Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 110
  1. #21
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,781
    Citim Postuar mė parė nga iktuus Lexo Postimin
    Admiral e di shume mire si funksionon statistika. Por ne njohim ne rrenj problemin tone. Jemi nje popull ku mbeshtetemi rrenjesisht nga te ardhurat ekonomike qe kontriubojn emigrantet. Kuptoj statistiken e popullsis por nuk me del llogaria persa i perket situates ekonomike. Nuk trajtoj si problem ate qe nuk eshte problem pra vetem numrin e popullsis. Nese popullsia ishte 3.8 milion banor dhe me nje prodhim te brendshem bruto prej ... miliard eur, nese deri dje e pjestoje me 3.8 sot e pjeston me 2.8. Ne aparenc kjo shifer eshte e konsiderueshme por ne kontribuimin e ekonomis nuk japin vetem keto 2.8 milion. Nuk e di nese me kupton, ajo qe dua te them dhe dua te shtroj si problem eshte ekonomia, shifrat financiare dhe jo ato civile.
    te kuptoj shume mire.
    madje kam lexuar qe edhe sot, me shume se 50% e parave qe vejne ne levizje ekonomine shqiptare, vijne nga emigrantet.
    thjeshte eshte nje problem me te cilin perballen te gjithe vendet qe kane nje numer te konsideruar emigrantesh.

    sipas statistikave, popullsia e shqiperise sot eshte vetem 2,8 mionione banore.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  2. #22
    aurora borealis Maska e Jeto_Jeten
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    312
    osht zgjeru siperfaqa km\banor
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  3. #23
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,056
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Rezultatet e censusit jane rezultate shume te sakta, pasi nuk jane bere vetem nga INSTAT, dhe por jane bere me ndihmen e teknologjise dhe eksperteve te huaj. Censusi i 2011 eshte censusi me i mire qe eshte mbajtur ndonjehere ne vend, dhe ju duhet te gezoheni e jo te hidheroheni nga shifrat qe po publikohen. Te dish eshte me mire se te mos dish, dhe pak rendesi ka nese ajo qe meson te le nje shije te keqe apo te mire.

    Ajo qe me beri mua pershtypje nga censusi eshte numri i larte i emigranteve. 38% e banoreve te Shqiperise jane larguar nga vendi e nuk jetojne me aty. Kjo mund te tingelloje si dicka e keqe, por ne fakt eshte dicka shume pozitive. Emigracioni eshte rruga me e mire per te rritur mireqenien e shqiptareve, dhe per te permiresuar mireqenien e shqiptareve qe ngelen ne vend. Nga 10 shqiptare 4 kane zgjedhur te emigrojne. Qe do te thote, ata 6 shqiptare qe ngelen do te kene mundesi me te mira punesimi, shkollimi si pasoje e largimit nga tregu i punes ne vend i 4 te tjereve. Ana tjeter pozitive e emigracionit eshte emancipimi i ketij segmenti te shoqerise me kulturen demokratike dhe ate te punes, gje qe nuk e fitojne dot ne vendin e tyre. Emigrantet ne Shqiperi nuk sjellin vetem kursimet e tyre, por edhe eksperiencen e punes dhe kulturen e akumuluar ne vite nga jeta ne Perendim. Keta sherbejne si katalizatore per ndryshim dhe transformim te vendit te tyre te origjines, sidomos ata qe zgjedhin te kthehen ne Shqiperi. Gjeja e fundit qe duhet te kini parasysh me emigracionin eshte se ky fenomen nuk eshte precedent shqiptar. Te gjithe popujt fqinje kane kaluar nje faze te tille para nesh.

    Fakti tjeter qe me bie mua ne sy eshte rritja e madhe e numrit te ndertimeve/banesave. Kjo deshmon qe eshte rritur ndjeshem mireqenia ne vend. Ndertimi i shtepije, qofte kjo modeste apo luksoze, eshte nje nga investimet me te medha qe njeriu ben ne jete. Rritja e mireqenies duket edhe tek te ardhurat per fryme, qe jane me te larta se sa ato zyrtare. Kjo duket tek te ardhurat per fryme jo vetem ne perpjesetim me GDP qe ka qene ne rritje te kenaqshme vitet e fundit, por edhe ne rritjen e te ardhurave te buxhetit te shtetit. Qeveria do te kete me shume leke per te investuar ne shkollimin e femijeve ne vend, pasi ka me pak femije qe shkojne neper keto shkolla. E njejta gje edhe per sektorin e shendetesise.Gjeja tjeter qe me ra ne sy eshte numri i larte i banesave ne raport me numrin e banoreve, qe me le mua te kuptoj se shume nga ato apartamente, shtepi apo vila jane ndertuar nga shqiptare ne emigrim qe nuk jetojne ne Shqiperi gjate gjithe vitit.

    Fenomeni i trete i evidentuar nga numrat, eshte fenomeni i migrimit te brendshem ne Shqiperi. Shqiptaret ne keto dekadat e fundit kane migruar nga fshati ne qytet, dhe nga qytetet e vogla dhe rrethet, ne qendrat e medha urbane sic eshte Tirana dhe rrethinat e saj. Edhe ky zhvillim ka te mirat e keqijat e veta. Ka te mirat e veta pasi resurset e politikat e qeverise mund te fokusohen ne zona te caktuara urbane, dhe nuk ka perse investon ne zona te thella e te pabanuara apo pak te banuara. Fenomeni negativ i kesaj levizjes eshte se njerezit po levizin drejt qyteteve te medha pasi ekonomia e vendit nuk eshte shtrire ne mbare territorin e vendit, por eshte perqendruar ne qytetet e medha. Mundesite e punesimit ne qytetet e medha jane te medha, kurse ne qytetet e zonat e tjera jane te pakta ose inekzistente. Qeveria duhet ta adresoje kete problem, duke krijuar zona te lira, dhe duke ofruar investime e investitore ne mbare territorin e vendit, duke u ofruar atyre lehtesira fiskale.

    Dhe gjeja e fundit qe me beri pershtypje, nga gjithe te anketuarit ne mbare vendin, me pak se 30,000 veta kane refuzuar qe ti pergjigjen censusit. Gjithe ajo zhurme nga propagandistet e paguar, e gjithe ato peticione per te bojkotuar censusin, u injoruan ne mase nga populli shqiptar. Gje qe mua me gezon, pasi deshmon pjekuri e dinjitet njerezor: shqiptaret nuk lene njeri te flasi ne emer te tyre, apo ti terheqi prej hunde, deshmojne vete me gojen e tyre e ne liri te plote per ate qe jane, ku banojne, punojne, besojne.

    Albo


    Gezohem qe e shikon gjithmone goten gjysem plot. Por kjo shpesh here te dergon larg realitetit.

    Nuk do t'i pergjigjem paragrafeve te tua, pasi une ne kete rast e shoh goten gjysem bosh dhe do te dilte nje diskutim OT shume i gjate ...

