zonės sė Dukagjinit Ramush Haradinaj dhe e respektuan autoritetin e presidentit Ibrahim Rugova, ka thėnė para tė pranishmėve zėvendės Kryeministri Hajredin Kuēi.
Nė akademinė qė kėsaj here ėshtė mbajtur nėn patronatin e kryeministrit Thaqi, kanė folur edhe Rifat Jashari dhe deputeti Daut Haradinaj, tė cilėt gjithashtu kanė pėrquar mesazhe paqeje e mirėkuptimi tek tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
Nga ana tjetėr, duke folur nė emėr tė bashkėluftėtarėve tė Brigadės 138 Agim Ramadani, ish eprori i kėsaj brigade ka rikujtuar situaten e keqe nė tė cilėn ende ndodhen ish-luftėtarėt, invalidėt e familjarėt e dėshmorėve tė luftės. E gjithė bota ėshtė kthyer nga e ardhmja, e ardhme tė cilėn e synojmė edhe ne. Megjithatė, pėr hirė tė sė ardhmes, ne duhet ta kujtojmė tė kaluaren dhe tė mos e harrojmė sakrificėn e tė gjithė atyre qė po i nderojmė sot, ka thėnė ish eprori Berisha.
Ndėrkohė, nė pėrvjetorin e trembėdhjetė tė Betejes sė Koshares, ėshtė vėnė edhe gurthemeli i Kompleksit memorial tė dėshmorėve i cili tash e sa vjet ėshtė duke u kėrkuar me ngulm nga pjesmarrėsit e kėsaj beteje. Sipas veteranėve tė betejes sė Koshares, ndonėse i vonuar, ky hap pėr ngritjen e kompleksit memorial ėshtė i mirėseardhur dhe nė nderim tė tė gjithė atyre qė sakrtifikuan pėr lirinė e ditėve tė sotme.
Sot shėnohet 13 vjetori i Betejės sė Kosharės
Mė 9 prill tė vitit 1999 ishte thyer kufiri i hekurt midis Kosovės dhe Shqipėrisė.
Nė betejėn e Kosharės kanė rėnė 116 dėshmorė nė mesin e tė cilėve komandantėt Sali Ēekaj, Agim Ramadani, e tė tjerė, ndėrsa janė plagosur rreth 350 ushtarė tė UCK-sė. Sot gjatė gjithė ditės do tė bėhen homazhe nė varrezat nė Koshare.
Ndėrkaq, nė Prishtinė nėn patronazhin e kryeministrit shoqata e veteranėve tė luftės sė Koshares Brigada 138 organizon manifestimin Ditėt e Shqipes.
Bota Sot
Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri
na ina kush ina jena njerez em ideal
ju deri dje i thoshit spiun e patet qit urdhen me e vra sot thoni kene luftu nan urdhna te tij.
shif kujt i ka hup udha ne oborr cka thoni sot se thoni neser.
kqyre hardin bashkpartiakun tan cka tha per rugoven dje, po nam se so kon marr vesht me Hajredinin hala. keni ra ne hall ne ju te shkretet sdini kan em sha e kan me lavdu se neser miku u del armik e armiku mik. kungj kungj po shkoni si kudrat spo dini me u nal
JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE
Deri dje ishte kshtu :
Jakup Krasniqi heq fotot e Rugoves ,
Atentat me eksploziv ndaj Presidentit Rugova, plagoset truproja
PRISHTINE (15 Mars) -Shperthimi ne qender te Prishtines, eshte cilesuar atentat ndaj Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova. "Nje shperthim i forte, kriminal sipas policise, demtoi veturen te presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova, sot ne qender te Prishtines, duke shkaktuar nje te plagosur ne rradhet e grupit te tij te shoqerimit", njoftoi sherbimi presidencial i sigurise. "Presidenti Rugova ndodhej ne makine ne momentin e shperthimit, por personi i plagosur nuk ishte presidenti, por nje anetar i grupit te tij te shoqerimit", i saktesoi AFP-se nje roje sigurie presidenciale. Nje mjet shperthyes ishte vendosur ne nje kazan pleherash ne nje rruge ne qender te qytetit dhe shpertheu gjate kalimit te autokolones presidenciale, i shpjegoi AFP-se nje zedhenes i policise lokale, Ramiz Sadiku. Sipas disa agjensive te lajmeve konfirmohet se bashke me presidentin, Rugova ne makine ndodhej edhe Perfaqsuesi i larte i BE, Havier Solana, ndersa agjensi te tjera pohojne se Presidenti Rugova ishte nisur per te takuar Solanen. db/db(AFP/BalkanWeb)Bllaca:
"Pas luftės ishte urdhėr qė tė vriteshin krejt figurat e LDK-sė. Pasi bėhej vrasja, mblidheshim tė festonim dhe ishte njė festė e vėrtet pėr tė gjithė" ka thėnė Bllaca.
Sot :
Kryeministri Thaēi: Rugova ėshtė emėr i krenarisė shqiptare
http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=122968
Si shkruajne per Dr. Rugoven kundershtaret e tij politik te ketyre diteve .
PERSONALITETE
Shkėlzen Maliqi: Rrėfimi pėr dhjetorėt e Ibrahim Rugovės
| E Diel, 23.10.2011, 08:05 PM |
Rrėfimi pėr dhjetorėt e Ibrahim Rugovės
Nga Shkėlzen Maliqi
Atė ēka do tė dėshmoj nė mėnyrė skicuale nė kėtė shkrim, se si e kam njohur dhe pėrcjellur Rugovėn, sidmos nė fillimet e karierės sė tij prej politikani, nuk duhet tė lexohen e tė kuptohen si pretendim pėr rishkrimin e njė historie ende tė papėrfunduar tė ēlirimit dhe tė pavarėsimit tė Kosovės. Janė kėto vetėm dėshmi subjektive, pjesėrisht tė dokumentuara.
Edhe forma e rrefimit tim ėshtė mė shumė e tipti tė frymėzimit tė ēastit, dhe jo e bėrė me plan dhe pastaj e krehur. Do tė ndalem me kėtė rast nė disa momente.
Po filloj me idenė e providencės, edhe kjo subjektive dhe e karikuar. Nėse nė storien e Rugovės megjitahtė ka elemente tė providencės, atėherė edhe unė pėr vetėn mund tė them se pavetėdijėshėm kam qenė i shfrytėzuar si instrument i saj. Kjo pėr arsye se nė fillimet e bėrjes sė Rugovės politikan, ēka ai nė asnjė mėnyrė nuk ka qenė deri nė vitin 1986, e mbase edhe deri mė 1989, edhe vogėlsia ime ka pasur gisht dhe ndikim tė konsiderueshėm..
Mė sa e di unė kam qenė redaktori i parė nė Kosovė qė ka porositur dhe botuar njė reagim politik tė Ibrahim Rugovės, nė kohėn kur ai njihej vetėm si kritik letrar. Edhe kjo, koincidentalisht, kishte ndodhur nė dhjetor tė vitit 1986, kur unė isha kryeredaktor i revistės "Fjala". Rugova atėbotė kishte marrė pjesė nė njė tubim nė Beograd tė organizuar nga Shoqata e Shkrimtarėve e Serbisė, qė tradicionalisht mbahej pėr nder tė ditės sė ēlirimit tė Beogradit, me titullin "Takimet e Tetorit". Atė vitė, pra mė 1986, ishte njė vjeshtė e rėndė dhe pėrplotė tensione nė Kosovė, si dhe nė vetė Serbinė. Ibrahim Rugova kishte marrė pjesė si pėrfaqėsues i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės nė takimin qė pėr temė kishte njė titull alarmant dhe deomethėnės pėr gjendjen e shpirtrave nė Serbinė e asaj kohe: "Apokalipsi sot". Gjatė seancave shkrimtarėt dhe intelektualėt serbė, qė e kishin nisur dhe nuk e ndalnin fushatėn e egėr kundėr shqiptarėve dhe popujve tė tjerė nė ish Jugosllavi, provokuan disa herė Rugovėn qė ta merrė fjalėn dhe tė deklarohet rreth akuzave tė rėnda nė adresė tė shqiptarėve tė Kosovės se ata i urrejnė serbėt, se kanė bėrė krime nga mė tė pabesueshmet, se ėndėrrojnė krijimin e Shqipėrisė sė Madhe, e tė ngjashme. Nė njė moment Rugova nuk durohet dhe del nė foltore jo pėr tė kėrkuar falje pėr ato akuza tė shpifura, e as pėr tė shfaqur lojalitet ndaj Serbisė, por pėr tė shprehur njė kundėrshtim ndaj akuzave. Nė tė vėrtetė, ai kishte folur krejt shkurt, vetėm disa fjali, por tejet tė guximshme dhe domethėnėse. Po e citoj diskutimin e tij nė tėrėsi: "Nė bisedėn e djeshme rreth tryezės sė rrumbullaktė nė gjuhėn serbokroate u insistua disa herė qė edhe unė tė them diēka pėr Kosovėn, e cila, siē u tha edhe sot kėtu, ėshtė njė 'apokalips i pėrjetuar' apo konkretisht do tė thosha, qė fare nuk e pranoj. Lidhur me kėtė do t'i thosha disa fjalė. Tash pesė a gjashtė vjet po ēajmė kokėn me Kosovėn dhe me nacionalizmin, sa qė ėshtė bėrė punė vėrtet e mėrzitshme, e padurueshme. Mund tė them se nė disa kumtesa dhe diskutime qė i dėgjova kėtu diskursi ishte nė nivel tė shtypit tė verdhė dhe tė njė 'politike tė verdhė'. Kam pritur nga shkrimtarėt qė nė frymė tė vokacionit tė tyre tė flasin pėr Kosovėn si humanistė. Pastaj kėtu vėrejta edhe njė dyfytyrėsi tė madhe: nė njerėn anė pėr vete kėrkohet demokraci, e pėr tė tjerėt njė represion dhe negacion total. Mendoj se pėr Kosovėn duhet kėrkuar mė shumė demokraci, humanizėm dhe mirėkuptim e mė pak represion, se do tė jetė mė mirė. Ju falėmnderit." (Fjala, 1-15 XII 1986, fq. 14)
Pasi qė kishte folur Rugova, reagimet kanė qenė tejet tė ashpra., duke i dhėnė edhe mė shumė zjarr pohimeve se e gjithė Kosova, duke pėrfshirė edhe shkrimtarėt edhe politikanėt, ėshtė antiserbė dhe ushtruese dhe pėrkrahėse e politikave kriminele antiserbe. Shtypi ditor nė Kosovė qė nė atė kohė censurohej dhe vetėcensurohej nuk e pat pėrcjllur fjalėn e Rugovės dhe polemikėn qė kishte provokuar nė Takimet e Tetorit, kėshtu qė unė si kryeredaktor i "Fjalės" kisha kėrkuar nga ai qė ta sjell fjalėn e tij, si dhe njė shkrim nga korespodentja e Rilindjes nga Beogradi, Alida Berisha, ku do ta sqaronte kontekstin dhe ēka ėshtė folur nė atė rast.. Fjalėn e Rugovės, e titulluar "Mė shumė demokraci pėr Kosovėn e mė pak represion", e pėrcjellur edhe me njė koment tė tij kontekstualizues, e pata botuar nė faqet e fundit tė revistės qė tė mos hetohet menjėherė nga censorėt kujdestarė tė "Rilindjes". Jehona e kėtij shkrimi nė qarqet intelektuale tė Prishtinės ka qenė shumė mė e madhe seē mund tė paramendohet sot kur e shihni si njė lajm dhe deklaratė tė shkurtėr nė faqet e njė reviste kulturore qė zakonisht nuk ėshtė konsideruar medium qė krijon dhe plason opinionet e rėndėsishme, pos nė disa periudha, ndėr to edhe gjatė 10 muajve sa unė e drejtoja revistėn (tetor 1986 - qershor 1987).
Mund tė them se botimi i kėtij reagimi tė Rugovės, pėr ēka kam qenė i qortuar nga drejtorėt e atėhershėm tė "Rilindjes" (Rrahman Dedaj, Rexhep Zogaj), mbase ka ndikuar njė krijimin e njė opinioni tė parė publik pėr Rugovėn se ai ka potenciale prej prej politikani me vizione dhe guxim. Ideja qėndronte nė ate se Rugova kishte shfaqur me ndershmėri rezistencėn ndaj fushatės sė egėr tė nacionalizmit serb, dhe kėtė nė vetė qendrėn e represionit, nė Beograd. Ky deklarim i Rugovės mbase ka mundur ta luante rol nė propozimin dhe zgjedhjen e Rugovės pėr kryetar tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, kur ai zė njė vend tė spikatur prej zėdhėnėsi tė inteligjencės shqiptare nė periudhėn tejet sfiduese qė po e priste Kosovėn, kur gradualisht do tė ngulfaten dhe mbyllen tė gjitha institucionet e autonomisė.
Nė kohėn kur Rugova ishte zgjedhur kryetar i Shoqatės sė shkrimtarėve, unė kisha dhėnė dorėheqje nga revista "Fjala" dhe po punoja si animator nė "Bashkėsinė kulturore-arsimore tė Kosovės". Zyret i kishim afėr nė barakat pranė stadiumit tė qytetit dhe nuk kalonte asnjė mėngjes pa u takuar me Rugovėn, ngase ai e pėlqente shumė kafenė e kuririt tė Bashkėsisė Kulturore-Arsimore, njė rom qė pėrndryshe ishte adash i tij, edhe ai quhej Ibrahim. Duke pirė kafet e famshme tė Ibros, kemi ndėrruar shumė llafe pėr aktualitetet politike dhe kulturore. Kam pasur kėshtu mundėsi qė nė periudhėn 1986-1989 tė pėrcjellja se si po rritej marramendshėm fuqia reprezentuese e kryetarit tė Shoqatės sė Shkrimtarėve, se si ai po bėhej njė zė i pavarur krahas shtypjes, mbylljes dhe heshtjes sė institucioneve tė tjera tė autonomisė. Pėr aq sa zbrapseshin zyrtarėt e autonomisė, Rugova bėhej mė i zėshėm. Edhe pse gjithnjė ishte fjalėpak dhe i kursyer nė vlerėsime, kryetari i shoqatės pozicionalisht ishte bėrė i vetmi vend legal nga i cili artikulohej publikisht njė zė i rezistencės kulturore dhe politike. Ky zė ishte bėrė edhe mė i fuqishėm pėr shkak se nė atė kohė edhe lėvizjet nėntokėsore tė grupeve marksiste-leniniste, tė cilat organizonin rezistencėn dhe demonstratat, kishin rėnė pėrkohėsisht nė njė amulli dhe huti, qė zvogėlonte ndikimin e tyre nė masat, pėr shkak tė rrėnies sė shpejtė tė komunizmit nė Evropėm Lindore.
Nė pranverė tė vitit 1988 Rugova edhe njė herė del nė qendėr tė vėmendjes tė opinioni mė tė gjėrė, kur nga qarqet politike imponohet mbajtja e njė tryeze tė dy shoqatave tė shkrimtarėve, ku do tė shfaqeshin pikėpamjet e intelektualėve shqiptarė dhe serbė pėr krizėn galopante kosovare. Tempi i krizės diktohej nga Beogradi, ku nė krye tė fushatės ishin shkrimtarėt, qarqet e Kishės Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisė. Ky "dialog" pat filluar me provokimin e famshėm tė shkrimtarit Millan Komneniq, i cili i drejtohet hapur pjesėmarrėsve shqiptarė nė bisedė me fjalėt: "Zotėri, ne jemi nė luftė!" I tėrė "dialogu" edhe u zhvillua nė frymėn e luftės sė fjalėve, dhe kjo edhe ndikojė qė edhe nė Kosovė, nė formėn mė tė zbehtė, tė fuqizohet ideja se rezistenca ndaj politikės serbe nuk mund tė formulohet nga organet pėrfaqėsuese tė autonomisė sė atėhershme, por nga instancat e pavarura intelektuale ēfarė ishte Shoqate e Shkrimtarėve e Kosovės, ose edhe disa tjera si Shoqata e Filozofėve dhe Sociologėve, Shoqata e Arsimtarėve tė Gjuhės Shqipe e ndonjė tjetėr. Ashtu sikur qė akademikėt, shkrimtarėt dhe klerikėt ndikonin fuqishėm nė opinionin dhe shtetin serb, edhe nė Kosovė intelektualėve u shtroheshin detyrat e njejta, qė tė krijonin njė front tė rezistencės ndaj aspiratave gllabėruese serbe. Disa organizime te rezistencės bėheshin ad hoc, si psh. nėnshkrimi i peticionit tė 212 intelektualėve kundėr ndryshimit tė dhunshėm kushtetutės tė Kosovės (shkurt 1989). Por peshė mė tė madhe kishin objektivisht instancat e organizuara shoqėrore, aty ku veprimtaria ishte e mundshme, dhe ndėr kėto autoritet dhe rol mė tė madh e mė tė shquar kishte Shoqata shkrimtarėve nė krye tė sė cilės ishte Ibrahim Rugova.
Politizimi i Shoqatės sė Shkrimtarėve do tė kontribuojė nė ngritjen e peshės sė postit tė Rugovės nė ate tė pėrfaqėsuesit tė interesave reale politike dhe kombėtare tė shqiptarėve tė Kosovės. Pasi qė nė shkurt tė vitit 1989 dėshtoj greva e minatorėve dhe ajo gjenerale si pėrpjekje fundit pėr tė mbrojtjur Kushtetutėn e Kosovės qė i garantonte autonomi tė gjėrė dhe pėfaqėsim direkt nė federatėn jugosllave, nė muajin mars Serbia rivendosi kontrollin e plotė mbi Kosovėn. Ndėr masat represive qė ndėrmorri Serbisa ishte izolimi pėr 4 muaj (njė pjesė u rrahėn brutalisht) i rreth 400 intelektualėve shqiptarė dhe burgosja dje gjykimi i Azem Vllasit, ish lider komunist i Kosovės, si mbrojtės i fundit i Kushetutės sė vitit 1974. Kėto masat e jashtėzakonshme e lanė Kosovėn jo vetėm pa pėfaqėsues llegjitim nė ato pak institucione marionete, por ndikoj qė edhe krejt elita intelektuale dhe politike, si Rexhep Qosja, akademikėt, Universiteti i Prishtinės etj., tė mbesin pėr dhjetė muaj publikisht tė pabėzenė.
Nė atė periudhė tė tmerrshme tė rivendosjes sė gjendjes sė jashėzakonshme, tė orės policiore, tė kontrollit tė plotė tė proceseve, i vetmi fanar i rezistencės, edhe ai me dritėn e dobėsuar, kishte mbetur Shoqate e Shkrimtarėve me kryetarin e saj, Ibrahim Rugovėn. Kur ato ditėt ne pinim kafenė e mėngjesit nė barakėn tonė qė rastėsisht ndodhej krejt afėr selisė sė policisė serbe, nuk na ndanin as 100 metra, frikėn e pėrdishme ne e kishim mė afėr se kėmishėn; ndiheshim se jemi tė kėrcėnuar vazhdimisht dhe kėte edhe e diskutonim hapur mes vete. Rugova ishte shumė i vetmuar nė lėvizjet publike, ngase frikėsohej se njė ditė thjesht do ta likuidonin agjentėt serb, duke inskenuar ndonjė pretekst arsyetues. Nė ndihmė atėbotė i vinte vetėm i ndjeri Nahil Luma, drejtor i BKA-sė ku punoja, pėrndryshe shok i tij gjatė studimeve, i cili me njė makinė Reno 4 mjaft tė shkalmosur e merrte dhe e kthente te banesa Rugovėn, atėbotė nė lagjėn Lakėrishte tė Prishtinės.
Nė atė kohė edhe unė isha ndėr tė rrallėt qė botoja shkrime tė hapura kritike pėr regjimin serb nė shtypin slloven, kroat dhe boshnjak. Pėr dallim nga Rugova, shkrimet, intervistat dhe deklaratat e mia konsidroheshin autoriale dhe private, kurse pesha e fjalės sė Rugovės ishte njėfardore mė e zyrtarizuar, e njė kryetari tė vetėm autonom qė i kishte mbetur Kosovės. Fjalėt e tij qė pėrcilleshin nga mediat e jashtme, sidomos ato nė gjuhėn shqipe, si BBC-ja, Zėri i Amerikės, Dojēe vele etj., kishin jehonė tė madhe nė popull. Dhe unė, qė edhe vetė kisha frikė prej ndonjė sulmi tė agjentėve serb, e kėshilloja shpesh Rugovėn qė tė vazhdojė tė flas hapur sepse kėshtu do tė jetė mė i mbrojtur. Nėse do tė strukej dhe bėhej i pabėzanė, regjimi dhe policia sekrete serbe do ta kishin cak mė tė lehtė, sesa kur i drejtohet pothuajse ēdo ditė mediave. Mediat botėrore dhe komitetet e ndryshme pėr tė drejtat e njeriut, si Amnesty International, ose Komiteti i Helsinkit etj., por edhe qeveritė e shteteve demokratike qė po vėzhgonin nga afėr proceset nė Jugosllavi dhe Serbi, ndikonin qė edhe regjimi i Beogradit tė jetė mė i vėmendshėm nė represionin ndaj figurave tė spikatura publike, sado qė i bėnte pengesa. Dhe kjo periudhė dhjetėmujore e pabėzanisė tė atyre qė pretendonin rolin e prijsėve shpirtėror dhe politikė tė Kosovės, si Rexhep Qosja psh., dhe e prezencės sė madhe publike tė Rugovės, do ta pėrmbysė skemat e mėparshme tė respektit duke e ngritur Rugovėn me tė shpejt nė figurė qendrore publike tė rezistencės, i admiruar nga tė gjithė.
Megjithatė, nė atė periudhė tė drejtimit tė Shoqatės Rugova nuk jipte shenja sa deklarimet e tij kanė lidhje me ambiciet politike. Edhe kur kishte thėnė nė njė intervistė pėr "Shpiglin' e Gjermanisė se nė rast tė humbjes tė tė drejtave shqiptarėt do tė mund tė fillonin luftėn ēlirimtare, ai nuk e kishte ndėrtur ende profilin publik tė njė liderit politik, por konsiderohej mė shumė njė zė kontestues intelektual.
Nė dhjetor tė vitit 1989 Ibrahim Rugova edhe njė herė merr pjesė nė inicimin e njė procesi me pasoja largėvajtėse, qė do tė pėrcaktojė fatin e tij, por edhe tė Kosovės. Sėrish pra ndodh njė dhjetor dhe sėrish njė pjesė e ndikimit tė "providencės" lidhet me idetė dhe veprimet qė s'kishin tė bėjnė me Rugovėn, por me tė tjerėt, ku ratėsisht e me pahirė edhe unė luajta njė rol qė nė vorbullin historik tė pėrfshihet kryetari i shkrimtarėve Ibrahim Rugovaj.
Mė 1989, derisa nė Kosovė ishin ngrirė proceset dhe Serbia po sundonte me regjim policor dhe masat vetėdorėzuese tė organeve me autonomi formale qė i kishin mbetur Kosovės, nė pjesėt tjera tė Jugosllavisė, po thyhej me shpejtėsi tė madhe sistemi monist. Organizata e parė opozitare e quajtur Shoqata pėr Iniciativė Demokratike e Jugosllavisė, ku nga Kosova ndėr themeluesit kemi marrė pjesė Muhamedin Kullashi dhe unė, dhe qė angazhohej pėr vendosjen e sistemit pluripartiak nė federatėn jugosllave, kishte arritur qė tė trimėrojė grupet e ndryshme nė republikat jugosllave qė tė formojnė parti opozitare, kryesish nacionale (sllovene, serbe, kroate etj.). Meqė ne nė Kosovė po vonoheshim nė kėto procese, nga vjeshta e vitit 1989, unė me disa bashkėmendimtarė kishim filluar pėrpjektjet qė tė themelojmė tė paktėn degėn e organizatės mė pak kontestuese, pra tė asaj Iniciative, pėr tė ngjallur edhe nė Kosovė jetėn politike dhe zyrtarizuar alternativat dhe opozitėn regjimit serb. Dhe derisa ne po rekrutonim njerėz pėr inicijativėn demokratike, diku nė tetor tė atii viti njė grup shkrimtarėsh (Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja etj.) na njohtuan se ata megjithatė mė me qejf do tė angazhoheshin nė krijimin e njė "partie tonė shqiptare", siē e quanin. Ramė dakord qė nismat tė bėhen paralelisht, sepse nėse partia nacionale nuk do tė lejohej, ajo e iniciativės demokratike do tė mund tė merrte persipėr qė tė ngjall jetėn e ngulfatur politike nė Kosovė. Dhe ne arritėm qė me 9 dhjetor tė themlojmė degėn koosvare tė Iniciativės jugosllave demokratike, ku lancuam njė emėr tė ri, Veton Surroin.
Me rastin e krijimit tė degės ndodhi njė incident, i cili ndikoj qė Rugova tė kyēet nė pėrgatitjet pėr krijimin e asaj partie tjetėr, qė do tė quhet LDK. Ne kishim rezervuar dhe paguar njė salė ku do tė mbahej tubimi themelues, por pėr ēdo eventualitet, pasi qė i parandjenim pengesat, kishim marrė lejen e Ibrahim Rugovės, qė nėse nuk do tė na lejohej shfrytėzimi i sallės qė kishium paguar, ta shfrytėzojmė selinė e Shoqatės sė shkrimtarėve si vendtubim. Dhe ashtu edhe ndodhi. Sallėn qė kishuim paguar e gjetėm tė mbyllur, dhe kaluam te shoqata ku na prsite Rugova.
Dy javė pas kėsaj, pasi qė nuk u ndalua Iniciativa demokratike, ishte paraparė edhe themelimi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Buxhovi dhe organizatorėt tjerė nga leksioni qė ne e kishim marrė mė herėt me dyertė e mbyllura, ishin pėrcaktuar disa ditė para 23 dhjetorit qė edhe mbledhje themltare e LDK-sė tė mbahet nė selinė e Shoqatės sė Shkrimtareve. Dhe kur vendosėn pėr kėtė nismėtarėt u kujtuan qė tė pyesin Ibrahim Rugovėn nėse edhe ai ka dėshirė tė jetė ndėr themeluesit e LDK-sė, pėr ēka mė herėt sikur nuk i kishte shkuar mendja. Rugova kishte thėnė po.
Ndėrkaq, nismėtarėve tė LDK-sė nbuk i ka shkuar as mendja se Rugova do tė mund tė ishte kandidat pėr kryetar. Ai do tė propozohet ditėn e fundit, praktikisht para fillimit tė tubimit, pasi qė tė gjitha figurat tjera tė mėdha (Rexhep Qosja, Fehmi Agani etj.) pėr arsye tė ndryshme kishin refuzuar, ose janė treguar tė rezervuar, qė nė ato rrethana tė marrin pėrgjegjėsinė e drejtimit tė LDK-sė. Dhe kur zgjedhja ishte ngushtuar nė emrat e iniciatorėve tė parė, konkretisht nė Jusuf Buxhovin, dikush ishte pėrmendur se ai nuk do tė ishte zgjedhje mė e mirė dhe ka propozuar Ibrahim Rugovėn si kryetar tė pėrkohshėm, deri sa partia tė mos stabilizohet. Dhe Rugova ishte pėrgjigjur me po.
Ata qė kanė qenė tė involvuar nė propozimin dhe zgjedhjen e Rugovės (nė tubimin themelues tė LDK-sė kanė marė pjesė rreth 30 veta) pohojnė se po-ja i tij ėshtė thėnė disi babėlokēe, pa u menduar dhe u theluar shumė. Por ja qė kjo po-ja do tė dal njė po historike.
Disa miq tė mi, qė atėherė mė thoshim: ēka do tė kishte ndodhur me Kosovėn nėse ti nuk do tė kujtoheshe se nė Prishtinė ekziston hapėsira e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės? A do ta abortonte historia dhe providenca Rugovėn si politikan, duke i dhėnė shansin dikuj tjetėr? Dhe cila do tė ishte atėherė pasoja pėr lėvizjen ēlirimtare?
Kjo pėr abortin prej shumė kohės ka mbetur shaka ndėr miqtė e mi, qė mė konsiderojnė "fajtor" pa pandehje. Por tani qė Rugova po i mbush 15 vjet tė lindjes sė tij politike, dhe kur ka gjasa qė edhe tė maturohet si kryetar i Kosovės sė pavarur, po mendohem se mos fuqia e tij, dhe fati i tij, ka qenė nė ate se nė ato ēaste historike ai megjithatė kishte qėlluar tė jetė njė zot i vogėl, relativisht i lirė dhe i papenguar, ndėr shkrimtarėt. Ani pse me sjellje babėlokēe, ky zot i vogėl i hapėsire prej diku rreth 50 metrave katror, megjithatė mbante ēelsat e tė vetmit territor tė lirė i Kosovės. Mė vonė kemi kuptuar se nė atė hapėsirė ishte ndjellur njėri prej embrioneve tė lirisė dhe pavarėsisė. Por jo edhe i vetmi. Dhe jo edhe vendimtar.
Gazeta Shqiptare
Mendoj qe Ibrahim Rugova do harrohet ne dekadat e ardhshme, ky person ka bere gabime katastrofale gjate periudhes sa ka "udhehqur" duke dalur kunder luftetareve te lirise, duke i quajtur njerz te shitur etj.
Besoj qe edhe ajo pak veper do shuhet me kalimin e kohes, sepse me kalim te kohes do vertetohet se nuk e ka dhene. kontributin e duhur.
Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!
Ndegjo intervisten dhe do te shohesh qe kjo qe thua ti nuk qendron, por eshte e kunderta, vepra e Dr.Ibrahim Rugoves munde te krahasohet me vepren e lavdishme te skenderbeut, me nje ndryshim te vogel njeri luftoi me laps e tjetri me shpate.
http://www.youtube.com/watch?v=7TUnW...layer_embedded
http://www.youtube.com/watch?v=coU2-...layer_embedded
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga prishtina75 : 13-04-2012 mė 13:18
Rugova ishte diplomati me i sukses'shem i shqipetareve ne ish Jugosllavi ,dhe mbas shkaterimit te Jugosllavise .Rugova ka pasur te drejte ne qofte se ka thene se luftetaret e lirise (jo luftaret e sinqerte )kane qen njeres te shitur . S'imbas arumenteve aktualishte po e shohim se ne te vertete ata te cilet e kane quajtur veten udheheqes per lufte kane qene njeres qe jane martuare me ka tre gra mbas lufte ,bile bile disa i kane marre grate e deshmoreve . Rugova i ka ditur te gjithe keto hajduta te LPK,qe ja vrane njeresit me te aferte te Rugoves .
C'ka te duhet liria e atije qe vrete shqipetare dhe i lene femijet e dikujte jetima vetem per interesa politike ??
Ishte i famshem ne ish-jugoslavi, mirepo fillimisht ishte per te qendruar ne kuader te Jugosllavise ( besoj e din). Eshte fjala ne fillimet e krijimit te LDK-se. dmth nese Serbia e atehershme do kishte pranuar oferten e dhene nga Rugova ( permes statutit te partise ldk-se) ne do ishim mbetur ne ish jugosllavi me me vone nd serbi.
Prandaj une theme se Rugova ska bere asgje. Und nuk theme se Rugova ka qene tradhetar, mirepo them Rugova ka qene nje ASGJE, dmth ska qene gje puna e tij.
I pa guximshem, ka ruajtur poziten e tij. Ne momenten e veshtira per te ruajtur poziten fliste palidhje e kesi gjera.
Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!
Bash kurgja sukon puna tina
vetem zhagitje
dhe ne fund nuk e perjetoj PRESIDENTLLOKUN E NJE SHTETI
ANTI : SHKA, RRUS, GREK DHE VLLEZERVE TE TYRE
Nėna e Ibrahim Rugoves ka qenė ' Savka Radulloviq nga Prije Polje e Malit te Zi e cila ishte serbe, ndersa e therrisnin Nana Sofė.
Gruaja e Sali Berishes Serbe, Djali Nipi i shkinise, po ashtu edhe I Rugova Nipi shkinise
E Mjer shqipetaret kush i ka udheheēure
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pa_doreza2 : 16-04-2012 mė 19:43
Sēarmatosem sa tjetė jeta!
Eshte nje histori shume e gjate ,qe duhet te shkruajme me qindra faqe dhe te bindemi se Rugova ishte diplomate qe intelegjencen e tije e perdori per shqipetaret e jo per veten e tije personale si qe kane be te tjeret.
Nje realitet i argumentuare qe duhet te thuhet :
Rugova per c'do here qe ishte ne Amerike, Administrata amerikane i premtonte ndihme ,pore vetem atehere kurre do te dobesohet rusia . LPK. qe ne vitin 1991/92 ,si sherbetore te Beogradi,t dhe Rusise, kishin ndermende qe ta shtynin Kosoven ne lufte ,pore ishte Rugova ai i cili ne te vertete durim me sakrifica ,pore shfrytezoi rastin ,dhe shpetoi popullin shqipetare ,se do te beheshin masakra si ne Bosnje .Edeh ne Kosove jane vra shume njeres dhe jane masakruare ,pore ne vitin 1991 do ta zhdukshin gjithe popullin shqipetare , sepse ne kete lufte do te angazhoheshin edhe popujte tjere sllave qe jetonin ne Jugosllavi.
Ku eshte perparesia e Rugoves , ndaj politikaneve aktuale per Nderkombetaret ?
C'do politikane apo luftetare qe merret me politike ne Kosove,aktualishte munde per c'do raste te shenohet ne listen e zeze te krimeve te luftes ,ne qofte se nuk i zbaton rregullat e BE dhe amerikes ,edhe pse keto rregulla ne ndonje raste e demtojne shume popullin shqipetare.
Sa veshtire politikishte gjeorafikishte dhe ushtarakishte ka qene qe Kosova ti ndahet serbise . Ky suksese eshte arritur ,bashke me Rugoven,qe beri internacionalizimin e Kosoves si nje njeri i bute dhe tolerante ne anen diplomatike, dhe me ushtaret luftaret qe rane per liri .Njekohesishte mos te harojme qe ndihma e Natos si fuqi ushtarake ishte ne anen tone me ndikim te Rugoves dhe ushtareve te UCK.
Personalishte nuk krahasoje asnje politikane ne Kosove, dhe ne gjithe shqiptarine me Rugoven.
[QUOTE=Pa_doreza2;3392353]Nėna e Ibrahim Rugoves ka qenė ' Savka Radulloviq nga Prije Polje e Malit te Zi e cila ishte serbe, ndersa e therrisnin Nana Sofė.
Gruaja e Sali Berishes Serbe, Djali Nipi i shkinise, po ashtu edhe I Rugova Nipi shkinise
E Mjer shqipetaret kush i ka udheheēure[/QUOTE
[B]Po si eshte e mundur kjo qe nipat apo dhenderit e sllaveve te sundojne ne popullin shqipetare .
'
Ne anen tjeter edhe do nipa nga Armenistani ,Kazakistani e Uzbekistani, po na udheheqin ne Maqedoni .
Simbas jushe po na dele se shume te moshuare qe kame biseduare me ta ,dhe i kame pyetur ,se sa gjenerata ata mbane mende ,dhe pleqete me jane pergjigjur se mbane mende 5 gjenerata , dhe me ne funde pergjigja e tyre ishte mos hyne me thelle . C'ka mshefet mbas gjithe kesaj fjale mos hyne me thelle ???[/B]
Allahile ti nonen qka e ki maxhype apo ashkalije? qe poston si debil neper forume?
Une nuk e di nese ka pasur nenen sllave edhe nese e ka pasur nuk do thote gje. Edhe Agim Ceku, Florim Krasniqi, Adem Demaci (ky grujen) etj, e deri te Skenderbeu i kishin nenat sllave (sllave kryesisht nga mali i zi qe jane me origjine Arberore/shqiptare) por per atdheun dhe popullin shqiptar kane bere ma shume se fara jote prej gabeli qe sjell pacavurre copy paste prej deluzioneve e tua qe i shkakton.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fishtani1 : 16-04-2012 mė 21:43
Postuar mė parė nga Fishtani1;3392417[SIZE="4"
''Zoteril'', Pse me fyen Nenen time dhe mua. Kure t'i nuk je ne gjendje te ofrosh kunder fakte ate qe kam cekur me larte !! Une per here te pare po degjoje qe Serbet, e Malite te ZI, jane me origjine Arberore !!!!![]()
Sēarmatosem sa tjetė jeta!
MEBYBE, Farkist, Me ide te Fikret Abdiqit. Nuk te kam borē te me ofendosh
Sēarmatosem sa tjetė jeta!
Qudi edhe per skenderben thone qe nenen e kishte serbe,nese nuk gabohem edhe ajo quhej savka, nese eshte e vertet ateher vjme ne perfundim qe figur e madhe kombetare nuk munde te jeshe nese nuk ke nenen e nje nacionaliteti tjeter.
A thua kur do te ndaleni se shpifuri, a keni sado pak fytyr apo jeni pa tipare njeriu, ju jeni TURPI i njerzimit.
Mark Milani (1833 - 1901), ishte vojvoda malazeze qė i ka njohur shumė mirė shqiptarėt Marku dhe te gjithe familja e Drekalloviqeve nga Mali i Zi ishin te Fisit Kuq, dhe se ishin me origjine shqiptare, por imponimet e rrymave te ndryshme e kan nderruar fene nga ajo katolike ne ate ortodokse dhe si rrjedhoje edhe gjuhen por jo zakonet, edhe sot e tutje ka shqiptar me mbiemrin Kuqi qe nuk jan asimiluar dhe se kan ikur nga Mali i Zi per ne Kosove per ti shpetuar masakrave, kete e ka konfirmuar edhe njohesi i mire i kesaj ceshtje Anton Nike Berisha ne Librin e Folklorit te Shqiptareve.[1]
Mali i zi i ka tri fise
tre Fiset (malazeze)ne Male te zi Kuqi,Vasojeviq dhe Bratonoziqi
keto fise jane me origjin shqiptare
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bajraku : 17-04-2012 mė 06:24
Ruaj Lidhjet