Nje liste me bashkepuntoret e UDB-se, rrėmujė nė Kukės
Njė gazetė e Prishtinės boton emrat, anėtarė tė fiseve me ndikim nė zonė
Prej disa ditėsh qarkullon nė Kukės njė artikull i gjatė vijues nė 5 numra i gazetės "Infopress" tė Prishtinės, i cili sjell nė bazė gjetjeje dokumentare, siē thotė gazeta, njė listė me emra tė bashkėpunėtorėve tė UDB-sė nė kohėn e pushtimit tė vendit nga Serbia dhe mė pas. Gazeta nė fjalė thotė se dokumentacioni u pėrket viteve 1948-1959. Dokumentet qė sjell "Infopress"-i pėrmbajnė njė numėr emrash nga Prizreni, Gjakova etj. Por po tėrheq vėmendjen pikėrisht lista me bashkėpunėtorė nga krahina e Lumės, qė sot pėrbėn pjesėn mė tė madhe tė rrethit tė Kukėsit. Shumica e kėtyre emrave kanė qenė tepėr tė njohur pėr Kukėsin dhe mė gjerė, ndėrsa pasardhės tė tyre kanė mbajtur dhe mbajnė edhe sot e kėsaj dite poste tė ndryshme deri nė pushtetin qendror. Gazeta qė boton kėto emra e vė theksin nė nxjerrjen e sė vėrtetės, duke thėnė se pėrderisa bėhet fjalė pėr baballarė dhe gjyshėr, qė pothuajse qė tė gjithė mund tė kenė vdekur, nuk ka pse t‘i skuqet faqja askujt prej pasardhėsve, pasi nuk mund tė jenė pėrgjegjės pėr sjelljen e gjyshėrve. Artikulli nis mė 23 prill 2007 e nė vazhdim titullohet "Dėshmi pėr bashkėpunėtorėt e UDB-sė nė kohėn e Jugosllavisė sė Vjetėr" dhe sjell njė pjesė tė emrave bashkėpunėtorė pėr tė pushtuesin serb, pėr tė cilėt shėnohet edhe vendbanimi dhe profesioni. Ky artikull po lexohet nga njė masė tepėr e madhe njerėzish, duke u fotokopjuar dhe mbajtur nėpėr kafene si pėr tė tėrhequr klientėt. Asnjėherė mė parė, asgjė nga shtypi kosovar nuk kishte tėrhequr kaq shumė vėmendjen e njerėzve tė thjeshtė nė Kukės. Nė tė gjenden emra tė njohur njerėzish qė kanė drejtuar dhe njė pjesė e tyre qė janė gjallė vazhdojnė tė kenė influencė, kryesisht politike te njerėzit. Bien nė sy emra, pasardhėsit e tė cilėve janė sot, nė pėrbėrje tė piramidės shtetėrore apo qė janė biznesmenė tepėr tė fuqishėm e tė "paprekshėm". Njerėzit thonė se botimi i kėtij artikulli kishte tėrhequr fillimisht vėmendjen e njė njeriu tė thjeshtė, i cili nuk ėshtė as lexues i shtypit, por e ka sjellė nga Prizreni nė Kukės, ku vazhdon tė shkaktojė lėkundje tė vėrteta tė besimit dhe krenarisė pėr fisin dhe tė parėt nė tėrėsi. Dihet qė serbėt e kishin pushtuar sėrish njė pjesė tė Shqipėrisė nė vitin 1941 dhe kanė pasur nė kėtė kuadėr edhe bashkėpunėtorėt e tyre tė fshehtė, me tė cilėt kanė siguruar, kryesisht mosveprimin, lėnien tė lirė tė pushtuesit pėr tė vepruar, ndėrsa nė artikull flitet bashkėpunėtorė, qė kishin vepruar qė nga vitet ‘20 tė shekullit tė shkuar. Njė pjesė e tyre ka shėrbyer edhe pėr periudhėn e luftės sė ftohtė. Deri nė vitet ‘60, nė kufirin midis Kosovės dhe Shqipėrisė janė shkėmbyer njė numėr i madh tė arratisurish. Tė gjithė tė arratisurit e shkėmbyer nė pikat e kalimit tė kufirit nė Morinė etj., kanė qenė shqiptarė; kosovarėt qė iknin nga regjimi i atjeshėm dhe shqiptarėt e Shqipėrisė qė iknin nga diktatura dhe lufta e klasave. Artikulli i "Inforpress"-it informon se shumica e informatorėve tė UDB-sė kishin qenė nga fshatrat e Gorės nė dy anėt e kufirit, si dhe tė tjerė nė rrafshin e Lumės. Tė dhėnat e kėtij artikulli janė mjaft kompromentuese pėr njė pjesė tė njerėzve nė Kukės, ndonėse me zhvendosjet demografike tė dekadės sė fundit zbehet ky efekt. Njė numėr personash, kryesisht jashtė rrezes sė kėsaj liste, thonė qė publikimi i emrave tė bashkėpunėtorėve tė UDB-s ėshtė njė "ulje e hundės" sė shqiptarėve nė pragun e pavarėsisė sė Kosovės.
www.gazeta-shqip.com



Pėrgjigju Duke Cituar
endimi politik i lėvizjes ilegale nė Kosovė 1945-1981, Prishtinė, 2003, fq.129.



Ruaj Lidhjet