  4. #24
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,781
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Me cilin sy e pe , me ate me xham apo me ate pa xham ? Si the mo si the ? 50% e parave qe vejne ne levizje ekonomine shqiptare, vijne nga emigrantet.

    Ato 50 apo 100 Eurot e refugjateve qe pastrojn halet e perndimit vene ne levizje ekonomine Shqiptare ? Te dija me te zgjuar, por qenkam gabuar.

    Ketu cdo muaj qarkullojne Miljona euro , ndersa ti thua !!
    tani une thashe "e lexova". nuk eshte ndonje statistike qe kam nxjerre une.
    mendoj se di te lexoj. nese eshte e vertete, apo jo, kete nuk di t'a them.

    padyshim qe ne te kaluaren kjo ka qene e vertete (apo ke dyshime edhe per kete?). sot shifra patjeter ka rene.
    pastaj sa ndertime jane bere me parate e emigranteve ne shqiperi???
    edhe ato prate e atyre qe jane marre me droge e prostitucion neper europe dhe me pas kane hapur bare, pube e hotele neper shqiperi, para qe vijne nga jashte jane...
    mos shiko vetem qytete. shiko edhe fshatrat ku familje te tera jetojne vetem me parate qe i nisin nga jashte...

    p.s. 50 apo 100€ e refugjateve qe pastrojne halet e perendimit jane sdq me shume se shume pensione mujore ne shqiperi.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #25
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Postime
    6,399
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    tani une thashe "e lexova". nuk eshte ndonje statistike qe kam nxjerre une.
    mendoj se di te lexoj. nese eshte e vertete, apo jo, kete nuk di t'a them.

    padyshim qe ne te kaluaren kjo ka qene e vertete (apo ke dyshime edhe per kete?). sot shifra patjeter ka rene.
    pastaj sa ndertime jane bere me parate e emigranteve ne shqiperi???
    edhe ato prate e atyre qe jane marre me droge e prostitucion neper europe dhe me pas kane hapur bare, pube e hotele neper shqiperi, para qe vijne nga jashte jane...
    mos shiko vetem qytete. shiko edhe fshatrat ku familje te tera jetojne vetem me parate qe i nisin nga jashte...

    p.s. 50 apo 100€ e refugjateve qe pastrojne halet e perendimit jane sdq me shume se shume pensione mujore ne shqiperi.
    Ekonomia Shqiptare bazohet mbi Industri, Minerale, Dogana, Taksa etj dhe jo ne shtepi periferike qe ndertojne refugjatet apo ndimat qe u bien " nese bien " 100 euro ne dy muaj

  6. #26
    Super Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    9,509
    7.7 here me e vogel?????
    7.7 HERE do te thote 770%
    Tek titulli e ke 7.7% qe do te thote
    popullsia ne 2001 ka qene 7.7% me e madhe
    se sa popullsia e regjistruar para disa muajve.
    Nuk e di cfare kalkulatori perdor ajo Ines Nurja,lol.
    ===
    Popullsia ne 2001-shin i bie te kete qene
    7.7% me e madhe se popullsia e 2011-es 2831741 =218044
    Atehere meqenese popullsia e 2001 ka qene
    7.7 % me e madhe se popullsia sot i bie qe popullsia ne 2001 shin te kete qene
    2831741(popullsia sot)+218044(7.7%)=
    3049785.
    Pra popullsia ne 2001-shin ka qene 3049785(3 miljon e 49 mije e 785)
    Sot eshte 2831741=2 miljon e 8qind e 31 mije e 7qind e dyzet e nje.(7.7% me pak se ne 2001-shin).
    ====
    Sipas deklarates popullsia sot 7.7 HERE me e vogel se sa popullsia e 2001 shit
    i bie qe popullsia ne 2001 shin te kete qene 2831741(popullsia sot) x 7.7
    =21 miljon e 804 mije e 4 qind e pese banore. I bie qe Shqiperia te kete pas popullsi ne 2001 shin sa Australia(21 miljon banore).
    7.7% nuk eshte 7.7 here.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 21-12-2011 mė 19:37
    Paul Simon - Loves Me Like a Rock
    http://bit.ly/caC5Zr
    ≈♥♠♣♦≈

  7. #27
    Super Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    9,509
    Ulje,ngritje te popullsise ka ne cdo vend te botes dhe kjo influencohet shume nga ambjenti dhe ekonomia.Kur ekonomia dhe ambjenti permirsohen popullsia tenton te shenoje rritje.Uljet e popullsise jane te perkohshme ,keshtu qe nuk ka vend per panik.Shqiperia i mbijetoi 20 shekujve dhe konkluzioni eshte, eshte komb i pazhdukshem,eshte absurdtet te besosh zhdukjen e Shqiperise.
    Paul Simon - Loves Me Like a Rock
    http://bit.ly/caC5Zr
    ≈♥♠♣♦≈

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    751
    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Ulje,ngritje te popullsise ka ne cdo vend te botes dhe kjo influencohet shume nga ambjenti dhe ekonomia.Kur ekonomia dhe ambjenti permirsohen popullsia tenton te shenoje rritje.Uljet e popullsise jane te perkohshme ,keshtu qe nuk ka vend per panik.Shqiperia i mbijetoi 20 shekujve dhe konkluzioni eshte, eshte komb i pazhdukshem,eshte absurdtet te besosh zhdukjen e Shqiperise.
    Parimisht nuk pajtohem. Prej natyre, njerėzit, sikur edhe gjallesat e tjera, kur janė nė rrezik shtohen.

    Tė ishte pėr mirėqenje, do tė shtohej popullsia e Danimarkės e jo popullsia e Indisė.

    Te Shqiptarėt, zvoglimi i popullsisė ėshtė pasojė e drejtimit tė gabueshėm, jo natyrore e jo e rastėsishme. Drejtuesit, qė janė dėshmuar si tradhėtar, dhe me rezultatet e kėtij regjistrimi, janė fajtor.

    Nėse vazhdohet me kėtė drejtim tė Shqiptarėve, vazhdohet me zhdukje tė Shqiptarėve, tė cilin po e paraqesė me shembull tė thjeshtė:

    benseven11
    Vendndodhja: new jersey-usa

    Janullumpiri
    Vendndodhja: Shqipėri


    Rezultati i INSTAT-it:
    -1 Shqiptarė

    +1 Grekė Orthodhoks


    Pėrderisa,

    Pyrros Dimas
    Vendndodhja: Greqi


    Rezultati i INSTAT-it:
    -1 Shqiptarė

    Rezultati i regjistrimit tė popullsisė nė Greqi:
    +1 Grekė



    Pra, me kėtė drejtim tė Shqiptarisė, zhdukja ėshtė e pashmangshme me kalimin e kohės.

    Nė Kosovė, edhe nėse nuk merret parasysh shpėrngulja e Shqiptarėve nėpėr Botė, edhe nėse nuk merret parasysh luhatja e shkaktuar nga fetė, sidomos Islami, nė lidhje me pėrkatėsinė kombėtare, pėrbrenda dy brezave me Kusar (Mimoza Kusari-Lila) nė krye, "kombi Kosovar" do tė luftojė kundėr kombit Shqiptar mė ashpėr se kundėr Shkijeve (nėse nuk beson, lexo Masa reciprociteti edhe ndaj Shqipėrisė).

    Sa i pėrket Shqiptarėve nė Shkini, Maqedoni, e Mal tė Zi, edhe nėse duan tė mbesin Shqiptarė, nuk kanė ndonjė mbėshtetje (nga Shqipėria ose Kosova). Edhe njė brezė ėshtė rrezik se kėta nuk do tė i thėnė vetit Shqiptar. Kur pėrballet pėrkatėsia me mbijetes, nuk ėshtė vėshtirė me e ditė se cila zgjidhet. Sot, Shqiptarėt e Malit tė Zi mė parė i thėnė vetit Malazez ose Jugoshkije se sa Shqiptarė. Pastaj, i ke banorėt e Sanxhakut, qė para njė brezi kanė folė Shqip, por sot nuk e quajnė veten Shqiptar.

    Kėto janė pasojat e drejtimit tė gabueshėm tė Shqiptarisė, qė, po e pėrsėris, nuk kanė ndodhė natyrisht e rastėsisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skipetar : 22-12-2011 mė 04:28
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    2,987
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    ...

    Ajo qe me beri mua pershtypje nga censusi eshte numri i larte i emigranteve. 38% e banoreve te Shqiperise jane larguar nga vendi e nuk jetojne me aty. Kjo mund te tingelloje si dicka e keqe, por ne fakt eshte dicka shume pozitive. Emigracioni eshte rruga me e mire per te rritur mireqenien e shqiptareve, dhe per te permiresuar mireqenien e shqiptareve qe ngelen ne vend. Nga 10 shqiptare 4 kane zgjedhur te emigrojne. Qe do te thote, ata 6 shqiptare qe ngelen do te kene mundesi me te mira punesimi, shkollimi si pasoje e largimit nga tregu i punes ne vend i 4 te tjereve. Ana tjeter pozitive e emigracionit eshte emancipimi i ketij segmenti te shoqerise me kulturen demokratike dhe ate te punes, gje qe nuk e fitojne dot ne vendin e tyre. Emigrantet ne Shqiperi nuk sjellin vetem kursimet e tyre, por edhe eksperiencen e punes dhe kulturen e akumuluar ne vite nga jeta ne Perendim. Keta sherbejne si katalizatore per ndryshim dhe transformim te vendit te tyre te origjines, sidomos ata qe zgjedhin te kthehen ne Shqiperi. Gjeja e fundit qe duhet te kini parasysh me emigracionin eshte se ky fenomen nuk eshte precedent shqiptar. Te gjithe popujt fqinje kane kaluar nje faze te tille para nesh.

    ...
    Albo
    Rruga me e mire per Shqiperine dhe shqipetaret do te ishte bashkimi kombetar, edhe ne aspektin ekonomik.
    Emigrimi i njerzve te shkolluar p.sh. eshte humbje masive per shtetin, ekonomine dhe shoqerine shqiptare. Shumica e investimeve qe i ka bere shteti dhe shoqeria shqiptare per shkollimin dhe aftesimin e tyre profesional jane te humbura. Gjithashtu, shumica e te shkolluarave pjesen absolute te te ardhurave te tyre zakonisht i shpenzojne ne vendin ku jetojne dhe punojne. Kjo kategori pershtatet relativisht shpejte ne shtetet perkatese. Shume prej tyre, ose se paku pasardhesit e tyre shpesh edhe asimilohen.
    Pra, edhe nese emigrante te tille fillimisht kontribojne ne njefar mase ne zhvillimin e vendit, ky kontribut zakonisht bie per cdo dite dhe perfundon ne dhurata sporadike ose ndihma tejet modeste per ndonje anetare te familjes se ngushte.
    Nuk eshte me koha, kur emigranti ishte (zakonisht) nje mashkull fshati, i cili punonte vite te tera pune fizike jasht vendit, per ta financuar familjen ne vendlindjen e varfer. Ky lloji emigranti tani mund te haset ne forme te ndonje punetori sezonal, kryesisht ne shtetet fqinje. Shumica e emigranteve, edhe ata me te ardhurat me modeste, ose e sjellin edhe familjen ne vendin ku punojne dhe jetojne ose krijojne familje atje.
    Emigracioni ndikon direkt edhe ne zhvillimin selektiv te sektoreve ekonomik. Vende te tilla zakonisht investojne kryesisht ne ndertimtari, pjese te infrastruktures, turizem dhe disa sherbime tjera. Ne planin afatgjate keto shtete behen plotesisht te varuara nga emigrantet si financues dhe investitore, emigrantet si turiste dhe turiste tjere. Varesisht prej standardit social, cfardo krize globale ekonomike ose financiare ndikon direkt ose indirekt negativisht ne ekonomine e ketyre vendeve. Njekohesisht prodhohen pashmangshem te ashtuquajtura "speculativ bubbles" ne shumicen e sektoreve te permendur, te cilat kerkojne burime te pashtjerrshme te emiganteve te ri, investimeve, financimeve dhe turisteve. Mjafton zvoglimi i numrit te pergjithshem te popullsise permes zbritjes se dukshme te natalitetit, gje qe eshte e pashmangshme per vende te pazhvilluara ne rast te urbanizimit, modernizimit, mobilitetit dhe fleksibilitetit te vazhdueshem, per ta zhytur vendin ne kriza ekonomike. Shembujt e Greqise, Portugalise, Spanjes, Irlandes etj., pavaresisht se kane dallime me njera tjetren, tregojne qartazi se ku perfondojne vendet, te cilat mbeshteten kryesisht ne emigrante, ndertimtari, infrastrukture dhe turizem, apo investime selektive...

    Perndryshe, zvogelimi i numrit te banoreve, edhe pse nuk eshte automatikisht i barabarte me numrin e shqiptarve ne pergjithesi, ka efekte negative ekonomike, politike dhe strategjike. Per investitore potencial dhe ndermarrje te ndryshme eshte me rendesi te madhe numri i konsumenteve ne vendet ku investojne apo ofrojne mallera dhe sherbime tjera. Kur mungeses se mases i shtohen edhe fuqia blerese relativisht modeste dhe veshtiresite tjera ("ekzotike") qe egzistojne ne vende dhe regjione te tilla, atehere eshte absolutisht e pritshme qe investime selektive relativisht modeste behen vetem ne sektore te caktuar. Kryesisht aty ku egziston ndonje monopol ose ne turizem etj.
    Sa me i vogel te jete numri zyrtar i banoreve te nje shteti dhe regjioni, aq me e vogel do te jete pesha dhe ndikimi i atyre vendeve apo atij regjioni ne zhvillimet dhe vendimet nderkombetare dhe regjionale. Ky fakt se paku do te shfrytezohet nga tjeret per mostrajtim te barabarte dhe anashkalim ne ndermarrjet dhe vendimet e rendesishme ekonomike dhe politike.
    Emigracioni per Shqiperine dhe shqipetaret ne planin afatgjate nuk eshte pozitiv, nese krajhas kesaj nuk ndodhe edhe bashkimi kombetar. Bashkimi nuk ka nevoje te jete si ai i dy Gjermanive. Per nje kohe te pacaktuar do te mjaftonte edhe ndonje sistem federativ me struktura dhe makanzma funksional, ekonomi te perbashket, pasaporta te perbashketa etj...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 22-12-2011 mė 04:32

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,682

    Arratisja e madhe, njė nė tre shqiptarė na tha lamtumirė!

    Arratisja e madhe, njė nė tre shqiptarė na tha lamtumirė!
    2011-12-22
    Gjergj Erebara
    GAzeta Shqip

    Gjatė dekadės sė fundit, 30 mijė vetė nė vit emigruan pėr t’i shpėtuar Shqipėrisė

    Instituti i Statistikave njoftoi dje se nė vendin tonė jetojnė sot vetėm 2.8 milionė banorė, duke konfirmuar aludimet se edhe gjatė dekadės sė dytė tė tranzicionit, njė pjesė e madhe e shqiptarėve zgjodhėn largimin nga vendi nė mungesė tė kushteve tė pėrshtatshme tė jetesės. Popullata nė Shqipėri vlerėsohej nė masėn 3.2 milionė vetė nga INSTAT, duke marrė pėr bazė numrin e lindjeve dhe tė vdekjeve gjatė dhjetė viteve tė fundit, por emigrimi duket se i ka rrėmbyer rreth 350 mijė vetė, ose 35 mijė vetė ēdo vit. Numri i shqiptarėve vlerėsohet se ėshtė 4.2 milionė vetė aktualisht, por numri i atyre qė janė larguar vlerėsohet nė 1.4 milionė vetė.

    Nė historinė e njerėzimit nuk ka raste tė emigrimeve kaq masive dhe nė periudha kaq tė shkurtra kohore. Shqipėria ka pasur 2.8 milionė banorė pėr herė tė fundit nė vitin 1983.
    Migrim i brendshėm

    Ndėrsa emigrimi i jashtėm ėshtė masiv, edhe migrimi i brendshėm duket se nuk mbetet pas. Gjatė dhjetė viteve tė fundit, ndėrsa afėrsisht 1 pėr qind e popullatės ėshtė larguar nga Shqipėria, njė numėr tjetėr i madh shqiptarėsh janė larguar nga zonat e varfra. Vetėm Tirana dhe Durrėsi kanė parė ditė tė bardha gjatė kėsaj dekade. Pjesa tjetėr e vendit ka njohur vetėm rėnie.

    Popullata e Qarkut tė Gjirokastrės ka shėnuar rėnien mė tė madhe nė shkallė vendi. Kėtu 33 pėr qind e popullatės qė banonte nė 2001-n, ėshtė larguar drejt emigrimit ose drejt Tiranės e Durrėsit. Nuk kanė mbetur prapa Dibra, ku popullata ka rėnė me 28 pėr qind, Berati me 27 pėr qind dhe Kukėsi me 23 pėr qind.
    Emigrante femra

    Ndėrsa emigrimi i jashtėm ėshtė karakteristikė pėr meshkujt, migrimi duket se prek mė sė shumti femrat. Ky migrim i femrave i kryer nga rrethet drejt Tiranės dhe Durrėsit ka rritur koeficientin e maskulinitetit nė pjesėn tjetėr tė vendit, ndėrsa e ka ulur nė Tiranė e Durrės. Tė dhėnat paraprake tė censusit qė u publikuan dje nuk japin detaje mbi ndarjen e popullatės sipas moshave, por duke marrė parasysh se jetėgjatėsia e grave nė vend ėshtė mė e lartė se ajo e burrave, deformimi nė raportin meshkuj/femra pėr moshat riprodhuese ėshtė i dukshėm. Zonat qė kanė densitet mė tė ulėt popullate kanė edhe koeficient maskuliniteti mė tė lartė.
    Densiteti

    Nė Shqipėri banojnė mesatarisht 98.5 banorė pėr kilometėr katror, nga 112 qė ishte densiteti nė vitin 1991 dhe 108 qė ishte nė vitin 2001. Nė Tiranė banojnė 10 mijė vetė pėr kilometėr katror, duke e bėrė kryeqytetin shqiptar njė nga mė tė mbipopulluarit nė kontinent, ndėrsa nė Leskovik banojnė vetėm 1.8 vetė pėr kilometėr katror. Ndonėse rėnia e densitetit nė zonat kodrinore e malore ishte diēka e pritshme, depopullimi i madh i disa zonave bėn tė pamundur shfrytėzimin e burimeve natyrore, veēanėrisht pyjeve dhe kullotave. Nė njė zonė tė gjerė nga bregu i Jonit deri nė kufi me Greqinė, banojnė mė pak se 25 vetė pėr kilometėr katror dhe e njėjta gjė dallohet edhe nė pjesėn veriore tė vendit. Disa nga zonat me burime ekonomike tė konsiderueshme si bregdeti i Jonit, shėnojnė njė depopullim tė pazakontė.

    Shqiptarėt duket se janė larguar mė sė shumti nga zonat ku ka pak tokė dhe harta e densitetit, e publikuar dje nga INSTAT-i, tregon se pjesa mė e madhe e Shqipėrisė paramalore si nė jug ashtu edhe nė veri po kthehet nė zona tė depopulluara.

    Rėnia e popullatės i ka prekur tė gjitha qarqet e vendit pa diskriminim me pėrjashtim tė Tiranės dhe Durrėsit. Edhe zona tė pasura me tokė bujqėsore si Fieri apo Lezha kanė shėnuar rėnie tė konsiderueshme tė popullatės dhe densitetit.
    Urbanizimi

    Projeksionet e Institutit tė Statistikave tregonin se popullata urbane duhet tė ketė kaluar 50 pėr qind tė popullatės totale diku rreth vitit 2010, por tė dhėnat e censusit tregojnė se ky kalim nga vend me mazhorancė rurale nė vend me mazhorancė urbane, duhet tė ketė ndodhur mė herėt. Tė dhėnat e censusit thonė se 53.7 pėr qind e shqiptarėve ose 1.5 milionė vetė jetojnė nė qytete. Por koncepti “qytet” nė kėtė rast pėrfshin popullatėn banuese nė zonat qė ligjėrisht njihen si qytete dhe qė shumė shpesh nuk kanė aktivitete urbane. Rritja e urbanizimit rezulton tė jetė pjesėrisht pasojė e emigrimit tė fshatarėve pėr jashtė vendit dhe pjesėrisht e emigrimit tė tyre drejt zonave urbane.

  11. #31
    Perjashtuar Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,682
    Pa tokė, pa punė, prindėr tė vetėm, shtėpi bosh
    2011-12-22

    Panorama shqiptare
    Emigrimi ka shkaktuar ndryshime drastike nė familjen shqiptare

    Migrim masiv i grave nga zonat rurale drejt Tiranės dhe Durrėsit, nėna qė i rrisin fėmijėt pa praninė e baballarėve, tė cilėt janė nė emigrim pėr tė fituar bukėn e tyre, banesa tė reja e tė vjetra tė braktisura dhe tė pabanuara nė masė. Kėto janė disa nga karakteristikat e Shqipėrisė qė dalin nga censusi i zhvilluar nė tetor. Tė dhėnat paraprake japin pak statistika, por ėshtė e sigurt qė emigrimi i lartė ėshtė shkaku kryesor i rėnies sė lindshmėrisė mes shqiptarėve, ndėrsa mungesa e tokės dhe mungesa e punėve jobujqėsore brenda vendit janė shkaqet kryesore qė i ēojnė shqiptarėt jashtė vendit. Ndėrsa nė pjesėn mė tė madhe tė vendit mbeten vetėm pleqtė dhe numri i meshkujve tė rinj kapėrcen dukshėm numrin e femrave tė reja, nė Tiranė dhe Durrės vihet re e kundėrta.

    Shqiptarėt vlerėsohet se kanė ndėrtuar 290 mijė banesa gjatė dekadės sė fundit, por 33 pėr qind e kėtyre banesave janė aktualisht bosh. Nė vitin 2001, vetėm 12 pėr qind e banesave qenė bosh. Nė Gjirokastėr dhe Vlorė gati gjysma e banesave janė bosh, por kjo ėshtė jo vetėm pasojė e emigrimit, pasi nė Vlorė dhe Sarandė (pjesė e Qarkut tė Gjirokastrės), gjatė dekadės sė fundit janė ndėrtuar me mijėra apartamente qė kanė mbetur pa shitur ose qė banohen vetėm gjatė verės. Ndėrkohė, nė fshatrat e Gjirokastrės raportohet se vetėm nė 46 pėr qind tė banesave ka njerėz dhe depopullim masiv raportohet edhe nė banesat rurale nė Vlorė, Tiranė dhe Durrės.

    Familja shqiptare, e cila sipas metodologjisė sė censusit nėnkupton njė grup njerėzish qė jetojnė bashkė, ėshtė zvogėluar gjatė kėtyre dhjetė viteve. Nga 4.2 vetė pėr familje qė kishte nė vitin 2001, sot jetojnė 3.8. Edhe kjo rėnie i dedikohet gjerėsisht emigrimit dhe jo ndonjė fenomeni bashkėkohor si, fjala vjen, tė rinjtė qė jetojnė vetėm. Nė Gjirokastėr jetojnė familjet mė tė vogla me 3.4 anėtarė mesatarisht, ndėrsa nė Kukės jeton familja mė e madhe qė ka ende 5 anėtarė.

  12. #32
    Perjashtuar Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,682
    Shqipėria “hyn nė ujė”. Popullsia nuk arrin dot as 3 milionė banorė
    2011-12-22
    Fatjona Mejdini

    INSTAT publikon tė dhėnat e censusit. Kombėsia dhe feja, nė vitin 2012

    Popullsia nė vend ėshtė ulur nė dhjetėvjeēarin e fundit, duke bėrė qė qytetarėt brenda Shqipėrisė tė mos jenė mė as 3 milionė. Dje, Instituti i Statistikave bėri publike pėr herė tė parė tė dhėnat e mbledhura nga censusi i popullsisė dhe banesave, ku rezulton se aktualisht, brenda kufijve shqiptarė jetojnė 2,831,741 banorė. Kjo shifėr e dhėnė dje nga rezultatet paraprake tė censusit u shoqėrua edhe me statistika tė tjera, tė cilat treguan se aktualisht nė vend ka mė shumė meshkuj se femra dhe se numri i banesave qė shqiptarėt disponojnė ėshtė mė pak se gjysma e numrit tė tyre nė total. Njė e dhėnė interesante qė jepet paraprakisht lidhet edhe me faktin se popullsia shqiptare qė jeton nė zonat urbane ėshtė rreth 7% mė e lartė se ajo e banorėve nė zonat rurale. Dendėsia mė e lartė e saj shėnohet brenda vijės sė verdhė tė Tiranės, duke qenė mė e madhe se 8,500 banorė pėr kilometėr katrorė. Disa tė dhėna tepėr tė rėndėsishme, siē ėshtė numri i minoritarėve nė Shqipėri dhe numri i banorėve sipas besimeve fetare nuk janė bėrė publike. Drejtoresha e INSAT, Ines Nurja, theksoi se kėto tė dhėna tė shoqėruara me tė tjera tė rėndėsishme do tė mund tė publikohen vetėm nė mesin e vitit 2012. Kjo pasi formularėt e regjistrimit nuk janė skanuar dhe pėr pasojė s’janė marrė tė dhėnat e tyre nė brendėsi. Rezultatet e dhėna dje u morėn nga njė kundėrfletė e plotėsuar nga secili nga 1200 anketuesit qė morėn pjesė nė regjistrim.
    Popullsia

    Shqipėria ėshtė “futur nė ujė”. Ky ėshtė thelbi i konkluzionit qė nxirret kur sheh se nė dhjetė vitet e fundit numri i popullsisė ėshtė ulur me 7.7%. Ndonėse pėrfaqėsueset e INSTAT-it qė paraqitėn dje tė dhėnat theksuan se nuk kishin bėrė njė analizė pėr kėtė shkak, numri i ulėt i popullsisė duket se ėshtė i lidhur me emigrimin nė shkallė tė gjerė dhe rėnia e lindshmėrisė. “Nga tė dhėnat paraprake tė Censusit tė Popullsisė dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia e Shqipėrisė ėshtė 2,831,741 banorė. Ndėrkohė qė numri i popullsisė nga censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Vihet re se numri i popullsisė nė vitin 2011 ėshtė zvogėluar me 7.7% gjatė kėtyre dhjetė vjetėve”, theksohet nė pėrmbledhjen e paraqitur dje pėr mediat. Sipas INSTAT popullsia rezidente ėshtė e pėrbėrė nga 1,421,810 meshkuj (50.2%) dhe 1,409,931 femra (49.8%), duke pasur pėr herė tė parė nė vend njė rritje tė tillė tė numrit tė meshkujve. Nga ana tjetėr, nisur nga kontestimet e shumta qė pati procesi i censusit, INSTAT ka dalė nė pėrfundimin se numri i personave qė kanė refuzuar tė marrin pjesė nė kėtė census ėshtė rreth 30 mijė. Njė detajim i formularėve tė regjistrimit pritet t’i plotėsojė kėto shifra edhe me logjikėn e shfaqjes sė tyre.
    Banesat

    INSTAT-i del nė konkluzionin se gjithsej, numri i banesave nė Shqipėri ėshtė 1,075,881, qė ėshtė shumė mė pak se gjysma e banorėve qė jetojnė nė vendin tonė. Nga tė dhėnat paraprake, mund tė dilet nė konkluzionin se ka rritje tė konsiderueshme tė numrit tė ndėrtimeve tė reja nė vend. “Rezulton se numri i ndėrtesave ėshtė 686,405. Nė vitin 2001 ky numėr ishte 512,387, qė nėnkupton rritje prej 34.0%”, theksohet nė raportin paraprak tė INSTAT-it. Nga ana tjetėr, regjistruesit kanė numėruar edhe 740,256 njėsi ekonomike familjare, tregues i cili ėshtė mė i ulėt se ai i 10 viteve mė parė.
    Urbanizimi

    Shqiptarėt jetojnė mė shumė nė qytet dhe kjo bėhet e qartė nė numrin e pėrfituar nga regjistrimi sipas njėsive vendore. Pėr herė tė parė nė historinė e regjistrimeve tė bėra nė Shqipėri, rezulton se popullsia qė jeton nė zonat urbane ėshtė mė e ulėt se ajo qė jeton nė zonat rurale. “53.7% e popullsisė jeton nė zonat urbane dhe 46.3% nė zonat rurale”, theksohet nė raport. Kjo shifėr ėshtė e lehtė pėr t’u identifikuar edhe nga harta e cila tregon njė dendėsi tė madhe tė popullsisė nė Tiranė dhe po kėshtu nė zonėn perėndimore tė vendit. Njė numėr i vogėl popullsie mendohet se jeton nė zonėn juglindore, ku nė shumė zona, numri i popullsisė nuk i arrin as 25 banorė pėr kilometėr katrorė.

  13. #33
    Perjashtuar Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,682
    Lifestyle, Shekulli Sot|22/12/2011 07:19
    Instat: Shqiptarėt u pakėsuan kėto 10 vjet

    Xhek Preēetaj / Emirjon Senja

    INSTAT publikoi dje rezultatet paraprake tė Censusit tė zhvilluara gjatė tetorit duke nxjerrė njė mori shifrash dhe faktesh kontradiktore. Kryesorja ėshtė ulja e numrit tė popullsisė nė Shqipėri. Tė dhėnat e INSTAT tregojnė se nė qytetet dhe fshatrat shqiptare, sot jetojnė plot 237 mijė shqiptar mė pak se sa nė vitin 2001 kur ėshtė zhvilluar edhe censusi i fundit! Instat e justifikon kėtė tregues me rritjen e emigracionit pėrgjatė kėtyre 10 viteve si edhe uljen e lindshmėrisė. Sipas tė dhėnave, pėrllogaritet qė popullsia shqiptare tė jetė pakėsuar me 7.7 pėr qind nė njė dekadė.

    Drejtorja e INSTAT, Ines Nurja shpjegoi se shifrat e zbardhura nuk janė ato pėrfundimtare, por parapake, tė marra nga shumatoret e anketuesve. Rezultatet pėrfundimtare pritet tė dalin gjatė vitit tė ardhshėm. “Kėto janė disa rezultate paraprake tė cilat dalin nga kontrollimi i shumatoreve tė anketusve. Por nuk ka filluar ende kontrollimi dhe analizimi i pyetėsorėve tė mbledhur nė terren. Ulja e numrit ndodh pėr faktin se janė rritur vitet e fundit emigrimet. Ne kemi kontrolluar censusin e Italisė dhe nė tė kemi parė qė numri i emigrantėve shqiptarė atje ėshtė rritur. Megjithatė duhet tė presim edhe censuset e tjera tė Greqisė dhe vendeve tė tjera pėr tė parė mė mirė numrin e emigrantėve tanė”, – tha Nurja.

    Instat ndėrkohė nuk di ende tė thotė njė numėr nė lidhje me minoritetet nė vend. Drejtorja tha se njė shifėr e tillė nuk mund tė dilte njėkohėsisht me tė dhėnat paraprake. Treguesit e saktė nė lidhje me minoritetet INSTAT pritet t’i nxjerrė gjatė muajve nė vijim. Regjistrimi i minoriteteve ishte ēėshtja qė hapi njė debat tė madh nė vend para dhe gjatė zhvillimit tė Censusit. “Rezultate pėr minoritetet do tė dalin vitin tjetėr, pasi ato janė nėpėr pyetėsor. Nėpėr shumatore nuk kishte tė shėnuar numėr tė minoriteteve”, – vijoi Nurja.

    Mė shumė meshkuj se femra. Nė Shqipėri jetojnė 1 milionė e 421 mijė meshkuj dhe 1 milionė e 409 mijė femra me njė diferencė 11 800 nė favor tė meshkujve. Kjo ėshtė njė shifėr ndryshe krahasuar me dhjetė vite mė parė, kur nė Shqipėri dominonin femrat. Shumatorja e anketuesit pėrmbante numrin total tė: ndėrtesave tė regjistruara, banesave tė banuara, banesave tė pabanuara, banesave pėr biznes, njėsive ekonomike familjare, meshkujt, femrat, total i personave.







    Nė Shqipėri dominojnė meshkujt, por nė Shkodėr dhe Tiranė, femrat

    Censusi ka nxjerrė se pjesa mė e madhe e popullsisė pėrbėhet nga meshkujt me njė avantazh prej 11 800 personash kundrejt femrave. Kjo ėshtė njė shifėr qė pasqyron ndarjen e pėrgjithshme, por si paraqitet situata sipas qarqeve tė vendit? Nė 10 qarqe tė vendit janė meshkujt ata qė dominojnė kundrejt numrit tė femrave, por Tirana dhe Shkodra janė ndryshe. Nė tė dy kėto qarqe, numri i femrave paraqitet mė i madh krahasuar me atė tė meshkujve. Nė Tirane, jetojnė rreth 5 600 femra mė shumė se meshkuj. Nė Shkodėr ndėrkohė, diferenca ėshtė 1 mijė nė favor tė femrave. Diferenca mė e madhe ndėrkohė nė favor tė meshkujve ėshtė Fieri. Nė kėtė qark, jetojnė 4 400 meshkuj mė shumė se femra, diferenca nė Elbasan ėshtė 2 mijė pėrsėri nė favor tė meshkujve, po ashtu edhe nė Durrės. Nė Dibėr gjithashtu janė 1 700 meshkuj mė shumė se femra, nė Gjirokastėr 1 200, nė Korēė 2 800, nė Kukės 800, etj.





    Shqipėria, mė shumė qytetarė se katundarė

    Migrimi i madh gjatė kėtyre dy dekadave ka ndryshuar edhe raportin e popullsisė qė jeton nė qytet me atė qė jeton nė fshat. INSTAT ka nxjerrė nga tė dhėnat e Censusit se pjesa mė e madhe e popullsisė sė Shqipėrisė jeton nė qytet. “Qytetarėt” pėrbėjnė 53.7 pėr qind tė popullsisė sė vendit, kurse “katundarėt”, 46.3 pėr qind tė saj. Kjo shifėr vjen pas njė dyndje masive tė popullsisė nga zonat rurale nė ato urbane gjatė viteve tė fundit, duke u vendosur kryesisht nė periferi tė qyteteve. “Pėr herė tė parė nė historinė e censuseve tė kryera nė Shqipėri popullsia e cila jeton nė zonat urbane ėshtė mė e madhe se ajo nė zonat rurale. Kėshtu, 53.7 % e popullsisė jeton nė zonat urbane dhe 46.3 % nė zonat rurale”, – specifikon Instat.

    Niveli i lartė i levizjes sė popullsisė pasqyrohet edhe nga ndryshimi i numrit tė banorėve nė qytete tė ndryshme tė vendit. Pjesa mė e madhe e tyre kanė shėnuar ulje tė numrit tė popullsisė krahasuar me 2001, kurse Tirana dhe Durrėsi kanė pėsuar rritje. Zvogėlimin mė tė madh tė popullsisė e kanė shėnuar Fieri, Elbasani, Dibra dhe Berati. Kėshtu pėrshembull, nėse nė vitin 2001 qarku i Fierit shėnonte rreth 382 mijė banorė, dhjetė vote mė vonė, nė tė banojnė rreth 311 mijė banorė, kurse nė Elbasan, nė vitin 2001 kanė jetuar 362 mijė banorė, kurse nė vitin 2011, jetojnė 296 mijė banorė. Nė Berat gjithashtu, dhjetė vite mė parė jetonin 193 mijė banorė, kurse nė 2011 banojnė 141 mijė. Popullsia e Dibrės gjithashtu ėshtė ulur me 53 mijė banorė pėr 10 vjet. Zvogėlim tė popullsisė gjithashtu kanė pasur gjithashtu Gjirokastra, Kukėsi, Korēa, etj.

    Njė fakt tjetėr interesant sipas INSTAT ka tė bėjė me numrin e banesave nė Shqipėri. Qė prej vitit 2001, numri i banesave ėshtė rritur me 290 mijė duke shkuar nga 785 mijė nė 2001 nė 1 milion e 76 mijė nė tetor tė kėtij viti, kur edhe ėshtė realizuar Censusi. Rritja sipas Instat ėshtė rreth 37 pėr qind. Njė rritje e tillė i dedikohet valės sė madhe tė ndėrtimeve qė karakterizoi vitet 2003-2005, gjatė tė cilave ėshtė realizuar edhe pjesa mė e madhe e ndėrtimeve gjatė kėsaj dekade. Krahas banesave, INSTAT ka numėruar edhe numrin e ndėrtesave nė tė gjithė vendin, tė cilat pėrllogariten nė 686 mijė nga 512 mijė nė vitin 2001. Pjesa mė e madhe e ndėrtesave janė ngritur nė zonat rurale, me 46 pėr qind kundrejt rritjes 34 pėr qind nė ato urbane duke treguar kėshtu edhe ritme tė mėdha ndėrtimi nė kėto zona, gjatė viteve 2000.

    Gjatė kėtyre viteve gjithashtu ėshtė rritur edhe numri i bizneseve familjare. Nga Censusi del se ndėrmarrjet kanė ulur numrin e tė punėsuarve familjar, nga 4.2 mesatarisht nė 2001 nė 3.8 nė vitin 2011. Pėr sa i pėrket numrit, bizneset familjare janė rritur me rreth 26 mijė krahasuar me vitin 2001.







    Tirana, qyteti mė i dendur, Leskoviku mė pak i banuari

    Shqipėria ka njė dendėsi popullsie prej 98.5 banorė pėr kilometėr katror. Qyteti mė i dendur ėshtė ai i Tiranės, ku Instat deklaron se njė kilometėr katror ndahet midis 10 533 banorėve, kurse ai me dendėsinė mė tė vogėl ėshtė Leskoviku, ku njė kilometėr katror i takon jo mė shumė se dy banorėve (1.8).

    Harta e publikuar nga Instat tregon se numri mė i madh i popullsisė ėshtė i vendosur nė ultėsirėn perėndimore tė vendit. Krahas Tiranės, shumė tė dendur janė edhe Durrėsi, Shkodra, Vlora, Saranda, Korēa e Elbasani ku dendėsia i kalon 8 500 banorė pėr kilometėr katror.

    Instat gjithashtu nxjerrė edhe numrin e popullsisė sipas qarqeve dhe bashkive. Mė i populluari pas qarkut tė Tiranės (598 mijė banorė) ėshtė Fieri me 382 mijė banorė, mė pas vijnė Elbasani me 362 mijė, Korēa me 265 mijė, Shkodra me 256 mijė, Durrėsi me 245 mijė,etj. Qarqet mė tė vogla janė Kukėsi me 111 mijė banorė, Gjirokastra me 113 mijė, Lezha me 159 mijė si dhe Dibra me 189 mijė banorė.

    Si bashki, menjėherė pas Tiranės me 380 mijė banorė tė regjistruar, vjen Durrėsi me 132 mijė, Elbasani me 125 mijė, Fieri me 123 mijė banorė, Vlora me 103 mijė, etj. Pjesa mė e madhe e popullsisė rurale banon nė qarkun e Fierit dhe nė atė tė Elbasanit me respektivisht 259 mijė dhe 237 mijė banorė.







    Paradokset e Censusit

    E dhėna e parė qė tė bie menjėherė nė sy pas publikimit tė treguesve paraprak tė Censusit ėshtė ulja e numrit tė popullsisė sė vendit. Instat deklaron 2 milionė e 830 mijė banorė me njė zvogėlim popullsie prej 237 mijė banorėsh! Por kjo shifėr bie nė kundėrshtim me listat e zgjedhėve tė KQZ-sė, tė cilat konfirmojnė njė numėr mė tė madh tė popullsisė edhe pa pėrfshirė ata nėn moshėn 18 vjeē.

    Vetėm shtatė muaj mė parė, u zhvilluan zgjedhjet lokale, ku sipas KQZ numri i votuesve nė Shqipėri ishte mė shumė se 3.1 milionė. Si ėshtė i mundur gjithė ky zvogėlim i popullsisė vetėm pėr shtatė muaj? Aq mė tepėr, qė nėse vijojnė t’i referohemi shifrave tė KQZ-sė, 3.1 milionė janė vetėm votues, pra mbi 18 vjeē. Shqipėria ka njė moshė mesatare prej 31 vjeē, nga e cila mendohet se 20 pėr qind janė jo mė shumė se 18 vjeē. Nėse numrit tė KQZ-sė i shtojmė edhe numrin e pėrafėrt tė banorėve nėn 18 vjeē, rreth 600 mijė, del se numri i popullsisė sė vendit shkon nė 3.7 milionė banorė. Shifrat e kėtyre dy institucioneve kanė njė diferencė rreth 900 mijė banorė. Ose listat e KQZ-sė janė tė fryra ose dhe Instat ėshtė i saktė, ose 14 milionė eurot qė u pėrdoren pėr Censusin shkuan kot dhe KQZ ėshtė e saktė.

    Paradoksi tjetėr lidhet me ndarjen e popullsisė. Komuna Paskuqan nė Tiranė sipas Instat numėron 37 mijė banorė, kurse bashkia e Pogradecit numėron 21 mijė banorė, ose rreth 45 pėr qind mė pak. Paskuqani dhe Rrashbulli i Durrėsit kanė banorė mė shumė se Pogradeci, Kavaja, Gjirokastra, Kukėsi, Fushė-Kruja, Lezha, Peshkopia, Kuēova, etj.



















    Shqipėria nė shifra



    Popullsia totale: 2 831 741

    Meshkuj: 1 421 810

    Femra: 1 409 931

    Popullsia urbane: 1 521 907

    Popullsia rurale: 1 309 834

    Ndėrtesa: 686 405

    Banesa: 1 075 881

    Banesa tė banuara: 722 481

    Njėsi ekonomike familjare: 740 256

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,979
    E kush eshte ai njeri qe duron Shqiperine qe sa ngrihet ne mengjes e ndjen veten te vjedhur nga cdo hallke e shtetit
    E ndjen veten te vjedhur nga privati qe eshte shok me shtetin hajdut.
    E ju thoni ikin shqiptaret !
    Eshte gjeja me normale te ikesh nga Shqiperia.
    Albania Uber Alles

  15. #35
    Perjashtuar Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,682
    600 vete ikin ne vit nga aksidentet me makina, 600 te tjere nga vrasjet e krimi. Pra u bene 1200 ne vit vetem nga keto probleme qe duheshin zgjidhur me kohe. Me keto ritme nuk habitem sikur te ulemi me nga gjysem milioni cdo 10 vjecar.

  16. #36
    Perjashtuar Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,682
    Ne keta 1.6-1.7 milione shqiptare qe jane jashte, ke dhe trurin e Shqiperise qe ka ikur. Tani ne Shqiperi kane mbetur maskarenjte e kriminelet, te cilet jane ndare ne ata qe jane ne pushtet dhe ata qe jane pa pushtet politik, kane mbetur katunaret e te paditurit, ata qe nuk mund te ikin se jane shume te varfer e te paafte e te pakualifikuar, dhe ata punojne dite e nate per vendin, e shfrytezohen nga ata qe permenda me lart...

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,794
    Shqiptaret jon brumi i popujve,sepse nga Ata lindin popuj ..ket mision i dha Perendia shqiptarve.
    A nuk po dalin thenjet e Perendis se do zvoglom hapsirat e ati populli ,pastaj do u zgjerojm fushat e malet gjer sa ta populloj ter rruzullin toksor.Toka ka zemren e saj Shqiperin,ndersa trupi esht prej 7 a tet kodra e do lumej e do reka te medhaja..esht fjala per oqeanet surja 23 .44 te ligjit te natyrshem qe perputhet me ralitetin e tanishem
    Le ta thot dikush po mundi se ne cilen pjes te tokes nuk ka shqiptar!?
    Lindshmeria e foshnajave sikur i gezon edhe token si tok ,sepse i gezohet hapave qe do bejn bijt e shqipes.
    Mos u brengosni sepse shqiptaret do i ruaj Zoti ..nga shqipria po hikin harigjinjet,rruga pa kthim ju qoft.

  18. #38
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Bologna
    Mosha
    37
    Postime
    210
    Mua personalisht me duket jo realist rezultati.
    Ne kete regjistrim kam spikatur qe ne shqiperi jane me shume meshkuj sesa femra dhe plus thuhet qe popullsia eshte kaq e vogel per shkak te imigracionit.
    1,421,810 meshkuj (50.2%)
    1,409,931 femra (49.8%).

    Thushet qe 1.4 milion shqiptar jane ne imigracion, por gjithashtu dihet qe kjo popullsi emigruese eshte me shumice mashkullore. Raporti mashkull/femer eshte 70/30. Ne ndarje Mashkul Femer popullsia imigruese eshte

    Meshkuj 980.000
    Femra 420.000

    ne total kemi:
    Meshkuj 2401810 (56.8%)
    Femra 1829931 (43.2%)


    Jemi per te ardhur keq. Nje popullsi ekstremisht mashkullore dhe aspakt e sakte.

    Un mendoj qe regjistrimi eshte totalisht jo profesional dhe i gabuar.

  19. #39
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Mosha
    42
    Postime
    870

    Martohen me vone.

    Nje shkak tjeter qe asnjeri se ka thene eshte:se jane shum cifte qe bashkejetojne prej vitesh bashk pa u martuar e qe skan femi akoma,shumicat jane prej 4apo 5 vjetesh bashk.
    Pra nuk ka me cift i ri qe ben femi.Jane kruesisht femit te emigruarve (flas per emigrimin brenda vendit)ose vet rinia qe mer mergimin ne qytetet kruesore per te gjetur pune.
    Vajzat tani bejne femin e pare dhe te vetmin dhe 26-28 vjec pasi kan krijuar nje baze .
    Shum theksuar ku fenomen ne Tiran .
    Po ashtu qiftet qe jan martuar para 15 vjetesh kane bere nga nje femi e sot 40-42 vjec rrin me nje e shijojn ate ndryshim per te ber jeten e rinis qe ne kohen e enverit se kan bere.Ekonomia qe eshte ne ven numro e degjenerim anche....

  20. #40
    Klea Maska e kleadoni
    Anėtarėsuar
    15-03-2006
    Postime
    3,527
    Altin eshte e vertete kjo qe thua. Sot kushtet e jeteses jane te tilla qe edhe femrat duan te punojne e jo si dikur qe punonte vetem burri e mbante tere familjen. Veshtiresite ekonomike plus edhe emancipimi i femres kane bere te mundur qe mosha e marteses te shtyhet e si e tille edhe mosha e lindjes se femijve. Ama, eshte edhe e vertete qe shume kane emigruar jashte shqiperie e s'kane mend te kthehen, te pakten per momentin.

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •