-
Njė biznesmen dhe novator shqiptaro-amerikan nė Miēigan
Njė biznesmen dhe novator shqiptaro-amerikan nė Miēigan
Ilir Ikonomi | Miēigan
Njė biznesmen shqiptar nė Miēigan thotė se i ėshtė dashur tė punojė shumė pėr tė realizuar ėndrrėn e tij amerikane. Simon Palushi - njė inxhinjer nga Trieshi i Malsisė, ka krijuar njė numėr produktesh tė reja qė shiten me sukses nė Shtetet e Bashkuara dhe nė botė. Kolegu ynė Ilir Ikonomi ishte nė shtėpinė dhe nė zyrat e zotit Palushi pėr tė biseduar dhe pėr tu njohur me novacionet e tij. Simon Palushi tė befason me pasionin me tė cilin flet pėr produktin e tij tė ri.
"Produkti ynė mė i ri dhe mė i mirė quhet DiamaBrush, i cili po e revolucionarizon industrinė e mirėmbajtjes sė dyshemeve prej materiali inert. Eshtė njė lloj furēe e pajisur me diamantė, me tė cilėn mund tė pastrosh sipėrfaqe tė ngurta qė mė parė nuk pastroheshin dot. Produkti u shkon rrjeteve tė mėdha tė shitjes me pakicė nė tė gjithė Amerikėn, si Home Depot, Costco dhe Walmart.
Simoni na tregon se firma e tij Epoxi-pro, ka njė patentė pėr kėtė abraziv qė ua zgjat jetėn sipėrfaqeve prej ēimentoje duke i bėrė tė shkėlqejnė si granit. Eshtė njė produkt qė, sipas Simonit, mund tė sjellė fitime prej miliona dollarėsh.
Me produktin e ri, ne mund ta pėrpunojmė njė sipėrfaqe ēimentoje tepėr tė vjetėr dhe me njolla, duke e shndrruar atė nė njė sipėrfaqe po aq tė shkėlqyeshme sikur tė ishte nė Taxh Mahal, pra qė tė ndriēojė dhe tė duket si granit. Njė punė qė do tė kėrkonte pėr shembull 10 orė, ne mund ta bėjmė pėr 10 minuta me teknologjinė e re".
Simoni erdhi nė Shtetet e Bashkuara nga fshati Triesh i Malsisė kur ishte vetėm tetė vjeē.
Njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme ėshtė tė kesh njė edukim tė mirė. Babai im, ashtu si edhe nė rastin e emigrantėve tė tjerė erdhi nė ktė vend pėr njė jetė mė tė mirė. Kėtė ishin njerėz qė kishin shumė energji dhe erdhėn kėtu me njė mision. Dhe kjo ishte njė nxitje pėr njerėz si unė qė tė pėrmirėsonin vetveten dhe tė realizonin diēka.
Prej vitesh ai punon pėr krijimin e produkteve tė reja, si abrazivėt, bojrat dhe materialet plastike, tė tilla qė nuk njihen nė tregun amerikan. Klientėt e tij janė kryesisht kompani tė mėdha, ato qė bėjnė pjesė nė grupin e tė ashtuquajturit Fortune 500. Simoni e nisi gjithēka me njė ėndėrr.
Ēdo njeri ka ėndrra. Por ėshtė fakt se nė botėn e sotme nuk mund tė kesh njė ėndėrr dhe tė zgjohesh mėngjesin tjetėr me dėshirė tė realizuar. Disa herė, kėtė ėndėrr duhet ta ushqesh me vite tė tėra, sepse duhen vite pėr tė krijuar njė produkt tė ri. Do tė ketė ditė kur gjėrat nuk shkojnė mirė
Njerėzit ndonjėherė humbasin besimin por ka rėndėsi qė tė mos i ndahesh ėndrrės qė ke.
Simoni ėshtė shumė i lidhur me komunitetin shqiptar tė Miēiganit, ku jetojnė njė numėr i madh njerėzish tė ardhur nga Malsia. Sepse ai mendon se rrėnjėt janė shumė tė rėndėsishme, janė identiteti i njeriut.
Kur arrin diēka dhe bėhesh pjestar produktiv i njė komuniteti, kjo tė bėn tė ndihesh mirė, sepse kėshtu ndihmon pėr krijimin e njė atmosfere tė mirė dhe i bėn tė tjerėt krenarė.
Simoni nuk ėshtė njeriu qė vetėm fiton, por njė pjesė tė fitimit e pėrdor pėr tė ndihmuar tė tjerėt. Eshtė sidomos i angazhuar nė ēėshtjen e personave me paaftėsi fizike.
Unė vetė kam njė fėmijė me nevoja speciale prandaj jam shumė i ndjeshėm ndaj kėtyre gjėrave. Ndoshta ky ėshtė njė faktor qė mė ka shtyrė tė punoj mė shumė.
Kur i pėrmend fshatin e lindjes, Simoni emocionohet.
Nuk e dija se ēfarė mė mungonte. Nėse do ti jepja dikujt ndonjė kėshillė, do ti thosha: merri fėmijėt dhe ēoji tė shikojnė vendlindjen. Unė isha 8 vjeē kur u largova. Tani i dėrgoj fėmijėt rregullisht atje dhe ata ndihen si nė shtėpinė e tyre. Ne kemi nė plan tė ndėrtojmė njė shtėpi nė Malėsi. Disa njerėz kanė filluar ta quajnė atė pjesė tė Ballkanit njė Montekarlo e re. Eshtė njė vend i bukur dhe njerėzit janė shumė mė tė relaksuar.
Nėn shiun e dendur tė Miēiganit, Simoni na fton tė shikojmė fabrikėn e tij nė Madison Hights.
Nuk ka gjė mė tė gėzueshme se sa tė krijosh njė produkt dhe ta hedhėsh krijesėn tėnde nė treg. Hera e parė qė unė e arrita kėtė, ka qenė kur produkti im iu shit rrjetit Home Depot. Nė atė kohė, Home Depot kishte vetėm 500 dyqane por ky ishte gjithsesi rrjeti mė i madh nė botė i shitjes sė materialeve tė ndėrtimit.
Deri tani Simoni ka nxjerrė mbi dhjetė produke tė reja.
Sot nuk mund tė dalėsh nė treg me njė produkt qė thjesht zėvendėson njė tjetėr. Duhet tė sjellėsh diēka tė re, tė jesh nė gjendje ti tregosh konsumatorit se pėrse ai duhet ta blejė atė.
Lidhur me Shqipėrinė, Simoni uron qė ajo tė ecė sa mė shpejt nė rrugėn e zhvillimit por thotė se vendi ka nevojė tė prodhojė.
Njė vend nuk mund tė shkojė shumė larg nėqoftėse ėshtė i orientuar drejt shėrbimeve. Njė vend ka nevojė tė prodhojė. Shqipėria ka shumė lėndė tė para. Ajo ka gjithashtu njerėz shumė tė aftė. Shqiptarėt janė shumė inteligjentė. Ata vijnė nė kėtė vend dhe brenda pak vitesh arrijnė tė bėhen pjesė e klasės sė mesme.
Por ai mendon gjithashtu se Shqipėria ka nevojė pėr mė shumė politikanė tė pėrgjegjshėm.
Ēdo vend ėshtė si njė familje. Nėqoftėse njė kryetar i familjes nuk ėshtė i pėrgjegjshėm, familja nuk pėrparon. E njėjta gjė edhe me shtetin. Duhen zyrtarė tė mirė qė kujdesen pėr vendin dhe pėr popullin e tyre. Kur ke zyrtarė tė tillė, kjo do tė sillte ndryshimin e madh.
Zėri i Amerikės
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Ruaj Lidhjet