Kush ka qejf te kerceje salsa? Si shqiptare kam vene re qe kemi disi afinitet ose simpati per boten latine, muzika latine vecanerisht. (Pale grate ne Shqiperi qe dritherohen pas atyre telenovelave tani. lol)
Nejse, jemi tek vallezimi. Ketu mund te postoni klubet tuaja te preferuara ku mund te shkoni si cift dhe te kerceni salsa, mambo, merenge dhe kercime te tjera latine.
Po e filloj une:
Sky Bar ne Royal Oak, Michigan.
Gjendet ne katin e siperm te restorantit Sangria.
Poshte tek restoranti keni live music me kitare. Nganjehere marrin dhe nje grua qe hip ne skene, merr ca kastanjeta ne dore dhe kercen flamengo. Por njerezit nuk kercejne, eshte vetem shfaqje.
Kurse po te ngjitesh ne katin e dyte tek Sky Bar, nga ora 8:00 pm deri 10:00 pm jepen free dance lessons. Pastaj kur mbarojne mesimet, ndizet gjaku dhe fillojne te gjithe tundin vithet for real.O Zot, o Zot ca qejfi!
Kjo, te merkurave dhe te enjteve. Ditet e tjera te javes eshte bar normal.




O Zot, o Zot ca qejfi!
Pėrgjigju Duke Cituar
. Edhe mire, kur mbaruam mesimin, kjo mesonjesja kishte dalur ne koridor dhe po priste. Kur dola une, mu drejtua dhe me tha : Ti vjen nga Shqiperia ? Ehe, i thashe, qe andej vij dhe une, si gjithe shoket... Eh mire, me tha, ç'te pelqen ketu ne France ? I thashe me pelqejne njerezit se jane te bute, dhe nuk e di, ndihesh mire (kisha shume turp ahera, i ri shume...). Eh mire, me thote ajo, mua me pelqen salsa, dhe e kercej shume bukur, me thote prape. Une as qe e dija nga bije me shtepi kjo salsa, po nejse. E pastaj, une e pashe qe do ngaterrohem ne gjera qe nuk i dija, dhe i thashe : oh, ke degjuar ti per Vrimat e Zeza ne qiell ? Ajo me pa njehere habitshem, dhe me tha : Jo, po ç'ne, nga tu kujtuan ato ? Mu kujtuan, ia prita une, se jane shume interesante : sa me shume qe iu afrohesh, aq me i vogel behesh, dhe me e keqja eshte se nuk e di ç'po te ngjet sepse ato nuk shihen...






Ruaj Lidhjet