SHKRUAN
Astrit Gashi
Dėshtimi ynė
Astrit Gashi
“Edhe Dogana, si institucioni i fundit i pavarur, ra nėn kontroll tė qeverisė dhe tė Hashim Thaēit”, ishte komenti qė ma bėri njė gazetar kosovar, pasi dėgjoi lajmin se EULEX-i kishte ngritur aktakuzė ndaj drejtorit tė Doganave tė Kosovės, Naim Huruglica, dhe njė zyrtari ligjor.
Aktakuza ndaj Huruglicės u bė e ditur tė njėjtėn ditė me atė pėr Shyqyri Haxhėn dhe Rexhė Gjonbalajn tė PTK-sė dhe pėr drejtuesit e kompanisė Devolli. Aktakuza e ngarkon Huruglicėn pėr dėmtimin ekonomik gjatė importimit tė cigareve, ndėrsa PTK-nė dhe kompaninė Devolli pėr marrėveshjen e dėmshme tė operatorit mobil virtual.
Ndonėse tė dy aktakuzat janė bėrė publike nga EULEX-i, tė akuzuarit kanė pasur njė trajtim medial nėpėr vite shumė tė ndryshme. Me gjasė, edhe EULEX-i kishte synime tė dallueshme mes rasteve kur vendosi tė njoftojė aktakuzėn pėr tė dy palėt nė tė njėjtėn ditė. Pa u thelluar shumė nė motivet e misionit evropian tė ligjshmėrisė, jam i bindur se ato kanė qenė nė tė paktėn politikisht balancuese.
Pėr dallim nga Haxha e Gjonbalaj tė PTK-sė, shefi i Doganave tė Kosovės ka qenė njė njeri, i cili pėr mė shumė se dy vjet nuk ėshtė pėrmendur pėr asgjė tė keqe nga mediat e Kosovės. Gazetarėt kosovarė, pėrfshirė kėtu edhe ata mė tė mirėt qė pėrcjellin sektorin e ekonomisė, Huruglicėn e kanė pasur tė pėrkėledhur e simpatik.
Sipas tyre, kėtė pėrshtypje e kanė krijuar sepse Dogana dhe shefi i saj kanė qenė tėrė kohėn tė hapur pėr ta, si dhe transparentė nė punėn e tyre. Ky arsyetim i gazetarėve edhe mund tė jetė i vėrtetė, dhe nė tė nuk po hedh asnjė dyshim tė vetėm, ama motivi kryesor qė i ka shtyrė gazetarėt tė mirėkuptojnė drejtorin, si dhe vetė Doganat e Kosovės, rrumbullakėsohet te po ai komenti nė hyrjen e kėtij teksti. Thjesht, Naim Huruglica me shokė janė konsideruar si tė vetmit njerėz tė pavarur nga politika qė udhėheqin njė institucion shtetėror. Mė shume se njerėz me pėrgjegjėsi, ata janė konsideruar diēka si antipod tė Hashim Thaēit.
Si njerėz, tė cilėt kryeministri i Kosovės po i lufton e kundėrshton me tė vetmin qėllim qė t’i largojė nga posti dhe tė marrė nėn kontroll institucionin. Andaj, ata duhet kursyer, sipas mendjes sė gazetarėve.
Vetėm e vetėm njė motiv i tillė ka mundur tė pengojė gazetarėt kosovarė qė tė hulumtojnė mė thellė e tė mbikėqyrin nė detaje punėn e institucionit, i cili i sjell buxhetit tė Kosovės deri nė 700 milionė euro nė vit e nė tė tė mos gjendet as edhe njė shibėl e vetme, qoftė e keqmenaxhimit, gabimeve nė punė apo edhe korrupsionit. Pėrvoja ka treguar se nė tė gjitha vendet e pazhvilluara dhe nė transicion ekonomik, realisht keqpėrdorimi, korrupsioni dhe ndėrtimi i mafias fillon nga doganat.
Nė Kosovė doganat kanė mundur tė bėjnė ēfarė tė duan nė kėta dy vjetėt e fundit dhe gazetarėt kanė heshtur, vetėm e vetėm qė ky institucion, nė mendjen e tyre, tė ruhej nga ndikimi i politikės dhe Hashim Thaēit. Ėshtė shumė e vėrtetė se deri mė sot ka qenė e pamundshme tė gjesh njė njeri mė adekuat pėr tė ndrequr imazhin publik tė dikujt tjetėr se vetė kryeministri Thaēi me veprimet arbitrare tė tij.
Sė paku nė tre vjetėt e kaluar ka qenė kėshtu. Ne luftėn e tij kundėr korrupsionit, tė cilėn e zhvilloi medialisht vetėm nė muajt e parė tė qeverisjes, por qė faktikisht nuk e nisi kurrė, Thaēi tentoi qė pėrmes njė vendimi tė pabazė dhe duke i ngjitur pas njė afere tė paqenė, tė shkarkojė nga detyra drejtorin Huruglica.
Pas reagimeve tė ndėrkombėtarėve, ai u detyrua tė kthejė mbrapa vendimin e lėshuar, ndėrsa Huruglica riktheu postin, si dhe fitoi besimin e opinionit e tė gazetarėve. Njė besim ky, i cili asnjėherė mė nuk u vendos nė testim as nga opinioni e as nga mediat. Pėr ta ai ishte dhe mbeti viktima e Thaēit. Gabim.
Kėtu fshihet dallimi media me Haxhėn e Gjonbalajn e PTK-sė dhe me drejtorė tė tjerė tė ndėrmarrjeve publike. Ata u monitoruan afėr nga opinioni dhe mediat, sepse konsideroheshin si tė deleguar politikė. Si marioneta tė Qeverisė dhe tė Hashim Thaēit.
Pėrkundėr motiveve tė mundshme, gazetarėt bėnė mirė qė monitoruan kėta menaxherė dhe ndėrmarrjet qė udhėheqnin ata. Shumė tė tjerė mbyllėn sytė ndaj tė gjithėve. Por, njėkohėsisht ata bėnė gabim qė nuk monitoruan njėjtė edhe drejtorin dhe Doganat e Kosovės, dhe shumė e shumė drejtorė, ministra e zyrtarė, vetėm e vetėm se nuk i konsideronin njerėz tė Thaēit. Nė rastin e parė, gazetarėt e mediat luajtėn rolin e “watchdog”-ut tė vėrtetė, ndėrsa nė tė dytin jo.
Sot, derisa gjykimi as qė ka filluar dhe madje as aktakuzat nuk janė aprovuar, ėshtė herėt tė ndajmė drejtėsi e tė gjykojmė tė fajshėm cilindo nga tė akuzuarit. Ky nuk ėshtė synimi. Megjihatė, nėpėr vite, dhe jo vetėm tani, derisa nė rastin e PTK-sė monitorimi dhe raportimi i gazetarėve ka qenė sukses, nė rastin e Doganave ai ka qenė dėshtim. Tė pranosh kėtė gjė ėshtė sinqeritet dhe guxim.
Guximi dhe sinqeriteti i bėnė gazetarėt dhe mediat shumė mė tė pėrgjegjshėm dhe mė tė mirė se politikanėt. Tė dallueshėm nga ata, tė cilėt ditė pas dite po na ēojnė drejt dėshtimit, por vetveten e paraqesin tė pagabueshėm.



Pėrgjigju Duke Cituar




Ruaj Lidhjet