Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,779

    Prekja e Sekar

    Prekja e Sekar


    Hulumtim i Call To Islam1

    Vėrtet, Sekar [Djegėsi] ėshtė Zjarri i xhehenemit. Ai ėshtė “Pusi pa fund” [xhehenemi], “Zjarri flakėrues” [el-Xhehijm], “Burgu” [Sixhxhin], “Shtypėsi” [el-Hutame] dhe “Vendbanimi i shkatėrrimit” [Darul-beuaar] 2

    Allahu, mė i Larti, thotė:

    « Do ta gjuaj atė nė Sekar. Dhe ēka tė bėri tė kuptosh se ēėshtė Sekar? Ai nuk kursen aspak [asnjė mėkatar] e as nuk lė pa djegur lėkurat » [el-Mudethir, 26-29]
    Nga tė gjitha krijesat e Allahut qė njohim, xhehenemi ėshtė mė i tmerrshmi. Ai ėshtė i shėmtuar, i ndyrė, i zymtė, i tėrbuar, i dhimbshėm, i dėmshėm, i pafund dhe i pamėshirshėm. Edhe gjėja mė e tmerrshme qė mund tė imagjinojmė apo ėndėrrojmė, nuk mund tė krahasohet me njė moment tė vetėm nė xhehenem.


    Xhehenemi ėshtė i pėrjetshėm, i gjithmonshėm3. Torturės sė tij apo banorėve tė tij kurrė s’do t’u vjen fundi. Ai ėshtė njė humnerė tmerrėsisht e thellė, saqė, po tė hidhej njė gur nė tė, do bėnte shtatėdhjetė vjet pėr tė mbėrri fundin e tij4. Ai sheh5 dhe flet6. Ai do tė tėrbohet ethshėm, kur t’i shohė mosbesimtarėt7. Ai do tė sillet sikurse grabitqari kur vėren prenė e tij. Ai ėshtė shtatėdhjetė herė mė i fortė sesa zjarri i kėsaj bote8 dhe shfrytėzon njerėzit dhe gurėt si lėndė djegėse9



    Banorėt e xhehenemit dallojnė sipas pėrmasave tė dėnimit. Personi me dėnimin mė tė lehtė nė xhehenem10, do tė ketė njė qymyrgur tė ndezur nėn kėmbė, ēka do tė bėjė qė atij t’i vlojė truri11. Rojet e xhehenemit janė tė ashpra dhe tė vrazhda, dhe s’kanė kurrfarė konsideratė apo keqardhje ndaj banorėve tė tij. Ato e mbajnė tė nxehur e tė flaktė pėr tė ligat e njerėzve tė tij12.

    Banorėve tė xhehenemit nuk do t’ju lejohet tė vdesin apo tė pushojnė, sepse vdekja tashmė do t’u jetė therė pėrpara syve tė tyre13. Kėshtu, ata do tė jetojnė pėrjetėsisht nė mjerim dhe poshtėrim – njė jetė mė e tmerrshme se vdekja14.

    Njerėzit e xhehenemit do tė jenė tė pėrmasave gjigande. Sasia tepėr e madhe e lėkurės qė do t’i mbėshtjellė trupat e mėdhenj tė tyre si dhe trashėsia e lėkurave tė tyre do ta bėjė tė mundshme njė prani mė tė gjatė nė Zjarr dhe, si pasojė, mė shumė dhimbje. Nė xhehenem, mosbesimtarėt do t’i kenė supet e gjėra aq sa ėshtė gjatėsia tė cilėn e pėrshkon njė kalorės i shpejtė pėr tri ditė15, kurse dhėmballėt e tyre do tė jenė tė mėdha sa kodra Uhud16. Dhe lėkura e tyre do tė jetė e trashė sa gjatėsia e udhėtimit tre netėsh17 apo dyzetedy kut e matur nga njė dorė gjigande18. Ndenjėsja e tij nė xhehenem do tė ketė madhėsinė sa largėsia mes Mekės dhe Medinės19. Pavarėsisht trashėsisė sė tyre, lėkurat e mosbesimtarėve do tė digjen krejtėsisht. Ato lėkura tė mėdha e tė trasha vazhdimisht do tė ripėrtėrihen, nė mėnyrė qė mosbesimtarėt tė shijojnė dhimbjen pandėrprerė20. Nėse lėkura e tyre do tė digjej krejtėsisht dhe tė mos zėvendėsohej, ata s’do tė ndjenin mė dhimbjen. Por, njė favor i tillė s’do t’u bėhet atyre.


    Njerėzit e xhehenemit do tė hanė njė bimė helmuese e gjembaēe dhe frytin e tmerrshėm nga druri Zekum, i cili mbin nga fundi i xhehenemit. Ai do tė vlojė nė barqet e tyre si plumbi i shkrirė. Pija e tyre ėshtė njė pėrzierje e bėrė nga lėngjet e valuara. Ai do tė jetė aq i nxehtė, saqė do t’i djegė dhe do t’i shqyejė barqet dhe zorrėt e tyre e t’i bėjė copash. Ushqimi dhe pija e tyre s’do ta heqė urinė e tyre e as s’do ta shuajė etjen e tyre21. Madje, ato vetėm sė do t’ua shtojnė dhimbjen dhe vuajtjet. Veē nxehtėsisė sė madhe, ushqimi i tyre do tė jetė tmerrėsisht i ndyrė22. Kur ata tė lypin diēka pėr tė ftohur trupat e tyre tė pjekur, do tė pranojnė vetėm mė shumė lėng tė ndyrė e tė valė nė kokat e fytyrat e tyre, ēka do t’i shtojė agonisė sė tyre23.

    Ata do tė mbyllen brenda teshave nga zjarri24 dhe prangave tė hekurta nė qafėt e tyre25 dhe tė futen nė njė zinxhirė, gjatėsia e tė cilit ėshtė shtatėdhjetė kut26. Ata do tė kenė shtrojė tė zjarrtė27 dhe vazhdimisht do tė vajtojnė pėr vuajtjet e thella e tė pafundme. Rėnkimet dhe ofshamat e tyre do tė mund tė dėgjohen nga kushdo qė mund tė dėgjojė28. Ata do tė qajnė pandėrprerė, por, nė vend tė lotėve, do t’u dalė gjak nė sasi aq tė mėdha, sa anijet mund do tė mund tė lundronin nė lotėt e tyre29.


    Ata do tė trajtohen me poshtėrimin mė tė madh, tė prangosur, tė lėnė pas dore dhe tė torturuar. Fytyrat e tyre do tė fėrkohen pėr pisllėkun dhe nxehtėsinė e xhehenemit, dhe do t’u thuhet:

    « Shijoni prekjen e Sekar [Djegėsit] » [el-Kamer, 48]

    Ata do tė pėrballen me torturė pas torture, si fizike, ashtu edhe emocionale. Vuajtja e tyre emocionale do tė ndodhė nė mėnyra tė ndryshme:

    Ata do tė pendohen pėr mosbindjen ndaj Allahut tė lartėsuar dhe tė Dėrguarit tė Tij. Ata do t’i urrejnė udhėheqėsit e tyre, tė cilėt i devijuan nga shtegu i drejtė30. Ata do t’i urrejnė paraardhėsit dhe anėtarėt e tyre tė familjes, duke dėshiruar qė fėmijėt e tyre, gratė e vėllezėrit si dhe tė afėrmit qė i ofronin strehim nė dunja tė jenė haraē pėr lirim nga dėnimi31. Ata do tė hahen dhe diskutojnė ashpėrsisht me mosbesimtarėt e tjerė, tė cilėve do t’u mund tė afrohen, duke e lutur Allahun t’u japė atyre dėnim shtesė32.

    Ata do tė lypin lehtėsime nga agonitė e tyre. Lypjes sė tyre ndaj engjėjve rojtarė do t’i pėrgjigjet duke derdhur ujė tė valė mbi kokat e tyre. Lutja e tyre ndaj Malikut, kujdestarit tė xhehenemit, pėr t’u dhėnė fund jetėve tė tyre do tė injorohet plotėsisht33.

    Nė njė ēast, ata do tė kenė mundėsinė tė shohin besimtarėt, ēka do t’ua shtojė edhe mė shumė mjerimin, dhe do t’i lusin besimtarėt pėr ujė apo ēfarėdo qė Allahu u ka dhėnė atyre. Ata [besimtarėt] do tė pėrgjigjen:

    « ... Vėrtet, Allahu i ka bėrė kėto haram pėr mosbesimtarėt – ata qė morėn fenė si humbje kohe e zbavitje, dhe qė u mashtruan nga jeta e dunjasė”. Pra, sot, Ne do t’i harrojmė ata mu siē ata harruan takimin e kėsaj Dite tė tyre dhe ngaqė refuzuan porositė Tona » [el-A’raf, 50-51]

    Xhehenemi ėshtė vendi mė i tutshėm. Tortura e tij ėshtė mė e tmerrshme se ēfarėdo qė mund tė imagjinojmė. Ai ėshtė i shėmtuar dhe i neveritshėm pėrtej ēdo pėrshkrimi, por shtegu pėr tek ai ėshtė i rrethuar nga dėshirat dhe joshjet mashtruese34. Megjithėkėtė, ata qė seriozisht angazhohen pėr t’iu shmangur atij, me siguri, do tė jenė tė shpėtuar prej tij.

    Pa dyshim, xhehenemi ėshtė njė vend ku ne s’duam tė jemi. Ne, bile, s’duam ta shijojmė aspak atė. Duam tė jemi nga ata qė do ta kalojnė shpejtė Siratin [Urėn e varur mbi xhehenem, tė cilėn do tė duhet ta kalojnė tė gjithė ata qė pohojnė tė jenė besimtarė tė vėrtetė]. Pra, le tė pėrpiqemi me tė gjithė fuqitė qė kemi pėr t’iu shmangur atij dhe t’i bėjmė du’a tė sinqertė Allahut tė na mbrojė prej tij. Enes [radi Allahu anhu] ka transmetuar se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:


    “Kur njė person e lut Allahun tri herė pėr ta pranuar nė xhenet, xheneti thotė: ’O Allah, pranoje atė nė xhenet’. Dhe, kur njė person e lut Allahun tri herė pėr ta mbrojtur atė nga xhehenemi, xhehenemi thotė:’ O Allah, mbroje atė nga Zjarri’”35.


