Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570

    Platformė politike e institucioneve tė Republikės sė Iliridės

    Platformė politike e institucioneve tė Republikės sė Iliridės



    Sqarim historik lidhur me shtrirjen gjeografike dhe etnike tė territorit tė R. Sė Iliridės



    Territori i Iliridės sė Jugut kufizohet me Epirin nė jug dhe me Maqedoninė e Epėrme, me Trakinė nė lindje, dhe me lumin Neretva nė veri-perendim, kurse nė veri nuk ka kufi tė vėrtetė.

    Dardanėt, kryesisht tė ndarė nga rethi Ilir kanė mė shumė elemente trake nga ato Ilire. Popujt e Iliridės sė Jugut janė: Athinasit, Partitėt, Desaretėt, Enkelejtė, Taulantėt, Labeatėt dhe Ardijajtė. (05 Helenizmi, Ilirida e Jugut, Google).


    1.Situata aktuale politike, ndėrnacionale, ekonomike dhe ndėrkombėtare nė IRJM

    Ky shtet pėrjeton njė krizė tė thellė politike, e cila ka ēuar momentalisht situatėn nė njė rrugė pa dalje. Kjo krizė ka tė bėjė mbi tė gjitha me tendencat pseudo-shkencore, qė kanė tė bėjnė me identitetin dhe tė kaluarėn false tė popullit sllavo-maqedonas, i cili sipas interesit tė momentit tė caktuar historik, herė e quan veten popull antik e herė popull sllav. Gjatė luftės sė dytė botėrore, po ky popull fitoi tė drejtėn qė tė formojė pėr herė tė parė njė shtet qė u quajtė Maqedoni, por vetėm falė Internacionales socialiste dhe Josip Broz Titos, ku ky popull deklarohej se ishte popull sllav, gjė tė cilėn e dėshmon gjuha dhe alfabeti cirilik (sllav).
    Ėshtė mendim i ynė se po tė mos ishin deklaruar kėta se ishin sllav nuk do tė kishte ekzistuar sot konglomerati artificial IRJM.

    Kjo analizė mund tė ndihmojė nė zbėrthimin e raporteve politike tė pėrkeqėsuara me pėrmasa tragjike pėr shqiptarėt, tė cilėt edhe pas tė gjitha kėrkesave tė panumėrta pėr ndryshim pozitiv tė statusit tė pazgjidhur tė tyre, madje edhe pas luftės sė vitit 2001 dhe as me MO-nė nuk u zgjidhėn ashtu siē ishin kėrkesat qė shqiptarėt tė ishin komb-shtetformues dhe bartės tė sovranitetit tė kėsaj republike nė mėnyrė tė barabartė me maqedonasit.

    Sot vendi edhe pas rrėnojave tė hirit tė vitit 2001, sėrish ėshtė shėndėruar nė njė arenė tė incidenteve tė panumėrta ndėretnike, ku gjithmonė viktima tė kėtyre incidenteve dhe frustrimeve nacinal-shoviniste janė shqiptarėt, nė tėrė shtrirjen e territorit tė Repulikės sė Iliridės, nga Manastiri deri nė Kumanovė.

    Qė nga viti 1990, nė shtetin e quajtur si „ Oazė e Paqes „, kanė filluar vrrasjet e pandėrprera tė shqiptarėve, si ishte rasti me 80 vjeēarin Nuredin Nuredini, nga fshati Haraqinė i Shkupit, duke vijuar me ndėhyrjet policore nė Ladorisht tė Strugės, vrrasjet e katėr personave nė Bit Pazar tė Shkupit , vrrasja nė Tetovė e Abdylselam Eminit, lidhur me kėcėnimet ndaj gjithė atyre qė pėkrahnin hapjen e UT-ės, burgosjet e themelusve tė kėtij institucioni arsimor nė gjuhėn shqipe nė vitin 1995, vrasjet e tre shqiptarėve nė Gostivar nė vitin 1997, vdekjet e shumė shqiptarėve nėpėr stacionet policore tė Kumanovės, tė Shkupit, tė Velesit, etj.
    Viti 2001 shėnoi njė luftė tė deklaruar ēlirimtare dhe kombėtare, por qė pėrfundoi me njė deklaratė se kjo ishte luftė pėr tė mbrojtur Maqedoninė.

    Si rezultat i kėsaj lufte pasoi njė dokument i quajtur MO, por dokument qė asnjėherė nuk ėshtė jetėsuar por ka pasur pasojė disa qindra burgosje, madje edhe me burg tė pėrjetshėm, natyrisht tė shqiptarėve si shumicė absolute.
    Sipas deklaratės sė njė zyrtari tė Ministrisė sė Drejtėsisė, 68% e tė burgosurve pėr vepra penale janė shqiptarė?!

    Intervenimet policore dhe tė grupeve tė frustuara antishqiptare reflektohen me incidente tė panumėrta nėpėr shkolla tė pėrziera, rrahje tė shqiptarėve si p.sh. nė fshatin Nerez tė Shkupit nėpėr shtėpitė e tyre, vrasja nė Bit Pazar e tė rriut 15 vjeēar shqiptar vitin e kaluar, vrasja e maturantit shqiptar po vitin e kaluar pa dhėnė asnjė dėnim pėr vrasėsit,madje me arsyetime tė prokurorit se vrasėsit nuk mund tė dėnohen pėr vrasje, por vetėm pėr shkaktim tė lėndimeve tė rėnda trupore, vrasjet e dy tė rrinjėve shqiptar nė Gostivar nga polici maqedonas, etj.
    Ofendimet e panumėrta tė shqiptarėve nėpėr ndeshje tė ndryshme sportive, madje edhe nėpėr ndeshje tė cilat i financon qeveria edhe me mjetet financiare nga shqiptarėt, pa asnjė ndėhyrje tė policisė, nė mėnyrė shumė tė qartė flasin pėr urejtjen patologjike antishqiptare qė nė IRJM ushtrohet dita mė ditė. Nėse analizohen parullat antishqiptare, si p.sh. : „Vdekje shqiptarėve „, „ Dhoma Gazi pėr shqiptarėt“ , „ Maqedoni pa shqiptarė“, „ Shqiptarė ju jeni njerėz tė Maleve „, etj etj , qartė jepen mesazhe tė natyrės fashizoide , tė ngjajshme me ata tė kohės sė Sllobodan Millosheviqit dhe vrasėsve tjerė tė shqiptarėve.

    Mosdurimi dhe urejtja antishqiptare kanė qenė tė pranishme nė IRJM, nė forma tė ndryshme, si p.sh. nga vitet 1991 ishte afera „ SINA PTICA“ , ku VMRO-DPMNE, kėrkonte formimin e qeverisė nėn hije, natyrisht pa shqiptarė. Kėsaj kur ia shtojmė dekleratėn e gjeneral Arsovskit nė Kėshillin e VMRO-DPMNE se nė Maqedoni duhet tė formohet armatė njė nacionale –maqedonase, natyrisht pa shqiptarė si dhe disa takime tė presidentit tė athershėm maqedon Kiro Gligorov me persidentin serb Millosheviē nė Ohėr qė ende mbeten enigmatike pėr shqiptarėt, poashtu kreu shtetėrror i shtetit pa asnjė shqiptar nė tri postet udhėheqėse, qaratazi flasin pėr karakterin njėnacional maqedonas si dhe pėr karakterin unitar tė shtetit tė quajtur IRJM.

    Kushdo qė thirret nė MO-nė, le tė lexojė Preambulėn e Kushtetutės sė R. sė Maqedonisė ku si bartės kryesor i sovranitetit pėrmendet vetėm populli maqedonas, kurse shqiptarėt me gjithė qytetarėt tjerė pėrmenden si pjesė e populli tė caktuar, qė faktikisht sipas Dr.prof. Jeton Shasivarit, profesor i tė drejtės kushtetuese, termi pjesė e popuulit nėnkupton pakicė kombėtare.

    MO qė pėrmendet me aq popmpozitet nga pėfaqėsuesit shqiptarė nė koalicion poashtu edhe nga pėrfaqėsues zyrtar tė shtetit maqedonas, nė tėrė kėtė marrėveshje, emri shqiptar pėrmendet nė preambullėn e kushtetutės sė IRJM-ės, sėbashku me komunitetet tjera dhe vetėm edhe njėherė nė nenin ku flitet pėr komitetin pėr mardhėnie ndėretnike krahas me maqedonasit.

    Pėndryshe shqiptarėt dhe tė tjerėt ēdoherė tjetėr qė pėrmenden si nė kushtetutė poashtu edhe nė MO pėrkufizohen me termin komunitet i cili pėrbėn 20% tė popullatės, i cili flet gjuhė tjetėr nga maqedonishtja dhe nuk ėshtė popull shumicė. Nėse bėjmė krahasim me Pakon e Ahtisar-it, ku emri serb pėrmendet 32 herė dhe nė nivel tė R. sė Kosovės, gjuha serbe ėshtė plotėsisht zyrtare nė nivel shtetėrror, madje ėshtė nė pėrdorim zyrtar edhe nėpėr komuna ku nuk jeton asnjė serb, natyrisht se kėtu diskriminimi, mohimi dhe degradimi i shqiptarėve dhe gjuhės shqipe ėshtė mėse eklatante dhe shumė joparimor edhe nga ana e pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė.

    Nė gazetė prestigjioze Amerikane „ National Geographic“, analisti Prit J. Veselind nė njė artikull tė tij tė cilin e titullon‚“ Shqiptarė njė popull zemėrthyer“, flet pėr njė deklaratė qė njė shqiptar nga Maqedonia i jep autorit,, ku thotė : „ ...Neve kėtu na vlersojnė si njė racė tė rrezikshme e provokative dhe populli shqiptarė ėshtė nėn njė presion tė madh, ēdo shiptarė e ndjen frikėn nėn lėkurėn e tij,.“,(dhjetor 2002 –janar 2003) . Nė kėtė kontekst poashtu ėshtė edhe reportazhi nga mbledhja e kryesisė tė fondit humanitar „ Liria Kombėtare „ ,nė zyrėn e saj kryesore qė gjendet nė qytetin Paterson tė New Jersey-it, ku morėn pjesė pothuajse tė gjithė kryetarėt e degėve dhe nėdegėve te New York-ut, New Jerseyiit dhe Conecticut-it si edhe udhehqesit fetar tė qendrave fetare nė Paterson dhe Waterburey, Imam Muhamed Osmani dhe Imam Kaim Dani. Kėtė mbledhje e drejtoi me shumė kujdes dhe respekt nėnkryetari Ajri Hoxha. Diskutimi u zhvillua lidhur me mospajtimin e tyre me marveshjen shqiptaro-maqedone, MO-nė qė u nėnshkrua nė 13 Gusht nė Shkup nga deputetet shqiptarė nė koalicion me qeverinė vrastare sllavo-maqedone.

    Pėrfaquesit e UCK –sė ua kishin dhėnė fjalen te gjithe shqiptareve brenda dhe jasht se nese pranohet me pak de statusi shtetformues nuk do te kete zgjidje te ceshtjes shqiptare nė Maqedoni. Kėtė kėrkesė e kanė bėrė disa herė edhe autoritete amerikane sidomos kongresisti Engel Eliot, por fatkeqesisht udheheqesit politik dhe ushtarak te UCK-se i shkelen premtimet e dhėna.Nė gjirin e Fondit Humanitar „ Liria Kombėtare „ punojnė dhe veprojnė shumė individ besnik dhe fisnik qė gjithmonė i janė bashkangjitur lėvizjes pėr Liri Kombėtare, individė nga familjet mė fisnike tė Kumanovės, Tetovės, Dibrės, Gostivarit, Kėrēovės, Shkupit,Strugės, Ohrit, Manastirit, Prespės dhe gjithė atij brezi tė artė tė ILIRIDĖS.

    Pra emri Iliridė nuk ėshtė donjė sajesė artificiale dhe e pėrdorur pa pasur mbėshtetje nė vullnetin e popullit shqiptarė, gjatė gjithė historisė shqiptare brenda dhe jashtė territorit aktual tė Republikės sė Iliridės, qė duhet tė rezultojė me ridefinimin e IRJM-ės dhe me ndryshime radikale tė Kushtetutės sė saj nė njė Union Demokratik tė quajtur ILIRIDĖ dhe MAQEDONI ose anasjelltas, sipas modelit tash mė tė njohur nga trevat e ish-Jugosllavisė, siē ishte shembulli i Unionit Serbi dhe Mali i Zi.

    Se emri Iliridė ėshtė shumė present nė mesin e shqiptarėve brenda dhe jashtė flet edhe fakti se pėrveē qindra grafiteve nėpėr sheshet dhe rrugėt magjstrale dhe rajonale tė Iliridės (Maqedonia Perendimore), disa firmave me kėtė emėr nė Gostivar, Tetovė, e gjetiu, qindra emra tė fėmijėve Ilirida ose Ilirid, poashtu disa firma tė shqiptarėve nė Itali, Zvicėr, Gjermani, etj. Vlenė tė pėrmendim se para viteve tė 2000-2001 ka ekzistuar Fronti Nacional pėr Republikėn e Iliridės nė Gjermani, kurse mė 05 prill tė vitit 2011 nė Zurich tė Zvicrės themelohet bashkėsia shqiptare ILIRIDA .

    Informojmė opinionin shqiptarė dhe atė ndėrkombėtarė se , vendlindja e personaliteteve dhe vendi i ngjarjeve tė rėndėsishme, pa tė cilat historia shqiptare nuk do tė ishte ajo qė realisht ėshtė, ende ėshtė jo e qeverisur (jo e lirė), nga shqiptarėt. Personalitetet historike pėr tė cilėt mendojmė janė : Nėna e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, Dervish Cara, Mehmet Pashė Deralla, dy nobelistėt shqiptarė, Nėnė Tereza alias Gonxhe Bojaxhiu,dhe Dr. Ferit Murati, kurse ngjarjet e mėdha historike si Luftėrat e Skenderbeut nė Pollog, Kongresi i Manastirit 1908, Botimi i Abetares sė parė me alfabet tė unifikuar shqiptar botohet po nė Manastir, Kryengritja e Ilindenit, Lidhja e Prizrenit me disa pėrfaqėsues nga territori i Republikės sė Iliridės, motrat Qirijazi nga Manastiri, etj etj.

    Sot ė Maqedoni falė anagzhimit utopik tė politikave qore tė partive politike shqiptare , nė skajshmėri pushteti aktual nė krye me Nikolla Gruevskin diskriminon, fyen dhe vret shqiptarėt sa herė qė ata kanė nevojė , mundėsi dhe shans.

    Maqedonia nė rafshin intergral ka filluar betejėn e mbjelljeve tė statujave , antike , bizantine dhe sllave nė ēdo cep tė teritorit tė kryqendrės Dardane Shkupi, duke tentuar tė sllavizojė gjithēka qė ėshtė shqiptare, siē bie fjala edhe me nobelisten shqiptare Nėnė Tereza, ku nė shtėpinė pėrkujtimore tė saj nuk figuron asnjė fjalė shqipe, poashtu e njejtė ėshtė rasti edhe me Statujėn Herroi mbi Kalė e cila asocon nė madhėshtinė e Aleksandrit tė Madh nė kuadėr tė mega-projektit Shkupi 2014 pa mos llogaritur nė atė se edhe ai ėshtė i pėrkatėsisė shqiptare, gjė tė cilėn e deklaron edhe shkrimtari i njohur franēez La Martini , nė veprėn e tij „ Mbi Turqinė „ , kur flet mbi shqiptarėt. Ja se ēka thotė ishprefekti i Shkupit Trifun Kostofski nė TV kanal 5 mė datė 12.02.2010 : „ Nėse realizohet projekti i quajtur SHKUPI 2014 , Maqedonia nuk do tė jetė shtet i pavarur“. Nė kontekst tė kėsaj ja ēka thotė Instituti Amerikan i Paqes, nė tė pėrditshmėn „Washington Post „ : ...Kriza nė Maqedoni mundė tė riciklojė...“ ( E pėrditshmja .“Zėri“ nė Kosovė , mė datė 10.12.2002)

    Nė planin horozontal pushteti maqdonas qoftė i LSDM-ė apo ai i VMROS-ė, i anashkalon shqipatrėt nė ēdo pikėpamje, deri mė tani asnjė pėrkujdsje shtetėrrore pėr shqiptarėt, Sheti maqeodon dskriminon shqipatrėt qė nga lėngata e lindjes, asnjėherė ai nuk ka tentuar tė adaptojė shrtarin shtetrror pėr ta , por, sa herė qė shqipatrėt kėrkojnė diēka tė zbatohet, maqedonasit nuk akomodojnė kėtė shtrat, pėrkundrazi ata ua presin kembėt shqiptarėve.

    Nė palnin vertikal shqipatrėt nuk janė pėrfill as para 2001 –ishit e as pas tij, maqedonasit disponojnė me kapitalin shtetėrror , ata bėjnė privatizimin, disponojnė me pridhimtarinė bazike,me trgtinė, bursat, sjellin vendime mbi buxhetin, marin vendime pėr aksionet policore, sjjelin ligje, shqiptojnė dėnime etj etj. Nė kėtė relacion vetėm shqiptarėt me pasoja, dėnime, bugosje, vuajtje, vrasje etj.

    Ilirda dhe populli i saj deri mė tash nuk ka marrė garanca nga askush pėr mbijetesėn e saj, e vetmja garancė deri mė tani ka qenė vetė ekzistenca dhe qėndrimi bujar i popullit shqiptar nė kėto troje ku pėr rritėn dhe zhvillimin e vetė u kujdes vetė!

    Andaj mendojmė se shqipatrė kanė realisht nevojė pėr institucione tė veta administrative nė kuadėr tė Kushtetutės sė R. Sė Iliridės dhe beson se njė pėrkufizim real administrativ nė mes shqiptarėve dhe maqedonasve, nė asnjė mėnyrė nuk ka pėr synim mohimin e asgjėje nga identiteti maqedonas dhe i tė tjerėve , por vetėm se do tė forconte bindjen se shqiptarėt dhe maqedonasit mund tė jetojnė bashkė nė njė organizim shtetrror nė formė tė dy subjekteve tė barabarta konfederale, pa asnjė kėrkesė pėr prishjen e kufijve tė jashtėm.
    Republika e Iliridės konsideron se aderimi i IRJM-es, nė strtukturat euro-atlantike, si nė BE dhe nė NATO, mund tė bėhet shumė mė lehtė vetėm atėherė kur shqiptarėt dhe maqedonasit do tė ishin bartės tė barabartė tė sovranitetit tė Unionit Iliridė dhe Maqedoni, duke garantuar tė gjitha tė drejtat njerėzore dhe etnike tė tė gjithė qytetarėve tė saj nė bazė tė kushtetutės sė reformuar dhe ridefinuar e nė bazė tė tė gjitha dokumenteve ndėrkombėtare, pikė sėpari tė gjitha dokumentet dhe rezolutat e OKB-es, tė OSBE-es dhe Unionit Europian EU.


    2. Pse sot ILIRIDA

    Ne gjykojmė se ka ardhur koha qė konformizmi i frikshėm i faktorit politik shqiptar nė marėdhėnie me faktorin politik maqedonas dhe atė ndėrkombėtar tė ndėpritet. Servilizmi i skajshėm i pėrzier me terme integruese dhe demokratike, si dhe kosmopolitizmi i tepruar nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me situatėn aktuale, qė po pėrjeton popullsia shqiptare sot nė kėtė shtet totalitar, unitar dhe policor , e pothuajse edhe monist, pasi bartėsit e institucioneve kryesore shtetėrrore janė vetėm pėrfaqėsuess tė njė subjekti politik dhe tė njė etniteti ( sllavo-maqedonas).
    Kėrkesat tona tė drejta i bazojmė nė kontekst tė realitetit historiko-etnik, demokratik, dhe duke u bazuar nė faktet e pamohushme historike se shqiptarėt janė popull autokton me njė traditė mbi 3000 vjeēare tė ekzistencės sė tyre po nė tė njejtat territore, vetėm se shumėfish tė rudhur , madje mbi 60% tė territorit tė njohur tė ekzistencės sė shqiptarėve deri nė fund tė sundimit turk, gjegjėsisht nė vitin 1912 kur u shpall pavarsia e shtetit shqiptar nė Vlorė.

    Shqiptarėt e Iliridės me flijim mė tė madh tė mundshėm kanė dhėnė kontribut pėr ekzistimin e kėtyre trojeve deri nė ditėt e sotshme, duke u thirrė nė luftėrrat e heroit kombėtar shqiptar Gjegj Kastriot Skenderbeu, nė Luftėrrat e Dervish Carės , nė Luftėn e dytė Botėrrore ku shqiptarėt e Iliridės morėn pjesė masovikisht nėpėr formacione tė ndryshme luftarake tė pėrziera me maqedonasit dhe tjerėt, poashtu edhe nė formacione ushtarake tė pastra shqiptare siē ishte rasti me Brigadėn e Shtatė Sulmuese Shqiptare, qė luftoi kundra nazizmit nga qyteti i Strugės e gjer nė Trieshtė.

    Ja se ēka thotė Sekretari i Komitetit Krahinor pėr Maqedoninė Veri-Perndimore, Kėrste Cėrvenkovski nė korik tė vitit 1943: „... Situata nė Maqedoninė perendimore duhet tė shiqohet mė ndryshe, pėrshkak se nė tė vėrtet ky territor nuk mund tė quhet Maqedoni, me qė njė pjesė e madhe e kėtij territori ėshtė i banuar nga shqiptarėt. Ai propozon qė shqiptarėt masovikish tė marin pjesė nė luftėn nacioanal-ēlirimtare dhe shqiptarėve tu jepet autonomi njėsoj si Kosovės“. (Kjo letė i dėrgohet Komitetit Qendrror tė Partisė Komuniste tė Maqedonisė i nėnshkruar me emrin „JANKO‘!

    Kėrkesat tona bazohen nė Referendumin e 11 dhe 12 Janarit 1992 , pėr autonomi politike dhe territoriale tė shqiptarėve nė Maqedoni, gjė tė cilėn e mbėshtet edhe Kongresi i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės , me propozim tė kryetarit tė Komitetit pėr Mardhėnie me Jashtė , tė tė ndjerit z. Tom llantosh mė 03.02.1992.

    Pas mbajtjes sė Referendumit me pjesėmarrje afėr 400000 votues qė u deklaruan „PRO“ , u hartua edhe Kushtetuta e R. Sė Iliridės nė prill tė po kėtij viti, ku morėn pjesė deputetetė dhe ministra shqiptarė tė pėrbėrjes parlamentare 1990-1994.


    Po ashtu kėtė tė drejtė tė vetėvendosjes sė popujve e garantojnė edhe kėta dokumente tė OKB-es siē janė:

    1. Karta Atlantikut tė vitit 1941 ( lidhja e kombeve)
    2. Karta e kombeve te Bashkuara e vitit 1945
    3. Deklerata Universale e OKB-es e vitit 1948
    4. Rezoluta e OKB-es nr,637 , 16.12.1952
    5. Rezoluta e OKB-es nr. 1514, 14.12.1960
    6. Rezoluta e OKB-se nr. 1815 , 18.12.1963
    7. Rezoluta e Okb-es mr.2105, 20.12.1965
    8. Pakti ndėrkombėtar pėr tė drejtat civile dhe politike i vitit 1966
    9. Pakkti ndėrkombėtar pėr tė drejtat ekonomike sociale dhe kulturore 1966
    10. Dhe Rezoluta e OKB-es me nr. 2625, 24.12.1970
    Tė drejtėn e Vetėvendosjes e garantojnė edhe kėta dokumente tė OSBE-sė:
    1. Akti Final i Helsinkut i vitit 1975
    2. Karta e Parisit pė Europė tė Re e muajt nėntor tė vitit 1990, si dhe
    3. Dokumnti i Kopenhagės i qershorit tė vitit 1990 .

    Kėrkesat tona i bazojmė edhe nė numrin e shqiptarėve nė Maqedoni, i cili ėshtė sėpaku 40%, me dėshmi tė shumta tė kėtyre institucioneve, siē janė : Kongresi I SHBA-sė, CIA, Komiteti I Helsinkut i SHBA-sė, Senati i Belgjikės, Komiteti i Helsinkut i Holandės, BBC, etj!

    Si rezultat i fakteve dhe dėshmive historiko-etnike dhe politike tė populit shqiptarė si dhe Dokumenteve dhe Rezolutave tė lartėpėrmendura, ne , dalim me propozimin tone qė e bazojmė nė Platformėn e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare tė Iliridės, nė bazė tė Kuvendit tė Pare Themelues tė mbajtur mė 15.04.2006 gjegjėsisht mė 7.05.2006 nė Tetovė, si dhe nė bazė tė Kushtetutės tė Republikės sė Iliridės tė vitit 1992 , tė bazuar nė Referendumin e 11 dhe 12 Janarit tė vitit 1992, dhe nė tė njejtėn kohė para institucioneve tė brendėshme dhe atyre ndėrkombėtare paraqesim kėtė :



    K Ė R K E S Ė

    Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė urgjentisht tė pranojė fillimin e konstituimit dhe funksionimit tė Kuvendit tė Unionit Iliridė dhe Maqedoni, respektivisht tė njohė tė drejtėn legale tė formimit dhe funksionimit legal dhe demokratik, tė institucioneve tė Republikės sė Iliridės , si shprehje e vullnetit politik tė shumicės sė shqiptarėve nė Referendumin e vitit 1992, ku ish-Republika e Maqedonisė do tė pushojė sė qeni shtet unitar, duke ndjekur modelin e Unionit Serbi dhe Mali i Zi.

    Nė kėtė kontekst Unioni Iliridė dhe Maqedoni do tė pėrbėhej prej dy njesive konfederale, pra nga Republika e Iliridės dhe Republika e Maqedonisė, qė njėkohėsisht emri Iliridė dhe Maqedoni do tė ishte njė kontribut drejtė zgjidhjes sė kontestit mė se 20 vjeēar me Greqinė fqinje.

    Realizimi i kėrkesės sė lartėpėrmendur duhet arritur nėpėrmes tė marrėveshjes sė pėrfaqėsuesve tė popullit Shqiptar dhe Maqedonas qė dalin nga gjiri i tė dy popujve por jo nga pėrfaqėsues tė partive aktuale politike. Kėrkesa pėr aritjen e marėveshjes sė fundit ( Iliridė-Maqedoni), buron edhe nga propozimi qė ka hartuar Universiteti i Friburg-ut nė Zvicėr, enkas pėr Unionin Serbi dhe Mali i Zi nga prof. serb Dr. Gjorgjeviē.

    Nė qoftė se Kėrkesa jonė injorohet, ne do tė jemi tė detyruar tė aplikojmė vendimet e Kuvendit tė Republikės sė Iliridės, pėr fillimin e funksionimit tė organeve tė Republikės sė Iliridės me rrugė dhe forma demokratike tė njohura nga bota e civilizuar.

    p.s.
    1. Nė Deklaratėn e Pavarėsisė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Thomas Jefferson si hartues i saj, thotė: „ ... Cdo njeri dhe cdo individ nė Tokė, posedon tė drejtėn e Vetėqeverisjes..”.

    2. Presidenti Amerikan Wilson Woodrow, nė Konferencėn e Paqes nė Versajė tė Francės, mė 1919, thotė se tė gjithė popujt e Botės, gėzojnė tė drejtėn e Vetėvendosjes.

    Shėnim:
    Kjo platformė do tu drejtohet tė gjitha qendrave vendosėse tė R. Sė Maqedonisė sė deritanishme , Kongresit dhe Departamentit tė SHBA-sė, Unionit Europian (EU), Shtetit Shqiptar, Shtetit tė Kosovės, OSBE-s, NATO-s dhe tėrė korrit Diplomatik nė Shkup si dhe mjeteve tė informimit publik elektronike dhe tė shkruara.
    Tetovė, 09.04.212
    Presidenti i R. sė Iliridės, Prof. Nevzat Halili; Kryetari i Kuvendit tė R. sė Iliridės, Prof. Rami Veliu; Kryeministri i Qeverisė sė R. sė Iliridės, Mr.sc. Baki Sulejmani – Balla.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •