Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 76 prej 76
  1. #61
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,431
    Cameria, si na perzune nga shtepite tona


    E moshuara Meno Dine rrefen kalvarin e gjate te vuajtjeve. Te ndjekur nga greket dhe gjermanet, mijera came vdiqen nga i ftohti, uria, semundjet, lodhja apo fatkeqesi te tjera. Deshira e fundit e 73-vjecares, qe u largua femije nga oborri i shtepise.



    E moshuara me shami te bardhe ne koke eshte 73 vjece. Meno Dine eshte e mbajtur mire per moshen qe ka. Ndersa flet per kalvarin e gjate te vuajtjeve ne Cameri dhe Shqiperi, ajo mallengjehet. Dritherohet ndersa i therret kujteses per te na sjelle te gjalle ngjarjet e vitit te larget 1944 kur, te ndjekur nga greket dhe gjermanet, mijera njerez moren rrugen drejt Shqiperise.

    Meno Dine ka lindur ne Paramithi, qe dikur ishte pjese e distriktit te Janines. Ajo ishte vetem 8 vjece, kur paraushtaraket greke te gjeneralit Zerva masakruan rreth 600 pjesetare te komunitetit mysliman te njerit prej fshatrave me te rendesishem te Camerise. Burra, gra e femije u shkuan ne plumb pa meshire, ndersa shume prej tyre u torturuan barbarisht perpara ekzekutimit. “I vetmi mashkull qe mbeti gjalle ne Paramithi nga masakra e 27 qershorit ishte babai i Tahir Muhedinit, kryetarit te Partise per Drejtesi dhe Integrim, tregon e moshuara. Kjo pasi nje nate me pare, ai kishte shkuar si mysafir ne nje fshat tjeter, te daja e tij. Shume prej familjareve dhe te afermve te mi u vrane, ndersa ne morem rrugen e kurbetit.

    Deshmitarja e gjenocidit grek tregon se ne vitin 1944 ne Paramithi ishin afro 600 familje. “Nje nate perpara se te niseshim, babai im, Aliu, po kuvendonte ne oborr me nje kusheririn e vet. “Neser do te nisemi per ne Shqiperi. Fshati u dogj i teri nga gjermanet dhe greket. Nuk mund te rrime me ketu. Na dhimbset toka, Cameria, por po na vrasin e po na presin. Duhet te shpetojme koken”. Degjoja fjalet e tim eti qe, ndersa bisedonte, me mbante ne preher dhe me shkuan lot nga syte. Isha e vogel, por e kuptova se po iknim diku larg, teper larg nga shtepia ku kisha lindur dhe me te cilen me lidhnin aq shume kujtime”.

    “Ne zbardhjen e dites, pasi kishim pergatitur rroba e ushqime, se do te iknim ne kembe, burrat e fisit ngarkuan mushkat dhe morem rrugen”, tregon Meno Dine. Ishte shtator i vitit 1944 dhe ishte ende kohe lufte. Karvani i gjate marshoi per jave e muaj te tere. Shtepia babait te Menos dhe e xhaxhait te saj kishte vetem tre kuaj e mushka te ngarkuara. Ecnin e pushonin rruges, gatuanin ato qe kishin me vete. Ditet kalonin dhe njerezit lodheshin nga marshimi i pafund. Grate mbanin edhe rroba ne krahe, por edhe femijet qe kishin kopanec.

    Pas javesh te tera udhetim, karvani i cameve mberriti ne fshatin Pul Fushe, ku ndenjen dy net. Me pas, ata shkuan prane kufirit greko-shqiptar ne Sajadhe, ku ndenjen per tre muaj. “Dimri hyri dhe kishim shume ftohte, rrefen e moshuara. Pas tre muajsh kaluam me varka per te shkuar ne nje fshat te Sarandes. Ndersa niseshim, na dolen para greket, te cilet me cengela terhiqnin varkat tona. Na moren ushqimet, bizhuterite e c’kishim e na lane te iknim. Isha femije. Gjate kohes qe iknim naten me varka, une mbaja duart ne ujin e detit”.

    Meno Dine thote se varkaxhinjte i kaluan falas, pasi ishin nga fshati Vole, ku Dinenjte kishin bere krushqi. Pas disa ditesh, ata mberrijne ne Ksamil. “Ne token shqiptare vdiq e para nga te ftohtit kusherira ime, Havaja. Ishte vetem 18-muajshe. Pas kesaj dolem ne Delvine, ku ndenjem rreth nje jave. Qendruam ne nje shtepi te djegur e te braktisur. Shtroje e mbuloje kishim jorganet e pajave, qe grate kishin marre me vete. Me kujtohet se ishin rroba te shtrenjta prej kadifeje e te qendisura me serm. Por, gjermani nuk na u nda edhe ne Shqiperi. Nje dite erdhen dhe i vune zjarrin shtepise ku qendronim. Rrobat tona u dogjen te gjitha dhe morem serish rrugen, kete here drejt Myzeqese”. Familjaret e Meno Dines u vendosen perfundimisht ne Fier, ku, pasi jetuan disa vjet me qira, u sistemuan perfundimisht.

    Ndersa kujton trishtimin e vogelushes qe braktiste oborrin e femijerise, duart e saj ne ujin e kripur te brigjeve came, Meno Dine sikur e parandiente se ate shtepi dhe ate toke nuk do ta shihte me kurre. “Po me djeg malli. Ta shoh edhe nje here ate vend, pa le te vdes. Por, ne nuk na duan ne Greqi. Im bir ka kerkuar te marre nje vize per te vizituar token e te pareve, por nuk e kane lejuar”. Brenga came pervijohet ne syte e perlotur te 73-vjecares, qe per me shume se 6 dekada nuk shikon dot vendlindjen e mohuar.

    Kalvari

    Mijera refugjate qe vdiqen ne rrugetim

    Gjate rrugetimit te gjate per ne Shqiperi, mijera came vdiqen rruges nga te ftohtit, uria, semundjet apo fatkeqesi te tjera. “Karvani yne qe u nis nga Paramithia kishte rreth 500 familje, tregon 73-vjecarja Dino. Shume prej tyre vdiqen rruges. Mund te kene qene 1500 apo 2000 fryme. Viktimat ishin burra, gra, por pjesa me e madhe femije. Shume vdisnin nga i ftohti. Shpeshhere humbitnin femijet, te cilet ngeleshin prapa, pasi nuk ndiqnin dot ritmin e karvanit. Askush nuk mund te kthehej prapa, ku ishte vdekja. Nje tjeter fatkeqesi na goditi ndersa kalonim Qafen e Llogorase. Na zuri nje stuhi debore. Te pakten 30 vete humben apo vdiqen nga i ftohti”.

    Fatkeqesia

    Nena qe hodhi foshnjen ne lume

    Mes lotesh, Menua tregon edhe fatkeqesine qe i ndodhi nuses se kusheririt te saj. “Grate mbanin rrobat ne kurriz, por edhe femijet e vegjel qe pinin gjoks. Lodheshin shume. Ne kapeshim pas fustanit te grave me te medha, pasi duart ato i kishin te zena. Nusja e kusheririt tim kishte ne njerin krah rroba dhe ne tjetrin vajzen 3-muajshe. Ishim duke kaluar prane lumit Versele. E kishim humbur nga lodhja. Per te mundur te kaloje lumin, ajo hodhi rrobat ne lume dhe vazhdoi rrugetimin”. E moshuara tregon se pas afro dy kilometrash, ndersa mendonte t’i jepte per te pire vajzes, nusja pa e tmerruar se gabimisht kishte hedhur foshnjen ne lume. I ra te fiket nga tronditja.

    Masakrat greke, ja cfare ndodhi ne Cameri

    Masakra me e eger ndaj shqiptareve myslimane u be nga ushtaret greke, qe nuk benin me pjese ne formacionet ushtarake, me 27 qershor 1944, ne zonen e Paramithise, ku forcat e Liges Republikane Greke (EDES) te gjeneralit Zervas hyne ne qytet dhe vrane rreth 600 shqiptare myslimane, burra, gra dhe femije - shume prej te cileve u perdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas deshmitareve okulare, te nesermen, nje batalion tjeter i EDES hyri ne Parge, ku u vrane 52 shqiptare te tjere. Me 23 shtator 1944, u plackit qyteti Spatar dhe u vrane 157 vete. Gra te reja dhe vajza u perdhunuan dhe ata burra qe mbeten gjalle u grumbulluan dhe u derguan ne ishujt e Egjeut. Ne baze te statistikave qe jep Shoqata “Cameria” ne Tirane, gjate goditjeve qe jane bere ne vitet 1944-1945, ne fshatrat came jane vrare gjithsej 2771 civile shqiptare dhe konkretisht si me poshte: Ne Filat dhe rrethinat 1286, ne Igumenice dhe rrethinat 192, ne Paramithi dhe rrethinat 673 dhe ne Parge 620. Jane plackitur dhe djegur 5800 shtepi ne 68 fshatra. Ne nje liste te hollesishme te humbjeve materiale perfshihen 110000 dele, 24000 bageti te trasha, 25000 tone grure dhe 8000 tone vaj ushqimor.

    Si rezultat i ketyre goditjeve, llogaritet qe 28000 came te jene larguar per ne Shqiperi, ku u vendosen ne periferi te Vlores, Durresit dhe Tiranes. Disa qindra came u vendosen gjate bregut te Himares, ne prona te lena nga familjet qe u larguan gjate luftimeve te egra, fillimisht kunder pushtuesve te Boshtit dhe me pas, me 1944, midis Frontit nacionalist grek te Clirimit te Epirit te Veriut dhe luftetareve te Ballit Kombetar te Shqiperise. Disa nga camet u vendosen ne fshatrat ekzistuese gjate bregdetit, si Borshi, qe tradicionalisht ishin myslimane, duke forcuar karakterin johelenik te zones. Came te tjere krijuan fshatra krejtesisht te reja, si Vrina afer kufirit grek.

    Miranda Vickers, “Reprezalja greke dhe nderkombetarizimi i ceshtjes came”

    Amerikanet

    Ja si i perzune shqiptaret nga Cameria

    Vezhgues nderkombetare kane konstatuar brutalitetin e perdorur gjate debimeve te cameve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan ne Shqiperi (1945-1946) shkruan: "Ne mars 1945 njesi te forcave te shperndara te Zervas kryen nje masaker ndaj cameve ne zonen e Filatit dhe praktikisht e spastruan ate nga pakica shqiptare. Sipas te gjitha te dhenave, qe kam mundur te mbledh mbi ceshtjen came, ne vjeshten e 1944-es dhe gjate muajve te pare te 1945-es, autoritetet e Greqise veriperendimore kryen goditje te egra, duke debuar rreth 25000 came - banore te Camerise nga shtepite e tyre. Ata u ndoqen deri ne kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj came te moshave 15 deri 70 vjec u internuan ne ishujt e Detit Egje. U dogjen ne total 102 xhami”. Autoritetet greke miratuan me pas nje ligj qe sanksiononte shpronesimin e pronave te cameve, duke iu referuar bashkepunimit te bashkesise se tyre me forcat pushtuese te Boshtit, si nje arsye kryesore per marrjen e ketij vendimi.

    Documents of the US Department of State, No.84/3, Tirana Mission, 1945-1946, 6-646



    Popullsia

    Perberja etniko-fetare e Camerise

    Krahina e Camerise perfshinte 189 qytete dhe fshatra ne rreth 10 mije kilometra katrore, me nje popullsi qe, sipas regjistrimit turk te vitit 1908, numeronte mbi 72000 banore. Popullsia u rrit ne vite, por rreth 85 mije persona, jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44. Mijera te tjere jane perzene me force ne vitin 1944 dhe tashme jetojne bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi. Popullsia e Camerise ishte rreth 93% shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllahe dhe rome. Ne shekullin e 19-te, 80% e popullsise shqiptare i perkiste besimit mysliman dhe procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te. Sipas te dhenave historike, pjesa tjeter prej 20% e popullsise came i perkisnin besimit kristian. Ne prag te Luftes se Pare Boterore, pas disa fushatash spastrimesh me karakter etnik e fetar, rreth 50% e popullsise perbehej nga myslimanet dhe gjysma tjeter nga ortodokset.
    Sui generis

  2. #62
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Mosha
    28
    Postime
    2,246
    Nje pershendetje te vecant per gjith camerine

    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  3. #63
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anėtarėsuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Ēamėri
    Postime
    314
    Nga Kėze (Kozeta) Zylo

    Botoi gazeta "Illyria"

    Intervistė me Znj. Kadrije Pronjo

    Ēamja fisnike nė moshėn 86 vjeēare Znj.Kadrije Pronjo rrėfen me lot nė sy tmerret qė pa nga genocidi grek.
    Nga ai mallkim nuk mbeti pa u ndėshkuar as plaku, as i riu, as gruaja, as fėmija.


    Ju keni lindur ne Ēamėri, sot nė vitet e pleqėrisė, c’mund tė kujtoni nga jeta pėr atė kohė nė qytetin tuaj tė lindjes dhe nė gjithė Ēamėrinė?

    Po e filloj me qytetin tim tė lindjes qė quhet Paramithi qė nė shekujt e mėparshėm quhej Ajdonat. Ėshtė njė Qytet i vendosur nė shpatin e Malit Kurilla, mbrapa tė cilit shtrihet edhe pjesa tjetėr shqiptare, ajo e Sulit. E vlen tė kujtoj se bejlerėt Ēamė veēanėrisht Pronjatė ku isha martuar, mbanin gjithmonė miqėsi me Suliotėt.
    Qė nė kohėn e Ali Pashait ata ishin bėrė vllamė me Suliotėt dhe i kanė ndihmuar vazhdimisht ata.
    Kjo ėshtė dhe arsyeja, qė mbesa e Ali Pashait, u martua nė Pronjatėt, e cila ishte njė zonjė e vėrtetė, ndaj dhe njerėzit e respektonin dhe e donin pėr dashurinė dhe mėncurinė qė ajo shfaqte nė komunikim me ta.
    Nė majė tė malit janė ende rrėnojat e Kėshtjellės sė Ajdonatit prej nga duket qartė madhėshtia dhe bukuria e qytetit. Shtėpitė e bardha me dy ose tre kate, tė ndėrtuara me gure dhe me oxhaqe tė larta tregojnė fisnikerine e banoreve te saj.
    Nė shumė nga ato shtepi kishte pjesė qė quheshin sellamllėqe. Aty strehoheshin fshatarėt qė vinin pėr tė bėrė pazarin.
    Ata gjenin aty mikpritje e ngrohtėesi, bile kishte raste qė i zoti i konakut as nuk i njihte se kush hynte e dilte nė ato selamllėqe. Oborret e shtėpive ishin tė shtruara me pllaka guri anash dhe tė lyera me qėlqere tė cilat ishin mbushur me vazo lulesh me aromė qė edhe sot nuk mė hiqet nga mendja. Shpesh nė to mbilleshin lule tipike tė krahinės sonė si Manxurana dhe Vasilikoja. Rrugėt e shtruara me kalldrėme nuk mbanin as shi as borė dhe gjithmonė shkėlqenin nga pastėrtia
    Ato rrugė dhe ato shtėpi llamburisnin si brenda dhe jashtė nga nikoqiret ēame, unė kėshtu e mbaj mend atė qytet si 25 vjecare kur jam dėbuar me dhunė nga Genocidi Grek!

    Kur u larguat nga Ēamėria dhe pse u larguat?

    Ah, si erdhi ajo kohė e mallkuar e vitit 1944 qė rrėnoi ėndrrat dhe shpresat e njė krahine tė tėrė shqiptare. Nga ai mallkim nuk mbeti pa u ndėshkuar as plaku, as i riu, as gruaja, as femija.
    Ishte luftė nė gjithė botėn, por jo tek ne, lufta bėhej larg atė e bėnin tė mėdhenjtė Gjermani, Inglizi, Rusi dhe jo ne. Ne me tė krishterėt ishim nė vėllazėri, bile njė nga ne i ndjeri A. Pronjo ishte i martuar me njė tė fesė sė tyre. Kanė lėnė edhe dy fėmijėe.
    Por kisha greke sė bashku me qeveritarė na kishin halė nė sy.
    Ata pėrveē rrėmbimit tė pronave tona mijėera vjeēare mbanin gjithmonė tė ndezur urrejtjen dhe mezi pritėn rastin e luftės pėr tė na dėbuar nga shtėpiat e pronat tona.

    Cilat jane disa nga pamjet mė tmerruese qė i keni akoma para sysh nė ato vite tė Genocidit Grek?

    Nuk mė hiqet nga mendja ndarja me Zonjėn Asije Hanėmin, vjehrrėn time.
    Duke mė pėrqafuar e shtrėguar qante me lot dhe mė kėshillonte qė tė shpėtonja vajzėn disa muajshe Makbulen duke mė thėnė nuse nė xhenet do piqemi.
    Mu rrėnqeth mishi dhe i gjithė trupi mė dridhej, ndėrsa vajza qante me dėnesė.
    Me vajzėn nė krahė dhe njė bohce ndėrresash pėr tė, vrapova tek babai, shtėpitė ishin prane.
    Babait i kishte rėnė nje tis i verdhė, ishte bėrė si meit, mezi qėndronte nė kėmbė, kėrkoi t’i marr pak erė kokės leshverdhė tė mbesės sė tij.
    Tmerr i pa harruar ėshtė kur djalit 4 vjeēar tė kunatit tim, Z. J.Pronjos zervistat deshėn t’i prisnin kokėn. Por pėr fat komshiu ynė Nikolla Sotiri, njė njeri shumė I nderuar e shpėtoi, megjithėse deri vonėi mbeti shenja e thikės nė fyt.
    Po njė tmerr qė ėshte vėshtirė tė pėrshkruhet, megjithėse nuk mund tė harrohet, i ndodhi komshijes Znj.Heteme, ishte e ere , andartet e zerves, mbasi ja shqyen rrobat me bajonetė dhe e bėnė lakuriq sic e kishte bėrė nėna, e morėn me vehte dhe mbas disa orėsh e nxorrėn jashtė pėr ta vrarė.
    Kėtu del komshia e saj, e shoqja e Cavos dhe ua shkėputi nga dora duke u thėnė, ma lģni mua se do ta marr nuse pėr djalin tim Mitron.

    A keni pasur tė vrarė, tė masakruar nga familja juaj, apo miqtė tuaj?


    Babain tim tė shkretė Avdon., njė burrė i mencur e trim e vranė duke e qėlluar mbas shpine nė oborrin e shtėpise dhe bashkė me tė edhe tezen time Hadife.
    Vjehrren time, kur morėn vesh se ishte Pronjate, nje familje fisnike shumė e nderuar qė i ka dhėnė Ēamėrisė shqiptarė trima e udhėheqės tė njohur si Mustafa e Islam Pronjon,
    (nė Gjirokastėr pėrmendet njė shprehje pėr Pronjatet: “Ua mos u mbaj aq larte, sikur je nga Pronjatė.”) duke e goditur me tyta pushkėsh nė kokė i kėrkonin se ku ishin fshehur florinjtė e shumtė.
    Mbas vuajtjesh tė pa pėshkruara sė bashku me vajzėn e saj Fatimen vdiq nė burgun e Paramithisė.

    Kush ju strehoi kur erdhėt nė Shqipėri dhe cilat ishin momentet e para tė takimit?

    Mbas udhėtimeve natėn mbėrritėm nė periferi tė Korēės sė bashku me familje tė tjera
    Ēame.
    Nė burime freskoheshim , pinim ujė dhe piqnim ndonjė misėr nga arrat e
    pakorrura . Nė Korēė gjetėm njė shtėpi me qira ku u strehuam tre familje.
    Qyteti ishte i pastėr, shumė mikpritės dhe i kamur, aty gjetėm ēfarė na duhej pėr tė jetuar. Njerėzit ishin shumė tė sjelleshėm, na ndihmonin e na trajtonin si miq te vėrtetė.
    Mbasi morėm vesh se Anglezet, kishin shpėtuar mbas shumė muajsh vuajtje nė burgun e Paramithisė shumė gra e fėmijė, burri im me shumė mundime, bashke me ēamė tė tjerė, kaluan rrugė pa rrugė pėr tė takuar njerėzit e tyre qė mund tė kishin shpėtuar nga tmerri shovinist.
    Por fatkeqėsisht nėna dhe motra e tij nuk ishin mė ndėr tė gjallėt.
    Ai nė kushtet e dimrit u sėmur rėndė dhe mbas spitalit nė Vlorė e sollėn nė atė tė Tiranės. Me gjithė kujdesin e treguar, nga mungesa e ilaēeve por edhe e ushqimeve ai nuk rezistoi, dhe vdiq ne moshen 33 vjecare.
    Kėshtu qė mbeta e ve me vajzėn time disa muajshe .
    Pra jeta ime u nxi nga shovinistėt grekė dhe u detyrova sė bashku me vėllezėrit e mij tė punoj pėr tė jetuar.
    Vite shumė tė vėshtira nė kalvarin komunist qė e kemi kaluar sė bashku me gjithė vėllezėrit shqiptar.

    Ju keni toka, shtėpi e varret e prindėrve nė Ēamėri, a keni pasur mundėsi t’i vizitoni ato?

    Atje kam njė pasuri tė pafund, kam varret e tė parėve te mij; por fatekeqėsisht, me gjithė dėshirėn nuk mė ėshtė lejuar asnjėherė per t’i vizituar mė, as mua as ndonjė ēami tjetėr. Kjo bėhet nga grekėt, per t’i treguar botės se atje nuk ka mė shqiptarė.
    Vetėm kėshtu ata mund tė kėrkojnė pretendime tė padrejta pėr atė pakicė minoritarėsh qė i kemi mbajtur me bukė pėr tė na punuar ēifliqet tona.
    Por dua tė ndalem pak nė kėtė pikė.
    Mbasi erdhi demokracia nė Shqipėri, aty nga viti 1992, nje diėe pėr ēudi, mė vinė pėr vizitė nė shtėpi disa gra tė krishtera nga Paramithia.
    Ishte Popi, vajza e H.Paskos bashkė me dy shoqe tė tjera te vajzėrisė sime tė hershme.
    U bė njė takim shumė i pėrmallshėm, kaluam sė bashku njė ditė duke kujtuar fėmijėrinė dhe rininė tonė, kėmbyem dhurata dhe u ndamė si mikesha tė vėrteta qė ishim.
    Pronat e Pronjatėve si vreshta, ullishte, livadhe janė tė shumta, bile para disa vitesh kur vajza ime ishte pėr turnė nė Europe, nė British Museum te Londrės, gjeti tė ekspozuara disa statuja bronxi me shumė vlerė “tė zbuluara mė 1792,
    nga fshatarė shqiptarė pranė Paramithisė nė vendin e quajtur Gropė” edhe kjo pronė e tyre.

    Ju nė njė moshė madhore patė me sytė tuaj njė emigrim tė dytė kur erdhėt nė Amerikė; c’ju detyroi qė emigruat pėrsėri, dhe cili ėshtė ndryshimi midis emigrimeve qė keni kaluar?

    Ah, ju lutem mos ma quani kete emigrim, kėtu gjeta njė atdhe tjetėr tė vėrtetė.
    U largova nga Shqipėria sepse atje filogrekėt nuk duan dėshmitarė okularė tė spastrimit etnik qė bėnė me ne nė Ēamėrinė tonė Shqiptare.
    Nga ato pak gjėra qė marr vesh, grekėrit duan tė marrin edhe Shqipėrine e Jugut.
    Kėtu e kanė qėllimin e mohimit tė Ēamėrisė sonė.
    Dhe pėr turpin e tyre, heshtje pėr problemin Ēam mbajnė dhe qeveritarėt qė janė vendosur me ndihmėn e grekėve.

    Si po e kaloni kohėn kėtu nė Amerikė, dhe cila ėshtė rutina e pėrditshme?

    Ju thashe edhe mė parė, kėtu gjeta njė atdhe tė vėrtetė nė kuptimin e plotė tė fjalės. Megjithse nė Shqipėri punova afro 30 vjet mė japin nje pension afro 100 $ nė muaj(faktikisht ato ja kam lėnė nipit nė Tiranė), kėtu me pensionin qė mė japin mund tė ha e tė vesh cfarė tė dua e tė gjezdis ku tė mundem.
    Pra nuk mė mungon absolutisht asnjė gjė. Pėr kėtė i falem Amerikės per natė.
    Ėshtė vend me tė vėrtetė i bekuar nga Zoti madh..
    Pėr kėtė duhet ta falėnderojne gjithė shqiptarėt. Me sa ndigjoj
    Amerikanėt po ndihmojnė vėllezėrit tanė tė Kosovės, inshallah njė ditė tė ndihmojnė edhe ne Ēamėt pėr tė drejtat tona. Inshallah!.

    Pėr mbesat e mia Betullėn dhe Albėn, do tė them vetėm qė janė shumė te mira dhe nė jetė shumė tė suksesshme. Stėrnipi im , Lisi dhe stėrmbesa Dea, qė janėe lindur kėtu, flasin gjuhėn tonė shumė bukur dhe recitojnė vjersha nė shqip.
    Ata do tė bėhen njerėz tė mirė dhe do ta duan si Amerikėn ashtu edhe Shqiperinė e vertete!

    Ju urojmė pleqėri tė bardhė dhe ju faleminderit pėr intervistėn!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pyrrhus_Mollos : 12-02-2008 mė 08:33
    ĒAM 24 KARAT

  4. #64
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,482
    Po paraqes disa botime qe bejne fjale per Ēamerine dhe historine e kesaj krahine:

    Epirus, Lower Albania - Autor Sherif Delvina

    Kenge popullore nga Çameria - Autor Fatos Mero Rrapaj


    Çameria dhe Janina ne vitet 1912-1922 - Autor Ibrahim Hoxha

    Cameria Denoncon - Autor Albert Kotini

    Camerise Martire - Autor Hazis Hyseni

    Dokumente per Camerine 1912-1939 - Autore Kaliopi Naska

    Rikthim ne Cameri - Autor Arben Kondi

    Oi Mousoulmanoi Tsamides Tis Eipirou (The Muslim Chams of Epirus)- Autore Elefteria Manta

    Tre Guret e Zes ne Preveze - Autor Albert Kotini

    Badlands-Borderlands - Autor T.J. Winnifrith

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2008
    Postime
    8

    Exclamation

    Citim Postuar mė parė nga ABytyqi Lexo Postimin
    Nč qameri duhet te formohet organizata jo qeveritare Vetevendosja!

    Mendoj se kjo esht e vetmja iniciativ per shpetimin e qameve nga poshtrimi barbar greko fil!!!
    nuk kam shumė njohuri pėr Qamerin,por me intereson shum tė jem i informuar.nji gje e di shumė mirė,e thenė nga Ismail Qemajli: Femija qė fle,rritet.Populli qė fle shuhet.Problemi qamė nuk ashtė vetem i qamėve ,por i gjithė shqiptaris,uroj qė kjo tė jetė nė mendjen e qdo shqiptari.

  6. #66
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,482

    Shkrim-kėndimi Dhe Shkolla Shqipe Nė ēamėri

    Mė 25 gusht 1908, nė qytetin e Filatit, u hap shkolla e parė shqipe nė Ēamėri. Nė
    telegramin, e botuar te gazeta Liria, shkruhet: Me gas tė madh u apim sihariqin se sot
    ēelėm me shumė lavdi njė shkollė shqipe dhe bėmė disa fjalė mėmėdhetarisht.
    Mėsuesi i shkollės sė parė shqipe tė Filatit ishte Musa Demi, figurė e shquar e
    historisė kombėtare. Njė ish nxėnės i kėsaj shkolle e ka pėrshkruar, kėshtu, ditėn e
    parė tė mėsimit shqip: nė oborrin e shtėpisė ishin mbledhur shumė banorė tė qytetit
    dhe nga fshatrat pėrreth, pėrfaqėsues tė administratės turke. Hymė nė njė nga
    dhomat e shtėpisė qė ishte caktuar pėr klasė mėsimi. Nuk kishte as banga dhe as
    dėrrasė tė zezė. Ne u ulėm nėpėr disa ēilte qė ishin shtruar rreth e rrotull dhomės. Nė
    faqen e murit ishte vendosur njė flamur i vogėl me shqiponjėn me dy krerė nė mes.
    Ėshtė flamuri ynė, na tha mėsuesi Musa Demi, dhe e lėmonte me kujdes. Ishim
    gjithėsej 25-30 nxėnės ditėn e parė tė shkollės. Musa Demi na shpėrndau Abetaret
    dhe na tha se me atė do tė mėsonim tė shkruanim dhe tė lexonim shqip ( H. Isufi
    Musa Demi dhe qėndresa ēame 1800- 1947, faqe 32-33). Shkolla shqipe u hapėn
    edhe nė qytetet e tjera: Paramithi, Prevezė, Margėllėē, Konispol si dhe nė fshatrat:
    Mazrek, Koskė, Janjar, Lopės, etj.
    Pėrhapja e shkrim-kėndimt dhe e shkollės shqipe, nė dhjetėvjetėshin e parė tė
    shekullit XX-tė, ėshtė e lidhur fort me mbrojtjen e abece-sė latine, qė ishte vendosur
    nė Kongresin e Manastirit (1908). Pushtuesi turk, pėr tė lenė gjurmėt e veta tė
    pėrjetshme nė arėsimin shqip, me agjentėt e vet shqiptarė, me klerikėt myslimanė si
    dhe me policinė, pėrgatiti dhe shpėrndau, edhe nė Ēamėri, Abetare me gėrma araboturke.
    Pėr kėtė pati kundėrshtime tė mėdha dhe tė ashpra, qė u shndėrruan nė
    manifestime dhe mitingje. Te gazeta Shqipėtari, shkruhet: Sapo u muar vesh nė
    Shqipėri marrėzia e ca deputetėve pėr shkrimin e shqipes me gėrma turqisht,
    mbuluan protestat nga Elbasani, Tirana, Leskoviku, Preveza e gjetkė
    ( Shqipėtari, nr. 4, 21 janar-3 shkurt 1910). Nė njė letėr nga Filati, botuar te gazeta
    Dielli, shkruhet: me kėrkesėn e oficerėve tė ushtrisė ishin dėrguar nė Filat disa
    abetare shqipe me gėrma arabo-osmane-persiane. I morėn me gas tė madh, deshėn
    t’i shpėrndajnė si zyrtarisht falas nėpėr fshatarė. Por pėr fat tė mirė s’u a vari torbėn
    ndonjė. Neve shqipėtarėve na gėzoi shumė kjo ngjarje, se xhonėt e kėtushėm (xhon
    turqit apo, siē do tė thotė nė shqip, turqit e rinj) shpresojnė se do ta ēajnė
    vėllazėrimin e Ēamėrisė me ca abetare tė kėtilla…Por u gėnjyen derėzestė…Sa
    shtrėngohen xhonėt pėr propagandė nė Shqipėri, aq mė shumė na ngjallin kombėsinė
    tėnė (Dielli, nr. 42, 14.1.1910).
    Mė 27 shkurt 1910, nė Korēė, ėshtė zhvilluar njė miting i madh me mbi 12 mijė vetė
    pėr tė mbrojtur shkrimin shqip me abece latine. Nė kėtė miting, Shoqėria Vėllazėria e
    Filatit kishte dėrguar njė telegram nė tė cilin shkruhej: Ne do tė derdhim edhe pikėn e
    fundit tė gjakut pėr alfabetin latin. Po ashtu, banorėt e Paramithisė shkruanin se
    qėndronin vendosmėrisht anėtarė tė shkrimit kombėtar dhe kėtė qėndrim do ta
    mbanin deri nė fund.
    Natyrisht, shkollat shqipe u bėnė qendra tė vetėdijėsimit dhe tė identitetit shqiptar.
    Nė njė letėr, tė botuar te Zgjimi i Shqipėrisė, qė dilte nė Janinė, shkruhet: Kur
    kryeqeveritari osman nė Prevezė… ndėrmori njė udhėtim nėpėr krahinė, i u vunė pas
    edhe disa nga paria atdhetare e Prevezės, ndėr ta edhe atdhetari i dėgjuar Sabri
    Preveza. Nė Margėllėē, shoqėruesit e shpunė kryeqeveritarin nė shkollėn shqip tė
    qytetit, ku mėsuesit me nxėnėsit e pritėn me kėngė shqip. Sabri Preveza u foli djemve
    dhe i uroi me njė fjalė shqip. Mė nė fund, duke pėrpjekur duartė thėrritėn tė gjithė me
    zėra tė pėrqielltė: Rrofshin shqiptarėt! Rrofshin shkronjat kombėtare! (Zgjimi i
    Shqipėrisė, nr.81, 31.5.1910)
    Mėsuesit kombėtaristė, nė njė pjesė tė shkollave turke, futėn mėsimin e shqipes.
    Ndėrsa, nė disa shkolla tė tjera turke, njė pjesė tė nxėnėsve i tėrhoqėn edhe nė
    shkollėn shqipe. Kėshtu, nė gjimnazin turk tė Prevezės zhvillohej mėsimi i shqipes
    me 25 nxėnės. Edhe nė Filat, nė shkollėn turke ruzhdije (gjysėm tė mesme) u fut
    mėsimi i shqipes dhe, pak nga pak u shndėrrua nė shkollė shqipe, ku turqishtja ishte
    lėndė e dytė, si gjuhė e huaj. Pranė shkollave shqipe kishte edhe kurse tė mbrėmjes
    pėr tė rriturit.
    Pėrhapėsit e shkrim-kėndimit shqip, mėsuesit, nisjatorėt e ēeljes sė shkollave,
    financuesit e tyre, shpesh herė kishin qenė mė parė edhe luftėtarė ose organizatorė tė
    shoqėrive dhe klubeve atdhetare. Edhe klasat e mėsimit ishin nė shtėpitė dhe
    tregėtoret e atdhetarėve mė tė zellshėm. Disa nga figurat mė tė shquara tė Rilindjes
    dhe tė pavarėsisė, sikurse ishin Rasih Dino, Rexhep Demi, Veli Gėrra, Tahir Mete,
    Vesel Rusi, etj., qė ishin edhe pėrfaqėsues tė Ēamėrisė nė ngritjen e flamurit nė Vlorė,
    ishin pėrhapės tė Abetares, mėsues dhe financues tė shkollave. Rasih Dino, kryetar i
    dėrgatės shqiptare tė qeverisė sė Vlorės, qė shkoi nė Londėr pėr tė mbrojtur tėrėsinė
    tokėsore tė shtetit kombėtar shqiptar, mbante me pagesė katėr shkolla dhe kishte
    filluar ndėrtimin e njė shkolle nė Filat. Kurse, Rexhep Demi, atdhetar dhe luftėtar i
    njohur i Pavarėsisė, pėr t’u mėsuar tė tjerėve shkrim-kėndimin shqip, nė moshėn 62
    vjeēare ndoqi kursin pėr mėsues nė Labovė tė madhe, nė shkollėn e Thoma
    Papapanos, si dhe njė kurs tjetėr nė Gjirokastėr.
    Nė kėtė periudhė fillestare tė shkollės shqipe, Ēamėria i jepet pa drejtėsisht shtetit
    grek (1913), i cili, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, nuk u njohu dhe nuk u lejoi ēamėve
    asnjė tė drejtė kombėtare, politike, kulturore dhe arsimore.
    Kurset apo shkollat e sapoformuara tė shqipes, nė vitet e fundit tė pushtimit osman,
    nėn trysninė e madhe dhe tė organizuar prej mekanizmave tė shtetit grek, u
    shpėrbėnė. Shkrim-kėndimi shqip filloi pėrsėri tė mėsohej vetėm nė familje dhe
    fshehtas. Qėllimi kryesor i shtetit grek ishte zhdukja e ēdo shenje tė identitetit
    kombėtar dhe shpėrbėrja e plotė e Ēamėrisė si trevė shqiptare. Shpronėsimi dhe
    dėbimi i shqiptarėve myslimanė nė Turqi dhe nė Shqipėri, qė pėrdori me tė gjitha
    mjetet shteti grek, tronditi nga rrėnjėt jetesėn e tyre normale. Nė rrethanat e njė
    rreziku qeniesor (ekzistencial) dhe tė njė shpėrbėrjeje tė vazhdueshme, mėsimi i
    shqipes, thuajse, ishte i pamundur. Megjithatė, nė pėrpjekjet pėr tė ruajtur qenien
    njerėzore dhe pronat e tyre, janė edhe pėrpjekjet pėr tė patur mėsimin shqip. Banorėt
    e qyteteve dhe tė shumė fshatrave, herė pas here, nė kėrkesat e tyre, drejtuar qeverisė
    greke dhe Lidhjes sė Kombeve, pėr t’u siguruar jetėn dhe pasurinė, kėrkonin edhe
    mėsimin e shqipes. Deri nė vitin 1936 nuk kishte asnjė shkollė zyrtare, ku tė mėsohej
    shqip. Madje bėheshin kontrolle dhe sekuestroheshin librat dhe gazetat qė kishin
    vajtur nga Shqipėria. Shprehja kėrcėnuese: “ nė do tė lexosh shqip shko nė
    Shqipėri”, qė pėrdorte policia gjatė pėrndjekjeve dhe sekuestrimeve tė librave shqip,
    nė tė vėrtetė, ishte parashenja psikologjike dhe strategjike e programit qė pėrgatitej
    pėr t’i dėbuar ata nga vendi i tyre me dhunė, mė 1944. Ndėrsa, nė Kėshillin e
    Kombeve, pėr tė pėrligjur kėtė shkelje tė hapur tė pakicave, pėrfaqėsuesi i Greqisė,
    me ndjenja raciste tė thella, e paraqiste popullsinė e Ēamėrisė joarsimdashėse.
    Pėrfaqėsuesi i Greqisė, nė Kėshillin e Kombeve, mė 1927, kur u shtrua problemi i
    shkollės shqipe nė Ēamėri, tha kėshtu: Pėrsa i pėrket ankimit tė myslimanėve tė
    Epirit se ata nuk kanė shkollė, ai mund tė shkaktojė vetėm habinė e atyre qė i njohin
    nga afėr kėto popullsi. Tė paaftė gjithmonė pėr ēfarėdo kulture, duke i u shmangur
    sistematikisht ēdo pėrpjekjeje intelektuale, ata e kufizojnė arėsimimin e tyre vetėm nė
    disa elemente tė njohurive fetare dhe tė turqishtes ose tė shqipes, qė u japin
    tradicionalisht fėmijėve hoxhėt nė xhami. Ata nuk kanė paraqitur kurrė kėrkesa pėr
    hapje shkollash… kaq nuk e duan kėto popullsi shkollimin. (Dokumente pėr
    Ēamėrinė, Dituria, Tiranė, 1999, faqe 547, pėrgatitur nga Kaliopi Naska).
    Vetėm nė vitin 1937, pas shumė kėrkesave dhe pėrpjekjeve, si tė ēamėve ashtu edhe
    tė qeverisė shqiptare, mė nė fund, u hapėn gjashtė shkolla me dhjetė mėsues
    shqiptarė, por dhe ato me kusht qė tė hapeshin njėkohėsisht disa shkolla greke nė
    Himarė. Konsulli i Shqipėrisė nė Janinė, shkruante nė njoftimin zyrtar se fatkeqėsisht
    nė Ēamėri nuk kemi shkolla shqipe nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės; atje janė emnue 10
    mėsuesa, tė cilėt kanė pėr detyrė me u msue gjuhėn shqipe ēamėve tė vegjėl qi
    mėsojnė nėpėr shkollat greke (Dokumente pėr Ēamėrinė, faqe 694). Qamil Izeti,
    Avdul Sejko, Fejzo Beqiri, Hasan Ēeēo, Jahja Dauti, Avdul Zeqirjai, Shaban Kipe,
    Saqe Demi kanė qenė disa nga kėta mėsues tė pėrkushtuar tė shqipes nė ato vite.
    Pėrballė kėtyre pengesave tė pakapėrxyeshme, pėr tė ndihmuar, sadopak, arėsimimin
    nė gjuhėn amtare, shteti shqiptar kishte hapur nė Sarandė, nga fundi i viteve 20-tė tė
    shekullit XX, konviktin Ēamėria, me afro 100 nxėnės, qė vinin, kryesisht, nga ajo
    trevė. Shumica e mėsuesve tė lartpėrmendur, si edhe dhjetra mėsues tė tjerė familjarė,
    qė u mėsonin vetiakisht tė tjerėve shkrim-kėndimin shqip, kishin kryer, pikėrisht,
    shkollėn e konviktit Ēamėria nė Sarandė. E tillė, ndriēuese, por edhe sakrifikuese dhe
    e dhembshme ka qenė historia e shkrim-kėndimit shqip, nė Ēamėri, sikurse ka qenė
    edhe fati i vet popullatės sė saj. Ajo, natyrisht, ėshtė pjesė pėrbėrėse e historisė sė
    arėsimit kombėtar, nė tė cilėn ėshtė edhe ndihmesa e vyer e tė gjithė atyre qė e
    pėrhapėn me pėrkushtim, sidomos nė atė trevė tė martirizuar pėr qenien shqiptare.

    Prof. dr. Bashkim Kuēuku
    www.cameriainstitute.org

  7. #67
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,482

  8. #68
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,533
    [QUOTE=dallandyshe;608584]Kam shume deshire te shkruaj ne vazhdim te kesaj teme por si duket dikush nga moderatoret eshte kunder kesaj dhe mi refuzon postimet.
    Nuk e di pse ?[/QUOTE

    fare e thjeshte:sepse ka nga moderatoret qe duan te fshehin te verteten mbi vuajtjet e vllezerve ēame,dhe te japine terren temave filo greke, edhe aq me teper ne nje forum shqiptar me nje fjale duane ti thone m...t mashalla!?...
    Nqofte se vazhdohet keshtue temat qe trajtojne vuajtjet e popullit shqiptar, ne kete raste atij ēame te refuzohen ,qe ndodh jo ralle,atehere ky forum duhet te pastrohet nga disa moderator, dhe nese ju nuk e beni kete ,athere kete duhet ta
    beje dikush tjeter!?...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 31-10-2009 mė 17:04

  9. #69
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,533
    pergezime edhe nga une Dallandyshe ,te uroj fat dhe gjithe te mirat.

  10. #70
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,482

  11. #71
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,482
    Emri i krahines epirote te Camerise eshte me shume se 2500 vjecare


    Emri i krahines epirote te Camerise eshte me shume se 2500 vjecare!

    nga Arber Thesproti


    Nuk ka asnje dyshim: greket e ligj jane manipulatoret me te paskrupull e te pa ndershem.Ata kane fallcifikuar cdo fakte ne lidhje me Camerin tone. Nje nga fallcifikimet e tyre me te turpeshme qe ka arritur te bej vende dhe mes nesh shqiptarve, eshte paraqitja e popullsise came si kolon turqe te istaluar ne Cameri nga otomanet pushtues! Emrtimin Cameri greket e ligje e quajn si nje emertim te ri qe i eshte vene kesaj krahine nga "kolonet" camer dhe nuk ka asnje lidhje me historine e kesaj krahine?!
    Me dhjetra "profesore" te histories greke kan shkruajtur dhe mbrojtur kete teze te manipuluar me kaqe marifet nga ana e tyre. Mbrapa tyre nuk ka mbetur dhe kleri obskuratist greko-fanariote qe mese abuzimeve te shumta fetare eshte perpjekur ti paraqiti camerit si kolone turqe?! Per keta djaj te "shenjteruar" feja tregon" identitetin e vertete" !!!.
    Per 50 vjete "dishepujt" e "Megalo-Idese" te shperndare gjithandej Shqiperise dhe qe sot i gjejme te grupuar ne shoqatan greko-fanariote "Omonia" dhe ne partine greke PDNJ-se, kane qene dhe jane epiqendra ku gatuhen dhe shperndahet mes shqiptarve kjo genjeshter e pa skrupull. Zerin e ketyre hafijeve sillogjesh mund ta shikoni ne c'fardo forumi, webi, apo copez vende ku flitet per Camerine tone. Pa u skuqur per injorancen e tyre, pa u skuqur per mashtrimet e tyre, keto pjella obskuratiste te hidhen ne fyte e me te pa vertetetat e tyre te shumta perpiqen te te lerosin me pisllekun e tyre te piset.
    I gjithe ky fallcifikim i bere nga greket dhe pjellat e tyre, mua nuk me cudisin fare se i njofe mire se c'far bije bushtrash jane greko-fanariotet, por me habit fakti se si asnje historian, studiues, ose akademik shqiptare nuk i ka rene ne sy tek "Lufta e Poleponezit' te Thucidites e verteta e madhe per Camerine tone! Historiani Thucidites duke pershkruar kete ngjarje flet me hollesi per vendin ku u zhvillua kjo beteje dhe mes pershkrimit te tij Ai jep me perpikmeri dhe qarte kufite e Camerise tone. Tregon fare qarte per banoret e saje qe nuk ishin greke por "barbare" (jo greke)dhe pa haruar ta emeroje kete krahine me emrin e saj te lashte CAMERI?!

    CHAMERI-UM Ja dhe pershkrimi i tij:

    ..."The fleet sailed from Leucas, and, arriving at the mainland opposite Corcyra, came to anchor at Cheimeri-um in the country of Thesprotia. Cheimeri-um is only a harbor, above it, at some distance from the sea, in that part of Thesprotia,...Another river, the Thyamis, forms the boundary of Thesprotia and Cestrine, and the prmontory of Cheimerium runs out between these two rivers. Here the Corinthians anchored and formed a camp...The Corinthians on their part were supported by a large force of barbarians, which collected on the mainland; for the inhabitants of this region have always been well disposed towards them......Most of these were recovered by them and conveyed to Sybota, a desert harbour of Thesprotia, whither their barbarian allies had come to support them."....
    Ja pra fakti dhe e verteta 2500 vjecare e emrit te Camerise qe eshte fshehur qellimishte nga greket e ligje. Po historianve tane si u ka shpetuar nje rast i tille kaq i qarte e domethenes?!Te jete valle e gjith kjo nje lajthitje e studiuesve dhe historianve tane qe nuk e kane pare nje fakt te tille?? Eshte fare e qarte: Nje mohim i qellimshem i histories dhe identitetit tone qe behet me keqedashje si nga greket e ligje por dhe nga sherbetoret tane te mjerre. Turpi qofte me ta. Emertimi i krahines shqiptare te Camerise eshte shume me i vjeter se emertimi (Epir).
    Popullsia came eshte e vetmja prove e gjalle qe verteton qarte atoktonine shqiptare te Epirit jugor. Kjo eshte dhe arsyeja e vertete e masakrimit barrbare te popullsis came nga qenerit greko-fanariote. Ata zagare, me masakerat e tyre kunder Camerise u perpoqen te zhduknin njehere e pergjithmone proven e vetme te identitetit shqiptar te Epirit jugor.

    Hakmaria e Thesproteve

    Rrenjet e Camerise jane te thella e te lashta. Gjurmet e saj te para i sheh ne kohen e Homerit. Thesprotet e lashte jane parardhesit e camerve dhe trashegimtaret e banoreve te pare (para-henore) pellazgeve te lashte. Ne Iliaden e Homerit, nepermjet gojes se Odises (merria e perendis Posedon e hodhi gjysem te vdekur ne brigjet e Thesprotise), Homeri i famshem e pershkruan kete treve si me te begaden e me nje pasuri perrallore. Banoret e Thesprotise ishin shtatelarte, luftetare te zote e te pamposhtur, lundertare te famshem qe me zotesine e tyre dinin ti benin balle merrise e terrbimit te perendise se deteve. Nje mbreteri qe shkelqente nga floriri, nje mbreteri qe kishte marre fame nga tempulli i Dodones. Nuk kishte udhetar qe kalonte mes tokes thesprote e nuk perulej e tregonte respect ne tempullin madheshtor te Dodones se lashte. Ne kete tempull te famshem ra ne gjunje e kerrkoi bekimin e te madhit Zeus dhe Hakili prijesi i Mirmidonve, qe morri fame ne muret e Trojes e theu ne dyluftim princin e pa thyeshem Hektorin, djalin e Priamit, zotit te plotfuqishem te Trojes. Po ne kete tempull te lashte lypi meshiren e Zeusit te Madh edhe Odisea i famshem, para se te kthehej ne Itaken e tij ku e priste prej 15 vjetesh Penellopa e bukur.
    Odiseja i raskapitur dhe i pashprese ra ne gjunje para mbretit te thesprotve. Meshire per jeten e tij kerkoi. Ndihmen e kundertarve te famshem Thesprot kerkoi nen kembet e mbretit qe me varkat e tyre te shpejta ta conin Odiseun ne Itaken e tij. Mes dinakerise se tij dhe ndihmes se perendeshes Athina, ai arriti te binde mbretin e thesproteve qe urdheroi lundertaret e tij te lundronin drejt Itakes me Odisen te mbushur me florinj e dhurata. Por merria e thesprotve per Odisene qe e madhe. Ata nuk mund t'ia falnin atij shkaterrimin e Trojes. Si mund te falin ata njeriun qe dogji dhe shkaterroi Trojen e famshme, njeriun qe gjakosi ne pabesi trimerin e luftetarve te paepur trojane dhe ktheu ne robina gjith vashat trojane. Trojanet rrenjet e tyre i kane nga Dardania, atje ku sot shtrihet Kosova trimerresh.
    Kush nuk e di kete fakt, le ti hedhe nje sy Iliades dhe te ndalet per pake caste tek momenti kur Mbreti Priam i Trojes i tregon princit Hektor gjeonologjine e tij qe nga DARDANI. Pra, thesprotet ishin nje gjak me Trojanet, kjo qe dhe arsyeja pse varketaret e fuqishem thesprote kundershtuan urdherin e mbretit te tyre dhe prane Itakes kerkuan ta vrisnin Odisene.

    Ja dhe fakti:

    "Iliada Homer: ... From Thesprot mariners, a murderous crew. To thee, my son, the suppliant I resign; ...Half breathless 'scaping to the land he flew..From Thesprot mariners, a murderous crew.To thee, my son, the suppliant I resign"

    Ishte perendesha Athina, mbrojtesia dhe shpetimtaria e dinakut Odise qe fshehtas e zgjidhi nga litaret te perkedhelurin e saj dhe e fshehu nga syte e thesprotve.
    Ja pra se sa e thelle ka qene ndarja mes shqiptarve dhe grekeve qe nga lashtesia.

    Dodona jone e lashte

    Ne rrenojat e tempullit te famshem te Dodones se Camerise (harruar e abandonuar nga qeverite greke) ndodhen rrenjet tona, ndodhen rrenjet e shqiptarve te lashte, zoterve te vertete te ketyre tokave.Qyteterimi i hershem dhe i lashte i Dodones, nuk ka asnje gje te perbashket me qyteterimin e lashte egjyptiano-greko-fenikas te zbuluar ne Krete, ne vendin e origjines se grekeve barrbare. Ky nuk eshte konkluzioni im si shqiptar, por eshte konkluzjoni i arkeologeve te famshem qe me syte e tyre kane pare qarte ndryshimin midis dy qyteterimeve. Konkluzioni eshte fare i qarte: greket e ligj, mythologjine e tyre te quajtur "Greek Mythology" e kane vjedhur nga Ilirjano-Thesprotet dhe e tjetersuan ne greke. Ja dhe fakti:

    "According to Servius, the ancient commentator on Virgil, Dodona is so out of place for the entire Greek sites that the only explanation is that Greek Mythology 'stole' this from the northern land, belonging to the tall Illyrians".

    Kjo eshte dhe arsyeja pse te gjitha qeverite greke prej kohesh kane ndaluar cdo kerkim ne Dodonen tone. Me kete gje, ata perpiqen te mbuloin me dheun e harreses cdo gjurme e cdo fakt qe mund te dale nga konturet e ketyre rrenojave. Ata e dine fare mire; cdo zbulim i ri qe mund te zbulohet ne Dodonen tone do te tregoi fare qarte rrenjet e saje qe s'jane "greke" por Ilire.

  12. #72
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    317
    Grekomania – Mihal Grameno

    Dija ėshtė sot vegla mė e shėndoshe e njerėzimit edhe e qytetėrimit, se me dijen kanė harirė tė ndryshojnė jo vetėm faqen e dheut po edhe naturėn, se gjithė ē’na shohin sytė e na deėgjojnė veshėt, janė tė ēpikurat e mendjes sė njeriut. Gjithė me dijen harinė tė xbutin kafshėt e shpesėt gjer nė njė shkallė, sa sot i sjellin njerėzimit ato mė tė mbėdhatė shėrbime.
    Me dijen harinė gjithė kombet e dheut tė qytetėrohen, tė pėrparojnė edhe tė rojnė tė lumturė nė kėtė botė. Prapė me dijen harinė tė shpėtojnė njerėzimn’ nga reziku i vdekjes, duke gjetur mikrobet e tmeruarė tė oftikės, kolerės, murtajės edhe gjithė sėmundjeve!
    Pra, kur ēuditemi me kėto tė ēpikura tė dijes, nuku munt tė mos qėndrojmė e tė habitemi qė qysh kjo ditė nuku mundi tė gjenjė edhe mikrobne tė grekomanisė?!
    Edhe megjithėqė kjo sėmundje ėsht’ė re nė Shqipėri, po, duke mos marė masa kundra saj, kishte zėnė tė pėrparojė e gadalė tė rėnjoset, edhe zot’i math e di sa thesare do tė kishte, po tė mos zgjoheshin e tė kupėtonin reziknė e t’i gjenin njė derman shqipėtarėt kėti mikrobi tė tmeruarė.
    Grekomanija, ėshtė njė sėmundje e rezikēime qė shėmbėllen me gangrenėn, tė cilėnė, po s’more masa tė repta qė nė krye, je i dėnuar pėr vdekje!
    Grekomanija ėshtė pėrhapur nė krye, si shpėtimi tonė, grekomanija ėshtė pėrhapur, nė krye, si copėtimi tonė edhe kėsisoj nuku vėrenin reziknė po pėrkundra e pushtonin, kur, tani 30 vjet, u ēfaq faqezaj kėjo sėmundje nė Shqipėri.
    Mikrobet tė grekomanisė kėtu nė Korēė, ku kanė qendrėn, i prunė, jo korēarėt po ca fanatikė pa ndjenja njeriu ose tė shitur, nga Athina e Greqisė edhe kėshtu hodhė grindjen e zihjen midis vėllazėrisė qė kanė patur gjithė jetėn korēarėt.
    Shumė keq mė vjen tė pėrdor fjalė si «trathėtar» e «i shitur» edhe aqė mė shumė pėr vėllezėr shqipėtarė, po faji ėshtė i atyre, tė cilėt janė berė vegla e tė huajve edhe armikėt e kombit tė tyre. Qysh munt ta nemėronj e quanj klikėn ose kamarillėn e Mitropolisė me Efrem Gjinin nga Elbasanin edhe Jani Dardhėn me &-inė?1
    Nukė se s’janė korēarė pa flas pėr kėta, po kėta janė shkakėtarė e gjithave ē’kanė ngjarė e ngjasėn nė Korēė. Qysh mundet njerės tė mbaruarė nė shkollat e larta tė jenė kundra kombit tyre, pėrveē se janė tė shitur?
    Njė komp pret shėrbime nga tė kėtillė njerės e jo intriga e armiqėsi. Nė thėnēin se me kėtė mėnyrė duan t’i sjellin dobi kombit, kėjo i lakuriqėson edhe mė tepėr qė s’janė tjatėr gjė pėrveē propagandistė tė grekomanisė, se tjatėr soj qysh munt tė mbushin qėllimnė, kur kėrkojnė tė ndajnė orthodhoksėt nga muhamedanėt e nga katolikėt?
    Po propaganda e tyre duket faqezaj qė ėshtė pas programit tė megali idhesė, qė tė na grekosin e tė humbasim gjuhėn e bukur tonė, si e panė qė mė s’mbeti lugė pėr grekėrit nė Bullgari, Rumani dhe Serbi.
    Mos muhamedanėt u trazuan nė punėrat e kishės e tė shkollavet tė orthodhoksėvet? Pėrse atėherė, kur kishin e kanė qėllim tė mirė, e ndaluanė lėēitjen e ungjillit edhe tė tjerave qė thuheshin shqip? E mallėkonin me katran gjith’ ata qė kuxonin tė thonė qė janė shqipėtarė?
    Ē’ishin gjith’ ato amenda2 (geza)3 qė u epnin fėmijės pėr ēdo fjalė qė thoshnin shqip?
    Zoti Efrem muntė mė mirė tė ndalonte Elbasanasit, tė cilėt lėēitnin edhe sot nė kishrat shqip, a s’janė dhe ata orthodhoksė? Falje zotit, i cili s’na la tė gjurmojmė kėtė udhė tė shtrembėr e tė njohim njėri-tjetrin. Mjerisht, gjenden akoma nga vėllezėrit korēarė qė gjyrmojnė kėtė kamarille, edhe kjo ėshtė njė turp i math! Ėshtė koha qė tė hapin sytė e tė gjykojnė tė drejtėn pėr tė mirėn e mėmėdheut e tė vėllazėrisė, andaj bėnj thirje duke lutur tė hiqni dorė nga grekomanija e tjatrė sėmundje si kjo, qė tė mos lini emėr tė shkruar me katran.
    Sa pėr trathėtoret istorija do t’u ruajnė ēpėrblimnė qė meritojnė!…
    «KORĒA», Korēė, nr. 11, 8 maj 1909. Autori: M.G. (Mihal Grameno).
    E njėjta gjėndje ekziston dhe sot njė shekull mė pas…

  13. #73
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,482
    Shtrembėrime tė historisė sė Epirit nga Akademia e Athinės

    Profesor Kristo Frashėri:



    Cilėt qenė banorėt e Epirit tė lashtė? Shqiptarėt dhe grekėt, pasardhės tė ilirėve dhe helenėve tė lashtė, banojnė nė fqinjėsi me njėri-tjetrin qė nga periudha parahistorike. Gjatė shekujve kufijtė midis vendbanimeve tė tyre nuk kanė qenė asnjė…herė tė prera nga pikėpamja e pėrkatėsisė etnike tė banorėve. Kjo ka ndodhur ngase kėto vise kanė qenė mė tepėr se 2000 vjet nėn strehėn e perandorive shumėkombėshe, tė tilla si Perandoria Romake, Perandoria Bizantine dhe Perandoria Osmane, tė cilat lejonin lėvizjet e fiseve dhe tė kombėsive brenda kufijve politikė nė kėrkim tė vendbanimeve tė reja. Si kudo, edhe kėtu nė brezin anėsor tė vendbanimeve tė shqiptarėve dhe tė grekėve u krijuan vise me banorė tė pėrzier nga tė dyja etnitė. Njė nga kėto zona kufitare me popullsi tė pėrzier shqiptare dhe greke ka qenė dhe vazhdon tė jetė treva e quajtur nga helenėt e lashtė Epir, nga shqiptarėt e sotėm Ēamėri. Me sa dihet, bashkėjetesa pėr mijėra vjet e banorėve tė tė dy etnive nė tė njėjtėn trevė gjeografike, nuk ka shkaktuar nė tė kaluarėn asnjėherė konflikte etnike midis tyre. Kjo kuptohet po tė kemi parasysh se tė tria perandoritė e mėdha qė kanė sunduar mbi ta si perandori shumėkombėshe, e trajtonin nėnshtetasin si burim fisku dhe si gregar fetar, por jo si militant nacionalizmi. Puna ndryshoi kur nė shekullin XIX lindėn shtetet e pavarura ballkanike. Kjo pėr arsye se lindja e tyre pėrkoi me shfaqjen e lakmive nacionaliste. Pikėrisht nė atė kohė lindėn edhe lakmitė e qarqeve nacionaliste greke pėr tė aneksuar Epirin dhe mė tej viset e Shqipėrisė sė Jugut. Qarqet qeveritare tė Athinės dhe historianėt helenė qė qėndrojnė prapa tyre i konsiderojnė tė drejta lakmitė e tyre nacionaliste ndaj viseve shqiptare. Madje, qarqet kishtare ortodokse tė Greqisė nuk ngurrojnė t’i quajnė kėto pretendime tė drejta, tė shenjta. Si rrjedhim, luftėn pėr aneksimin e viseve shqiptare ato e kanė ngritur nė nivelin e njė kryqėzate fetare. Pėrkundrazi, kur ndonjė historian shqiptar i kundėrshton pretendimet greke dhe ngul kėmbė se ndėr banorėt e Shqipėrisė sė Jugut ka vetėm njė minoritet tė vogėl banorėsh grekė, nė Ath-inė shpėrthejnė britmat se nė Tiranė po ringjallet nacionalizmi shqiptar. Pėr tė justifikuar lakmitė e tyre nacionaliste ndaj viseve qė nuk u pėrkasin, qeveritarėt e Athinės dhe prapa tyre historianėt helenė kanė botuar deri sot me qindra punime kushtuar historisė sė Epirit ose aspekteve apo momenteve tė ndryshme tė historisė sė tij. Prej tyre meriton tė veēohet botimi me pretendime shkencore qė ka dalė nga shtypi nė Athinė kohėt e fundit. Fjala ėshtė pėr trajtesėn qė Akademia e Athinės botoi kohėt e vona nė anglisht nė format tė madh prej 480 faqesh, nėn drejtimin e pėrgjithshėm (general editor) tė M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetėrim grek), Athinė 1997. Botimi i pėrmendur qė tani kemi nė tryezė ndryshon nga moria e botimeve tė mėparshme nga tri pikėpamje – trajton nga pikėpamja kohore nė mėnyrė integrale historinė e Epirit gjatė 4000 vjetėve; e dyta, nė tė kanė marrė pjesė autorė ndoshta mė tė shquarit e historiografisė greke tė ditėve tona; e treta, nga pikėpamja e pėrgjegjėsisė shkencore, politike, morale mban vulėn e Akademisė sė Athinės, e cila pavarėsisht nga emri qė mban, ėshtė Akademia e Shkencave jo e Athinės, por e Greqisė. Ne kemi menduar se tani qė Greqia ka disa dhjetėvjeēarė qė ėshtė bėrė anėtare e Bashkimit Evropian, do ta ketė zbutur sadopak dozėn e nacionalizmit dogmatik agresiv, tė paktėn nė fushėn e historiografisė, e cila e ka karakterizuar nė tė kaluarėn. Duke kaluar nėpėr duar kėtė punim me veshje tipografike dinjitoze, botuar nė pragun e shekullit XXI, po shohim me keqardhje tė thellė se historiografia greke e ditėve tona nė vend qė tė bėjė hapa pėrpara drejt objektivizmit, racionalizmit, iluminizmit shkencor, qėndron e gozhduar pas dogmatizmit tė sėmurė, nacionalizmit tė mbrapshtė dhe politizimit tė skajshėm tė historisė. Kjo dobėsi vihet re nė trajtimin e tė gjitha epokave, periudhave dhe temave tė historisė sė Epirit. Natyrisht ėshtė e pamundur qė nė njė shkrim tė shkurtėr tė vihen nė dukje tė gjitha shkeljet qė pėrmban ky vėllim nė fushėn e faktologjisė dhe tė metodologjisė shkencore tė historisė sė Epirit. Pėr kėtė arsye, do tė ndalemi vetėm nė dobėsitė kryesore, pėr tė cilat nuk mund tė heshtim. Kėtė radhė do tė pėrqendrohemi te dobėsitė qė tė vrasin sytė kur lexon kapitujt e historisė sė lashtė tė Epirit. Ne kemi pritur qė me dobėsitė e kėsaj periudhe tė merren historianėt shqiptarė tė specializuar nė problemet e historisė sė lashtė tė Epirit. Arsyeja pėrse ata heshtin ėshtė puna e tyre. Heshtja e tyre nuk ia heq tė drejtėn ēdo qytetari tė interesuar pėr ndriēimin e historisė sė Shqipėrisė, qė tė thotė fjalėn e vet. Prirja nacionaliste nė trajtimin e historisė nuk ėshtė e re te qarqet politike dhe shoqėrore greke. Dihet se nga pikėpamja politike Greqia e re lindi nė vitin 1821. Nė atė kohė, qarqet politike, shoqėrore, intelektuale helene kur shteti grek ishte ende nė shpėrgej ishin ushqyer nga dy mėndesha ideologjike – nga kultura racionaliste, iluministe, demokratike e Greqisė antike dhe nga kultura dogmatike, nacionaliste, teokratike e Perandorisė Bizantine. Dihet se kėto dy faktorė tė fuqishėm kulturorė nuk pajtoheshin midis tyre, pėr arsye se njėra ishte nė thelb pagane, liberale dhe demokratike, kurse tjetra ishte kristiane dogmatike dhe perandorake. Nė kėtė ballafaqim tė dyja ideologjitė kishin tė pėrbashkėt vetėm gjuhėn greqishte. Pėrkundrazi, nga periudha historike ato qėndronin me shekuj larg njėra-tjetrės. Vetėkuptohet se presionin mė tė fuqishėm nė brezat qė ndėrmorėn revolucionin grek e ushtruan pėr shkak tė afėrsisė kohore, komponentėt e ideologjisė bizantine. Pėrkundrazi, komponentėt e ideologjisė klasike ishin njė kujtim i largėt, pothuajse tė panjohura nga brezat qė ndėrmorėn revolucionin ēlirimtar grek. Megjithatė, nga bota klasike greke kultura bizantine pėrvetėsoi vetėm poemėn e Homerit mbi luftėn e Trojės. Poema homerike u bė nė njė farė shkalle Ungjilli i dytė pedagogjik, i cili u mėsonte brezave grekė se atė qė nuk mund ta fitonin me trimėri, mund ta realizonin nėpėrmjet Kalit tė Trojės me dredhi. Dredhinė si komponent tė identitetit grek e ka pėrjetėsuar qė nė shekullin I p.e.s. poeti i madh romak Virgjili nė poemėn e tij tė pavdekshme “Eneida” (II, 49) me vargun me tė cilin prifti trojan Laokont i porosiste bashkėqytetarėt e tij qė tė mos e pranonin si dhuratė kalin grek: “Timeo danaos et dona ferentes” (Trembem nga greku, edhe kur tė jep dhuratė). Qarqeve politike tė Greqisė sė re u pėlqeu pėrkėdhelia e Katerinės sė Madhe, caresha ruse e shekullit XVIII, e cila preferonte qė nė Bosfor tė sundonte mė mirė kamillafi i patrikut ortodoks sesa turbani i sulltanit islamik. Me fjalė tė tjera, ajo i nxiste grekėt e rinj tė rimėkėmbnin Perandorinė Bizantine me kryeqytet Kostandinopojėn mesjetare dhe jo me Athinėn e Perikliut. Natyrisht qė kjo nxitje ndikoi shumė nė aspiratat qė patėn shtetarėt e Greqisė sė re. Por ėndrra e mėkėmbjes sė Bizantit mesjetar, siē dihet dėshtoi. Madje, historia e shtetit tė ri grek ėshtė historia e dėshtimeve tė njėpasnjėshme. Stambollin e humbi pėrgjithmonė. Nga Azia e Vogėl hoqi dorė e turpėruar nga disfata ushtarake. Thrakėn lindore nuk e pėrfshiu dot. Edhe Maqedoninė veriore kaq tė lakmuar prej saj nuk e shtiu dot nė dorė. Gjithashtu nė aneksimin e Qipros dėshtoi. Nė Epir siguroi vetėm shkėputjen e gjysmės sė saj jugore. Megjithatė, lakmitė qė ka Athina nuk janė shuar. Ajo ka nevojė tė domosdoshme pėr njė fitore. Pėr fitore ka mė tepėr se kurdoherė nevojė tani qė ėshtė e mbytur nė borxhe. E vetmja shpresė pėr tė korrur fitore i kanė mbetur – njė fitore morale me Maqedoninė pėr ta detyruar tė ndryshojė emrin dhe njė fitore territoriale me Shqipėrinė pėr tė shkėputur prej saj autonominė e “Vorio-Epirit”. *** Si argument pėr tė shkėputur autonominė e “Vorio-Epirit”, ajo pėrpiqet tė argumentojė pa prova bindėse se Epiri historik, ku, sipas saj, bėjnė pjesė qarqet e sotme tė Gjirokastrės dhe tė Korēės, ka qenė qė nė agimin e historisė dhe vazhdon tė jetė edhe sot tokė greke. Pėr kėtė qėllim, ajo ka venė dhe vazhdon tė verė nė lėvizje armatėn e historianėve tė saj. Artileria mė e fundit qė ajo ka vėnė nė veprim nė kėtė mes ėshtė monografia e pėrmendur e Akademisė sė Athinės, botuar mė 1997. Monografia e pėrmendur e Akademisė sė Athinės ka pėrsa i pėrket historisė antike tė Epirit, njė veēori tė cilėn nuk e kemi ndeshur mė parė. Historianėt grekė, kurdoherė krenarė pėr tė kaluarėn e tyre tė lashtė, kanė preferuar qė historinė e tyre “zyrtare” ta shkruajnė ata vetė. Kjo sepse, sipas tyre, historianėt jo grekė nuk janė nė gjendje ta kuptojnė dhe ta realizojnė kėndvėshtrimin se historia e helenizmit ėshtė thelbi i historisė sė Greqisė. Kėtė radhė puna ka ndryshuar. Historinė e helenizmit parahistorik, protohistorik dhe klasik nė monografinė e pėrmendur akademike e ka shkruar njė historian anglez – Nicholas G.L.Hammond, nė atė kohė profesor nė Universitetin e Bristolit, Angli dhe njėkohėsisht profesor honorar nė Universitetin e Janinės, Greqi. Vetėm pasi i lexon kapitujt tė cilėt trajtojnė qytetėrimin helenik nė Epir, mėson arsyen pėrse kolektivi i historianėve grekė ka preferuar t’ia besojė profesorit britanik pjesėn e parė tė vėllimit. Nga mėnyra se si ai e ka trajtuar historinė e lashtė tė Epirit, N.G.L. Hammond ua ka tejkaluar grekėve nė vlerėsimin apollogjetik tė helenizmit nė Epir. Ne e kemi njohur nga afėr Hammondin, gjatė vizitės qė ai bėri nė Shqipėri mė 1972. Nuk e patėm tė vėshtirė tė bindeshim se ai nuk e fshihte mospėrfilljen ndaj historisė shqiptare tė sė kaluarės dhe tė sė tashmes. Ai kėrkonte me ngulm tė gjente me ēdo kusht ēdo thėrrmijė tė kulturės greke nė Shqipėri dhe nuk pranonte tė merrte nė konsideratė asnjė gjurmė kulturore ilire, edhe kur kėto objekte qenė me shumicė. Kur ne i sugjeronim tė shihte objektet ilire tė ekspozuara nė muzetė tona, ai pėrgjigjej: “Nuk mė interesojnė objektet ilire, mė interesojnė vetėm gjurmėt helene”. Edhe pyetjes sonė se si mund tė vlerėsohet njė gjurmė e veēuar greke nė morinė e objekteve ilire, tė zbuluara nė tė njėjtin vend, ai pėrsėri pėrgjigjej: “Unė nuk merrem me objektet ilire, unė merrem vetėm me kulturėn greke”. Kjo mospėrfillje ndaj kulturės ilire bie nė sy gjatė gjithė paragrafėve qė kanė dalė nga pena e tij. Le ta trajtojmė mė nga afėr historinė e Epirit tė lashtė. * Gjurmėt mė tė hershme arkeologjike tė jetės njerėzore nė truallin e sotėm tė Greqisė dhe Shqipėrisė tė ndriēuara deri tani na ēojnė nė fundin e Paleolitit tė mesėm, mė saktė nė fundin e tė ashtuquajturės periudhė musteriane. Nė historiografinė botėrore mbisundon pikėpamja se pėr mijėra vjet me radhė banorėt e kėsaj periudhe qenė fise baritore shtegtare, tė cilat lėviznin nė kėrkim tė kullotave pėr tufat e tyre. Edhe gjatė Paleolitit tė vonė nė kėto treva vazhduan tė banonin fise baritore shtegtare. Pėrderisa ishin fise shtegtare, pėr pėrkatėsinė e tyre etnike as qė mund tė bėhet fjalė. Puna ndryshoi nė periudhėn e Neolitit, kur fiset shtegtare nė sajė tė bujqėsisė u shndėrruan nė popullata sedentare pavarėsisht se krahas tyre vazhduan tė ekzistonin fise shtegtare stinore. Nė fund tė periudhės sė Neolitit kur shoqėria njerėzore arriti pjekurinė e saj, fillon afėrsisht 6000 vjet mė parė edhe historia e qytetėrimit nė trevėn e Epirit. Se cilėt qenė kėta banorė tė hershėm tė Epirit, ēfarė gjuhe flisnin dhe cila ishte pėrkatėsia e tyre etnike nuk mund tė thuhet me siguri. Ata duket se bėnin pjesė nė grupin e madh tė popullatave tė cilat nė mijėvjeēarin e fundit tė Neolitit banonin nė brigjet veriore tė detit Mesdhe. (Gazeta Shqiptare, 07/08/2011 ) (Vijon nga numri i kaluar ) Shumica e historianėve, gjuhėtarėve, etnologėve dhe antropologėve mendojnė se popullatat qė banonin nė periudhėn e fundit tė Neolitit gjatė brigjeve veriore tė detit Mesdhe bėnin pjesė nė popullatat e grupit etnogjuhėsor mesdhetar. Nga tradita historike dihen dhe disa emra fisesh apo popullatash tė kėsaj epoke, si: lelegė, karianė, frygė, iberė, tirenė, oskė, umbrė, etj, etj. Gjurmėt e qytetėrimit mesdhetar nė truallin e Shqipėrisė sė sotme janė zbuluar nė liqenin e Maliqit. Se cilat nga kėto popullata tė grupit etnogjuhėsor mesdhetar banonin nė viset e sotme tė Shqipėrisė dhe tė Epirit ėshtė vėshtirė tė thuhet. Rreth 25 shekuj para erės sonė kur u mbyll epoka e Neolitit dhe nisi epoka e metaleve, rrjedha e jetės njerėzore nė mbarė pjesėn jugore tė Gadishullit Ballkanik pėrfshirė dhe trevėn epirote pėsoi ndryshim. Faktori qė shkaktoi kėtė ndryshim qe dyndja nė kėtė trevė e popullatave tė reja, tė cilat pėr disa erdhėn nga deti, pėr disa nga toka. Mendohet se vatra e tyre fillestare ka qenė nė Rusinė e sotme jugore, nė trevėn midis Detit tė Zi dhe Detit Kaspik, aty ku u mbrujtėn popullatat e familjes sė madhe etnogjuhėsore indoevropiane. Pikėrisht nga kjo trevė filloi shtegtimi grupe-grupe dhe kohė pas kohe i popullatave qė sot njihen si pjesėtarė tė familjes etnogjuhėsore indoevropiane. Tė parėt qė u shkėputėn nga vatra e tyre fillestare qenė hititėt, tė cilėt morėn drejtimin e Jugut dhe u vendosėn nė Azinė e Vogėl, nė afėrsi tė qytetėrimit mesopotam. Tė dytėt shtegtuan drejt Perėndimit dhe u vendosėn nė pjesėn jugore tė Gadishullit Ballkanik nė afėrsi tė qytetėrimit egjean. Kėta qenė indoevropianėt e parė ose siē quhen ndryshe protoindoevropianėt. *** Dyndja e tyre nė Epir vėrtetohet ndėr tė tjera nga shfaqja e njė riti tė ri varrimi, qė ka dalė prej kohėsh nė dritė gjatė zbulimeve arkeologjike. Janė varret tumulare ose siē quhen ndryshe varret kurgane, tė zbuluara kryesisht nė pjesėn jugperėndimore dhe perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Banorėt e rinj tė vdekurit i shtrinin nė tokė pa hapur gropė dhe pastaj i mbulonin me dhe. Kur pjesėtarėt e tjerė tė familjes patriarkale vdisnin, trupat e tyre vendoseshin mbi tumulin e paraardhėsit tė tyre. Kėshtu veprohej edhe pėr brezat pasardhės. Me kohė, varreza e njė bashkėsie ose e njė familjeje tė madhe patriarkale kthehej nė njė kodėr, latinisht tumulus, rusisht kurgan, shqip tumė. Nė fillim tė mijėvjeēarit II p.e.s., pra nė fillim tė epokės sė Bronzit, pjesa jugore e Gadishullit Ballkanik pėsoi njė valė tė re dyndjesh popullatash indoevropiane. Dėshmi pėr kėtė dyndje ėshtė fakti se popullatat e reja nuk pėrdornin varrezat tumulare, por praktikonin varrosjen e tė vdekurit nė gropė. Kėta qenė popullatat helene, tė cilat u shtrinė nė viset e banuara mė parė nga pellazgėt, pastaj kaluan edhe nėpėr ishujt e Egjeut, madje edhe nė Azinė e Vogėl. Nga fundi i epokės sė Bronzit nė Gadishullin Ballkanik u dukėn ilirėt, tė cilėt zunė vend nė veri tė Helladės dhe nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Ka kohė qė jo pak historianė dhe gjuhėtarė tė kohėve moderne banorėt e hershėm protoindoevropianė, tė cilėt u vendosėn nė viset e sotme tė Greqisė, Epirit, Shqipėrisė dhe Maqedonisė, i quajnė pellazgė. Nė fakt, apelativin pellazgė e kanė pėrdorur mijėra vjet mė parė vetė historianėt dhe shkrimtarėt e vjetėr grekė, pas tyre romakė. Do tė shkonte tepėr gjatė po tė rreshtonim kėtu tė gjithė ata autorė tė vjetėr grekė, tė cilėt i dallojnė nė mėnyrė rigoroze pellazgėt nga helenėt dhe nga ilirėt. Asnjėri prej tyre nuk ka prurė argumente bindėse qė t’i identifikojnė pellazgėt me grekėt apo me ilirėt. Helenėt kanė bashkėjetuar me pellazgėt, kanė marrė prej tyre elementė tė qytetėrimit pellazgjik, derisa i asimiluan, ashtu si pellazgėt nga ana e tyre asimiluan popullatat e mėparshme mesdhetare. Asimilim do tė thotė huazim elementėsh kulturorė, por jo identifikim etnik. Dihet se nga pėrplasja e dy identiteteve njėra prej tyre zhduket. Pikėrisht, kėtu qėndron shtrembėrimi kryesor i historianit britanik Hammond nė veprėn e pėrmendur mbi Epirin. Ai nuk i trajton pellazgėt si njė kombėsi mė vete. Sipas tij, pellazgėt qenė helenė tė mirėfilltė. Nė sajė tė kėtij identifikimi tė shpifur ai ka gatuar njė konkluzion qė nuk e kemi dėgjuar asnjėherė – se helenėt nuk kanė shtegtuar nė Ballkan nė fillim tė epokės sė Bronzit, as pesė shekuj mė parė kur shtegtuan protoindoevropianėt e hershėm, por janė pjellė e historisė sė truallit grek. Pra, sipas tij, helenėt kanė qenė vazhdimisht nė truallin ballkanik dhe se epiteti qė Homeri u jep pellazgėve si popullatė hyjnore u takon pa mėdyshje helenėve. Kėtė hamendėsim N. Hammondi e shtrin edhe kur flet pėr Epirin. Nuk i mohon njoftimet qė pėrmban letėrsia klasike mbi praninė e pellazgėve nė Epir. Por, nga ky hamendėsim Hammondi nxjerr konkluzionin se helenėt kanė qenė nė Epir qė kur shfaqen varret tumulare, pra qė kur vėrtetohet prania e pellazgėve nė trevėn epirote. *** Pavarėsisht se ka dijetarė qė nuk e pranojnė se pellazgėt qenė bartėsit e kulturės tumulare – tashmė apelativi pellazgė pėrdoret nė mėnyrė konvencionale si emri i protoindoevropianėve tė hershėm, tė cilėt banonin nė Gadishullin Ballkanik para grekėve dhe para ilirėve. Historianėt dhe gjeografėt e vjetėr grekė dhe romakė pohojnė se banorėt mė tė hershėm tė Epirit qenė pellazgėt. Madje, njėri prej tyre, Plutarku (shekulli II), thotė se pellazgėt e hershėm qė banonin nė Epir quheshin thesalė. Sipas tij, pellazgėt nė Epir erdhėn fill pasi ndodhi pėrmbytja mitologjike e Noes, e cila sipas Biblės, ka ndodhur nė kohėt parahistorike (Pyrrhus, 1,1). Plutarku njofton gjithashtu se njė nga veprat e pellazgėve tė hershėm kur ata erdhėn nė Epir, ishte ndėrtimi i faltores sė Dodonės, njė nga faltoret mė tė famshme tė kohės antike, gėrmadhat e sė cilės janė zbuluar 18 km nė jug tė Janinės. Themelimin nga pellazgėt tė faltores sė Dodonės nė trevėn e Epirit e pėrmend pėr tė parėn herė poeti epik grek, Homeri. Ai thotė pėr tė: “O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik, qė banon larg/ qė kujdesesh pėr Dodonėn me dimėr tė ashpėr/ ku pėr rreth janė selėt / aty banojnė fallxhorėt qė nuk lajnė kėmbėt e flenė pėr tokė”. (Iliada, XVI 233 e 234). Straboni, gjeografi grek i shekullit I, i cili ka njoftime pėr Epirin mė tė pasura se ēdo autor tjetėr antik, shkruan: “Shumė autorė tė vjetėr edhe fiset epirote i kanė quajtur pellazgjike, sepse ata (pellazgėt – K.F.) shtriheshin deri nė Epir”. (Libri V. 2,4). Straboni shkruan gjithashtu: “Orakulli i Dodonės, sipas Eforit, ėshtė ndėrtuar nga pellazgėt. Pėr pellazgėt flitet se kanė qenė mė tė vjetrit nga tė gjithė ata popuj qė kanė sunduar nė Helladė. Hesiodi thotė se Dodona dhe Lisi ishin qendra e pellazgėve”. Straboni shton mė nė fund se popullsitė qė banonin rreth e rrotull Dodonės qenė barbarė, pra jo grekė. Nga Straboni del se Dodona ishte ndėrtuar nė njė truall tė banuar nga pellazgėt, pra jo nga grekėt dhe se mė vonė u pėrfshi nė kufijtė e Molosisė, pastaj tė Thesprotisė – dy fiset kryesore tė Epirit, tė cilėt sikurse do tė shihet mė tej, ishin me pėrkatėsi etnike ilire. Kėtė e pėrforcon edhe Skimni (shek. III-II p.e.s.), i cili shkruan: Nė Molosi “ėshtė edhe Dodona/ faltore e Zeusit, themeluar prej pellazgėve/ Nė viset e brendshme banojnė barbarė tė pėrzier/ pėr tė cilėt shtojnė se banojnė pranė faltores”. (V, 448). Herodoti, historiani i parė i Greqisė sė vjetėr (shekulli V p.e.s.), shkruan se nė fillim pellazgėt adhuronin perėnditė e tyre, por nuk i njihnin me emra. Kur panė se nė Egjipt perėnditė kishin emra tė veēantė, vendosėn qė edhe ata t’i pagėzonin perėnditė e tyre me emra tė veēantė. Para se tė vendosnin, erdhėn nė Dodonė dhe pyetėn orakullin, i cili u pėrgjigj se mund t’i quanin perėnditė me emra tė veēantė. Gjithnjė sipas Herodotit, mė vonė helenėt i morėn nga pellazgėt emrat e perėndive. Nga njoftimet qė japin autorėt e vjetėr grekė dalin kėto konkluzione: se asnjė autor antik grek nuk pohon se banorėt e Epirit tė lashtė qenė grekė; se pellazgėt dhe grekėt qenė dy kombėsi tė ndryshme; se qendra kryesore shpirtėrore e pellazgėve, faltorja e Dodonės, ndodhej nė zemrėn e trevės epirote; se praktikėn e pagėzimit tė perėndive me emra tė veēantė grekėt e morėn nga pellazgėt. Shkurt, pellazgėt banonin nė Epir para se tė shfaqeshin nė Ballkan helenėt dhe ilirėt. Megjithėse historikisht nuk vėrtetohet prania e helenėve nė Epir, historianėt grekė janė gozhduar prej kohėsh pas pikėpamjes se grekėt kanė banuar nė kėto vise qė nė agimin e historisė. Ndėr historianėt grekė tė Paraluftės zgjodhėm K. Gjerojanin, mbasi trajtesa e tij pėrfaqėson nė mėnyrė koncize, mė mirė se tė tjerat, vizionin qė kishte historiografia greke mbi Epirin antik nė periudhėn midis dy luftave botėrore. Ai ngul kėmbė se faltorja e Dodonės ėshtė gjithsesi greke, mbasi grekėt qenė pasardhėsit e pellazgėve. Si rrjedhim, praninė e pellazgėve ai e identifikon pa tė drejtė me praninė e grekėve nė Epir. Siē dihet, identifikimi i pellazgėve me helenėt ka qenė njė tezė romantike e historianėve grekė tė kohėve tė reja, tezė tė cilėn sipas mendimit tė pėrgjithshėm, koha e ka marrė me vete. Edhe dėshmia e dytė e tij se autorėt antikė pohojnė se banorėt e rrethinave tė Dodonės i pėrkisnin fisit “Hylloi”, ėshtė ndėrtuar mbi njė premisė tė pasaktė. Orvatja e K. Gjerojanit pėr ta lidhur emrin “Hylloi” me emrin “helenė”, ėshtė e nxituar. Sipas dijetarėve tė linguistikės historike, kjo lidhje ėshtė artificiale. Pėrkundrazi, ata shohin te emri “Hylloi” – ¾ėėļé te Skilaksi (220); Hyllis te Plini Sekundi (3, 22); Õėėßņ te Eustathi (384), – njė apelativ ilir qė ka nė rrėnjė fjalėn “yll”, i cili nga ana e vet ka lidhje gjithashtu me fjalėn shqipe “hyjni” (perėndi). Shkurt, pohimi i tij se “epirotėt kanė qenė gjithmonė dhe nuk pushuan asnjėherė sė qeni grekė (Īėėēķåņ)”, ėshtė njė deklaratė retorike e cila, nuk ka mbėshtetje as logjike, as dokumentare. (M.E.E. vol. XII, f. 326). Nė lidhje me pėrkatėsinė etnike tė banorėve tė Epirit nė mijėvjeēarin II p.e.s, ne prisnim qė Hammondi tė sillte argumente pak a shumė tė besueshme nė vend tė deklaratave retorike tė Gjerojanit. Por, pėr fat tė keq, edhe ai shkel nė truallin e hamendėsimeve. Sipas Hammondit, e folmja e popullatave tė varrezave tumulare apo tė kulturės kurgane, pra e folmja e popullatave protoindoevropiane qė mbuluan Epirin nė fund tė mijėvjeēarit III p.e.s. ose nė fillim tė mijėvjeēarit II p.e.s. mund tė ishte sa ilirishtja, aq edhe greqishtja. Nuk ka dyshim, shton ai, se nė veriun e largėt krerėt kurganė flisnin njė formė tė hershme tė ilirishtes, kurse nė Epir, thekson ai, gjuha e tyre ishte “ndoshta” greqishtja (pra njė etnikon me dy gjuhė!). Megjithatė, mė poshtė Hammondi e thotė prerazi se krerėt kurganė ishin greqishtfolės. Si dėshmi ai sjell varrezat tumulare qė janė zbuluar nė Helladikun e Mesėm (1900-1600 vjet p.e.s.), nė disa vise tė Greqisė sė sotme qendrore dhe nė disa pika tė ndryshme tė Peloponezit. Por, siē e pohon edhe vetė historiani britanik, varrezat tumulare u pėrkasin krerėve kurganė dhe jo shtresave tė gjera tė popullsisė. Ai shkruan: “Ishin krerėt kurganė tė Shqipėrisė dhe Leukasit, tė cilėt sollėn varrimin tumular nė Greqinė jugore dhe themeluan aty shumė prej qendrave mikene, tė cilat siē mėsojmė nga deshifrimi i Shkrimit Linear B pėrdorėn greqishten si gjuha e klasės sunduese”. (It was the Kurgan leaders of Albania and Leukas who brought tumulus-burial to southern Greece and founded many of the Mycenaeau centrues which, as we know from the decipherment of the Linear B. Script, used Greek as the language of the rulin class). (Epirus, f. 36). Sipas tij, dėshmi se popullata greqishtfolėse shfaqen nė Epir 2100 vjet p.e.s. janė sėpatat pėr luftė prej guri me vrimė, tė cilat janė zbuluar edhe nė stacionin e Maliqit pranė Korēės. Pra, nga njė sėpatė me vrimė zbuluar nė Maliq del, sipas tij, se nė pellgun e Korēės nė fund tė mijėvjeēarit III p.e.s. popullatat ishin greqishtfolėse (!). Ne gjithashtu, e kemi tė vėshtirė ta besojmė bindjen qė ka Hammondi se tėrėsia e objekteve miniane, tė cilat shfaqen nė Epir nė fund tė Helladikut tė hershėm, janė prodhuar nga fiset e para greqishtfolėse, tė cilat u vendosėn nė Epir, gjithnjė sipas tij, siē e tregojnė dėshmitė arkeologjike, paqėsisht. Mė tej N. Hammond thotė pa na sjellė asnjė argument bindės se krerėt e varrezave tumulare e pėrhapėn helenizmin nga Maqedonia nė Epirin e Jugut, pastaj nga Epiri i Jugut nė Epirin e Veriut, ku dihet se mbisundojnė stėrkat malore. Ai nxjerr konkluzionin krejtėsisht hipotetik se qysh nė Helladikun e Mesėm gjuha greqishte u shtri nė njė trevė, nė Epir, prej sė cilės ajo nuk do tė nxirrej mė kurrė (Many of them may have joined in the southwards movement which was to establish what we call Mycenaean civilization and to introduce the Greek language into an area from ėhich it was never to be ousted). (Epirus, f. 36). Nuk kuptohet se si popullatat kurgane qenkan pėrhapur nga jugu nė veri, kur dihet se tipari kryesor i shtegtimeve tė popullsive gjatė Parahistorisė, Protohistorisė dhe Antikitetit ka qenė tė paktėn pėrsa i pėrket Gadishullit Ballkanik nga veriu drejt jugut, pra drejt Egjeut. Kjo pėr arsye se Egjeu ka shėrbyer si pol magnetik pėr hir tė ujėrave tė tij tė ngrohta, por ca mė tepėr pėr epėrsinė e tij kulturore. Qė kėtu fillon, mendon Hammondi, historia e pandėrprerė 4000-vjeēare e helenizmit nė provincėn e Epirit. Sikurse shihet, ky ėshtė njė supozim i cili ka nė themelin e vet jo argumentin shkencor, por njė prapavijė.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  14. #74
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,482

    ēfare Donte Te Bente Venizellosi Me ēamet

    ĒFARE DONTE TE BENTE VENIZELLOSI ME ĒAMET


    Shkruan Abedin rakipi



    Nė njė nga takimet qė kryeministri grek, Lefter Venizellua pati mė 1933 me guvernatorin e Janinės dhe me komandantin e divizionit VIII tė vendosur nė Janinė, u tha: - “Pėrse i vrisni ēamėrit me zhurmė?
    - Se ata s’duan ta ulin kokėn nėn hijen e flamurit grek; nuk i nėnshtrohen pushtetit tonė.
    - Po ne ata po i therim me pambuk e ju vini daullet qė t’i dėgjojė tėrė bota!.
    - Si ta kuptojmė kėtė , shkėlqesi?
    - Ne u kemi hequr atyre tė drejtėn dhe mundėsinė tė shkollohen nė gjuhėn e vet amtare. Pra u kemi lėnė vetėm dy rrugė: Ja tė venė nė shkollat tona, ja tė ngelen pas bishtit tė bagėtive. Po mėsuan nė shkollat tona, ne do t’i dėrgojmė me detyra shtetėrore larg vendit tė vet: nė Thrakė, nė Gjirit etj. Atje do tė martohen me njė greke, fėmijėt e tyre, duan s’duan do tė bėhen grekėr. Kėta do plaken dhe do vdesin diku nėpėr Greqi. Kėshtu shqiptarėsia e tyre vdiq sė toku me ta. Po tė mos pranojnė tė shkojnė nė shkollat tona, pėr tė jetuar do tė detyrohen doemos tė shkojnė me qe, me lopė, me dhėn, me dhi. S’u mbetet udhė tjetėr. Po ndoqėn kėtė udhė, atėherė mė thoni ju: Kush e drejton, njeriu lopėn a lopa njeriun?
    - Doemos njeriu.
    - Eh, njerėz mbetemi ne e ata lopė. Pra jemi ne qė do t’i drejtojmė ata e jo ata ne”.(Kujtime tė Musa H. Demit).

    Ky fjalim i Venizellos eshte shkeputur nga Enciklopedia Jugshqiptare dhe tregon qarte planet qe ishin bere gati prej vitesh per shfarosjen dhe zhdukjen e identitetit ēam. Venizellosi flet qarte dhe i ve ēamet perballe dy mundesive
    1) Te studiojne ne shkollat greke dhe pasi te kene perfunduar studimet te transferohen ne nje vend te larget te Greqise, ku duke qene te izoluar dhe te martuar me nje greke, te bejne qe femijet e tyre te behen greker(si nena e tyre) duke zhdukur nr kete menyre ēdo gjurme te shqiptarise dhe besimit islam te babait pas vdekjes se tij.
    2) Duke i mbyllur me dhune shkollat ne gjuhen shqipe, ēamet qe refuzonin ne shkonin ne shkollat greke nuk kishin mundesi tjeter perveē se te vazhdojne jeten te pashkolluar, duke u bere ne kete menyre barinj me lope dhe dele siē e thote Venizellosi. Ne kete menyre duke qene te perjashtuar nga shkollimi ata beheshin kafshe dhe komandoheshin nga barinjte greke te shkolluar si Venizellosi me shoke.

    Le te ndalemi pak ne keto dy aspekte per te analizuar gjendjen e ēameve ne kontekstin politik te pas-pavaresise se Shtetit Shqiptar dhe me pas ate qe ata kane perjetuar qe nga viti 1913 deri ne vitin 2008.

    Si u arrit roberimi intelektual i ēameve nga qeveria greke dhe qarqet shoviniste kryqtare-athino-fanarite?

    Historiani dhe folkloristi ēam Ibrahim D. Hoxha raporton si me poshte:

    Pėr shndėrrimin e ēamėrve tė robėruar nė grekė, nė vitin mėsimor 1933-1934 qeveria greke ishte duke pėrdorur -veē tė tjerave- edhe 205 shkolla fillore e 7 tė mesme.(Shėnime mbi Ēamėrinė”, T., 1940, fq. 20-21). Lukė Karafili, kryemėsuesi i shkollės qendrore tė q.a.”Ē” nė shkresėn me dt. 3.7.1933 dėrguar I.A.Q.GJ. dhe M.A. vėrente: “...Nė tė gjitha fshatrat shqiptare rreth kufirit greko-shqiptar qeveria greke ka hapur shkolla. Disa syresh janė me 3-4 mėsues, pėr tė grekėzuar ēamėrit e mjerė, tė cilėt patėn fatkeqėsinė tė gjėnden nėn zgjedhėn e tyre...”. Vetėm nė Filat kishin ngritur disa shkolla: foshnjore, fillore, plotore etj. Jan K. Minga nė shkresėn me dt. 4.7.1931 dėrguar M. A. shkruante: “I bėjmė tė ditur asaj P.T. ministrie gjithė veprimtarinė arsimore tė qeverisė greke qė ka zhvilluar nė Ēamėri pėr zhdukjen e gjuhės shqipe me anė tė shkollave tė ēelura nė ēdo katund ku flitet shqipja. Edhe nė mė tė voglin fshat ku flitet gjuha shqipe ka ēelur shkolla foshnjore pėr djem e vajza qė tė moshave 3-4 vjeē. Pas urdhėrit tė dhėnė gjithė organeve tė shkollave fillore, pėrdorimi i gjuhės shqipe ėshtė rreptėsisht i ndaluar brenda dhe jashtė shkollės si edhe rrugėve”; madje “edhe brenda nė shtėpi”.(Raport me dt. 8.8.1930 i n/prefektit tė n/prefekturės sė Ēamėrisė dėrguar M.P.Br.). Kjo e vėrtetė pėrmendet nė kujtimet e tyre edhe nga Mamo Habibi prej Arvenice e sheh Hashimi: “Pushtetarėt grekė ndėshkonin rėndė ata qė kapnin me libra shqip dhe urdhėronin qė edhe nėpėr shtėpitė tė flitej vetėm greqisht. Mirėpo, ndryshe nga sa kėrkonin ata, popullata ēame: myslimanė vazhdonin tė flisnin kudo gjuhėn amtare, shqipen”.
    Remzi Mustafai, pėrfaqėsuesi i qeverisė shqiptare nė Janinė, nė shkresėn me dt. 8.9.1929 dėrguar M.A. shėnonte: “Shumė familje nga viset irredentiste tė Ēamėrisė duan tė dėrgojnė djemtė e tyre nxėnės nė internatin e Sarandės apo nė njė tjetėr internat tė shtetit”, por i pengon qeveria greke”.
    Mbėshtetur nė tė drejtėn ndėrkombėtare mbi arsimimin nė gjuhėn amtare, tė pėrcaktuar nė marrėveshjen e arritur mė 1920 nė Sevėr, tė pranuar dhe nėnshkruar edhe nga qeveria greke, ēamėrit vazhduan tė kėrkonin ēeljen e shkollave tė veēanta shqipe. Nė lutjen me dt. 10.12.1934 dėrguar sekretarit tė L.K., Jozef Avenolit, thuhej: “Ne paria e banorėve tė Ēamėrisė qė ndodhemi nė Epir...i pėrkasim pakicės shqiptare nė territorin e Greqisė, kėrkojmė qė qeveria greke, e cila qė prej 14 vjetėsh ka nėnshkruar traktatin e Sevrės pėr arsimimin e pakicave, tė ēelė shkollat shqip nė krahinėn e Ēamėrisė me shpenzimet tona;... popullsia qė banon nė trojet e veta tė zaptuara nga shteti grek, ka qė nga 1913-ta qė nuk ka hapur asnjė shkollė shqipe”. Kjo lutje ėshtė nėnshkruar nga: Abaz Sejkua, Abdul Prronjua, Abedin Bakua, Ahmet Fejzua, Bilal Xhafua, Emin Zania, Hajredin Prronjua, Halit Veseli, Hamdi Demi, Hasan Sejkua, Haxhi Shehu, Isa Saqja, Madan Sherri, Mehmet Abdurrahmani, Mehmet Buza, Mustafa Abazi, Qamil Musai, Qazim Saliu, Qerim Bakua, Resul Mustafai, Riza Zequa, Sulo Taka, Uzeir Sherri, Xhelo Skėndua dhe Xhevit Husa.
    Drejtoria Politke e M.P.J. nė shkresėn e vet me dt. 17.4.1935 dėrguar pėrfaqėsuesit tė qeverisė shqiptare nė Londėr e njoftonte se njė pėrfaqėsi e pėrbėrė prej 72 krerėsh ēamėr mė 29.3.1935 sekretarisė sė P.L.K. i kishte dėrguar njė ankesė me tė cilėn kėrkonin ēeljen e shkollave shqipe nė Ēamėri. Thuhet edhe se kjo ankesė nė L.K. kishte bėrė “pėrshtypje tė thellė”.(A.Q.SH. F. 251, dos. 394, fq. 1). Kryeministria nė shkresėn e vet dėrguar kryetarit tė dėrgatės sė qeverisė shqiptare pranė L.K. nė Gjenevė, njė ndėr 3 detyrat i pėrmendte ēėshtjen e shkollave shqipe nė Ēamėrinė e robėruar. “...tė mos harrohet lehtazi premtimi qė na dha n’emėn tė qeverisė sė tij ministri grek pėrsa i pėrket shkollave nė Ēamėri. Dhe veēanėrisht disa shpjegime, se qysh kujtojnė ta venė nė veprim kėtė dėshirė tė tyre. P.sh: sa shkolla, ku, me ē’trup arsimor, me ēfarė librash, me ēfarė shkronjash...?”.(A.Q.SH. F. 251, dos. 401, f. 1-2).
    Veprimet e mbrapshta tė qeverisė greke shkaktuan jo vetėm zemėrimin dhe urrejtjen e popullatės shqiptare tė skllavėruar prej tyre, por edhe tė ēdo atdhetari tjetėr shqiptar. Nė mbrojtje tė tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve tė nėpėrkėmbura nga kr. a-f. u vu edhe shtypi i pėrditshėm dhe i pėrkohshėm shqiptar. “Ndėrgjegja Kombėtare”(Halim Xhelua -I.D.H.), nė fletoren “Politika” nr. 36(Vlorė, dt. 20.9.1923, fq. 1-2), shkruante: “...kur ēamėrit ndiqen, rrihen e vriten, kur s’u lihet nga qeveria greke asnjė abetare shqipe e kur fshatrat shqipfolėse i lėnė pa shkolla, nė Vurg e nė Dropull mbahen nga shteti ynė 40 shkolla greke e janė tė lirė tė ēelin me tė hollat e tyre tė tjera”. Kurse “Vetė Zoti”(Musa Demi -I.D.H.) nė fletoren “Demokratia”(Gjirokastėr, dt. 11.8.1927, fq. 1), ndėr tė tjera shkruante: “Kur njė grusht grekofonėsh, bujq tė Vurgut tė Delvinės ka ēelur 50 shkolla dhe ka emėruar 2 deputetė grekofonė, ne ēamėrit, zotėrit e kėtij vendi, jo vetėm s’kemi as deputetė, as shkollė, as kryetar bashkie, as nėnshtetėsinė, por edhe bukėn, kafshatėn na e kanė marrė nga goja dhe duan tė na vdesin...”. Gazetėn “Demokratia” qė vjen nė Prevezė, “ e kėndojmė fshehurazi dhe me frikė tė madhe...”. Kurse nė fletoren “Telegraf” nr. 61(Tiranė, dt. 11.9.1927, fq. 2), po V.Z, pasi qortonte qeverinė shqiptare dhe e kėshillonte qė ndaj qeverisė greke tė ndiqte njė politikė mė kundėrvėnėse pėr ēėshtjen ēame, shkruante: “Ē’politikė ndjek Greqia duke shfarosur ēamėt? Ē’qok ushqen Athina, kur ne u kemi ēelur 70 shkolla njė grushti grekfolėsish nė Gjirokastėr dhe kur ajo mohon tė drejtat edhe mė elementare tė rracės shqiptare?”. Nė fletoren “D” dt. 1.X.1921, fq. 1, thuhet se M.P.G., Mihalakopulli, dėrgatės shqiptare pranė L.K. i ishte zotuar se me t’u kthyer nė Athinė, do tė urdhėronte qė nė Ēamėrinė e robėruar tė ēeleshin shkollat nė gjuhėn amtare tė vendėsve. Tė njėjtin zotim kishte marrė para L.K. qė nė marsin e vitit tė shkuar edhe ish-M.P.J. Rrufua. Po, si zotimi i kėtij edhe i tė parit kishin avulluar si zėri nė shkretėtirė. Duke qėnė para zotimesh tė zbrazta, shkrimshkruesi me tė drejtė vėrente: “Kur z. Rufo gėnjen tėrė antarėt e Shoqėrisė sė Kombeve, vallė punė e pamundur do tė jetė qė Mihalakopulli tė mos i mbajė premtimet qė i dha dėrgatės sonė? Asfare!”. Koha vėrtetoi katėrcipėrisht pabesinė e ministrave dhe tė krejt qeverisė greke. Mehmet Konica, nė letrėn e vet dt. 14.4.1928 tė botuar nė fletoren “T” dhe nė “D” dt. 21.4.1928, fq. 3, pasi pėrmendte gjakėsitė dhe tmerret e tjera tė grekėve gjatė viteve 1913-1917 nė viset shqiptare brenda kufirit shtetėror tė shkelur nga ushtria dhe pushteti grek, theksonte: “Shqiptarėve nėnshtetas grekė qė ende s’i ka dėbuar dot, u grabit pasurinė, u merr shtėpitė dhe i lė rrugėve tė vdesin urie; ndalon Kryqin e Kuq Shqiptar t’u dėrgojė tė ngrėna. Mohon qė nė Ēamėri ka shqiptarė....Eshtė e tepėrt tė shtojmė qė nė Ēamėri a gjetkė s’ka asnjė shkollė shqipe...”
    Shoqėria e Lindjes sė Afėrme dhe tė Mesme me qendėr nė Londėr, duke vėrejtur me shqetėsim sjelljen e papėrgjegjshme tė qeverisė greke ndaj pakicės kombėtare shqiptare brenda shtetit grek, ngriti zėrin para L. K. Nė njė shkrim tė vetin tė nėnshkruar nga kryetari, Henry Benthek, n/kryetari, Lémintos dhe E. H. Bennuposhrnsu dhe tė botuar nė fletoren “The Times” dt. 7.6.1928, shėnonin: “Nė mars 1926 M. Rrufua, M.P.J nė Greqi u duk para Kėshillit tė L.K. dhe pohoi prerazi se ankimet shqiptare ishin tė arsyeshme dhe mori pėrsipėr qė tė zhdukte ēdo masė ngushtuese(tė drejtash) tė cilat ata i kishin ushtruar. Po kalojnė dy vjet dhe qeveria greke nuk ka bėrė ndonjė hap pėr tė pėrmbushur kėtė zotim zyrtar Prandaj guxojmė tė themi se pėr K.L.K. -para tė cilit u bė ky premtim- ka ardhur koha qė tė ngulė kėmbė mbi pėrmbushjen e shpejtė tė tij...Ne besojmė se njė zgjidhje e shpejtė dhe e drejtė e pėrdorimit tė pakicės shqiptare nė Greqi ėshtė njė ēėshtje qė kėrkon drejtėsi ndėrkombėtare dhe qė drejtpėrsėdrejti i takon nderit dhe emrit(autoritetit)tėL.K.”. (“D” , dt. 30.6.1928, fq. 1). Nė tė njėjtin numėr tė kėsaj fletoreje, nėn kryerreshtin “Dielli nuk mbulohet dot me shoshė”, shkruhej: ”...Sadoqė Greqia ka nėnshkruar njė akt ndėrkombėtar pėr tė respektuar tė drejtat civile, politike e kulturore tė pakicės sonė, pėrsėri vazhdon me kėngėn e Mukės...Nė fjalėn e tij mbajtur nė Dhomėn e Komuneve tė Anglisė z. V. A. Cazalet tregoi me argumente barbaritė greke qė po bėhen nė kurriz tė pakicės shqiptare nė Greqi”. Shėnon edhe se fjala e deputetit anglez ishte botuar po nė «The Times». Pėrfaqėsuesi qeveritar grek nė Londėr, Dhimitėr Kaklamanua, me qėllim qė tė zbehte qoftė edhe sadopak pėrshtypjen e keqe ndaj qeverisė sė tij, botoi po nė “The Times” njė shkrim ku pėrpiqej me “sofizma dhe fjalė pa kuptim”.(“D”, po aty). Nė njė letėr tė dėrguar prej Filati nga “Krivova” shkruhej: “Arsimi?! Eshtė njė fjalė e thatė, e cila nė veshėt e pakicės shqiptare tė Ēamėrisė tingėllon ėndėrr. Nuk lejohet ēelja e asnjė shkolle shqipe. Pakica shqiptare ėshtė e dėnuar tė vazhdojė jetėn e saj nėn errėsirėn e maskės sė qytetėrimit grek!”.(“D”, dt. 13.9.1930, fq. 2). Nė po kėtė fletore (dt. 25.XI.1934, fq. 1), thuhet se njė pėrfaqėsi ēame ditė mė parė Sekretarit tė L.K. i pati kėrkuar “tė disponojė mjetet e nevojshme pėr tė konstatuar nė vend qė pakica shqiptare nė Greqi nuk ka asnjė shkollė nė gjuhėn e vet dhe se asaj i ėshtė mohuar ēdo e drejtė tjetėr”.
    Me qėllim qė t’u prisnin hovin ankuesve me anėn e frikės dhe tė tmerrit, pushtetarėt grekė organizonin vrasjen e atdhetarėve qė guxonin tė ngrenin zėrin para L.K dhe botės sė qytetėruar. Ndėr ata qė e pėsuan ishin edhe Omer Muhua nga Grikėhori dhe Abedin Damini nga Koshovica e Poshtme. I pari shoi nė mėnyrėn mė lemeritėse: i prenė veshėt, hundėn dhe shqisat e organet e tjera. I dyti shoi pas disa orė kllapie, i grirė nga disa plumba.(Tė dhėna nga njė letėr e shkruar nga “Goliku”, botuar nė “D.” dt. 26.12.1936). “Goliku”, duke bėrė fjalė pėr tė dytin, shėnonte se atė e vranė sepse ai “ėshtė njė prej anėtarėve qė kėrkojnė ēeljen e shkollave shqipe nė Ēamėri dhe qė pėr kėtė ide dha jetėn”. Shumė tė tjerė i burgosėn e edhe mė shumė i internuan; ndėr ta ishin edhe Agush Damin Metja, Qazim Saliu e Xhelal Skėndua nga Nista, Haki Musa Sejkua, Musa Hamit Demi, Usni Abazi etj. etj.
    Mė 23.2.1936 njė pėrfaqėsi ēame qeverisė greke i paraqiti njė tjetėr kėrkesė tė nėnshkruar nga 150 krerė. Si pėrherė edhe nė kėtė parashtresė kėrkohej ēelja e shkollave shqipe, tė veēanta nga ato greke dhe me mėsues tė caktuar prej pėrfaqėsuesve ēamė. Pėr tė dalė nga pylli nėpėr shtigjet e dėshiruara prej saj, qeveria greke u pėrgjegj se pėr rrethet e Filatit dhe tė Gumenicės kishte caktuar 4 mėsues: 2 grekfolės dropullitė dhe dy rrenegatė korēarė tė strehuar qė kushedi se kur nė vathat asfaliane brenda shtetit grek. Tė 2 rrenegatėt korēarė qeveria greke i paraqiti si tė dėrguar nga mbreti Zog. Popullata nuk i pranoi “mėsuesit” e shtirur dhe rikėrkoi dėrgimin e mėsuesve nga qeveria shqiptare. Meqė paudhėsia e sapopėrmendur s’i eci, qeveria greke nė Paramithi e gjetkė nxiti veglat e saj tė mblidhnin nėnshkrime ēamėrish, tė cilėt gjoja i dashkėshin ata 4 mėsues si pėr gjuhėn shqipe edhe pėr gjuhėn greke.(Shkresa me dt. 2.3., 7.3 dhe 13.3.1936 dėrguar M.P.Br. nga prefekti i Gjirokastrės. A.Q.SH. F. M.P.Br:, dos. 5).
    E vėnė pandėrprerje nėn trysninė e pėrfaqėsive ēame, tė qeverisė dhe tė shtypit shqiptar dhe ndėrhyrjen e vagėt tė L.K., qeveria greke kur me rėnkime e kur me gulēime, mė nė fund u shtrėngua tė lėshonte disi fillin shqipembytės; u zotua se lejonte ēeljen e 5 shkollave. Pėrfaqėsia qeveritare shqiptare nė Athinė, duke qėnė nė dijeni tė vorbullės greke mbi kėtė ēėshtje, qė mė 15.I.1936 i kishte paraqitur qeverisė greke qė mėsuesit e tė 5 shkollave nė fjalė tė ishin vetėm shqiptarė ēamėr tė arsimuar nė shkollat e shtetit shqiptar. Nė parashtresė pėrmendeshin edhe emrat e tė 5 mėsuesve tė caktuar prej saj si edhe shkollat nė tė cilat ata duhej tė jepnin mėsim. Mirėpo qeveria greke nuk i miratoi.(Kujtime tė Refi Prronjos).
    Meqė kėrkesat tejet tė ligjėshme tė palės shqiptare qeverisė greke nga njė vesh i hynin, nga tjetri i delnin, njė pėrfaqėsi 15 krerėsh ēamėr u detyruan tė shkonin nė Athinė dhe i riparashtruan qeverisė greke kėrkesėn pėr lejimin e ēeljes sė shkollave shqipe. Ndryshe nga sa kėrkonte pėrfaqėsia ēame, qeveria greke me shkresėn nr. 37580/3460 dt. 31.5.1937 njoftoi se nuk lejonte hapjen e shkollave tė veēanta shqipe; lejonte mėsim shqip 2-3 orė nė javė nė shkollat greke, vetėm pėr nxėnėsit myslimanė. Nė kushte krejtėsisht tė pabarabarta ndėrkombėtare, qeveria shqiptare mė nė fund(1936) u shtrėngua tė pranonte si tė keqen mė tė vogėl kushtet e vėna nga qeveria greke.
    1. Mėsimi nė gjuhėn shqipe lejohej vetėm nė 10 vendbanime shqiptarėsh islamė: Filąt, Grikėhłar, Karbunār, Lops, Mazrrék, Nģstė, Smąrte, Sollopģ e Vrohoną.
    2. Mėsimi nė gjuhėn shqipe lejohej vetėm nė shkolla fillore shtetėrore greke.
    3. Mėsuesit duhej tė ishin shqiptarė me nėnshtetėsi greke tė paraqitur nga bashkėsia e shqiptarėve ēamė islamikė, po tė emėruar nga ministria greke e arsimit, duke marrė parasysh qė mė parė edhe mendimin e pėrfaqėsisė qeveritare shqiptare nė Athinė. Me atė rast u shėnuan edhe emrat e 3 mėsuesve tė tjerė.
    Mirėpo qeveria greke vuri si kusht qė librat shkollore tė shtypeshin nė Greqi, po kėtė kusht qeveria shqiptare nuk e pranoi. Dhe pėr vitin shkollor 1938-1939 dėrgoi nė Ēamėrinė e robėruar 1000 abetare, 500 libra kėndimi pėr klasėn II dhe 20 gramatika pėr klasėn III. Vėē tė 10 mėsuesve tė mėparshėm, qeveria shqiptare atė vit shkollor emėroi edhe 2 tė tjerė: Gani Vesel Demin dhe Hasan Iljaz Ēeēon. Drejtimi i shkollave tė Filatit dhe rrethit tė tij iu besua myftiut tė atėhershėm, Mehmet Zeqirja Shuhos nga Shłlashi.
    Qeveria greke fjalėn “lejė” e pėrdorte vetėm sa pėr tė thėnė “shtyhu, pa takohemi”, me njė fjalė: “po, po” e gurė nė trastė. Dhe kjo sepse s’kishte se kush t’i shtrėngonte rripat dhe ta detyronte tė pėrmbushte detyrimet ndėrkombėtare qė kishte marrė pėrsipėr qė mė 1920 nė marrėveshjen ndėrkombėtare tė Sevrės; mė nė fund lejoi tė jepeshin nga njė orė nė ditė pėr dy ditė tė javės. Po, pėr tė mos u dhėnė as ato dy orė, drejtorėt e shkollave greke -doemos sipas udhėzimeve tė organizmave eprore tė tyre- shpiknin lloj-lloj pengesash tė paudhta. Ndėr mė tė shėmtuarat kanė qenė edhe kėto: librat qė dėrgoheshin prej qeverisė shqiptare censuroheshin nga organet e caktuara greke, griseshin ato pjesė qė s’u pėlqenin dhe pasi tė vuloseshin, dėrgoheshin nėpėr drejtoritė e shkollave. Drejtorėt, nė vend qė t’ua jepnin mėsuesve shqiptarė pėr t’ua shpėrndarė nxėnėsve, edhe pasi merrej vesh se kishin ardhur, me hiēkėla nga mė tė shpifurat i mbanin nėpėr depot e shkollave. Qiteshin prej andej vetėm pas aq e aq ankesash dhe nga ndonjėherė pas ndėrhyrjes sė pėrfaqėsuesit tė qeverisė shqiptare. Njė paudhėsi tjetėr ishte edhe ajo e ngrėnies sė orės sė mėsimit, nėpėrmjet tė zgjatjes sė orės greqisht para asaj shqipe. Kur binte zilja pėr tė dalė, mėsuesi grek i mbante nxėnėsit nė klasė 15-20 minuta. Kurse zilja pėr fillim binte 15-20 minuta me vonesė. Kėshtu qė sa hynte mėsuesi shqiptar nė klasė, binte zilja pėr tė dalė. Pėr tė rrėzuar kėtė pengesė, sipas kėshillės sė mėsuesve shqiptarė, prindėrit i porositėn fėmijėt e vet qė, kur tė binte zilja e pushimit -pas sė cilės do tė fillonte mėsimi greqisht- tė mos delnin nga klasa dhe kėshtu nė minutat qė duhej bėrė pushim, vazhdonte mėsimi shqip. Pasi ngrėnia e orės sė mėsimit dėshtonte, shpiknin pengesa tė tjera; njė prej tyre ishte edhe ajo e shetitjes nė orėn e mėsimit tė shqipes. Qazim Malko Alushi nga fshati Głrrėz, dėshmon: Nė shkollėn e fshatit tėnė vejėn 51-52 djelm e vashaz. Mė 1937 u lejua tė ipeshin di orė mėsim shqip nė javė, po edhe kėto ua haj drejtori. Ēish do bėnej mėsusi i varfėr i shqipes!?. Por edhe mėsuesit shqiptarė dhe prindėrit e nxėnėsve s’e hanin thatė: Kur paraditja u zihej, ata vinin pasdite. Madje, ndėrsa nė orėt e mėsimeve greqisht bėnin mungesa tė shumta, gjatė orėve tė mėsimit tė shqipes nuk mungonte asnjė. Drejtorėt dhe mėsuesit grekė qė e dallonin kėtė dredhi, fryheshin si kokoshė dhe shfrynin tėrė mllef: “Shqiptarė tė pabesė, tė poshtėr, mosmirėnjohės. Ju doni therur, po ē’t’i bėsh qeverisė zemėrmadhe e mėshiruese greke qė u lė tė mėsoni nė shkollat tona!” etj. Njė paudhėsi tjetėr ishte edhe se, kur emėroheshin mėsuesit, shefi i arsimit tė rrethit qė u njoftonte emėrimin, u thoshte: “Ne nuk na hyn nė punė nė vete a s’vete rregullisht nė shkollė e as se si e jep mėsimin. Pėr ne shko kur tė duash. Si tė shkosh edhe tė mos shkosh, rrogėn do tė ta paguajmė.”(Dėshmi tė ish-mėsuesve tė atėhershėm: Abdul Selfo Mahmut Sejkos, Bejaz Taip Meēit, Fejzi Beqir Sejkos, Sami Alush Muharremit). Madje jo rrallėherė mėsuesit i kėrcėnonin deri nė atė shkallė sa i shtrėngonin tė lenin detyrėn dhe tė iknin. Dhe, kur ndonjėri shkonte e ankohej tek shefi i arsimit -i cili ishte nė dijeni pėr sa po ndodhte- jo vetėm qė nuk mundėsonte kthimin e tij nė vendmėsim, po me njė buzėqeshje mė tepėr poshtėruese se sa tallėse, i thoshte: “Do kenė qėnė gjė djelmuri apo ca tė pirė. Kanė dashur tė bėjnė gaxhi(qeshin). Kot je frikėsuar. Megjithatė bėn si tė ta marrė mėndja, nė daē ktheu prapė atje, nė daē mos u kthe. Ti pėr ne je mėsues, rroga do tė tė paguhet kudo qė tė jesh”.(Dėshmi e Muhamet Hidir Baliut nga Gardhiqi, dtl. 1879). Dhe ē’ishte edhe mė qesharake, mėsuesit shqiptar nuk i lejohej as tė mbante regjistėr pėr nxėnėsit e vet e as tė thėrriste emrat e tyre nė klasė pėr tė dalluar mungesat.
    Sa mė tė shumta, tė shpeshta dhe tė mėdha bėheshin pengesat, aq mė me ngulm pėrpiqeshin mėsuesit shqiptarė dhe prindėrit e nxėnėsve pėrkatės pėr t’i kapėrcyer. Po, edhe pse ata bėnin ē’mundnin tė arrinin ku duhej, kishte edhe pengesa tė atilla qė nė ato kushte ishte e pamundur tė kaloheshin. Njėra prej tyre ishte numri i madh i nxėnėsve. Sidomos nė qendra tė mėdha si Filati, Margėllėēi, Mazrrekėt, Arpica, Karbunari, Gardhiqi, Grikėhori etj. s’kishte se si 100 e ca nxėnėsve t’u jepej mėsim nga njė mėsues i vetėm brenda dy orėve nė javė. Prandaj ankesat dhe kėrkesat e prindėrve tė nxėnėsve pėr shtimin e orėve tė mėsimit vazhdonin pandėrprerje. Mirėpo qeveria greke qėllimisht e bėnte njė vesh tė shurdhėr e njė sy tė verbėr dhe ēėshtjen e tėrhiqte zvarrė-zvarrė. Me qėllim qė tė gjenin qoftė dhe njėfarė mbėshtetje pėr plotėsimin e kėrkesave tė tyre, mėsuesit dhe prindėrit e fėmijėve trokisnin nė ēdo derė. Njė rast i tillė ka qenė edhe ai i mėsuesit tė atėhershėm Hasan Iljaz Ēeēos nga Filati, i cili edhe “nė emėr tė shokėve tė vet” pėrfaqėsuesit tė qeverisė italiane nė Janinė i parashtroi ēka ai me shokė dėshironin. Pėrfaqėsuesi nė fjalė kėtė ia bėri tė ditur pėrfaqėsuesit tė qeverisė sė vet nė Korfuz. Dhe ky me tejshkrimin me nr. 2086/571 dt. 27.X.1939 parashtresėn e Hasan Ēeēos edhe ndihmėn financiare qė qeveria shqiptare i kishte dėrguar pėrfaqėsisė sė saj nė Janinė pėr mėsuesit shqiptarė, ia njoftoi M.P.J. nė Romė dhe pėrfaqėsisė qeveritare italiane nė Athinė.(A.Q.SH. F. 252, dos. 244, fl.2).
    Kėrkesėn pėr mėsimin e shqipes qeveria greke e mori parasysh vetėm nė fillim tė 1940-s, falė kėrcėnimit tė qeverisė italiane. Mirėpo kjo gjė ndodhi tepėr vonė, sepse nė tetor tė atij viti shpėrtheu lufta greko-italiane.
    Prej tetorit 1940 e deri nė shtator 1941 edhe ato pak orė mėsimi shqip nėpėr shkollat greke u ndėrprenė, pėr shkak tė luftės greko-italiane. Gjendja ndryshoi thuajse tėrėsisht vetėm nė vitet 1941-1944, pasi ushtria greke ishte pėrgjunjur ndaj ushtrive gjermane dhe italiane dhe kur nė Greqi pushteti ishte bėrė i pėrbashkėt: greko-gjermano-italian; nė ato vite pushtetarėt grekė nė Ēamėri nuk ishin mė tė tėrėfuqishėm. Nga njė gjendje e tillė pėrfituan ēamėrit e besimit islam qė deri atėherė ishin tėrėsisht tė shtypur. Meqė gjermanėt dhe italianėt i shmangeshin ndeshjes me ēamėrit islamikė, kėta nėpėr vendbanimet e tyre guxuan tė ngrenin shkollat e veta nė gjuhėn amtare jo vetėm tė veēanta nga ato greke, por edhe krejtėsisht tė shkėputura prej administratės arsimore greke nė Ēamėri. Nė Filat e Margėllėē u ēelėn shkolla 5-klasėshe, nėpėr fshatra -sipas madhėsisė- 3 e 4-klasėshe. Nė tė gjitha pėrdoreshin librat dhe programet qė pėrdoreshin edhe nė shkollat shqipe brenda shtetit shqiptar, pėrfshi edhe Kosovėn. Pėr drejtimin e atyre shkollave ata ngritėn edhe Kėshillin Krahinor tė Arsimit. Nė rrethana tė tilla u bė njė “hop” dukurisht i dalluar. Kėshillat arsimore tė rretheve dhe qėndrori(nė Paramithi i drejtuar nga av. Spiro Ēalluka), vepronin nė mėnyrė shembullore. Nė shkresėn me dt. 17.9.1941 dėrguar nga Filati zyrės sė fashos nė Janinė, Fuat Rakipi(mulla Fuati, myfti i Filatit), Usni Abazi, Neshat Demi e Jahja Hasani -anėtarė tė atij komisioni- thonė se, pasi kishte arritur koha pėr hapjen e shkollave, “ne ēamėt, si shqiptarė qė jemi, pėrgatitėm mėsuesit e gjuhės shqipe pėr tė dhėnė mėsime nėpėr shkollat e fshatrave dhe qyteteve shqiptare”. Pėr tė mos u penguar nga italianėt, kėrkonin lejė nga rrethkomanda “e karabinierisė mbretėrore nė Filat”. Kėrkesa iu dėrgua qeverisė shqiptare. Ministri P.F.SH., Tefik Mborja mė 1.9.1941 ia pėrcolli M.A. me kėto shėnime nė fund:
    l. Tė kėrkohet numri i fshatrave qė i kanė kushtet e mbara me pasė shkollė”
    2. Kjo ēėshtje tė bisedohet nė Kėshillė dhe tė paktėn tė dėrgohen libra me anė tė ndonjė enti”.(Shkresa me dt.3.XI.1941 dhe.dt. 17.XI.1941, A.Q.SH. F. 252, dos. 112/I).
    Nė pėrkujtesėn me dt. 5.9.1941: “Rreth gjėndjes sė shkollave nė Ēamėrinė e liruar dhe tė nevojave tė para tė tyre” drejtuar ministrit sekretar tė arsimit, Ernest Koliqit nga i dėrguari i “Komitetit Konsultativ tė Ēamėrisė”, Haxhi Sejkua, thuhej: Nė qershor 1941 “filluan tė ēelen pėrsėri” shkollat greke, gjoja pėr plotėsimin e “vitit shkollor tė mbetur mangut nga shkaku i luftės”. Duke kuptuar kėtė dredhi greke, “tė gjithė ēamėrit vendosėn tė mos dėrgojnė asnjė prej djemve tė vet pėr ndjekjen e kėtyre shkollave”. Po drejtorėt e shkollave nė fjalė “paraqitėn nė karabinierinė e presidios ligjin qė dėnon prindėrit qė nuk ēojnė fėmijėt nė shkollė”. Tė gjėndur para njė veprimi tė tillė dhe si mėsuan qė karabinieria s’kishte ndonjė urdhėr detyrimi pėr fėmijėt nė fjalė, prindėrit e tyre kundėrvepruan. Nė qendra ku ndodheshin mėsimdhėnės ēelėn menjėherė kurse “pėr mėsimin e gjuhės shqipe”. Nė fund tė kursit(2.8.1941) “pjesėmarrėsit e kėtyre kurseve” dhanė njė shfaqje teatrale me titull: “Ēamėria nė robėri” dhe kėnduan “disa vjersha atdhetare”. Qė kėto kurse tė riēeleshin dhe tė bėhej “njė punė e mirė” nevojiteshin “20 mėsues tė tjerė” si edhe fonde pėr pajisje dhe pagesa pėr ta. Njė ēėshtje qė shqetėsonte “tėrė ēamėrit, ėshtė fati i 20 nxėnėsve fillorė jetimė -prindėrit e tė cilėve janė vrarė gjatė luftės nga grekėrit- dhe tė 7 studentėve kandidatė pėr nė universitetet, tė cilėt kanė nevojė pėr bursa”. Nė fund shėnohej: “Ēamėria nė ankth pret sa kėrkohet mė lart”.(A.Q.SH. F.252, dos. 112/I). Nė shkresėn me dt. 1.8.1942 kėshillohet shtetėzimi i shkollave, “meqė pakica s’i mban dot vet”. Veē kėsaj do tė zbatohej edhe rregullorja e cila nė tė kaluarėn nuk u vu nė pėrdorim pėr shkak se “nuk asht dashtun tė prishen marrėdhėniet politike me Greqinė”.(A.Q.SH. F. 252, dos. 228, dok. 1631/4).
    Nė Ēamėrinė e robėruar shkolla shqipe mė vete u ēelėn vetėm nga shtatori-tetori i 1941-sė e mbrapa. Ato nuk kishin kushte pėr tė qėnė shkolla tė vėrteta, sepse mungonte baza mėsimore e mbi tė gjitha mėsuesit e pėrshtatshėm. Shkolla tė tilla u ēelėn nė shumė fshatra dhe disa qytete, por ajo qė arriti t’i afrohej disi njė shkolle tė vėrtetė, ishte vetėm ajo e Filatit.
    Nė Ēamėrinė e robėruar para e pas 1941-sė dhanė mėsim:
    1. Abdul Mehmet Zeqirja Shuhua. 2. Abdul Selfo Mahmut Sejkua. 3. Abedin Adem Bakua. 4. Abedin Haqif Dinua. 5. Bejaz Taip Meēi. 6. Fejzi Beqir Sejkua. 7. Gani Vejsel Shaban Demi. 8. Habib Bakua 9. Habib Hamiti. 10. Hajredin Ēufe Muharremi. 11. Hasan Iljaz Ēeēua. 12. Haxhi Mete Sejkua. 13. Iljaz Mete Duēja. 14. Isa Abdi Zeqirjai. 15. Isa Abedin Demi. 16. Ismail Feēi. 17. Jahja Daut Kapetani. 18. Jahja Estrefi. 19. Jakup Sulo Ēumani. 20. Jasin Halil Mehmeti. 21. Mahmut Ēano Ademi. 22. Musa Kasim Rusi. 23. Omer Buqi. 24 Omer Ibrahim Bajo. 25. Qamil Izet haxhi Abdul Sejkua. 26. Qani Shefqet Sejkua. 27. Rakip Isai. 28. Resul Haxhi Ēeēua. 29. Rexhep Huso Seiti. 30. Riza Husa. 31. Safet Xhafer Xorrxi. 32. Saliko Jasin haxhi Sadik Hasani. 33. Sami Alush Muharremi. 34. Spiro Nikollė Vllazėroi. 35. Shaban Rakip Duro Bequa. 36. Shefqet Adem Jakup Sejkua. 37. Shuaip Brahua. 38. Thanas Karaēolģu. 39. Veip Ali Demi. 40. Zejnel Hamza Ēami.(A.Q.SH. F. 252, dos. 244, fq. 2). Mėsuesit me nr. renduer: 1-2, 4-6, 11, 13, 16-20, 22, 24-25, 30, 32-36, 40 janė dekoruar nga Presidenti i Republikės me Urdhėrin “Naim Frashėri” tė kl. I.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  15. #75
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,482
    Libėr Dokumentar mbi Ēamėrinė, “The Cham Albanians of Greece”


    Me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė sė bashku me Lėvizjen Ēame, ditėn e Dielė, mė date 25 Nėntor, nė Hotel Sheraton organizojnė promovimin e librit dokumentar mė tė rėndėsishėm qė ėshtė botuar deri mė tani mbi Ēamėrinė, “The Cham Albanians of Greece”, nga dy autor shumė tė njohur Robert Elsie dhe Bejtullah Destani.

    Libri i cili ėshtė botuar nė njė nga shtėpitė botuese mė tė njohura britanike bazohet nė arkivat mė tė pasura me dokumenta domethėnėse mbi Ēamėrinė, ato tė Lidhjes sė Kombeve dhe Misioneve Britanike dhe mbulojnė njė nga periudhat mė tragjike tė historisė sė saj.

    Pavarėsisht analizės sė gjerė me sfond historik, politik dhe ligjor tė shumė konflikteve tė Ballkanit nė vitet e fundit, pak vėmendje i ėshtė kushtuar tragjedisė sė komunitetit etnik ēam.

    Dokumentet e mbledhura sė bashku nė kėtė libėr pėrmbajne tė dhėna nga Lidhja e Kombeve dhe Misioni Britanik, si dhe dokumentet e mbledhura nga misionet e tjera diplomatike midis viteve 1913 dhe 1960. Sė bashku, ata adresojnė tė gjitha periudhat e dėbimit me dhunė tė popullsisė ēame nga Greqia. Publikimi i kėtyre dokumenteve pėrbėn njė kontribut historik tė pashembullt tė historisė sė Ēamėrisė.

    Ky libėr do tė jetė thelbėsorė pėr studiuesit e historisė sė Ballkanit, politikės dhe tė drejtave tė njeriut. Ai do tė ofrojė njė pasqyrė interesante nė njė nga tragjeditė harruar tė shekullit tė njėzetė.

    Shkurtimisht mbi autorėt:

    - Robert Elsie, ėshtė njė ekspert i njohur ndėrkombėtarisht nė fushėn e studimeve shqiptare. Ai ėshtė autor i mė shumė se gjashtėdhjetė libra, kryesisht nė Shqipėri, kulturėn dhe historinė e saj.

    - Bejtullah Destani ėshtė njė dijetar shqiptar dhe themelues i Qendrės pėr Studime Shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDLIN : 22-11-2012 mė 09:00
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  16. #76
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,482

    Pėr: Ēamėria dhe historia e saj

    Si ju dorėzua Parga Ali Pashės

    Postuar nė: Dossier | Me: 25/02/2013

    Fatmir Minguli

    “Refugjatėt e Pargės” e autorit italian Giovanni Berchet (1783-1851)

    Vijon nga numri i djeshėm

    Kjo ngjarje tronditėse mori dhenė nė atė kohė nė gjithė Evropėn. Krahas pikturės, ndėrmjet tė tjerave u realizua poema “Refugjatėt e Pargės” e autorit italian Giovanni Berchet (1783-1851), njė nga romancierėt mė nė zė tė kohės nė Itali dhe nė Europė. Nė parathėnien brilante qė vetė autori i bėn poemės sė tij shkruhet:

    “Parganjotėt, qė ishin nėn mbrojtjen e qeverisė angleze, tė shoqėruar prej tyre, u ishin dorėzuar Ali Pashės sė Janinės, qė do tė thotė, armikut tė tyre, pasi pashai i kishte kėrkuar atyre, qeverisė angleze, ndihmė. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr t’u kumtuar lexuesve (tė poemės, shėnimi im F.M ).

    Ky lloj procedimi nuk lejonte lehtėsira, sidomos nė njė epokė, ku shkatėrrimi i popujve qė ndodheshin nė njėrin cep apo tjetrin cep tė Evropės, nėpėrmjet politikės, ishte bėrė temė e pėrgjithshme e bisedave me subjekt tė hidhur si edhe subjekt apo motiv i shprehjes sė ndjenjave tė pėrgjithshme qė nuk shuheshin lehtė. Zemėrgjerėsia dha provėn e saj ndaj viktimave tė kėsaj tradhtie tė pa dėgjuar. Rrethanat prekėse bėnė tė shpėrthejė njė dhimbje, megjithėse shumė larg vendeve tė tyre. E gjithė kjo u bė subjekt dhe argument i shumė veprave poetike nė Angli dhe nė Francė. Unė vetėm se kam bėrė njė tentativė pėr ta lėvruar kėtė subjekt dhe jam munduar ta trajtoj nė njė mėnyrė tė re, pėrsa i pėrket formės dhe detajeve artistike, pa bėrė asnjė pėrpjekje tė parathem tė dhėna qė synojnė tė sqarojnė ngjarjen nė mėnyrė tė veēantė, pra duke mos dhėnė asnjė nocion tjetėr qė gjendet nė gjithė gazetat e kohės qė flasin pėr katastrofėn e Pargės.

    Ajo qė shkruajnė gazetat. gjendet patjetėr nė kėtė krijim, por nėpėrmjet aksesorėve tė rinj nė sfond tė historisė dhe tė vėrtetės dhe qė shihet sot si bazė e rėndėsishme e gjithė poezive serioze dhe qė gjen njė mbėshtetje tė fortė nė interesin ndaj tė bukurės nė art, qė nė njė farė mėnyrė tė lė tė nėnkuptosh talentin artistik. Nė bazė tė kėtij parimi dhe nė pėrkushtim ndaj ndjenjės qė tė dikton ngjarja, unė shpresoj pak mėshirė pėr ngjarjet e kėsaj poeme.

    Veēantia e kėsaj poeme ėshtė historike e qė mund tė bėjė aluzion, jepet kalimthi duke pasur njė pėrmbajtje tė thjeshtė. Ajo qartėsohet nga disa citime tė dhėna nė formė shėnimesh nė tekstin e poezisė. Lexuesi do tė kėtė tė lehtė tė gjejė informacionin mė thelbėsor tė ngjarjes. Unė nuk bėj njė protestė, ajo ėshtė larg interesave tė mia. Popujt e Evropės nuk mund tė bėhen armiq me njėri tjetrin dhe aq mė shumė sot ku jetojmė nė njė shtet shtypės. Ose ndjenjė dhimbje dhe ka si arsye dritėn e zhvillimit brenda njė komuniteti evropian dhe qė ka filluar tė nxjerrė filiza tė shėndoshė. Vendi i veprimit tė poemės ėshtė ishulli i Korfuzit. Refugjatėt qė u vendosėn kėtu, dėshirojnė tė kthehen nė ishullin e vogėl tė Paxos-it. Si hyrje tė subjektit kam supozuar njė refugjat nga Parga nė ishullin e Korfuzit. Ai ėshtė ulur nė breg tė ishullit, pėrballė Epirit dhe vėshtron me sy tė dėshiruar Pargėn e tij, ēka i shkakton njė ndjenjė tė madhe pikėllimi.

    Vargjet

    Aty ėshtė dhe njė udhėtar anglez, Henri, qė ka dėshirė tė zbresė edhe ai nė atė breg.

    Poema fillon me njė monolog nė anglisht, ku zbėrthehet nė mėnyrė tė pabesueshme dėbimi i dhunshėm i parganjotėve, njėri prej tė cilėve hidhet nga dėshperimi nė det, ndėrsa anglezi falej pėr jetėn e tij. Ky ėshtė dhe plani i veprimit tė poemės, aq i thjeshtė dhe aq i lehtė pėr t’u kuptuar.

    Unė do tė dėshiroja mėshirėn tuaj, pėr tė ndarė vullnetarisht njė rrezik qė mund tė na ndjekė pas.

    Po sjell kėtu tė shqipėruar disa vargje tė kėsaj poeme nga “ Pjesa e dytė: tregimi”

    Kur Parga dhe populli i saj lulėzonte

    edhe unė shpesh kam shijuar

    dėshirėn njerėzore pėr tė qenė me ta.

    Tani e rrėgjuar nė hallin mė tė madh

    e unė ngushėllohem qė tė paktėn tė mė kthehet

    ajo mėshirė qė tė tjerėt do japin.

    Kjo poeme qė u shkrua nė 1821, nė Paris u publikua nė vitin 1823. Pėr tė pati komente tė shumta nė shtypin evropian tė kohės. Ajo u kthye nė simbiozėn e tablosė sė Hayezit.

    Njė kėngė pėr parganjotėt

    Nė folklorin shqiptar tė zonės sė Sulit ka njė kėngė qė i kushtohet figurės historike dhe patriotike tė Brahim Pargės. Ky patriot merrej me pajtimin e hasmėrive pikėrisht nė fshatin Mazrek, emėr qė i takon kodrės sė kėshtjellės sė Pargės, nė vitet 1878-1891.

    Nė kėngė thuhet:

    Brahim Parga si s’u lodhe

    Fshat mė fshat kur ti shkoje

    Hasmėritė i bashkoje

    Derė mė derė i takoje

    Shkon Brahimi nė Mazrek

    mblodhi gjithė kabiletė

    kur arriti te pusetė

    dollnė e pritnė pleqtė

    Mbas fshatit Mazrek, u bėnė pajtime nė gjithė Ēamėrinė. Nė kėtė dokument folklorik duket shumė qartė qenėsia shqiptare jo nga toponimet dhe emrat e njerėzve por dhe nga fenomeni shqiptar i hasmėrisė.

    Nė librin e Hazis Hysenit: “ Nuk harrohet Camėria” nga ku ėshtė marrė kjo kėngė ka edhe fakte tė tilla si:

    “Shqiptarėt myslimanė nė Greqi ishin nė 1922 afro 100 000. Prej kėtyre 35000 frymė u pėrzunė nga tė dy prefekturat e Kosturit dhe Follorinės dhe gati 2000 nga Janina, Preveza dhe Parga…”

    ose:

    “… shqiptarėt e pėrzunė pėrdhunshėm nė kėtė mėnyrė sot janė shpėrndarė nė krahina tė ndryshme tė Anadollit ku vuajnė urie, meqenėse pasuria e tyre u grabit dhe u rrėmbye nga Greqia”.

    Kombetare.al
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    By Qafir Arnaut in forum Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 29-03-2013, 13:24
  2. Pasqyra e temave historike
    By Fiori in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    By ZANOR in forum Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-07-2009, 07:53
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    By Brari in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    By Eni in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •