Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anxhi
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Romania
    Mosha
    34
    Postime
    6

    Intervistat pėr emigrim nė Kanada

    Hi!

    Mendoj se do te ishte dicka shume e dobishme nje topic me kete teme per te gjithe ata persona qe presin te emigrojne ne canada dhe jane ne pritje te intervistes. Ata te cilet e kane kaluar kete eksperience te na tregojne dhe ne te tjereve. Edhe une dua te emigroj ne Canada dhe jam shume kurioze te di. Shume shtete kane forume te tilla me etapat e emigracionit me pershkrimin e intervistave etj. Ne shqiptaret asgje. ...... dhe megjithmend qe eshte per te ardhur keq.

    Thx

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anxhi
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Romania
    Mosha
    34
    Postime
    6
    ku jane shqiptaret qe kane emigruar ne Canada ???????? apo kane shume pune dhe nuk kane kohe te shkruajne 2 fjali???????? Pse e keni lene kete forum te bllokuar ne vend nderkohe qe ne te gjitha vendet e botes forumet e emigrimit jane shume aktive. Keni shkruar nga 30 faqe per kanadane si vend jo i pershtatshem dhe per intervistat asgje?????

    thx

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anxhi
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Romania
    Mosha
    34
    Postime
    6
    u pa puna ............ kur ta jap intervisten time do shkruaj une e para doshta ndohmoj dike.

    bye

  4. #4
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Mosha
    47
    Postime
    616
    EH. E ku ka shqiptare ne Kanada. Ata jane bere te gjithe kanadeze dhe nuk besoj se i bie ndermend ndonjerit se ka Shqiperi dhe shqiptare. Prandaj mos prit ndihme nga kanadezet.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anxhi
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Romania
    Mosha
    34
    Postime
    6
    aq mire e thua ......... bravo
    me mire po informohem nga forumet e shteteve te tjera se ketu me zuri gjumi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    773
    Un nuk jam ne kanada jam ne USA bej durim se ketu ka plot nga kanadaja dhe do te ndihmojn. Kanadaja eshte sot vendi me i leht per te emigruar dhe kuptohet me i veshtiri per te jetuar aq mir sa do te doje. So, gjerat kryesore per kanadan jan diploma universitetit, deg te ndryshme kan pik te ndryshme sigurish shkencat kan me shum pik, eksperienca e punes gjuha angleze dhe karakteri. Keto gjera i kishte pothuaj te njejta dhe australia sepse un u mundova te emigroj atije para nja 8 viteve. anyways good luck

  7. #7
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Anxhi !

    Une vete nuk jetoj ne Canada por te pakten pak a shume te njejten procedure qe perdorin edhe ne Amerike , perdoret edhe aty. Se pari duhet te dish se per cfare ti kerkon te emigrosh ne Canada. Shkolle , azil politik . Persa i perket shkolles nuk e di se si funksionon , por per azil politik duhet te besh nje histori se perse ti je larguar nga Shqiperia , cilat jane arsyet qe ty te shtyn te kerkoksh strehim politik ne Canada , keto mund te jene te shumta. Ama mos harro dicka , historia duhet te jete shume bindese per Oficerin i cili do marri ne dore dosjen tende. Duhet te mundohesh qe gjithcka po te kesh mundesi ta shoqerosh me fakte. Gjithcka qe ti shkruan ne ate histori , qe do te jete "historia e jetes tuaj "( natyrisht ne thonjza) .Pasi e ben historine e dergon tek adresat e emigracionit , dhe ata mbasi e marrin ne dore dhe studiojne se cfare ju ke shkruar edhe derguar ty te dergojne daten e intervistes. Ketu intervista behet nga oficeri dhe nje perkthyes. Perkthyesin ketu mund ta marresh edhe vete ( kurse ne Canada me duket se e caktojne ata , ka shqiptare qe merren me ate pune) , pastaj behet intervista gjithmone rreth asaj qe ke shkruar ti , as me teper as me shume. Te pyesin rreth asaj. nese ti je e forte dhe ju mbush mendjen se vertet te kane ndodhur te tilla gjera , ath i gezofsh dokumentat, nese jo , fillojne procedurat e tjera qe jane me gjykates , me avokate edhe me humbje parash , pasi 1/99 vete i kane fituar letrat ne gjygj perballe gjykatesit. Por me sa kam degjuar ne Canada eshte mundesia me e lehte per t'i fituar , vetem mos shko ne vende me popullim te madh nga shqipetaret , pasi jane mesuar pak a shume me historite e tyre . Mundohu te shkosh nga veriu nje vend ku shume qe i kane humbur ne Amerike kam degjuar edhe njoh familje qe i kane fituar quhet Alberta ( kush eshte ne Canada e di me mire ku ndodhet) por aty po i fitojne letrat shume . Nje mundesi tjeter eshte edhe ,martesa me nenshtetas canadez , edhe aty duhet te besh nje interviste te shkurter , se si jeni njohur , dhe se cfare te ardhurash ka personi qe martohet me ty , pra qe te jete i zoti te te suportoj qendrimin tend me te . Por Canadaja ka edhe dicka te mire lejon edhe martesat midis sexeve te njejta , dhe me bashkejetese. Po te jesh e zonja , edhe te kesh vullnet dhe natyrisht FAT , mund t'ia dalesh mbane.