    __________________________________________________ ______________

    1 Ky punim ėshtė pėrpiluar duke u mbėshtetur me bollėk nė librin e Ebu Abdilah el-Xhibeli Ma’rifetul-Jeumi Akhir [Njohja e Ditės sė Fundit].
    2 Kėto janė disa nga emrat e ferrit, tė cilėt gjenden nė Kur’an. Ata janė pėrshkrues pėr aspekte tė ndryshme tė torturės nė xhehenem.
    3 « Ata do tė banojnė aty pėr aq sa tė jenė qiejt e toka, pėrveē ēka do Zoti yt … » [Hud, 107] Vėreni pėrjashtimin qė bėn ky ajet. Sipas disa dijetarėve, kjo u referohet atyre besimtarėve qė kanė bėrė gjynahe tė mėdha, pėr tė cilat duhet tė dėnohen para se tė hyjnė nė xhenet.
    4 Kjo pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga Ebu Musa el-Esh’erij [radi Allahu anhu], shėnuar nga Ebu Ja’la, Ibn Hibban dhe tė tjerėt. Ėshtė cilėsuar si i vėrtetė nga el-Albani [es-Sahiha, nr.2165].
    5 « Kur ai [xhehenemi] t’i shohė ata nga larg … » [el-Furkan, 12].
    6 « Ditėn kur Ne t’i themi xhehenemit:”A u mbushe?” Ai do tė thotė:”A ka mė?” » [el-Kaf, 30].
    7 « Kur ai [xhehenemi] t’i shohė ata nga larg, ata do ta dėgjojnė tėrbimin dhe gjėmimin e tij » [el-Furkan, 12].
    8 Siē pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre [radi Allahu anhu], shėnuar nga el-Buhari, Muslim dhe tė tjerėt.
    9 « Ruajeni veten dhe familjet tua nga njė Zjarr, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt » [et-Tahrim, 6].
    10 Ėshtė transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim nga Ebu Seid el-Khudrij [radi Allahu anhu] se ky person ėshtė Ebu Talib, xhaxhai i pejgamberit [salallahu alejhi ue selam].
    11 Siē pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga en-Nu’man bin Beshir [radi Allahu anhu], shėnuar nga el-Buhari.
    12 « … tė cilin e ruajnė engjėj tė ashpėr, tė cilėt nuk i lėnė pa kryer urdhrat e pranuar nga Allahu, por e bėjnė atė pėr ēka urdhėrohen » [et-Tahrim, 6].
    13 Siē dėshmohet nė hadithin e transmetuar nga Abdullah ibn Umer [radi Allahu anhu] se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:”Kur njerėzit e xhenetit tė hyjnė nė tė dhe njerėzit e xhehenemit tė hyjnė nė Zjarr, do tė sillet vdekja [nė formė tė njė dashi me brirė] dhe do tė vendoset mes xhenetit dhe xhehenemit dhe do tė theret. Pastaj do tė bėhet njoftimi:’O njerėzit e xhenetit, ju do tė jetoni pėrgjithmonė, pa vdekje; o njerėzit e xhehenemit, ju do tė jetoni pėrgjithmonė, pa vdekje…” [Buhari, Muslim dhe Ahmed].
    14 « Por pėr ata qė mohojnė, do tė jetė Zjarri i xhehenemit, i cili as nuk do t’i vrasė ata e as nuk do t’ju lehtėsohet atyre … » [Faatir, 36] « Por, ai atij do t’i shmangen fatkėqijtė, tė cilėt do tė hyjnė nė Zjarrin e madh dhe do tė shijojnė djegien e tij, ku as nuk do tė vdesin, as nuk do tė jetojnė » [el-A’la, 11-13]
    15 Siē pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre [radi Allahu anhu], shėnuar nga Muslim.
    16 Siē pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre [radi Allahu anhu], shėnuar nga Muslim, et-Tirmidhi dhe tė tjerėt.
    17 Ibid.
    18 Siē pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre [radi Allahu anhu], shėnuar nga Ahmed, et-Tirmidhi dhe tė tjerėt. Ėshtė cilėsuar si i vėrtetė nga shejh Albani [es-Sahiha, nr.1105].
    19 Ibid.
    20 « Ne do t’i djegim nė Zjarr. Sa herė qė lėkurat e tyre digjen krejtėsisht, Ne do t’i ndėrrojmė ato me lėkura tjera, nė mėnyrė qė ata tė shijojnė dėnimin » [en-Nisa, 56].
    21 « Pėr ta s’do tė ketė ushqim, pėrveē njė bime gjembaēe e helmuese, e cila as nuk do t’i ushqejė ata, as nuk do t’ua heqė urinė » [el-Gashije, 6-7] « A ėshtė mė mirė xheneti, apo druri i Zekumit? Vėrtet, Ne e bėmė atė sprovė pėr ata qė bėjnė punė tė kėqija. Vėrtet, ai ėshtė njė dru qė gufon nga fundi i xhehenemit. Degėt e trungut tė tij janė si koka dreqėrish. Vėrtet, ata do tė hanė prej tij dhe do t’i mbushin barqet e tyre me tė. Pas gjithė kėsaj, atyre do t’u jepet ujė i valė pėr tė pirė, kėshtu qė kjo bėhet njė pėrzierje [e ujit tė valė dhe Zekumit nė barqet e tyre] » [es-Safat, 62-67] « Vėrtet, druri i Zekumit do tė jetė ushqim pėr mosbesimtarėt, i cili ėshtė si vaj i vluar, qė do tė vlojė nė barqe, si vlimi i ujit pėrvėlues. [Do tė thuhet] “Kapeni dhe hidheni nė mes tė Zjarrit flakėrues. Pastaj derdhni ujė mbi kokėn e tij ujin e valuar. Shijo kėtė! Vėrtet, ti shtireshe si i fuqishėm, bujar! » [ed-Dukhan, 43-49]. « A janė kėta si ata qė do tė banojnė pėrgjithmonė nė Zjarr, tė cilėve do t’u jepet tė pinė nga uji i valuar, ashtu qė i shqyen zorrėt e tyre? » [Muhamed, 15].
    22 «Nė atė Ditė, ai s’do tė ketė as shok e as ushqim, pėrveē ndyrėsirės qė del nga plagėt » [el-Hakkah, 36-36].
    23 « Ne kemi pėrgatitur pėr ata qė bėjnė punė tė kėqija njė Zjarr, muret e tė cilit do t’i rrethojnė ata. Dhe, nėse ata kėrkojnė ndihmė, do t’u jepet ujė i valuar, i cili do t’i pėrvėlojė fytyrat e tyre. Sa pije e keqe dhe sa vendbanim i tmerrshėm! » [el-Kehf, 29].
    24 « ... Atėherė, sa pėr ata qė mohojnė, atyre do t’u qepen tesha nga zjarrit... » [el-Haxh, 19].
    25 « ... Kėta janė ata qė mohojnė Zotin e tyre! Janė ata qė do tė kenė pranga nė qafėt e tyre ... » [er-Ra’d, 5].
    26 « [Do tė thuhet]:”Kapeni dhe prangoseni, pastaj hidheni ne Zjarrin flakėrues, pastaj lidheni me njė zinxhir tė gjatė shtatėdhjetė kut!” Vėrtet, Ai mohonte Allahun, mė tė madhin ... » [el-Hakkah, 30-33].
    27 « Atyre do t’u takojė shtroja e xhehenemit dhe mbi ta do tė ketė mbulojė [nga Zjarri]. Kėshtu Ne i paguajmė tė kėqijtė » [el-A’raf, 41].
    28 « Sa pėr fatkėqijtė, ata do tė jenė nė Zjarr, duke rėnkuar zėshėm e nė vetvete ...» [Hud, 106-107].
    29 Siē pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga Abdullah bin Kajs [radi Allahu anhu], shėnuar nga el-Hakim dhe verifikuar tė jetė hasen [i mirė] nga shejh Albani [es-Sahiha, nr.1679].
    30 « Nė atė ditė, fytyrat e tyre do tė pėrmbysen nė Zjarr. Ata do tė thonė:”Ah!, sikur t’i bindeshim Allahut dhe tė Dėrguarit!” Dhe do tė thonė:”Zoti ynė, vėrtet, ne i dėgjuam prijėsit dhe tė mėdhenjtė tanė, dhe ata na devijuan nga rruga e drejtė. Zoti ynė, jepu atyre dėnim tė dyfishtė dhe mallkoj ata me njė mallkim tė madh!” » [el-Ahzab, 66-68].
    31 « Ndonėse atyre do t’u mundėsohet ta shohin njėri-tjetrin [nė Ditėn e Ringjalljes. Gjithkush do tė shohė babanė, fėmijėt dhe tė afėrmit, por s’do t’u flasė e as s’do t’u kėrkojė ndihmė], krimineli do tė dėshirojė tė paguajė me fėmijėt e tij pėr lirimin nga dėnimi i asaj Dite, po ashtu edhe me gruan e vėllain e tij, dhe tė afėrmit e tij qė i ofronin strehė, si dhe me tėrė atė qė gjendet nė tokė, nė mėnyrė qė tė shpėtojė » [el-Me’arixh, 11-14].
    32 « Kush ėshtė mė i padrejtė sesa ai qė shpik kundėr Allahut apo i mohon ajetet e Tij? Tė tillėt do t’i mbėrrijė hisja e tyre e caktuar [nga gjėrat e mira e dunjasė], deri atėherė kur tė dėrguarit [engjėjt] Tanė t’u vijnė pėr t’ua marrė shpirtrat dhe t’u thonė:”Ku janė ata qė i lutnit dhe i adhuronit nė vend tė Allahut?” Ata do tė pėrgjigjen:”Ata na lanė e u zhdukėn”. Dhe ata do tė dėshmojnė kundėr vetvetes se janė mosbesimtarė. Allahu do tė thotė:”Hyni nė Zjarr, nė shoqėrinė e popujve qė kaluan para jush, nga njerėzit e xhinėt!” Sa herė qė hynė njė popull i ri, e mallkon popullin paraprak, derisa tė gjithė tė grumbullohen nė xhehenem. I pari prej tyre do t’i thotė tė fundit prej tyre:”Zoti ynė, kėta na devijuan, pra, jepu atyre dėnim tė dyfishtė”. Ai do tė thotė:”Pėr secilin prej jush ka dėnim tė dyfishtė, por nuk e dini”. I pari prej tyre do t’i thotė tė fundit prej tyre:”Ju s’ishit mė tė mirė se ne, kėshtu qė shijoni dėnimin e asaj qė fituat » [el-A’raf, 37-39].
    33 « Dhe ata do tė klithin:”O Malik [kujdestari i xhehenemit]! Le ta kryejė me ne Zoti yt!” Ai do tė thotė:”Vėrtet, ju do tė banoni aty pėrgjithmonė » [ez-Zuhruf, 77-78].
    34 Shiko hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejreh [radi Allahu anhu] rreth krijimit tė xhehenemit:”... Allahu e rrethoi xhehenemin me dėshira e pastaj i tha Xhibrilit ...” [Ebu Daud, et-Tirmidhi dhe tė tjerėt. I cilėsuar si i vėrtetė nga shejh Albani [el-Mishkat, nr.5625].
    35 Et-Tirmidhi, en-Nesa’i dhe tė tjerėt. I cilėsuar si i vėrtetė nga shejh Albani [el-Mishkat, nr.2412]. « O Zoti ynė, na jep tė mira nė kėtė botė dhe nė ahiret, dhe na mbroj nga dėnimi me Zjarr » [el-Bekare, 201]
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  2. #22
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,779
    Xhehenemi i frikėsuar




    E dini, apo? Xhehenemi e ka vetėm njė frikė, njė frikė qė mos tė shuhet.
    Njė frikė qė gjithmonė e mban tė kėndellur e tė ngritur flakė pėrpjetė, njė frikė qė sa herė qė merr flakė tė reja dhe nuk ka frikė nga ujėrat e lumenjtė qė mund ta shuajnė, se aty apo nuk ka lumė, ai megjithatė e ka vetėm njė frikė.

    Ėshtė frika nga njė pikė loti qė derdhet nė errėsirėn e natės, nė agun e mėngjesit ose nė pikė tė drekės, njė pikė loti tė cilin nuk e sheh as lotuesi, ngase ajo pikė aq shpejt tretet, edhe pse nė zemėr vazhdon ta ruajė freskinė e lotit.

    Ėshtė ajo pikė loti qė kur ty tė kap malli pėr Atė, tė vjen tė qash, por duke mos dashur ta tradhtosh zemrėn tėnde, i ul sytė e i shtrėngon dhėmbėt, qė askush mos ta shohė atė lot. Prej atij loti frikohet xhehenemi.

    Ėshtė ajo pikė loti qė edhe kur ndeshet me Qaben e shenjtė, derdhet brenda syve tu, e nuk del dot jashtė, nga frika se mos ta shohin tė tjerėt, ėshtė pikė loti qė ti ia fal vetėm Atij...

    Ėshtė ajo pikė loti qė ty ta zbeh fytyrėn kur qėndron pranė Hirasė dhe tė vjen tė dergjesh nė vaj, e ti e mban veten, ndonėse sytė desh tė plasin nga vaji, ndėrsa ti i ngulfat ato thellė nė zemrėn tėnde, qė atė e bėn tė vuajė e tė lėngojė edhe mė, por edhe qė i japin asaj freskinė qė e ka zili edhe zjarri i xhehenemit...

    Ėshtė ajo pikė loti qė edhe kur je fillikat vetėm nė errėsirėn e plotė tė natės, nėn dritėn e hėnės e nė shoqėrinė e yjeve, ti e adhuron Atė nė heshtje e mallėngjim dhe, ndonėse e di se askush nuk tė sheh, se askush atė ēast vetmie nuk t'i sheh lotėt, ti edhe nė atė ēast nuk lejon qė ajo pikė loti tė dalė prej syve tu.

    Jo qė e ke dertin se po e shuan zjarrin e xhehenemit, por ngase pikėrisht atė ēast tė kap frika se a je ti i denjė tė derdhėsh lot pėr atė dashuri, a je ti mė meritori tė qash pėr Atė...

    Ėshtė lot qė dashnori nuk arrin ta derdhė kurrė pėr Dashurinė, ėshtė lot qė ngrihet pikėrisht nga dehja me dashurinė e Tij...

    Nga loti i nėnės pėr tė birin, nga loti i atij qė i bėhet padrejtėsi, nga loti i atij tė varfėri qė kurrė nuk e shtrin dorėn, nga loti i talebes qė natėn falet e ditėn studion, nga loti i atij muxhahidi qė natėn lutet e ditėn lufton, nga loti i atij qė ditėn agjėron e natėn falet, nga loti i atij qė po dergjet nga malli pėr Atė, prej atij loti ka frikė xhehenemi...

    Nga ajo pikė loti, qė nė botėn tonė ėshtė vetėm ēast nė kohė dhe njė grimė sasie e papėrfillshme nė peshore, nga ai lot ka frikė xhehenemi...

    Nga ai lot qė as lotuesi nuk e sheh, nga ai lot i nxehtė valė, qė mė shumė djeg se shuan, nga ai lot ka frikė xhehenemi...

    Nga ai lot me shije tė ėmbėl, nga ai lot me ngjyrė fildishi, nga ai lot me erė trėndafili, nga ai lot si kokėrr tespihu, nga ai lot qė kur nuk bėhet shtrat lumi, nga ai lot ka frikė xhehenemi...

    Ėshtė ky loti qė askush nuk e ka parė, ndėrsa e ka ndjerė vetėm zemra e lotuesit dhe xhehenemi i kėndellur flakė..

    Ėshtė ky loti i lotuesit qė kur tė vijė mbi Sirat, xhehenemi do t'i bėrtasė: "O ti lotues, o ti qė kurrė matanė nuk t'u pa loti, por qė kėndej ma shove ymrin, o ti qė mė bėre tė vuaj, tė lutem kalo mė shpejt se ma shove zjarrin...."

    Loti u ngri nė sy, ndėrsa xhehenemi u shtang prej frike.

    Shkruan:Zekerija Ibrahimi
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  3. #23
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,779

    1
    Banorėt e Xhehenemit do tė banojnė nė tė pėrgjithmonė


    Mexhmu’ Fetaua ibn Uthejmin 2/55-56

    Pyetje: A ėshtė Xhehenemi i pėrjetshėm, apo do tė pėrfundojė?


    Pėrgjigje: Ajo qė pėrfundimisht dihet ėshtė se ai (Xhehenemi) ėshtė i pėrjetshėm, dhe nuk dihet pėr ndonjė mendim tjetėr nga selefėt. Dijetarėt e bėnė kėtė njė ndėr parimet e besimit, kėshtu qė besojmė se Xhehenemi ėshtė i pėrjetshėm dhe s’do tė mbarojė kurrė. Rreth kėsaj ēėshtjeje s’ka dyshim, sepse Allahu ka pėrmendur natyrėn e pėrjetshme tė Xhehenemit nė tri vende nė Kuran:

    1. Nė suren en-Nisa:

    “Vėrtet, ata qė mohuan dhe bėnė keq (duke fshehur tė vėrtetėn rreth pejgamberit Muhamed dhe porosisė e tij), Allahu s’do t’i falė ata dhe s’do t’i udhėzojė nė ndonjė rrugė tjetėr pėrveē rrugės pėr nė Xhehenem, qė aty tė banojnė pėrgjithmonė”. (en-Nisa, 168-169)

    2. Nė suren el-Ahzab:

    “Vėrtet, Allahu i ka mallkuar mosbesimtarėt dhe ka pėrgatitur pėr ta njė Zjarr flakėrues, ku do tė banojnė pėrgjithmonė”. (el-Ahzab, 64)

    3. Nė suren el-Xhin:

    “Kushdo qė kundėrshton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, atėherė, vėrtet, pėr tė ėshtė Xhehenemi; ai do tė banojė aty pėrgjithmonė”. (el-Xhin, 23)

    Sikur Allahu tė pėrmendte natyrėn e pėrgjithmonshme tė Xhehenemit nė njė vend, kjo do tė mjaftonte, e lėre mė nėse e pėrmend kėtė nė tri vende? Ėshtė e habitshme qė njė grup dijetarėsh janė tė mendimit se Xhehenemi do tė pushojė sė ekzistuari, bazuar nė argumentime tė pasakta tė cilat kundėrshtojnė atė ēfarė tregon Kurani dhe Suneti, dhe e keqinterpretojnė domethėniet e Kuranit dhe tė Sunetit dhe thanė qė fjalėt “banojnė aty pėrgjithmonė” do tė thonė pėr sa kohė qė ai tė ekzistojė.

    Si mund tė jetė kjo e saktė?

    Nėse ata do tė banojnė nė tė pėrgjithmonė, kjo do tė thotė se vetė Xhehenemi duhet tė zgjasė pėrgjithmonė, meqė ata do tė jenė aty. Nėse njė person do tė banojė nė njė vend pėrgjithmonė, atėherė vendi ku ai do tė jetė, po ashtu, do tė zgjasė pėrgjithmonė. Ajeti ėshtė mjaft i qartė, kurse argumentet qė shkojnė kundėr Tekstit, duhet refuzuar.

    Kėtė dallim mendimesh, tė transmetuar nga njė pakicė dijetarėsh, duhet refuzuar, sepse kundėrshtojnė tekstin e qartė, nė tė cilin duhet tė besojė ēdo besimtar.

    Kushdo qė studion tekstin e Kuranit dhe tė Sunetit, do tė kuptojė qė qėndrimi se Xhehenemi do tė zgjasė pėrgjithmonė, ėshtė e vėrteta e cila s’mund tė injorohet.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  4. #24
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,779
    60 Hadithet qė flasin pėr tė fituar Xhennetit


    Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėplotit

    Tėrė falėnderimi i takon vetėm All-llahut, Zotit tė botėve, dhe bekimi e shpėtimi qofshin mbi mė tė ndershmin e profetėve dhe tė dėrguarve... Pastaj...kjo ėshtė njė shkresė drejtuar ēdo muslimani qė adhuron All-llahun dhe nuk i bėnė shok Atij asgjė, pėrderisa qėllimi kryesor pėr ēdo musliman ėshtė qė tė dal nga kjo botė kur All-llahu veēse ia ka falur tė gjitha mėkatet, e as qė e pyet All-llahu pėr to nė Ditėn e Kijametit, dhe ta fus atė nė Xhennetet e begatshme pėrgjithmonė duke mos dalė prej tyre kurrė...nė kėtė shkresė tė shkurtėr do t'i pėrmendim disa vepra tė cilat shlyejnė mėkatet dhe nė tė cilat ka shpėrblimtė madh tė nxjerra nga hadithe tė vėrteta tė tė Dėrguarit . Lusim All-llahun, tė Gjallin, tė Pėrjetshmin, i Cili ėshtė Ai qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij qė t'i pranoj veprat tona, padyshim Ai ėshtė Dėgjuesi, I Gjithėdijshmi!

    1. Pendimi

    'Kush pendohet para se tė lind Dielli nga perėndimi i tij, All-llahu ka pranuar pendimin e tij (ia ka falur mėkatet)' Muslimi (2703)

    'Vėrtet All-llahu azze we xhel-le ia pranon pendimin e robit derisa mos tė gargaris (gulfat vdekja - t'i vij vdekja nė fyt).'

    2. Dalja pėr tė kėrkuar diturinė

    'Kush merr ndonjė rrugė pėr tė kėrkuar dije, All-llahu do t'ia lehtėsoj atij rrugėn pėr nė Xhennet' - Muslimi (2699)

    3. Tė pėrmendurit e All-llahut tė Madhėrishėm

    'A t'ju tregoj pėr veprėn tuajmė tė mirė, mė e pastra tek Sunduesi i juaj, dhe mė e larta nė shkallėt e shpėrblimeve tuaja; mė e mirė pėr ju sesa dhėnia e arit dhe argjendit, dhe mė e mirė pėr ju sesa ta takoni armikun tuaj e t'ua rrihni qafat e tyre (t'i luftoni ata) dhe t'ua rrahin qafat tuaja (t'ju luftojnė juve)? Thanė: Po. Tha: tė pėrmendurit e All-llahut tė Madhėrishėm' - Tirmidhij (3347)

    4. Shėmbėlltyra nė vepra tė mira dhe udhėzimi pėr nė tė mirė:

    'Ēdo vepėr e mirė ėshtė sadak (lėmoshbamirėsi), dhe udhėzuesi nė tė mirė ėshtė si vepruesi i saj' Buhariu(374/10) dheMuslimi (1005)

    5. Vlera e thirrjes tek All-llahu:

    'Kush thėrret nė udhėzim do tė ketė shpėrblim sikurse shpėrblimet e atyre qė e pasojnė atė duke mos i pakėsuar kjo asgjė prej shpėrblimeve tė tyre.' - Muslimi (2674)

    6. Urdhėrimi pėr nė veprat e mira dhe ndalimi nga veprat e kėqija:

    'Kush sheh prej jush njė vepėr tė keqe le ta ndaloj (ndryshoj) atėme dorėn e tij, nėse nuk mund le ta bėj kėtė me gjuhėn e tij, e nėse nuk mund le ta bėj kėtė me zemrėn e tij, e ky ėshtė imani mė i dobėt' - Muslimi (49)

    7. Leximi i Kur'anit Fisnik dhe kėndimi i tij:

    'Lexoni Kur'anin se vėrtet ai vjen Ditėn e Gjykimit ndėrmjetėsues pėr lexuesit e tij.' - Muslimi(804)

    8. Studimi i Kur'anit dhe mėsimi i tij tė tjerėve:

    'Mė i miri prej jush ėshtė ai qė mėson Kur'anin dhe ua mėson atė tė tjerėve.' - Buhari (66/9)

    9. Selami(pėrshėndetja me selam):

    'Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė besoni, dhe nuk do tė besoni derisa ta doni njėritjetrin, a t'ju tregoj pėr diēka nėse e bėni atė do ta doni njėri-tjetrin, pėrhapeni selamin mes jush.' - Muslimi (54)

    10. Dashuria pėr hir tė All-llahut:

    'Vėrtet All-llahu i Madhėrishėmthotė nė Ditėn e Gjykimit: 'Ku janė ata qė donin njėri tjetrin pėr hir tė madhėrisė sime, sot do t'i fus ata nė hijen Time, ditėn kur nuk ka hije tjetėr pėrveē hijes Sime.' - Muslimi (2566)

    11. Vizita e tė sėmurit:

    'Nuk ka asnjė musliman qė viziton njė musliman tė sėmur herėt nė mėngjes pėrveēse tė lutėn pėr tė shtatėdhjetėmijė melek (melaqe, engjėj) deri nė mbrėmje, e nėse e viziton atė nė mbrėmje lutėn pėr tė shtatėdhjetėmijė engjėj deri nė agim, dhe do ta ketė njė kopsht nė Xhennet.' - Tirmidhij (969)

    12. Ndihma e njerėzve nė fe:

    'Kush ia lehtėson vėshtirėsitė atij qė ėshtė nė vėshtirėsi, All-llahu do t'ia lehtėsoj atij nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr (Ahiret).' - Muslimi (2699)

    13. Mbulimi i veprave tė kėqija tė njerėzve:

    'Nuk ia mbulon robi ndonjė tė keqe robit tjetėr nė kėtė botė, pėrveēse ia ka mbuluar atij Allahu nė Ditėn e Gjykimit.' - Muslimi (2590)

    14. Mbajtja e lidhjeve farefisnore:

    'Farefisi ėshtė i lidhur pėr Arshin(Fronin) e All-llahut dhe thotė: 'Kush mė lidh mua e ka lidhur atė All-llahu, dhe kush mė shkėput mua e ka shkėputur atė All-llahu.'- Buhari (350/10) - Muslimi (2555)

    15. Morali i mirė:

    'Ėshtė pyetur i Dėrguari i All-llahut (Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi tė!) pėr atė se ēka do t'i fus njerėzit mė sė shumti nė Xhennet. Ka thėnė: 'Frikėrespekti ndaj Allahut dhe morali i mirė.' - Tirmidhij (2003)

    16. Sinqeriteti:

    '(Ju porosis) T'ju pėrmbaheni gjithnjė sinqeritetit se vėrtet sinqeriteti shpie nė mirėsi, dhe vėrtet mirėsia shpie nė Xhennet.' - Buhari (423/10) - Muslimi (2607)

    17. Pėrmbajtja e hidhėrimit:

    'Kush pėrmbahet nė hidhėrim duke pasur mundėsi tė shfryhet nga ai, All-llahu do ta thėrras atė nė krye tė krijesave Ditėn e Gjykimit duke i dhėnė mundėsi tė zgjedh prej huriave (bukurosheve tė Xhennetit) ēka tė dojė.' - Tirmidhij (2022)

    18. Shpagimi i ndejės:

    'Kush ulet nė ndonjė ndej dhe e tepronme fjalė, pastaj para se tė ngitet nga ajo ndej thotė: 'I lartėsuar je Ti o All-llah dhe falėnderimi tė takon Ty, dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje, kėrkoj falje dhe pendohemtek Ti.' Veēse i ėshtė falur atij ēka ka bėrė nė atė ndej(tubim).' - Tirmidhij (153/3)

    19. Durimi:

    'Nuk e godet muslimanin asnjė lodhje, asnjė sėmundje, asnjė shqetėsim, asnjė trishtim, asnjė vuajtje, dhe asnjėmjerim, bile asnjė therė qė therėt prej saj pėrveēse t'i fal All-llahu me tė prej mėkateve tė tij.'
    - Buhari(91/10)

    20. Mirėsia ndaj prindėrve:

    'I nėnēmuar qoftė, i nėnēmuar qoftė, dhe i nėnēmuar qoftė! Ėshtė thėnė: kush o i Dėrguar i All-llahut? Tha: Kushdo qė ka zėnė prindėrit e tij nė pleqėri njėrin prej tyre ose dytė pastaj nuk hyn nė Xhennet.' - (d.m.th. nuk e shfrytėzon kėtė rast pėr tė hyrė nė Xhennet duke u kujdesur, respektuar dhe ndihmuar prindėrit. Sh.p.) Muslimi (2551)


    Vazhdon....
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  5. #25
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,779
    21. Pėrkujdesja ndaj vejushės dhe skamnorit:

    'Kujdestari ndaj vejushės dhe skamnorit ėshtė si muxhahidi (luftėtari) nė rrugėn e All-llahut' dhe mendoj se ka thėnė: 'dhe si falėsi i namazit qė nuk pushon, dhe si agjėruesi qė nuk han.'- Buhari (366/10)

    22. Mbikėqyrja e jetimit:

    'Unė dhe mbikėqyrėsi i jetimit do tė jemi nė Xhennet kėshtu dhe i bashkoj dy gishtat e tij, gishtin tregues dhe tė mesmin.' - Buhari (365/10)

    23. Abdesi:

    'Kush merr abdes duke e zbukuruar atė I dalin mėkatet e tij nga trupi i tij, derisa tė dalin prej nėn thonjve tė tij.' - Muslimi (245)

    24. Shehadeti (dėshmia) pas abdesit:

    'Kush merr abdes duke e zbukuruar atė pastaj thotė: 'Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, Njėrit, tė Pashoq, dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij, o All-llah mė bėj mua prej tė penduarve dhe prej tė pastėrve' iu hapėn atij dyert e Xhennetit hyn prej cilės dėshiron.' - Muslimi (234)

    25. Pėrsėritja pas muezinit (thirrėsit tė ezanit):

    'Kush thotė kur e dėgjon thirrjen: 'O Allah, Zot i kėsaj thirrje tė pėrsosur dhe i kėtij namazi tė ngritur, jepiMuhammedit vesilen (ngritje nė shkallė ose pozitė tė lartė) dhe mirėsinė, dhe ringjalle atė nė vendin mahmud (tė lėvdueshėm) tė cilin ia ke premtuar atij, do ta kaplojė atė ndėrmjetėsimi im Ditėn e Gjykimit.' - Buhari (77/2)

    26. Ndėrtimi i xhamive:

    'Kush ndėrton njė xhami e dėshiron me tė kėnaqėsinė e All-llahut, do t'i ndėrtohet atij njė e njėjtė me tė nė Xhennet.'- Buhari (450)

    27. Misvaku (Furēa e dhėmbėve):

    'Sikur tė mos frikėsohesha se do t'ua vėshtirėsoja ummetit (besimtarėve) tim, do t'i urdhėroja ata me misvak pėr ēdo namaz.' - Buhari (331/2) Muslimi (252)

    28. Shkuarja nė xhami:

    'Kush shkon nė xhami herėt ose nė kohė tjera, All-llahu ia pėrgatit atij njė shtėpi nė Xhennet sa herė qė shkon herėt apo nė kohė tjera.' - Buhari (124/2) Muslimi (669)

    29. Pesė kohėt e namazit:

    'Nuk ka njeri musliman qė e zė kohėn e ndonjė namazi tė obligueshėmdhe e zbukuron abdesin e asaj kohe, pėrqendrimin nė tė dhe pėrkuljen (ruku) nė tė, pėrveēse do tė jetė kjo pėr tė shpagim i mėkateve tė bėra mė herėt duke mos bėrė mėkate tė mėdha, dhe kjo ėshtė pėr tė tėrė jetėn (kohėn).' - Muslimi (228)

    30. Namazi i sabahut dhe i ikindisė:

    'Kush fal namazin e sabahut dhe ikindisė do tė hyj nė Xhennet.' - Buhari (43/2)

    31. Namazi i xhumasė:

    'Kush merr abdes dhe e zbukuron atė, pastaj vjen nė xhuma dhe dėgjon e pėrmbahet nga tė folurit, iu falen mėkatet nė mes kėsaj xhumaje dhe xhumasė tjetėr, dhe i ka tė shtuara tri ditė.' - Muslimi (857)

    32. Koha e pėrgjigjes nė ditėn e xhuma:

    'Nė tė (ditėn e xhuma) gjendet njė kohė qė nuk ndodh tė pėrputhet me tė robi musliman duke qenė nė namaz dhe e lut All-llahun pėr diēka, pėrveēse t'ia ketė dhuruar atė All-llahu.' - Buhari (344/2) Muslimi (852)

    33. Namazet sunnet bashkė me namazet farz:

    'Nuk ka rob musliman qė fal pėr Allahun e Madhėrishėm ēdo ditė dymbėdhjetė rekate vullnetare (nafile) jashtė namazėve tė obliguara, pėrveēse t'ia ndėrtoj Allahu atij njė shtėpi nė Xhennet.' - Muslimi (728)

    34. Falja e dy rekateve pas bėrjes sė ndonjė mėkati:

    'Nuk ka rob qė bėnė ndonjė mėkat, pastaj zbukuron pastrimin (abdesin), i fal dy rekate, dhe pastaj i kėrkon All-llahut falje, pėrveēse t'ia ketė falur All-llahu.' - Ebu Dawud (1521)

    35. Namazi i natės:

    'Namazi mė i mirė pas namazėve tė obliguara ėshtė namazi i natės.' - Muslimi (1163)

    36. Namazi i paradites:

    'Pėr ēdo asht tė gishtėrinjve tuaj ka sadaka, ēdo tesbih (thėnia: SubhanAllah) ėshtė sadaka, ēdo tahmin (thėnia: Elhamdu lilah) ėshtė sadaka, ēdo tehlil (thėnia: La ilahe illAllah) ėshtė sadaka, ēdo tekbir (thėnia: All-llahu Ekber) ėshtė sadaka, urdhri pėr tė mirė ėshtė sadaka, dhe ndalimi nga e keqja ėshtė sadaka, dhe shpėrblimin e tė gjitha kėtyre e kanė dy rekate qė falėn nė paradite.' - Muslimi (720)

    37. Bėrja salavat (lutje) pėr tė Dėrguarin ( alejhi we selem ):

    'Kush bėn salavat pėr mua njė herė, All-llahu pėr tė ka bėrė dhjetė herė. - ' Muslimi (384)

    38. Agjėrimi:


    'Nuk ka asnjė rob qė agjėron njė ditė pėr hir tė All-llahut tė Madhėrishėm, pėrveēse ta ketė larguar All-llahu atė pėr shkak tė asaj dite nga Zjarri shtatėdhjetė pranvera.' - Buhari (35/6) Muslimi (1153)

    39. Agjėrimi i tri ditėve nga ēdo muaj:

    'Agjėrimi i tri ditėve nga ēdo muaj ėshtė (sikur) agjėrimi i tėrė kohės.' - Buhari (192/4) Muslimi (1159)

    40. Agjėrimi i muajit Ramazan:

    'Kush agjėron muajin e Ramazanit me iman tė plotė dhe me vullnet e pėrmbajtje iu ėshtė falur atij ēka ka bėrė prej mėkateve.' - Buhari (221/4) Muslimi (760)


    Vazhdon...
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  6. #26
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,779
    41. Agjėrimi i gjashtė ditėve nga muaji Shewwal:

    'Kush agjėron Ramazanin dhe e pason atė me gjashtė ditė nga muaji Shewwal, ėshtė sikur ta ketė agjėruar tėrė kohėn.' - Muslimi (1164)

    42. Agjėrimi i ditės sė Arefatit:

    'Agjėrimi i ditės sė Arefatit i shlyen mėkatet e vitit tė kaluar dhe vitit qė pason.' - Muslimi (1162)

    43. Agjėrimi i ditės 'Ashura':

    'dhe agjėrimi i ditės 'Ashura', mbėshtetėm tek Allahu, t'i shpaguaj mėkatet e vitit para tij.' - Muslimi (1162)

    44. Dhėnia iftar agjėruesit:

    'Kush i jep iftar njė agjėruesi, do tė kėtė shpėrblimin e njėjtė si tė tij (agjėruesit), duke mos i pakėsuar shpėrblimin e agjėruesit asgjė.' - Tirmidhij (807)

    45. Falja namaz nė Natėn e Kadrit:

    'Kush fal namaz nėNatėn e Kadrit me iman dhe me vullnet e pėrmbajtje iu ėshtė falur atij ēka ka bėrė prej mėkateve.' - Buhari (221/4) Muslimi (1165)

    46. Sadaka-ja (lėmosha):

    'Sadaka shuan mėkatet ashtu siē shuan uji zjarrin.' - Tirmidhij (2612)

    47. Haxhi dhe umre-ja:

    'Umre-ja prej umre-sė ėshtė shlyerės i mėkatevemes tyre, dhe haxhi i pranuar nuk ka shpėrblimtjetėr veēse Xhennetin.' - Muslimi (1349)

    48. Veprat e mira nė dhjetė ditėt e Dhil Hixhxhes:

    'Nuk ka ditė qė vepra e mirė ėshtė mė e dashur tek All-llahu sesa kėto ditė, do tė thotė sesa dhjetė ditėt e Dhil Hixhxhes. Kanė thėnė: 'As lufta nė rrugėn e All-llahut? Ka thėnė: 'As lufta nė rrugėn e All-llahut, pėrveē njeriut qė del me veten e tij dhe me pasurinė e tij pastaj nuk kthehet me asgjė prej kėsaj.' - Buhari (381/6)

    49. Lufta (Xhihadi) nė rrugėn e All-llahut:

    'Njė ditė luftė nė rrugėn e All-llahut ėshtė mė e mirė sesa dynjaja dhe ēka ka nė tė, dhe vendi i kamxhikut tė njėrit prej jush nė Xhennet ėshtė mė i mirė sesa dynjaja dhe ēka ka nė tė.' - Buhari (11/2)

    50. Dhėnia nė rrugėn e All-llahut:

    'Kush e pėrgatit njė luftėtar veēse ka luftuar, dhe kush e zėvendėson njė luftėtar nė familjen e tij veēse ka luftuar.' - Buhari (37/2) Muslimi (1895)

    51. Falja e namazit pėr tė vdekurin dhe pėrcjellja e xhenazes:

    'Kush pėrcjell xhenazen derisa ta fal namazin pėr tė, do ketė shpėrblim sa njė kirat, dhe kush e pėrcjell atė derisa tė varroset, do t'i ketė dy kirat. I ėshtė thėnė: e ēka janė dy kirat? Ka thėnė: 'sa dy kodra tė mėdha.' - Buhari (158/3) Muslimi (945)

    52. Ruajtja e gjuhės dhe organit seksual:

    'Kush mi siguron mua ēka ka mes dy mjekrave (mjekrės dhe mustaqeve – gojėn) dhe ēka ka mes dy kėmbėve, unė ia siguroj Xhennetin.' - Buhari (264/11) Muslimi (265)

    53. Vlera e thėnieve 'La ilahe il-laAllah' dhe 'SubhanAllahi we bi hamdihi':

    'Kush thotė: 'La ilahe il-lAllahu wahdehu la sherike lehu, lehulMulku we lehulHamdu, we huwe ala kul-li shej'in Kadir.' njėqind herė nė ditė, do tė ketė shpėrblimin e lirimit tė dhjetė robėrve, i shkruhen njėqind tė mira dhe i shlyhen njėqind tė kėqija, dhe (kjo thėnie) do t'i jetė atijmburojė nga shejtani nė atė ditė deri nė mbrėmje, dhe askush nuk do tė vijmė diē mė tė mirė se me ēka ka ardhur ai, pėrveē njeriu qė ka bėrė mė shumė se ai.' Dhe ka thėnė (i Dėrguari alejhi we selem): 'Kush thotė: 'SubhanAllahi we bi hamdihi' njėqind herė nė ditė, iu falen gjynahet edhe nėse janė sa shkuma e detit.' - Buhari (168/11) Muslimi (2691)

    54. Largimi i pengesave nga rruga:

    'E kamparė njė njeri duke u shtrirė nė shtratin e vet nė Xhennet pėr shkak tė njė peme qė e ka prerė nga rruga, e qė i pengonte njerėzit.' - Muslimi

    55. Edukimi dhe pėrkujdesja ndaj vajzave (bijave):

    'Kush i ka tri vajza, i strehon ato (ua siguron vendbanimin), i mėshiron ato dhe pėrkujdeset pėr to, Xhenneti pėr tė ėshtė bėrė obligim pėrgjithmonė.'
    - Ahmedi me sened (zinxhir tė transmetuesve) tė mirė.

    56. Mirėsjellja ndaj kafshėve:

    'Vėrtet njė njeri ka parė njė qen duke ngrenė dheun nga etja, ka marrė njeriu opingėn e tij (pėr tė nxjerrė ujė nga pusi), dhe i ka dhėnė ujė me tė derisa ėshtė ngopur, All-llahu e ka falėnderuar pėr kėtė, dhe e ka futur atė (njeriun) nė Xhennet.' - Buhari

    57. Lėnia e debateve (grindjeve):

    'Unė jam garantues pėr njė shtėpi nėmes tė Xhennetit pėr atė qė lė grindjen edhe nėse ka tė drejtė.' - Ebu Dawudi

    58. Vizita e vėllezėrve pėr hir tė All-llahut:

    'A doni t'ju tregoj pėr njerėzit e juaj qė janė nė Xhennet? Kanė thėnė: 'Po, o i Dėrguar i All-llahut!' Ka thėnė: 'Profeti ėshtė nė Xhennet, Ebu Bekri ėshtė nė Xhennet, dhe njeriu qė viziton vėllain e tij nė skaj tė qytetit (shumė larg), nuk e viziton pėr tjetėr veēse pėr hir tė All-llahut, ėshtė nė Xhennet.' - Taberani, hadithi ėshtė hasen (i mirė).

    59. Dėgjueshmėria e gruas ndaj burrit tė saj:

    'Kur gruaja t'i fal pesė kohėt e namazėve, ta agjėroj Ramazanin, ta ruaj nderin e saj, dhe ta dėgjoj burrin e saj, hyn prej cilės derė tė Xhennetit qė dėshiron.' - Ibn Hiban, hadithi ėshtė i vėrtetė.

    60. Tė mos kėrkohet nga njerėzit asgjė:

    'Kush mė siguron mua se nuk do t'i kėrkoj njerėzve asgjė, ia siguroj atij Xhennetin.' - Hadithi ėshtė nė Sunene, dhe ėshtė i vėrtetė.


    E lusim All-llahun Subhanehu Te'ala qė tė na e mundėson tė jemi nga banorėt e Xhennetit duke i praktikuar fjalėt Pejgamberike, tė shembėlltyrės tonė Muhammedit ( sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ). Amin.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  7. #27
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,779
    Si ta fitojmė Xhennetin?


    1- I Dėrguari i Allahut (alejhi selam) ka thėnė:

    “Janė dy vepra tė cilėt nuk do tė ketė musliman qė kujdeset pėr to e qė tė mos futet nė Xhennet, ato janė tė thjeshta por shum pak i zbatojnė ato. Pas ēdo namazi tė thuash:

    “SUBHANALLA”(50 herė)
    “ELHAMDULILAH” (50 herė)
    “ALLAHU UEKBER” (50 herė)

    nga 10 herė kėto bėhen 150 herė me gjuhė por kunsiderohen 1500 nė peshore (Ditėn e Gjykimit).

    Kur tė shtriheni pėr tė fjetur thoni:

    “SUBHANALL-LLAH ”(33 herė)”, “ELHAMDULIL-LAH” (33 herė), ALL-LLAHU UEKBER” (34 herė) dhe kėto bėhen 100 herė me gjuhė por llogariten 1000 herė nė peshore Ditėn e Gjykimit, e pyetėn: O i Dėrguar i All-llahut si ka mundėsi qė janė kaq tė thjeshta dhe pak kush i vepron?

    Ai (alejhi selam) tha:

    “Shejtani i afrohet njeriut kur shkon pėr tė fjetur dhe e vė ne gjumė pėrpara se ti thotė ato ose i vjen gjatė namazit dhe duke ja kujtuar ndonjė nevojė pėrpara se robi ti thotė ato (dhikrin pas namazit qė thamė me lart).”


    2- Resulullahi (alejhi selam) ka thėnė: “Mbjellja e Xhenetit ėshtė: ” MASHALL-LLAH UE LA HAULA UE LA KUETE IL-LA BIL-LAH”

    3- Tė Dėrguarin e All-llahut (alejhi selam) e pyetėn se si ti fitonin 1000 sevape dhe ai i tha thuani:

    “Thuaj 100 herė SUBHANALL-LLAH do tė tė regjistrohen 1000 sevape ose do tė tė fshihen 1000 gjynahe (tė vogla). ” (Muslimi)

    4- I Dėrguari i All-llahut Muhamedi (alejhi selam) ka thėnė:

    “Kush thotė 7 herė ” SUBHANALL-LLAHI UE BI HAMDIHI UE SUBHANALL-LLAHIL-LKADHIM” do ti ndėrtohet njė kullė nė Xhennet.”

    5- Resulullahi (alejhi selam) ka thėnė:

    “Askush nuk do tė vijė Ditėn e Gjykimit me dicka mė tė mirė se ai i cili kur gdhin dhe kur ngryset thotė 100 herė “SUBHANALL-LLAHI UE BI HAMDIHI” pėrveė atij qė ka bėrė tė njėjtėn punė ose edhe mė shum ” (Muslimi)

    6- Dhikri “LA HAULA UE LA KUETE IL-LA BIL-LAH” sheron 99 sėmundje.

    Shkėputur nga libri ”Shiu i rrėmbyer i fjalės sė mirė”

    Autor: Ibn Kajim el Xheuzi
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  8. #28
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,779
    Autor: Ibn Kajjim el-Xheuzijjeh

    Shkėputur nga libri i tij, “Hadiul-Eruah ila Biladil-Efrah”

    (bot. Daarul-Hadijth, Kajro, 2001)



    Xhenetet e Kėnaqėsisė



    Thotė i Lartėsuari:

    “Me tė vėrtetė ata tė cilėt besuan dhe bėn vepra tė mira pėr ta ka Xhenetet e Kėnaqėsisė.” (Lukman, 8)


    Xhennat – ky emėr gjithashtu ėshtė gjithpėrfshirės pėr tė gjitha Xhenetet dhe pėr tė gjitha llojet e mirėsive qė gjenden nė to, siē janė ushqimet, pijet, veshjet, pejsazhet, parfumeve tė mira, pamjet e kėnaqshme, banesat e gjera, si dhe kėnaqėsi tė tjera, qofshin tė dukshme apo tė padukshme.


    [Marrė nga libri “Hadiul-Eruah Ila Biladil-Efrah” i Ibn Kajim el Xheuzije, fq.92]


    Kuptimi i Fjalės sė Allahut:

    “Me tė vėrtetė tė devotshmit janė nė el Mekam el Emin (njė vend tė sigurtė).”


    Ka thėnė Allahu i Lartėsuar: “Me tė vėrtetė tė devotshmit janė nė el Mekam el Emin (njė vend tė sigurtė).” [Dukhan, 51]


    El Mekam: ėshtė vendi i qėndrimit, kurse El Emin: ėshtė siguria nga ēdo gjė e keqe dhe e urryer ky vend ka pėrmbledhur tė gjitha cilėsitė e sigurisė. Ai ėshtė i siguruar nga zhdukja, prishja dhe nga ēdo lloj shqetėsimi. Kurse banorėt e atij vendi janė tė siguruar nga dalja prej tij, nga skamja dhe trishtimi. Kėtė e vėrteton dhe fjala e Allahut “Beledul Emin (qytet i sigurtė).” [Tin, 3]. Qytet, nė tė cilin janė tė siguruar banorėt e tij nga frika qė kanė njerėzit e tjerė jashtė tij.


    Medito si e ka pėrmendur i Pėrsosuri nga ēdo e metė fjalėn “siguri” nė Fjalėn e tė Lartėsuarit: “Me tė vėrtetė tė devotshmit janė nė el Mekam el Emin (njė vend tė sigurtė).” Dhe nė Fjalėn e tė Lartėsuarit: “Thirren nė tė pėr ēdo frut tė sigurtė.” (Dukhan, 55) - ka bashkuar mes sigurisė sė vendit dhe sigurisė sė ushqimit. Ata nuk frikėsohen nga mbarimi i frutave dhe as se mos u sjellin ndonjė pasojė a dėm nga konsumimi i tyre dhe nga jashtqitja. Gjithashtu, ata janė tė siguruar nga vdekja sepse ajo nuk u vjen kurrė.


    [Marrė nga libri “Hadiul Eruah Ila Biladil Efrah” i Ibn Kajim El Xheuzijeh, fq.93]


    Pėrkujtimi qė bėjnė banorėt e Xhenetit me njėri-tjetrin

    pėr ato gjėra qė kanė ndodhur nė dunja


    Ka thėnė i Lartėsuari:


    “Ata drejtohen nga njėri-tjetri duke pyetur. Thotė njėri prej tyre: unė kam pasur njė shok tė ngushtė.” [Saffat, 50-51]


    Dhe ka thėnė: “Drejtohen nga njėri-tjetri duke pyetur. Thonė: Ne ishim mė pėrpara nė familjen tone tė frikėsuar dhe Allahu me Mirėsinė e Tij ndaj nesh na ruajti nga dėnimi i hidhur.” [Tur 25-27]


    Ka pėrmendur ibn Ebi Dunja nga hadithi i Rabij’ ibn Subejh, nga Haseni, nga Enesi duke e ngritur (hadithin deri tek i Dėrguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):


    “Kur tė hyjnė banorėt e Xhenetit nė Xhenet, tha: “Atyre do t’u vijė mall pėr vėllezėrit e tyre dhe kėshtu i afrojnė venduljet e tyre pranė njėri-tjetrit, vazhdojnė kėshtu me rradhė derisa tė bashkohen tė gjithė dhe do qėndrojnė tė shtrirė nė ijė dhe i thotė njėri prej tyre tjetrit: “A e di kur na fali Allahu neve.?I thotė shokut tė tij: “Po nė atė ditė, nė atė vend (duke pėrshkruar), iu lutėm Allahut dhe Ai na fali.”


    Kur i mbarojnė sė pėrmenduri ēka kishte ndodhur mes tyre, ata fillojnė tė pėrmendin ēėshtjet e diturisė nė tė cilat kanė patur keqkuptime mes tyre, si nė kuptimin e Kur’anit dhe Sunetit, nė saktėsinė e haditheve, ēfarė ishte me parėsore dhe mė e pėrshtatshme. Vėrtet, pėrkujtimi i kėtyre gjėrave nė dunja ishte mė e kėnaqshme sesa ngrėnia dhe pirja dhe marrdhėnia me gruan. Dhe pėrkujtimi i kėtyre gjėrave nė Xhenet ėshtė akoma mė e kėnaqshme dhe me kėtė kėnaqėsi veēohen Njerėzit e Dijes dhe dallohen me tė nga njerėzit e tjerė.



    [Marrė nga libri “Hadiul Eruah Ila Biladil Efrah” i Ibn Kajim El Xheuzijeh, fq.338]
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •