Zyrtari i PDK-sė ndėrton bazėn e AKI-sė
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kur lidhin njė kontratė sekrete, bėjnė marrėveshje me njėrėn nga kompanitė qė gjenden nė listėn e bardhė, ku hyjnė ndėrmarrjet e pėrgjegjshme qė kontraktohen vazhdimisht nga administrata amerikane. Kosova nuk e ka njė listė tė tillė tė kompanive, sikurse nuk ka as ligj pėr prokurime speciale.
Nė kundėrshtim me modelin amerikan, Qeveria e Kosovės ia ka besuar ndėrtimin e bazės sė Agjencisė Kosovare tė Inteligjencės (AKI) njė kompanie private, pėr tė cilėn edhe vetė kreu i AKI-sė e pranon se nuk ka shumė kontrata me institucionet shtetėrore.
Kompania Ing Engineering, nga Suhareka, nė gusht tė vitit tė kaluar ka lidhur me Ministrinė e Administratės Publike njė kontratė 5 milionė euroshe pėr ndėrtimin e bazės sė Agjencisė Kosovare tė Inteligjencės. Pėr, kėtė nuk ka pasur njė procedurė tė hapur tė prokurimit publik, por ėshtė pėrdorur procedura e negociuar.
Ministria e Administratės Publike, sipas tij, ua ka dėrguar ftesat pesė kompanive nga tė cilat ėshtė pėrzgjedhur Ing Engineering nga Suhareka.
Kompanisė i ėshtė bėrė verifikimi dhe ka dalė nė rregull, ka deklaruar Smakaj.
...
AKI se vėrejti afėrsinė e Ing Engineering me PDK-nė
Hazir Hajdari, i cili e mban pozitėn e zėvendėsdrejtorit gjeneral tė Ing Engineering, nė vitin 2007 ka qenė kandidat pėr deputet nė Kuvendin e Kosovės nga radhėt e Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), qė udhėhiqet nga kryeministri i vendit Hashim Thaēi.
Hajdari, aktualisht ėshtė kėshilltar komunal nė Suharekė, po nga radhėt e partisė sė kryeministrit Thaēi. Ai kur ėshtė kontaktuar nga Gazeta Jeta nė Kosovė nuk ka dashur tė flasė pėr kontratėn sekrete me Qeverinė e Kosovės, me arsyetimin se vėllai i tij, Rexhepi, i di mė mirė punėt qė lidhen me tenderė.
...
MAP-i nuk jep arsyetim pėr pėrzgjedhjen e kontraktorit besnik
Zyra e Prokurimit e Ministrisė sė Administratės Publike (MAP) nuk ka dhėnė njė pėrgjigje se ēfarė kriteresh janė marrė pėr bazė pėr tė klasifikuar si tė besueshme kompaninė Ing Engineering. Arton Berisha, drejtor i prokurimit, ka zbuluar vetėm shumėn e kontratės qė, sipas tij, kap vlerėn e 5 milionė eurove.
E pėr sa i pėrket kritereve, sipas MAP-it, ato i di vetėm Agjencia Kosovare e Inteligjencės.
Nė kėtė rast ne kemi vepruar sipas kėrkesės AKI-sė, dhe sipas dispozitave ligjore. Pėr kėrkesė ma shumė drejtoheni AKI-sė, ka deklaruar Birsen Shufta, zėdhėnėse e Ministrisė sė Administratės Publike.
...
http://www.zeri.info/artikulli/2/8/4...azen-e-aki-se/



Pėrgjigju Duke Cituar




Ruaj Lidhjet