    Te uroj gjithe te mirat edhe FAT



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Anxhi
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Romania
    Mosha
    34
    Postime
    6
    sidomos ajo keshilla e fundit per martese midis dy sekse shume interesante .................. ja u rekomandoj te gjitheve. Plsssssssss lexo dhe njehere topicun . nuk behet fjale ne cfare menyre mund te arish ne kanada eshte thjesht pershkrimi i intervistes qe kane dhene ata qe kane emigruar ne kanada me nje aplikim te thjeshte . sidoqofte thx shume per pergjigjen sepse asnje nuk u lodh te pergjigjet deri tani.

    thxxxxx

  9. #9
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    456
    Citim Postuar mė parė nga Anxhi
    Hi!

    Mendoj se do te ishte dicka shume e dobishme nje topic me kete teme per te gjithe ata persona qe presin te emigrojne ne canada dhe jane ne pritje te intervistes. Ata te cilet e kane kaluar kete eksperience te na tregojne dhe ne te tjereve. Edhe une dua te emigroj ne Canada dhe jam shume kurioze te di. Shume shtete kane forume te tilla me etapat e emigracionit me pershkrimin e intervistave etj. Ne shqiptaret asgje. ...... dhe megjithmend qe eshte per te ardhur keq.

    Thx
    Kjo puna e informimit pėr migrim duket se ėshtė sikur informimi pėr jetėn pas vdekjes...ata qė vdesin vet nuk kanė mė dėshirė as tė dėgjojnė pėr ata qė kanė mbetur pas dhe qė presin informata prej tyre!...

  10. #10
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga Anxhi
    sidomos ajo keshilla e fundit per martese midis dy sekse shume interesante .................. ja u rekomandoj te gjitheve. Plsssssssss lexo dhe njehere topicun . nuk behet fjale ne cfare menyre mund te arish ne kanada eshte thjesht pershkrimi i intervistes qe kane dhene ata qe kane emigruar ne kanada me nje aplikim te thjeshte . sidoqofte thx shume per pergjigjen sepse asnje nuk u lodh te pergjigjet deri tani.

    thxxxxx

    Anxhi !

    Persa i perket temes tuaj edhe une asaj i jam pergjigjur. Po te lexoni me vemendje nuk ju kam treguar se si shkohet ne Canada , por procedurat qe ndiqen per nje azil politik. Me duket se ju nuk jeni e qarte vete se cfare ne te vertet kerkoni. Lexojeni edhe njehere me vemendje postimin tim , pastaj pergjigju. Pastaj persa i perket pershkrimit te intervistes qe ben me nje oficer ate ju kam treguar edhe une.

    Mgjth eshte e kote te ndihmosh njerez qe nuk dine te vlersojne dicka te tille.Ndoshta bera gabim qe ju pergjigja temes tuaj . Mund te gjeni vende te tjera mbase ju ndihmojne me shume.


    Gjithe te mirat


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  11. #11
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,544
    Dmth e hongre edhe ti sapunin per djath o Anxhi. Nesje, une vete nuk i jam nenshtruar atij procesi, por Kanadaja eshte e lehte. Ata njerez duan. Keshtu qe flije mendjen se do vish ne Toronto ku temperatura veres eshte +40 grade ndersa ne dimer -40 grade, dhe ku s'te japin 'eksperience pune Kanadeze' pa 'eksperience pune Kanadeze". LOL

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    8
    Pershendetje Anxhi,
    Une vete nuk pata interviste para se te merrja dokumentat por mesa me ka thene nje mikesha ime qe erdhi para 4 muajsh, eshte nje interviste formale. Nese ti i ke dokumentat ne rregull dhe shkon deri tek intervista thone qe eshte e sigurte qe e merr vizen. Sic tha the Qafiri kanadezet njerez duan, keshtu qe mos e merr me frike fare intervisten, por mundohu te pregatitesh per nje zhgenjim kanadez, te pakten ne fillim.

    Pac fat ne planet e tua!

    Gjithe te mirat

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Mosha
    28
    Postime
    206
    anxhi

    Para se te emigroja ne USA po shikoja mundesine per te emigruar ne kanada.
    Shko tek www.britishexpats.com...aty kishte shume informacione per cdo aspekt te emigrimit ne canada.
    Ne fillim zgenjehesh kudo..edhe ne USA..po do mesohesh, do behesh kanadeze dhe po qe e zonja iken ne cdo vend tjter te botes perfshire edhe USA,Australia etj.

  14. #14
    piraG
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    1,492
    Kanadaja, vendi i mundėsive

    Kanadaja ėshtė vendi mė i madh gjeografikisht, nė hemisferėn perėndimore, me njė popullsi vetėm prej 31 milionė banorėsh. Ky vend tejet demokratik pėrbėhet prej 10 provincash (me qeveri lokale tė fortė) dhe tre territore, ndėrsa qytetet mė tė mėdha janė Toronto, Montreal dhe Vankuver. Emigrimi ėshtė njė burim i Kanadasė, ku bazohet vazhdimėsia e rritjes ekonomike tė kėtij vendi, dhe nga ana tjetėr, vetė emigrantėt gjejnė mundėsi tė shprehjes sė aftėsive tė tyre, duke siguruar njė jetė tė mirė pėr veten dhe familjen. Kanadaja ofron mundėsi tė mėdha pėr shkak tė popullsisė relativisht tė rrallė pėr sipėrfaqen dhe burimet natyrore qė ka vendi, tė lulėzimit ekonomik (Kanadaja ėshtė anėtare e G-ės, 8 vendet mė tė fuqishme ekonomikisht nė botės), ndėrkohė qė janė tė njohura kujdesi shėndetėsor dhe sistemi arsimor i shėndetshėm, skemat e pensionit dhe sip. e tokės sė gjerė dhe tė bollshme.Qeveria kanadeze ka nė programin e saj tė zhvilluar tė emigracionit tė organizuar, vizat e qėndrimit tė pėrhershėm nė Kanada, ku pėrfshihen viza familjare dhe ato ekonomike. Nė vizat familjare hyn emigrimi i personave qė kanė pjesėtarė tė familjes sė tyre nė kėtė vend, ndėrsa vizat ekonomike, janė ato pėr profesionistė dhe punonjės tė kualifikuar nė njė zanat tė caktuar, vizat e punonjėsve tė kualifikuar pėr Kebekun, (zona frėngjishtfolėse), i nominuari rajonal emigrim nė rajone tė caktuara), si dhe vizat pėr emigrantėt e biznesit, (qė kanė ndėrmend tė hapin njė biznes tė tyrin). Aplikanti i mundshėm pėr vizė kanadeze, pranohet nėn sistemin federal tė emigrimit tė kualifikuar duke u bazuar nė njė sėrė faktorėsh. Nė bazė tė tyre, autoritetet vendosin nėse kandidati do tė jetė i suksesshėm. Aplikanti i suksesshėm duhet tė zotėrojė njė profesion qė ėshtė nė listėn e profesioneve pėr tė cilat vendi ka nevojė, dhe veēanėrisht tė preferuar janė ata me Vende Pune tė Aprovuara nga autoritetet qeveritare. Edhe pėr vizat nėn programet migratore tė Kebekut apo tė nominuarve rajonalė, aplikantėt duhet tė dėshmojnė se kanė mundėsitė pėr t’u integruar ekonomikisht nė Kanada, nė pėrputhje me programet pėrkatse tė emigracionit dhe krieret e pėrzgjedhjes tė administratės sė Kebekut apo provincave. kategori tė tjera vizash janė ato nėn Programin e Emigracionit pėr Biznesin, ku pėrfshihen tre nėkategori, pėrfshijė atė tė investitorėve, sipėrmarrėsve dhe tė vetė-punėsuarve. Numrin e ardhshėm do tė botojmė shumė hollėsira mbi emigracionin nė Kanada.
    Plotėsoni dokumentet pėr vizė kanadeze
    Aplikanti pėr vizė kanadeze tė punonjėsit tė kualifikuar, duhet tė plotėsojė formularin pėrkatės pėr qėndrim tė pėrhershėm. Seksioni i informacionit shtesė pėr familjarėt, duhet tė plotėsohet nga secili anėtar i familjes. Qytetarėt shqiptarė duhet tė plotėsojnė njė pyetėsor tė veēantė. Tė gjitha dokumentet duhet tė jenė tė fotokopjuara dhe noterizuara dhe nė pėrkthimin anglisht ose frėngjisht. Mos dėrgoni origjinalin, pėrveēse aty ku ju kėrkohet. Tė gjitha dokumentet bashkė me formularin e plotėsuar, mbyllen nė njė zarf.
    -Dokumentet e nėnshtetėsisė: Karta e identitetit, certifikata e martesės, divorcit, vdekjes sė bashkėshortit etj. Fotokopje e certifikatės sė nėnshtetėsisė.
    -Certifikatat e fėmijėve, (me emrat e prindėrve), dokumentet e adoptimit, (nėse ėshtė ky rast), vendim gjykate pėr kujdestarinė e fėmijės (nė rast divorci). Dokumentet (dėftesat) e studimeve tė fėmijės, kur ai ėshtė mbi 22 vjeē.
    -Dokumentet e udhėtimit dhe pasaportat: Fotokopje tė faqeve tė pėrdorura tė pasaportave tuaja, partnerit dhe fėmijėve, (Data e lėshimit, vizat e mundshme, foto dhe afati i skandencės, shėnime etj).
    -Nėse keni, tė dhėna pėr tė afėrmit tuaj nė Kanada dhe statusin e tyre.
    -Aplikanti kryesor, tė paraqesė tė dhėna tė nivelit arsimor tė ēdo lloji, qė pas shkollės sė mesme: Diploma, ēertifikata, mbrojtje gjuhe tė huaj, provime dhe kurse tė ndryshme. Duhet dėftesa e listės sė notave nė universitet, tė mbyllur nė njė zarf tė vulosur nga fakulteti juaj.
    -Pėrvoja e punės: Dokumente tė noterizuara tė tė kontaratave tė punės, aktuale dhe tė kaluara, tė noterizuara me pėrkthim anglisht ose frėngjisht. Letra reference tė kompnive ku keni punuar, tė sigluara me logon, telefonin, faksin e kompanisė. Ato duhet tė pėrfshijnė: Kohėn e punėsimit, postet dhe pėrsa kohė i keni patur, pėrgjegjėsitė nė cdo post dhe pėrfitimet ekonomike, firma e eprorit tuaj dhe karta e tij e biznesit. Nėse nuk paraqisni referencėn, jepni me shkrim arsyet.
    -Provat e zotėrimit tė gjuhės: Provimet me shkrim dhe diplomat e njė institucioni tė njohur. Provimet duhet tė jenė jot ė tė vjetra se tė njė viti, dhe nėse vendosni tė nė dėrgoni diplomės, ajo duhet tė jetė origjinalja.
    -Nėse keni siguruar leje pune nė Kanada, dėrgoni fotokopjen e lejes.
    -Familjarėt qė nuk vijnė me ju: Nėse keni i martuar dhe vendosni tė shkoni nė Kanada pa partnerin dhe fėmijėt, bashkė me aplikimin duhet tė keni njė deklaratė tė shkruar dhe noterizuar, ku theksoni vendimin pėr tė emigruar pa familjen, dhe tė konfirmoni se e keni tė qartė qė familjarėt duhet tė ndjkein procedurat e tyre tė emigrimit, nėse duan tė bashkohen me ju mė vonė.
    -Prova tė posedimit nga ana juaj tė fondeve tė kėrkuara pėr emigrim, pėr tė mbajtur veten, tė gatshme pėr t’u kthyer nė njė nga monedhat e pėrdorura nė Kanada sapo tė mbėrrini.
    -Certifikata Origjinale tė pastėrtisė penale, pėrfshirė gjurmėt e gishtėrinjve, pėr ju dhe familjarėt, nė ēdo vend ku keni jetuar pėr tė paktėn 6 muaj.
    -Fatura e pagesės sė aplikimit.
    Fotot: Nga 6 foto pėr ju dhe familjarėt. Kujdes: Nuk janė njėsoj me foton e pasaportės: Pėrmasat e fotos janė 45x35 mm. Pėrmasat e kokės, nga 25 nė 35 mm.
    Adresa postare:
    The Canadian Embassy, Immigration Section, Via Zara 30, Rome, 00198, Italy

    Shkoni nė Kanada i sponsorizuar nga i afėrmi

    Qytetarėt e Kanadasė apo personat qė gėzojnė statusin e rezidentit tė pėrhershėm nė kėtė vend, kanė tė drejtėn tė sponsorizojnė familjarė tė afėrt apo kushėrinj, tė cilėt duan tė bėhen rezidentė tė pėrhershėm nė Kanada. Sponsorėt duhet tė premtojnė se do tė mbėshtesin financiarisht tė afėrmin apo familjarin dhe familjen e kėtij tė fundit, pėr njė periudhė kohore nga 3-10 vjet, pėr t’i ndihmuar ata tė stabilizohen nė Kanada. Ndėrkaq, nėn Marrėveshjen Kanada-Kebek, (rajoni frėngjishtfolės), kjo provincė ka rolin e saj nė vendimin qė do tė marrė pėr rezidentėt nė kėtė provincė. Gjithsesi kjo pjesė e procesit fillohet vetėm pasi zyra e Emigracionit dhe Nėnshtetėsisė sė Kanadasė, CIC, ka mbaruar procedurėn e pranimit tė aplikantit, pasi ka vlerėsuar se janė plotėsuar kriteret e kėrkuara.
    Kush mund tė sponsorizohet
    Rezidenti i pėrhershėm apo nėnshtetasi kanadez, mund tė sponsorizojė kėta tė afėrm qė jetojnė jashtė Kanadasė:
    -Bashkėshortin (en) qė duhet tė jetė 16 vjeē e lart
    -Prindėrit dhe gjyshėrit
    -Fėmijėt nė moshė minore (i varur), pėrfshi edhe ata tė adoptuar
    -Vėllezėrit, motrat, fėmijėt e tyre, nipėr apo mbesa kur janė jetimė; kur janė nėn 18 vjeē dhe tė pamartuar, ose
    -Mund tė sponsorizohen kushėrinj tė parė tė ēdo moshe, nėse nuk keni teze, hallė dajė apo xhaxha ose anėtarė familjeje nga lista e mėsipėrme pėr tė sponsorizuar, ose kur kėta tė fundit gėzojnė ndėrkaq statusin kanadez tė nėnshtetėsisė apo rezidencės sė pėrhershme.
    Njė fėmijė quhet i varur kur ėshtė nėn moshėn 22 vjeē dhe nuk ėshtė i martuar, (nė bashki apo kishė etj); kur ėshtė student me kohė tė plotė dhe ka varėsi pėr mbėshtetje financiare qė para se tė mbushte 22 vjeē; ose ėshtė i varur financiarisht nga njė prind qė poara moshės 22 vjeē, pėr shkak tė njė invaliditeti.
    Ēfarė duhet patur parasysh
    Nėse i afėrmi juaj qė jeton nė Kanada, kėrkon t’ju sponsorizojė pėr vizėn familjare, ai duhet tė plotėsojė disa kushte. Kėshtu, nėse ka sponsorizuar mė parė tė afėrm, qė nė Kanada ka pėrfituar asistencė sociale, ai nuk mund tė sponsorizojė njė tjetėr, pasi nuk ka respektuar mbėshtetjen financiare tė tė afėrmit. Rezidenti i pėrhershėm apo shtetasi kanadez, paraprakisht duhet tė nėnshkruajė njė Pakt me Ministrinė e Emigracionit dhe Nėnshtetėsisė, si dhe njė Marrėveshje Sponsorizimi me tė afėrmin e vet, qė nėnvizon angazhimin e pėrbashkėt. Nėse ju kėrkoni tė emigroni nė Kanada, i afėrmi juaj sipas marrėdhėnieve familjare qė pėrshkruam mė lart, duhet sė pari tė aplikojė pėr t’ju sponsorizuar. Vetėm pas kėsaj, ju si emigrant mund tė aplikoni pėr vizė kanadeze, sipas klasės sė vizave familjare. Aplikimi, pra formulari i mbushur dhe gjithė dokumentacioni qė kemi pėrshkruar numrat e kaluar, postohen nė adresėn: The Canadian Embassy, Immigration Section, Via Zara 30, Rome, 00198, Italy.
    Tarifat e aplikimeve pėr vizė nė Kanada
    Aplikantėt pėr vizė kanadeze, tė ēfarėdo lloji, duhet tė paguajnė njė sėrė kostosh tė pėrpunimit administrativ tė dosjeve tė tyre,si pėr procedurat e emigracionit, edhe pėr ato tė marrjes sė qytetarisė kanadeze. Mė poshtė po japim listėn e tarifave pėr aplikantėt duhet tė kenė parasysh pėr llojin e vizės qė kėrkojnė. Autoritetet kanadeze kanė tė drejtėn e ndryshimit tė taksave tė mėposhtme pa ndonjė paralajmėrim paraprak, ndėrsa pėrgjithėsisht, tarfiat nė fjalė paguhen nė kohėn e aplikimit. Tė gjitha shumat e pėrmendura mė poshtė janė nė dollarė kanadezė.
    Viza e qėndrimit tė pėrhershėm
    Aplikantėt e vizave familjare
    Aplikimi i sponsorit $75
    Aplikanti kryesor $475
    Aplikanti kryesor, nė rastin kur ai ėshtė mė pak se 22 vjeē dhe nuk ėshtė bashkėshort apo partner $75
    Anėtari i familjes sė aplikantit kryesor, kur ėshtė mbi 22 vjeē ose nėn 22 vjeē dhe bashkėshort $550
    Anėtari i familjes sė aplikantit kryesor, kur ėshtė nėn 22 vjeē dhe nuk ėshtė bashkėshort $150
    Kujdes: Tarifat e aplikantėve kryesorė dhe anėtarėve tė familjes pėr vizat familjare, paguhen bashkė me taksėn e sponsorit, kur ky i fundit dorėzon aplikimin e sponsorizimit.
    Viza e tė vetėpunsuarit, e sipėrmarrėsit dhe biznesmenit
    Aplikanti kryesor $1,050
    Anėtari i familjes sė aplikantit kryesor, kur ėshtė mbi 22 vjeē ose nėn 22 vjeē dhe bashkėshort $550
    Anėtari i familjes sė aplikantit kryesor, kur ėshtė nėn 22 vjeē dhe nuk ėshtė bashkėshort $150
    Aplikantė pėr vizat e tjera
    Aplikanti kryesor $550
    Anėtari i familjes sė aplikantit kryesor, kur ėshtė mbi 22 vjeē ose nėn 22 vjeē dhe bashkėshort $550
    Anėtari i familjes sė aplikantit kryesor, kur ėshtė nėn 22 vjeē dhe nuk ėshtė bashkėshort $150
    Viza qėndrimi tė pėrkohshėm
    Me njė hyrje nė Kanada $75
    Mė shumė hyrje $150
    Kujdes: Totali pėr kėtė kategori nuk i kalon 400 $, kur familja/grupi hyn nė Kanada nė tė njėjtėn kohė dhe vend
    Leje pune
    Tarifa e lejes $150
    Kujdes: Kjo tarifė ėshtė pėrsonale, por nuk i kalon 400$ kur grupi hyn njėherėsh nė Kanada nė tė njėjtėn pikė, pėr koncerte etj.. Leje studimi
    Tarfia e lejes sė studimit $125
    Viza kanadeze, pyetėsori i veēantė pėr shqiptarėt
    Emigrantėt shqiptarė qė kėrkojnė tė aplikojnė pėr viza kanadeze, si tė kategorisė sė vizės federale pėr punonjėsin e kualifikuar, tė vizės rajonale (provincės) pėr tė nominuarin, apo tė aplikantit tė pėrzgjedhur tė Kebekut, duhet tė plotėsojnė njė pyetėsor tė veēantė, qė ka lidhje pikėrisht me aktivitetin e tyre nė Shqipėri apo nė rajon. Pyetėsori i autoriteteve kanadeze kėrkon qė nėse pėrgjigja ndaj cilėsdo pyetje ėshtė “Po”, tė jepet informacion detajuar lidhur me tė.Ja pyetjet qė pėrmban pyetsori:
    1) Keni patur ju ose cilido anėtar i familjes suaj, kontakte tė vullnetshme apo tė pavullnetshme, me shėrbimet sekrete ose informative tė Shqipėrisė, ish Jugosllavisė apo vendev tė tjera?
    2) Keni punuar ju ose cilido anėtar i familjes suaj, pėr shėrbimet sekrete apo informative shqiptare, ish jugosllave apo vendeve tė tjera?
    3) Ju ose anėtarė tė familjes, keni punuar ndonjėherė nė ndonjė sektor tė veprimtarisė sekrete apo tė klasifikuar, dhe/ose a keni patur ndonjėherė akses nė informacione sekrete?
    4)Keni hasur ju apo anėtarė tė familjes, ndonjėherė probleme me autoritetet policore, tė sigurisė apo informative, nė vendin tuaj apo vende tė tjera, pėrfshirė edhe ngacmime nga ana e tyre?
    5) Ju ose ēdo anėtar i familjes suaj, ka vepruar ndonjėherė, vullnetarisht ose i detyruar, me ndonjė grup apo organizatė nė territorin e Shqipėrisė, Unionit SMZ apo tė tjera rajone tė ish Jugosllavisė, apo nė ēdo vend tjetėr, si furnizues armėsh apo stėrvitės trupash?
    6) Jeni thirrur ju apo anėtarė tė familjes suaj, tė shėrbeni nėn armė, (me dėshirė apo i detyruar), nė njėsitė e forcave tė armatosura nė rajonet e ish Jugosllavisė qė nga viti 1991? Nėse po, keni marrė pjesė aktive nė luftime nė territorin e ish Jugosllavisė? Shėnoni datat dhe vendet e misioneve, emrat e krerėve tė njėsisve ushtarake, dhe bashkangjisni dosjes suaj njė fotokopje tė librezės ushtarake apo tė marrjes sė urdhrit tė misionit.
    7) Si njė individ apo anėtar i njė organizate apo grupi, keni patur ju apo anėtarė tė familjes suaj, Probleme tė Veēanta nė Shqipėri, sidomos pėrsa u pėrket ēėshtjeve financiare apo administrative, (pėr shembull, nė lidhje me natyrėn apo origjinėn e dokumenteve qė ju apo familjarėt kanė marrė, zotėruar apo lėshuar?)
    Shėnime tė veēanta:
    a) Ju lutemi, deklaroni sasinė e fondeve tuaja financiare, burimin e tyre, llojin e valutės dhe vendndodhjen e tyre. b) Shėnoni nė hapėsirėn pėkatėse nė pyetėsor, datat dhe arsyet e ēdo udhėtimi qė keni bėrė gjatė 10 viteve tė fundit apo qė pas datėlindjes suaj tė 18-tė. Jepni gjithashtu njė listė emrash, adresash dhe numrash telefoni tė kontekteve tuaja personale apo profesionale jashtė Shqipėrisė, duke pėrshkruar natyrėn e kėtyre kontakteve.
    Viza kanadeze, ku dhe si procesohet aplikimi
    Aplikimet e tė interesuarve pėr emigrim nė Kanada, procesohen nga zyrat pėrkatėse tė vizave, nė ambasadat, misionet apo konsullatat kanadeze. Mė e afėrta pėr aplikantėt shqiptarė ėshtė ambasada kanadeze nė Romė, e cila ėshtė akredituar edhe pėr Shqipėrinė. Procesi nėpėr tė cilin kalon pėrpunimi i aplikimit tė emigrantit, vijon si mė poshtė:
    -Disa hapa janė tė pėrbashkėt pėr ēdo mision kanadez gjatė procesimit tė aplikimeve pėr vizė. Kėshtu, pas dorėzimt tėaplikimit tuaj, oficeri I Emigracionit dhe Nėnshtetėsisė sė Kanadasė, do tė verifkojė nėse dosja ėshtė plotėsuar nė rregull. Kėshtu pėrfshihet kontrolli pėr: Plotėsimin e formularit tė aplikimit nė mėnyrė korrekte, pagesa e taksės sė aplikimit, dhe pėrfshirja e gjithė dokumentacionit mbėshtetės. Nėse oficeri vėren mungesa, aplikimi kthehet pa u marrė parasysh. Zyra pėrkatėse ju dėrgon njė letėr, nė rastin kur e ka marrė aplikimin korrekt nga ana juaj, duke ju njoftuar njėkohėsisht se cilat hapa hidhen mė pas.
    -Koha e procesimit: Kohėzgjatja pėr pėrpunimin e dokumentacionit tuaj tė aplikimit, varet nga njėri mision nė tjetrin, por zakonisht kufijtė minimalė dhe maksimalė janė nga 6 deri nė 33 muaj. Keni nė dorė tė pėrshpejtoni kohėn e procesimit dhe kthimit tė pėrgjigjes, nėse:
    Pėrfshini gjithė dokumentacionin e nevojshėm nė aplikimin tuaj; nėse njoftoni Zyrėn e Vizave pėr ēdo ndryshim qė ka ndodhur lidhur me tė dhėnat e aplikimit tuaj; nė se siguroheni mirė se fotokopjet dhe dokumentat janė tė qarta dhe tė lexueshme, nėse ofroni pėrkthime tė noterizuara nė anglisht-frėngjisht tė dokumenteve, aty ku kėrkohet.
    Vonesat: Aplikimi juaj mund tė vonohet nė rastet kur Zyrės sė Vizave i duhet tė ndėrmarra veprime shtesė pėr tė shqyrtuar rastin tuaj. Aplikimi vonohet kur:
    -Ka probleme lidhur me kriminalitetin apo me ēėshtje tė sigurisė nė aplikimin tuaj
    -Nėse situata juaj familjare nuk ėshtė e qartė pėr shkak tė njė divorci, adoptimi fėmije etj, ku ēėshtjet lidhur me to nuk janė qartėsuar dhe zgjidhur ligjėrisht.
    -Nėse Zyra e misionit kanadez duhet tė konsultohet me zyra tė tjera apo me qendrėn nė Kanada.
    -Zyra e Vizave do tė kontaktojė mė ju nėse kėrkon mė shumė dokumenta ose nėse duhet tė vini pėr njė intervistė.
    -Nėse aplikimi juaj ėshtė i suksesshėm, juve do t’ju drgohet COPR, Konfirmimi i Rezidencės sė Pėrhershme nė Kanada. COPR duhet ta keni me vete bashkė me pasaportėn tuaj dhe vizėn, kur tė hyni nė Kanada.
    Testi, sa pikė fitoni pėr vizėn kanadeze
    Vizat kanadeze pėr punonjėsit e kualifikuar, vlerėsohen me sistem pikėsh dhe i akordohen me statusin e rezidentit tė pėrhershėm, atij kandidati qė ėshtė i aftė tė demonstrojė se ka mundėsi tė pėrballojė me sukses ekonomikisht jetesėn nė Kanada. Aplikantėt vlerėsohen pėr 6 elementė dhe nėnfaktorėt e tyre, tė cilat nė total pikėsh maksimale arrijnė nė 100 pikė. Aplikanti i suksesshėm duhet tė marrė minimalisht 67 pikė, ndėrsa duhet tė ketė tė paktėn 1 vit pėrvojė tė pandėrprerė nė profesionin pėr tė cilin aplikon, gjatė 10 vjetėve tė fundit. Sipas rregullores sė pikėve, renditen faktorėt qė ndikojnė pėr kandidatin, dhe maksimumi i pikėve qė mund tė fitojė ai nga ēdo faktor. Kėshtu, pikėt maksimale janė:
    -Pėr arsimin 25, gjuhėn 24, pėrvojėn, 21, moshėn 10, gjetja paraprake e vendit tė punės 10, pėrshtatshmėria 10. Totali 100 pikė.
    Arsimi Pikėt tuaja Max. 25
    Universiteti Grada doktor ose master, dhe tė paktėn 17 vjet nė profesion 25
    Dy ose mė shumėdiploma universiteti, dhe tė paktėn 15 vjet pėrvojė nė profesion ose tė ngjashme 22
    Diplomė dy vjeēare nė universitet dhe 14 vjet pėrvojė 20
    Diplomė 1 vjeēare nė universitet dhe tė paktėn 13 vjet pėrvojė 15
    Ēertifikata ose Diploma tė tjera mbi tė mesmen
    Diplomė shkolle profesionale 3 vjeēare dhe 15 vjet pėrvojė 22
    Diplomė dy vjeēare dhe tė paktėn 14 vjet pėrvojė nė kėtė fushė 20
    Diplomė 1 vjecare profesionale dhe tė paktėn 13 vjet pėrvojė 15
    Arsimi i mesėm i pėrgjithshėm 5
    Gjuha e huaj ( E folur, e shkruar, dėgjim, lexim) Max. 24
    Gjuha e parė Aftėsia e lartė 4
    E mesme 2
    Njohuri bazė 1 deri 2
    Aspak 0
    Maksimumi pėr katėr aftėsitė 16
    Gjuha e dytė Aftėsia e lartė 2
    E mesme 2
    Njohuri bazė 1 deri 2
    Aspak 0
    Maksimumi pėr katėr aftėsitė 8
    Pėrvoja nė punė Maks. 21
    Njė vit 15
    Dy vite 17
    Tre vjet 19
    Katėr vjet 21
    Mosha Maks. 10
    Maks. 10 pikė 21-49 vjeē
    Zbriten 2 pikė pėr ēdo vit Mbi 49 ose nėn 21
    Sigurimi paraprak i punės nė Kanada Maks. 10
    Pėrshtatshmėria nė vend Maks. 10
    Arsimi i bashkėshortit(es) 3-5
    Nėse keni punuar mė parė zyrtarisht njė vit nė Kanada 5
    Nėse keni studiuar minimumi 2 vjet nė vend 5
    Pikė tė shtuara pėr sigurimin e punės 5
    Lidhje familjare nė Kanada 5
    Totali 100
    Kanada-Kebek, profesionet mė tė kėrkuara
    Brenda Kanadasė, emigrantėt shqiptarė mund tė zgjedhin pėr emigrim zonėn franceze tė Kanadasė, Kebekun, e cila drejtohet nga njė qeveri autonome. Preferohet njohuria e frėngjishtes apo anglishtes. Kebeku dhe qeveria federale kanadeze kanė juridiksion tė pėrbashkėt pėrsa i pėrket emigracionit. Kebeku ėshtė pėrgjegjės nė pėrzgjedhjen e emigrantėve qė dėshirojnė tė vendosen brenda territorit tė kėsaj province dhe qė do tė hyjnė nė tregun vendas tė punės, ndėrkohė qė pranimin e tyre nė vend, pėrgjegjėse ėshtė Kanadaja. Mė poshtė po japim listėn e profesioneve mė tė kėrkuara nė kėtė zonė me zhvillim shumė tė lartė ekonomik dhe kulturor.
    Arsimi i lartė
    Agrikulturė dhe pyje
    Shkenca dhe teknologji ushqimore Arkitekturė, planifikim dhe projektim urban Projektim industrial
    Arte tė bukura-tė aplikuara: Komunikacione dhe projektime grafike Shkenca natyrore:
    Biokimi, kimi, inxhinieri kimike, inxhinjeri civile, inxhinieri elektrike dhe elektronike, inxhinieri industriale, inxhinieri e teknologjisė sė informacionit, inxhinjeri mekanike, inxhinjeri e ndėrtimit, mikrobiologji, shkenca informative,
    Gjuhė dhe letėrsi
    Pėrkthyes anglisht-frėngjisht nė fusha teknike dhe shkencore
    Shkenca administrative: Teknologji e menaxhimit tė informacionit
    Mjekėsi: Terapist tė foluri dhe audiolog, infermieria e lartė (3 vjet dhe mbi)
    Shkenca sociale: Arkivist shkencor dhe bibliotekar
    Arsimi post-sekondar (baraz me tre vjet studime)
    -Bujqėsi dhe peshkim, veterinary, teknologji e prodhimit blegtoral, teknologji e pajisjeve bujqėsore
    -Ushqim dhe turizėm: Teknologji e transformimit ushqimor, teknika tė menaxhimit hotelerik,
    -Kimi-biologji: Purifikim uji, kimi analitike (laborator)
    -Mirėmbajtje pajisjesh motorike: Mirėmbajtje avionėsh dhe pjesėsh
    -Teknolog: i inxhinierisė industriale, i nxhinierisė mekanike, i transformimeve plastike
    -Laborant radio-onkologjie
    -Specialist i prodhimit tė letrės

    gazeta Sot

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    11
    bokerrima a ki shtek qe na njofton diqka lidhje me ardhjen ne Canada me para se jemi te interesuar te vijme atje per te jetuar dhe punuar lajmerohumn ne adresen e emajlit ..buki_sus@hotmail.com
    tung

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    11
    A kush qe me ndihmon per me ardhe ne Canada si ne te zeze ashtu dhe ne menyre te rregullt se une jame i interesuar te vij ne Canada per te jetuar dhe punuar te lutem lajmerohuni dikush qe din ndonje menyre per te ardhe atje dhe lajmerohuni ne kete adrese buki_sus @hotmail.com . Pason nje shperblim nga ana ime tung

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2005
    Postime
    154
    po te sjell un

    sa lek do me japesh?

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Endri
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Vendndodhja
    New York
    Mosha
    26
    Postime
    7

    calary alberta

    Citim Postuar mė parė nga Anxhi Lexo Postimin
    sidomos ajo keshilla e fundit per martese midis dy sekse shume interesante .................. ja u rekomandoj te gjitheve. Plsssssssss lexo dhe njehere topicun . nuk behet fjale ne cfare menyre mund te arish ne kanada eshte thjesht pershkrimi i intervistes qe kane dhene ata qe kane emigruar ne kanada me nje aplikim te thjeshte . sidoqofte thx shume per pergjigjen sepse asnje nuk u lodh te pergjigjet deri tani.

    thxxxxx
    o shoku une jetoj ne canada edhe kame fituar dekumentat me azil
    Endri

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Endri
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Vendndodhja
    New York
    Mosha
    26
    Postime
    7
    po ti ne qofte se do te vish ne canada duhet te kesh inisative< domethen te gjesh nje pashaporte te huaj edhe te ndrosh fotot edhe te ikesh kur te arish te kesh istorine gati ne mendje edhe fakte per istorine po te jesh pak ileqar i gjen te tera edhe pac fat
    Endri

  20. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Postime
    6,399
    Citim Postuar mė parė nga Endri Lexo Postimin
    o shoku une jetoj ne canada edhe kame fituar dekumentat me azil
    Nuk e kuptoj, jeton ne canada dhe tek profili thot New york

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Toronto
    By shoku_sar in forum Shqipe nė Kanada
    Pėrgjigje: 526
    Postimi i Fundit: 20-11-2012, 13:03
  2. Tahir Veliu interviste per gazeten Intervista e Emigrantit
    By Tahir_Veliu in forum Shqipe nė Kanada
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-06-2011, 03:59
  3. Lufta Kunder Terrorizmit: arrestime ne Kanada
    By Darius in forum Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:54
  4. Eksperiencat e jetės sė emigrantėve nė Kanada
    By OltiNushaj in forum Emigracioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 10:20
  5. Ulet numri i pikėve tė pranimit pėr nė Kanada
    By Henri in forum Portali i forumit
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-10-2003, 01:28

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •